Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I vuri zjarr parcelës me ullinj dhe pemë frutore, vihet në pranga 50-vjeçari nga Shijaku

By: M C
10 July 2025 at 16:58

Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi i kishte vënë zjarr një parcele me ullinj dhe disa pemë futore. Bëhet me dije se shtetasi S.L., banues në fshatin Koxhas-Fushë në Shijak është arrestuar pranë parcelës, ku zjarri ishte ende aktiv.

Mësohet se shtetasit D.G., i janë djegur 2 dynym tokë dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Shijak

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të zjarrvënies në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv.

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

The post I vuri zjarr parcelës me ullinj dhe pemë frutore, vihet në pranga 50-vjeçari nga Shijaku appeared first on Albeu.com.

Zjarr parcelës me ullinj në Shijak, arrestohet autori

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në Shijak është arrestuar në flagrancë autori i një zjarrvënieje në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja  dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv.

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynymë tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/gj.m/j.p/

The post Zjarr parcelës me ullinj në Shijak, arrestohet autori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shijak, 21 familje përfituan kredi të butë për blerjen e banesave sociale

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Në bashkinë e Shijakut 21 familje përfituan kredi të butë në formë granti për blerjen e banesave sociale, në kuadër të thirrjes së hapur në dhjetor të 2024-s.

Të gjithë qytetarët aplikuan në e-Albania dhe rezultoi se 25 familje u regjistruan për të përfituar nga kjo mundësi.

Këshilli bashkiak i Shijakut miratoi sistemin e pikëzimit dhe procedurat për përzgjedhjen dhe nga këto aplikime 21 familje u kualifikuan për përfitim (4 familje hoqën dorë vetë).

Emrat e familjeve u votuan unanimisht në këshillin bashkiak.

Fondi Social ka siguruar fillimisht mbështetje për 6 familje, por duke qenë se kërkesa ishte më e madhe dhe të gjithë plotësuan kushtet, me vendim të këshillit bashkiak u bë kërkesë për ndihmë edhe për 15 familjet e tjera.

Bashkia Shijak bën të ditur se shumë shpejt do të jetë hapi i radhës i programit për aplikantët që janë të pastrehë, me qëllim sistemimin e çdo familjeje në Shijak.

/k.s//a.f//r.e/

The post Shijak, 21 familje përfituan kredi të butë për blerjen e banesave sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

By: Ardit
6 June 2025 at 21:30

Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërritën disa video shqetësuese të filmuara në vend-grumbullimin e mbetjeve të qytetit, pranë fshatit Hardhishtë. Situata ishte thuajse apokaliptike, e cila zgjati gjatë gjithë mbrëmjes dhe deri të nesërmen. Sigurisht që “Piranjat” shkuan me urgjencë për të dokumentuar gjithçka. Banorët e zonës ishin të […]

The post Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje appeared first on BoldNews.al.

Djegia e mbeturinave në Shijak/ Reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës kanë vënë flakën

31 May 2025 at 17:24

Një emision televiziv publikoi pamje të dërguara nga banorë të fshatit Çizmeli në Shijak, ku gjatë natës digjeshin plehrat, duke krijuara re gjigante tymi, njëkohësisht problematike për shëndetin.

Banorët e këtij fshati akuzonin se ishin vetë punonjësit e grumbullimit të plehrave në Bashkinë Shijak që i kishin vënë flakën plehrave.

Ka ardhur reagimi zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, i cili mohoi kategorikisht përfshirjen e institucionit që drejton. Ai tha se zjarri është vënë qëllimisht nga persona dashakeqë dhe nuk ka lidhje me grumbullimin apo djegien e mbetjeve nga bashkia.

“Në fshatin Çizmeli disa dashakeqës i kanë vënë flakën zonës përreth. Falënderoj zjarrfikësit dhe vullnetarët që punuan gjatë gjithë natës. Policia duhet të identifikojë autorët. Këta nuk meritojnë të jenë shijakas, as të merren me politikë”, shkruan Arbana.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve dhe përgjegjësinë institucionale, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë.

