Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Altin Ago emërohet në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha drejtor i IEVP Elbasan

By: V K
16 July 2025 at 12:21

Në një kohë kur në burgjet Shqiptare, ka hyrje të femrave VIP për shërbime speciale dhe sende të tjera të paligjshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka mbyllur një raport inspektimi në burgjet në Shqipëri.

Deri në këtë fazë,ka përfunduar kontrolli “blic” në të gjitha burgjet.

Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes duke përfshirë jo vetëm burgjet e sigurisë së lartë por edhe të sigurisë së ulët.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se verifikimet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë kqyrur kartelat e takimeve private të disa të burgosurve.

Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Altin Ago është emëruar në krye të burgut Peqin, kurse Qazim Hoxha në krye të burgut të Bradasheshit në Elbasan.

Pritet që brenda kësaj jave të ketë rokadë dhe në burgun e Shkodrës.

The post Altin Ago emërohet në krye të burgut të Peqinit, Qazim Hoxha drejtor i IEVP Elbasan appeared first on Albeu.com.

“Drejt Strasburgut”? Avokati Braho zbulon rrugën ligjore që do ndjekë Salianji

8 July 2025 at 21:26

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania lirimin me kusht të ish-deputetit, duke theksuar se ishte një hap i parashikueshëm dhe i drejtë, pasi të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë IEVP Fier dhe Shërbimi i Provës, kishin qëndrim pozitiv ndaj kërkesës për lirimin.

Braho theksoi se nuk ka pasur asnjë arsye për ta penalizuar Salianjin dhe e konsideroi këtë si një çështje më shumë proceduraliteti sesa një çështje të së drejtës. Ai gjithashtu foli për çështjen ligjore që lidhet me vonesën e vendimeve nga Gjykata e Lartë dhe e konsideroi këtë një pengesë për të avancuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Strasburg.

“Ishte normale ta përfitonte lirimin me kusht. IEVP Fier kishte qëndrim pozitiv, shërbimi i provës kishte qëndrim pozitiv kshuqë edhe prokurori do ta kishte, nëse jo, duhej të kishte një argument sepse do dukej si një hakmarrje e apstër politike.

Në çdo rast të lirimit me kusht, trajtohet sipas asaj çka përfaqëson individi  dhe Salianji nuk kishte asnjë nga ato kushtet që duhej ta penalizonte që mos ti pranohej kërkesa, këtë sot e konsideroj fiotre procedurale dhe jo e së drejtës.

Sa i përket faktit që do ti drejtohet Strasburgut, hapi i radhës është Gjykata Kushtetuese sepse pa u konsumuar dhe ky hap nuk shkon dot në Strasburg. Problemi është se kemi 4 muaj që nuk marrim një vendim të arsyetuar nga Gjykata e Lartë dhe kjo na ndalon që të shkojmë dhe në Gjykatën Kusshtetuese. Këto janë peripeci të kësaj çështje, vendimmarrje të tilla të janë pa arsyetuara.

Braho theksoi se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë këtij procesi, duke përfshirë mungesën e një gjykate të paanshme dhe mosrespektimin e disa normave ligjore.

Ne kemi disa shkelje kushtetuese në këtë proces, duke filluar nga gjykata që nuk jemi në kushtet e gjykatës së paanshme, gjykatës së krijuar me ligj, nuk janë respektuar çështje të tjera ligjore, pra ka një sërë shkeljesh kushtetuese në çështjen e Salianjit”, tha Braho.

The post “Drejt Strasburgut”? Avokati Braho zbulon rrugën ligjore që do ndjekë Salianji appeared first on Euronews Albania.

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

By: Ardit
6 July 2025 at 11:49

Një raport sekret i botuar dy ditë më parë nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ku tregohej situata e rëndë e menaxhimit të sigurisë në burgun e Drenovës në Korçë, ka çuar 1 ditë më pas në shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Burgut, Fatjon Fasho dhe pezullimin e shefit të policisë së Burgut, […]

The post Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor? appeared first on BoldNews.al.

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

19 June 2025 at 10:49

Policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për sulm ndaj një punonjësi të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier, ngjarje e ndodhur më 11 mars 2025.

