Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër/ Flet babai: Më vranë djalin dhe erdhën në mort…

By: V K
20 February 2025 at 13:04

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj në fshatin Dragoç të Shkodrës mbërmjen e 4 Janarit, ka hedhur poshtë akuzat e Armela Hasajt se viktima i kishte prishur 2 martesa dhe se e shtantazhonte.

Ai ka folur për News 24, duke u shprehur se Arjoni dhe Klismani i shkuan në mortin e të birin, por theksoi se nëse do e dinte të vërtetën do i kishte varrosur së bashku me Ramazanin.

“Nëse e kisha ditur këtë punë, atë ditë që më kanë vrarë djalin, unë i kisha vendosur të 3 në një varrim. Ta kisha ditur këtë çështje, që janë gënjeshtra, të 3 bashkë i kisha bërë bashkë atë ditë dhe i kisha shti në dhe’”,– tha ai.

Fatmir Mataj, theksoi se ditën e varrimit dy vëllezërit kanë dashur ta fusin në gjak, duke fajësuar dikë tjetër për krimin.

Ndërsa shtoi se ka dyshime se kanë marrë vrasës me pagesë për kryerjen e krimit.

Fatmir Mataj:Nuk është e vërtetë, i ka shteti në dorë nëse lidhjet intime dalin atëherë bravo i qoftë.

Nuk mund të flas para kohe. Nëse e kisha ditur këtë punë, atë ditë që më kanë vrarë djalin, unë i kisha vendosur të 3 në një varrim.

Ta kisha ditur këtë çështje, që janë gënjeshtra, të 3 bashkë i kisha bërë bashkë atë ditë dhe i kisha shti në dhe’.

Nuk janë të vërteta të deklaratat e saj. Ajo thotë me 24 më ka marrë telefonin, por ai ka qenë në Mal të Zi. Qëndronte 1 ditë kur vinte.

Ata kanë probleme të tjera, unë ia kam lënë Zotit t’i kryejë dhe shtetit. Ata duan që të më acarojnë mua që të më detyrojnë të shkoj në viktimë, siç ma bënë ata mua.

Unë kam dyshime të tjera, se e kanë vrarë edhe me lekë”.

Ku janë gjetur paratë për vrarës me pagesë?

“Mirë që më vranë djalin dhe më erdhën në varrim, e mort, edhe atje kanë qenë duke më shti në gjak, për radhë të dytë”.

Në varrim?

“Kam qenë duke vrarë njeriun e gabuar për vëllezërit e asaj.

Për faj të tyre isha duke vrarë një njeri tjetër.

Ata duan të përfitojnë prej djalit tim”.

The post Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër/ Flet babai: Më vranë djalin dhe erdhën në mort… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, Apeli lë në burg dy vëllezërit Hasaj

3 February 2025 at 11:03

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë “Arrest me burg” për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç. Ata akuzohen për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Matajt, i cili u ekzekutua në një atentat e 4 Janarit në në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër me breshëri kallashnikovi brenda […]

The post Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, Apeli lë në burg dy vëllezërit Hasaj appeared first on BoldNews.al.

Vranë 33-vjeçarin Ramazan Mataj, Gjykata e Apelit lë në burg dy vëllezërit Hasaj

By: V K
3 February 2025 at 11:13

Arjon dhe Klisman Hasaj, janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 5 janar në Shkodër, ku humbi jetën Ramazan Mataj.

Ata akuzohen për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Matajt, i cili u ekzekutua në një atentat e 4 Janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”.

Arjon Hasaj, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa vëllai i tij, Klisman Hasaj, akuzohet për kryerjen e veprave penale“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Çështja në Apel është shqyrtuar mbi bazën e ankimit të paraqitur vetëm nga vëllai i vogël, i cili ka kërkuar ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë, por që nuk është pranuar nga gjykata. Vendimi është marrë nga gjyqtari Fatri Islamaj.

Kujtojmë se Arjon Hasaj, ka pranuar krimin dhe ka treguar se arsyeja pse e ka vrarë Ramazan Matajn, ka qenë për shkak të një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh dhe se ai i kishte prishur dy martesa asaj.

Sipas Hasajt, 33-vjeçari i kishte dërguar burrit të dytë të motrës së tij dhe njerëzve të tjerë në fshat edhe video intime, ku viktima shfaqej me të motrën e autorit.

Sa i përket vrasjes, 29-vjeçari ka treguar se viktimën e ka nxjerrë në pritë, pas një bisede që kanë patur në Instagram, me anë të një profili të rremë vajze.