The post Djegia e mbeturinave në Shijak/ Reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës kanë vënë flakën appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha nxjerr pamjet: Bashkia Shijak grumbullon plehrat dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme

31 May 2025 at 11:16

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me djegien e mbeturinave në fshatin Hardhishtë të Shijakut. Berisha shkruan se djegie e këtyreve mbeturinave po përhap helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Ai ka dënuar këtë ngjarje të cilën e ka cilësuar si një akt mafioz të bashkisë dhë kërcënon jetën e banorëve të kësaj zone.

“Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës,” shkruan Berisha.

The post Berisha nxjerr pamjet: Bashkia Shijak grumbullon plehrat dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

31 May 2025 at 10:13

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri nga Shijaku dhe ka shpallur në kërkim babain e tij, pasi mbanin në banesën e tyre në Maminas, armë zjarri pa leje. Në kuadër të operacionit të koduar “Double” është vënë në pranga shtetasi Saimir Sefaj, 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim babai i tij, shtetasi […]

The post EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zbulohen armë e fishekë në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Shijak, në kërkim babai i të riut

31 May 2025 at 10:01

Shijak- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim babai i tij. Gjatë kontrollit, në banesën e tyre në Maminas, është gjetur  1 kallashnikov dhe 1 pistoletë.

Armët janë sekuestruar gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Sefaj, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Shefqet Sefaj 54 vjeç. Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Berisha publikon pamjet: Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme (VIDEO)

By: V K
31 May 2025 at 11:48

 

Këtë të shtunë, përmes një postimi në “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka reaguar në lidhje me djegien e mbeturinave në fshatin Hardhishtë të Shijakut.

Berisha shkruan se djegie e këtyreve mbeturinave po përhap helme të rrezikshme, duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën.

Ai ka dënuar këtë ngjarje të cilën e ka cilësuar si një akt mafioz të bashkisë dhë kërcënon jetën e banorëve të kësaj zone.

“Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Dënoj me forcë këtë akt mafioz të bashkisë, me të cilin kërcënon haptas shëndetin dhe jetën e banorëve të Hardhishtës”, shkruan Berisha.

 

The post Berisha publikon pamjet: Bashkia Shijak grumbullon plehrat në fshatin Hardhishtë dhe i djeg në natyrë duke përhapur helme të rrezikshme (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Operacioni “URA”/ Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e truprojës së Berishës (EMRI)

21 May 2025 at 21:58

Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa në […]

The post Operacioni “URA”/ Një prej urdhër-arresteve është për vëllain e truprojës së Berishës (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Fotoja/ Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vr* në Durrës

By: user7
20 May 2025 at 10:59

Publikohet fotoja e viktimës së atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Durrësit.

Ermir Dedja sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, ende të paidentifikuar, i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka si motiv përplasjen mes grupeve kriminale.

Ermir Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, krerëve të grupit kriminal me bazë në Shijak

The post Fotoja/ Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vr* në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet parlamentare/ Mbyllet numërimi në Shijak, PS fiton me diferencë të thellë

12 May 2025 at 19:45

Mbyllet  numërimi në Shijak, duke shpallur triumfues kampin rozë.

Partia Socialiste ka marrë rreth 2 mijë vota më shumë se Partia Demokratike. Menjëherë pas numërimit të votës së fundit, socialistët kanë shpërthyer në festë.

The post Zgjedhjet parlamentare/ Mbyllet numërimi në Shijak, PS fiton me diferencë të thellë appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllet numërimi në Shijak, PS merr rreth 2000 mijë vota plus

12 May 2025 at 19:51

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë Shijak, në qarkun e Durrësit.

Nga numërimi i  54 qendrave të votimit Partia Socialiste prin me rreh 2000 vota më shumë se subjekti i dytë në renditje, Partia Demokratike.

The post Mbyllet numërimi në Shijak, PS merr rreth 2000 mijë vota plus appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet numërimi në Shijak, PS fiton me mbi 2 mijë vota

By: user 5
12 May 2025 at 19:42

Mbyllet numërimi në Shijak, duke shpallur triumfues kampin rozë.

