Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Monako & Venezuela në listën e zezë të BE-së për pastrim parash!

By: gaze tare
12 June 2025 at 14:17

Bashkimi Evropian ka përditësuar listën e vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë për pastrim parash dhe financim të terrorizmit, duke përfshirë Monakon dhe Venezuelën ndër emrat e rinj, krahas vendeve si Siria, Mianmari dhe Burkina Faso.

Ky vendim i Komisionit Evropian vjen pas konsultimeve me Task Forcën për Veprim Financiar (FATF), organi ndërkombëtar që monitoron sistemet financiare globale. Nga lista u hoqën Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjibraltari dhe Filipinet, mes të tjerash, pas zotimeve për bashkëpunim më të fortë me BE-në dhe Europolin.

Megjithatë, vendimi nuk kaloi pa debat politik. Parlamenti Evropian ka ushtruar presion për përfshirjen e Rusisë, gjë që u refuzua sërish, një lëvizje që shihet si lëshim ndaj presionit diplomatik nga BRICS.

Vendet e shtuara në listë:

  • Monako

  • Venezuela

  • Algjeria

  • Angola

  • Bregu i Fildishtë

  • Kenia

  • Laosi

  • Libani

  • Namibia

  • Nepali

Vendet e hequra:

  • Emiratet e Bashkuara Arabe

  • Gjibraltari

  • Filipinet

  • Barbadosi

  • Xhamajka

  • Panamaja

  • Senegali

  • Uganda

Përfshirja e Monakos, një principatë e njohur për industrinë e saj financiare luksoze, ka ngritur shqetësime të reja për transparencën e sistemit bankar në zonat offshore në Evropë.

The post Monako & Venezuela në listën e zezë të BE-së për pastrim parash! appeared first on iconstyle.al.

Maduro: Mafia shqiptare po punon për sabotimin e zgjedhjeve në Venezuelë

20 May 2025 at 18:51

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar drejtpërdrejt mafinë shqiptare në Ekuador, duke pretenduar se ajo është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, në ditën e zgjedhjeve presidenciale në vend.

Me një qëndrim të ashpër dhe duke i cilësuar autorët si “terroristë”, Maduro deklaroi se grupet mafioze shqiptare, të cilat sipas tij ushtrojnë kontroll mbi rrjete kriminale në Ekuador, kanë dërguar mercenarë për të kryer akte dhune në territorin venezuelian.

Në deklarata të mëhershme, ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, kishte bërë të ditur arrestimin e 38 mercenarëve që dyshohej se po përgatiteshin për të sabotuar procesin zgjedhor, mes tyre edhe 17 shtetas të huaj.

“Elementë të mafias shqiptare që kontrollon Ekuadorin kanë dërguar mercenarë për të vendosur eksplozivë në Venezuelë. Këta individë janë kapur,” tha Maduro në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai gjithashtu e lidhi këtë skenar me praninë e Erik Prince, themelues i kompanisë private ushtarake Blackwater.

Një deklaratë zyrtare nga Presidenca venezueliane nënvizon “Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, jo plumba! Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi shkatërrimin e një komploti sabotues të lidhur me mafian shqiptare, presidentin e Ekuadorit Daniel Noboa dhe Erik Prince nga Shtetet e Bashkuara, që synonte destabilizimin e zgjedhjeve të 25 majit.”

Takimi ku u bë kjo deklaratë u mbajt në Sallën “Simon Bolivar”, me pjesëmarrjen e zëvendëspresidentes, Delcy Rodriguez, ministrit të Mbrojtjes, Vladimir Padrino López dhe përfaqësuesve të tjerë të strukturave të sigurisë kombëtare.

“Ky ekip është garancia jonë për paqe dhe siguri. Është detyra jonë të mbrojmë të drejtat kushtetuese të popullit për paqe, stabilitet dhe qetësi,” përfundoi Maduro, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 majit. /Telegrafi/

The post Maduro: Mafia shqiptare po punon për sabotimin e zgjedhjeve në Venezuelë appeared first on Telegrafi.

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

By: Mirgen
19 May 2025 at 22:24

Ministri i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi sot pezullimin e trafikut ajror midis atij vendi dhe Kolumbisë, duke përmendur rrezikun e një komploti të mundshëm përpara zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të planifikuara për 25 maj. Ai shtoi në konferencën për shtyp se ky vendim u mor për shkak të ekzistencës së informacionit që tregon […]

The post Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë appeared first on BoldNews.al.

