Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pas ndarjes, Buta nis histori të re dashurie

By: gaze tare
13 July 2025 at 11:32

Reperi i njohur Buta duket se po e lë pas një kapitull të rëndësishëm të jetës private dhe po hap një të ri. Pas ndarjes nga partnerja e tij Fjolla, me të cilën ndan edhe një vajzë, artisti është parë në shoqërinë e një vajze të re, e quajtur Dea.

Burime për emisionin “Prive” tregojnë se Buta dhe Dea janë parë bashkë në disa mbrëmje në klubet e natës, duke u shfaqur mjaft të afërt. Lidhja mes tyre nuk ka kaluar pa u vënë re as në rrjetet sociale, ku Dea i komentojnë shpesh në postime, duke nxitur dyshimet për një romancë në formim.

Megjithëse vetë Buta nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, të gjitha shenjat flasin për një fillim të ri në jetën e tij personale.

DEA
DEA

The post Pas ndarjes, Buta nis histori të re dashurie appeared first on iconstyle.al.

Shijak, 21 familje përfituan kredi të butë për blerjen e banesave sociale

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Në bashkinë e Shijakut 21 familje përfituan kredi të butë në formë granti për blerjen e banesave sociale, në kuadër të thirrjes së hapur në dhjetor të 2024-s.

Të gjithë qytetarët aplikuan në e-Albania dhe rezultoi se 25 familje u regjistruan për të përfituar nga kjo mundësi.

Këshilli bashkiak i Shijakut miratoi sistemin e pikëzimit dhe procedurat për përzgjedhjen dhe nga këto aplikime 21 familje u kualifikuan për përfitim (4 familje hoqën dorë vetë).

Emrat e familjeve u votuan unanimisht në këshillin bashkiak.

Fondi Social ka siguruar fillimisht mbështetje për 6 familje, por duke qenë se kërkesa ishte më e madhe dhe të gjithë plotësuan kushtet, me vendim të këshillit bashkiak u bë kërkesë për ndihmë edhe për 15 familjet e tjera.

Bashkia Shijak bën të ditur se shumë shpejt do të jetë hapi i radhës i programit për aplikantët që janë të pastrehë, me qëllim sistemimin e çdo familjeje në Shijak.

/k.s//a.f//r.e/

The post Shijak, 21 familje përfituan kredi të butë për blerjen e banesave sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

1100 qytetarë fitojnë nga programi i kredive të buta, 18 muaj për të gjetur banesë

18 June 2025 at 18:26

Bashkia e Tiranës ka shpallur 1100 emra fitues ne programin e strehimit me kredi te buta. Tashme, te gjithë individët kane 18 muaj kohe për te blere apartament.

1100 qytetarë në Tiranë kanë fituar të drejtën për të blerë banesë, pasi bashkia u financon atyre një pjesë të shumës, e cila mund të shlyhet në vite me interes të fiksuar 3%. Nga programi i strehimit me kredi të buta, këtë vit bashkia financon sipas tipologjive të banesave, nga 5.6 ne 12.4 mln lekë.

 Fituesit e këtij programi, tashmë kanë 18 muaj kohë për të gjetur apartamentin dhe për të proceduar me pronarin e saj dhe bankën deri në transaksionin e plotë.

Ndërkohë, nëse kanë pengesa në gjetjen e shtëpisë, ata  duhet të raportojnë në bankë mbi situatën, me qëllim që të shfaqin interesin mbi marrjen e kredisë dhe pamundësisë për të gjetjen e banesës.

Programi i strehimit me kredi të buta, hapet herë pas here nga bashkia e kryeqytetit dhe synon të ndihmojë individët apo familjet me moshë të re, të cilët janë edhe më të favorizuarit në pikëzim për të fituar.

Megjithatë, çmimet e larta në kryeqytet, edhe për shumë fitues e bëjnë të pamundur blerjen e një apartamenti, në rast se individi nuk ka para shtesë të kursyera apo të mbledhura në forma të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1100 qytetarë fitojnë nga programi i kredive të buta, 18 muaj për të gjetur banesë appeared first on Euronews Albania.

