Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pas ndarjes, Buta nis histori të re dashurie

By: gaze tare
13 July 2025 at 11:32

Reperi i njohur Buta duket se po e lë pas një kapitull të rëndësishëm të jetës private dhe po hap një të ri. Pas ndarjes nga partnerja e tij Fjolla, me të cilën ndan edhe një vajzë, artisti është parë në shoqërinë e një vajze të re, e quajtur Dea.

Burime për emisionin “Prive” tregojnë se Buta dhe Dea janë parë bashkë në disa mbrëmje në klubet e natës, duke u shfaqur mjaft të afërt. Lidhja mes tyre nuk ka kaluar pa u vënë re as në rrjetet sociale, ku Dea i komentojnë shpesh në postime, duke nxitur dyshimet për një romancë në formim.

Megjithëse vetë Buta nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, të gjitha shenjat flasin për një fillim të ri në jetën e tij personale.

DEA
DEA

The post Pas ndarjes, Buta nis histori të re dashurie appeared first on iconstyle.al.

Arrestimi i Noizy-t, dyshohet se reperi është përfshirë në një vepër të rëndë penale në Zvicër

By: Ardit
10 July 2025 at 12:07

Reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar në Zvicër me urdhër të Prokurorisë së Shtetit të Kantonit të Zürich, sektori për Krime të Rënda me Dhunë. Deri tani askush, as menaxherët e reperit nuk kanë sqaruar se për çfarë akuzohet konkretisht Noizy. Për këtë arsye, arrestimi i tij ngre pikëpyetje serioze për përfshirjen e tij […]

The post Arrestimi i Noizy-t, dyshohet se reperi është përfshirë në një vepër të rëndë penale në Zvicër appeared first on BoldNews.al.

Gjykata cakton datën e dënimit për Diddy

By: user 10
9 July 2025 at 20:13

Reperi  Sean “Diddy” Combs do të dëgjojë vendimin përfundimtar të gjykatës më 3 tetor 2025, pasi gjyqtari Arun Subramanian ka miratuar këtë datë pas një marrëveshjeje mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorisë federale.

Diddy u shpall fajtor javën e kaluar për dy akuza për transport për qëllime prostitucioni, pas një gjyqi që zgjati gati shtatë javë në Manhattan.

Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin seksual dhe komplotin kriminal (racketeering), që mund ta kishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas udhëzimeve federale për dënimet, secila nga akuzat për të cilat u shpall fajtor mund të sjellë deri në 10 vite burg, ose 20 vite në total.

Fjala e fundit i takon gjykatësit Subramanian, i cili do të udhëhiqet edhe nga raporti i hetimit para dënimit dhe nga deklaratat me shkrim të të dyja palëve, që do të dorëzohen në shtator.

Aktualisht, Combs ndodhet në paraburgim në Metropolitan Detention Center në Brooklyn dhe nuk ka marrë garanci, për shkak të rrezikut për arratisje dhe mundësisë së frikësimit të dëshmitarëve – veçanërisht pas dëshmive të ish-partneres së tij Cassie Ventura dhe disa personave të tjerë.

Ai ka kaluar gati 10 muaj në paraburgim, të cilat do të llogariten si pjesë e dënimit total.

 

 

The post Gjykata cakton datën e dënimit për Diddy appeared first on Lapsi.al.

“Krime të rënda dhe të dhunshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër

By: Ela
7 July 2025 at 10:35

Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut me qëllimin për të performuar në një klub të njohur nate. Mediat zvicerane shkruajnë se arrestimi i tij u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Gjithashtu raportohet se klubi ku Noizy do të […]

The post “Krime të rënda dhe të dhunshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër appeared first on BoldNews.al.

