Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja

By: Elva
6 July 2025 at 11:22

Një 36-vjeçar dhe dy gra me shtetësi të huaj janë vënë në pranga në Tiranë, pas një kontrolli që zbuloi drogë dhe dyshime për veprimtari të jashtëligjshme. Uniformat blu bëjnë me dije se në një ambient të përbashkët, u gjet një sasi e dyshuar kokainë në posedim të shtetasit V. K., ndërsa dy gratë, përkatësisht […]

The post Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja appeared first on BoldNews.al.

Policia ndalon dy prostituta kineze në Kavajë, nën hetim 6 klientë shqiptarë

By: user 5
5 July 2025 at 13:54

Një tjetër rast prostitucioni me protagoniste shtetase të huaja është goditur nga policia, në Qerret të Kavajës.

Dy gra me kombësi kineze u arrestuan në flagrancë në një apartament në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm përmes shërbimeve seksuale me pagesë.

Operacioni policor i koduar “Baza”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Kavajë, erdhi pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda proaktive. Gjatë veprimeve hetimore, u dokumentua plotësisht mënyra se si dy shtetaset C. Y., 42 vjeçe, dhe Y. Sh., 41 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në zonën turistike të Qerretit dhe përmes rrjeteve sociale, siguronin klientë shqiptarë duke ofruar shërbime seksuale në këmbim të shumave që varionin nga 80 deri në 200 euro.

Kinezet kishin hyrë në Shqipëri si turiste, por qëllimi i tyre ishte fitimi përmes një aktiviteti të paligjshëm. Krahas arrestimit të tyre, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë që dyshohet se përfituan shërbime seksuale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë, si dhe dy telefona celularë të përdorur për komunikime me klientët. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Policia ndalon dy prostituta kineze në Kavajë, nën hetim 6 klientë shqiptarë appeared first on Lapsi.al.

Finalizohet operacioni policor “Baza”/ ‘Fole’ prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, 200 euro…

5 July 2025 at 12:21

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit. Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze:

C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Finalizohet operacioni policor “Baza”/ ‘Fole’ prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, 200 euro… appeared first on Sot News | Lajme.

Shërbimet varionin nga 80 në 200 euro, goditet qendra e prostitucionit në Durrës

5 July 2025 at 12:28

Një rrjet prostitucioni me shtetase kineze është goditur nga Policia e Durrësit, pas një hetimi dyjavor të zhvilluar me metoda speciale. Dy gra nga Kina u arrestuan në flagrancë, ndërsa 6 shtetas shqiptarë u proceduan penalisht si klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze: C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./Telegrafi/

 

The post Shërbimet varionin nga 80 në 200 euro, goditet qendra e prostitucionit në Durrës appeared first on Telegrafi.

Diddy shpallet fajtor për akuzat për prostitucion

By: user 10
2 July 2025 at 16:50

Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor për akuzën e transportimit për qëllime prostitucioni, por u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikimit seksual dhe bashkëpunimit në një organizatë kriminale (RICO).

Kjo akuzë përfshin transportimin me vetëdije të një individi përtej kufijve shtetërorë ose ndërkombëtarë për qëllime prostitucioni, dhe mban një dënim maksimal deri në 20 vjet burg. Data e dënimit të Combs do të caktohet më vonë.

Juria prej 12 anëtarësh (tetë burra dhe katër gra) i dorëzoi gjyqtarit një vendim unanim për shumicën e akuzave, përveç akuzës për organizatë kriminale (RICO), për të cilën nuk mundën të arrinin një dakordësi.

Combs ishte i pranishëm në gjykatën federale të Manhatanit së bashku me anëtarë të familjes së tij kur u shpall verdikti.

Avokati i tij kërkoi një lirimin me kusht me garanci 1 milion dollarë, dhe kërkoi leje që klienti i tij të mund të udhëtonte në Florida, New York dhe Los Angeles. Prokurorët kundërshtuan këtë kërkesë, dhe gjykatësi ende nuk ka dhënë vendimin përfundimtar për këtë çështje.

