Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

7 August 2025 at 16:24

bardhen pretendimet e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit. Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e […]

The post Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg appeared first on BoldNews.al.

Skandali i “Bankers”/ Zbardhen përgjimet mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë…

By: V K
7 August 2025 at 15:17

Një sërë bisedash të përgjuara mes zyrtarëve të larta të Bankers Petroleum, hedhin dritë mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe si vendoseshin përparësitë në pagesat mujore të kompanisë para se të ndërhynte prokuroria, duke vënë përballë akuzës personat përgjegjës.

Në qendër të diskutimeve janë shuma të konsiderueshme që lëvizin përmes një llogarie bankare në Vjenë, ndërsa ndërmarrja shtetërore Albpetrol, një prej partnerëve strategjikë në sektorin e naftës, shtyhet në mënyrë sistematike për t’u paguar “më vonë”.

Në audiopërgjigjimet që disponon prokuroria, newsbomb.al ka zbardhur bisedën e datës 9 prill 2025, midis Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers dhe një zyrtareje të huaj të financave, Sheri.

Ato diskutojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për planin e pagesave dhe prioritetet që do të ndiqen.

Disa nga kompanitë që përfitojnë janë Antea, PetroSolution, Sherwood dhe SIA Kalandra, ndërsa Albpetrol vendoset në fund të listës.

“Pse ke përfshirë Albetrol? Është në fund të muajit, presim të ardhurat e ardhshme. Mund të presë me 1.5 milionë”, thotë Majlinda Thana.

Në një situatë tjetër, e njëjta zyrtare i sugjeron koleges që të mos dërgohet dokumentacioni për aprovim, duke pranuar se lista e pagesave nuk pasqyron realisht detyrimet emergjente të kompanisë.

Në të njëjtën bisedë diskutohet për përdorimin e një karte krediti që rezulton të jetë në emër të një ish-punonjësi të kompanisë, një person i identifikuar si “Sugar”, i cili, sipas zyrtares, është larguar nga Bankers që prej janarit, por karta vazhdon të përdoret në mënyrë të paqartë.

“Nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit. Ai nuk është më punonjës”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Të nesërmen, më 10 prill 2025, në dy biseda të tjera të regjistruara, zbulohet ekzistenca e një llogarie bankare në Vjenë, përmes së cilës janë transferuar 2 milionë euro drejt Shqipërisë, pjesë e të cilave janë përdorur për pagesa të dyshimta dhe jo të dokumentuara qartë.

“Shko te Vienna, është një transfer prej 2 milionësh… edhe një tjetër prej 60 mijë. Këto janë nga Viena”, thotë Thana.

“PetroSolution do paguhet vetëm një faturë, pjesa tjetër më vonë”, vijon ajo.

Nga përmbajtja e përgjimeve del qartë se pagesat ndaj institucioneve shtetërore si Albetrol nuk shihen si përparësi, ndryshe nga furnitorët privatë që, në disa raste, paguhen edhe me fatura të vjetra, pa dokumentacion të plotë.

Skema e menaxhimit të këtyre pagesave ka bërë që Shqipërisë t’i shkaktohet një dëm financiar prej 240 milionë eurosh.

Tashmë drejtuesit e kësaj kompanie janë vënë para përgjegjësisë penale, ndërsa gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. Ndërkaq, për Majlinda Thanën është vendosur një masë sigurie “Detyrim Paraqitje”.

Bisedat e regjistruara në 9 prill 2025, mes Majlinda Thana drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers Petrolium me një shtetase të huaj të quajtur Sheri (punonjëse e lartë brenda Bankers në fushën e Financave)

Personi  – A – Është shtetasja Majlinda Thana me numër telefoni 06970…

Personi – B – Është shtetasja Sheri me numër telefoni 06940…

Personi B: Përshëndetje Majlinda

Personi A: Përshëndetje Sheri, si je?

Personi A: Pra, fillimisht dua të të informoj që jam me pushime deri më 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.

Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar.

Personi A: Kjo do të thotë që nuk do të kontrolloj email-in shumë shpesh, por nëse ka ndonjë urgjencë, mund të më ndihmoj, sigurisht. Së dyti, pashë planin tënd të pagesave (cash plan), ku më ke kërkuar të jap mendimin tim, etj.

Personi A: E pashë që nuk ka shumë hapësirë për pagesa të tjera, ndërkohë që ka shumë pagesa urgjente. Për shembull, së pari është Antea. Me Antea kemi garanci bankare, siç e di, dhe duhet të paguajmë, sepse kanë kaluar disa muaj pa bërë pagesë ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar është rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjetër të paguhet…Së dyti, kemi qiratë e tokës. Vlera e tyre është më pak se 1 milionë USD, por u kam kërkuar të dërgojnë kërkesat më urgjente sdhe vlera e tyre shkon deri në 400,000 USD. Gjithsesi, unë do të përgatis pagesat urgjente sipas atyre që shoh si më të rëndësishmet që nuk mund të shtyhen z.Xiao dhe të tjerët mund të japin sugjerime apo të konfirmojnë.

Personi B: Po, po…(flet dhe nuk kuptohet)

Personi A: Por kam parë që ke përfshirë këtu edhe Albetrol. Pse? Eshtë në fund të muajit, atëherë të presim të ardhurat e ardhshme për ta paguar Albetrol.

Personi B: Po mund të diskutojmë për këtë. Ndoshta duhet ta shtyjmë. Duhet të diskutojmë cilat.

Personi A: Po, sipas meje, albpetrol mund të presë me 1.5 milionë. Duhet të presë padiskutim. Përndryshe na mbeten shumë pak para në dispozicion dhe ka shumë furnitorë të rinj që nuk janë përfshirë si psh Seriani, SIA Kalandra etj…kështu që…

Personi B: Duhet të përditësosh…(flet por nuk kuptohet)

Personi A: Nuk e di nëse ke përfshirë këtu…lërme të kontrolloj…Petro Solution 800 mijë duket paksa shumë. Mund ta shtyjmë një pjesë të shumës për në fund të muajit. Këshilla ime është që të shtyjmë një pjesë të shumës për Petro Solution dhe Albetrol deri në të ardhurat e ardhshme.

Personi B: Flet po nuk kuptohet

Personi A: Por sidoqoftë duhet të përgatitemi edhe për përballjen tjetër financiare – të përcaktojmë pagesat urgjente që të dimë sa para kemi, sa mund të shpenzojmë. Sigurisht, edhe një lojale tjetër doganore për tu hequr, dhe pastaj mund të shohësh se cfarë mbetet për tu shpërndarë te furnitorët e tjerë. Sepse në këtë formë nuk është shumë e saktë për tu derguar për aprovim te menaxhmenti – ata duhet të jenë të informuar për të gjitha shpenzimet e detyrueshme të muajit. Ok? Ndoshta do ta përditësoj më vonë. Nuk e di nëse do ta dërgoj gjatë orarit të punës apo pasdite, por më mirë të mos aprovohet ky version. Më mirë të mos aprovohet. Sepse…

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Po, sepse ka disa furnitorë të vegjël që po kërkojnë pagesë çdo ditë. Më mirë të bëjmë pagesat. Po. Po, e di.