Ndërkohë, vëllai i vogël, Klisman Hasaj ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Vendimi:

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 05.01.2025, rreth orës 07:15 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është marrë njoftim se, në fshatin Dragoç, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, është një person i vrarë dhe gjendet në një tip Benz. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale A. H dhe K. A.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

Personit nën hetim me iniciale A. H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Personit nën hetim me iniciale K. H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 80, 278 dhe 301 të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 32 (47), datë 10.01.2025, ka vendosur:

Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. H, i kryer nga ana e policisë gjyqësore ne datë 07.01.2025, ora 13:00, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” të parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim A. H, masën e sigurimit personal ‘arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. H, i kryer nga ana e policisë gjyqësore ne datë 07.01.2025, ora 13:00, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal

Caktimin ndaj personit nën hetim K. H, masën e sigurimit personal ‘arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim me iniciale K. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Fatri Islamaj, vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 32 (47), datë 10.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

The post Vranë 33-vjeçarin Ramazan Mataj, Gjykata e Apelit lë në burg dy vëllezërit Hasaj appeared first on Albeu.com.

Vajza rrëfeu si e kërcënoi Ramazan Mataj dhe i tregoi familjes së saj fotot intime, flet e ëma: Kemi 4 vite që s’flasim, zemra ime vuan…

By: V K
31 January 2025 at 13:14

Prindërit e Armela Hasajt, e cila u bë “mollë sherri” për vrasjen e Ramazan Matajt nga vëllezërit e saj, Arjon dhe Klisman Hasaj, në fshatin Dragoç të Shkodrës mbërmjen e 4 Janarit, kanë rrëfyer se kanë katër vite që nuk flasin me të bijën pasi zbuluan foto intime të saj me viktimën.

Në një intervistë për News 24 , nëna e saj u shpreh se “zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur”, ndërsa kur u pyet në lidhje me materialet filmike që pa të Armelës dhe Ramazan Matajt, u shpreh se: “Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur”.

Babai i Armelës, e cila është nënë e një vajze 5-vjeçare, shtoi se e bija është martuar dy herë me mblesëri, ndërsa i pyetur nëse do ta falin të bijën i përgjigj se “do ia lëmë kohës”.

Pjesë nga intervista:

Nëna Armela Hasaj: Zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur. E kam mësuar vrasjen e Ramazan Mataj në Tiranë ku kisha shkuar për vizitë, erdhën morën burrin. Nuk e mendova se do të ishin djemtë.

I keni parë të shqetësuar djemtë para 4 Janarit?

Babai: Jo, nuk i kemi parë.

I keni takuar djemtë?

Babai: Unë jo, kurse gruaja bashkëshorten dhe fëmijën i dërgova një ditë. Nuk ka thënë asgjë, thjesht i ka përshëndetur

Nëna: Djemtë nuk më thanë asgjë. Thjesht qëndruan me fëmijët.

Sa kohë keni që nuk flisni me Armelën?

Babai: Që atë natë kur erdhi kunata e saj nuk kemi komunikuar me Armelën. U bënë 4 vite

Dy martesat e saj si kanë ardhur?

Babai: Me mblesëri. Ka qenë dakord të dyja herët për t’u martuar.

Motrat pretendojnë se burri i dytë ka pasur materiale në telefon që i ka dërguar viktima?

Babai: Mi kanë sjellë në 12 të natës, nuk kam mundur ti shoh.

Nëna: Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur

Kur e kuptuat që viktima e përndiqte

Babai: Nga viti 2020 që kur tentoi t’i hyjë në familje dhe bëri denoncimin, ia lamë drejtësinë.

Ne nuk jemi në dijeni se e ka ndjekur vazhdimisht, por që ka bërë një denoncim

Do e falni vajzën?

Babai: Do ia lëmë kohës

The post Vajza rrëfeu si e kërcënoi Ramazan Mataj dhe i tregoi familjes së saj fotot intime, flet e ëma: Kemi 4 vite që s’flasim, zemra ime vuan… appeared first on Albeu.com.

“Më kërkonte të prostituoja”/ Flet për herë të parë motra e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt

By: Oldi
27 January 2025 at 13:46

Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit janar, ka folur për herë të parë duke treguar sesi nisi historia që përfundoi në tragjedi. Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, Armela tregon se me Ramazanin u njoh në rrjetet sociale, por […]

The post “Më kërkonte të prostituoja”/ Flet për herë të parë motra e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Rrëfimi tronditës i motrës së autorëve: Ai më detyronte që të… (VIDEO)

By: V K
27 January 2025 at 13:29

Në një prononcim për Top Channel, ka folur motra e autorëve të vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj.

