Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

EMRAT/ Të dënuar për drogë e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia 3 persona

12 July 2025 at 15:16

Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar ditën e sotme Greqia, Belgjika dhe Serbia. Autoritetet policore raportojnë se dy prej tyre rezultojnë të dënuar për pastrim parash dhe për drogë, ndërkohë, që një tjetër akuzohet për trafikimin e një automjeti. Më konkretisht janë ekstraduar shtetasit: Mikel Hoxha alias M. P., i kapur […]

The post EMRAT/ Të dënuar për drogë e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia 3 persona appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

By: Ela
3 July 2025 at 13:48

Prokuroria e Veronës, në bashkëpunim me SPAK, ka goditur organizatën kriminale të Suel Çelës, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun europian. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Guardia di Finanza seksioni i […]

The post Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona appeared first on BoldNews.al.

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës, maskim i bukur për pastrimin e parave?

By: user 6
25 June 2025 at 23:25

Gazeta gjermane “Die Zeit” i ka kushtuar së fundmi një artikull festivalit të parë ndërkombëtar të arkitekturës, i cili u zhvillua para pak muajsh në Tiranë dhe ku morën pjesë rreth 150 arkitektë nga e gjithë bota. Një prej temave kryesore të trajtuara në artikull bën fjalë për ndërtimet e shumta që po zhvillohen në kryeqytet, veçanërisht ai i kullave shumëkatëshe që po rrethojnë qendrën e Tiranës.

Sipas “Die Zeit”, arkitektët e ftuar shprehën shqetësime të thella lidhur me destinacionin e këtyre ndërtesave dhe identitetin e blerësve të mundshëm, duke ngritur dyshime nëse këto projekte mund të shërbejnë si mjete për pastrim parash.

Në artikull theksohet se, ndërsa kryeministri Edi Rama promovon idenë se “e ardhmja e Evropës po ndërtohet në Tiranë”, disa pjesëmarrës e perceptojnë këtë vizion si një fasadë që fsheh pastrim parash, ku ndërtimet shfaqen tërheqëse në aspektin estetik, por lënë hapësirë për shqetësime serioze në lidhje me burimin e financimit.

“Atmosfera gjatë festivalit ‘Bread-and-Heart’ ishte një përzierje entuziazmi dhe shqetësimi. Një prej paqartësive kryesore ishte pyetja: kush do të jetojë në të gjitha këto ndërtesa? Po ashtu, u ngritën dyshime për natyrën e financimeve, me pretendime se kemi të bëjmë me pastrim parash në një nivel të lartë estetik. Megjithatë, ekziston shpresa që investimet e bëra do të përmirësojnë cilësinë e jetës në qytet, në një formë apo një tjetër,” – shkruhet në artikull.

Gjithashtu, artikulli thekson se në Shqipëri mbi 10% taksa mbi vlerën totale të ndërtimit duhet të paguhet që në fazën fillestare të projekteve, një shkallë më e lartë taksimi krahasuar me shumë vende evropiane. Këto fonde përfundojnë në arkën e shtetit, por pyetjet mbeten: A përbën kjo një mënyrë të mirë për të zgjeruar burimet financiare të shtetit, apo përkundrazi, një mundësi për legjitimimin e pastrimit të parave?

“Qëllimi i ndërtuesve është të ndërtojnë një qytet që bazohet në përzgjedhje të kujdesshme, jo thjesht në rregullime sipërfaqësore; ata synojnë të krijojnë bukuri, dizajn dhe teknologji për njerëzit. Shqipëria ka aktualisht rreth 2.5 milionë banorë, prej të cilëve 600 mijë jetojnë në Tiranë. Vendi përballet me një shkallë të lartë emigrimi, ndërsa kryeqyteti përjeton rritje banorësh. Diaspora shqiptare numëron deri në dhjetë milionë anëtarë jashtë vendit. Një shpresë tjetër është që përmes këtij bumit ndërtimor do të futen investime që do të nxisin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë,” vijon artikulli.

Megjithatë, kjo shpresë ngre edhe debate dhe dyshime gjatë festivalit. “Në Shqipëri, taksa mbi vlerën totale të ndërtimit është mbi 10%, ndjeshëm më e lartë se në vende të tjera evropiane. Këto fonde përfundojnë në arkën e shtetit, por pyetjet mbeten nëse kjo qasje zgjeron mundësitë financiare të qeverisë apo në të kundërt, shërben si një rrugë për pastrimin e parave,” theksohet më tej, duke përmendur edhe qëndrimet e opozitës, e cila e konsideron këtë problematikë si të thellë, sidomos pas arrestimit në shkurt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuza për korrupsion dhe lidhje të afërta me Edi Ramën.