Personi A: Më fal, një shqetësim nga departamenti financiar është në lidhje me kartën e kreditit të Sugar-it. E dimë që ai është larguar nga kompania dhe nuk është më pjesë e pagave tona që prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon të përdoret. Kjo i takon menaxhmentit të vendosë çfarë të bëhet me atë kartë. Nëse duan ta mbajnë apo jo – ata duhet t’i japin një udhëzim, sepse ai nuk është më punonjës. Por shpenzimet që janë bërë që kur është larguar, nuk e dimë për sa kohë – kompania duhet të vendosë nëse do t’i mbulojë apo do t’i paguajë vetë. Nëse ai nuk është më punonjës, nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit.

Por është prioritet që dikush të flasë me z. Wang ose z. Xiao. Nuk e di. ndoshta z. Xiao ka qenë shefi i tij. Por edhe z. Wang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit është në departamentin e financës dhe duhet ta zgjidhim këtë sa më shpejt. Besoj se ti i ke dërguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kartës së kreditit.

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit është pjesë e kontrollit të auditimit. Sipas politikave të brendshme, nëse dikush nuk është punonjës, dhe ka kartë krediti, atëherë duhet të justifikohen shpenzimet – ose të paguhet nga z. Xiao, ose të vendosë kompania çfarë do bëjë… Pra, është një vendim që duhet ta marrin. Okej? Por të lutem, vendose si prioritet për diskutim me Z. Xiao.

Z. Wang apo qendra. sepse duhet ta zgjidhim këtë çështje.

Personi A: Faleminderit. Mirupafshim./NEWSBOMB.al

The post Skandali i “Bankers”/ Zbardhen përgjimet mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë… appeared first on Albeu.com.

U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia

By: V K
7 August 2025 at 09:21

Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari, u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Mësohet nga burimet brenda prokurorisë,  bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, tha se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit.

Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve”.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se; “fillimisht ‘kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën, duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress

The post U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

By: V K
28 July 2025 at 08:09

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit, do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.

Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës.

Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.

“Monitor”, ka zbardhur llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave.

Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.

Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.

Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.

Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.

Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit.

Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.

Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.

Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës, nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.

Ndërsa për referencat e reja, qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026.

Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës, do të nisin nga 1 janari 2026.

Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.

Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.

Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.

Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.

Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi, do të ndahet në 13 zona kadastrale.

Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.

Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.

Në projektvendim, Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).

Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj.

Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.

Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.

Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.

Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.

Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.

Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.

Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit, do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht, të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.

Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.

Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/

Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.

Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat, do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.

P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj.

Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.

Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj.

Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.

Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.

Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. / Monitor

The post Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe appeared first on Albeu.com.

E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët

By: V K
24 July 2025 at 14:20

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas gardianit, Veliaj e ka përdorur disa herë telefonin e tij celular dhe në një nga bisedat, ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte

Veliaj e quante këtë lëvizje si “Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar”, duke nënkuptuar se qëllimi i kandidimit ishte shmangia nga ndjekja penale dhe përballja me drejtësinë.

Sipas Bacit, Vleiaj gjatë bisedës, kryetari i Bashkisë Tiranë, ka përmendur edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, të cilët kandidonin si deputetë me qëllim sh,angien e SPAK.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.

Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit, ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.

The post E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

By: user7
4 July 2025 at 11:26

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në selinë rozë një mbledhje me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë janë zbardhur edhe disa detaje nga takimi.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Raportohet po ashtu se Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama. Kjo dilemë e kryeministrit për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend lidhet edhe me atë se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.

The post Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë appeared first on Lapsi.al.

Zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”: Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…

By: V K
23 May 2025 at 15:16

Detaje të reja janë mësuar për dosjen voluminoze “Ura”, ku u shkatërrua një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, me bazë në Durrës dhe që trafikonte kokainë drejt Barit.

Nga bisedat e zbardhura, rezulton se personat e implikuar në dosje, kokainës i referohen si “buka”.

Sipas dosjes së SPAK, në datën 29.10.2020 nga ora 22:00 e në vazhdim, përdoruesi i Sky Ecc me kod H10IQJ2, identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkEcc 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me sigurimin trafikimin dhe konkretisht çmimin e lëndës narkotike “16 copë ekuadoriane” e dyshuar e llojit kokainë si dhe shkëmbejnë fotografi të “mallit”

H1IQJ2: Me 37.5 jua sjell deri në shtëpi këtë, është ekuadoriane.

IMG: 1604008802877: Ekuadoriane vlla, shumë e mirë

O81OG3: Në rregull… Sa ka vlla…

H1IQJ2: Po 16 cop kanë ardh… 4 janë për ne

O81OG3: Ok.

Në datën 04.11.2020 nga ora 09:07 e në vazhdim, përdoruesi i Sky Ecc 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyEcc H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin, trafikimin e “3 bukë” dhe konkretisht çmimin e lëndës narkotike “të bardhë” e dyshuar e llojit kokainë për të cilën do të bëjnë një pagesë prej “60” në momentin e dorëzimit si dhe shkëmbejnë fotografi të një lënde tjetër të dyshuar hashash, thuhet në fashikujt hetimorë.

O81OG3: Ku janë këto… Po ajo kafja ccfarë është, cokollatë? Vlla sa do për kët ccokollatën… Komerciale…

H1IQJ2: 3.5… do të ta lë tremijë e treqind… që mos ta kuptojë ai ccmimin prandaj ta shkruajta me shkronja…

O81OG3: Se jam me këtë këtu… O vla për të bardhën se do mbyllen rrugët mund të ma biesh sot… 60 ka kesh sot ky vëlla për 5 ditë të jap të tjerat në dorë, rri shumë i qetë vëlla, më beso është njeri korrekt. E mbyllim gjithë për 5 ditë vëlla, është njeri korrekt, vecc të jetë e mirë… Ka rob shumë shumë të mirë… Rri i qetë vëlla…

H1IQJ2: S’kam cca të bëj…

O81OG3: 3 copë dua… Ok vlla amon. Me këtë jam…

O81OG3: Ok… Vlla mos t’i dalim fjalës…

H1IQJ2: PO ca ka më i dalë fjalës…

O81OG3: Edhe për të zezë nën kalabri vlla. Se e kemi për cdo gjë… Po, vlla, 5 në javë. Do shohim për rrugën. Vlla, ok nesër na pret…

HI1QJ2: Nesër e ke aty…

O81OG3: Për zotin vlla, kam një tjetër merr 10 bukë në javë. Me lekë në dorë, të bardhë, se mi tregoi… Vetëm me lekë vlla. Të ruajt zoti vlla.

H1IQJ2: Do 2 dhe ke 60 në dorë…

O81OG3: Ma sill po pate mundësi… Po nesër sa vijnë vlla? Ok, mi ler tre. Vlla, ok.

HI1QJ2: A kupton vllain…

O81OG3: Vlla, po për zotin 2… Ok nesër… Ok vlla ti e din. Se ky e din për 3 bukë… Ok….

The post Zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”: Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira… appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove

By: V K
23 May 2025 at 13:08

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me operacionin “Ura”. Në dosje evidentohet përfshirja e Altin Morinës që mbante një post të rëndësishëm në radhet e Policisë së Shtetit, ku i kërkohet të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore, për të dëmtuar një armë zjarri që iu gjet në vitin 2020 Edmond Çekiçit në Durrës.

Në dosjën hetimore të operacionit Ura, pasqyrohet një episod ku Ekil Nderjaku i kërkon një favor një përsoni me emri Altin në Sky ECC, për të ndërhyre në laboratorin e policisë shkencore në Policinë e Shtetit, informon “Ora News”.

