Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët

By: fra nc
24 May 2025 at 15:17

Në komunikimet e aplikacionit SKY ECC për operacionin “Ura” është përmendur edhe emri i ish-drejtorit të policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili lidhjet për trafikun e drogës i kishte deri në Ekuador është pyetur nga Ekil Ndërjaku për vëllanë e një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.

Ish-efektivi duke shfrytëzuar pozicionin e punës që kishte kontrollon të dhënat në sistem, por shkon dhe deri aty sa kërkon informacion edhe nga ish-drejtuesi i policisë, Gledis Nano për këtë rast, por emri nuk rezultonte në sistem.

Gjithashtu lidhur me transportin e drogës, Morina i dërgon mesazh Nderjakut, ku e vë në dijeni se kishte gjetur një kontakt në Gjermani për ngarkesën e lëndës narkotike.

Në disa raste mes tyre shkëmbenin edhe foto të drogës.

Po ashtu Altin Morina komunikon me Ekil Ndërjakun, për të paktën 3 ngarkesa që kishte gati për transport droge dhe i thotë për sasinë e kokainës që ka në dispozicion për tregtim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët appeared first on Euronews Albania.

Ish-efektivi RENEA Altin Morina pjesë e grupit kriminal, ortak me Ekil Ndërnjakun, lidhjet e tij arrinin deri në Ekuador për t’i shërbyer krimit

By: V K
24 May 2025 at 08:53

Ish-efektivi i forcave RENEA, pjesën e vet në trafikun ndërkombëtar të drogës e kishte të lidhur me një emër shumë të njohur të krimit, Ekil Ndërnjakun. Të dy, thotë SPAK në dosjen e operacionit ‘Ura’, është e qartë që janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, që merreshin kryesisht me transportin e hashashit drejt Italisë.

Lëndën narkotike e gjenin nga vende të ndryshme të Evropës, deri në Spanjë dhe Gjermani.

Ekil Ndërnjaku: Ka kamiona nga Spanja? Ne Transporti na duhet rregullisht…të na thotë ai sa merr për kile, në fusim minimumi 150 kile bar e çokollat

Altin Morina: Ok, që ta dij dhe unë se ku e ka transportin për përgjithmonë. Faqe 96

Në SkyEcc në shtator 2020, Altin Morina del në një episod tjetër se e kishte gjetur një kontakt në Gjermani.

Altin Morina: Fola pak me një shok në Gjermani, ka bërë një dalje

Ekil Ndërnjaku: S’e di nigjojm një herë ccmimet, që të folim me robt

Deri në Ekuador arrinin lidhjet e ish efektivit Altin Morina për të bërë trafik droge.

Altin Morina: Më shkrujti një shok që e kam në Ekuador

Ekil Ndërnjaku: Shok flasim nga afër Faqe 97

Në celular Morina dhe Ndërnjaku, shkëmbenin edhe foto të kokainës apo marijuanës.

Aksesin që Morina kishte në policinë e shtetit, ortaku i tij në trafik e kërkonte edhe për shërbime të rëndësishme. Në një rast Ndërnjaku e pyet për një person me emrin L. Dosku, vëllai i një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.

Për këtë thotë SPAK Morina jo vetëm që u konsultua me të dhënat e sistemeve të uniformave blu, por madje i kërkoi informacione edhe ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë, por emri nuk dilte në sistem. (foto faqe 99)

Një tjetër episod edhe më flagrant është kur një person i paidentifikuar më 24 shtator 2024 i kërkon Ekil Ndërnjakut që të ndërhynte në një raport mjekoligjor për t’i prishur gjilpërën një pistolete të sekuestruar.

Arma ishte e një personi shumë të njohur të krimit, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, i cili ishte arrestuar i armatosur në Durrës. Vetë Ndërnjaku nderin ia beson efektivit të atëhershëm Altin Morina.

Ekil Ndërnjaku: Shok, me tpyt, a kemi nj nje me rregulla atje në Tiranë . Kanë kap një shok me arm, dhe t’ia rregullojmë gjilponën.

Altin Morina: Kur e kanë kap…po po e marr vesh kush është

Ekil Ndërnjaku: Mond Çekiçi (Faqe 100)

Vetë Altin Morina, që si polici ishte betuar të forconte zbatimin e ligjit, përfshirjen në kultivim dhe trafik droge nuk e ka për herë të parë.