Në fund, gazeta përshkruan një panoramë të ndërlikuar në Tiranë, ku ngrihen pyetje të rëndësishme mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, ndërsa arkitektë të njohur perëndimorë diskutojnë se si projektet e mëdha ndërtimore mund të nxisin avancimin e një vendi që ende përballet me sfida të mëdha.

“Pra, në Tiranë dhe pjesë të tjera të Shqipërisë, veçanërisht përgjatë bregdetit të lakmuar bashkëjetojnë pyetje të thella mbi zhvillimin politik dhe social, ndërsa arkitektë ndërkombëtarë debatojnë mbi rolin e projektit urbanistik në kalimin drejt shekullit 21. Edi Rama ka zgjedhur një rrugë kontradiktore, por e ndjek me vendosmëri. Vitin tjetër arkitektët do të kthehen në festival, ndërsa ndërtime të shumta do të vazhdojnë të ngrihen shpejtësia është një nga premtimet kryesore të Shqipërisë sot. Godinat do të qëndrojnë, por mbetet për t’u parë se cilat do të jenë pasojat reale dhe nëse premtimet e tjera do të plotësohen,” përfundon artikulli. /LAPSI.al

The post Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës, maskim i bukur për pastrimin e parave? appeared first on Lapsi.al.

BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Erion Veliaj u gjobit për pastrim parash

25 June 2025 at 09:24

Të martën, zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“SPAK e ka arrestuar kryetarin e Bashkisë Veliaj pa ngritur asnjë akuzë, në kushte që e kanë penguar atë të ushtrojë mandatin si kryetar bashkie dhe të përmbushë detyrimet e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025,” deklarojnë Mishcon de Reya LLP dhe Kasowitz LLP në një njoftim për shtyp.

Mishcon de Reya LLP është studioja e dytë ligjore që Veliaj angazhon, pas asaj amerikane Kasowitz LLP. Ajo është themeluar në vitin 1937 dhe në vitin 2022–2023 pati të ardhura të raportuara prej 225 milionë paund britanikë. Studio ligjore britantike njihet për përfaqësimin e klientëve të pasur, të famshëm dhe të fuqishëm – përfshirë përfaqësimin e princeshës së ndjerë të Uellsit, Diana Spencer, gjatë divorcit të saj me mbretin Charles.

Megjithëse konsiderohet një nga firmat ligjore më të mëdha britanike, ajo është gjobitur në vitin 2022 për shkeljen e rregullave për pastrimin e parave në Mbretërinë e Bashkuar. Firma ligjore nuk ishte menjëherë e arritshme nëpërmjet telefonit ditën e martë. Është e paqartë nëse ajo është kontraktuar drejtpërdrejt nga Veliaj për hartimin e raportit apo nëpërmjet Kasowitz LLP. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat.

Studioja amerikane “Kasowitz Benson Torres” është angazhuar për mbrojtjen e kryebashkiakut nga i vëllai, Arbër Veliaj, i cili ka bërë një parapagesë me vlerë 300 mijë USD. Sipas të dhënave të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, avokatët e studios Kasowitz marrin një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD.Masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt pritet të vlerësohet nga Gjykata e Lartë me 8 korrik.

The post BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Erion Veliaj u gjobit për pastrim parash appeared first on Sot News | Lajme.

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për korrupsion e pastrim parash, ekstradohet shqiptari

14 June 2025 at 15:20

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Harare, u realizua kapja dhe ekstradimi nga Zimbabve, shtet në Afrikën Jugore, i shtetasit shqiptar Loran Dusha 42 vjeç, i lindur në Lushnjë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Loran Dusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pas vendosjes së masës “Arrest në burg” në vitin 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim me individë të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se Loran Dusha në cilësinë e administratorit të një kompanie private, ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive për punë dhe shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 42-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të përballet me drejtësinë për veprat penale të kryera.

Policia e Shtetit vazhdon të jetë e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin ndërkombëtar për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë që fshihen jashtë vendit për të shmangur drejtësinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për korrupsion e pastrim parash, ekstradohet shqiptari appeared first on Euronews Albania.

Monako & Venezuela në listën e zezë të BE-së për pastrim parash!