Sipas dosjes, në daten 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin i PINIT DFEFF, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa te njohur që i përkisnin Policisë, për të ndërhyrë apo falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, ekspertim që do të kryhej në laboratorin balistik në Tirane “….. laborator në Tr…”; ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante ” Altin-it” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt:

DFEF3F— o shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..

SPNNS9 –Kur e kan nalu sot…

DFEF3F — po vlla sot….

SPNNS9 -Ja i shkr sa tpergj…

Pas kësaj biseda zhvillohet edhe një tjeter duke i kerkuar nese mund te fliste me ndonje pjestar te Forcave te Policise per te shpetuar shokun e tij “Mond Cekici”, i cili ishte ndaluar ne Durres me arme:

Kodi -0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me

arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…

Kodi2: kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…

Kodi–Mond Cekici..

Kodi2: ne tiran e kan kap apo durres …

Kodi -Ktu ne dr…

kodi2-ok.

The post Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove appeared first on Albeu.com.

Operacioni ”Ura”/ Zbardhen emrat e 28 personave të ndaluar

By: V K
23 May 2025 at 10:44

Në kuadër të operacionit ”Ura”, ku SPAK bashkëpunoi me Antimafian italiane, jane zbardhur 29 emrat e ndaluar.

Sipas burimeve, SPAK e ka dërguar kërkesën në gjykatë më datën 19 mars, e ndërsa masat janë miratuar me datën 30 prill, dy javë para zgjedhjeve vendore.

Nga 29 persona me masë sigurie, burimet bëjnë me dije se 12 persona janë kapur, të tjerët në kërkim.

EMRAT:

1. Elvis Doci (Visi i Pojës)

2. Indrit Tafili

3. Orget Shqevi

4. Artan Sulejmani

5. Orges Molla

6. Sueld Elezi

7. Ekil Nderjaku

8. Hasan Nderjaku

9. Altin Morina

10. Armand Tragaj

11. Rando Aliu

12. Musa Korca

13. Alfred Hysa

14. Altin Pjetri

15. Ligor Çombashi

16. Edmond Çupi

17. Naim Behluli

18. Edison Cukaj

19. Serxhio Shkodra

20. Bexhed Mema

21. Emri Hysenaj

22. Artuar Shkoza

23. Sokol Istrefi

24. Ervin Zeqiri

25. Gezim Thartori

26. Ledio Bardhi

27. Juxhin Drazhi

28. Erind Lasku

 

The post Operacioni ”Ura”/ Zbardhen emrat e 28 personave të ndaluar appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet e vëllezërve Veliaj nga burgu/ Erioni urdhëron Arbrin për presion ndaj KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë…

By: V K
4 April 2025 at 11:06

Kryebashkiaku Erion Veliaj, urdhëron që nga qelia e burgut në Durrës të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në këtë rast, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo vërtetohet nga përgjimet e siguruara nga CNA, ku tregohet qartazi se Veliaj e quan anormal reagimin e KLP-së.

Ashtu siç tregohet në materialet e siguruara nga CNA, Veliaj e konsideron të papranueshëm reagimin e KLP-së, pasi janë zgjedhur me shumicë në parlament.

Për këtë, sipas përgjimeve, angazhon vëllain e tij Arbër Veliaj, që të flasë me “miqtë e tij deputetë” që të merren me këtë gjë.

 

 

“Intensifikimi i fushatës mediatike në kohën që data e gjykimit të masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit afron me qëllim që të ndihet presioni kundrejt funksionarëve të drejtësisë. Po kështu, një tjetër moment për t’u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Për shtetasin nën hetim, Erion Veliaj, kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë.

Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me ‘miqtë deputetë që merren me këtë gjë’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

 

 

Po ashtu, theksohet se Veliaj ka publikuar një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të konstatuar mbarimin e mandatit të prokurorit Ols Dado dhe qasja që ai ka ndaj institucioneve krijon premisa që të ndërhyjë në to dhe t’i përdorë në funksion të qëllimeve të tij.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliaj, që të angazhojë deputetët pranë KLP-së të merren me këtë gjë, pasi nuk e di se për çfarë motivi KLP po del në deklarata në mbrojtje të prokurorëve.

“Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, ‘by the ëay’. I kërkon Arbrit që të flasë me ‘miqtë deputetë’, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale.

I tregon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, në një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t’i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës”, thuhet në materialet e siguruara nga CNA.

Kujtojmë se më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka thyer heshtjen pas interesimit të CNA-së për një reagim për sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani.

KLP dënoi sulmet dhe presionin ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe në veçanti ndaj prokurorit Ols Dado.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e KLP-së./ CNA.al

The post Zbardhen përgjimet e vëllezërve Veliaj nga burgu/ Erioni urdhëron Arbrin për presion ndaj KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet e burgut/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, Veliaj i jep këshilla: Mos shko dhe s`ke pse u jep llogari, kur të vijë Aleksi…

By: V K
4 April 2025 at 09:36

Vijon edhe sot publikimi i përgjimeve të tjera për kryebashkiakun Erion Veliaj, të arrestuar për akuza të rënda si korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në audiopërgjimet që “CNA.al” ka siguruar, të cilat janë çuar nga SPAK-u në Apelin e GJKKO-së, duket qartë në një bisedë mes Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, shmangia që bashkëshortja e Veliajt i bën Konsullatës Amerikane në Tiranë.

Sipas materialeve, duket qartë se Ajola është kontaktuar nga Konsullata Amerikane. Nuk dihet arsyeja.

Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për ta hequr atë.

Ajola dihet që ka vizë, nuk dihet arsyeja pse e kanë thirrur.

Se në rast se kërkonte vizë në Konsullatën e SHBA-së nuk kishte arsye për të mos shkuar, por duket e qartë në bisedë se shmanget Konsullata e SHBA-së dhe më pas Erion Veliaj i thotë se me ardhjen e Aleksit do të zgjidhen gjërat.

Aleksi nuk e ka mbiemrin në tekst, por me sa dyshohet nga kuptimi i bisedës mund të jetë Alex Soros, miku i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të cilin ai e shpall shpesh vëlla e mik të tij të ngushtë.

 

 

Pra, nga e gjithë biseda kuptohet qartë shmangia që i bëhet dhe nga Ajola, por dhe më pas, pas telefonatës me Veliajn dhe me qëndrimin e kryebashkiakut që të shmanget Konsullata Amerikane.

Arsyeja pse shmanget një institucion i tillë diplomatik është pak e çuditshme.

Më lart e theksuam se Konsullata të thërret, ose për të të dhënë vizën ose për të të hequr vizën. Në rast se do të kishte një aplikim për vizë kuptohet që ajo do të kishte shkuar me vrap, arsyeja pse nuk ka shkuar nuk dihet.

Pra, ka jo pak dyshime që ndoshta diçka tjetër po ndodhte në Konsullatën e SHBA-së dhe Ajola, ka dashur ta shmangë që të mos ketë asnjë kontakt me Konsullatën e SHBA-së në Tiranë.

Në këtë kuadër është publikuar së fundmi një komunikim të Veliajt me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

 

 

Në datën 18 shkurt të vitit 2025, Ajola Xoxa, vë në dijeni Erion Veliajn se Konsullata Amerikane i ka kërkuar që në datë 19 shkurt të 2025-ës, të paraqitet tek Ambasada Amerikane në Tiranë.