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

10 June 2025 at 19:37

Bashkia e Tiranës miratoi sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut. Programi i kredisë së butë, një nga nismat e para të ndërmarra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, është kthyer në një ndër politikat më të suksesshme sociale në kryeqytet.

Në këto 10 vite, nën drejtimin e Veliajt, Bashkia e Tiranës ka transformuar rrënjësisht qasjen ndaj strehimit, duke e kthyer atë nga një sfidë në një mundësi reale për mijëra qytetarë. Deri më sot janë dhënë 3,651 kredi të buta, ndërsa me vendimin e sotëm ky numër rritet ndjeshëm. Përfituesit janë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe qytetarë që kanë më shumë nevojë për mbështetje për të nisur jetën në një shtëpi të tyren.

Përveç kredive, janë shpërndarë 2,057 bonuse strehimi dhe janë vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira, duke ndihmuar me strehim të sigurt dhe të përballueshëm ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Ky angazhim i Bashkisë përfshihet në një paketë të gjerë mbështetëse, që përfshin edhe abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin me 50% të tarifës së konviktit, për studentët që studiojnë larg shtëpisë.

The post Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen appeared first on Sot News | Lajme.

Reperi shqiptar ndahet nga gruaja?

By: gaze tare
3 May 2025 at 22:00

Reperi i njohur Buta po kalon një periudhë shumë të suksesshme në karrierë, me projekte muzikore që janë pritur mirë nga publiku. Por, duket se pas kësaj periudhe intensive në skenë, fshihen disa sfida në jetën e tij personale.

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se marrëdhënia mes Butës dhe partneres së tij Fjolla, me të cilën ndan edhe një vajzë, nuk është në gjendjen më të mirë. Të njëjtat burime, që kanë preferuar të mbeten anonimë, flasin për një krizë që ka prekur çiftin, një gjë që mund të vërehet edhe në aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht mbi situatën.

The post Reperi shqiptar ndahet nga gruaja? appeared first on iconstyle.al.

Reperi shqiptar ndahet nga gruaja?

By: D Marku
3 May 2025 at 22:45

Reperi i njohur Buta po kalon një periudhë shumë të suksesshme në karrierë, me projekte muzikore që janë pritur mirë nga publiku. Por, duket se pas kësaj periudhe intensive në skenë, fshihen disa sfida në jetën e tij personale.

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se marrëdhënia mes Butës dhe partneres së tij Fjolla, me të cilën ndan edhe një vajzë, nuk është në gjendjen më të mirë. Të njëjtat burime, që kanë preferuar të mbeten anonimë, flasin për një krizë që ka prekur çiftin, një gjë që mund të vërehet edhe në aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht mbi situatën.

The post Reperi shqiptar ndahet nga gruaja? appeared first on Albeu.com.

Berisha: Çdo çift i ri do ketë banesë falë kredive të buta

By: user7
23 April 2025 at 13:25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit të PD për zgjedhjet, duke u ndalur veçanërisht te çështjet e strehimit dhe pronësisë. Berisha premton se çdo çift i ri do të përfitojë një banesë përmes kredive të buta, duke e bërë të mundur strehimin e tyre pa barrë të rëndë financiare.

Ai gjithashtu garanton se çështja e pronave do të zgjidhet përfundimisht brenda mandatit të parë, duke theksuar se të gjitha legalizimet do të jenë falas dhe lejet ekzistuese do të kthehen në tapi brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re. “Ne bëjmë legalizim para urbanizimit. Legalizimi do të jetë falas dhe çdo legalizim që keni do të njihet si tapi,” deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Programi ynë është ‘çdo çift, një çati’! Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

E nderuar zonjushë, programi ynë është çdo çift, një çati.

Dhe u siguroj se ne këtë program do e bëjmë realitet.

Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike.

Por ne do bëjmë sërish, përveç projektit që çdo çift, një çati, që nënkupton një grant prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë.