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

19 May 2025 at 22:03

Ministri i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi sot pezullimin e trafikut ajror midis atij vendi dhe Kolumbisë, duke përmendur rrezikun e një komploti të mundshëm përpara zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të planifikuara për 25 maj.

Ai shtoi në konferencën për shtyp se ky vendim u mor për shkak të ekzistencës së informacionit që tregon se disa udhëtarë mund të hynin në Venezuelë, duke u paraqitur si turistë, me qëllim kryerjen e sulmeve në atë vend, raportoi portali Eluniversal.

“Ne po pezullojmë menjëherë të gjithë trafikun ajror midis Kolumbisë dhe Venezuelës për shkak të një informacioni të tillë. Ne kemi arrestuar tashmë 38 persona për ekzistencën e një komploti”, tha Cabello.

Ai shtoi se qëllimi i këtyre veprimeve është të pengohet zhvillimi i zgjedhjeve dhe se qeveria ka marrë masa për të siguruar qetësinë gjatë ditës së zgjedhjeve.

Sipas ministrit, komploti është i lidhur me rrjetet e tregtarëve të drogës në Kolumbi. Cabello pretendon se figura të tilla si ish-presidentët kolumbianë Alvaro Uribe dhe Ivan Duque janë të lidhura me këto organizata.

“Ata duan dhunë në vendin tonë, por ne nuk do ta lejojmë. Ata do të hasin një përgjigje vendimtare dhe të fortë”, tha Cabello.

Ai shtoi se një grup individësh me eksplozivë, qëllimi i të cilëve ishte të sulmonin ambasadat, spitalet dhe zyrtarët qeveritarë, ishte arrestuar tashmë.

The post Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë appeared first on Euronews Albania.

Nga 200-1000 euro për klient, eskorta në Tiranë, gjykata gjobit rusen dhe kolumbianet

26 April 2025 at 17:37

Tre vajza nga Kolumbia, një nga Venezuela dhe një tjetër nga Rusia janë dënuar me nga 1 milionë lekë gjobë secila nga Gjykata e Tiranës, pasi u fajësuan për ushtrim prostitucioni në Shqipëri.

Katër të pandehurat, të moshave 24, 31, 33 dhe 34 vjeç u gjykuan në mungesë në gjykatën e kryeqytetit, ku përmes avokatëve u dakordësuan me dënimin e kërkuar nga prokuroria.

Gjatë hetimit, të akuzuarat kanë treguar detaje se si kanë mbërritur në Shqipëri, pagesat nga 200 deri në 1 mijë euro që merrnin për çdo klient, por edhe se me kë i ndanin fitimet e tyre, dhe pretendimin se nuk ishin në dijeni të faktit se prostitucioni konsiderohet krim në Shqipëri.

Sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga A2, hetimi që çoi në gjyq rusen dhe 4 amerikano-latinet, nisi në vitin 2022, pas informacioneve të grumbulluara në rrjete sociale në internet se shtetase të huaja, kryesisht me origjinë nga vendet e lindjes, Rusi, Poloni, Moldavi dhe Ukrainë, por edhe Amerika Latine mbërrijnë në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Referuar të dhënave, ato qëndronin në banesa të marra me qira për periudha 1-2 mujore në Tiranë e më pas largohen dhe zëvendësohen me vajza të tjera, ç’ka e bënte të vështirë edhe dokumentimin e veprimtarisë së jashtëligjshme.

Lëvizjet e vajzave që mbërrinin në Shqipëri për prostitucion koordinohen nga shtetas shqiptarë e të huaj, që bashkëpunojnë nga rekrutimi i vajzave, krijimi i kushteve të udhëtimit, akomodimet në Tiranë në banesa a hotele e deri tek ndërmjetësimi takimeve dhe vjelja e përfitimeve.

Për rastin, hetuesit kqyrën një faqe interneti, ku shfaqeshin foto intime të vajzash dhe kontakte telefonike të tyre. Për të mbërritur tek to, është autorizuar një veprim i simuluar, ku Oficerë të Policisë Gjyqësore, duke u hequr si klientë kanë kontaktuar vajzat dhe kërkuar shërbime seksuale dhe më pas duke zbuluar apartamentet ku 5 të akuzuarat ushtronin prostitucion.

Në deklarimet e tyre gjatë hetimit, të pandehurat kanë rrëfyer se janë lidhur me një agjenci në Shqipëri, të cilës i janë ofruar për të ushtruar prostitucion në Tiranë. Ato kanë pretenduar janë koordinuar nga një grua me të cilën flisnin në whatsapp, që i akomodonte në apartamente.