Armela ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë periudhës që i ndjeri Ramazan Mataj, e detyronte të bënte veprime të turpshme dhe nën kërcënime ai e detyronte të dilte natën jashtë, përndryshe ai do t`i vriste familjen.

E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje.

Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të.

Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.

Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet.

Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërguar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem. Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte. Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të pr*stituoja”.

 

The post Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Rrëfimi tronditës i motrës së autorëve: Ai më detyronte që të… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Më vdiq foshnja 9 muajshe për faj të tij”- Vëllezërit e saj vranë Ramazan Matajn, Armela rrëfen makthin e përjetuar nga 33-vjeçari: Më kërkonte të pr*stituoja! Tentova v*tëvrasjen, si më shpëtoi vajza

27 January 2025 at 14:36
Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, që dyshohet se ekzekutuan me breshëri plumbash Ramazan Matajn, ka rrëfyer versonin e saj të ngjarjes duke treguar makthin e përjetuar prej rreth 6 vitesh nga 33-vjeçari.  Armela ka rrëfyer se u njoh me viktimë në rrjetet sociale dhe nisi një lidhje dashurie me të pak pasi ajo ishte

Vrαsja në Postribë/ Babai i autorit: Jemi ngujuar si fis, nuk kam bukë për fëmijët

By: user 6
21 January 2025 at 22:34

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak se dy djemtë, Arjoni dhe Klismani, akuzohen për vrasjen e fqinjit të tyre, Ramazan Matajt. Kryefamiljari Rrustem Hasaj, tregon se familja me 4 fëmijë të mitur nuk ka asnjë forcë punëtore dhe as të ardhura.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai tregon sesi vajzës së tij iu prishën dy martesa për shkak të viktimës. “15 ditë kanë qenë terr për familjen time. Jemi të ngujuar, nusja bashkë me 4 fëmijë. I gjithë fisi jemi të ngujuar. As për të marrë një kafe për vete nuk dalin. Nuk kanë shkuar në shkollë, nuk mund t’i çoj se gjaknxehtësi është. Nuk kemi dal askund prej 15 ditësh. Faleminderit i respektoj disa shokë që më kanë sjellë një kafshatë bukë, nuk mi kanë lënë fëmijët pa bukë.

Fati ynë është në dorë të zotit, skam as rrogë as ndihmë as pension. Fëmijët nuk e dinë çfarë ka ndodhur, mendojnë se të atin e kanë jashtë shtetit. Vajza është 8 vjeçe ke kupton. Zoti në qiell e di si do të përfundojë. Për rastin në fjalë nuk është diskutuar, vetëm dy herë. Nuk më kanë sqaruar gjë, janë shumë të prekur për atë që ka ndodh, por shprehja e tyre është se na ka mundur e keqja.

Unë nuk e kam ditur çfarë ka ndodhur. Kjo punë mosmarrveshje ka 6 vite. Unë kam qenë para 4 vitesh në dijeni, vajza ime është ndarë nga dy burra për shkak të këtij personi. Familja e burrit të dytë më ka ardh në mes të natës në shtëpi më kanë treguar disa video të vajzës që unë nuk kam mundur t’i shoh. Ka 4 vite që ajo vajzë është larguar nga shtëpia.

Ai ka tentuar të futet edhe me zor në shtëpi, vajza ka bëritur. Vajza e vogël ka bërë denoncim për përndjekjen që ka bërë. Është bërë shoqërimi i këtij personi, unë ja kam lënë shtetit në dorë. Dua drejtësi, dënimin ta marrin këta që kanë bërë krimin. Jam 60 vjeç dhe do rris dhe 4 fëmijët e djalit. Më kanë thënë që vajza ka ikur në Francë, ka ndenjur një vit atje dhe ka ardhur në Shkodër dhe kanë nisur problemet sërish me këtë person.