Një muaj më parë ai u prangos pasi në akudër të operacionin ‘revanshi’, akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivim kanabisi në Nikël dhe Tapizë të Krujës.  Në mars 2023, ai u kap në makinë me 113 mijë euro, por u liruar një muaj më vonë./Shqiptarja.com

The post Ish-efektivi RENEA Altin Morina pjesë e grupit kriminal, ortak me Ekil Ndërnjakun, lidhjet e tij arrinin deri në Ekuador për t’i shërbyer krimit appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove

By: V K
23 May 2025 at 13:08

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me operacionin “Ura”. Në dosje evidentohet përfshirja e Altin Morinës që mbante një post të rëndësishëm në radhet e Policisë së Shtetit, ku i kërkohet të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore, për të dëmtuar një armë zjarri që iu gjet në vitin 2020 Edmond Çekiçit në Durrës.

Në dosjën hetimore të operacionit Ura, pasqyrohet një episod ku Ekil Nderjaku i kërkon një favor një përsoni me emri Altin në Sky ECC, për të ndërhyre në laboratorin e policisë shkencore në Policinë e Shtetit, informon “Ora News”.

Sipas dosjes, në daten 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin i PINIT DFEFF, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa te njohur që i përkisnin Policisë, për të ndërhyrë apo falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, ekspertim që do të kryhej në laboratorin balistik në Tirane “….. laborator në Tr…”; ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante ” Altin-it” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt:

DFEF3F— o shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..

SPNNS9 –Kur e kan nalu sot…

DFEF3F — po vlla sot….

SPNNS9 -Ja i shkr sa tpergj…

Pas kësaj biseda zhvillohet edhe një tjeter duke i kerkuar nese mund te fliste me ndonje pjestar te Forcave te Policise per te shpetuar shokun e tij “Mond Cekici”, i cili ishte ndaluar ne Durres me arme:

Kodi -0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me

arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…

Kodi2: kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…

Kodi–Mond Cekici..

Kodi2: ne tiran e kan kap apo durres …

Kodi -Ktu ne dr…

kodi2-ok.

The post Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove appeared first on Albeu.com.

Altin Morina i RENEA-s, pjesë edhe e grupit kriminal italo-shqiptar

By: user 5
21 May 2025 at 17:12

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane kanë finalizuar një operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, hetime të nisura që prej vitit 2021.

Konkretisht janë lëshuar 51 masa “arrest me burg” dhe 1 urdhër ndalimi, nga këto 29 masa sigurie janë lëshuar nga shteti shqiptar dhe 22 të tjera në Itali. Të përfshirë në këtë organizatë kriminale janë personazhe të njohur të botës së krimit, biznesmenë si dhe eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit.

Masa “arrest me burg” është lëshuar për ish-efektivimin e forcave Renea, Altin Morina tashmë i arrestuar në kuadër të një tjetër operacioni. Sipas asaj që deklaroi dhe prokurori i çështjes ditën e sotme në konferencë për shtyp, në dosjen hetimore ka të dhëna se efektivi i policisë ka bashkëpunuar me personazhe të kësaj organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

“Kemi pasur disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve shtetërorë që në vijim do të kemi një hetim më të thelluar. Kemi pas dy punonjës të Policisë së Shtetit, njëri prej tyre në një pozicion të rëndësishëm. Në një rast kemi pasur bashkëpunim me pjesëtarë të organizatave kriminale, në një tjetër rast kemi pasur një rast korrupsioni në policisë e Portit të Durrësit”, tha prokurori Vladimir Mara.

Altin Morina është arrestuar fillimisht më 14 mars të vitit 2023 teksa u kap në flagrancë në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet teksa me vete në automjet kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

Lidhur me këtë oepracion, Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Morina u arrestua për herë të dytë më 3 prill të këtij viti teksa ishte shpallur në kërkim që prej datës 17 maj 2024, i akuzuar si bashkëpunëtor me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

The post Altin Morina i RENEA-s, pjesë edhe e grupit kriminal italo-shqiptar appeared first on Lapsi.al.