By: gaze tare
12 June 2025 at 14:17

Bashkimi Evropian ka përditësuar listën e vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë për pastrim parash dhe financim të terrorizmit, duke përfshirë Monakon dhe Venezuelën ndër emrat e rinj, krahas vendeve si Siria, Mianmari dhe Burkina Faso.

Ky vendim i Komisionit Evropian vjen pas konsultimeve me Task Forcën për Veprim Financiar (FATF), organi ndërkombëtar që monitoron sistemet financiare globale. Nga lista u hoqën Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjibraltari dhe Filipinet, mes të tjerash, pas zotimeve për bashkëpunim më të fortë me BE-në dhe Europolin.

Megjithatë, vendimi nuk kaloi pa debat politik. Parlamenti Evropian ka ushtruar presion për përfshirjen e Rusisë, gjë që u refuzua sërish, një lëvizje që shihet si lëshim ndaj presionit diplomatik nga BRICS.

Vendet e shtuara në listë:

  • Monako

  • Venezuela

  • Algjeria

  • Angola

  • Bregu i Fildishtë

  • Kenia

  • Laosi

  • Libani

  • Namibia

  • Nepali

Vendet e hequra:

  • Emiratet e Bashkuara Arabe

  • Gjibraltari

  • Filipinet

  • Barbadosi

  • Xhamajka

  • Panamaja

  • Senegali

  • Uganda

Përfshirja e Monakos, një principatë e njohur për industrinë e saj financiare luksoze, ka ngritur shqetësime të reja për transparencën e sistemit bankar në zonat offshore në Evropë.

The post Monako & Venezuela në listën e zezë të BE-së për pastrim parash! appeared first on iconstyle.al.

Dubai/ Arrestohet njeriu i Çopjave që pastronte paratë e krimit

By: user 8
27 May 2025 at 14:31

Është arrestuar në Dubai, Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme, se ka pastruar paratë të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Akuzohet nga GjKKO-ja, se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, kapet në Dubai, 36-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, i lindur në Elbasan.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post Dubai/ Arrestohet njeriu i Çopjave që pastronte paratë e krimit appeared first on Lapsi.al.

Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri, GJKKO dënon vëllezërit

By: user 8
23 May 2025 at 16:47

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për vëllezërit Fredi dhe Flori Pali, të akuzuar për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri.

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Flori Palin i akuzuar për disa vepra penale ndërsa Fredi Pali me 6 vite e 8 muaj burg.

SPAK sqaron se Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore, janar 2018 deri në qershor  2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë, Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe një rrjeti shpërdarësish të paidentifikuar, ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen të të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri, para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash. Këto para transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose silleshin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

Ndërkohë Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të pandehurit Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia. I pandehuri Fredi Pali, vëllai i të pandehurit Flori Pali, ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë  me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

The post Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri, GJKKO dënon vëllezërit appeared first on Lapsi.al.

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

23 May 2025 at 16:03

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme dënimin për vëllezërit Flori dhe Fredi Pali të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji. Flori Pali është dënuar me 11 vjet burgim, duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, teksa është […]

The post Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali appeared first on BoldNews.al.

Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

By: user 2
23 May 2025 at 15:12

Ndërsa kreu i SPAK, Altin Duamni ka shpallur me të madhe në krah të kolegëve të tij të antimafias italiane shpartallimin e njërës prej bandave më të rëndësishme të narkortafikut në Shqipëri, përditë e më shumë po shtohen dyshimet se Prokuroria e Posaçme u tregua tolerante me grupin e Troplinëve. Akuza kryesore: se e shtyu goditjen  pasi ata të kryenin punë me zgjedhjet në zonën e Durrësit. Që gjatë fushatës Sali Berisha e akuzoi me emër këtë bandë se po intimodonte kandidatët e tij duke shqrbyer si krah i armatosur i Partisë Socialiste. Në një dalje publike, në emisionin “Të Paekspozuarit” gazetarja Klodiana Lala foli së paku për dy deputetë të këtyre narkotrafikantëve në listën e partisë në pushtetit në qytetin bregdetar. Ndërsa kolegu i saj Flamur Vezaj e tregoi me gisht njërin përej tyre. Arkend Balla, deputeti që u bë surpriza e këtyre zgjedhjeve kur nga një personazh anonim u bë më i votuari i qytetarëve durrsakë me 18700 vota personale u aludua se pati përfituar nga zemërgjerësia e Troplinëve. “Fushatë, mitingje, e mbledhje votash për Arkand Ballën. SPAK? Me sy nga qielli”, shkroi Vezaj në faqen e tij në Facebook. 