Zi në botën e HipHop-it! Ndërron jetë reperi i grupit legjendar “Outlawz”

By: Ela
5 July 2025 at 19:34

Reperi amerikan Young Noble, emri i vërtetë i të cilit ishte Rufus Lee Cooper III, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, në rrethana të dhimbshme. Lajmi i trishtë u konfirmua nga EDI Mean, kolegu i tij i ngushtë dhe kushëriri i Tupac Shakur, i cili përmes një postimi zemërthyes njoftoi se Young Noble i mori […]

The post Zi në botën e HipHop-it! Ndërron jetë reperi i grupit legjendar “Outlawz” appeared first on BoldNews.al.

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

By: user 10
3 July 2025 at 19:50

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal për krime seksuale. Ai u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, por gjykatësi refuzoi kërkesën për lirimin me kusht.

Gjyqtari Arun Subramanian deklaroi se vendimi për të mos dhënë garanci nuk ka ndryshuar dhe përmendi një incident të dhunshëm të dyshuar ndaj një gruaje në qershor 2024 — pas fillimit të hetimeve ndaj Combs. “Kjo tregon mungesë respekti për ligjin dhe një prirje ndaj dhunës,” tha ai.

Combs, 55 vjeç, tani përballet me një maksimum prej 20 vitesh burg për dy akuza për transportim me qëllim përfshirje në prostitucion, ku secila mbart deri në 10 vjet dënim. Seanca e dënimit është caktuar për 3 tetor.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, kërkoi lirimin e menjëhershëm me garanci prej 1 milion dollarësh, duke theksuar se familja e tij ishte e gatshme ta paguante menjëherë. Por prokurorët kundërshtuan dhe gjykatësi vendosi afatin e orës 13:00 të së mërkurës për dorëzimin e argumenteve ligjore.

Pas shpalljes së vendimit, Combs u pa duke rënë në gjunjë dhe duke festuar në heshtje, ndërsa mbështetësit e tij jashtë gjykatës festuan me spërkatje vajrash bebe — një referencë ndaj provave të gjetura gjatë hetimit në vilat e tij në Los Angeles dhe Miami, përfshirë më shumë se 1,000 shishe vajrash dhe lubrifikantësh, si dhe armë zjarri.

Një figurë kyçe në këtë çështje ishte ish-e dashura e tij prej më shumë se 10 vitesh, këngëtarja Cassie Ventura, e cila dëshmoi gjatë procesit ndërsa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ajo përshkroi përjetime traumatike gjatë të ashtuquajturave “Freak-Offs”, ku merrte pjesë në akte seksuale para Combs-it.

Avokati i saj, Doug Widor, deklaroi se: “Ky proces nisi kur Cassie Ventura pati guximin të depozitonte ankesën e saj civile në nëntor 2023. Ajo i hapi rrugën këtij gjykimi dhe drejtësisë.”

Pavarësisht lirimit nga disa akuza, Combs përballet ende me rreth 80 padi civile që pretendojnë abuzime seksuale dhe fizike.

The post Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy appeared first on Lapsi.al.

Diddy shpallet fajtor për akuzat për prostitucion

By: user 10
2 July 2025 at 16:50

Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor për akuzën e transportimit për qëllime prostitucioni, por u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikimit seksual dhe bashkëpunimit në një organizatë kriminale (RICO).

Kjo akuzë përfshin transportimin me vetëdije të një individi përtej kufijve shtetërorë ose ndërkombëtarë për qëllime prostitucioni, dhe mban një dënim maksimal deri në 20 vjet burg. Data e dënimit të Combs do të caktohet më vonë.

Juria prej 12 anëtarësh (tetë burra dhe katër gra) i dorëzoi gjyqtarit një vendim unanim për shumicën e akuzave, përveç akuzës për organizatë kriminale (RICO), për të cilën nuk mundën të arrinin një dakordësi.

Combs ishte i pranishëm në gjykatën federale të Manhatanit së bashku me anëtarë të familjes së tij kur u shpall verdikti.

Avokati i tij kërkoi një lirimin me kusht me garanci 1 milion dollarë, dhe kërkoi leje që klienti i tij të mund të udhëtonte në Florida, New York dhe Los Angeles. Prokurorët kundërshtuan këtë kërkesë, dhe gjykatësi ende nuk ka dhënë vendimin përfundimtar për këtë çështje.