“18.02.2025

Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohet nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Në një tjetër përgjim, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Ndër të tjera, Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

Në një tjetër përgjim, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Ndër të tjera, Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

“19.02.2025

Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s’ke nevojë që t’u japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.al

The post Zbardhen përgjimet e burgut/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, Veliaj i jep këshilla: Mos shko dhe s`ke pse u jep llogari, kur të vijë Aleksi… appeared first on Albeu.com.

GJKKO masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, zbardhen identitetet (EMRAT)

By: V K
25 February 2025 at 09:43

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbardhur emrat e zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndaj të cilëve janë vendosur masa sigurie, nën dyshimet për abuzime me tendera.

ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja,

2. Amarildo Lleshi,

3. Mehmet Qoshja,

4. Altin Murto,

5. Piro Zoga,

Arrest Shtëpi:

1) Agim Sefa,

2) Arjan Buliqi,

3) Serafin Skënderi,

4) Ilir Kusi,

5) Dritan Laçi,

6) Azem Parllaku,

7) Artur Koleci,

8) Radion Dhromi, i

9) Blenard Spaho,

10) Tedi Proda,

Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.

The post GJKKO masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, zbardhen identitetet (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

DOSJA E GJKKO/ Zbardhet një tjetër rast skandaloz, Ajola Xoxa mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA për projekte fantazmë

By: V K
21 February 2025 at 12:13

Zbardhet një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në dosjen e zbardhur nga GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani, ku tregohet se Ajola Xoxa, ka marrë plot 18 mijë dollarë nga ambasada amerikane, për projekte që do të realizoheshin në periudhën janar-korrik të vitit 2022.

Por çfarë ka ndodhur?

Në komunikimet e dy bashkëpunëtoreve të Ajola Xoxës, financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës së BYLA-s, Ina Goxhaj, rezulton se janë lëshuar fatura fiktive për këto projekte dhe siç theksohet në vendimin e GJKKO-së të paktën deri në maj nuk është kryer asnjë nga aktivitetet për të cilat ambasada e SHBA-së ka financuar.

Në faqen 350 Adela Kondakçiu, për herë të parë shfaq shqetësim për realizimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane.

Ajola Xoxa, mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA-ve/ Pse nuk reagojnë diplomatët amerikanë?

KOMUNIKIMET MES ADELA KONDAKÇIUT DHE INA GOXHAJT

Komunikimi i mëposhtëm në të njëjtën faqe, tregon që të paktën deri më datë 30.05.2022 nuk është realizuar asnjë aktivitet, duke pasur parasysh që shtrirja në kohë e aktivitetit i përket periudhës janar-korrik 2022.

Adela Kondakçiu thotë: “Por kam një shqetësim që është realizimi i projektit sepse ambasada do dojë disa foto gjëra apo jo”?

Ky komunikim tregon qartë se të paktën deri në këtë datë nuk është bërë asgjë nga projekti i financuar nga ambasada në fjalë.

Kjo duket edhe më qartë në komunikimet që pasojnë.

Adela Kondakçiu në faqen 351 thotë: “Që të bënin edhe ndonjë gjë nga ato që duan ata mos të dalim keq”.

Pra, rezulton se nuk kanë asgjë të paktën deri në fund të muajit maj 2022.

Ina Goxhaj i thotë: “Prandaj dua Ejonën. Që të më sigurojë fotot”. 

Adela Kondakçiu vijon: “Se do na lënë pastaj këto dhe do mbesim keq. Se do na lënë zbuluar pastaj, s’ia kemi besën”. 

Pra, drejtori ekzekutiv i organizatës kërkon të takojë një person tjetër në mënyrë që të sigurojë fotot e nevojshme që provojnë zhvillimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane në Tiranë.

Adela vijon“Unë do përpiqem të takoj pak Ildën, do t’i shkruaj një nga këto ditë se kur do kalojë në zyrë”.

Ina Goxhaj i përgjigjet: “Se kam hall se në fund do thotë Ejona, plotëso çekun dhe i marrin lekët dhe ne mbetemi pa gjë fare”.

 

 

Këto komunikime e tregojnë qartë se ku përfundojnë fondet e ambasadës amerikane në Tiranë, pasi theksohet në vendim që nuk është kryer asnjëri nga aktivitetet për të cilat SHBA ka paguar dhe që janë lëshuar fatura fiktive dhe janë shpërndarë.

Edhe pas të gjitha këtyre fakteve ambasada amerikane nuk ka reaguar ndaj një skandali të tillë, edhe pse ka paguar plot 18 mijë dollarë për OJF-të e Ajola Xoxës./Oranews

The post DOSJA E GJKKO/ Zbardhet një tjetër rast skandaloz, Ajola Xoxa mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA për projekte fantazmë appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, viktima dhe 3 të plagosurit po shkonin në punë (EMRAT)

By: V K
17 February 2025 at 09:37

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve, raportohet se viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është përplasur me trafikndarësen e autostradës.

Më pas, pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

28-vjeçari Gëzim Muçaj, ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci, ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.

The post Zbardhen detaje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, viktima dhe 3 të plagosurit po shkonin në punë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen dëshmitë e autorëve të dyshuar të ekzekutimit të Liridona Ademajt: Naim Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe

By: V K
15 January 2025 at 14:00

Katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, përmes deklaratave të dhëna në Polici dhe Prokurori, kanë dhënë versionet e tyre për njohjen me njëri-tjetrin, planin për kryerjen e vrasjes, përfshirjen dhe veprimet e secilit, deri te premtimi për pagesën.

Naim Murseli, si dëshmitar tha se u ‘grabitën’ dhe se tani e ndjera mbeti në makinë

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Naim Murseli, në deklaratën e dhënë në Polici më 29 nëntor 2023 në cilësinë e dëshmitarit, ka dhënë versionin e tij se si ka ndodhur ngjarja.

Ka thënë se ishin grabitur dhe se ai me fëmijët kanë arritur të dalin nga vetura, kurse tani e ndjera Liridona kishte mbetur në veturë.

Murseli në cilësinë e të dyshuarit: S’kam dhënë ndonjë ide dhe nuk kam ndërmarrë asnjë veprim për ta realizuar këtë vrasje

Kurse, në deklaratën e dhënë në cilësinë e të dyshuarit më 1 dhjetor 2023, në prani të mbrojtësit të tij ka theksuar se pas 10 viteve martesë, kishin filluar problemet martesore, duke thënë se Liridona ka qenë xheloze, temperamente dhe kontrolluese, e që ka pasur presion psikik nga ajo, sikurse janë telefonatat e shpeshta e kërkimi i dëshmive me foto se ku gjendet e me kë.

Naimi thuhet se deklaroi që nuk ishte më i lumtur, por që Liridona sipas tij nuk e pranonte ndarjen. Tha se një problem që kishte ndodhur mes tyre në mars 2023, vështirësoi akoma lidhjen e tyre. Pas kësaj tha se iu shtua presioni e që sipas tij ndikoi të mendonte edhe vetëvrasjen.

Sipas tij, në një bisedë me djalin e dajës së tij (Kushtrim Kokallën) ai i ka thënë se ia zgjidh këtë punë, e që fillimisht kishin menduar për inskenimin e një aksidenti, por që shoku i Kushtrimit (Granit Plava) kishte insistuar që veprën ta kryente me armë sipas mënyrës së tij.