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Ndonëse ky grup hetohej prej më shumë se pesë vitesh, ndonëse opozita e denoncoi pjesmarrjen e tij në zgjedhje, ndonëse edhe për gazetarët kjo qe një e “fshehtë publike”, ndonëse SPAK kishte një taskforcë që duhej të ndiqte krimin elektoral në këtë qytet, gjithçka mbeti e pazbuluar.

Dy ndere për Visin e Pojës/ Si u shpërblye trafikanti që ndihmoi PS në Durrës

Megjithëatë deri këtu jemi në rafshin e pandehmave dhe dyshimeve. Ajo që e bën më kompromentuese situatën është manipulimi i kalendarit të veprimeve nga ana e SPAK. Ashtu siç duket nga dosjet e bëra publike, hetimi, gjetja e provave për të bërë arrestimet është mbyllur në 21 shkurt të këtij viti. Pikërisht në këtë kohë gjykata italiane e Puglias ka marrë vendimet e arrestit për këtë grup duke dëshmuar ke tashmë krimi ishte vërtetuar. Po çfarë ka ndodhur? Prokurorëve shqiptarë të SPAK u është dashur gati një muaj që të merrnin veprime në territorrin e tyre. Vetëm në 19 Mars 2025, ata çuan në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 29 të dyshuare të bandës së Troplinëve. A mbaron këtu? Natyrisht që jo. Gjyqtarja Irena Gjoka, tashmë e njohur për anësinë e saj, pikërisht ajo gjyqtare që ka firmosur masa arresti të kërkuara nga SPAK edhe brenda 24 orësh e mban dosjen të arkivuar për më shumë se një muaj. Ajo i firmos urdhër arrestet në 30 prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

SPAK-ut i bie sërish barra të vonohet dhe i kryen ato në 21 maj vetëm pasi PS kishte fituar në Durrës dhe vetëm pasi Arkend Balla kishte arritur shifrën marramendëse të votave vetjake. Ndonëse Altin Dumani u përbetua se se këto veprime nuk kishin lidhje me zgjedhjet, përkimet kalendarikë flasin për krejt të kundërtën.

Goditet grupi i Troplinëve/ I shpëton prangave “Visi i Pojës”

Por ka edhe më. Nga ky operacion arrestimesh të bujshme shpëtoi preja kryesore e tij, Elvis Doçi alias “Visi i Pojës”, njeriu të cilit Edi Rama i ka firmosur një leje hoteli 10 katësh në Durrës, për kush e di se çfarë shpërblimesh. Për të njëjtat shpërblime dyshimet janë se ai u njoftua “të arratisej”. Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda mohoi që ai të jetë njoftuar pasi policia nuk mund ta dekonspironte operacionin se u njoftua vetëm 24 orë përpara kryerjes së tij” tha ai. Por pavarësisht kësaj kalendari bën të ngrihen dyshime. Fakti që saga e vendimarrjes për arrestimet zgjati gati 3 muaj, duke u vërsjellë gjatë në korridoret e SPAK dhe GJKKO-së, a nuk e shton  mundësinë që një njeri i pasuruar me paratë e narkotrafikut dhe i mveshur me lidhje politike, të njoftohet për arrestimin që po përgatitet ndaj tij?

EUROJUST: Si u zbulua rrjeti i narkotrafikut me bazë në Durrës dhe Puglia

Fakti është se “Visi i Pojës” avulloi pa lënë gjurmë duke i shtuar dyshimet se operacioni u la qëllimisht të kryhej pas zgjedhjeve edhe faktin se protagonisti kryesor që i përdori eurot e drogës për të përcaktuar votën doli pa lagur nga kjo histori.

©Lapsi.al

 

 

The post Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Black Eagle” i SKY ECC, vijon gjyqi në Apel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri

22 May 2025 at 11:18

Avokatët e një personi të dyshuar për pastrim parash në rastin “Black Eagle” argumentuan para Gjykatës së Apelit të Brukselit se ndjekja penale e klientit të tyre është e papranueshme, me arsyetimin se dosja është e paplotë. Tridhjetë e katër persona po ndiqen penalisht në këtë rast për pjesëmarrje në një organizatë kriminale aktive në trafikimin e kokainës midis Amerikës Latine dhe Evropës, nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Dy avokatët penalë argumentuan se akuzat kundër klientit të tyre, i akuzuar për ndihmë në pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, bazoheshin në dokumente të marra nga dosje të hapura jashtë vendit, njëra në Itali, tjetra në Spanjë, dhe nga të cilat gjykata ka vetëm përkthime “të përafërta”. Sipas tyre, dosja është e paplotë dhe për këtë arsye gjykata nuk mund të vërtetojë fajësinë e klientit të tyre. Ata argumentuan se procedurat ishin të papranueshme.