 

The post Diddy shpallet fajtor për akuzat për prostitucion appeared first on Lapsi.al.

Reperi Silentó dënohet me 30 vite burg për vrasjen e kushëririt

By: user 10
12 June 2025 at 16:13
Reperi Silentó, i njohur për hitin “Watch Me (Whip/Nae Nae)”, është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e kushëririt të tij në vitin 2021.

Ricky Lamar Hawk, emri i vërtetë i artistit u deklarua fajtor me probleme mendore për vrasje të qëllimshme, si dhe për akuza të tjera si sulm i rënduar, posedim armësh dhe fshehje të vdekjes së një personi.

Ngjarja ndodhi në janar 2021 në Panthersville, Georgia, ku policia gjeti trupin e kushëririt të tij, Frederick Rooks III, me plagë të shumta nga armë zjarri. Një automjet i bardhë  BMW, me të cilin reperi ishte parë më herët së bashku me viktimën, u kap nga kamerat e sigurisë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Para këtij rasti, Silentó ishte përballur edhe me akuza të tjera për dhunë, përfshirë një incident në 2020 ku u akuzua për sulm me sëpatë ndaj dy personave në Los Angeles.

The post Reperi Silentó dënohet me 30 vite burg për vrasjen e kushëririt appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet nëna e reperit Ghetto Geasy, DETAJE nga aksioni i policisë së Kosovës

By: Ela
12 June 2025 at 12:28

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin, nënën e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy. Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim […]

The post Arrestohet nëna e reperit Ghetto Geasy, DETAJE nga aksioni i policisë së Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim

By: user 10
27 May 2025 at 17:22

Capricorn Clark, e cila ka punuar për Sean “Diddy” Combs nga viti 2004 deri në 2012, dëshmoi të martën në gjyqin e tij për trafikim seksual, duke pretenduar se ishte kërcënuar dhe madje rrëmbyer gjatë kohës që punonte për artistin.

Clark, një ish-punonjëse e Death Row Records nën Suge Knight para se të kalonte te Combs, tregoi se Combs e kishte kërcënuar me vdekje pasi kishte mësuar lidhjen e saj me Knight.

Ajo gjithashtu dëshmoi se një herë ishte “rrëmbyer” nga sigurimi i Combs dhe ishte detyruar të kalonte disa ditë duke bërë teste  pasi disa stoli të Combs ishin humbur, me kërcënimin se do të hidhej në Lumën East nëse dështonin testet.

Clark vazhdoi dëshminë duke përshkruar incidente të tjera shqetësuese, përfshirë atë kur Diddy  i tha se donte të vriste Kid Cudi nga xhelozia pasi mori vesh për lidhjen e shkurtër romantike të tij me Cassie Ventura.

Clark gjithashtu përshkroi  një incident ku ai  goditi Ventura me forcë gjatë një debati.

Gjyqi është i bazuar në akuzat për krim të organizuar, trafikim seksual dhe prostitucion.

Ndërkohë që Combs ka mohuar të gjitha akuzat, disa ish-punonjës, përfshirë Clark, janë thirrur për të dëshmuar mbi përvojat e tyre gjatë punës me të.

The post Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim appeared first on Lapsi.al.

50 Cent ironizon Diddy-n gjatë gjyqit për sulm seksual

By: user 10
15 May 2025 at 14:30

50 Cent ka goditur sërish  armikun e tij të vjetër, Sean “Diddy” Combs, duke bërë shaka me dashurinë e tij për “baby oil”.

Në mes të gjyqit për sulm seksual ndaj Diddy-t në Nju Jork, reperi i “In da Club” postoi në Instagram një seri me tre foto, duke filluar me një titull nga People: “Cassie thotë se Diddy i kërkoi të futej në një pishinë të fryrë të mbushur me vaj për foshnja.”