Dhe në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia i paguhet tërësisht nga shteti.

Por krahas kësaj, ne kemi edhe dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve, për lehtësimin.

Së pari, ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten me vlerën e shitjes, ato do llogariten me vlerën e projektit.

Dhe në këtë kontekst, në qoftë se sot ndërtuesi paguan taksë 100 gjer në 300 euro për metër katrorë, do paguajë 2 deri në 8 euro për metër katror.

Ky është zotimi ynë, çka do të reflektohet direkt në taksa.

Së treti, ne do ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme.

The post Berisha: Çdo çift i ri do ketë banesë falë kredive të buta appeared first on Lapsi.al.

Kurbin, Denaj: 250 milionë euro kredi të buta, ulet norma e interesit në 2%

11 March 2025 at 16:57

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur konsultimet për programin e ri mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro, do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Në një postim në rrjetet sociale Ministria e Bujqësisë informon se ministrja Anila Denaj ishte në Kurbin së bashku me zv.ministrin, Dhimo Kote, drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi dhe kryetaren e Shoqatës së Agroturizmave, Johana Bano, ku vijoi turin e takimeve për prezantimin e instrumenteve të financimit në bujqësi, Kredia e Butë dhe Garancia Sovrane.

Në takim u diskutua me përfaqësues të agroturizmeve dhe bankave të nivelit të dytë mbi këto mundësi financimi që lehtësojnë aksesin në financa dhe rrisin investimet në sektorët prioritarë, prodhim bujqësor e blegtoral, mekanizim e inovacion, agropërpunim dhe infrastrukturë agroturistike.

Kredia e Butë me një linjë financimi 250 milionë euro dhe me normë interesi 3,5%, e kombinuar me Garancinë Sovrane, e ul normën e interesit në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%, nënvizon Denaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj me fermerët në Kurbin
1 nga 20
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj

/a.f//r.e/

The post Kurbin, Denaj: 250 milionë euro kredi të buta, ulet norma e interesit në 2% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj fton fituesit e fazës së parë të programit të kredisë së butë për banesë: Afat deri në 4 mars

19 February 2025 at 20:24

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje publike të gjithë qytetarëve që kanë kaluar me sukses në fazën e parë të programit të kredisë së butë, që të plotësojnë dosjen e dokumentacionit deri në 4 mars.

Në një postim në rrjetet sociale ndërkohë që ndodhet në paraburgimin e Durrësit, Veliaj u bëri thirrje të gjithë fituesve të fazës së parë të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë brenda afatit të caktuar.

Ai thekson se, pavarësisht se ndodhet i izoluar, mbetet i angazhuar në procesin e realizimit të projekteve sociale për qytetarët.

“Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më për zemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Veliaj theksoi se në fazën e parë u shpallën fitues 2237 aplikues.

“Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit ( ku u shpallën fitues 2237 aplikues) që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë”, u shpreh më tej Veliaj.

Veliaj theksoi se deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shumë prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 4 mars.

“Çdokush që është shpallur fitues i fazës së parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 mars pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës, pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Të gjithë fituesit e fazës së parë të programit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, kanë afat të fundit për dorëzimin e dokumentacionit deri më 4 mars 2025. Dokumentet dorëzohen pranë Zyrës së Shërbimeve me një ndalesë, Bashkia Tiranë. /m.m/j.p/

The post Veliaj fton fituesit e fazës së parë të programit të kredisë së butë për banesë: Afat deri në 4 mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për subvencionimin e kredive të buta

4 February 2025 at 15:11
Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë shpallur fituese në këtë fazë, ndërsa 954 aplikime nuk kanë kaluar kriteret e përcaktuara. Të gjithë qytetarët e shpallur fitues duhet të plotësojnë formularin e strehimit elektronikisht në portalin e-Albania,

Kreditë e buta, Bashkia Tiranë shpall 2 337 fituesit e fazës së parë

4 February 2025 at 15:43

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Bashkia Tiranë ka shpallur sot fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti.

