Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lihet në burg Altin Morina/ SPAK dorëzon përgjimet: Bashkëpunimi me Durim Bamin dhe “Drejtorin”

By: Ela
7 May 2025 at 15:11

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Morinën, ish-efektivin e RENEA-s, i cili akuzohet për pjesëmarrje në kultivimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi konfirmon atë të shkallës së parë. Prokurori i çështjes, Alfred Shehu, paraqiti para gjykatës një […]

The post Lihet në burg Altin Morina/ SPAK dorëzon përgjimet: Bashkëpunimi me Durim Bamin dhe “Drejtorin” appeared first on BoldNews.al.

Lihet në burg Altin Morina, SPAK dorëzon përgjimet: Lidhjet me Bamin dhe “Drejtorin”

By: fra nc
7 May 2025 at 14:54

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Morinën, ish-efektivin e RENEA-s, i cili akuzohet për pjesëmarrje në kultivimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi konfirmon atë të shkallës së parë.

Prokurori i çështjes, Alfred Shehu, paraqiti para gjykatës një dosje me 26 faqe përgjime, të siguruara përmes aplikacionit të komunikimit të koduar “Sky ECC”, të cilat, sipas Prokurorisë së Posaçme, implikojnë Morinën në veprimtarinë kriminale.

Sipas SPAK, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin dhe një person tjetër të referuar si “Drejtori”, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit. Megjithatë, mbrojtja e Morinës ka kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se ai nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal të përmendur në dosje.

Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK pas lëshimit të urdhrit të ndalimit, por nuk u gjet në banesë. Ai u arrestua më 4 prill 2025 nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për këtë çështje, e cila është pjesë e një dosjeje më të gjerë që përfshin veprimtarinë e shtatë grupeve kriminale që operonin në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Lezhën, Durrësin, Krujën, Tiranën, Vlorën dhe Burrelin. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 50 urdhër-arreste, nga të cilat afro gjysma janë ekzekutuar brenda dhe jashtë vendit, ndërsa disa persona ndodhen në burg për akuza të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lihet në burg Altin Morina, SPAK dorëzon përgjimet: Lidhjet me Bamin dhe “Drejtorin” appeared first on Euronews Albania.

“Na vranë…”/ Si ‘ushtari’ i Vis Martinajt dhe dy të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin

By: Ardit
15 April 2025 at 20:51

Tori Xheçuka rezulton sipas bisedave të zhvilluar në Sky Ecc është një nga personat e thirrur në armë nga Marklen Haka, një nga të fortët e Niklës në Fushë-Krujë për të eleminuar Durim Bamin. Një tjetër personazh i Niklës që sot strehohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Referuar bisedave të realizuara në Sky […]

The post “Na vranë…”/ Si ‘ushtari’ i Vis Martinajt dhe dy të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin appeared first on BoldNews.al.

Bashkëpunoi me Bamin, ish-efektivi mbetet në burg

By: redi
5 April 2025 at 14:00

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin e RENEA-s, Altin Morina i vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”. Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte një pistoletë pa leje. Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Source

Kultivoi dro*ë me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina

By: D Marku
5 April 2025 at 15:35

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën arrest me burg për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.

Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte edhe një pistoletë pa leje.

Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në komunikimet në “SkyECC” dyshohet se Morina ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në lidhje me këtë çështje.

The post Kultivoi dro*ë me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina appeared first on Albeu.com.

I akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ GJKKO lë pas hekurave ish-efektivin Morina

5 April 2025 at 13:17

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish- efektivin e RENEA-s, Altin Morina. Morina, i cili u arrestua ditën e djeshme, u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK. Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

The post I akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ GJKKO lë pas hekurave ish-efektivin Morina appeared first on Sot News | Lajme.

Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina

5 April 2025 at 13:22

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 45-vjeçarin Altin Morina, ish-efektivi i forcave speciale RENEA. Altin Morina u arrestua mbrëmjen e të enjtes në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit […]

The post Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina appeared first on BoldNews.al.

Bashkëpunoi me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish- policin Altin Morina

By: user 5
5 April 2025 at 13:38

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin Altin Morina.