 

The post Diddy shpallet fajtor për akuzat për prostitucion appeared first on Lapsi.al.

Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ I dënuar në mungesë për prostitucion, pritet ekstradimi i tij drejt…

29 June 2025 at 11:24

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vënë në pranga në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, gjatë operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Hani i Hotit, Shkodër

Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,
u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

The post Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ I dënuar në mungesë për prostitucion, pritet ekstradimi i tij drejt… appeared first on Sot News | Lajme.

Apartament, makina e biznese/ Konfiskohen 14 pasuri të të dënuarit në Itali

25 June 2025 at 13:11

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, janë konfiskuar 14 pasuri të shtetasit, Marsel Arani i dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Bëhet fjalë për biznes, apartament dhe makina. Në njoftimin zyrtar theksohet se u arrit të provohej se ky shtetas ka kryer veprimtari kriminale në Itali, ku autoritetet gjyqësore të Torinos e kanë deklaruar fajtor dhe ku është dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

“Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë,  provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga gjykimi u evidentuan transaksione të shpeshta financiare të kryera nga ushtrueset e prostitucionit në drejtim të të pandehurit apo familjarëve të tij, si dhe u provua se të ardhurat e paligjshme pastroheshin për t’u dukur si të ligjshme nga i pandehuri nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Pasuritë e blera janë përfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetem si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qira automjetesh”, sqarohet më tej në njoftim.

Në përfundim të gjykimit, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Apartament në qytetin e Durrësit;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Suzuki Grand Vitara;

– Automjet Volksëagen;

– Automjet JEPP;

– Automjet Fiat Marea;

– Automjet Maserati;

– Automjet BMV;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Audi SQ7;

– Automjet Volkswagen:

– Automjet Volkswagen;.

– Motomjet Motor BMV; dhe

– Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhenie mjetesh me qera, në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit të saj për dënimin e personave që kryejnë veprën penale të pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e Arjan Kamamit/ I dënuar në Belgjikë për prostitucion

24 June 2025 at 11:31

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskua pasuria e shtetasit A.K. i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.

Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgikm si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.

Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë.

The post Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e Arjan Kamamit/ I dënuar në Belgjikë për prostitucion appeared first on Sot News | Lajme.

Konfiskohet hoteli në Cërrik, në pronësi të një dënuari për prostitucion

By: fra nc
24 June 2025 at 11:27

Prokuroria e Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Arjan Kamani, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”.

Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi konfiskimin e një objekti 2-katësh, me funksion bar, restorant dhe hotel, në pronësi të shtetasit në fjalë.

Në njoftimin e prokuorisë bëhet me dije se objekti ndodhet në zonën kadastrale Malasej, në qytetin e Cërrikut.

Sipas organit të akuzës, hetimet kanë provuar se pasuria e Kamanit nuk justifikohet me të ardhurat e deklaruara, dhe dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në Belgjikë.

Ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel, ku është shpallur fajtor për ushtrim prostitucioni dhe është dënuar me 5 vite burg si dhe me gjobë prej 84 mijë eurosh, së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë.

Prokuroria e Elbasanit bëri me dije se hetimet vazhdojnë edhe për personat e tjerë të përfshirë, të cilët kanë qenë të dënuar në të njëjtën çështje me shtetasin Arjan Kamani në sistemin gjyqësor belg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konfiskohet hoteli në Cërrik, në pronësi të një dënuari për prostitucion appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Goditet një “vatër” prostitucioni me kineze edhe në Pogradec

24 June 2025 at 09:22

Duket se jo vetëm Tirana, por edhe çdo qytet tjetër turistik në vend janë kthyer në “vatra” prostitucioni, me shtetase nga vendet aziatike apo amerika latine. Së fundmi, Policia e Korçës ka goditur një “vatër” prostitucioni në Pogradec, ku kanë arrestuar një shtetase kineze dhe kanë shpallur në kërkim një1 tjetër shtetase kineze. Operacioni i […]