Partia Socialiste ka marrë rreth 2 mijë vota më shumë se Partia Demokratike. Menjëherë pas numërimit të votës së fundit, socialistët kanë shpërthyer në festë.

The post Mbyllet numërimi në Shijak, PS fiton me mbi 2 mijë vota appeared first on Lapsi.al.

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

By: Oldi
11 May 2025 at 09:29

Sot, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Në një nga qendrat e votimit në Shijak, konkretisht në qendrën me numër 1393/1, e vendosur në ambientet e shkollës “16 Shtatori”, janë hasur probleme me identifikimin biometrik të votuesve. Pajisja nuk ka arritur të njohë shenjat e gishtërinjve të dy votuesve, gjë që ka çuar në hartimin […]

The post Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në Shijak, dyshohet se…

6 May 2025 at 22:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen “Lugina”, Shijak.

Një person, rreth moshës 62-vjeçare është gjetur i pajetë në një banesë.

Dyshohet se 62-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

The post E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në Shijak, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në aksin Durrës-Shijak, furgoni përplas 55-vjeçarin

By: armand
16 March 2025 at 10:08

Një burrë rreth 55 vjeç ka pësuar një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm, ndërsa udhëtonte me biçikletë në Xhafzotaj, në aksin Durrës-Shijak. Mjeti që ka përplasur viktimën ka qenë një furgon i linjës së Gjirokastrës, ndërsa përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë 55-vjeçarin. I plagosuri është transportuar me urgjencë në […]

The post Aksident i rëndë në aksin Durrës-Shijak, furgoni përplas 55-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

23 February 2025 at 12:24

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë Peter Blume dhe Sekretarja e CDU, Chantal Krengel.

Gjatë takimit janë ndarë eksperiencat e përbashkëta në shërbim të qytetarëve, ndërsa Arbana ka folur për zhvillimin e Shijakut pas tërmetit dhe të gjitha investimet që janë bërë me mbështetjen e Kryeministrit Rama. Pjesë e diskutimeve të kësaj vizite ishte dhe vota historike e shqiptarëve të diasporës, sfidat e tyre të emigrimit dhe integrimit në Gjermani.

Kryebashkiaku Arbana u shpreh, në një njoftim për mediet, se i mirëpret Blumen-in dhe Krengel-in për një vizitë në Shijak, për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Ndërkohë që Gjermania sot voton për parlamentin e ri në zgjedhjet e parakohshme, një nga katër kandidatët për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz është nga qyteti i Arnsberg-ut, si përfaqësues i CDU.

/r.e/

The post Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banorët e prekur nga tërmeti i varin shpresat te fushata elektorale

22 February 2025 at 08:51

Për shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në qarkun e Durrësit, fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është një moment shprese që premtimet e dhëna për vite me radhë të bëhen më në fund realitet. “Po na sorrollasin, nuk na japin një datë. Shpresa na ka mbetur,” thotë Hava Lleshi në […]

The post Banorët e prekur nga tërmeti i varin shpresat te fushata elektorale appeared first on Reporter.al.

Shijak, zbardhet dhe goditet një grup i strukturuar për vjedhje

16 February 2025 at 11:38

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/- Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Theft Network”, duke vënë në pranga katër persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në qarkun e Durrësit dhe Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi dyshohet se ka kryer vjedhje të mjeteve lundruese, automjeteve, banesave dhe bizneseve, ndërsa deri më tani janë dokumentuar katër raste specifike në Sukth, fshatin Bilalas dhe Mullet, Tiranë.

Të arrestuarit janë: D.S., 26 vjeç, banues në Marikaj; D.M., 18 vjeç, banues në Shkodër; E.M., 38 vjeç, banues në Mamurras; A.L., 48 vjeç, banues në Mamurras. Ndërkohë, vijon kërkimi për shtetasin E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i hetimeve, janë sekuestruar një skaf, një automjet tip kamionçinë, si dhe disa sende të tjera që do të shërbejnë si prova materiale në procesin hetimor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

/a.f/

The post Shijak, zbardhet dhe goditet një grup i strukturuar për vjedhje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