“…unë nuk kam dhënë ndonjë ide dhe nuk kam ndërmarrë asnjë veprim për ta realizuar këtë vrasje”, citohet të ketë deklaruar i akuzuari Murseli.

Në ditën kritike, thotë se ishte takuar me Granitin në Gjakovë, rrugës iu ishte dëmtuar goma, e kur ishin ndaluar për ta rregulluar, personi që iu ndihmoi në gomë e ka pyetur Plavën se a është i interesuar për të blerë armë, e për të cilën ia kishte dhënë Naimi paratë prej 250 euro Granitit për ta blerë atë. Më pas, tha se ishte nisur në drejtim të Prishtinës bashkë me Granitin, e pasi i kishte thënë ta dërgonte në Kralan, kishin vazhduar rrugën ndaras për Prishtinë, ku sipas tij Plava e kishte ndjekur prapa me veturë tjetër deri afër shtëpisë e më pas i kishte thënë “unë tash e di ç`ka bëj”.

Më pas, Naimi ka deklaruar se kishin vazhduar në darkë me Liridonën dhe dy fëmijët, thotë se nuk e ka vërejtur se Plava kishte qenë në atë restorant, por që ai i kishte shkruar dhe dërguar një foto.

Graniti kishte thënë se doli nga lokali, e kur përfunduan darkën Naimi thotë se vazhduan për në shtëpi, e në afërsi të shtëpisë Graniti u doli me armë e i maskuar.

“… edhe pse isha në dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtet se Graniti do të merr veprime për vrasje, i shokuar kam ndaluar unë i kam ngritur duart lartë dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çka të kërkon, dhe në një moment unë kam hapur derën time pastaj derën e fëmijëve duke i thënë bashkëshortes të largohet nga vetura dhe në momentin që jemi larguar disa metra kam dëgjuar një krisëm por pa e parë çfarë ndodhi”, citohet të ketë deklaruar Murseli.

Më tej, thuhet se deklaroi që kishte kërkuar ndihmë tek shtëpitë afër. Tha se pronari i marketit e kishte njoftuar Policinë, se ai i kishte kërkuar të qëndronte aty me fëmijët derisa të arrijë Policia.

Murseli thotë se motivi i vrasjes ishte xhelozia dhe presioni i lartë

Sipas tij, shkoi në vendngjarje pasi arriti Policia, por që ishte në gjendje të rënduar emocionale, i shokuar e i frikësuar të tregojë të vërtetën për ngjarjen, duke e ditur të kaluarën kriminale të Plavës s’ka guxuar ta zbulojë identitetin e tij. Pas ngjarjes, thotë që nuk është parë e as dëgjuar me Plavën dhe se nuk i ka dhënë asnjë shpërblim.

“Në këto momente ndihem i lumtur që dorasi është arrestuar dhe rasti po shkon drejt zbardhjes nga ana ime jam betuar të tregoj vetëm të vërteten dhe të mos fsheh asgjë dhe dëshiroj të jem bashkëpunues me organet shtetërore që rasti të zbardhet në tërësi”, citohet më tej se deklaroi Murseli.

Ai ka thënë se nuk ka besuar se do të ndodhë ky rast dhe se ishte shprehur i penduar. Tha se motivi ishte xhelozia e presioni i lartë, duke bërë që të dalë nga vetvetja.

Kurse, tha se me Granit Plavën ishte njoftuar përmes Kushtrim Kokallës. Arma që e kishin blerë bashkë me Granitin, thotë se nuk e kishte ditur se do përdorej në rast dhe se nuk e njeh as personin që ua shiti armën.

Murseli ka deklaruar se pas ngjarjes nuk ka kontaktuar dhe s’është takuar me Plavën, kurse me Kokallën ishte takuar dhe ai e ka pyetur si ndodhi rasti.

Më tej, thuhet se Murseli deklaroi se Kokallës i ka dhënë para herë pas herë, por lidhur me veprën jo. Natën kritike, tha se kishte qëndruar në hotel, e të nesërmen ishte shkuar tek familja e Liridonës për t’i marrë fëmijët.

Tha se bashkë me tani të ndjerën kishin një biznes i cili më nuk është aktiv. Po ashtu, i pyetur nëse kishin sigurim shëndetësor apo jetësor, ka thënë se kanë pasur por që nuk e di nëse është ende aktiv.

Kurse, theksohet se në deklaratën e dhënë në Prokurori më 24 janar 2024 dhe 1 shkurt 2024, ka thënë se deklaratat në Polici i ka dhënë nën presion, se ka qenë fizikisht i maltretuar nga policia dhe se rastin e ka lajmëruar në Inspektorat Policor, por që këtë ankesë nuk e ka dorëzuar si provë kur iu kërkua nga Prokuroria. Gjithashtu, thuhet se deklaratat e tij të dhëna në Prokurori nuk janë në pajtim me provat e grumbulluara dhe nuk duhet t’iu falet besimi.

Më tej, thuhet se në deklaratën e dhënë në Prokurori më 30 korrik 2024, Naim Murseli ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion të ri për rastin.

Për policat e sigurimit jetësor në Suedi, ai kishte thënë se kishte lidhur kontratë me një kompani ai për vete dhe Liridona për vete.

Për tani të ndjerën tha se nuk e dinte se në çfarë shume e ka pasur kontratën e lidhur dhe nuk e di se kush është përfituesi i asaj police.

Gjithnjë sipas deklaratës së Murselit, ai ka thënë se më 2022 kur kishte lidhur Liridona atë kontratë, raportet i kishin të mira.

Një rast kur deshi të bënte shkurorëzim e kishte pranuar, sipas tij, me qëllim që Liridona t’ia bënte letrat motrës, por që kur kishin paraqitur dokumentet, motra e saj ishte shkurorëzuar.

Pas autorizimit të Prokurorisë për një intervistë nga ana e Policisë në hapësirat e Shërbimit Korrektues më 18 tetor 2024, thuhet se pranoi edhe për një tentim shkurorëzimi në Suedi para rastit që e ka dëshmuar, me arsyetimin për t’iu mundësuar blerja e një shtëpie.

Granit Plava: Naim Murseli më tha se do vrisja një biznesmene serbe

Granit Plava në deklaratën e dhënë në Polici më 1 dhjetor 2023, ka deklaruar se një ditë para ditës kritike u takua me bashkëfshatarin e tij, Naim Murseli, ku ky i fundi i ka thënë se ka një rast nga i cili të dy mund të fitojnë para.

Puna e tij, i ka thënë se do ishte ta vriste një biznesmene serbe dhe se pas vrasjes do t’ia jepte 30 mijë euro. Tha se kishte pranuar ta kryente vrasjen.

Ditën kritike, Plava tha se Murseli i shkoi në shtëpi me një veturë, duke i thënë se me të do ta kryente vrasjen, por që s’ka pranuar duke thënë se i duhej një veturë më e madhe.

Bashkë me Naimin, tha se shkuan në Kralan dhe mori veturën nga një person. Më pas, tha se Naimi ia dha armën e i tha ta përcjellë nga pas.