Sipas njoftimit zyrtar, 2337 aplikime janë shpallur fituese në këtë fazë, ndërsa 954 aplikime nuk kanë kaluar kriteret e përcaktuara.

Të gjithë qytetarët e shpallur fitues duhet të plotësojnë formularin e strehimit elektronikisht në portalin e-Albania, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar. Dokumentet mund të dorëzohen nga data 4 shkurt deri më 4 mars 2025, pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë Tiranë, ose me postë, në adresën zyrtare të Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, për aplikimet brenda së njëjtës certifikatë familjare, dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm nga një prej aplikantëve për të gjithë anëtarët madhorë të familjes.

Bashkia e Tiranës rihapi programin “Subvencionimi i interesave të kredisë”, që ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

/r.e/a.f/

The post Kreditë e buta, Bashkia Tiranë shpall 2 337 fituesit e fazës së parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehen kreditë e buta në Elbasan, Bylykbashi për ATSH-në: 85 kuota për të gjitha kategoritë

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Pas pothuajse një dekade, në Elbasan është rikthyer programi social i strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë”, i njohur ndryshe si “kreditë e buta”.

Me gjithë kërkesat e shumta të qytetarëve Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në shumë vite nuk kishte miratuar kuota për Elbasanin.

Tashmë programi rikthehet me shpresën e vijimësisë vit pas viti. Nënkryetarja e bashkisë së Elbasanit, Aulona Bylykbashi në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare sqaroi procedurat se si qytetarët mund të përfitojnë kredi të butë dhe kriteret për t’u shpallur fitues.

“Është hapur thirrja për të aplikuar nga të gjitha kategoritë e interesuara për programin e subvencionimit të interesave të kredisë, e njohur ndryshe si kredia e butë. Bashkia Elbasan ka dhe eksperienca të mëparshme. Më e afërta është ajo e vitit 2021, ku bashkia Elbasan shpalli rreth 180 kuota dhe ishin 154 aplikantë që u kualifikuan, të cilët më pas ndoqën procesin e tyre pranë bankave”, tha Bylykbashi.

Ky është një program në kuadër të thirrjeve për strehim, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Bashkia Elbasan ka pasur edhe një thirrje në vitin 2012 dhe që atëherë nuk është praktikuar më si program, por jemi optimistë për hapjen këtë vit me 85 kuota dhe vijimësinë e programit”, theksoi Bylykbashi.

Për vitin 2025 janë miratuar 85 kuota për bashkinë e Elbasanit, ndërsa përfituesit duhet të plotësojnë disa kritere.

“Kriteret që duhen plotësuar janë disa dhe e gjithë procedura mund të aksesohet pranë zyrave të njësive apo në uebsajtin e bashkisë Elbasan. Kriteret kryesore janë çiftet e reja, personat që nuk kanë mbushur 40 vjeç, nënat kryefamiljare, familjet njëprindërore etj.”, vuri në dukje Bylykbashi.

Përveç kategorive sociale të përcaktuara, ekziston edhe kriteri ekonomik.

“Familjet që mund të aplikojnë janë ato që nuk kanë në pronësi një banesë, apo banesa e tyre është nën normat e strehimit. Po ashtu të ardhurat duhet të jenë brenda kufijve të përcaktuar”, tha Bylykbashi.

Programi “Subvencionimit të interesave të kredisë” ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave, ose atë të kredive hipotekore në treg.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

/k.s/a.f/r.e/

The post Rikthehen kreditë e buta në Elbasan, Bylykbashi për ATSH-në: 85 kuota për të gjitha kategoritë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet faza e parë, nga 1200 kuota, 1700 kërkesa për kredi të butë për shtëpi! Lista me dokumentet që duhen dorëzuar në fazën e dytë të aplikimeve

15 January 2025 at 11:32
Më shumë shanse se kurrë për të fituar kredi të butë për shtëpi. Në përfundim të fazës së parë të aplikimeve për kredi të butë për shtëpi mësohet të jenë paraqitur 1700 kërkesa, ndërkohë që kuotat janë 1200 të tilla. Në fazën e dytë, numri i aplikantëve pritet të tkurret më tej, pasi jo të

Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

By: Mirgen
3 January 2025 at 22:36

Një punonjëse e Policisë së Shtetit tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero interes për banesë. Por ajo thotë se nuk arrin të sistemohet me shtëpi pasi kredia jepej në bazë të çmimit të referencës së banesave, ndërkohë që çmimi në treg ishte tjetër […]

The post Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve appeared first on BoldNews.al.

Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

By: user 6
3 January 2025 at 22:14

Një punonjëse e Policisë së Shtetit tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero interes për banesë. Por ajo thotë se nuk arrin të sistemohet me shtëpi pasi kredia jepej në bazë të çmimit të referencës së banesave, ndërkohë që çmimi në treg ishte tjetër dhe diferenca duhet të mbulohej nga ajo vetë.

Në këto kushte efektivja e policisë argumenton se ia bën të pamundur blerjen e një shtëpie. Duke u nisur nga ky rast, “Stop” mëson se për vitin 2023 ishin shpallur fitues 266 punonjës shteti, nga të cilët vetëm 106 kishin arritur të lidhnin kontratë finale për kredi me afat 25-vjeçar. Banka jepte kredinë sipas çmimit të referencës dhe vlerësimit që ajo bënte në treg për banesat.

Eksperti i ekonomisë Panajot Soko, thotë se çmimi i referencës dhe verifikimi në terren, e penalizojnë një familje duke sjellë skualifikimin e saj nga përfitimi i kredisë. Sipas tij, do ishte zgjidhje që bashkitë të mos e merrnin 3% të banesave të ndërtuara në lekë, por në apartamente. Në këtë mënyrë, shteti do të kishte një fond apartamentesh për t’ua dhënë këtyre rasteve. Edhe kryetari i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, shprehet se duhet të ndërtohen banesa sociale dedikuar punonjësve të këtij sektori. /Tv Klan

The post Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve appeared first on Lapsi.al.

Kreditë e buta, Veliaj thirrje qytetarëve: Aplikoni deri më 13 janar në e-Albania

17 December 2024 at 21:30

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Gjatë fjalës së tij në dëgjesën e radhës për buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri sërish thirrje sot familjeve dhe çifteve të reja, që të aplikojnë për të përfituar nga interesat e kredive të buta.

“Sapo kemi hapur aplikimet për një superprogram. E falenderoj shumë ministrin Gonxhja dhe Ministrinë e Ekonomisë, e cila i përditësoi çmimet pronave me 2024-ën. Ne vërtet jepnim kredi të buta më parë, po kishim ngelur te çmimet e para 10 viteve, kur e filluam këtë punë. Për 1200 çifte të reja mund të aplikohet në e-Albania deri në datën 13 janar.

Nga 13 janari, komisionet do të verifikojnë me pikëzim të gjithë ata që e meritojnë dhe ju them të gjitha njësive administrative që t’i orientojnë ato çifte që keni në komunitetin tuaj dhe që duan ndihmë, si të aplikojnë, t’i njohin me dokumentet bazë që nevojiten”, sqaroi Veliaj.

/r.e/a.f/

The post Kreditë e buta, Veliaj thirrje qytetarëve: Aplikoni deri më 13 janar në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Veliaj jep lajmin e mirë për familjet, hapen aplikimet për 1200 kredi të buta

By: redi
14 December 2024 at 13:35

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bën thirrje që qytetarët të aplikojnë në programin e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet dhe individët në nevojë për strehim. Kjo vjen falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë…

Source

Bashkia jep lajmin e mirë për familjet, hapen aplikimet për 1200 kredi të buta. Ja kriteret dhe procedurat

By: lia rda
12 December 2024 at 15:28

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.

