Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen

18 July 2025 at 17:52

Nga Boldnews.al Për herë të parë në historinë e “Drejtësisës ë Re”, thuajse të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për një post vakant në Gjykatën Kushtetuese, janë kualifikuar. Kjo po ndodh së fundmi me garën e shpallur nga Gjykata e Lartë, për plotësimin e vakancës së krijuar pas përfundimit të mandatit të anëtares dhe njëkohësisht […]

The post EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen appeared first on BoldNews.al.

Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës/ SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë (EMRAT)

By: V K
28 June 2025 at 12:27

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Sipas  SPAK, ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre”.

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky Universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja (900 milion lekë të vjetra).

Nga përgjimet i bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT-së dhe dokumentacioni i administruar, rezulton se tenderat janë zhvilluar me kritere të manipuluara në bashkëpunim me operatorë ekonomikë të paracaktuar.

Zyrtarët e UBT-së, kanë favorizuar dhe krijuan kushte në shpalljen fitues në 9 tendera të operatorëve ekonomik “Krijon”sh.p.k që zotërohet nga Piro Zoga, 70 % të aksioneve dhe Fotion Zoga, 30 % e aksioneve, “Zero Group” sh.p.k që zotërohet nga Arnold Kryeziu, me 100% të aksioneve dhe “Malvina Visoka PF” që zotërohet nga vetë Malvina Visoka.

Nën hetim për këtë çështje, janë dhe dy ish-zëvendësrektorët e Universitetin Bujqësor të Tiranës, Romina Koto dhe Ilir Kapaj, teksa i ka shpëtuar hetimit rektori Fatbardh Sallaku.

Më konkretisht, të pandehur janë marrë zyrtarët e mëposhtëm:

1. Edmond Tërthorja, administratori i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

2. Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

3. Mehmet Qoshja, –  drejtor i prokurimeve, , si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

4. Altin Murto,  – Drejtor i fondeve, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

5. Piro Zoga –  Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, (katër raste).

6. Agim Sefa, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

7. Arjan Buliqi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

8. Serafin Skënderi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

9. Ilir Kusi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

10. Dritan Laçi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

11. Azem Parllaku, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

12. Artur Koleci, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

13. Radion Dhromi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

14. Blenard Spaho, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

15. Tedi Proda, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

16. Enkeleida Sallaku, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

17. Klara Jahollari, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

18. Ilir Kapaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

19. Erjola Kopali, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

20. Klea Lekocaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

21. Rezearta Dervishi, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë

22. Romina Koto, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

23. Bejgo Bizha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pesë prej tyre ndodhen në masën e sigurisë “arrest me burg, ndërsa të tjerët në masat e sigurisë “Arrest shtëpi” dhe “detytim paraqitje”.

24. Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

4 biznesmenët e përfshirë në këtë aferë

1. Piro Zoga, i kompanisë “Krijon”sh.p.k

2. Fotion Zoga, i kompanisë “Krijon”sh.p.k

3. Arnold Kryeziu, i kompanisë “Zero Group” sh.p.k

4. Malvina Visoka, i kompanisë “Malvina Visoka PF”

HETIMI I SPAK:

“Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kapaj, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Etleva Shore, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Edmond Tërthorja, të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre)”, – thuhet në njoftimin e SPAK.

The post Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës/ SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Emrat| Kush përfitoi vota padrejtësisht! Hapet gara Xhaçka-Gjylameti, ulet diferenca

By: fra nc
24 June 2025 at 11:39

Pas hapjes së mbi 600 kutive të para në procesin e rinumërimit për qarkun e Tiranës, ndarja e mandateve nuk ka pësuar asnjë ndryshim, duke ruajtur ekuilibrin mes partive që dolën fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare. Megjithatë, rinumërimi ka zbuluar parregullsi në nivel kandidatësh brenda të njëjtës parti, ku shumë prej tyre rezultojnë të kenë përfituar vota padrejtësisht nga gabimet apo ndërhyrjet e numëruesve.