Pasi kishin ndarë rrugët dhe që Naimi i kishte treguar se me çfarë veture do vinte, thuhet se Plava deklaroi që kur erdhi ia bëri me drita. Gjatë gjithë kohës tha se kanë qenë në kontakt me WhatsApp dhe se i ndoqi pas në restorantin, ku shkuan Naimi me tani të ndjerën dhe fëmijët. Kur deshën të largoheshin nga aty, tha se Naimi i shkroi “qohu” dhe i kishte treguar kur të niset.

Sipas tij, kur arritën afër vendit të ngjarjes, Naimi i shkroi “ti shko atje dil në pritë kurse unë po vonohem pak derisa të përgatitesh ti”.

Më pas, tha se në vendngjarje i doli përpara veturës shkoi kah dritarja e pasagjerit dhe u ka thënë t’i dorëzojnë telefonat.

“Qitni telefonat dhe e kam dëgjuar atë vajzën duke thënë mo mo dhe aty e kam vërejt se është shqiptare dhe kam shtënë vetëm një here dhe nuk kam dit se ku kam rrok”, citohet se deklaroi Plava.

Pas kësaj, thuhet se Plava deklaroi që ka ikur nga vendi i ngjarjes, e që rrugës tentoi ta kontaktonte Naimin por ai nuk i është lajmëruar. Nga mediat, tha se të nesërmen e kuptoi se viktima ishte bashkëshortja e Murselit, lajm i cili thotë se e tronditi ngase sipas tij po ta dinte se është shqiptare nuk do ta vriste.

I akuzuari Granit Plava, ka deklaruar po ashtu se në Polici ka qenë disa herë për raste të rrahjeve gjatë kohës kur ishte në shkollë. Tha se Naim Murseli, më parë nuk i kishte kërkuar të kryente punë tjera, e se me të njihej që 10-15 vite. Planin e vrasjes, Plava ka thënë se e ka bërë Murseli dhe se puna e tij ka qenë ta përcjellë atë, t’i dalë në pritë kinse ishte grabitje dhe ta vrasë vajzën që i ka thënë se ishte serbe dhe se 30 mijë euro do t’ia jepte të nesërmen.

“Këtë gjë e kam bërë për shkak se më janë nevojitur paratë për sëmundjen e djalit tim”, citohet se tha Plava.

Për motivin se pse Naimi donte ta kryente vrasjen, Plava citohet se deklaroi që ai nuk i ka thënë asgjë vetëm se viktima ka para. Tha se viktimës nuk i kishte marrë asgjë, por mbi tavanin e veturës mori një çantë të cilën e kishte lënë Naimi, e që nga ajo s’mori asgjë dhe e hodhi.

Sipas tij, nuk e ka ditur se sa persona ishin në veturë dhe se nuk ka dëgjuar britma të fëmijëve. Tha se me sa e di askush tjetër nuk ka qenë në dijeni për rastin.

Kushtrim Kokallën, Plava ka thënë se e ka shok nga fëmijëria, dhe se me Naimin nuk njihet përmes tij, por që njihen ngase janë nga i njëjti fshat. Me Kokallën, ishte takuar një natë para vrasjes, por që thotë se ai nuk e ka ditur se do e kryente vrasjen.

Tani i akuzuari Plava ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur rasti, Naimi ka shkuar tek shtëpia e tij ia ka dhënë 100 apo 120 euro për ta paguar veturën- naftën.

“Ndjej keqardhje për rastin në fjalë. Po ta kisha ditur se kjo është shqiptare nuk do ta kisha bërë kurrë edhe pse kam pasur shumë nevojë për para për sëmundjen e djalit tim. Për këtë Naimi e ka shfrytëzuar gjendjen time ekonomike…”, citohet se tha Plava.

Plava thotë se vrasjen e kreu shkaku i gjendjes së dobët ekonomike, presionit dhe gjendjes shëndetësore

Ndërsa, në deklaratën e dhënë më 14 dhjetor 2023, thuhet se deklaroi që dy javë para rastit u takuan me Naimin e Kushtrimin, ku ky i fundi i ka thënë se do ta inskenojnë një aksident me veturë po që s’ka pranuar ta bëjë. Përmes Kokallës, thotë se i aranzhuan takimet me Murselin.

Një javë para vrasjes, tha se u takua me Naim Murselin, i cili në prezencën e treve ia premtoi 30 mijë euro nëse e kryen vrasjen. Tha se ia kishte dhënë 400 euro, dhe se edhe Kushtrim Kokallës një shumë. Dhe ishin marrë vesh të kryhej vepra.

Ditën kritike, Plava ka thënë se Naimi e bleu armën dhe 20 fishekë, tha se i kishte dhënë instruksione si të vepronte e që do i jepte sinjale me drita të veturës se kur të vepronte.

Sipas tij, Murseli ia dërgoi edhe lokacionin ku të kryente vrasjen. Tha se kur e kreu vrasjen nuk ua mori telefonat dhe as asgjë tjetër. Shtoi se më nuk kishte komunikuar me Murselin dhe se vrasjen e kreu shkaku i gjendjes së dobët ekonomike, presionit dhe gjendjes shëndetësore.

Në Dosje thuhet se kjo deklaratë ishte pjesërisht e saktë, por që tek pjesa kur thotë se nuk e dinte që fëmijët ishin në veturë, nuk mund t’i falet besimi ngase edhe vetë e pranon se ishte në restorantin ku ishte Murseli, viktima dhe dy fëmijët. Por, që në këtë mënyrë ka tentuar ta zvogëlojë përgjegjësinë për vrasjen e kryer në sy të dy të miturve.

Kurse, më 23 janar 2024 kur është ftuar të deklarojë në Prokurori, thuhet se Plava shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje.

Kushtrim Kokalla: Naim Murseli një vit më kishte lutur ta vras Liridonën

Sipas aktakuzës që “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar, Kokalla më 1 dhjetor 2024 ka deklaruar në Polici se nga viti 2019 është pjesëtar i FSK-së. Tha se Naim Murselin e ka djalë të dajës dhe të hallës, ndërsa Granit Plavën e ka bashkëfshatar dhe se njihen qysh kur kanë qenë të vegjël.

Kokalla kishte deklaruar se para një jave kishte qenë tek Murseli në shtëpi dhe më pas ishin takuar me Granit Plavën. Atë natë, tha se i kishte shkruar Murseli dhe ia kishte kërkuar numrin e Plavës dhe se pas 2-3 ditësh ishin takuar ku Murseli ia kishte dhënë Kokallës 300 euro për këstin e kredisë për të cilën thotë se ka hyrë për Murselin dhe që edhe Plavës ia kishte dhënë 500 euro. Për këto të fundit, ka thënë se s’kishte ide pse iu dhanë atij.

Sipas Kokallës, më 29 nëntor 2023 kishte biseduar me të akuzuarin Murseli e që sipas tij në atë bisedë Murseli i ka kërkuar të takohen dhe u takuan rreth orës 9:30, ku i kishte thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, që sipas Kokallës kishte të bënte me vrasjen e Liridonës. Ai tha se rreth një vit i akuzuari Murseli e kishte lutur që ta kryente vrasjen.

“Naimi që afër një vit mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje unë. Atëherë unë i kam thënë nuk vjen në shprehje që ta bëjë këtë punë unë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet të ketë deklaruar i akuzuari Kokalla.