The post VIDEO/ Goditet një “vatër” prostitucioni me kineze edhe në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Kthyen apartamentin në “fole” prostitucioni, në pranga një shtetase kineze

24 June 2025 at 09:28

Pogradec- Një shtetase kineze është arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë, dy shtetaset kineze kishin përshtatur për ushtrim prostitucioni një apartament që e kishin marrë me qira në Pogradec.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe pronari i apartamentit. Gjatë aksionit, janë sekuestruar shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha të dyshuara false dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda dhe jashtë shtetit, nga ku kryheshin telefonatat dhe veprimet reklamuese për këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet kinezja, në kërkim një tjetër

24 June 2025 at 09:45

Policia në Pogradec ka arrestuar një shtetase kineze dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, një apartament që e kishin marrë me qira në këtë qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Last night” u vu në pranga shtetasja H. F., 61 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Falsifikimi i monedhave”, ndërsa shtetasja tjetër, C. L., 46 vjeçe, banuese në Kinë, u shpall në kërkim. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e apartamentit, shtetasin L. Xh., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë.

 

The post Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet kinezja, në kërkim një tjetër appeared first on Euronews Albania.

“Çerdhe” prostitucioni në Pogradec, arrestohet 61 vjeçarja nga Kina

24 June 2025 at 09:38

Policia ka arrestuar një shtetase kineze, e cila kishte kthyer një apartament të marrë me qira në fole prostitucioni.

Në pranga ka rënë  61 vjeçarja me iniciale H. F., e cila u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Ndërsa u shpall në kërkim shtetasja tjetër kineze me iniciale C. L., 46 vjeçe, pasi akuzohen si organizatore të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti para (euro) të fshehura brenda lavatriçes në apartament, ndërsa u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë. /A2cnn/

The post “Çerdhe” prostitucioni në Pogradec, arrestohet 61 vjeçarja nga Kina appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Vila në plazh përshtatet për prostitucion, arrestohen 4 kineze në Durrës

By: Besnik
20 June 2025 at 10:46

Policia e Durrësit ka arrestuar katër shtetase kineze, të dyshuara se kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit një vilë dykatëshe të marrë me qira në lagjen nr. 13 në zonën e plazhit.

Njëra nga kinezet e arrestuara dyshohet si organizatore, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtore e saj nga Anglia.

Gjithashtu janë proceduar dhjetë persona, prej të cilëve tetë shqiptarë dhe dy kineze, ndërsa janë sekuestruar shuma parash, telefona dhe karta bankare.

Si funksiononte kjo qendër prostitucioni?

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze kishin përshtatur një vilë dykatëshe, të marrë me qira nga një shtetase angleze në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, me qëllim ushtrimin e prostitucionit.

Në njoftimin e saj policia shpjegon se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u arrestua shtetasja kineze F.W., 46 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” pasi dyshohet si drejtuese dhe organizatore e këtij rrjeti prostitucioni ndërsa u shpall në kërkim edhe shtetasja K.P., 46 vjeçe, banore në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Po ashtu u arrestuan edhe tre shtetase të tjera kineze: L.M., 55 vjeçe, L.Ch., 49 vjeçe, dhe Zh.H., 47 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet po vijojnë, pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se ka qendrën jashtë vendit, nga ku kryheshin telefonatat përmes call center-it.

 

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 4″.

Kishin marrë me qira një vilë dykatëshe dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase kineze, njëra prej tyre organizatore e kësaj veprimtarie.

Shpallet në kërkim organizatorja tjetër e kësaj veprimtarie, shtetase angleze.

Procedohen penalisht 10 shtetas, 2 prej tyre shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.

Sekuestrohen shuma parash, celularë dhe karta banke.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin e koduar “Storm 4”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u bë arrestimi i shtetases kineze F. W., 46 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, e cila dyshohet se ishte drejtuese e dhe organizatore e këtij rrjeti prostitucioni.