Sipas rrëfimeve, vajzat jepnin gjysmat e fitimeve të siguruara nga prostitucioni, para që ja jepnin një djali rreth 35 vjeç, që shkonte tek apartamentet e tyre një herë në 7-8 ditë./A2 CNN

The post Nga 200-1000 euro për klient, eskorta në Tiranë, gjykata gjobit rusen dhe kolumbianet appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Lartë e SHBA-së ndalon deportimin e venezuelasve të ndaluar

20 April 2025 at 15:46

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka urdhëruar administratën Trump të ndalojë deportimin e një grupi anëtarësh të dyshuar të bandës venezuelase.

Një grup i lirive civile kishte paditur për të ndaluar largimin e burrave, aktualisht në paraburgim në Teksas, duke thënë se ata nuk kishin qenë në gjendje të kundërshtonin çështjet e tyre në gjykatë, transmeton Telegrafi.

Donald Trump ka dërguar anëtarë të akuzuar të bandës venezuelase në një burg famëkeq në El Salvador, duke thirrur Aktin e Armiqve të huaj të vitit 1798, i cili i jep presidentit pushtetin për të ndaluar dhe dëbuar vendasit ose qytetarët e kombeve “armiq” pa procese të zakonshme.

Akti ishte përdorur më parë vetëm tre herë, të gjitha gjatë luftës.

Shtëpia e Bardhë i quajti sfidat për përdorimin e ligjit për dëbimet masive “proces gjyqësore të pamerituar”.

“Ne kemi besim në ligjshmërinë e veprimeve të administratës dhe në fund të fundit do të mbizotërojmë kundër një sulmi gjyqësor të pameritë të sjellë nga aktivistë radikalë që kujdesen më shumë për të drejtat e të huajve terroristë sesa ato të popullit amerikan,” shkroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt në një postim në X.

Akti i armiqve të huaj u thirr për herë të fundit në Luftën e Dytë Botërore, kur njerëzit me origjinë japoneze u burgosën pa gjyq dhe mijëra u dërguan në kampe internimi.

Që nga marrja e detyrës në janar, politikat e vijës së ashpër të Trumpit për imigracionin kanë hasur në një sërë pengesash ligjore.

Trump kishte akuzuar bandën venezuelase Tren de Aragua për “kryerje, përpjekje dhe kërcënim për një pushtim ose inkursion grabitqar” në territorin amerikan.

Nga 261 venezuelas të dëbuar në El Salvador që nga 8 prilli, 137 u hoqën sipas Aktit të Armiqve të huaj, tha një zyrtar i lartë i administratës. /Telegrafi/

The post Gjykata e Lartë e SHBA-së ndalon deportimin e venezuelasve të ndaluar appeared first on Telegrafi.

SHBA do të dëbojë 530 mijë kubanë, haitianë dhe emigrantë të tjerë

22 March 2025 at 11:56

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për më shumë se gjysmë milioni emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

Këtyre emigrantëve u është bërë e ditur se duhet të largohen nga vendi para se lejet e tyre dhe mbrojtja nga dëbimi të anulohen më 24 prill, sipas një njoftimi të qeverisë federale.

Këta 530 mijë emigrantë u pranuan në SHBA në kuadër të një procesi sponsorizimi të epokës së presidentit, Joe Biden, të njohur si CHNV, i cili synonte të hapte rrugë ligjore për migrim. Trump e pezulloi këtë program sapo mori detyrën.

Nuk është e qartë se sa prej këtyre emigrantëve kanë mundur të sigurojnë një status tjetër që do t’u lejonte të qëndronin ligjërisht në SHBA.

Programi u prezantua nga presidenti demokrat, Joe Biden në vitin 2022, fillimisht për venezuelasit, përpara se të zgjerohej për të përfshirë vende të tjera, shkruan bbc.

Një gjykatës në çështjen e dëbimeve të emigrantëve kritikoi avokatët e qeverisë për sjellje “mosrespektuese”. Programi u lejonte emigrantëve dhe anëtarëve të familjes së tyre të afërt të fluturonin në SHBA nëse kishin sponsorë amerikanë dhe të qëndronin për dy vjet me një status të përkohshëm emigracioni të njohur si “parole”.