Sipas çështjes spanjolle, i pandehuri, i cili është rreth gjashtëdhjetë vjeç dhe aktiv në pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe Itali, dyshohet se ka marrë pjesë në takime me figurat kryesore në rrjetin e trafikimit të kokainës në Aruba në Antilet Holandeze, por edhe në Monte Karlo në Monako, në Tiranë në Shqipëri dhe në Bruksel. Ai dyshohet se veproi si ndërmjetës midis njërit prej dy udhëheqësve të dyshuar të rrjetit dhe investitorëve në Shqipëri për të pastruar para nga shitja e drogës.

Nga ana tjetër, Lucrezia Notarrigo deklaroi para Gjykatës së Apelit të Brukselit se ishte e papranueshme padia për procedurat kundër klientit të saj, Gazmir V., i akuzuar në çështjen Black Eagle. Avokatja penale i kërkoi gjykatës të merrte të njëjtin vendim që bëri Gjykata Penale e Brukselit një vit më parë: të merrte në konsideratë që, në bazë të parimit “non bis in idem”, domethënë faktit të mosgjykimit dy herë për të njëjtat fakte, procedurat duhet të shpallen të papranueshme për klientin e saj, Gazmir V.

Ajo kujtoi se ky i fundit ishte dënuar tashmë në Antuerp për trafik droge, bazuar në fotot që e tregonin atë në mes të një operacioni për nxjerrjen e drogës. Kjo përfshin hyrjen tinëz në anijet kontejnerë për të hequr ngarkesën e mbushur me kokainë para kontrolleve doganore. Sipas avokates, këto fakte të Antuerpit formojnë një unitet qëllimi me ato me të cilat akuzohet klientja e saj në çështjen “Black Eagle”, të gjykuar në Bruksel.

Avokati penal shkoi më tej. Ajo e shqyrtoi hetimin në detaje për të arritur në përfundimin se Gazmir V. nuk i kishte vazhduar aktivitetet e tij kriminale pas arrestimit të tij të parë. “Të dhënat telefonike më lejojnë të gjurmoj të gjithë axhendën e tij gjatë periudhës së kryerjes së veprës penale. Asgjë nuk e lidh atë me rastin aktual. Nuk ka prova për pjesëmarrjen e tij në një organizatë kriminale”, argumentoi ajo.

Gjykata dëgjoi të mërkurën deklaratën e fundit mbrojtëse, atë të Ilir L. Ai dyshohet se ka menaxhuar garazhe për organizatën kriminale ku ruheshin automjetet dhe kimikatet e përdorura në transportin dhe përpunimin e kokainës. Ai i siguroi gjyqtarët se nuk ishte në dijeni të natyrës së paligjshme të aktiviteteve të punëdhënësit të tij, I.Kulaj. Ky shqiptar dyshohet se e ka drejtuar organizatën së bashku me bashkëkombësin e tij A.Hamzai.

“Gjykatësi i parë arriti në përfundimin se unë i kisha mbyllur sytë dhe se duhej ta kisha kuptuar se çfarë po ndodhte”, tha Ilir L. “Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk kam qenë kurrë indiferent. Sapo u kontrolluan garazhet, e thirra Indrit K. dhe i tregova se çfarë kishte ndodhur. Ai më tha: ‘Mos u shqetëso, do të kujdesem unë për gjithçka, do t’i rregulloj kanaçet’. Por “vendosa të tërhiqem nga kompania e tij ”, shpjegoi ai. Kjo kompani, e quajtur “Mondovi”, që dyshohet se ishte aktive në import-eksportin e automjeteve, ishte një guackë boshe sipas prokurorit federal.

Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit Kulaj, Arben I., Alfredo Hamzai, Arten Hamzai, Fjodor B., Aldo T., Llazar S., Marsel A., Erik I., Geron Z., Klodjan B., Gazmir V., Ilir L., apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër lojtarët më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri, përfshirë korruptimin e një prej tyre me një orë 400 mijë euro apo takime me ta në Antilet holandeze për të mundësuar leje ndërtimi për kullë në Tiranë.