Gjithashtu u arrestuan 3 shtetase të tjera kineze L. M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja K. P., 46 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe karta telefoni etj.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi rezultoi se shtetaset kineze kishin përshtatur një vilë dykatëshe, të marrë me qira, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nga shtetasja angleze, në bashkëpunim me 46-vjeçaren kineze dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari që dyshohet se qendrën e ka jashtë vendit, nga ku kryheshin  telefonatat nëpërmjet call centerit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Vila në plazh përshtatet për prostitucion, arrestohen 4 kineze në Durrës appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Pr*stitucion në plazh, policia zbulon ‘shtëpinë rozë’ në Durrës, arrestohen 4 kineze, në kërkim një angleze

By: D Marku
20 June 2025 at 10:42

Një vilë dykatëshe pranë plazhit të Durrësit ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit nga disa shtetase të huaja.

Vajzat që ofroheshin në telefon shfaqeshin me zë të ri dhe identitet të rremë, por në realitet shkonin gra mbi 45 vjeç.

Katër shtetase kineze janë ndaluar, ndërsa një shtetase angleze, e dyshuar si bashkëorganizatore, është shpallur në kërkim.

Ndaj dhjetë shtetasve të tjerë, përfshirë edhe shqiptarë, janë marrë masa procedurale. Hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet se aktiviteti drejtohej nga jashtë vendit përmes komunikimeve telefonike.

Njoftimi: 

DVP Durrës

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 4″.

Kishin marrë me qira një vilë dykatëshe dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase kineze, njëra prej tyre organizatore e kësaj veprimtarie.

Shpallet në kërkim organizatorja tjetër e kësaj veprimtarie, shtetase angleze.

 

The post VIDEO/ Pr*stitucion në plazh, policia zbulon ‘shtëpinë rozë’ në Durrës, arrestohen 4 kineze, në kërkim një angleze appeared first on Albeu.com.

Fole prostitucioni me kineze në Vlorë, pranga 28-vjeçarit

By: user 8
6 June 2025 at 15:49

Një 28 vjecar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa bashkëpunëtorja e tij kineze 51 vjeçe është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës, për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.

“Procedohen penalisht edhe 3 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.” – thotë mes të tjerash policia.

Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

The post Fole prostitucioni me kineze në Vlorë, pranga 28-vjeçarit appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi për eskortat turke në Tiranë, policia procedon tre persona

By: Ardit
28 May 2025 at 13:15

Policia ka proceduar penalisht pronarin e një qendre masazhi në Tiranë që shërbente si fole prostitucioni të zbuluar nga një emision investigativ në News24, si edhe për dy punonjëse seksi. Uniformat blu nisën procedimin për pronarin, i identifikuar si 35-vjeçari me iniciale G. Sh., dhe dy shtetaset që ushtronin prostitucion, 37 vjeçarja me iniciale E. […]

The post Denoncimi për eskortat turke në Tiranë, policia procedon tre persona appeared first on BoldNews.al.

Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane

27 May 2025 at 13:56

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe goditur një rrjet prostitucioni që vepronte në qytetin bregdetar, duke shpallur në kërkim një shtetase braziliane, 29 vjeçe.

Ajo akuzohet për “Trafikim personash të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzim të prostitucionit”.

Sipas hetimeve, e dyshuara shfrytëzonte dy bashkëkombëse të saj, 34 dhe 30 vjeçe, të cilat ushtronin aktivitetin në një apartament në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Këto dy shtetase janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e hetimit të trafikut kanë referuar materialet në Prokurori dhe po vazhdojnë punën për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal.

The post Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane appeared first on Sot News | Lajme.

Goditet rrjeti i prostitucionit, shpallet në kërkim braziliania dhe procedohen dy bashkëkombëset e saj

By: Ardit
27 May 2025 at 13:16

Një rrjet prostitucioni është goditur nga policia e Vlorës, ku është shpallur në kërkim një 29-vjeçare me shtetësi braziliane. Policia bën me dije se e reja braziliane akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ajo dyshohet se shfrytëzonte për qëllime prostitucioni dy bashkëkombëse të […]

The post Goditet rrjeti i prostitucionit, shpallet në kërkim braziliania dhe procedohen dy bashkëkombëset e saj appeared first on BoldNews.al.