I ndaluari është shtetasi M. P., 32 vjeç, banues në Patos, i cili më parë është dënuar për veprat penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Ai akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë ka goditur me grushte një punonjës të IEVP-së, për shkak të detyrës së këtij të fundit.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tre bashkëpunëtorëve të dyshuar në këtë ngjarje: shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje appeared first on Euronews Albania.

Dhunuan gardianin e burgut Fier/ Vihet në pranga 32-vjeçari, në kërkim tre të tjerë

By: user 11
19 June 2025 at 10:58

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Ai në bashkëpunim me tre persona të tjerë, dhunoi dhe goditi me grushte gardianin e burgut të Fierit.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i caktoi të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës. I ndaluari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Patos.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Dhunuan gardianin e burgut Fier/ Vihet në pranga 32-vjeçari, në kërkim tre të tjerë appeared first on Lapsi.al.

ITALI – Ish-drejtori i Festivalit të Salzburgut, Alexander Pereira dënohet për përvetësim parash

ROMË, 29 maj /ATSH-ANSA/- Një gjykatë italiane ka dënuar ish-drejtorin e Festivalit të Salzburgut, Alexander Pereira, për përvetësim parash.

“Austriaku, 77-vjeçar u shpall fajtor për përdorimin e Teatrit të Operas së Salzburgut për të paguar shpenzime private – gjatë kohës që ishte drejtor i festivalit”, thuhet në raport.

Pereira mori një dënim me kusht prej 22 muajsh. Vendimi nuk është ende përfundimtar.

Ish-drejtori u lirua gjithashtu nga akuzat në një rast më serioz, në të cilin ai akuzohej për keqpërdorim të rreth 35 milionë eurove (39,8 milionë dollarë) – nga një fond shtetëror kulturor – i destinuar për të forcuar kapitalin e fondacionit – për shlyerjen e pagave dhe taksave. Gjykata vendosi se kjo akuzë nuk mund të provohej.

Sipas vendimit, Pereira i faturoi fondacionit të operës shpenzime që nuk mbuloheshin nga kontrata e tij, duke përfshirë zhvendosjen e tij nga Milano në Firence dhe një udhëtim me tren.

Ai duhet t’i kthejë fondacionit më pak se 26,000 euro dhe të paguajë një dëmshpërblim prej 1,500 eurosh.

Pereira ishte drejtor i Festivalit të Salzburgut midis viteve 2012 dhe 2014, përpara se të transferohej në shtëpinë e operës “La Scala”, në Milano.

Në vitin 2019, ai mori përsipër menaxhimin e shtëpisë tradicionale të operës “Maggio Musicale Fiorentino” në qytetin toskan të Firences, ku punoi deri në vitin 2023 – dhe u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të akuzave. //a.i/

The post ITALI – Ish-drejtori i Festivalit të Salzburgut, Alexander Pereira dënohet për përvetësim parash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi në stacionin e Hamburgut me 18 të lënduar, arrestohet një grua

24 May 2025 at 15:49

Të paktën 18 persona mbetën të plagosur të premten në një sulm me thikë në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit të Hamburgut, në Gjermani.

Policia lokale deklaroi të shtunën se 4 nga të lënduarit, që kishin marrë plagë të rënda, janë në gjendje të qëndrueshme. Agjentët arrestuan një grua 39-vjeçare gjermane në vendin e ngjarjes, që u verifikua rreth orës 18:00, me orën lokale.

Autoritetet thanë se ekzistojnë prova konkrete për gjendjen e rëndë mendore të të dyshuarës dhe se nuk ka të dhëna për një sulm të motivuar politikisht. Gruaja e arrestuar ndodhet në gjendje arresti.

Sulmi ndodhi mes platformave 13 dhe 14 të stacionit hekurudhor, që janë të aksesueshme përmes një aksi rrugor, në momentin kur treni kishte ndaluar.

E dyshuara nisi të sulmonte me thikë pasagjerët që po prisnin, por u ndalua nga ndërhyrja e menjëhershme e dy personave civilë dhe më pas nga shërbimet e emergjencës. Të lënduarit janë të moshave nga 19 në 85 vjeç. 7 prej tyre morën plagë të lehta, 7 të tjerë të rënda dhe 4 të tjerët kritike.