Titulli shoqërohej me një skicë nga gjykata që tregonte ish-të dashurën e Combs, Cassie Ventura, duke dëshmuar në gjykatë.

Fotoja e dytë ishte një imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale që tregonte Diddy-n në një pishinë të fryrë.

Fotoja e tretë, gjithashtu e krijuar nga AI, tregonte Combs duke buzëqeshur në një pishinë të rrethuar me shishe vaji për foshnja — 1,000 prej të cilave thuhet se u gjetën gjatë një bastisjeje të FBI-së në mars 2024.

“Dreq, bëri gjithë ato gjëra për të përfunduar kështu,” shkroi 50 në përshkrim.
Kjo është më e çmendur se çmenduria normale.”

 

50 Cent i referohej dëshmisë së Cassie-t, ku ajo tregoi se Combs e detyroi të hynte në një pishinë të fryrë me vaj për foshnja në një dhomë hoteli.

Një ditë më parë, 50 Cent kishte postuar një tjetër goditje ndaj Combs, duke ironizuar pretendimet e prokurorisë që ai kishte detyruar një eskortë të “urinojë në gojën e Cassie-t,” duke e bërë atë të ndjehej sikur po mbytej.

Ai postoi një foto të një statuje engjëlli që urinon dhe shkroi: “Diddy tha: në gojë!”

Gjyqi ndaj Combs ka filluar të hënën, dhe ai përballet me akuza për trafikim seksual, zhvatje dhe transport për qëllime prostitucioni.

Ventura, 38 vjeç, është dëshmitarja kryesore, duke rrëfyer dhunë fizike, seksuale dhe psikologjike nga ana e Diddy gjatë marrëdhënies së tyre.

Cassie gjithashtu dëshmoi për festat seksuale të njohura si “Freak-Offs” që organizonte Diddy, duke thënë se më e gjata zgjati katër ditë.

50 Cent dhe Diddy kanë pasur një armiqësi të gjatë që daton që nga viti 2006, kur reperi publikoi këngën “The Bomb”, ku sugjeroi se Diddy e dinte kush e kishte vrarë Biggie Smalls.

The post 50 Cent ironizon Diddy-n gjatë gjyqit për sulm seksual appeared first on Lapsi.al.

Sean “Diddy” Combs përballet me gjyqin për trafikim seksual

By: user 10
5 May 2025 at 15:24
Sean “Diddy” Combs, sipërmarrësi i hip-hop-it, do të dalë sot përpara një gjykate në Nju Jork për t’u gjykuar mbi akuzat se ka përdorur ndikimin dhe burimet e perandorisë së tij të biznesit për të abuzuar seksualisht me gra.

Përzgjedhja e jurisë mund të zgjasë disa ditë, ndërsa deklaratat hapëse dhe dëshmitë do të nisin javën e ardhshme.

Aktakuza prej 17 faqesh kundër Combs është përshkruar si një dokument tipik ndaj një lideri mafioz apo kreu të një bande droge, duke e akuzuar për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në një konspiracion kriminal.

Sipas prokurorëve, Combs ka zhvilluar një sjellje abuzive ndaj grave dhe të tjerëve për më shumë se dy dekada, me ndihmën e personave në rrethin e tij dhe të punonjësve nga kompanitë që zotëron.

Gratë, sipas akuzës, manipuloheshin për të marrë pjesë në akte seksuale të mbushura me drogë me meshkuj të paguar, të cilat Combs i quante “Freak Offs.”

Për t’i mbajtur nën kontroll, ai përdorte ndikim dhe dhunë: u premtonte sukses në industrinë e argëtimit nëse e bënin atë që u kërkonte — ose i përjashtonte nëse refuzonin.

Në raste kur nuk merrte atë që donte, aktakuza thotë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin dhunë fizike, rrëmbime dhe madje zjarrvënie. Në një rast, ai dyshohet se ka kërcënuar dikë duke e varur nga një ballkon.