Sipas Kokallës, Murseli i kishte thënë se do ta thërras Granitin dhe do të takohej me të dhe se sipas tij më pas nuk ka pasur më asnjë kontakt dhe tek në mbrëmje kur e kishte thirrë një shok për ta pyetur se a i ka parë lajmet, e kishte kuptuar për vrasjen e Liridonës.

Gjithnjë sipas deklaratës së dhënë nga Kokalla, me të kuptuar këtë lajm kishte marrë familjen dhe kishin ardhur në Prishtinë në stacion policor dhe se me përfundimin e procedurave policore, për të mos e lënë vetë, kishte shkuar në hotel me Murselin.

Kokalla ka deklaruar se me tu futur në dhomën e hotelit, i akuzuari Murseli i është drejtuar me fjalët “e kreva këtë punë”.

Kokalla ka deklaruar se e ka menduar që të lajmërojë rastin, por se ka qenë i shokuar dhe i frikësuar për familjen e vet nga Naimi. Tha se pas varrimit, panë Policinë duke shkuar tek shtëpia e Plavës, e se i akuzuari Murseli e kishte pyetur se a ka armë, por që Kokalla i kishte thënë se të njëjtën e ka në kasafortë dhe nuk e ka me vete.

Kokalla tutje ka deklaruar se Murseli i ka ofruar para për këtë rast, por se nuk ka pranuar asnjëherë as para dhe as pas rastit.

Kokalla më 24 janar 2024 ka qenë i ftuar në Prokurori për të dhënë deklaratë, por ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje.

Tom Dodaj: Armën me 20 fishekë e bleu Naim Murseli për 280 euro

Tom Dodaj, në deklaratën e dhënë në Polici më 9 dhjetor 2023 dhe në Prokurori më 23 janar 2024, tha se ditën kritike, Murseli ishte paraqitur në servisin e tij për t’ia rregulluar gomën e veturës. Gjatë bisedës, kur kishte rënë biseda për armët, i kishte thënë Murselit se e posedon një armë, të cilën mund t’ia shiste, duke pohuar se paraprakisht e kishte ditur se mbajtja e armës ishte e kundërligjshme dhe se është i vetëdijshëm që me këtë dhe me shitjen e armës, ka kryer vepër penale.

Tutje, Dodaj ka deklaruar se nuk e ka njohur më parë Murselin dhe Plavën dhe se vetë i akuzuari Murseli, i kishte kërkuar që të shikonte armën që e kishte, kështu Dodaj ka deklaruar se ka shkuar në shtëpi dhe e ka marrë armën.

Dodaj ka deklaruar se armën Murseli e Plava, e kishin provuar paraprakisht në shtëpinë e tij dhe se të njëjtin e kishte shitur me 20 fishekë në shumën prej 280 euro, ku Murseli sipas Dodajt ka marrë fishekët ndërkaq armën e ka marrë Plava.

Sipas tij, Murseli i ka thënë se armën po ia blen për babanë e Plavës sepse i pëlqen pistoletat e vogla. Tha se kur dëgjuan lajmet në mbrëmje, e kuptuan se me armën që e ka shitur, ka ndodhur vrasja. Ai i kërkoi falje familjes së viktimës, duke shtuar se nuk e ka ditur se me këtë armë do kryhet vrasja dhe se është i gatshëm të përgjigjet për pasojat.

Dodaj ka deklaruar tutje se armën e ka paguar Murseli dhe se në bisedë për blerje të armës kanë qenë të përfshirë dy të akuzuarit Murseli dhe Plava, por se Murseli ka biseduar më shumë.

“Po, në bisedë rreth armës kanë qenë të përfshirë edhe Graniti dhe Naimi, por në bisedë më shumë ka marrë pjesë Naimi dhe unë e kam kuptuar që Naimi është më shumë i interesuar se Graniti”, thuhet të ketë deklaruar Dodaj.

The post Zbardhen dëshmitë e autorëve të dyshuar të ekzekutimit të Liridona Ademajt: Naim Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje/ Mami eja, u qëllua në sy të djalit 10-vjeç nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën

By: V K
10 January 2025 at 12:58

Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 40-vjeçarit me iniciale G.H në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur pesë ditë më parë.

40-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Burime bëjnë me dijë se autor i plagosjes është Klement Beqaj, 26 vjeç.

Beqaj ishte në një lidhje dashurie me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Ndërkohë që mësohet se çifti ishin në proces divorci.

Mësohet se 40-vjeçari është qëlluar me armë në sy të djalit të tij 10 vjeç. Ka qenë i mituri ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar ndihmë.

Referuar burimeve për News 24 telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari.

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali qendronte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.

Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur. Ata janë shpallur në kërkim prej një jave nga policia.

Ditën e sotme policia përmes një njoftimi zyrtar tha se ka shpallur në kërkim bashkëshorten e 40-vjeçarit të plagosur, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës dhe autorin 26-vjeçar.

Më datë 08.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier caktoi për 26-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë

Informacion shtesë:

Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç.

Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Zbardhen detaje/ Mami eja, u qëllua në sy të djalit 10-vjeç nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i 33-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja si Ramazan Mataj, u nxor në pritë nga një profil i rremë në Facebook

By: V K
6 January 2025 at 13:43

Detaje të tjera janë mësuar pas vrasjes në Shkodër, ku Ramazan Mataj, u nxor në pritë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nga hetimet e policisë, ka rezultuar se 33 -vjeçari është nxjerrë në pritë nëpërmjet “Facebook-ut” nga një profil me emrin e nje femre.

Me një “Facebook” fals, ajo i ka lënë takim në zonën ku u vra.

Nga telefoni i viktimës, ka dalë se vajza i ka nisur një voice mesazh Matajt.

Në bisedat në “Facebook” dhe voice vajza ka pretenduar se ka një njeriun e saj të afërt në atë zonë.

Sipas burimeve nga policia, vendi është zgjedhur qëllimisht, pasi aty nuk ka kamera dhe banesat e tjera janë larg, në mënyrë që të mos dëgjoheshin të shtënat.

The post Ekzekutimi i 33-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja si Ramazan Mataj, u nxor në pritë nga një profil i rremë në Facebook appeared first on Albeu.com.

Mami është mërzitur/ Zbardhen përgjimet e vajzës së ish-gjyqtares, Suel Çela i drejtohet Pajtime Fetahut: Për ty hidhem në zjarr unë…

By: V K
28 November 2024 at 09:42

Të tjera përgjime janë zbardhur nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK, për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe një avokate në arrest shtëpie.

Në një pjesë të konsiderueshme të dosjes del edhe emri i Megi Fetahut, vajza e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj së cilës SPAK lëshoi masën e arrestit me burg.

Vajza shpesh herë bën rolin e ndërmjetësueses së nënës së saj dhe eksponentë të organizatës së Suel Çelës.

Në një bisedë të zhvilluar më 29 korrik 2020, ajo komunikon me Klaus Matishin dhe i shpreh atij mërzitjen e nënës së saj Pajtime Fetahu me Suel Çelën dhe vëllain e tij Mario Çela.

Megi shprehet se nëna e saj ka rrezikuar duke e ndihmuar në disa raste, ku përmend, atë të Brikin Rustës, për amnistinë e Kelmend Xhaferrit dhe rastin e tritolit të vënë Fuad Verzivollit.

Megi shprehet se e ëma i kishte thënë që “ata të marrin vetëm kur kanë hallet e veta dhe nuk çojnë një fjalë nëpërmjet Renatos që u gëzuan ose të falenderojnë.