Zyrtarët policorë deklaruan të shtunën se, pavarësisht se nuk ka tregues se sulmi ishte i motivuar politikisht, hetimet do të vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi në stacionin e Hamburgut me 18 të lënduar, arrestohet një grua appeared first on Euronews Albania.

Numërimi i votave të burgut të Fierit, Partia Socialiste kryeson

By: user7
13 May 2025 at 11:50

Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave edhe në burgun e Fierit, konretisht, 217 të tilla. Në vend të dytë radhitet Partia Demokratike-ASHM me 92 vota ndërsa në vend të tretë Partia Mundësia me 8 vota. Sipas të dhënave në burgun e Fierit Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet ka marrë 4 vota, PSD 3 dhe Lëvizja Bashkë 1 votë.

Të dhënave në burgun e Fierit:

217 vota PS

92 vota PD

8 vota Mundësia

4 vota Nisma Shqipëria Bëhet

3 vota PSD

1 votë Lëvizja Bashkë.

The post Numërimi i votave të burgut të Fierit, Partia Socialiste kryeson appeared first on Lapsi.al.

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarit

12 May 2025 at 18:25

Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Pojskës për zgjedhjet e 11 majit. Nga 36 gra të burgosura që kanë votuar në 11 Maj, ndër të cila 33 të paraburgosura, Partia Socialiste ka marrë 100% të votave.

Nga numërimi rezulton se 101 të dënuar kanë votuar Partinë Socialiste, më pas 66 të dënuar kanë votuar Partinë Demokratike, ndërkohë që 7 vota janë shpallur të pavlefshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarit appeared first on Euronews Albania.

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit

12 May 2025 at 15:57

Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Drenovës për zgjedhjet e 11 majit.

Nga numërimi rezulton se 101 të dënuar kanë votuar Partinë Socialistë, 66 Partinë Demokratike ndërkohë që 7 vota janë shpallur të pavlefshme.

 

The post Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit appeared first on Euronews Albania.

Zvicra dënohet nga Gjykata e Strasburgut për dëbimin e padrejtë të një kosovari: U shkel e drejta për jetën familjare

2 May 2025 at 23:32

Një delinkuent që vuante nga një defekt në zemër është dëbuar në Kosovë: Strasburgu fajëson Zvicrën dhe i jep atij 19,000 euro si dëmshpërblim.

Ai i kishte rrahur aq keq dy persona sa që ata qenë detyruar të shtroheshin në spital. Për këtë arsye kosovari tani 35 vjeçar kishte përfunduar në burg dhe për pasojë kishte humbur lejen e qëndrimit në vitin 2009. Por, ai është deportuar nga Zvicra vetëm dy vjet më parë. Tani Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka dënuar Zvicrën.

Në nëntor të vitit 1989, ishte bërë ribashkimi familjar. Nëna dhe djali i saj atëbotë pesëmuajsh qenë shpërngulur nga Kosova tek i ati / bashkëshorti/në kantonin e Ticinos. Më vonë, si i rritur, djali kishte devijuar nga rruga e drejtë. Ai u dënua për një vepër penale dhe humbi lejen e qëndrimit. Pas shumë apelesh, ai u dëbua në vendin e tij të lindjes në korrik 2023, 14 vjet pas dënimit.

Si reagim, ai është ankuar kundër kësaj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Strassburg.

Tani, pikat më të rëndësishme lidhur me rastin, sipas radhës: Më 19 tetor 2008, ai kishte rrahur dy persona aq keq saqë u desh të shtroheshin në spital. Ata pësuan dëmtime traumatike në tru dhe lëndime të tjera, shkruan Aargauier Zeitung. Në një rast tjetër, ai ka kërcënuar me vdekje një të mitur dhe e kishte detyruar atë të ndërpriste marrëdhënien e tij romantike me të dashurën e tij.

Më 25 qershor 2009, kosovari u dënua me 26 muaj burg për, ndër të tjera, për sulme të shumëfishta, shtrëngim të përsëritur, dëmtime të thjeshta trupore dhe bashkëpunim në vjedhje.