Për djalin e vogël bëj be në kish e në xhami që është i pafajshëm. Djali i madh e ka bërë vetë ngjarjen. Djali ka bërë takime me viktimën dhe të vëllain, i ka thënë hiq dorë. Nga data 25 dhjetor deri më 4 janar, e ka porosit 5 herë këtë viktimën, kurse vëllain e ka porositur para se të ikte ai në Belgjikë” – u shpreh Rustemi. /Marrë nga TCH

The post Vrαsja në Postribë/ Babai i autorit: Jemi ngujuar si fis, nuk kam bukë për fëmijët appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e 33-vjeçarit në Dragoç të Shkodrës/ Babai i autorit: Jemi ngujuar si fis, në 12 të natës më erdhën në shtëpi dhe më treguan videot..

By: V K
21 January 2025 at 14:04

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak se dy djemtë, Arjoni dhe Klismani, akuzohen për vrasjen e fqinjit të tyre, Ramazan Matajt.

Kryefamiljari Rrustem Hasaj, tregon se familja me 4 fëmijë të mitur nuk ka asnjë forcë punëtore dhe as të ardhura.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai tregon sesi vajzës së tij iu prishën dy martesa për shkak të viktimës.

“15 ditë kanë qenë terr për familjen time. Jemi të ngujuar, nusja bashkë me 4 fëmijë. I gjithë fisi jemi të ngujuar. As për të marrë një kafe për vete nuk dalin. Nuk kanë shkuar në shkollë, nuk mund t’i çoj se gjaknxehtësi është. Nuk kemi dal askund prej 15 ditësh. Faleminderit i respektoj disa shokë që më kanë sjellë një kafshatë bukë, nuk mi kanë lënë fëmijët pa bukë.

Fati ynë është në dorë të zotit, skam as rrogë as ndihmë as pension. Fëmijët nuk e dinë çfarë ka ndodhur, mendojnë se të atin e kanë jashtë shtetit. Vajza është 8 vjeçe ke kupton. Zoti në qiell e di si do të përfundojë. Për rastin në fjalë nuk është diskutuar, vetëm dy herë. Nuk më kanë sqaruar gjë, janë shumë të prekur për atë që ka ndodh por shprehja e tyre është se na ka mundur e keqja.

Unë nuk i kam ditur çfarë ka ndodhur. Kjo punë mosmarrveshje ka 6 vite. Unë kam qenë para 4 vitesh në dijeni, vajza ime është ndarë nga dy burra për shkak të këtij personi. Familja e burrit të dytë më ka ardh në mes të natës në shtëpi më kanë treguar disa video të vajzës që unë nuk kam mundur t’i shoh. Ka 4 vite që ajo vajzë është larguar nga shtëpia.

Ai ka tentuar të futet edhe me zor në shtëpi, vajza ka bërtitur. Vajza e vogël ka bërë denoncim për përndjekjen që ka bërë. Është bërë shoqërimi i këtij personi, unë ja kam lënë shtetit në dorë. Dua drejtësi, dënimin ta marrin këta që kanë bërë krimin. Jam 60 vjeç dhe do rris dhe 4 fëmijët e djalit.

Më kanë thënë që vajza ka ikur në Francë, ka ndenjur një vit atje dhe ka ardhur në Shkodër dhe kanë nisur problemet sërish me këtë person. Për djalin e vogël bëj be në kish e në xhami që është i pafajshëm. Djali i madh e ka bërë vetë ngjarjen.

Djali ka bërë takime me viktimën dhe të vëllain, i ka thënë hiq dorë. Nga data 25 dhjetor deri më 4 janar, e ka porosit 5 herë këtë viktimën, kurse vëllain e ka porositur para se të ikte ai në Belgjikë”,-u shpreh Rustemi.

The post Vrasja e 33-vjeçarit në Dragoç të Shkodrës/ Babai i autorit: Jemi ngujuar si fis, në 12 të natës më erdhën në shtëpi dhe më treguan videot.. appeared first on Albeu.com.

Zbardhen dëshmitë e plota/ Vëllezërit Hasaj: E vrava Ramazanin se nuk hiqte dorë nga motra e vogël…

By: V K
20 January 2025 at 09:42

Zbardhen dëshmitë e dy vëllezërve Klisman dhe Arjon Hasaj, të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në Shkodër, ngjarje e cila ndodhur në 5 janar 2025 në fshatin Dragoç.

“Ora News”, ka siguruar dëshmitë e plota të dy vllezërve, ku njëri prej tyre Klismani, ka dhënë deklarime të detajuara duke treguar se armën e kishte siguruar ai, pasi e mbante të fshehur prej vitesh në tavanin e një shtëpie të vjetër.