“Mami dje në darkë kur u shtri po thoshte qe ishte mërzit me shok me Mario. E nisi kështu. Kur erdhe sot te tavolina ime dhe më tha ka thënë Mario u gëzova tha për një sekondë se mendova që ka thënë ndonjë fjalë të mirë ai tha kishte thënë shif rregullo ankimin. Thërret Mario tha unë në Tr i shkoj në shpi. Thrret Titi tha i shkoj ne shpi.

Thotë shoku tha ik në Tr tako Gencin iki në Tr. Thonë tha mos ia bëj nderet atyre megjithëse mund t`i kisha marrë shume lekë të tjerëve s’ja kam bëë. Thonë bëj këtë e bëj. Po atë telefonin tha për ca e marrin ata tha vetëm kur kanë hallet e veta? Bëj kushurinin ia bëra. Për Rukën. Bej amnistin e bëra. Futu te tritoli u futa. Unë rrezikoj jetën time”,-janë shqetësimet e gjyqtares që megi ia përcjell Klausit.

Ky i fundit, i thotë që gjyqtarja ka të drejtë dhe se ai vëtë është mërzitur me Marion, pasi ai ‘s’ka takt’. Madje ai i premton se gjyqtares do i shkojë një kafe.

Në një tjetër bisedë të shkëputur nga përgjimet e SKY ECC, Suel Çela i shkruan Pajtimes se do donte ta falenderonte nga afër, madje i thotë kësaj të fundit që “të konsideroj si njeriun e shtëpisë”.

Pjesë e shkëputur nga biseda me Pajtime Fetahun dhe Suel Çelën:

Marjus Lulaj: “Të presim për kafe. Pa diskutim o do fitojm o do fitojm”.

Pajtime Fetahu:Të rrini gëzuar”.

Marjus Lulaj:Faleminderit”.

Pajtime Fetahu:Bëj se ti e meriton dhe te kam thënë qe ju kam në zemër”.

Marjus Lulaj:Mirë motra shikoje vet ne këtu jemi, dhe me thuaj për ca të nevojitem se vetëm ti po bën për ne”.

Pajtime Fetahu: “Faleminderit shumë o yll. Po për Kelin nuk u gëzove qe nuk po e përmend? Unë bëra gjithë atë lufte në gjykate me burgjet me prokurorin. Apo nuk tregon blerina? Apo thotë qe i ka bërë ajo”?

Marjus Lulaj:Për ty hidhen ne zjarr jo vetëm unë të gjithë ne dhe ne tkemi ciper kokës ty”.

Pajtime Fetahu:Ishalla nuk me nevojitesh haha”.

Në dosje thuhet më tej se Suel Çela, i ka dërguar pëemes nënës së tij shkumën prej 10 mijë eurosh Pajtime Fetahut “për nderet” që ajo i ka bërë./Top Channel.

The post Mami është mërzitur/ Zbardhen përgjimet e vajzës së ish-gjyqtares, Suel Çela i drejtohet Pajtime Fetahut: Për ty hidhem në zjarr unë… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat mes ish-gjyqtares Pajtime Fetahu dhe Suel Çelës: Ti je engjëll mbrojtës, të kam xhan, ti më ke mua, unë të kam ty…

By: V K
27 November 2024 at 10:04

Ditën e djeshme, në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ish-kryegjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu,  është arrestuar.

Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja.

Gjithashtu, është bërë e ditur se kjo e fundit, ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.

Së fundmi, janë zbardhur edhe disa biseda mes Fetahut dhe Suel Çelës, i cili ka pseudonimin Marjus Lulaj.

Nga bisedat, duket se ish-gjyqtarja dhe personazhi i botës së krimit, kanë një marrëdhënie mjaft miqësore.

Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:

Pajtime Fetahu:Ti si je, je mërzitur”?

Marjus Lulaj:Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di”.

Pajtime Fetahu:S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim”.

Marjus Lulaj:Pa diskutim po”.

Pajtime Fetahu:Pse mua qysh më di ti”.

Marjus Lulaj:Hahahaha”.

Pajtime Fetahu: “S’dorëzohemi ne”.

Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore:

Marjus Çelaj:Rri e qetë nuk je vetëm”.

Pajtime Fetahu:Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës”.

Marjus Çela: “Edhe unë, rri super e qetë…”.

Pajtime Fetahu:Unë të kam ty, ti më ke mua”./Vizion Plus

The post Zbardhen bisedat mes ish-gjyqtares Pajtime Fetahu dhe Suel Çelës: Ti je engjëll mbrojtës, të kam xhan, ti më ke mua, unë të kam ty… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “Whats App” të policëve për zgjedhjet 2021: Birbil Makriu nga anon, me neve apo me qafirat… (EMRAT)

By: V K
22 November 2024 at 10:54

Punonjësit e Policisë Gjirokastër, rezultojnë të përfshirë thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Këto të dhëna dalin gjatë përgjimeve dhe komunikimeve që ata kanë kryer në aplikacionin “whats app”, ku shefi i krimeve në policinë Gjirokastër Alfred Kondi, bisedon me agjentin e Forcës Operacionale, Feim Onjea.

Sipas dosjes së Prokurorisë Gjirokastër, dy punonjësit e policisë angazhohen vetë për të kryer veprimtari elektorale.

Ata sigurojnë njerëz për të votuar në dobi të forcës politike, Partia Socialiste, e cila në atë periudhë po zhvillonte fushatë në qarkun e Gjirokastrës.

 

 

Dy punonjësit e policisë, Kondi dhe Onjea, bisedojnë së bashku për një punonjës tjetër polic, i quajtur Birbil Makriu.

Sipas dosjes hetimore në datën 26 Shkurt 2021, Feim Ornjea, i shkruan Alfred Kondit duke i thënë se: “…Birbil Makriu nga anon?…me neve apo me qafirat…”.

Ndërsa Alfred Kondi ia kthen shkurtimisht duke i shkruar:…pi*** rob…”.

Ndersa Feim Onjea, ia kthen sërish, duke vijuar t’i shkruajë që:…pret përgjigje ministri…ça ti them…”(duke nënkuptuar Ministrin e Brendshëm të kohës).

Alfred Kondi më tej i shkruan si më poshtë vijon:…po varja, manipulohet…”.

Feim Onjea ia kthen shkurtimisht:…ok bosss…”.

Ndërkohë, sërish në datën 12 shkurt 2021 dy punonjësit e policisë Gjirokastër flasim në “Whats app” me njëri-tjetrin, ku Feim Onjea i shkruan se: “…mos u mburr, mos u lëvdo, nesër mbrëma do ta shoh…”-i tha nusja motrës së dhëndërit që ja mburte në vallë…. Kur të hapet kutia do duket puna…”.

Sërish Feim Onjea vijon t’i shkruajë shefit të Krimeve, Alfred Kondi duke i thënë se:…sms që i ka bërë Shamet Lagji, Lul Bashës…”.

Ndërsa në datën 6 prill 2021, Kondi ia kthen duke i thënë shkurtimisht: “…Po hëëë…?. Dhe Feimi ia kthem: Përmet…Erdhi babai i Shqipërisë…”./Oranews

The post Zbardhen bisedat në “Whats App” të policëve për zgjedhjet 2021: Birbil Makriu nga anon, me neve apo me qafirat… (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