Ai duhej të vuante një vit burg efektiv. Pas kësaj, Zyra e Migracionit në Ticino ia kishte revokouar lejen e qëndrimit në shtator të vitit 2009. Masat ndëshkuese fillimisht nuk kishiun dhënë efektin e pritur. Kështu, më 26 qershor 2010, ai kishte ngarë veturën 104 km/orë nëpër një zonë ku lejohej shpejtësia  50 km/orë .

Si i ka rezistuar ai dëbimit?

Ai vuante nga një defekt i zemrës, që nga lindja. Në vitin 2009, atij i ishte implantuar një valvul zemre dhe duhej të bënte kontroll çdo gjashtë muaj. Kosovari kishte argumentuar se në vendin e tij të origjinës nuk ishte i garantuar kujdesi mjekësor përkatës. Asnjë klinikë e vetme atje nuk është në gjendje të kryejë ndërhyrje kirurgjikale emergjente, si për shembull në rastin e inflamacionit të valvulave të zemrës. Kështu, jeta e tij do të ishte në rrezik.

Për vite me radhë, dosja e tij debatohej dhe gjendja e tij të verifikohej vazhdimisht, midis Zyrës së Migracionit, qeverisë së Ticinos, Gjykatës Administrative të Ticinos dhe Gjykatës Supreme Federale. Pas 14 vitesh, Gjykata Supreme Federale më në fund arriti në përfundimin se autoritetet e migracionit të Ticinos kishin të drejtë që ia revokuan lejen e qëndrimit kosovarit.

Si e argumentuan autoritetet e Ticinos vendimin për dëbim?

Ata morën qëndrimin se ai mund të siguronte ilaçet e nevojshme në Kosovë dhe se kujdesi mjekësor  atje, sipas tyre, ishte i garantuar. Përveç kësaj, ai po vizitonte rregullisht vendin e tij të lidnjes gjatë pushimeve, pavarësisht problemeve të tij të dyshuara shëndetësore. Ai gjithashtu ka një rrjet miqësor atje dhe flet gjuhën e vendit, transmeton albinfo.ch. Në Zvicër, ai nuk është i integruar mirë shoqërisht dhe është i varur ekonomikisht nga prindërit e tij.

Gjykata Federale më në fund kishte dhënë dritën jeshile për dëbimin e tij sepse, sipas saj, shëndeti i kosovarit nuk ishte në rrezik akut. Arsyeja: Probabiliteti që dikush me një histori si e tij të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale urgjente është midis 0.7 dhe 1 për qind.

Sipas Gjykatës Federale, burri është mirë fizikisht. Ndonëse duhet shumë kohë që pulsi i tij të rikuperohet pas një sforcimi fizik megjithatë, ai mund ta përballojë jetën e përditshme pa asnjë problem. Gjykata Federale kishte kritikuar programin e tij të ushtrimeve: Ai i kushtonte shumë rëndësi stërvitjes së forcës në vend të stërvitjes së qëndrueshmërisë, siç rekomandohej.

Çfarë ka vendosur konkretisht Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut?

Se Zvicra i ka revokuar padrejtësisht lejen e qëndrimit kosovarit. Gjyqtarët në Strasburg gjetën shkelje të së drejtës për respektimin e jetës familjare dhe asaj  private. Personi në fjalë e ka kaluar gjithë jetën e tij në Zvicër; rrënjët e tij familjare dhe shoqërore janë këtu. Nuk ka prova për një rrjet social në Kosovë. Pas dënimeve të tij si i rritur, sjellja e tij ishte e patëmetë. Mungesa e integrimit të tij në botën e punës është për shkak të statusit të tij të emigracionit.

Gjykata e la të hapur çështjen nëse infrastruktura mjekësore në Kosovë ishte e mjaftueshme – sepse shkelja e nenit të familjes kishte përcaktuar tashmë se ai nuk duhej të ishte dëbuar. Kështu, Strasburgu i dha kosovarit 19,000 euro si dëmshpërblim dhe kompensim për shpenzimet gjyqësore.