“Thjesht hap shalët dhe i marr 50 euro”/ Investigimi brenda qendrave të masazheve

By: user 8
26 May 2025 at 21:06

Bashkëpunëtori i emisionit “Tak-Fak” u infiltrua në qendrën e masazheve, që vetëm emrin e kanë të tillë, pasi aty realisht ofrohet edhe seks. Gjatë bisedës me vajzën që i ofron një shërbim të tillë, zbulon orarin e zgjatur që rri, klientelën dhe shumë detaje që lidhen me këtë veprimtari.

Nga biseda mësohet se një nga vajzat që ofron shërbime seksuale, mund të fitojë deri 300-400 mijë lekë, ndërsa e quan veten plakë, edhe pse është 28-29 vjeçe, duke lënë të nënkuptojë se klientët dëshirojnë vajza më të reja.

Vazhdimi i bisedës në qendrën e masazheve:

D: Mirë ok, tani se bën lekë e ku di gjë unë..nja 5 veta i bën ..se kur vjen ti këtu.

V: Këtu vij në 15:00 e deri në 2 të natës.

D: Pse ka njerëz që vijnë në darkë.

V: Po ka që vijnë në darkë, vijnë pasdite ose që ikin në Gjermani.

V: Këtu jo..por po them minimalen diku tjetër…. Në qoftë se mashkulli nuk do të merrej me drogë dhe femra me prostitucion atëherë si do t’ia bëjmë ne?

V: Tani ka nga ata që bëjnë shkolla, gjëra…ne na ka mësuar rruga.. na ka mësuar jeta.

V: Tani ata bëjnë shkolla, zemra, tani…këto o kanë qenë dërrasë dhe e kanë pagu lekun dhe janë fut me lekë. se rrallë kanë qenë me 10-ta, se nuk kanë qenë të gjithë me 10-ta ato që sot janë futur doktoresha, janë fut zyrtare e ca kryetare..

sepse unë kam një kushurirën time që e gjeti dashnorin, që i pagoi lekët dashnori, e futi dashnori si sekretare aty..sot është bërë jo doktoreshë…por që e merr rrogën si drejtoreshë spitali.

D: I lumtë b***

V: Fiks.

D: I lumtë b***

V: Ndërsa unë, kush do m’i japi ato lekë,

D: Po mo po, e drejtë.

V: Ça të bëj unë, do bëj pastruesen? Do bëj shitsen?…se me 350 mijë.

D: Jo mo jo , ti ke shumë të drejtë.

V: Po kam, klientit i mbaron 20 min..se ne e kemi 30-40 min…ai më thotë mua jo nuk kemi mbaruar ….

Dhe e marr menaxheren në telefon e i thotë ai që jo unë akoma nuk kam mbaruar, i them që unë kam mbaruar…

menaxherja i thotë nuk ta kam unë fajin, nuk ta ka fajin goca se nuk ke mbaruar punë ti….

kështu që…dmth kështu janë të gjitha gocat këtu…

rrallë janë ata çunat e rinj si puna jote që e kuptojnë

D: Kuptoj.

Unë gocë jam, thjesht femër ..thjesht hap shalët i marr 50 euro.. ça t’i bëj po nuk pati lekë.. po nuk pati. Të paguaj ujë e drita të paktën. Tani jam plakë, vajta 28-29 vjeçe.

V: Ti plakë?

D: Do t’i heqësh pak këto?

V: T’i heq unë…seriozisht qenke çun shumë…mos do të bësh ndonjë gjë? Mos do të iki të marr prezervativ?..se…

D: Mirë, ik e merre një prezervativ

The post “Thjesht hap shalët dhe i marr 50 euro”/ Investigimi brenda qendrave të masazheve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