Administrata Biden argumentoi se CHNV do të ndihmonte në uljen e kalimeve të paligjshme në kufirin jugor të SHBA-së dhe do të mundësonte kontroll më të mirë të atyre që hynin në vend.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) të premten kritikoi administratën e mëparshme, duke thënë se programi kishte dështuar në qëllimet e tij.

Megjithatë, në njoftimin prej 35 faqesh në Regjistrin Federal thuhej se disa nga ata që janë në SHBA në kuadër të CHNV mund të lejohen të qëndrojnë në bazë të një “vlerësimi rast pas rasti”.

Trump po shqyrton gjithashtu mundësinë e anulimit të statusit ligjor të përkohshëm për rreth 240 mijë ukrainas që u larguan drejt SHBA-së gjatë konfliktit me Rusinë.

CHNV ndihmoi që rreth 213 mijë haitianë të hynin në SHBA për shkak të përkeqësimit të kushteve në vendin e tyre të origjinës.

Po ashtu, më shumë se 120700 venezuelas, 110,900 kubanë dhe mbi 93 mijë nikaraguanë u pranuan në SHBA në kuadër të këtij programi përpara se ta mbyllte Trump.

Muajin e kaluar, DHS njoftoi se në gusht do të përfundojë një tjetër program emigracioni, statusin e përkohshëm të mbrojtjes (TPS), për 500 mijë haitianë që jetojnë në SHBA.

TPS u ishte dhënë shtetasve të vendeve të caktuara që përballeshin me kushte të pasigurta, si konflikte të armatosura ose katastrofa natyrore.

DHS gjithashtu pezulloi TPS për venezuelasit në SHBA, ndonëse kjo po përballet me një sfidë ligjore.

Që nga marrja e detyrës në janar, politikat e imigracionit të Trumpit janë përballur me një sërë pengesash ligjore. /Telegrafi/

The post SHBA do të dëbojë 530 mijë kubanë, haitianë dhe emigrantë të tjerë appeared first on Telegrafi.

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

16 March 2025 at 20:09

Aeroplanët që transportonin më shumë se 200 venezuelianë të dëbuar nga SHBA-të kanë zbritur në El Salvador, disa orë pasi një gjykatës amerikan urdhëroi administratën e Donald Trump të mos e bënte këtë.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, shkroi në mediat sociale se 238 anëtarë të bandës venezueliane Tren de Aragua kishin mbërritur, së bashku me 23 anëtarë të bandës ndërkombëtare MS-13, të dielën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ardhja e tyre në kombin e Amerikës Qendrore erdhi pasi një gjykatës federal bllokoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të thirrej në një ligj shekullor të kohës së luftës për të justifikuar dëbimet.

Lëvizja e SHBA-së për të dërguar kriminelë të dyshuar nga vende të tjera në El Salvador ishte një marrëveshje që Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e quajti më parë “marrëveshja më e paprecedentë dhe e jashtëzakonshme e migracionit kudo në botë”.

Bukele shkroi se të arrestuarit u transferuan menjëherë në Qendrën e Mbajtjes së Terrorizmit të El Salvadorit (Cecot) “për një periudhë prej një viti”, diçka që ishte “e rinovueshme” – duke sugjeruar se ata mund të mbaheshin atje për më gjatë.

“Shtetet e Bashkuara do të paguajnë një tarifë shumë të ulët për ta, por një tarifë të lartë për ne”, shtoi ai.

Rubio konfirmoi mbërritjen e anëtarëve të dyshuar të bandës në El Salvador dhe falënderoi Bukelen, duke e quajtur atë “udhëheqësi më i fortë i sigurisë në rajonin tonë”.

Disa orë më parë, të shtunën në mbrëmje, gjykatësi i qarkut amerikan James Boasberg urdhëroi ndalimin e dëbimeve të mbuluara nga shpallja e Trump, e cila thirri Aktin e Armiqve të huaj të vitit 1798.

Ligji i lejon qeverisë të arrestojë dhe deportojë njerëz që kërcënojnë sigurinë e vendit pa një proces të rregullt ligjor. /Telegrafi/

The post SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë appeared first on Telegrafi.

Sulm me mjet shpërthyes në Konsullatën e Venezuelës në Lisbonë, policia jep detajet e para

12 January 2025 at 14:29

Konsullata e Venezuelës në Lisbonë u shënjestrua me një mjet shpërthyes, por nuk pati të lënduar.

Sipas agjencisë së lajmeve Lusa, një person i paidentifikuar hodhi një “lloj kokteji Molotov” në murin e ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme të Venezuelës në Lisbonë.