The post Dosja “Black Eagle” i SKY ECC, vijon gjyqi në Apel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

Kryetari i PD, Sali Berisha kalon në gjykim për akuzën e korrupsionit

19 May 2025 at 15:57

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 19 maj të pranojë kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të liderit të opozitës dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv. I pandehur për të njëjtën vepër penale në këtë çështje është edhe […]

The post Kryetari i PD, Sali Berisha kalon në gjykim për akuzën e korrupsionit appeared first on Reporter.al.

Forcim i luftës kundër pastrimit të parave, BE mbështetje Agjencisë së Inteligjencës Financiare

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Bashkimi Europian po mbështet Agjencinë Shqiptare të Inteligjencës Financiare në forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nëpërmjet simulimit të procesit të vlerësimit të Moneyval.

Programi GIZ, me fonde të Bashkimi Evropian dhe Qeverisë Gjermane, mbështetën organizimin e një ushtrimi simulues të fokusuar në mbikëqyrjen e profesioneve të lira dhe të disa bizneseve jofinanciare.

Institucionet kryesore mbikëqyrëse dhe licencuese, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Bordin e Mbikëqyrjes Publike, Autoritetin Mbikëqyrës të Lojërave të Fatit dhe Dhomën e Avokatisë Shqiptare, diskutuan mbi qasjet e bazuara në risk dhe ndërgjegjësimin e subjekteve nën mbikëqyrjen e tyre.

Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të sektorit privat, përfshirë noterë, agjentë imobiliarë, kazino, avokatë, auditorë ligjorë dhe kontabilistë të certifikuar, të cilët ndanë rolin e tyre si subjekte raportuese.

Ky ushtrim është një hap kritik në përgatitjen për raundin e 6-të të vlerësimit të Shqipërisë nga Komiteti i Moneyval dhe nxjerr në pah vlerën e bashkëpunimit midis institucioneve publike dhe sektorit privat.

Këto aktivitete u organizuan përmes Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian. /j.p/

1 nga 2

The post Forcim i luftës kundër pastrimit të parave, BE mbështetje Agjencisë së Inteligjencës Financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

By: E S
21 April 2025 at 20:30

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në raportin e saj vjetor të publikuar së fundmi, ka zbuluar një ndër tipologjitë më të sofistikuara të pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri, duke evidentuar përdorimin e pasurive të paluajtshme si mekanizëm për legalizimin e të ardhurave nga veprimtari kriminale.

Sipas të dhënave të raportit, rasti i identifikuar përfshin një shtetase shqiptare, e identifikuar si shtetasja A, me rezidencë në një shtet të Bashkimit Europian. Në vitin 2021, ajo ka investuar në Shqipëri përmes një familjari të saj, duke blerë një truall me vlerë 90 mijë euro, çmim ky dukshëm më i ulët se tregu real.

Verifikimet e mëvonshme treguan se paratë për blerjen e kësaj pasurie ishin depozituar në para cash, jo vetëm nga shtetasja A dhe familjarët e saj, por edhe nga shtetasi B, ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu rezident në të njëjtin shtet të BE-së. Ky element ngre dyshime të forta mbi burimin e këtyre fondeve.

Vetëm dy muaj pas blerjes, shtetasja A ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje me një kompani ndërtimi në Shqipëri, shoqëria Y, duke vënë truallin në dispozicion për zhvillim në këmbim të përfitimeve në ndërtim. Por skema nuk përfundon aty. Vetëm një vit më pas, ajo ka shitur të njëjtin truall – tashmë të zhvilluar – po kësaj shoqërie në një vlerë rreth 2.2 milionë euro, duke shumëfishuar në mënyrë të dyshimtë çmimin fillestar.

Sipas analizës së AIF, fondet e përfituara nga kjo shitje janë transferuar më pas në një shtet tjetër të BE-së, të identifikuar si “shteti V”, në llogarinë e shoqërisë X, e themeluar nga vetë shtetasja A menjëherë pas përfitimit të shumës. Kjo kompani, me objekt veprimtarie ndërtimin, ka lidhur më tej një kontratë të re sipërmarrjeje me një kompani të tretë, shoqërinë D, ku një pjesë e fondeve është transferuar në llogaritë e kësaj të fundit si pagesë për shërbime ndërtimi.

Hetimi evidentoi se përfaqësuesi i shoqërisë D, një shtetas shqiptar, ka qenë më parë i punësuar në shoqërinë Y në Shqipëri, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes të gjithë aktorëve të përfshirë në skemë. Më tej, ky person rezulton të jetë aksioner në një tjetër kompani ndërtimi në shtetin V, e cila është e lidhur ngushtë me shoqërinë D.