Combs, 55 vjeç, dhe avokatët e tij e mohojnë fajësinë. Ata thonë se çdo marrëdhënie seksuale ka qenë konsensuale dhe se nuk ka pasur përpjekje për të detyruar dikë apo ndonjë veprimtari kriminale të organizuar.

Gjykimi pritet të zgjasë të paktën tetë javë.

Një ngjarje e rëndësishme që mund të përmendet në gjyq është një incident i vitit 2016, ku Diddy u regjistrua nga kamerat e  sigurisë  duke goditur ish-të dashurën e tij, këngëtaren Cassie (emri i vërtetë Casandra Ventura), në një hotel në Los Anxhelos.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se klienti i tij “nuk është një person perfekt” dhe pranoi se ka pasur përdorim droge dhe marrëdhënie toksike, por këmbënguli se çdo aktivitet seksual ka qenë me pëlqim.

Ky është rasti më serioz ligjor për Combs deri tani, mes një sërë problemesh të mëparshme ligjore që përfshijnë dhunë fizike, armë dhe përleshje publike. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me dekada burg.

The post Sean “Diddy” Combs përballet me gjyqin për trafikim seksual appeared first on Lapsi.al.

Diddy refuzon marrëveshjen me prokurorët

By: user 10
2 May 2025 at 14:39

Vetëm pak ditë para nisjes së gjyqit, Sean “Diddy” Combs ka refuzuar një marrëveshje nga prokurorët që do t’i siguronte një dënim më të lehtë, në këmbim të pranimit të fajësisë.

“Po, e refuzoj, i nderuar gjykatës,” ishte përgjigjja e Diddyt në sallën e gjyqit në Nju Jork.

Ai përballet me akuza tepër të rënda: trafikim njerëzor, zhvatje dhe organizim prostitucioni.

Një nga dëshmitaret kryesore është ish-partnerja e tij, këngëtarja Cassie Ventura, e cila më parë e ka akuzuar publikisht për përdhunim dhe dhunë.
Gjyqi fillon më 12 maj dhe pritet të zgjasë deri në dhjetë javë, me dëshmi të ashpra dhe detaje tronditëse.

The post Diddy refuzon marrëveshjen me prokurorët appeared first on Lapsi.al.

“Nuk dua të bëj si ëngjëllor…”/ MatoLale zbulon dedikimin për ish-partneren e tij

By: gaze tare
2 April 2025 at 19:55

MatoLale ka folur shumë rreth projekteve të tij muzikor teksa ishte i ftuar në “Ndryshe”.

Duke qenë se futja në tregun muzikor është gjithmonë shumë e vështirë, sidomos për artistët e rinj, MatoLale gjithmonë ka arritur të qëllojë me projektet dhe të bëhet viral në rrjet. Cili ishte çelësi i këtij suksesi sipas tij?

Faleminderit Zotit, unë jam gjithmonë falënderues ndaj Zotit në radhë të parë dhe publikut që na ndjek. Sigurisht pa ato nuk do të ishim këtu ku jemi. Mendoj që çelësi i suksesit të Matos ka qenë puna intensive, puna e fortë. Ka qenë gjithmonë dëshira për të sjellë risi në treg dhe gjëra të reja që normalisht do një guxim të caktuar që të eksperimentohet dhe mendoj që talenti normalisht bën punën e vet.

Lidhur me frymëzimin për të shkruar e për të krijuar këto këngë, ai u shpreh:

Unë zakonisht frymëzohem nga gjërat që mund të ndodhin në jetë, ose nga gjëra që i kam të përjetuara, ose të kaluara. Kjo bën që të jesh më real në tekst, edhe mendoj që njerëzit i pëlqejnë më shumë gjërat që i përjetojnë edhe vetë, që i ndjejnë. Këtë përpiqem të transmetoj edhe tek publiku. Gjithmonë ato ndjenjat njerëzore.