Ndërsa vëllai tjetër Arjon Hasaj, ka pohuar se menjëherë pas vrasjes së Ramazan Mataj, ai telefonin me të cilin e ka futur në kurth përmes profilit falso “Majli 544”, e ka thyer dhe hedhur në lumin “Kir”.

Sipas dokumenteve të siguruara, rezulton se Klisman Hasaj, ka deklaruar se, viktima ka pasur shumë vite marrëdhënie me motrën e tyre të vogël dhe nuk pranonte të hiqte dorë, megjithëse i ishte kërkuar një gjë e tillë.

Klismani sqaron se, megjithëse janë munduar të merren vesh me viktimën Ramazan Mataj, ky i fundit largohej duke mos pranuar të flasë për këtë pjesë.

Nisur nga ky fakt, me vëllain e tij Arjonin, deklaron se, kanë menduar që ta vrisnin duke u shprehur se i kishin turpëruar para të gjithë fisit, fshatit dhe personave që i njihnin

Sipas thënieve të Klismanit, është Arjoni personi që ka hapur një faqe në internet me qëllim kapjen e Ramazanit.

Ndërsa armën e kishte gjetur Klismani, para disa viteve dhe e kishte mbajtur të fshehur në tavanin e shtëpisë.

Natën e ngjarjes, deklaron Klismani, armën ia ka dhënë Arjonit, i cili ia ka sjellë rreth orës 21:00 të mbrëmjes pasi i ka thënë se e kishte vrarë Ramazanin.

Armën deklaron se, e ka mbajtur të një shtëpi e vjetër afër banesës dhe në mbrëmjen e datës 6 janar, e ka groposur në qoshe të shtëpisë mbrapa.

Deklarime për faktin e vrasjes ka dhënë dhe vëllai tjetër Arjon Hasaj, i cili fillimisht është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe në vazhdim me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, duke u shprehur se u qëndron deklarimeve.

Ai ka dhënë shpjegimet e tij duke sqaruar se krimin e ka kryer i vetëm, telefonin që ka përdorur për komunikim e ka thyer dhe e ka hedhur në lumin Kir.

Në përfundim të deklarimit, ai shprehet se, ndjehet i penduar për krimin, por se, gjithashtu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale.

Arjon Hasaj, fillimisht u zbulua nga numri person i telefonit me të cilin kishte hapur profilin e rremë “Majli 544”, me anën e të cilit u shtir sikur ishte femër dhe futi në kurth Ramazan Mataj, të cilin më pas e vrau në periferi të fshatit.

The post Zbardhen dëshmitë e plota/ Vëllezërit Hasaj: E vrava Ramazanin se nuk hiqte dorë nga motra e vogël… appeared first on Albeu.com.

Dalin mesazhet me “Majli 544”, një zë gruaje futi në kurth Ramazan Matajn

By: A M
19 January 2025 at 15:17

Mesazhe zanore me zë gruaje nga një profil i rreme në TIKTOK cuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra më 5 Janar në Shkodër.

Policia ka arritur të dokumentojë se pas skemës qëndron autori i dyshuar i krimit, tashmë i arrestuar.

Dy mesazhe zanore dërguar nga një profil i rremë në “TikTok” me emrin “Majli 544”, çuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra, tregojnë hetimet e policisë krimin e ndodhur më 5 janar në fshatin Dragoç, Shkodër.

Sipas dosjes hetimore, pas këtij profili fshihej autori i krimit, Arjon Hasaj, tashmë i arrestuar i cili u identifikua përmes numrit të telefonit me të cilin kishte regjistruar adresën e rreme.

Hasaj, duke u prezantuar si vajzë, e ftoi Matajn për takim në dalje të fshatit ku më pas e qëlloi me pushkë automatike, duke e lënë të vdekur.

Nga këqyrja e telefonit të viktimës, policia gjeti bisedat me “Majli 544”.

Mataj rezulton se kishte kërkuar prova që profili ishte vërtet një vajzë, ndërsa kishte marrë dy mesazhe zanore me zë gruaje, ku shprehej:

“…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.

Mataj mori makinën për të takuar “vajzën”, por në të vërtetë rezultoi se ishte kurth vdekjeprurës!

Pas krimit Arjon Hasaj u fiksua edhe nga një kamera sigurie, ndërsa mbi bazë të provave policia arriti ta identifikojë e vërë në pranga bashkë me të vëllanë.

Në dëshmitë pas arrestimit autori i dyshuar i krimit tha se Ramazan MAtaj u kishte ngacmuar motrën e tij dhe kishte ndikuar për ti shkatërruar martesat.