Çfarë ndodh më pas?

Autoritetet zvicerane duhet ta rishqyrtojnë çështjen. Duke pasur parasysh vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, rezultati është i qartë: Kosovari mund të kthehet në Zvicër dhe do t’i jepet përsëri leje qëndrimi e ligjshme.

The post Zvicra dënohet nga Gjykata e Strasburgut për dëbimin e padrejtë të një kosovari: U shkel e drejta për jetën familjare appeared first on Telegrafi.

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Peqinit

By: Ardit
24 April 2025 at 11:42

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Vendimi është bërë publik ditën e sotme, ndërsa nuk dihen ende arsyet e largimit të Florenc Dokës nga ky detyra. U raportuara se Florenc Doka ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar […]

The post Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Peqinit appeared first on BoldNews.al.

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka

By: user7
24 April 2025 at 11:57

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Floren Doka ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Arsyet e vendimit të marrë nga Doka, ende nuk dihen. Ndërkohë mësohet se ai ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë.

Doka e mori detyrën në dhjetor të vitit 2023. Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj. Florenc Doka ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve edhe para emërimit të tij si drejtor.

The post Jep dorëheqjen drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka appeared first on Lapsi.al.

Përgjimet e burgut/ Del një tjetër personazh në biseda: Erjoni s’mbrohet sikur je në kafe, Veliaj pyet Ajolën ç’po ndodh mes tij dhe KM? Xoxa: Ka tension, por…

By: V K
7 April 2025 at 14:48

Përgjimet në burgun e Durrësit, kanë zbuluar dhe një tjetër personazh, i cili është përmendur mjaft kohët e fundit për mbrojtjen publike që i bëri Erion Veliajt nga një studio televizive.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Etjen Xhafajn, për të cili Veliaj pyet bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, për situatën e krijuar mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama nga deklaratat e bëra mbrëmjen e 1 marsit.

Një ditë më pas, më 2 mars, “në orën 19:52 Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe e pyet se çfarë ka ndodhur ndërmjet Ramës dhe Etjenit, pasi ka dalë te lajmet dhe ka shkruar një status te chati i deputetëve ku thuhet se “Erjoni nuk mbrohet sikur je në kafe”, dhe i kërkon të investigojë pasi do ta telefonojë sërish, Erioni tregon se duhet ta dijë Arbëri dhe Fuga.

Në orën 20:16, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku kjo e fundit i tregon se Etjeni ka dalë në një emision, diçka e tillë, dhe ka bërë një mbrojtje siç e ka menduar ai, që Erjoni është i pafajshëm, duke mbajtur një qëndrim personal pro tij.

Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni i tregon se Arbëri i ka sugjeruar që të mos shkojë në seancën e të martës djhe i kërkon që të bisedojë me njerëzit pranë saj, pasi Erioni i thotë se i intereson që të vazhdojë debatin me ata të dy, sepse me Banin dhe me Olsin janë bërë hasha.

I kërkon që të bisedojë me Maznikun, ose me Fugën që këta të pyesin Redaktorin dhe t’i japin një fedback nëse duhet ta bëjë betejën, duke qenë se seanca regjistrohet, regjistrim i cili u duhet edhe për gjërat më tej.

Erioni i tregon se “ata” janë përgatitur për një seancë gjyqësore 30 minuta nëse do të jetë vetëm Ermiri si avokat, dhe nëse Erioni (ai) do të jetë në seancë do t’i mbajë 3 orë me një fjalim pa fund për të gjitha gjërat.

I kërkon Ajolës që t’i printojë statuset që ka publikuar në rrjetet e tij me qëllim që të flasë për këto gjëra në seancë gjyqësore. I thotë se nëse nuk i ka printuar, e bën Albani në çast.

Vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën dhe duhet të marrë përgjigje për këtë”, thuhet jnë materialet e përgjigmit të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit, materiale këto të publikuara në CNA.al.