Në radhët e Partisë Socialiste, rinumërimi ka nxjerrë në dritë kandidatë që kanë përfituar nga dhjetëra vota të paqena.

Dhjetë emrat kryesorë për nga numri i votave të marra padrejtësisht brenda listës së PS-së janë:

  • Ervin Hoxha – 256 vota
  • Fatmir Xhafaj – 125 vota
  • Blendi Gonxhja – 104 vota
  • Xhemal Qefalia – 128 vota
  • Erion Braçe – 109 vota
  • Klotilda Bushka – 92 vota
  • Kejsi Elezi – 104 vota
  • Anila Denaj – 78 vota
  • Toni Gogu – 68 vota

Një garë e fortë po zhvillohet ndërmjet Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku pas rinumërimit diferenca është ngushtuar në vetëm 92 vota, nga 140 që ishte fillimisht. Kjo e bën Xhaçkën emrin e vetëm në rrezik për humbje mandati në këtë fazë të rinumërimit.

Edhe në kampin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, disa kandidatë kanë rezultuar me shtesa të pajustifikuara votash. Më të spikaturit janë:

  • Ilir Alimehmeti – 96 vota
  • Jorida Tabaku – 66 vota
  • Ilir Metaj – 46 vota
  • Myslim Murrizi – 30 vota
  • Sali Shehu – 36 vota
  • Shpëtim Idrizi – 39 vota
  • Petrit Gjorgji – 44 vota
  • Kreshnik Çollaku – 42 vota
  • Et’hem Aga – 25 vota
  • Petrit Doda – 21 vota

Ndërkohë procesi i rinumërimit ka shkuar në gjysmë, pritet me interes nëse do të ketë ndikim në garat e ngushta mes kandidatëve brenda partive, ndonëse ndryshim në shpërndarjen e mandateve nuk është i pritshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emrat| Kush përfitoi vota padrejtësisht! Hapet gara Xhaçka-Gjylameti, ulet diferenca appeared first on Euronews Albania.

Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano

By: user7
10 June 2025 at 12:11

Prokuroria e Posaçme ka publikuar emrat e 13 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë.

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

LISTA e aplikantëve sipas rendit afalbetik:

1. Andi Pogaçe

2. Artur Beu

3. Astrit Halilaj

4. Elton Kërluku

5. Gentian Ndoi

6. Gentjan Shehaj

7. Gledis Nano

8. Haki Çako

9. Joni Keta

10. Maoricio Sheldija

11. Marinela Pilinçi

12. Miklovan Kanani

13. Nevrus Ndregjoni

The post Gara për drejtuesin e BKH-së/ Nga Haki Çako te Gledis Nano appeared first on Lapsi.al.

Mega-operacioni/ Publikohen EMRAT dhe PRONARËT për të cilët janë lëshuar urdhërarreste dhe kompanive të sekuestruara nga SPAK

By: V K
21 May 2025 at 12:51

Këtë të mërkurë, një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës, është zhvilluar nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet Shqiptare të Drejtësisë dhe Rendit.

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët, janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet.

Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.

VoxNews, ka mësuar emrat e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste janë:

1. Gertin Aliu

2. Adi Çoba

3. Ervis Deti

4. Agron Ganaj

5. Nuredin Kiptiu

6. Arsen Leskaj

7. Erigels Presi

8. Leonard Shakaj

9. Zenit Shtraza

10. Genci Telollari

11. Redi Tusha

12. Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)

13. Ekil Nderjaku

14. Indrit Tafili

Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit.

Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë, është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Pronarë dhe Kompani

Zbardhen kompanitë dhe bizneset e sekuestruara në kuadër të aksionit “Ura”.

Nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Po kush janë Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj?

 

 

Dyshohet se Nexhmedin Danaj, ka rol kryesor në grupin kriminal. Dyshohet që Danaj lëviz paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai.

Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000.

Emri i Algerta Fejzullaut, u lakua për herë të parë në shkurt të vitit 2014, kur u arrestua për korrupsion.

Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Algerta Fejzulla, u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet.

Në vend që të reflektonte, Algerta së bashku me bashkëshortin e saj, u pasuruan shpejt nëpërmjet veprave të paligjshme.

Në vitin 2015, Fejzulla e pezulloi aktivitetin si avokate disa muaj pas regjistrimit, me adresë Rruga Sulejman Delvina, Vlorë.

Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, me përshkrimin si agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj.

Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista.

Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.

Nexhmendin Danaj, është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj.

VIDEO – 52 urdhër-arrestet, Prokurorë italianë dhe shqiptarë bashkë në konferencë!

 

The post Mega-operacioni/ Publikohen EMRAT dhe PRONARËT për të cilët janë lëshuar urdhërarreste dhe kompanive të sekuestruara nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Goditja e rrjetit të kokainës, Euronews siguron emrat e shqiptarëve të përfshirë

By: fra nc
21 May 2025 at 11:14

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është zhvilluar këtë të mërkurë nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit.

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet. Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, ndër të dyshuarit ka edhe punonjës policie dhe avokatë, të përfshirë në rrjetin kriminal, ndërsa në Shqipëri konfirmohen aktualisht dy arrestime në Vlorë dhe një në Fier.

Euronews Albania, duke iu referuar dosjes hetimore, ka siguruar ekskluzivisht emrat e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm. Ata janë:

  • Gertin Aliu
  • Adi Çoba
  • Ervis Deti
  • Agron Ganaj
  • Nuredin Kiptiu
  • Arsen Leskaj
  • Erigels Presi
  • Leonard Shakaj
  • Zenit Shtraza
  • Genci Telollari
  • Redi Tusha
  • Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
  • Ekil Nderjaku
  • Indrit Tafili

Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit. Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditja e rrjetit të kokainës, Euronews siguron emrat e shqiptarëve të përfshirë appeared first on Euronews Albania.

Votat preferenciale në Kukës/ PD 2 mandate, PS 1 mandat

By: user7
14 May 2025 at 09:23

Qarku i Kukësi ka mbyllur procesin e numërimit duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike. Në Kukës Partia Demokratike ka arritur të sigurojë dy mandate, ndërsa Partia Socialistevetëm 1 mandat. Sipas rezultatetve të KQZ, rezulton se kandidati Shkëlqim Shehu ka marrë 7493 vota, ndërsa Isuf Cela 7060 vota.

Megjithatë nuk janë numëruar ende votat preferenciale të Diasporës, dhe vetëm nëse në ato vota Cela nuk ka një diference me më shumë se 430 vota, mandatin e merr Shkëlqim Shehu.

Në këtë qark PS nuk ka marrë asnjë vend në Kuvend për kandidatët e listës së hapur, duke çuar në Kuvend vetëm drejtuesin politik, Eduard Shalsi.

Lista e PD- 2 mandate
Flamur Hoxha (listë e mbyllur)
Shkelqim Shehu 7493 vota

Lista e PS- 1 mandat
Eduard Shalsi (listë e mbyllur)

The post Votat preferenciale në Kukës/ PD 2 mandate, PS 1 mandat appeared first on Lapsi.al.

PD denoncon me EMRA ata që po blejnë vota për PS-në në të gjithë qarqet

9 May 2025 at 15:58

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë këtë të premte në një deklaratë nga selia blu, ku ka denoncuar qark më qark emrat e atyre që demokratët pretendojnë se po blejnë vota për Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Vokshi u shpreh se që nga muaji mars dhe deri në ditët e fundit, […]

The post PD denoncon me EMRA ata që po blejnë vota për PS-në në të gjithë qarqet appeared first on BoldNews.al.