Mbi bazë të provave Arjon Hasaj është akzuzuar për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”, ndërsa vëllai Klisman Hasaj, për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Gjykata e Shkodrës i ka lënë në burg.

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër/ Një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

By: V K
19 January 2025 at 13:47

Mesazhe zanore me zë gruaje nga një profil i rreme në TIK TOK, çuan 33-vjeçarin Ramazan Mataj, drejt pritës ku u vra më 5 Janar në Shkodër.

Policia ka arritur të dokumentojë se pas skemës qëndron autori i dyshuar i krimit, tashmë i arrestuar

Dy mesazhe zanore dërguar nga një profil i rremë në “TikTok” me emrin “Majli 544”, çuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra, tregojnë hetimet e policisë krimin e ndodhur më 5 janar në fshatin Dragoç, Shkodër.

Sipas dosjes hetimore, pas këtij profili fshihej autori i krimit, Arjon Hasaj, tashmë i arrestuar i cili u identifikua përmes numrit të telefonit me të cilin kishte regjistruar adresën e rreme.

Hasaj, duke u prezantuar si vajzë, e ftoi Matajn për takim në dalje të fshatit, ku më pas e qëlloi me pushkë automatike, duke e lënë të vdekur.

Nga këqyrja e telefonit të viktimës, policia gjeti bisedat me “Majli 544”.

Mataj rezulton se kishte kërkuar prova që profili ishte vërtete një vajzë, ndërsa kishte marrë dy mesazhe zanore me zë gruaje, ku shprehej:

 “…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.

Mataj mori makinën për të takuar “vajzën”, por në të vërtetë rezultoi se ishte kurth vdekjeprurës!

Pas krimit, Arjon Hasaj u fiksua edhe nga një kamera sigurie, ndërsa mbi bazë të provave policia arriti ta identifikojë e vërë në  pranga bashkë me të vëllanë.

Në dëshmitë pas arrestimit autori i dyshuar i krimit, tha se Ramazan Mataj, u kishte ngacmuar motrën e tij dhe kishte ndikuar për t`i shkatërruar martesat.

Mbi bazë të provave, Arjon Hasaj është akzuzuar për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”,  ndërsa vëllai Klisman Hasaj, për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Gjykata e Shkodrës i ka lënë në burg.

The post Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër/ Një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj appeared first on Albeu.com.

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

16 January 2025 at 23:22

Gazetarja Anila Hoxha, pjesë e panelit të emisionit Top Story këtë të enjte, ku rrëfeu detaje nga dosja e vrasjes së Ramzan Matajt.

Ajo tregoi bisedën e fundit mes viktimës dhe babait të tij.

Në telefonin e viktimës u gjet gjithashtu edhe biseda në Instagram me autorin, i cili u shtir si një vajzë për ta nxjerrë në pritë dhe vrarë më pas me breshëri arme.

Babai: Pse kaq vonë mor bir?

Ramazan Mataj: Lam takim për t’u njohur me një vajzë, se kam qëllime serioze, ajo do të dalë me një shoqe.

Autori i kamufluar si një vajzë: Nëse nuk beson mos më shkruaj, sonte ke rastin shi është duke rënë, bukur do ishte.

The post “Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj appeared first on Telegrafi.

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

15 January 2025 at 23:13

Prej 10 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak se dy djemtë, Arjoni dhe Klismani, akuzohen për vrasjen e komshiut të tyre, Ramazan Matajt.

Kryefamiljari Rrustem Hasaj, tregon se familja 7 anëtarëshe tashmë nuk ka asnjë forcë punëtore dhe as të ardhura.

Shoqata e misionareve të paqes dhe pajtimit të Shqipërisë ka nisur negociatat për rikthimin e komunikimit mes dy familjeve me qëllim zbutjen e gjakmarrjes dhe dhënies fund te ngujimit.

Të ngujuar janë edhe gruaja dhe 4 fëmijët e djalit të madh të familjes, Arjonit, i cili ka marrë përsipër vrasjen.

Sipas tij, viktima Ramazan Mataj, kishte lidhje me te motrën duke shkaktuar prishjen e 2 martesave te saj, prandaj ai vendosi ti marre jetën.

Mëngjesin e 5 janarit, ai i ngriti kurth Matajt përmes rrjeteve sociale dhe e vrau duke qëlluar me kallashnikov mbi 20 herë ndaj tij, raporton tch.

The post Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja appeared first on Telegrafi.