ZBARDHJA E FAQES 76

Zbardhja e plotë e përgjimeve të publikuara nga CNA.al – Faqja 76

Në një nga momentet më delikate të qëndrimit të tij në paraburgim, Erion Veliaj përpiqet të analizojë çdo lëvizje – deri edhe nëse duhet të shfaqet apo jo në seancën gjyqësore. Frika për perceptimin publik, koordinimi me “Redaktorin”, përgatitja e një fushate simbolike me përfaqësues të feve dhe figurave mediatike – të gjitha dëshmojnë një strategji të menduar në detaje për të ndikuar opinionin publik në prag të vendimit të Apelit.

Bisedë me Arbër Veliaj:

Erion: “A të duket mirë të shkoj në seancë të martën? Apo do duket si shfaqje”?

Arbër: “Jo, mos shko. Këshillohu edhe me Redaktorin. Mund të interpretohet keq”.

Erion: “Do e mendoj me të tjerët. Nuk dua të dukem që po kërkoj vëmendje”.

 

The post Përgjimet e burgut/ Del një tjetër personazh në biseda: Erjoni s’mbrohet sikur je në kafe, Veliaj pyet Ajolën ç’po ndodh mes tij dhe KM? Xoxa: Ka tension, por… appeared first on Albeu.com.

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

By: Ela
7 April 2025 at 09:01

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vënë sërish në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri, i cili kaloi nëntë muaj e njëzet e dy ditë në paraburgim, dhe u lirua me kusht në 2 shator të vitit 2024. Beleri akuzohej për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje. Fredi Beleri është ankuar në […]

The post Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3? appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet/ Bisedat e burgut, ja kë kërkon Veliaj t’i shkojë në qeli

By: V K
4 April 2025 at 15:39

Ajo që po konstatohet nga përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, është tronditëse. Gjithçka që kemi pasqyruar deri më tani, që do të vijojë deri në publikimin e plotë të përgjimeve ndaj Veliajt, tregon se si media, deputetë, gazetarë, televizione janë në shërbim të Veliajt, për sulmet e ashpra ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve pas arrestimit të tij.

Në materialet e siguruara nga CNA, rezulton se kryebashkiaku kërkonte me ngulm një ushtrim presioni dhe një fushatë mediatike të përditshme, pasi vendimi që pritej të merrej në Apelin e GJKKO-së ishte mjaft i rëndësishëm dhe vendimtar për lirinë e tij, pasi nga ajo seancë varej nëse Veliaj do të dilte nga burgu apo do të vazhdonte të qëndronte në qeli.

Pamë se si Veliaj, kishte urdhëruar që miqtë e tij deputetë të ushtronin presion ndaj institucioneve të drejtësisë, KLP-së dhe ILD-së.

Tani është momenti për të zbuluar një tjetër detaj, se cilët janë emrat surprizë që dalin në përgjime që duket se janë të preferuarit e Veliajt për t’i takuar në burg.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, në faqen 76 në komunikimet e datës 3 mars 2025, Veliaj në një bisedë me Ajola Xoxën, por që më pas ndërhyn vëllai i tij, Arbër Veliaj, i kërkon këtij të fundit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, (që dyshohet të jetë Sara Goxhaj) çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. Veliaj u thotë se ka porosi për të dhënë.

“Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyn Arbri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e të cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej.

I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erioni i thotë nëse po merren me ‘gjërat’ apo e kanë harruar fare.

Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që të merret me median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike).

Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t’i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

 

 

Të lëmë mënjanë emrat e tjerë, si Gogu, Mero apo Sara që qartazi janë përkrahës të Veliajt, por emri surprizë, le ta quajmë kështu, është Ylli Manjani, i cili është shfaqur krah opozitës, por duket se ka ndryshuar kahun 180 gradë.

Manjani prej kohësh ka ndryshuar kahun.

Duket se pasi i ka kërkuar kreut të PD-së, Sali Berisha, një vend të sigurt për listat në zgjedhjet e 11 majit dhe kreu i opozitës e ka refuzuar, Manjani ka ndryshuar 180 gradë qëndrimin e tij.

Kujtojmë se CNA, ka raportuar më herët se Manjani kishte zbutur tonet ndaj kryeministri Edi Rama, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Manjani kishte filluar tashmë e këshillonte kryeministrin Rama dhe janë në një linjë të njëjtë në lidhje me arrestimet dhe SPAK-un për faktin se pse ka masa kaq të forta represive.