Një burim nga Komanda e Policisë Metropolitane të Sigurisë Publike të Lisbonës tha se PSP u thirr në vendngjarje, ku ata ngritën një perimetër sigurie “për të ruajtur provat” dhe “thirrën brigadën e zjarrfikësve”.

Më pas çështja i është referuar menjëherë Policisë Gjyqësore, e cila po heton rastin.

“Askush nuk u godit”, tha një burim tjetër i cili nga ana e tij raportoi vetëm “dëm material”.

Bëhet e ditur se sulmi ndodhi disa ditë pas inaugurimit të diskutueshëm të Nicolas Maduro për një mandat të ri gjashtë-vjeçar, pavarësisht se opozita pretendonte se nuk ka prova të qarta që ai fitoi zgjedhjet korrikun e kaluar.

Opozita venezueliane, e udhëhequr nga Edmundo Gonzalez dhe Maria Corina Machado, pretendon se është kryer një “grusht shteti”.

Machado u arrestua për një kohë të shkurtër të enjten teksa u largua nga një demonstratë në Karakas, e thirrur për të mos lejuar që Maduro të betohet, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

#Internacionales | Atacaron con bombas incendiarias el Consulado General de Venezuela en Lisboa, #Portugal.

El canciller Yván Gil Pinto denunció el acto, calificándolo de “fascista” y apuntando que afectó los servicios a los venezolanos. #11Ene – AFP pic.twitter.com/JI30yeXbLD

— LLanero Digital (@LlaneroDigitalV) January 12, 2025


Ndryshe, qeveria e Venezuelës ka reaguar tashmë ndaj sulmit ndaj Konsullatës së Përgjithshme, duke deklaruar se “asnjë agresion ‘i pakontrolluar'” nuk do të ndalojë “revolucionin bolivarian”.

Ministri i Jashtëm i Venezuelës shkroi në llogarinë e tij në Instagram se “fashizmi sulmoi Konsullatën e Përgjithshme në Lisbonë të Portugalisë me bomba”.

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme Portugeze dënoi sulmin dhe premtoi siguri të shtuar në konsullatë.

Dhe në një deklaratë, presidenti Maduro tha se po përgatitet të “marr armët”, duke garantuar se nëse duhet të veprojë “me forcë”, ai do ta bëjë këtë për të mbetur në pushtet.

Përveç Kubës dhe Nikaraguas, Maduro mund të llogarisë në mbështetjen e tre aleatëve të tjerë: Kinës, Rusisë dhe Iranit.

Venezuela gjithnjë e më shumë e izoluar

Megjithatë Maduro ka pak mbështetje ndërkombëtare dhe Venezuela gradualisht po izolohet nga bota.

Presidenti së fundmi urdhëroi mbylljen e një pjese të madhe të kufijve.

Fillimisht ka bllokuar pikat kufitare me Kolumbinë, pak para festimit të inaugurimit të tij dhe së shpejti planifikon ta bëjë këtë edhe me Brazilin. /Telegrafi/

The post Sulm me mjet shpërthyes në Konsullatën e Venezuelës në Lisbonë, policia jep detajet e para appeared first on Telegrafi.

Biden qetëson emigrantët/ Shtyn me 18 muaj qendrimin në SHBA për shtetasit nga Venezuela

By: lia rda
11 January 2025 at 15:25

Departamenti Amerikan i Sigurise Kombetare ka njoftuar se rreth 600 mijë shtetas nga Venezuela dhe më shumë se 230 mijë të tjerë nga El Salvadori që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë në vend ligjërisht edhe për 18 muaj të tjerë, nje njoftim ky qe vjen 9 dite perpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën me premtimin për politika më të ashpra ndaj emigracionit.  Administrata e Presidentit Biden ka përkrahur fort Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme, përfitues të të cilit janë rreth 1 milionë njerëz nga 17 vende të ndyshme. Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme, lejon individët që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara që të qëndrojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme në SHBA në rast se atdheu i tyre konsiderohet i pasigurtë, për shkak të fatkeqësive natyrore, konflikteve të armatosura apo ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme.