“Në shtëpinë time ka rënë bomba”- Djemtë e tij vranë Ramazan Matajn për nderin e së motrës, Rustem Hasaj ngujohet së bashku me familjen nga frika hakmarrjes: Jemi në kushte mbijetese

15 January 2025 at 14:40
Familja Hasaj është ngujuar në banesë nga frika e një hakmarrj nga fisi Mataj, pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin Dragoç të Shkodrës ku dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 33-vjeçarin Ramzan Mataj për nderin e së motrës. Babai i dy të rinjve, Rustem Hasaj, deklaroi se i

“Kurrkujt mos i raft kjo punë”, vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj

15 January 2025 at 12:20

Dy vëllezër janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje që ndodhi në Dragoç të Shkodrës në fillim të Janarit. Një ngjarje e rëndë që tronditi komunitetin ku jetojnë dy familjet, si e autorëve dhe ajo e viktimës.

Pas rastit, në shtëpinë e familjes Hasaj shkoi kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit, Dedë Shullani. Ai mësoi për situatën nga babai i dy autorëve, Rustem Hasaj. Ky i fundit tregoi për gjendjen e tij të rënduar emocionale dhe ekonomike. Ai shprehet se që në momentin që ka marrë vesh ngjarjen ndodhet i ngujuar.

“Unë jam Rusem Hasaj nga fshati Dragoç. Babai i dy djemve që janë të arrestuar. Sot me këtë fatkeqësi që na kanë ndodhur dy palëve, unë e kam bërë dhe një deklaratë, kam kërkuar ndjesë fshatit, familjes, fisit. Sot kam nevojë për shtetin, kam nevojë për individin, se më ka lënë me 4 fëmijë, jam në gjendje ekonomike shumë të dobët.

Prandaj ju falënderoj juve si gazetarë që keni ardhur. Nuk kam asnjë lloj dijenie, por e ka çuar Zoti të ndodhë, rreziku im dhe i tij. Kjo më ka rënë bombë në shtëpinë time. Ka ardhur e papritur. Jam vetë i shtati, kam një grua të sëmurë.

Kam nusen e djalit, kam 4 fëmijët e djalit që i kam sot në mbijetesë se nuk jam i zoti as me i fitu bukën, as me i marr ilaçet, as me i çuar në shkollë, se nuk kam asnjë të ardhur, as asistencë, as ndihmë prej shtetit. Unë jam në ngujim, ka mbas dy ditëve që e kam marrë vesh nëpërmjet mediave, nëpërmjet shtetit. Unë jam i ngujuar. Jam në gjendje të mjeruar nga ana e ekonomisë. Kurrkujt mos i raft kjo punë”.

The post “Kurrkujt mos i raft kjo punë”, vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja për “nder” në Shkodër, lihen në burg vëllezërit Hasaj që ekzekutuan Ramazan Matajn

10 January 2025 at 11:22

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, respektivisht 29 dhe 20 vjeç, të cilët akuzohen njëri si autor dhe tjetri si bashkëpunëtor në vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj. Ky i fundit u ekzektua në një atentat mbrëmjen e 4 Janarit në në fshatin Dragoç […]

The post Vrasja për “nder” në Shkodër, lihen në burg vëllezërit Hasaj që ekzekutuan Ramazan Matajn appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutoi Ramazan Matajn pasi kishte lidhje jashtëmartesore me motrën e tij, gjykata merr vendimin për autorin e dyshuar Arjon Hasaj dhe të vëllanë

By: gsh
10 January 2025 at 11:15

Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli Arjon Hasajn dhe vëllain e tij, Klisman Hasaj, të cilët dolën sot (10 Janar) para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Arjon Hasaj është autori i dyshuar i ekzekutimit me breshëri plumbash të Ramzan Mataj në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 Janarit, ka mbërritur në gjykatën e Shkodës.

29-vjeçari raportohet se i ngriti kurth 33-vjeçarit dhe e vrau pasi viktima kishte një lidhje dashurie me motrën e tij prej gjashtë vitesh.

Gjithashtu Arjon Hasaj, baba i 4 fëmijëve, në dëshminë e dhënë ka pretenduar se Ramazan Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, si edhe i ka shpërndarë video të tyre intime tek bashkëshorti i dytë, si edhe në fshat.

I arrestuar si bashkëpunëtor i ngjarjes së rëndë është edhe i vëllai Klisman Hasaj, i cili dyshohet se siguroi kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit, akuza të cilat 20-vjeçari i ka mohuar.