Historia e emrave të pasardhësve të Pjetrit: Pse Papët i ndryshojnë emrat

By: user7
9 May 2025 at 07:35

Një traditë e gjatë na kujton se Papët nuk i zgjedhin emrat e Pagëzimit, por i ndryshojnë, ndonëse jo gjithmonë ka qenë kështu, veçanërisht në shekujt e parë të Krishterimit. Papët shpesh zgjodhën emrat e paraardhësve të tyre të afërt ose të largët, nga respekti, admirimi ose dëshira për të ruajtur vazhdimësinë, por edhe emra të ndryshëm për të shënuar risinë.

Akti i parë i Papës së ri, menjëherë pas pranimit të zgjedhjes së tij kanonike si Papë i Kishës Katolike Universale, e para kryerjes së detyrimeve të tjera, është zgjedhja e emrit. Ky emër shpallet pas shqiptimit të formulës së famshme “Habemus Papam”, ndjekur nga emri i pagëzimit të Papës në latinisht. Papa i ri Robert Francis Prevost zgjodhi emrin Leoni XIV.

Ati Robert Sirico, i cili gjithashtu është amerikan dhe drejtues i Acton Institute, ka shpjeguar për Sky News emrin e ri të Papës që është përdorur më së fundmi nga Papa Leoni XIII në vitin 1878, prifti thotë se është “domethënës”.

“Ai ishte vërtet një teolog, një mendimtar që predikonte për rëndësinë e familjes dhe dinjitetin e punës, një figurë shumë domethënëse historike. Qëllimi i Papa Leonit tani është që ta vazhdojë atë punë dhe më pas na jep neve një tregues të drejtimit të tij.”
Tradita e gjatë e ndryshimit të emrit të pagëzimit

Sipas një tradite të gjatë, emri papnor ndryshon nga emri i pagëzimit – zgjedhje kjo, që ndjek rrugën e zgjedhur nga Papa i parë, Shën Pjetri, i cili emrin e lindjes e kishte Simon. Ky zakon u duk që në mijëvjeçarin e parë të Krishterimit për të treguar se zgjedhja në Selinë e Pjetrit ishte e ngjashme me një lindje të dytë.

Pse Papët i ndryshojnë emrat

Në shekujt e parë të Krishterimit shumë Papë i ndryshuan emrat, sepse emrat e tyre të lindjes ishin me zanafillë pagane. Megjithatë, jo të gjithë Papët e ndoqën këtë praktikë. Nga 267 Papët që njihen nga historia, vetëm 129 zgjodhën një emër të ri. Kjo traditë u bë praktikë e zakonshme duke nisur nga viti 955, me Papën Gjon XII, e vazhdon deri më sot, me përjashtim të Adrianit VI (1522-1523) dhe Marçelit II (1555). Për disa Papë, emri i ri ishte emri i tyre i tretë në jetë, pasi ata vinin nga urdhra të ndryshëm fetarë.

Emrat më të zakonshëm: Gjon, Gregor, Benedikt dhe Piu

Përsa i përket zgjedhjes së emrit, shumë shpesh zgjidhet i njëjti emër i paraardhësit të parë ose të parafundit, për respekt, admirim ose njohje, gjë që sinjalizon edhe dëshirën për të ndjekur gjurmët e tyre, ose për të vazhduar papnitë më të rëndësishme. Të tjerë zgjedhin një emër që ndryshon nga ai i paraardhësit, duke nënkuptuar, ndonjëherë, angazhimin për risim a ndryshim.

Në historinë e Papnisë, emri më i përdorur ishte Gjon. U zgjodh për herë të parë në vitin 523 nga Shën Gjoni I, Papë e martir. Papa i fundit që zgjodhi këtë emër ishte italiani Angelo Giuseppe Roncalli, i zgjedhur me emrin Papa Gjoni XXIII në vitin 1958, shpallur Shenjt nga Papa Françesku, në vitin 2014.

