Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas

27 June 2025 at 15:29

Katër persona janë përfshirë në një konflikt fizik pasditen e djeshme në Theth të Malësisë së Madhe, i cili ka degraduar edhe në përdorimin e armëve të zjarrit. Më konkretisht, Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin prej tyre, pasi ka qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin tre të tjerët, të cilët […]

The post EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë, u kapën me pistoleta me vete

By: Besnik
26 June 2025 at 11:13

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka të bëjë me arrestimin e 21-vjeçarit P.K., i cili u ndalua pas një kontrolli fizik në rrugën “George W. Bush”, ndërsa ishte në shoqërinë e xhaxhait të tij.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e posedonte pa leje ndërkohë, xhaxhai i tij, 46-vjeçari A.K., është proceduar në gjendje të lirë, pasi sipas policisë ka penguar zbulimin e së vërtetës duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin.

Në rastin e dytë, policia ka arrestuar 30-vjeçarin H.A., pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjet një pistoletë dhe rreth 40 000 euro.

Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues.

 

Njoftimi i plotë i policisë 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Për të dyja rastet, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, 1.

Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale, goditën gjatë 24 orëve të fundit, 2 raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme, të armëve të zjarrit. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Kontigjenti”:

-u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin;

-u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë, u kapën me pistoleta me vete appeared first on Euronews Albania.

U kap me pistoletë në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

12 June 2025 at 09:47

Forca e Posaçme “Shqiponja” në policinë e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe ka proceduar penalisht pasagjeri i automjetit ku u gjet arma, për moskallëzim krimi.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas (pronari i automjetit dhe përdoruesi aktual i tij).

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në fshatin Domje, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer një shtetas 16 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

U shpallën në kërkim shtetasit R. T., 24 vjeç, banues në Domje, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, banues në Domje, përdoruesi aktual i automjetit, pasi dyshohet se i ka dhënë automjetin 28-vjeçarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post U kap me pistoletë në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Plagosja tek piceria në Ali Dem, policia gjen pistoletën tip stilolaps të përdorur nga 21-vjeçari

3 June 2025 at 22:30

Policia e Tiranës ka gjetur armën atipike të përdorur në ngjarjen e ndodhur më 1 qershor 2025 në një piceri në zonën e “Ali Demit”, ku u plagos një 15-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, pistoleta e tipit stilolaps, me të cilën dyshohet se 21-vjeçari Aldo Neziri ka plagosur të miturin, është gjetur në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë dhe është sekuestruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Aldo Neziri u arrestua sot, i akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. I plagosuri, i cili punonte si kamarier në picerinë ku ndodhi ngjarja, vijon të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja?

Konflikti nisi mes 21-vjeçarit Aldo Neziri dhe një 15-vjeçari, gjatë kohës që ky i fundit po punonte si kamarier në një piceri në zonën e “Ali Demit”. Sipas burimeve policore, pas një debati të çastit, Neziri ka nxjerrë një armë të fshehur në formën e stilolapsit dhe ka qëlluar adoleshentin në shpatull.

Pas ngjarjes, Policia arrestoi edhe tre punonjës të picerisë, të cilët dyshohet se pastruan vendin e krimit dhe hoqën pajisjen DVR të kamerave të sigurisë. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim administratori i picerisë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“Plagosi me armë atipike, për motive të dobëta, 15-vjeçarin në një piceri te ‘Ali Demi’. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. N., 21 vjeç. Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të lokalit.”

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të të dyshuarit për akuzat penale të mësipërme.

The post Plagosja tek piceria në Ali Dem, policia gjen pistoletën tip stilolaps të përdorur nga 21-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

31 May 2025 at 10:13

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri nga Shijaku dhe ka shpallur në kërkim babain e tij, pasi mbanin në banesën e tyre në Maminas, armë zjarri pa leje. Në kuadër të operacionit të koduar “Double” është vënë në pranga shtetasi Saimir Sefaj, 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim babai i tij, shtetasi […]

The post EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ 38-vjeçarja vetëνritet me pistoletë brenda në makinë te Liqeni i Thatë

By: user 11
16 May 2025 at 09:16

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë brenda një automjeti.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e Liqenit të Thatë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja Erelina. Xh.. 38-vjeçarja është gjetur e pajetë brenda një makine.

The post Tiranë/ 38-vjeçarja vetëνritet me pistoletë brenda në makinë te Liqeni i Thatë appeared first on Lapsi.al.

Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet

16 May 2025 at 08:54

Një grua është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti tip “Volvo” në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një 38-vjeçare, e dentifikuar si shtetasja Erelina. Xh. teksa ngjarja ka ndodhur në zonë e Liqenit të Thatë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë. Ende nuk […]

The post Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Me pistoletë me fishek në fole, kapet në Astir një 37-vjeçar i armatosur

2 May 2025 at 09:20

Policia e Tiranës ka arrestuar në zonën e Astirit një person të armatosur me psitoletë. Në kuadër të operacionit të koduar “Trigger” është vënë në pranga shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje. Blutë e kryeqytetit raportojnë se 37-vjeçari është kapur në Astir, duke lëvizur me këmbë, me […]

The post Me pistoletë me fishek në fole, kapet në Astir një 37-vjeçar i armatosur appeared first on BoldNews.al.

Kanosi me pistoletë një grua në rrugë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

By: Besnik
15 April 2025 at 12:05

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një grua në rrugë.

Efektivët e Komisariatit Nr. 4, pas informacioneve se një person me inicialet L.L. kishte kërcënuar një grua dhe se posedonte armë në banesë, organizuan operacionin “Preventio” ku u bë i mundur arrestimi i tij.

“Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se është përdorur për kanosjen, dy armë gjahu, një armë e ftohtë dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Prevention”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. L., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kanosi me pistoletë një grua në rrugë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ Kërcënoi me pistoletë një grua në rrugë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

15 April 2025 at 12:20

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë një grua, teksa në banesë mbante dhe armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak Në kuadër të operacionit të koduar “Prevention” është vënë në pranga shtetasi Ledian Lato, 37 vjeç, banues në Tiranë. Sipas bluve të kryeqytetit, […]

The post EMRI/ Kërcënoi me pistoletë një grua në rrugë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Kapet 22 vjeçari me pistoletë në Tiranë, lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet

By: Besnik
5 April 2025 at 13:41
Një i ri 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Efektivët kishin marrë informacion se 22-vjeçari lëvizte i armatosur, por për të shmangur kontrollet mundshme, ai përdorte mjetet taksi.
Në kuadër të operacionit të koduar “Backseat”, policia ndaloi të riun K.SH, 22 vjeç, teksa po udhëtonte me një taksi në zonën e Bulevardit të Ri, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe pistoleta.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas lëvizte i armatosur me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Backseat”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, tek Bulevardi i Ri, u ndalua taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë.
Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati Nr. 3, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Kapet 22 vjeçari me pistoletë në Tiranë, lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ 12-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër në Tiranë, vihet nën hetim babai

3 April 2025 at 12:50

Një i mitur, rreth 12 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ajër në rrugë pranë ndërtesave në zonën e Farkës së Madhe në Tiranë. Pamjet u shpërndanë fillimisht në rrjetin social Snapchat nga një bashkëmoshatar i tij dhe më pas u publikuan edhe në media. Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar edhe Policia […]

The post VIDEO/ 12-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër në Tiranë, vihet nën hetim babai appeared first on BoldNews.al.

I mituri në Tiranë qëllon në ajër me pistoletë manovër, merret nën hetim babai

By: Besnik
3 April 2025 at 13:06

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 53-vjeçar, pasi djali i tij 12 vjeçar u filmua duke qëlluar me një pistoletë manovër, video e cila më pas u publikua në një portal.

Sipas policisë, 12-vjeçari është filmuar duke qëlluar në ajër me një pistoletë manovër, e cila është sekuestruar së bashku me 14 fishekë manovër.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. X., 53 vjeç, pasi në një video të postuar në një portal, shfaqet djali i tij 12 vjeç, duke qëlluar në ajër, me pistoletë manovër. Ky send u gjet nga Policia dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me 14 fishekë manovër”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I mituri në Tiranë qëllon në ajër me pistoletë manovër, merret nën hetim babai appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Pistoletë me silenciator në çantën marsup, dy të arrestuar në Vlorë

3 April 2025 at 11:55

Policia e Vlorës ka arrestuar një të ri, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me silenciator, pa leje, me vete në automjet. Në kuadër të operacionit të koduar “Nightfall” është vënë në pranga shtetasi Panajot Kola, 19 vjeç, banues në Orikum, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, […]

The post EMRAT/ Pistoletë me silenciator në çantën marsup, dy të arrestuar në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet i riu

By: Ardit
4 March 2025 at 10:24

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi lëvizte me armë zjarri në automjet. Policia bëri me dije se gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte i riu, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Po ashtu është proceduar nga policia edhe pasagjeri, i cili kishte dijeni për armën dhe nuk e […]

The post Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet i riu appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Kamëz/ Arrestohet 17-vjeçari, drejtonte automjetin nga ku u qëllua me armë zjarri

By: Oldi
24 February 2025 at 11:52

Policia ka vendosur në pranga një 17-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte mjetin nga ku u qëllua me armë zjarri ndaj një makine tjetër, ngjarje e ndodhur ditën e shtunë (22 Shkurt) në Kamëz. Raportohet se adoleshenti, banues në Kamëz, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e […]

The post Atentati në Kamëz/ Arrestohet 17-vjeçari, drejtonte automjetin nga ku u qëllua me armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë! Polici i Burgjeve gjendet i vrarë në banesë, çfarë dyshohet

19 February 2025 at 11:46

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Viktima është shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se ai është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë. Ngjarja ka ndodhur […]

The post E rëndë në Tiranë! Polici i Burgjeve gjendet i vrarë në banesë, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

VIDEO-EMRAT/ Do shisnin një pistoletë, dy të arrestuar në Tiranë. Njëri kundërshton dhunshëm Policinë

19 February 2025 at 08:50

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se do të shisnin një armë zjarri pistoletë. Në kuadër të operacionit të koduar “Flagranca” janë vënë në pranga shtetasit Prend Bala, 26 vjeç dhe Gentian Basha alias Seci, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Blutë e kryeqytetit raportojnë se ata po qarkullonin me […]

The post VIDEO-EMRAT/ Do shisnin një pistoletë, dy të arrestuar në Tiranë. Njëri kundërshton dhunshëm Policinë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ U shfaq nervoz kur u ndalua nga Policia, 37-vjeçarit i gjendet pistoletë në brez

8 February 2025 at 10:28

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri. Po ashtu është arrestuar edhe personi që ndodhej me të në automjet. Në kuadër të operacionit të koduar “Flagranca 2” janë vënë në pranga shtetasit Armando Kashari, 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Amarild Zaçe, […]

The post EMRAT/ U shfaq nervoz kur u ndalua nga Policia, 37-vjeçarit i gjendet pistoletë në brez appeared first on BoldNews.al.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, shoqërohet në polici 12-vjeçari! Nisin hetimet edhe për babanë e të miturit

1 February 2025 at 10:13
Një 12-vjeçar është shoqëruar në policinë e Kavajës, pasi gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak. Policia ka shoqëruar gjithashtu  dhe proceduar penalisht babanë e të miturit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë
❌
❌