Një nga këto histori që kanë frymëzuar realizimin e këngëve ka qenë pikërisht për një ish-partnere e tij, ku më tepër MatoLale tha:

Në fakt, kënga bazohet në një vajzë që ishte gocë e mirë dikur dhe që fatkeqësisht ne kemi shumë histori të tilla. Nuk dua të bëj si ëngjëllor se të gjithë njerëzit kanë momentet e veta në jetë. Kjo është histori e vërtetë. Ekziston. Duke u frymëzuar nga historia e saj, nga një gocë e mirë, provoi alkoolin, jetën e natës, jetën e luksit. Mendoj që është një biletë pa kthim sepse është aq e bukur dhe u pëlqen njerëzve, aq edhe e trishtë në të njëjtën kohë sa nuk mund të kthehen më mbrapa.

The post “Nuk dua të bëj si ëngjëllor…”/ MatoLale zbulon dedikimin për ish-partneren e tij appeared first on iconstyle.al.

“E gjithë bota e dëgjon poezinë tënde”/ Mc Kresha merr letrën e dashurisë nga gruaja

By: gaze tare
24 March 2025 at 16:34

Mc Kresha, foli për familjen e tij në emisionin “Sol” në Klan Kosova. Ai tha se nuk e sheh si sfidë, duke u shprehur se është e lehtë t’i largohesh problemeve, por nuk zgjidhen ashtu. Gjatë emisionit, ai mori një letër nga bashkeshortja, e cila ishte plot me fjalë zemre.

“Kreshush! E di që do të fluturosh sepse po dëgjon një letër dashurie shqip nga unë. Mendoja të shkruaja një poezi po si mundesha të shkruaja një poezi kur e gjithë bota e dëgjon poezinë tënde. Jam jashtë mase krenare dhe e dashuruar në karakterin që ke. Je një baba i kujdesshëm dhe të duam sa ka mali dushk”

The post “E gjithë bota e dëgjon poezinë tënde”/ Mc Kresha merr letrën e dashurisë nga gruaja appeared first on iconstyle.al.

Eminem akuzon ish punonjësën për vjedhjen e këngëve

By: user 10
20 March 2025 at 18:07

Një ish-inxhinier i studios së Eminem u akuzua të mërkurën për vjedhjen e muzikës së papublikuar të reperit të Detroit dhe shitjen e saj në internet, njoftuan prokurorët federalë.

Hetuesit thonë se më shumë se 25 këngë janë luajtur ose shpërndarë në internet pa pëlqimin e Eminem ose Interscope Capital Labels Group, i cili zotëron muzikën e Eminem. Sipas një deklarate të FBI-së, muzika u ruajt në disqe të mbrojtura me fjalëkalim të mbajtur në një kasafortë në studion e Eminem në Ferndale.

Joseph Strange nga Holly, Mich., u akuzua përmes një ankese penale për shkelje të të drejtave të autorit dhe transport ndërshtetëror të mallrave të vjedhura, tha ushtruesja e detyrës së avokatit amerikan Julie Beck në Detroit. Strange, i cili humbi punën në studion e Eminem në vitin 2021, mund të përballet me 15 vjet burg nëse dënohet për të dyja akuzat.

Avokati i Strange, Wade Fink, tha në një tekst për Associated Press se Strange është një baba i martuar i dy fëmijëve “me dekada të përkushtuar ndaj industrisë së muzikës”. Ai i quajti akuzat “akuza të patestuara” që nuk janë verifikuar nga një juri e madhe apo një gjyqtar.

“Ne do ta trajtojmë çështjen në një sallë gjyqi dhe kemi besim të madh te gjyqtarët e qarkut tonë,” tha ai.

Punonjësit e studios raportuan vjedhjen në FBI në janar, duke thënë se muzika e papublikuar që ishte ende në zhvillim po luhej në website të ndryshme, duke përfshirë Reddit dhe YouTube.