Emra të tjerë të përdorur shpesh janë Gregor, në nder të Papës Gregori I, i njohur zakonisht si Shën Gregori i Madh (590-604), i përdorur për herë të fundit nga Gregori XVI, në vitin 1831. E duhet përmendur edhe emri Benedikti, i cili u zgjodh gjashtëmbëdhjetë herë. Hera e fundit, zgjedhja e Papës Joseph Ratzinger, Benediktit XVI, në vitin 2005.

Emra të tjerë të përsëritur në traditën Papnore janë Klementini, Inocenti, Leoni dhe Piu. Nga viti 1775 deri në vitin 1958, nga 11 Papë, 7 u quajtën Pius, nga Pius VI (1775–1799) – deri te Pius XII (1939–1958). Eugenio Pacelli mori emrin Pius XII sepse ishte i një gjaku me Pius IX (1846–1878), por edhe nga mirënjohja ndaj Pius X (1903–1914), i cili u shenjtërua në vitin 1954, dhe së fundmi, në shenjë respekti të drejtpërdrejtë për Pius XI (1922–1939), i cili e bëri atë Kardinal dhe Sekretar i Shtetit.

Ndër emrat që nuk u zgjodhën kurrë nga një Papë janë Jozefi, Jakobi, Andrea dhe Luka. Asnjë Papë nuk e zgjodhi kurrë emrin Pjetër, nga nderimi për Papën e parë. Ndërsa gjashtë Papë morën emrin e Apostullit Pal, duke kujtuar edhe Papën Montini (Pali VI, 1963-1978), zgjedhja e të cilit do të pasohej nga një aspekt kryesor i papnisë së tij: fillimi i Udhëtimeve Apostolike jashtë vendit.

Dy Papë me dy emra

Papa i parë që miratoi një emër të dyfishtë ishte Albino Luciani: në vitin 1978 njihej si Gjon Pali I, duke theksuar kështu, vazhdimësinë me papnitë e Gjonit XXIII dhe Palit VI. Pasardhësi i tij, Karol Wojtyla, e përsëriti këtë zgjedhje duke zgjedhur emrin Gjon Pali II.

The post Historia e emrave të pasardhësve të Pjetrit: Pse Papët i ndryshojnë emrat appeared first on Lapsi.al.

Laçi tronditet nga të shtënat me armë zjarri/ Kush janë 5 të plagosurit (EMRAT)

By: V K
3 May 2025 at 15:17

Këtë të shtunë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Laçit. Policia ka identifikuar 5 të plagosurit, mes tyre të lënduarve është edhe një grua e identifikuar si Angjelina Gjezaj.

E moshuara, shitëse pranë Gjykatës së Kurbinit, ka marrë një plumb në këmbë.

Katër të plagosurit e tjerë janë: Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.

Emrat e të plagosurve

1. Angjelina Gjezaj

2. Amarildo Ndoj

3. Liridon Ismaili

4. Daniel Gjeloshi

5. Geri Bitri

Policia e Lezhës, bëri reagimin e parë duke theksuar se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt i çastit mes disa personave.

Blutë bënë të ditur gjithashtu, se është identifikuar autori i ngjarjes dhe vijon puna për arrestimin e tij.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

The post Laçi tronditet nga të shtënat me armë zjarri/ Kush janë 5 të plagosurit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

KBF Bashkimi, kampion i Superliga Femrat

15 April 2025 at 23:33

KBF Bashkimi është shpallur kampion pas fitores së tretë finale në “Sezai Surroi” në Prizren, në finalet e zhvilluara kundër Peja 03, me rezultat 69:58 (22:15, 18:13, 18:18, 9:12).

Në një finale të jashtëzakonshme dhe mes shumë emocionesh, Bashkimi u shpall kampion i Superligës Femrat për herën e tretë radhazi dhe për herën e nëntë në historinë e Superligës.