Gjatë seancës Morina nuk ka dhënë shpjegime para gjyqtares së posaçme Flojera Davidhi.
Ndërkohë që të dielën pritet të zhvillohet seanca në gjykatën penale sa i takon akuzës për armëmbajtje pa leje nga ana e Morinës.

Morina u arrestua një ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

The post Bashkëpunoi me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish- policin Altin Morina appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina/ Lidhja me Vis Martinajn dhe Durim Bamin

By: Ela
4 April 2025 at 08:19

Autoritetet policore kanë arrestuar ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina. Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga efektivët e komisariatit nr.2. Altin Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Revanshi”, pas […]

The post Arrestohet ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina/ Lidhja me Vis Martinajn dhe Durim Bamin appeared first on BoldNews.al.

16 persona për “kokën” e Durim Bamit/ Bisedat Bajri-Ndoka: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë?

15 February 2025 at 15:27

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot përfundimin e hetimeve paraprake për një pjesë të të akuzuarve të dosjes “Revanshi”, duke marrë të pandehur 14 personazhe të krimit të organizuar, mes të cilëve ishin dhe të akuzuarit për atenatet e mbetura në tentativë për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami. Nga dosja e SPAK rezulton se […]

The post 16 persona për “kokën” e Durim Bamit/ Bisedat Bajri-Ndoka: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë? appeared first on BoldNews.al.

Nga Duka tek Astrit Avdyli e Xhelal Rraja/ SPAK merr 14 të pandehur për dosjen “Revanshi”

15 February 2025 at 13:52

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 14 persona, protagonistë të dosjes “Revanshi”. Bëhet fjalë për personazhet e krimit: Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergj Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelal Rraja dhe Miri Bruli. Krimet […]

The post Nga Duka tek Astrit Avdyli e Xhelal Rraja/ SPAK merr 14 të pandehur për dosjen “Revanshi” appeared first on BoldNews.al.

Durim Bami kundërshton ekstradimin nga Dubai: Këta persona duan të më vrasin

By: Besnik
11 January 2025 at 22:07

Gazetari Edison Vatanikaj foli në emisionin Review në Euronews Albania lidhur me procedurat për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai.

Sipas Vatanikajt, mbrojtja e Bamit ka paraqitur në gjykatë një listë të gjatë emrash, duke pretenduar se ata janë individët që, sipas Bamit, duan ta vrasin, dhe kjo është një prej arsyeve për të mos e ekstraduar në Shqipëri.

Vatanikaj shtoi se Durim Bami ka ofruar si provë në gjykatën e Emirateve të Bashkuara Arabe një listë personash që, sipas tij, përbëjnë një kërcënim për jetën e tij.

Po ashtu, mbrojtja ka dorëzuar materiale të përgjuara nga aplikacioni SKY ECC, që përdoret për komunikime të koduara, për të mbështetur kërkesën e tij për të mos u ekstraduar në Shqipëri.

“Durim Bami ka paraqitur si provë për të mos u ekstraduar pranë gjykatës në Emiratet e Bashkuara Arabe një listë personash që, sipas tij, duan ta vrasin, si dhe materiale nga përgjimet e SKY ECC.”

The post Durim Bami kundërshton ekstradimin nga Dubai: Këta persona duan të më vrasin appeared first on Euronews Albania.

Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024     

27 December 2024 at 07:55

Më 19 maj 2020, një oficer policie ishte në një patrullim rutinë me makinën e policisë në qytetin e Elbasanit. Një shok i thotë atij përmes aplikacionit SKY ECC se e kishte parë kur kishte dalë në patrullim nga lagjja e tyre, pasi ishte kapur nga kamerat e kontrolluara nga “miqtë e tij”. Ky nuk […]

The post Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024      appeared first on Reporter.al.