E ardhmja e programit të ‘Statusit të Mbrojtjes së Përkohshme’ është e pasigurt nën drejtimin e Presidentit Trump, i cili u përpoq të kufizonte ndjeshëm përdorimin e tij gjatë mandatit të parë si President. Trump deklaroi pergjate fushates presidenciale te ketij viti se emigrantet nga Venezuela dhe El Salvadori jane nje grup bandash qe kane pushtuar Shtetet e Bashkuara dhe po vrasin qytetaret Amerikane. Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare zgjati afatin e qëndrimit në SHBA edhe për 103 mijë shtetas nga Ukraina dhe 1900 nga Sudani, që tanimë jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ky status i lejon individët që të qëndrojnë ligjërisht në vend, por nuk u siguron atyre një rrugë afatgjatë drejt marrjes së shtetësisë. Ata varen nga qeveria, nëse do ta rinovojë statusin e tyre kur të skadojë. Kritikët konservatorë kanë thënë se me kalimin e kohës, rinovimi i ndodh automatikisht, pavarësisht gjendjes në vendin e origjinës së personit.. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe Nën Presidenti i zgjedhur, JD Vance kanë sugjeruar se do kufizojnë përdorimin e programit Statusi I Mbrojtjes se Perkohshme dhe politikave te tjera per mbrojtjen e emigranteve nderkohe qe republikanet planifikojne dëbime masive.

Në muajt e fundit, aktvitistët kanë shtuar trysninë ndaj administratës Biden për të kërkuar zgjatje të programit  te Statusit te Mbrojtjes se Perkohshme për ata që tashmë janë përfitues si edhe për të mbrojtur njerëzit nga vende të tjera si Guatemala dhe Ekuadori./abcnews.al

Kanadaja vendos sanksione ndaj 14 zyrtarëve venezuelianë

10 January 2025 at 22:32

Këtë të premte, Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj 14 titullarëve aktualë dhe të kaluar të qeverisë venezueliane. Masat janë ndërmarrë nën akuzën e angazhimit dhe përfshirjes në aktivitete që kanë mbështetur shkeljet e të drejtave të njeriut në Venezuelë.

Sanksionet përkojnë me masat e marra nga aleatët e Kanadasë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe “dërgojnë një mesazh solidariteti me popullin venezuelian,” tha ministria e jashtme kanadeze në një deklaratë. / abcnews.al

SHBA jep 25 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës

By: user 5
10 January 2025 at 19:15

Shtetet e Bashkuara po japin njëzet e pesë milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro në ditën e inaugurimit të tij të tretë radhazi.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, rizgjedhja e të cilit është kontestuar nga opozita duke pretenduar fitoren dhe duke e quajtur atë të manipuluar, u betua sot për një mandat të tretë gjashtëvjeçar në Asamblenë Kombëtare të Karakasit.

“Betohem se mandati i ri presidencial do të jetë ai i paqes”, deklaroi ai para presidentit të Kuvendit, Jorge Rodríguez, i cili më pas deklaroi: “Ju jeni betuar si president kushtetues”.

Maduro, gati 12 vitet e pushtetit të të cilit janë shënuar nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale, do të mbetet në pushtet pavarësisht një bllokimi gjashtë-mujor dhe thirrjeve ndërkombëtare që ai të dorëzojë frenat

The post SHBA jep 25 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës appeared first on Lapsi.al.

Tensione në Venezuelë pas protestave masive antiqeveritare, arrestohet liderja e opozitës

9 January 2025 at 23:31

Liderja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado u arrestua kur kolona e saj u kap nga forcat e sigurisë teksa po largohej nga protesta antiqeveritare në Karakas.

Machado doli nga një muaj fshehjeje dhe u rishfaq në publik si pjesë e një përpjekjeje të fundit për të bllokuar presidentin Nicolas Maduro nga kapja e pushtetit.

Ekipi i shtypit i Machado tha në një postim në rrjete sociale se forcat e sigurisë qëlluan mbi autokolonën e motoçikletave teksa po largohej nga Karakasi lindor ku Machado disa momente më parë kishte folur me një turmë mbështetësish.

Nuk kishte detaje të menjëhershme për vendndodhjen e saj dhe qeveria e Maduros nuk ka komentuar ende, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Esto se acabó.
VENEZUELA SERÁ LIBRE. pic.twitter.com/EHQSgpYLOi

— María Corina Machado (@MariaCorinaYA) January 9, 2025

Bëhet e ditur se Karakasi, së bashku me qytetet e tjera botërore si New Yorku, Madridi, Buenos Aires dhe Brukseli kishin qenë skena të demonstratave masive në mbështetje të liderit të opozitës venezueliane Edmundo Gonzalez Urrutia.