Ndeshja nisi me dominimin e kampioneve, të cilat e fituan çerekun e parë me rezultat 22:15, dhe vazhduan me dominim edhe në periudhën e dytë, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:28.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë për të dy skuadrat dhe u mbyll 18:18, ndërsa në periudhën e fundit vazhdoi dominimi i kampioneve, të cilat e fituan ndeshjen me rezultat 69:58.

MVP e finales u shpall Adrienne Godbold, e cila realizoi 22 pikë, 14 kërcime dhe 5 asistime, çmim që u nda nga Faton Kurshumlija, Komesar i Garave i FBK-së.

Medaljet për të dy skuadrat u ndanë nga anëtaret e Bordit të FBK-së, Linda Shala dhe Teuta Abdullahu.

Kupën kapitenes së Bashkimit, Aulona Muhadri, ia dorëzoi Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. /Telegrafi/ 

The post KBF Bashkimi, kampion i Superliga Femrat appeared first on Telegrafi.

Partia ‘Mundësia’ dorëzon listat në KQZ, Agron Shehaj kandidon në Tiranë (EMRAT)

By: Oldi
13 March 2025 at 10:15

Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ka dorëzuar zyrtarisht listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vet Shehaj kandidon në listën e Tiranës, ndërsa në këtë listë janë 49 kandidatë për deputet. Tiranë Durrës Vlorë Elbasan Fier Dibër Gjirokaster Korçë Lezhë Berat Kukësi Shkoder

The post Partia ‘Mundësia’ dorëzon listat në KQZ, Agron Shehaj kandidon në Tiranë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

“11 maji”/ “Nisma Shqipëria Bëhet” publikon listën e kandidatëve! Ja EMRAT

By: Oldi
13 March 2025 at 08:39

Pas socialistëve, demokratëve she euroatlantikasve të Lulzim Bashës dhe koalicioni “Nisma Shqipëria” bëhet i drejtuar nga Adriatik Lapaj ka publikuar listën e kandidatëve. Ajo që bie në sy është se në qarkun e Tiranës do të kandidojnë si Adriatik Lapaj ashtu edhe drejtuesit e Nisma Thurje, E ndrin Shabani dhe Pano Soko do të jenë […]

The post “11 maji”/ “Nisma Shqipëria Bëhet” publikon listën e kandidatëve! Ja EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Beci dëgjesa mbi propozimet për rregulloren e emrave dhe monumenteve në qytet

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot në një takim kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj.

Beci dhe nënkryetarja e bashkisë, Teuta Qyteza kanë diskutuar gjatë takimit mbi rregulloren e miratuar një ditë më parë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër lidhur me vendosjen e emrave të rrugëve dhe monumenteve në qytet.

“Biseduam mbi kërkesat e shoqatës dhe gjetëm mirëkuptim me drejtuesin e saj për propozimet që do t’i paraqiten Bashkisë Shkodër. Një komision i posaçëm do të vlerësojë, në përputhje me rregulloren, të gjitha propozimet që kjo shoqatë do të dorëzojë pranë Bashkisë Shkodër.

Miratimi i rregullores i hap rrugë shqyrtimit të këtyre propozimeve dhe krijimit të një sistemi të mirorganizuar për monumentet dhe bustet në territorin e Bashkisë Shkodër”, shprehet Beci në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 5

/a.f/r.e/

The post Beci dëgjesa mbi propozimet për rregulloren e emrave dhe monumenteve në qytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, zbardhen identitetet (EMRAT)

By: V K
25 February 2025 at 09:43

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbardhur emrat e zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndaj të cilëve janë vendosur masa sigurie, nën dyshimet për abuzime me tendera.

ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja,

2. Amarildo Lleshi,

3. Mehmet Qoshja,

4. Altin Murto,

5. Piro Zoga,

Arrest Shtëpi:

1) Agim Sefa,

2) Arjan Buliqi,

3) Serafin Skënderi,

4) Ilir Kusi,

5) Dritan Laçi,

6) Azem Parllaku,

7) Artur Koleci,

8) Radion Dhromi, i

9) Blenard Spaho,

10) Tedi Proda,

Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.