Nga informacionet e siguruara në bashkëpunim me Njësitë e Inteligjencës Financiare të vendeve të BE-së, dyshohet se shtetasi B është përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, dhe se një pjesë e të ardhurave të tij kriminale janë investuar përmes kësaj skeme në Shqipëri, për t’u legalizuar dhe më pas tërhequr në shtete të tjera.

AIF thekson se ky rast përmban një sërë indikatorësh të pastrimit të parave, përfshirë:

  • Depozitime në cash në sistemin bankar për blerjen e pasurive të paluajtshme;

  • Investime fillestare nën vlerën reale të tregut;

  • Rritje e menjëhershme dhe e pajustifikuar e vlerës së pasurisë së blerë;

  • Transferta të shumta ndërkombëtare të fondeve në kompani të lidhura me individë të përfshirë;

  • Lidhje të tërthorta mes kompanive dhe individëve të përfshirë në veprimtarinë ndërtimore;

  • Dyshime për burime kriminale të të ardhurave të investuara.

Për shkak të kompleksitetit të rastit dhe dyshimeve të bazuara për veprimtari kriminale të organizuar në disa shtete, rasti është referuar për hetim të mëtejshëm pranë organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë. /skyweb.al

The post Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro appeared first on Albeu.com.

15 vite burg/ Ish-presidenti dhe zonja e parë shpallen fajtor për veprën penale “pastrim parash”

16 April 2025 at 08:48

Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala, është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg. Një gjykatë në kryeqytetin, Lima, tha se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në 2006 dhe 2011, shkruan BBC.

Gruaja e tij, Nadine Heredia, e cila bashkëthemeloi Partinë Nacionaliste me Humala, u shpall gjithashtu fajtore për pastrim parash dhe u dënua me 15 vjet. Heredia mori azil nga Brazili dhe do të ketë një kalim të sigurt për të udhëtuar atje me djalin e saj, tha ministria e jashtme e Perusë. Prokurorët kishin kërkuar që Humala të dënohej me 20 vjet burg dhe Heredia me 26 vjet e gjysmë. Pas një gjyqi që zgjati më shumë se tre vjet, gjykata dha vendimin e saj të shumëpritur të martën.

Humala mori pjesë personalisht në vendimin, ndërsa gruaja e tij e dëgjoi atë përmes lidhjes video. Ish-presidenti 62-vjeçar dhe gruaja e tij kishin mohuar çdo keqbërje.

The post 15 vite burg/ Ish-presidenti dhe zonja e parë shpallen fajtor për veprën penale “pastrim parash” appeared first on Sot News | Lajme.

Kryemadhi paraqitet në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje

15 April 2025 at 12:28

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar më herët nga Gjykata.

Kryemadhi është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.

Meta dhe Kryemadhi finalizuan divorcin e tyre, duke i dhënë fund martesës 27-vjeçare disa ditë më parë.

The post Kryemadhi paraqitet në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje appeared first on Sot News | Lajme.

Këmbimi valutor në monitorim për pastrimin e parave, hiqen 24 licenca

9 April 2025 at 15:28

Në vitin 2024, Banka e Shqipërisë ka revokuar 24 licenca të agjencive të këmbimit valutor. Ky treg është sektor me risk të lartë për pastrim parash, dhe për pasojë Banka Qendrore ka rritur edhe numrin e kontrolleve. Inspektime, janë kryer edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka ndëshkuar me gjoba disa subjekte. Nga ana tjetër edhe interesi për të investuar në bizneset që shesin dhe blejnë para, nuk ka munguar, pasi me dhënien e 22 licencave të reja, numri i pikave të këmbimit valutor ka arritur në 642.

Biznesi EX-CHANGE në Shqipëri po bëhet fitimprurës, për shkak të valutës së lartë që qarkullon nga prania e shtuar e tursitëve dhe përdorimit në rritje të euros si monedhë me të cilët mund të blihet dhe shitet lirisht në treg. Të dhënat tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë këmbyer rreth 12 mld euro, shumë e cila ka tejkaluar vitet parardhëse, kur këmbeheshin 5 deri në 7 mld euro.

The post Këmbimi valutor në monitorim për pastrimin e parave, hiqen 24 licenca appeared first on Sot News | Lajme.