Protestat përkojnë me njoftimin e kthimit të tij në Caracasto për të marrë presidencën, pasi ka treguar kopjet e fletëve të votimit, të cilat, siç kujton ai, vërtetojnë fitoren e tij në zgjedhjet e 28 korrikut.

Në rrugë tensioni ishte i dukshëm.

Qindra venezuelianë, opozitarë dhe pro-Chavez, kanë filluar të marshojnë në pika të ndryshme të kryeqytetit venezuelian.

Ndryshe, atmosfera në Venezuelë mbetet e tensionuar.

Nicolas Maduro është planifikuar të betohet këtë të premte për një mandat të tretë radhazi në detyrë, pa paraqitur të dhënat zyrtare të fitores së tij. /Telegrafi/

The post Tensione në Venezuelë pas protestave masive antiqeveritare, arrestohet liderja e opozitës appeared first on Telegrafi.

Venezuela do të lirojë 146 persona të tjerë të arrestuar pas zgjedhjeve të korrikut

6 January 2025 at 21:01

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës Tarek Saab tha këtë të hënë se 146 persona të tjerë të arrestuar pas zgjedhjeve të korrikut do të lirohen, duke e çuar numrin total të të burgosurve të liruar në 1,515, vetëm disa ditë përpara se presidenti Nicolas Maduro të fillojë mandatin e tij të tretë.

Deklarata është hera e gjashtë që autoritetet thonë se njerëzit që u arrestuan për pjesëmarrje në protestat paszgjedhore do të lirohen, raportoi Reuters.

Më shumë se 2000 njerëz u arrestuan në protestat paszgjedhore.

Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuan se Maduro kishte fituar zgjedhjet, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se votimi ishte i padrejtë.

Disa vende perëndimore njohin ish-kandidatin e opozitës Edmund Gonzalez, i cili po viziton Uashingtonin, si fitues të zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Venezuela do të lirojë 146 persona të tjerë të arrestuar pas zgjedhjeve të korrikut appeared first on Euronews Albania.

Qeveria e Venezuelës liron 146 të burgosur pas protestave, pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet politike

6 January 2025 at 20:45

Më shumë se 146 individë do të lirohen nga burgu në Venezuelë.

Arrestimet masive kanë ardhur pas protestave mbi procesin zgjedhor të vendit duke e çuar numrin në 1,515 persona të liruar.

Ky njoftim vjen si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga qeveria për të adresuar shqetësimet politike dhe për të zbutur tensionet që lidhen me protestat për mangësi të mundshme në zgjedhje dhe represionin e qeverisë.

Individët që po lirohen ishin pjesë e një grupi më të gjerë demonstruesish që u ndaluan gjatë protestave para ose pas zgjedhjeve të kontestuara të vendit.

Qeveria venezuelase ka përballur presion të shtuar nga grupet opozitare vendase dhe nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga organizatat e të drejtave të njeriut, të çilat e akuzojnë për shtypjen e opozitës politike dhe për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Në përgjigje, lirimi i këtyre të burgosurve shihet nga disa si një përpjekje e qeverisë së Presidentit Niçolás Maduro për të ulur dënimin ndërkombëtar dhe për të zbutur imazhin e saj, megjithatë kritikët mbeten skeptiçë në lidhje me pasojat më të gjera për reformat demokratike në Venezuela.

The post Qeveria e Venezuelës liron 146 të burgosur pas protestave, pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet politike appeared first on Sot News | Lajme.

Venezuela merr vendimin, liron nga burgu më shumë 146 protestues

6 January 2025 at 20:37

Më shumë se 146 individë do të lirohen nga burgu në Venezuelë.

Arrestimet masive kanë ardhur pas protestave mbi procesin zgjedhor të vendit duke e çuar numrin në 1,515 persona të liruar.

Ky njoftim vjen si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga qeveria për të adresuar shqetësimet politike dhe për të zbutur tensionet që lidhen me protestat për mangësi të mundshme në zgjedhje dhe represionin e qeverisë.

Individët që po lirohen ishin pjesë e një grupi më të gjerë demonstruesish që u ndaluan gjatë protestave para ose pas zgjedhjeve të kontestuara të vendit.