CNA gjithashtu, raportoi dhe për një ofertë që Rama i ka bërë Ylli Manjanit, ofertë e cila është shqyrtuar prej tij e më shumë sesa refuzim duket se Manjani nuk plotëson kriteret ligjore.

Oferta që Edi Rama i ka bërë Ylli Manjanit, është ajo e marrjes së drejtimit të ILD-së, por avokati analist, i cili është edhe mbrojtësi ligjor i grupit kriminal të Pëllumb Gjokës, në fakt, nuk ka thënë as po, as jo, sepse problematika thelbësore e saj është mosplotësimi i kritereve nga ana e Manjanit./ CNA

The post Përgjimet/ Bisedat e burgut, ja kë kërkon Veliaj t’i shkojë në qeli appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet e burgut/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, Veliaj i jep këshilla: Mos shko dhe s`ke pse u jep llogari, kur të vijë Aleksi…

By: V K
4 April 2025 at 09:36

Vijon edhe sot publikimi i përgjimeve të tjera për kryebashkiakun Erion Veliaj, të arrestuar për akuza të rënda si korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në audiopërgjimet që “CNA.al” ka siguruar, të cilat janë çuar nga SPAK-u në Apelin e GJKKO-së, duket qartë në një bisedë mes Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, shmangia që bashkëshortja e Veliajt i bën Konsullatës Amerikane në Tiranë.

Sipas materialeve, duket qartë se Ajola është kontaktuar nga Konsullata Amerikane. Nuk dihet arsyeja.

Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për ta hequr atë.

Ajola dihet që ka vizë, nuk dihet arsyeja pse e kanë thirrur.

Se në rast se kërkonte vizë në Konsullatën e SHBA-së nuk kishte arsye për të mos shkuar, por duket e qartë në bisedë se shmanget Konsullata e SHBA-së dhe më pas Erion Veliaj i thotë se me ardhjen e Aleksit do të zgjidhen gjërat.

Aleksi nuk e ka mbiemrin në tekst, por me sa dyshohet nga kuptimi i bisedës mund të jetë Alex Soros, miku i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të cilin ai e shpall shpesh vëlla e mik të tij të ngushtë.

 

 

Pra, nga e gjithë biseda kuptohet qartë shmangia që i bëhet dhe nga Ajola, por dhe më pas, pas telefonatës me Veliajn dhe me qëndrimin e kryebashkiakut që të shmanget Konsullata Amerikane.

Arsyeja pse shmanget një institucion i tillë diplomatik është pak e çuditshme.

Më lart e theksuam se Konsullata të thërret, ose për të të dhënë vizën ose për të të hequr vizën. Në rast se do të kishte një aplikim për vizë kuptohet që ajo do të kishte shkuar me vrap, arsyeja pse nuk ka shkuar nuk dihet.

Pra, ka jo pak dyshime që ndoshta diçka tjetër po ndodhte në Konsullatën e SHBA-së dhe Ajola, ka dashur ta shmangë që të mos ketë asnjë kontakt me Konsullatën e SHBA-së në Tiranë.

Në këtë kuadër është publikuar së fundmi një komunikim të Veliajt me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

 

 

Në datën 18 shkurt të vitit 2025, Ajola Xoxa, vë në dijeni Erion Veliajn se Konsullata Amerikane i ka kërkuar që në datë 19 shkurt të 2025-ës, të paraqitet tek Ambasada Amerikane në Tiranë.

“18.02.2025

Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohet nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Në një tjetër përgjim, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Ndër të tjera, Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

Në një tjetër përgjim, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t’u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Ndër të tjera, Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

“19.02.2025

Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s’ke nevojë që t’u japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.al

The post Zbardhen përgjimet e burgut/ Ajola Xoxën e thërrasin amerikanët, Veliaj i jep këshilla: Mos shko dhe s`ke pse u jep llogari, kur të vijë Aleksi… appeared first on Albeu.com.