U arrestua pak kohë më parë, kush është ish-efektivi i policisë që i doli emri edhe te mega-operacioni “Ura” (EMRI+FOTO)

By: V K
21 May 2025 at 14:33

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Altin Morina, rezulton i përfshirë në mega-operacionin e fundit të koduar “Ura”.

Emri i tij del sërish në hetime, këtë herë si bashkëpunëtor i grupeve kriminale, sipas dosjes së fundit të zbuluar nga autoritetet.

Morina u arrestua më 4 prill 2025, pasi ishte në kërkim nga SPAK për një çështje tjetër penale.

Megjithatë, hetimet e reja e lidhin atë edhe me aktivitet kriminal në një tjetër rast të ndarë nga ai i mëparshmi.

Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga strukturat e posaçme antikorrupsion dhe forcat e rendit, ka vënë në shënjestër një rrjet të gjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, ku përfshirja e efektivëve të policisë e bën edhe më të rëndë situatën.

The post U arrestua pak kohë më parë, kush është ish-efektivi i policisë që i doli emri edhe te mega-operacioni “Ura” (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

By: Ela
21 May 2025 at 14:32

Altin Morina është një nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjestruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët mes dy vendeve kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Altin Morina është një nga ish punonjësit e policisë që del i përfshirë te operacioni “Ura”. Gjithashtu rezulton se emri i tij […]

The post Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO lë në burg ish-efektivin e RENEA, Altin Morina/ Nën akuzë për kultivim kanabisi me…

7 May 2025 at 14:55

Prokurori Shehu tha se Altin Morina dhe Durim Bami kanë bashkpunuar edhe më nje përson të quajtur prej tyre si “Drejtori” që ende vijon të jetë i paidentifikuar. Këto akuza kanë hasur kundërshti nga mbrojtja e Morinës duke pretenduar se ish-efektivi i RENEA-s nuk ka lidhje me grupin krimin.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke lënë në burg Altin Morinën i dyshuar për pjesëmarrje në kultivim droge në kuadër të grupit kriminal. Prokurori Alfred Shehu relatoi para gjykatës 26 faqe përgjimë që sipas SPAK janë marrë nga aplikacioni Sky. Altin Morina prej kohësh ishte në kërkim nga SPAK pasi nga momenti i lëshimit të urdhërave të ndalimit ai nuk u gjet në banesë.

Kanë qenë oficerët e komisariatit nr 2 që e pikasën ish-efektivin duke i vendosur prangat më 4 prill të këtij viti. Për këtë dosje SPAK ka përfunduar hetimet e ndërsa dosja është në gjykatë për anëtarët e 7 grupeve kriminale. Këto personave vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. Në total u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera.

The post Apeli i GJKKO lë në burg ish-efektivin e RENEA, Altin Morina/ Nën akuzë për kultivim kanabisi me… appeared first on Sot News | Lajme.

Lihet në burg Altin Morina/ SPAK dorëzon përgjimet: Bashkëpunimi me Durim Bamin dhe “Drejtorin”

By: Ela
7 May 2025 at 15:11

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Morinën, ish-efektivin e RENEA-s, i cili akuzohet për pjesëmarrje në kultivimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi konfirmon atë të shkallës së parë. Prokurori i çështjes, Alfred Shehu, paraqiti para gjykatës një […]

The post Lihet në burg Altin Morina/ SPAK dorëzon përgjimet: Bashkëpunimi me Durim Bamin dhe “Drejtorin” appeared first on BoldNews.al.

Lihet në burg Altin Morina, SPAK dorëzon përgjimet: Lidhjet me Bamin dhe “Drejtorin”

By: fra nc
7 May 2025 at 14:54

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Morinën, ish-efektivin e RENEA-s, i cili akuzohet për pjesëmarrje në kultivimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi konfirmon atë të shkallës së parë.

Prokurori i çështjes, Alfred Shehu, paraqiti para gjykatës një dosje me 26 faqe përgjime, të siguruara përmes aplikacionit të komunikimit të koduar “Sky ECC”, të cilat, sipas Prokurorisë së Posaçme, implikojnë Morinën në veprimtarinë kriminale.

Sipas SPAK, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin dhe një person tjetër të referuar si “Drejtori”, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit. Megjithatë, mbrojtja e Morinës ka kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se ai nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal të përmendur në dosje.

Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK pas lëshimit të urdhrit të ndalimit, por nuk u gjet në banesë. Ai u arrestua më 4 prill 2025 nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për këtë çështje, e cila është pjesë e një dosjeje më të gjerë që përfshin veprimtarinë e shtatë grupeve kriminale që operonin në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Lezhën, Durrësin, Krujën, Tiranën, Vlorën dhe Burrelin. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 50 urdhër-arreste, nga të cilat afro gjysma janë ekzekutuar brenda dhe jashtë vendit, ndërsa disa persona ndodhen në burg për akuza të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lihet në burg Altin Morina, SPAK dorëzon përgjimet: Lidhjet me Bamin dhe “Drejtorin” appeared first on Euronews Albania.

Klodiana Lala: Pse u fshi kupola e Komisariatit 2 pas arrestimit të Altin Morinës

By: user 6
10 April 2025 at 21:31

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është “shkrirë” kupola drejtuese. Lala tha se nuk ka patur transparencë dhe dyshohet se kjo lidhet me arrestimin e Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA.

“Policia duhet të bënte transparencë për skandalin në Komisariatin nr. 2, kupola u fshi me një të rënë të lapsit. Largimet dhe tentativat për dorëheqje, transferimi i shefit të krimeve atje, kanë ndodhur pas arrestimit të Altin Morinës, ish efektiv i RENEA, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.

Gjatë këtij aksioni ka patur goditje të një ambjenti me lojëra fati. Kam dyshime se gjithçka po ndodh në Komisariatin nr. 2, lidhet me arrestimin e Altin Morinës. Shefi i krimeve është transferuar dhe shefi i komisariatit është dorëhequr. Deri tani zoti Proda nuk ka bërë transparencë. Mendoj se të gjithë efektivët janë nën një presion të jashtëzakonshëm. Policia nuk mund të funksionojë si bandë kriminale.

Ka qëndruar AMP deri në 2 të mëngjesit duke kontrolluar dosje. Duhet hetim i thelluar por nuk mund të vijë njoftim çarçaf, disa reagime në rrjete sociale dhe portale që shpifin. Proda të japë llogari pse shefi i krimeve është transferuar 24 orë pas arrestimit të Morinës.

Ka tension të jashtëzakonshëm, më kanë sprehur shqetësim për presion dhe shantazh nga drejtuesit e policisë. Ftoj të bëjnë transparencë, por edhe për aktivitetin e lojrave të fatit, që kryhen në mënyrë të kamufluar. Policia nuk raporton rastet”, – tha Lala. /TPZ

The post Klodiana Lala: Pse u fshi kupola e Komisariatit 2 pas arrestimit të Altin Morinës appeared first on Lapsi.al.

Bashkëpunoi me Bamin, ish-efektivi mbetet në burg

By: redi
5 April 2025 at 14:00

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin e RENEA-s, Altin Morina i vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”. Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte një pistoletë pa leje. Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Source

Burg për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina/ Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën për krahun e djathtë të Durim Bamit

5 April 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-efektivin e forcave RENEA Altin Morina që ishtë shpallur në kërkim në sajë të operacionit të koduar Revanshi. Morina u arrestua në zonën e ish-bllokut në Tiranë ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një pistoletë pa leje.

Në momëntin e ndalimit Morina udhëtonte si pasagjaer në një automjet, ndërsa në pranga u vu edhe shoferi për akuzën e përkrahjes së autoirt të krimit.

Ndaj Morinës gjykata kishte caktuar në mungesë prej majit të kaluar masën e arrestit në burg pasi akuzohej nga spak si i përfshirë në grup të strukturur kriminal për kultivimin e kanabaisit.

Emri i Morinës u zbulua nga zbërthimi i apkilacionit sky ku ish-efektivi bashkëpunonte me Durim Bamin për kultivimin e kanabaisi në zonën e Niklës. Po kështu Morina dyshohet se informonte edhe grupin e Furim Bamit në lidhje me operacuionit që kryente policia në zonë për goditjen e grupeve kriminale dhe kultivimin e kanabisit.