The post GJKKO masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, zbardhen identitetet (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Shisnin kokainë e kanabis pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 13 persona/ EMRAT

By: Oldi
24 February 2025 at 09:34

Në një operacion të koduar “Winter”, Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave në Kavajë. Pas hetimeve intensive dhe bashkëpunimit me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, janë arrestuar 13 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit, janë sekuestruar qindra doza […]

The post Shisnin kokainë e kanabis pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 13 persona/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Nga deputetë deri tek anëtarë demokratë, kush janë 80 kandidatët e PD në primare/ EMRAT

By: Oldi
20 February 2025 at 20:36

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primare 2025. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se Kryesia e PD-së ka miratuar listat. Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra […]

The post Nga deputetë deri tek anëtarë demokratë, kush janë 80 kandidatët e PD në primare/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Dënohen me 32 vite burg 4 anëtarët e grupit të Jetmir Kastratit

By: us er
20 February 2025 at 16:45

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 32 vite në total 4 anëtarët e grupit që drejtohej nga Jetmir Kastrati, nën akuzë për trafikim të narkotikëve në disa vende të Bashkimit Europian. GJKKO dënoi përkatësisht: 1. Klajdi Dervishi alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti dënohet me 8 vite burg 2. Arteid Musallari dënohet me 8 vite […]

The post Dënohen me 32 vite burg 4 anëtarët e grupit të Jetmir Kastratit appeared first on BoldNews.al.

Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!

9 February 2025 at 23:15

Kur vjen puna tek seksi, femrat përballen me pasiguri të shumta, që shumicën e rasteve shkaktohen nga presioni i shoqërisë dhe tabutë pa kuptim

Diçka e tillë bën që ato të mos jenë të lirshme në shtrat, por nëse nuk keni besim në vete atëherë çfarë?!

Më poshtë janë të listuara disa prej gjërave që s’duhet të keni frikë t’i bëni gjatë aktit dhe të mos mendoheni dy herë për të qenë ju!

1. Qeshni

Mos u frustroni nga incidentet e shtratit. Në vend që të mendoni se ç’ka ai në trurin e tij, tregoni siguri dhe stamponi një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

2. Thuaje me zë të lartë kur diçka nuk shkon

Një nga arsyet më të shpeshte pse gratë shtiren sikur po përjetojnë orgazmën, është seksi i keq. Ti nuk je e detyruar të bësh gjëra që s’të pëlqejnë. Nëse partneri yt s’e ka kuptuar akoma, atëherë thuaja.

3. Kërkoje atë që do

Jemi mësuar që nuk është e këndshme të flasësh me zë të lartë për atë që të bën të ndihesh mirë gjatë seksit,por s’ka ndonjë mënyrë tjetër që partneri ta kuptojë si duhet të të prekë. Pse duhet të lexojë mendjen tënde kur ti mund të jesh e drejtpërdrejtë?

4. Thuaj ‘JO’!

Është ok të thuash “jo” nëse ti e ndjen që është një “jo”.

5. Kërko për më shumë

Ti nuk je aty për të plotësuar dëshirat e tij. Nëse do më shumë, kërkoje dhe mos u ndjej keq për asnjë çast. /Telegrafi/

The post Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat! appeared first on Telegrafi.

Baton Haxhiu kapet “mat”, nuk di emrat e ministrave të Ramës

7 February 2025 at 09:51

Një episod interesant është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Baton Haxhiu, i cili njihet si një prej personave më të zëshëm në studiot televizive në mbrojtje të Edi Ramës, nuk dinte emrat e ministrave të këtij të fundit. Ka qenë Armand Shkullaku, i cili e pyeti Baton Haxhiun për emrin e ministrit të […]

The post Baton Haxhiu kapet “mat”, nuk di emrat e ministrave të Ramës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