Nga shoqëritë fiktive tek pasuritë e paluajtshme e Forex, 13 tipologji si pastrohen paratë

By: Ardit
7 April 2025 at 15:43

Pasuritë e paluajtshme, call center-at mashtruese me aktivitet FOREX apo mashtrimet me karta bankare dhe shoqëritë fiktive kanë qenë disa nga tipologjitë që Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar si format me të cilat mund të pastrohen paratë në vend dhe që janë referuar pranë institucioneve përkatëse. Raporti vjetor i AIF referon se cilat janë […]

The post Nga shoqëritë fiktive tek pasuritë e paluajtshme e Forex, 13 tipologji si pastrohen paratë appeared first on BoldNews.al.

Fajde e kontrabandë më bizhuteri floriri, pranga 29-vjeçarit, procedohet babai i tij

4 April 2025 at 14:35

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Miniera”.

Pas një hetimi pesë mujor, të zhvilluar nga seksioni i pastrimit të parave dhe aseteve kriminale, të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është zbuluar një rast i një veprimtarie kriminale. Hetimet ka zbuluar së një 29-vjeçar, Armando Musteqja në bashkëpunim me babain e tij 60-vjeçar nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale.

Nga kontrolli, në ambientin e bizneseve u gjetën 100 000 euro cash që jepeshin hua kundrejt përfitimit (me përqindje). Gjithashtu, në këtë biznes shiteshin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/abcnews.al/

“Ka përdorur vajzën e tezes”/ Denoncimi i avokatit Beqiri: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani

4 April 2025 at 09:52

Avokati Idajet Beqiri denoncoi në studio televizive një tjetër çështje që lidhet me pasuritë e ish-presidentit të arrestuar që prej 21 tetorit 2024, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë. E jo vetëm, por edhe me disa pasuri në vila e shtëpi të kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilat tha se i ka kallëzuar në SPAK, ua ka bërë gati të kopsitura dhe madje me lokacione, por “ata flenë mbi dosjet e tyre”.

Beqiri denoncoi edhe me fotografi rastin që ka të bëjë me një lagje luksi me 12 kulla të ndërtuara në Rumani, një kompleks gjigant i quajtur “Dielli”, 12 km larg Bukureshtit dhe shumë të tjera në proces, që e cilësoi si të ngjashme me modelin “Komuna e Parisit” në Tiranë.

“Janë 210 mln euro të pastruara në Rumani. Po bëhet si Parisi i Vogël. Kompleksi ‘Dimri’ e ka. 12 km larg Bukureshtit. Janë miliona euro këto në fotografi. Firma prestigjoze, pishina, rezidenca, dyqane me qira. Këto janë të ish-presidentit Ilir Meta.

SPAK le të vejë te vajza e tezes së Ilir Metës dhe burri i saj, të verifikojë, SPAK i jap provat me hetimin e parë që kam bërë vetë. Le të shkojë dhe ta verifikojë, ta gjejë, por besoj se do veprojë njëlloj si me të tjerat. Janë 12 kulla të ngjashme, si me Komunën e Parisit në Tiranë, një pjesë kanë mbaruar”, tha avokati. Më tej ai theksoi se prokurorët flenë mbi dosje, madje edhe për rastin e pasurive të Berishës, ku shtoi se ia ka gjetur pasuritë gjithandej nëpër Europë dhe denoncuar deri edhe me zona se ku ndodhen.

“Ata i kanë dosjet gati, ata flenë në to, zënë pluhur dosjet, le të rrinë atje, një ditë do shkundet ky pluhur, por atëherë do jetë e rëndë. I kemi thënë SPAK ndiq paranë, të shikojë vilat e Berishës në Greqi, Belgjikë, Itali, Angli etj., ia kemi dhënë me zona konkrete, edhe për Metën, pse nuk veprojnë. U gjetën vilat e Berishës jashtë vendit dhe u denoncuan”, shprehet avokati

Ai mori për referencë rast të ngjashëm ku prokurorët i anashkalojnë qëllimisht hetimet për dosjet e denoncuara, duke e krahasuar me çështjen “Haklaj”.

“Edhe dosjen e Haklajve prokuroria e mbylli, e harroi njëlloj si të tjerat. Dhe prokurori ishte Besim Hajdarmataj, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, emri i tij ishte atje. Ia çuam edhe me emrin e autorit, Lumneshit, ia kemi dhënë. Ai vetëm kaq duhet të verifikonte, por nuk e ka bërë. Bënte udhëtime me avion dhe flinte në hotel me 5 yje. Tani është i kallëzuar për organizatë kriminale, e kjo nuk është mirë”, kujton avokati rastin në fjalë.

The post “Ka përdorur vajzën e tezes”/ Denoncimi i avokatit Beqiri: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