I forti i Niklës vazhdon betejën ligjore nga burgu në Dubai! Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca gjyqësore për Durim Bamin

By: gsh
21 December 2024 at 15:35

I forti i Niklës, Durim Bami, vijon të mbahet i arrestuar në Dubai dhe po zhvillon një betejë të fortë me autoritetet atje me qëllim pengimin e ekstradimit, në një kohë që Shqipëria kërkon me çdo kusht ta sjellë në qelitë e paraburgimit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Bami ishte arrestuar dhe më herët në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ishte liruar më pas, për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Papritmas ai u ndalua për të dytën herë në Dubai, teksa ishte me familjen në qytet. Prej më shumë se një muaji e gjysmë ai mbahet në paraburgim dhe ka nisur betejën ligjore.

Përmes avokatëve, ai ka marrë dosjen e SPAK në të cilën rezulton njëherazi edhe si i dyshuar për kryerjen e veprave penale, por edhe në shënjestër të grupeve kriminale.

Beteja e tij me drejtësinë atje pritet të jetë e fortë, për shkak se Durim Bami rrezikon dëbimin, sikurse ndodhi me Plarent Dervishajn,iI cili pas vitesh qëndrimi I strehuar në Dubai, u depërtua në Shqipëri.

Burimet thanë për News 24 se më datë 24 dhjetor është planifikuar të zhvillohet seanca e radhës ku edhe do të vendoset për fatin e të shumëkërkuarit.

Durim Bami akuzohet nga SPAK për krijim të kushteve për të kryer vrasje si dhe grup kriminal.

Gjithashtu, ai kërkohej me çdo kusht nga grupi i drejtuar nga ish-deputeti specialist Arben Ndoka për tu vrarë, pasi ai e dyshonte për ekzekutimin e vëllait Aleksandër Ndoka.

The post I forti i Niklës vazhdon betejën ligjore nga burgu në Dubai! Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca gjyqësore për Durim Bamin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Durim Bami para gjykatës në Dubai, pritet vendimi për ekstradimin në Shqipëri

21 December 2024 at 14:50

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Durim Bami vijon të mbahet i arrestuar në Dubai prej më shumë se një muaji e gjysmë teksa po zhvillon një betejë të fortë me autoritetet atje me qëllim pengimin e ekstradimit. Përmes avokatëve, ai ka marrë dosjen e SPAK në të cilën rezulton edhe si i dyshuar për kryerjen e veprave penale, por edhe në shënjestër të grupeve kriminale.

Beteja e tij me drejtësinë atje pritet të jetë e fortë, për shkak se Durim Bami rrezikon dëbimin, sikurse ndodhi me Plarent Dervishajn, i cili pas vitesh qëndrimi i strehuar në Dubai, u deportua në Shqipëri. Sipas gazetares Klodiana Lala, më datë 24 dhjetor është planifikuar të zhvillohet seanca e radhës ku edhe do të vendoset për fatin e Bamit.

Ai akuzohet nga SPAK për krijim të kushteve për të kryer vrasje si dhe grup kriminal. Gjithashtu, ai kërkohej me çdo kusht nga grupi i drejtuar nga ish-deputeti spcialist Arben Ndoka për tu vrarë, pasi ai e dyshonte për ekzekutimin e vëllait Aleksandër Ndoka.

The post Durim Bami para gjykatës në Dubai, pritet vendimi për ekstradimin në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

A do të ekstradohet? Durim Bami ende i ndaluar në Dubai

By: user 5
4 December 2024 at 20:14

Durim Bami vijon të mbetet i arrestuar në Dubai, ende nuk kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

45-vjeçari është arrestuar dy herë gjatë këtij viti, për llogari të autoriteteve shqiptare, por mungesa e një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e ka bërë të pamundur sjelljen e tij për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.

Mbetet për t’u parë nëse Bami do të vijë në Shqipëri përmes deportimit, një metodë që është përdorur më parë për persona të tillë si Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Ndërkohë, Durim Bami i është drejtuar autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe me një kërkesë për të mos u ekstraduar, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nëse kthehet në Shqipëri.

The post A do të ekstradohet? Durim Bami ende i ndaluar në Dubai appeared first on Lapsi.al.

Durim Bami, dy zgjedhje për të dalë nga qelia: Dubai kërkon garanci pasurore, ose të firmosë…

By: V K
1 November 2024 at 10:24

Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore.

Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit të garancisë për t`u paraqitur vullnetarisht në rajonin policor, shkruan gazetari Elton Qyno.

Sipas burimeve, Durim Bami, ka refuzuar t’i përgjigjet tre E-Maileve të dërguara në adresë të tij nga Policia e Dubait, të cilët kërkonin paraqitjen vullnetarisht të tij në rajon.

Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ndodhej duke ecur me familjen e tij.

Teksa është përballur në gjykatë me këtë situatë të krijuar, për shkak të mos përgjigjes ndaj tre kërkesave të dërguara përmes postën elektronike nga policia, Durim Bami, është mbrojtur se nuk ka kuptuar gjuhën dhe qëllimin e dërgimit të tre E-maileve të dërguara.

Por sërisht gjykata ka vendosur të lerë në burg, megjithëse Durim Bami, ka kërkuar të mos ekstradojnë apo deportojnë në Shqipëri, pasi në këtë shtet i rrezikohet seriozisht jeta, për shkak të 16 personave që kërkojnë ta vrasin.

Tashmë çështja kundër të “fortit” të Niklës, ka mbetur në derën e Gjykatës. Durim Bami, duket se është përballë një zgjedhje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër, ku ai e ndjen veten i sigurt ose të vendosi një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.

Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza” (Procedimi Nr. 9 dhe Procedimi Nr.59) ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

Ky është ndalimi i dytë i Durim Bamit në Dubai. Arrestimi i Durim Bamit, është kryer në datën 21 Tetor 2024, fiks në ditën kur në Tiranë u prangos ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Metaj. Policia ka arrestuar Bamin teksa ndodhej në rrugë.

Herën e parë ai u ndalua për llogari të SPAK-ut në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm, kishin lëshuar në muajin maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.

The post Durim Bami, dy zgjedhje për të dalë nga qelia: Dubai kërkon garanci pasurore, ose të firmosë… appeared first on Albeu.com.

Durim Bami, dy zgjedhje për të dalë nga qelia: Dubai kërkon garanci pasurore, ose të firmosë deportimin në një shtet të sigurt

By: E.K
1 November 2024 at 10:08

Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore. Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit […]

The post Durim Bami, dy zgjedhje për të dalë nga qelia: Dubai kërkon garanci pasurore, ose të firmosë deportimin në një shtet të sigurt appeared first on FaxWeb.

Dy zgjedhje për Durim Bamin/ Dubai kërkon garanci pasurore ose të firmosë deportimi në një shtet të sigurt

1 November 2024 at 10:23

Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore. Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit […]

The post Dy zgjedhje për Durim Bamin/ Dubai kërkon garanci pasurore ose të firmosë deportimi në një shtet të sigurt appeared first on BoldNews.al.

Dy zgjedhje për të ‘fortin’ e Niklës, ja kushtet që kërkon Dubai për të nxjerrë nga qelia Durim Bamin

1 November 2024 at 10:07

Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore. Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore.

Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ndodhej duke ecur me familjen e tij. Teksa është përballur në gjykatë me këtë situatë të krijuar për shkak të mos përgjigjes ndaj tre kërkesave të dërguara përmes postën elektronike nga policia, Durim Bami, është mbrojtur se nuk ka kuptuar gjuhën dhe qëllimin e dërgimit të tre E-maileve të dërguara.

Por sërisht gjykata ka vendosur të lerë në burg, megjithëse Durim Bami, ka kërkuar të mos ekstradojnë apo deportojnë në Shqipëri, pasi në këtë shtet i rrezikohet seriozisht jeta, për shkak të 16 personave që kërkojnë ta vrasin. Tashmë çështja kundër të “fortit” të Niklës ka mbetur në derën e Gjykatës. Durim Bami, duket se është përballë një zgjedhje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër ku ai e ndjen veten i sigurt ose të vendosi një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza” (Procedimi Nr. 9 dhe Procedimi Nr.59) ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza” (Procedimi Nr. 9 dhe Procedimi Nr.59) ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

The post Dy zgjedhje për të ‘fortin’ e Niklës, ja kushtet që kërkon Dubai për të nxjerrë nga qelia Durim Bamin appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