Bashkia e Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikim në programin e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet dhe individët në nevojë për strehim. Kjo vjen falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Procesi i aplikimit nis më datën 12 dhjetor 2024 dhe përfundon më datën 13 janar 2025. Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar para datës së këtij njoftimi duhet të riaplikojnë në protalin qeveritar “e-Albania” pas shpalljes së njoftimit publik.

Individët/familjet e interesuara duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim në portalin qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Aplikimi në sistem duhet të përcaktohet sipas renditjes së formave të trajtimit në bazë të preferencave të aplikantit duke përzgjedhur për t’u trajtuar me strehim nëpërmjet programit Banesë me Kosto të Ulët. Në mungesë të Banesave me Kosto të Ulët ju duhet të zgjidhni Subvencionimin e Interesave të Kredisë.

Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesës së paraqitur nga individët/familjet e interesuara për të përfituar nga programi ” Subvencionimi Interesave të Kredisë”.

1-Individë të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç.

2-Familjet të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë ne pronësi një banesë.

3- Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit.

4- Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

Faza e dytë (dorëzimi i dokumentacionit) do të vijojë me një njoftim të dytë publik. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, çdo individ/familje që vetëdeklarohet me paaftësi apo pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike, mund të drejtohet pranë njësisë administrative me qëllim asistimin në kryerjen e aplikimit në portalin e-Albania.

Që pas ardhjes së Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, programi i “Subvencionimit të interesave të kredisë”, u rihap sërish pasi ishte mbyllur nga administrata e mëparshme. Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre./abcnews.al

Vëllai i tij u dënua me 17 vjet burg, reagon Buta

By: gaze tare
14 November 2024 at 22:47

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 17 vite burgim për Qëndrim Januzin, vëllain e reperit Buta, pas akuzave për vrasjen e G.H. në vitin 2022. Vendimi vjen pas shqyrtimit të ankesave nga të dyja palët, përfshirë një kërkesë nga Prokuroria për një dënim më të ashpër dhe një apel nga mbrojtësit e të akuzuarit për ndryshimin e akuzës në “vrasje nën tronditje të fortë mendore”. Apeli vendosi se ankesat nuk ishin të bazuara, duke konfirmuar kështu vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Pas këtij vendimi, reperi Buta reagoi në Instagram, duke ndarë një mesazh reflektiv për besimin dhe drejtësinë.

“Zoti është i madh. Çkado që nuk të vret të bën më të fortë. Çdo padrejtësi dikur ndëshkohet. Çdo sfidë është provë. Çdo ditë që vjen është dhuratë,” – shkroi Buta.

Reagimi i tij është interpretuar si një shprehje e besimit në drejtësi dhe përballje me sfidat që po kalon familja e tij në këtë kohë të vështirë.

The post Vëllai i tij u dënua me 17 vjet burg, reagon Buta appeared first on iconstyle.al.

17 vjet burg për Qëndrim Januzin, reagon Buta: Zoti është i madh, çdo padrejtësi dikur ndëshkohet

By: D Marku
13 November 2024 at 12:55

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, duke lënë në fuqi dënimin me 17 vite burgim për Qëndrim Januzin, i cili akuzohej për vrasjen e G.H. në vitin 2022.

Vendimi i Apelit erdhi pas shqyrtimit të ankesave të ndryshme, përfshirë kërkesën e Prokurorisë për një dënim më të lartë dhe ankesën e mbrojtësve të të akuzuarit që kërkonin ndryshimin e akuzës për “vrasje nën tronditje të fortë mendore”.

Në vendimin e Apelit po ashtu theksohet se ankesat e palëve nuk ishin të bazuara.

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë vëllai i Qëndrimit, reperi Buta, në një shkrim të ndarë në Instagram.


“Zoti është i madh. Çkado që nuk të vran të bën më të fortë. Çdo plan i tij e ka një qëllim. Çdo sfidë e tij është provë. Çdo e keqe e ka një të mirë”, u shpreh artisti shqiptar.

The post 17 vjet burg për Qëndrim Januzin, reagon Buta: Zoti është i madh, çdo padrejtësi dikur ndëshkohet appeared first on Albeu.com.

❌
❌