 

 

 

The post Eminem akuzon ish punonjësën për vjedhjen e këngëve appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi/ Të shtëna në Teksas, ndërron jetë reperi 30-vjeçar dhe vajza e tij

By: gaze tare
4 March 2025 at 16:48

Tragjedia ka goditur industrinë e muzikës në Shtetet e Bashkuara.

Marca‘ raporton se artisti i njohur G$ Lil Ronnie ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare në Forest Hill, Teksas, viktimë e të shtënave me armë zjarri në të cilën vdiq edhe vajza e tij pesëvjeçare. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një lavazh në qytet. Një automjet i bardhë thuhet se iu afrua reperit G$ Lil Ronnie dhe dy burra hapën zjarr ndaj reperit. Plumbat qëlluan për vdekje edhe vajzën e reperit.

Autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe, kur shërbimet e urgjencës mbërritën, i gjetën dy viktimat pa jetë. G$ Lil Ronnie dhe vajza e tij u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe asgjë nuk mund të bëhej për të shpëtuar jetën e tyre.

Sipas disa dëshmitarëve, mediat lokale raportuan se deri në 30 të shtëna janë dëgjuar në lavazhin e Forest Hill. Hetuesit tashmë kanë identitetin e njërit prej dy të dyshuarve dhe ka një urdhër arresti për të.

Tezja e G$ Lil Ronnie i tha CBS: “Ai ishte një reper. Ai nuk shqetësonte askënd. Ai nuk sulmoi askënd. Ai ishte një njeri i familjes. Ai po pastronte makinën dhe dikush hyri duke qëlluar atë dhe foshnjën. Një foshnjë. Foshnja e tij.”

The post Tragjedi/ Të shtëna në Teksas, ndërron jetë reperi 30-vjeçar dhe vajza e tij appeared first on iconstyle.al.

U kritikua për perfomancën në inagurimin e Trump, reagon Nelly

By: user 10
20 January 2025 at 20:05

Nelly mbrojti vendimin e tij për të performuar në një nga eventet inauguruese të presidentit të zgjedhur, Donald Trump pasi mori një lumë kritikash nga fansat.

“Kjo nuk ka të bëjë me politikën,” tha krijuesi i hitit “Hot in Herre” në një intervistë për “Willie D Live” të postuar në YouTube të dielën.

“Politika, për mua, ka mbaruar. Ai fitoi. Ai është presidenti, ai është komandanti i përgjithshëm, për atë që do të doja të thoja, është vendi më i mirë në botë. Është nder për mua të performoj për presidentin e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht se kush është në detyrë”.

“Nëse Presidenti Biden do të më kishte kërkuar të performoja, unë do të kisha performuar,” shpjegoi ai, duke vënë në dukje se u shfaq së bashku me zëvendëspresidenten dhe kandidaten demokrate Kamala Harris në një ngjarje të qershorit.

Pavarësisht performancës së tij të ardhshme, Nelly pretendoi se ai nuk ishte në mbështetje të plotë të Trump.

“Unë nuk po them se ai nuk ka disa mënyra të gabuara,” tha ai për presidentin e ardhshëm . “Kjo nuk është ajo që po them.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk po ju them kë të votoni, por po them se ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai nuk është kandidati për Shtetet e Bashkuara, ai është president. Ai fitoi.”

Carrie Underwood gjithashtu do të performojë në inaugurimin në Uashington, DC, ku ajo është planifikuar të këndojë “America the Beautiful”.

“Unë e dua vendin tonë dhe jam e nderuar që më është kërkuar të këndoj në Inaugurim dhe të jem një pjesë e vogël e kësaj ngjarje historike,” tha këngëtarja  në një deklaratë të siguruar nga Page Six.

Kid Rock dhe Village People gjithashtu do të performojnë.

The post U kritikua për perfomancën në inagurimin e Trump, reagon Nelly appeared first on Lapsi.al.