Qeveria venezuelase ka përballur presion të shtuar nga grupet opozitare vendase dhe nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga organizatat e të drejtave të njeriut, të çilat e akuzojnë për shtypjen e opozitës politike dhe për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Në përgjigje, lirimi i këtyre të burgosurve shihet nga disa si një përpjekje e qeverisë së Presidentit Niçolás Maduro për të ulur dënimin ndërkombëtar dhe për të zbutur imazhin e saj, megjithatë kritikët mbeten skeptiçë në lidhje me pasojat më të gjera për reformat demokratike në Venezuela. / abcnews.al

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Policia e arreston në Kurbin (EMRI)

By: Oldi
6 January 2025 at 17:34

Policia shtetit ka kryer një operacion ne Kurbin. Burimet mediatike janë angazhur forcat operacionale ku dhe kanë arrestuar një shtetas të shpallur në kerkim nderkombetar. Bëhet fjalë për shtetasin Ylli Zherri, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest në burg nga Gjykata Varezes Itali, për organizatë kriminale, trafikim i lëndëve narkotike.

The post Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Policia e arreston në Kurbin (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

U arratis pas zgjedhjeve, Venezuela: 97,000 € për gjetjen e kandidatit të opozitës

3 January 2025 at 13:07

Qeveria e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro ka ofruar 100,000 dollarë (97,240 €) për informacion mbi vendndodhjen e kandidatit të opozitës në mërgim Edmundo González, i cili shihet gjerësisht si fituesi i vërtetë i zgjedhjeve të diskutueshme të vitit të kaluar.

González iku në Madrid në shtator pasi u lëshua një urdhër arresti për komplot të dyshuar, ndërsa Maduro goditi disidencën pas fitores së tij të diskutueshme në zgjedhjet presidenciale më 28 korrik.

Policia e Venezuelës postoi një buletin të stilit të kërkuar në mediat sociale të enjten, me një foto të González dhe udhëzime se si të njoftojnë autoritetet për çdo informacion.

Ata e akuzojnë atë për konspiracion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, ndër akuza të tjera, për të cilat opozita thotë se të gjitha janë të motivuara politikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U arratis pas zgjedhjeve, Venezuela: 97,000 € për gjetjen e kandidatit të opozitës appeared first on Euronews Albania.

Tjetër akuzë ndaj TikTok, Gjykata e Lartë e Venezuelës e gjobiti me 10 milionë dollarë për sfidat virale

2 January 2025 at 15:42

Gjykata e Lartë e Venezuelës ka vendosur të gjobis TikTok me një gjobë të majme prej 10 milionë dollarësh, duke e akuzuar atë për dështimin në kontrollimin e përhapjes së sfidave virale që thuhet se kanë çuar në vdekjen e tre fëmijëve.

Magjistratja Tania D’Amelio tha të hënën se kompania ka tetë ditë kohë për të paguar gjobën në Komisionin Kombëtar të Komunikimeve dhe se paratë do të përdoren për të krijuar një fond të veçantë për të “kompensuar viktimat e sfidave virale.”

D’Amelio tha se tre të rinj kishin vdekur dhe shumë të tjerë ishin prekur nga këto sfida, por nuk dha detaje ose nuk iu referua një rasti të veçantë.

Ajo gjithashtu kërkoi që platforma e videos të krijonte një zyrë në vend për të përfaqësuar kompaninë. Gjykata nuk specifikoi se cilat do të ishin pasojat në rast se TikTok nuk do t’i përmbahej vendimit. / abcnews.al

 

TikTok ndëshkohet në Venezuelë, shkak sfidat që çuan në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme

31 December 2024 at 10:10

TikTok është ndëshkuar në Venezuelë për sfidat virale që çojnë në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme.

Gjykata më e lartë e Venezuelës vendosi që TikTok nuk mori masat e nevojshme dhe adekuate, për të parandaluar përhapjen e sfidave virale, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e këtij vendi identifikojnë pikërisht këto sfida virale si fajtorin kryesor për vdekjen e tre adoleshentëve, të cilët thithën kimikate toksike.

Një gjykatë në Venezuelë thuhet se i ka dhënë ByteDance tetë ditë për të paguar një gjobë prej 10 milionë dollarësh. Gjithashtu, kompania u urdhërua të krijonte një zyrë në Venezuelë.

Venezuela do t’i përdorte ato para për të “krijuar një themel për viktimat e TikTok, që synon të kompensojë dëmtimin psikologjik, emocional dhe fizik të përdoruesve, veçanërisht nëse këta përdorues janë fëmijë dhe adoleshentë”, tha gjyqtarja Tanja Damelio. /Telegrafi/

 

The post TikTok ndëshkohet në Venezuelë, shkak sfidat që çuan në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme appeared first on Telegrafi.

❌
❌