Dëshmia e Arjon Hasajt pas arrestimit

Arjon Hasaj, i cili akuzohet se ka ekzekutuar 33-vjeçarin Ramazan Mataj mbrëmjen e 4 Janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës, ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar edhe arsyet që e çuan drejt këtij akti.

Në dëshminë e dhënë, 29-vjeçari ka pranuar se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri Ramazan Matajn duke marrë përsipër autorësinë e krimit të rëndë.

Arjon Hasaj ka deklaruar se viktima ishte në një lidhje me motrën e tij prej 6 vitesh dhe i kishte prishur dy martesa. Madje, i riu ka pretenduar se Ramazan Mataj i kishte shpërndarë motrës së tij edhe video intime që kishin pasur së bashku.

29-vjeçari është shprehur se “ai është personi që divorcoi dy herë motrën tonë, madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën”, ndërsa tregoi se e motra nuk jeton prej kohësh në banesën e tyre, por në Shkodër.

Arjon Hasaj ka rrëfyer se i ngriti kurth viktimvs duke i shkruar në Instagram me llogari false me emrin e një vajze dhe i la takim, ku edhe e ekzekutoi me breshëri plumbash.

“Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës”, tha i riu, duke deklaruar se armën e ka pasur në shtëpi prej disa kohësh.

Arjon Hasaj: “Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë.

Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër.

Klisman Hasaj
Klisman Hasaj

Ndërsa i vëllai, Klisman Hasaj, i cili u arrestua si i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit, nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.

Pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj. Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

“Vajza ime kishte lidhje jashtëmartesore”- Ekzekutimi i Ramazan Matajt, babai i autorit: Djali i shkoi në varrim! Marrtë dënimin e merituar

The post Ekzekutoi Ramazan Matajn pasi kishte lidhje jashtëmartesore me motrën e tij, gjykata merr vendimin për autorin e dyshuar Arjon Hasaj dhe të vëllanë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vrau Ramazan Matajn, momenti kur Arjon Hasaj mbërrin në gjykatë (VIDEO)

By: V K
10 January 2025 at 10:26

Ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër, autori i dyshuar i vrasjes së Ramazan Mataj, në fshatin Dragoç.

Sic shihet nga pamjet, Arjon Hasaj ka mbërritur në gjykatë, ku pritet të mbahet edhe seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Arjon Hasaj, ka pranuar se ka qenë ai personi që ekzekutoi Ramazan Matajn, 33-vjeç, mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër.

Autori është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj dhe të dy ata janë arrestuar nga Policia e Shkodrës.

Klisman Hasaj, akuzohet se ka ndihmuar vëllan e tij, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit, të cilën fillimisht e fshehën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.

Por, i riu ka mohuar përfshirjen në krim duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për kurthin e ngritur nga Arjon Hasaj për të ekzekutuar 33-vjeçarin, sipas tij, për nderin e së motrës.

Megjithatë, blutë duket se kanë dyshime të forta për përfshirjen e të dy vëllezërve, pasi pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj.

Gjatë përgjimeve, dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni, si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj, është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

Pas këtyre përgjimeve, policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj.

Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar, ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Dëshmia e autorit Arjon Hasaj:Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë.

Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”.

The post Vrau Ramazan Matajn, momenti kur Arjon Hasaj mbërrin në gjykatë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

8 January 2025 at 23:16

Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, që vrau pak ditë më parë Ramazan Matajn në Shkodër, ka kërkuar falje për ngjarjen në emër të të birit.

Hasaj kërkoi që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar.

Ai u shpreh se nuk kishte asnjë informacionin për konfliktin mes djalit dhe viktimës.

“Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje s’do shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë informatë kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte. Ai që e ka bërë, marrtë dënimin e merituar. S’kam fytyrë t’i çoj njeri te shtëpia, nuk kam shkuar. I kërkoj ndjesë Fatmir Matës, më ka marrë në qafë me katër fëmijë”, tha ai, raporton tch.

Hasaj pohoi se ishte në dijeni të faktit se viktima kishte ngacmuar vajzat e tij.

“Djali ka deklaruar se është prishur me burrin e parë nga ky person, me burrin e dytë po ashtu. Unë e kam lënë në heshtje, jam në dijeni që e ka ngacmuar”, u shpreh Hasaj.

Mes frikës për hakmarrje, ai kërkoi të largohet së bashku me familjen.

The post Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar appeared first on Telegrafi.

❌
❌