Qëlloi veten me armën e shërbimit, polici i burgut të Burrelit transportohet me urgjencë drejt Traumës (EMRI)

By: V K
26 February 2025 at 09:12

Gazetari Enver Doçi, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Burrel.

Efektivi i burgjeve Sinan Kazhani, njihet si person jo problematik në qytet dhe ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar drejt aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës.

Ai e ka qëlluar vetën me armën e shërbimit me një plumb në kokë, ndërsa është kërkuar helikopteri për transportimin e tij drejt Traumës.

Helikopteri nuk ka mundur të vijë për shkak të mjegullës, dhe efektivi tashmë po transportohet me automjetin e urgjencës.

Mësohet se në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre.

Gjendja e tij është shumë kritike për jetën.

The post Qëlloi veten me armën e shërbimit, polici i burgut të Burrelit transportohet me urgjencë drejt Traumës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Strasburgu vendos për rigjykimin e çështjes kundër Arben Frrokut

7 February 2025 at 09:58

Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut ka vendosur se çështja kundër Arben Frrokut, të dënuar për vrasjen e Komisarit të Policisë së Shtetit, Dritan Lamaj, duhet të rigjykohet.

Sipas “Strasburgut”, procesi ka pasur shkelje dhe do të duhet të rigjykohet nga drejtësia shqiptare.

Përmes avokatit të tij, Tonin Prendi, Arben Frroku kishte bërë ankim në Strasburg për disa shkelje. Më 4 shkurt, Gjykata ka publikuar vendimin, duke pranuar disa nga kërkesat e ankimuesit.

Frroku u dënua përjetë nga ish-Apeli i Krimeve, në një kohë që ishte arratisur nga vendi. Ai u arrestua më vonë në Holandë, vend që refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri dhe njohu dënimin e tij, duke e konvertuar në 18 vite burg.

Vrasja e komisarit ndodhi më 24 shkurt 2013. Më 29 qershor 2015, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Më herët, në prill të po atij viti, pesë gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda e shpallën të pafajshëm Frrokun, duke e konsideruar të manipuluar dëshminë e të mbrojturit të drejtësisë.

Në qershor 2015, vetëm dy ditë para vendimit të Apelit, Frroku u arratis nëpërmjet Malit të Zi. Fillimisht u ndalua nga policia malazeze në kufirin me Kroacinë për arsye verifikimi, por më pas u la i lirë.

Më 6 mars 2016, ai u arrestua në Holandë, ku qëndronte i fshehur me një pasaportë greke të falsifikuar, me identitetin e Renato Tsepa. Fillimisht u ndalua për falsifikim dokumentesh, por pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e kryekomisarit Lamaj.

Frroku kundërshtoi ekstradimin në Shqipëri, duke argumentuar se ndaj tij ishte zhvilluar një proces i padrejtë dhe se jeta e tij ishte në rrezik.

The post Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Strasburgu vendos për rigjykimin e çështjes kundër Arben Frrokut appeared first on Telegrafi.

Ish i burgosur, Nasim Haradinaj ankohet për Gjykatën Speciale në Strasburg, ja arsyeja

29 December 2024 at 10:00

Nasim Haradinaj, ish i burgosur nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, ka thënë se është ankuar në Strasburg, pasi që mendon se i janë shkelur të drejtat njerëzore në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Haradinaj tha se është ankuar në Strasburg pasi është dënuar pa argumentim dhe që Gjykata Speciale s’i ka pranuar provat materiale.

“E drejta njerëzore, prandaj avokati im është ankuar edhe në Strasburg, pasi e kam shfrytëzuar të drejtën që jam edhe shtetas suedez. Lënda ime ka shkuar në Strasburg, sepse kam të drejt dhe e falënderoj Toby Cadman që ma ka bërë këtë falas, pasi sa për financa që i kanë ndalur këta, unë s’do të mund as të mbrohesha”, ka thënë Haradinaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai më tej ka thënë se në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg janë ankuar edhe për faktin se askush nga Specialja nuk është dënuar për rrjedhjen e dosjeve që patën shkuar në zyrat e OVL-së së UÇK-së.

The post Ish i burgosur, Nasim Haradinaj ankohet për Gjykatën Speciale në Strasburg, ja arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