Të dielën Altin Morina do të njihet me një masë tjetër sigurie këtë radhë në gjykatën penale për veprën penale të armë mbajtjes pa leje. Morina është arrestuar edhe në vitin 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjet një shumë prej 113 mijë euro.

Ai deklaroi se shumën e parave ia kishte marrë hua një mikut të tij biznesmen dhe për këtë u lirua.

I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e forcave RENEA

By: Besnik
5 April 2025 at 13:22

GJKKO ka dhënë masën e arrestit me burg për Altin Morinën, ish-efektivin e forcave RENEA, i arrestuar për grup të strukturuar kriminal në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Kujtojmë që Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s, u arrestua të premten për herë të dytë nga Policia e Shtetit.

Sipas burimeve nga SPAK, dyshohet se Morina mbante me vete një armë zjarri të llojit pistoletë.

Morina ishte shpallur në kërkim që nga 17 maji i vitit 2024, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas hetimeve, ai ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës gjatë viteve 2019-2020.

Altin Morina

LEXONI GJITHASHTU:

The post I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e forcave RENEA appeared first on Euronews Albania.

I akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ GJKKO lë pas hekurave ish-efektivin Morina

5 April 2025 at 13:17

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish- efektivin e RENEA-s, Altin Morina. Morina, i cili u arrestua ditën e djeshme, u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK. Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

The post I akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ GJKKO lë pas hekurave ish-efektivin Morina appeared first on Sot News | Lajme.

Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina

5 April 2025 at 13:22

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 45-vjeçarin Altin Morina, ish-efektivi i forcave speciale RENEA. Altin Morina u arrestua mbrëmjen e të enjtes në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit […]

The post Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina appeared first on BoldNews.al.

I arrestuar me urdhër të SPAK-ut, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e forcave RENEA

5 April 2025 at 13:39

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin ka dhënë masën e arrestit me burg për Altin Morinën, ish-efektivin e forcave RENEA, i arrestuar për grup të strukturuar kriminal në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Kujtojmë që Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s, u arrestua të premten për herë të dytë nga Policia e Shtetit.

Sipas burimeve nga SPAK, dyshohet se Morina mbante me vete një armë zjarri të llojit pistoletë.

Morina ishte shpallur në kërkim që nga 17 maji i vitit 2024, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas hetimeve, ai ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës gjatë viteve 2019-2020. /euronews.al/

The post I arrestuar me urdhër të SPAK-ut, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e forcave RENEA appeared first on Telegrafi.

Bashkëpunoi me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish- policin Altin Morina

By: user 5
5 April 2025 at 13:38

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin Altin Morina.

Gjatë seancës Morina nuk ka dhënë shpjegime para gjyqtares së posaçme Flojera Davidhi.
Ndërkohë që të dielën pritet të zhvillohet seanca në gjykatën penale sa i takon akuzës për armëmbajtje pa leje nga ana e Morinës.

Morina u arrestua një ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

The post Bashkëpunoi me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish- policin Altin Morina appeared first on Lapsi.al.

Arrestimi i Altin Morinës/ Policia: Mbante pistoletë me vete, në pranga dhe shoferi që e shoqëronte

4 April 2025 at 09:54

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatëm për mediat në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas bluve të kryeqytetit, Morina akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, në momentin që […]

The post Arrestimi i Altin Morinës/ Policia: Mbante pistoletë me vete, në pranga dhe shoferi që e shoqëronte appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina/ Lidhja me Vis Martinajn dhe Durim Bamin

By: Ela
4 April 2025 at 08:19

Autoritetet policore kanë arrestuar ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina. Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga efektivët e komisariatit nr.2. Altin Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Revanshi”, pas […]

The post Arrestohet ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina/ Lidhja me Vis Martinajn dhe Durim Bamin appeared first on BoldNews.al.

Rreth një vit në arrati/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, ishte bashkëpunëtor me Durim Bamin (EMRI+FOTO)

By: V K
4 April 2025 at 08:33

Një ish-efektiv i forcave speciale RENEA është arrestuar pas një viti arrati. Sipas raportimeve, bëhet me dije se ai është Altin Morina dhe është arrestuar mbrëmjen e 3 prillit në Tiranë.

Altin Morina, u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

 

The post Rreth një vit në arrati/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, ishte bashkëpunëtor me Durim Bamin (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