Dëmtimi në shpatull gjatë ndeshjes së boksit: britma e Afghan Dan ishte tronditëse

By: user 2
20 January 2025 at 14:03

Një dëmtim vërtet i tmerrshëm, i vështirë për t’u parë dhe dramatik për shkak të reagimit të viktimës, i cili lëshoi një britmë të tmerrshme dhimbjeje përpara se ndeshja e boksit të ndërpritej përfundimisht nga arbitri. Afghan Dan, një reper anglez, kishte vendosur të përfundonte rivalitetin e gjatë me kolegun e tij, Little T, në ring, por gjërat nuk shkuan ashtu siç kishte shpresuar.

Britma çnjerëzore e Afghan Dan pas zhvendosjes së shpatullës

Ndeshja u zhvillua gjatë eventit Misfits Boxing 20 dhe përfundoi papritur kur, pas një goditjeje të fortë me dorën e djathtë, 28-vjeçari Afghan Dan – emri i vërtetë i të cilit është Daniel Martin – bëri një grimasë të dhimbshme, me fytyrën të shtrëmbëruar nga klithma e tij e tmerrshme, dhe më pas kapi shpatullën e djathtë. Duket se nyja e shpatullës doli nga vendi i saj natyral. Në atë moment, arbitri filloi numërimin ndërsa kundërshtari i tij priste në këndin e tij. Ishte e pamundur të vazhdohej në ato kushte, ndaj Little T u shpall fitues me nokaut teknik (KO teknik).

Afghan Dan just dislocated his shoulder 👀#XSeries20 | LIVE on DAZN | @MisfitsBoxing pic.twitter.com/GTEqAqE8pO

— MF & DAZN X Series (@MF_DAZNXSeries) January 18, 2025

Një performancë katastrofike për Afghan Dan

Mbyllja e papritur e ndeshjes vulosi një performancë të dështuar për Afghan Dan, i cili e nisi shumë keq duke i kthyer shpinën kundërshtarit tri herë brenda dhjetë sekondave të para të përballjes. Situata nuk u përmirësua aspak, pasi teknika e tij e boksit u shfaq e papërshtatshme dhe, për të mos thënë, qesharake. Pas dy raundeve të dobëta, spektatorëve iu kursye shikimi i raundit të tretë falë përfundimit të parakohshëm të ndeshjes.

Looks like Afghan Dan has dislocated his shoulder 😬 #MisfitsBoxing #LittleT #AfghanDan pic.twitter.com/m6HJVqcBKU

— Jam Williams-Thomas (@JamAntonioTV) January 18, 2025

Nga miqësi në armiqësi: Fundi i rivalitetit mes dy reperëve

Afghan Dan dhe Little T fillimisht ishin miq të ngushtë, por marrëdhëniet mes tyre u prishën, duke çuar në një rivalitet të gjatë me këngë kundër njëri-tjetrit. Pas fitores së ndeshjes, Little T deklaroi se çështja mes tyre ishte e mbyllur: “I dhamë dorën njëri-tjetrit, u përqafuam dhe kaq.” Mbase do të kishte qenë më mirë ta zgjidhnin këtë konflikt pa këtë farsë, e cila doli të ishte shumë më e dhimbshme për njërin prej tyre…

The post Dëmtimi në shpatull gjatë ndeshjes së boksit: britma e Afghan Dan ishte tronditëse appeared first on Lapsi.al.

Protestë për Gjestin jashtë shtëpisë së “BBV”, reperi Stresi: Stop bullizmit/ FOTO

By: Ela
14 January 2025 at 16:45

Një protestë u mbajt mesditën e sotme jashtë ambienteve të shtëpisë së “BBV”. Kjo lëvizje vjen pas ofendimeve dhe fjalëve të ashpra që janë thënë kundër Gjestit, duke krijuar një situatë të tensionuar. Stresi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajtimit që i është bërë artistit nga Peja, duke u angazhuar për të mbrojtur të […]

The post Protestë për Gjestin jashtë shtëpisë së “BBV”, reperi Stresi: Stop bullizmit/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

❌
❌