Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekzekutimi i Ermir Dedjas, zbardhen detaje nga dosja dhe lëvizjet e autorëve

By: Elva
24 June 2025 at 19:56

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka publikuar detaje të reja nga dosja hetimore për vrasjen mafioze të 29-vjeçarit Ermir Dedja, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 20 majit në Durrës. Dedja u qëllua me breshëri kallashnikovi pas shpine, në një atentat të mirëorganizuar, teksa po hipte në makinën e tij. Pamjet filmike […]

The post Ekzekutimi i Ermir Dedjas, zbardhen detaje nga dosja dhe lëvizjet e autorëve appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Ermir Dedjas/ Durrës, gjykata lë në burg dy prej të akuzuarve

By: Re Nato
7 June 2025 at 15:41

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për Klodian Berisha dhe Erion Ndoni, dy të akuzuarit për vrasjen e Ermir Dedjas.

Vendimi u dha këtë të shtunë, më 7 qershor.

Atentati ndaj Dedjas u regjistrua në orën 22:56 minuta mbrëmjen e 19 majit në lagjen nr 18 të Durrësit, ku i riu u qëllua për vdekje.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ndërkohë që viktima po ecte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Autorët, të cilët ishin të maskuar, e kanë qëlluar Dedjan me armë automatike./abcnews.al

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjen e Ermir Dedjas! Ndoni e Berisha ndihmuan autorët

By: M C
7 June 2025 at 16:22

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin të cilët akuzohen se kanë ndihmuar autorët në vrasjen e Ermir Dedjas, krim i ndodhur pak ditë më parë në Durrës.

Ermir Dedja dyshohet se ishte anëtar i organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Lidhur me vrasjen, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë ndërsa Ndoni dhe Berisha akuzohen se sollën nga jashtë vendit makinat që u përdorën për atentatin dhe transportin e autorëve të ekzekutimit.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

“1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 03.06.2025 të personave nën hetim E. N. dhe K.B., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/2 të Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E. N. dhe K.B.

3. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.

The post Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjen e Ermir Dedjas! Ndoni e Berisha ndihmuan autorët appeared first on Albeu.com.

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

By: Ardit
4 June 2025 at 10:22

Policia ka mundur të identifikoje 5 personat e përfshirë në ekzekutimin e 29-vjeçarit Ermir Dedja, i cili u vra më 20 Maj në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit. Policia ka vendosur në pranga 36-vjeçari Erion Ndoni, banues në fshatin Shkallnur dhe 35-vjeçari Klodian Berishën, banues në Durres, të cilët akuzohet se kanë kontrabanduar në […]

The post Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Policia zbardh detaje: Shkon në 5 numri i personave të përfshirë në atentat, arrestohen dy prej tyre

By: V K
4 June 2025 at 10:19

Disa ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit, ku 29-vjeçari Ermir Dedja, u ekzekutua në lagjen nr. 18.

Hetimet për këtë vrasje po zbulojnë një rrjet të mirëorganizuar kriminal, ku deri tani janë identifikuar pesë persona të përfshirë në ngjarje, mes tyre edhe individë që kanë kontrabanduar automjetet e përdorura nga autorët.

Policia ka arrestuar dhe shpallur në kërkim disa shtetas, ndërsa dyshohet se një nga automjetet ishte parashikuar për t’u përdorur edhe në një tjetër akt kriminal.

Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet ndërkombëtare për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje.

Sakaq, janë vënë në pranga shtetasit Erion Ndoni dhe Klodian Berisha. Ndërkohë është shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 29-vjeçarit, në lagjen nr.18, Durrës.

Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Policia gjen dhe sekuestron automjetin tjetër.

Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.

2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Në vijim të veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit E. D., 2 javë më parë, në lagjen nr.18, në Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi:

u ndaluan shtetasit E. N., 36-vjeç, banues në fshatin Shkallnur dhe K. B., 35-vjeç, banues në Durres, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;

u shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 33-vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kane kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së shtetasit E. D.

Shërbimet e Policisë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale.

Në kuadër të hetimeve, 2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin shqiptar E. N., 44-vjeç, banues në fshatin Rrashbull dhe shtetasin maroken M. D., 46-vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim, rezultojnë jashtë vendit. Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 

The post Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Policia zbardh detaje: Shkon në 5 numri i personave të përfshirë në atentat, arrestohen dy prej tyre appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj Ermir Dedjas, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

By: user 11
22 May 2025 at 10:15

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Mësohet se hetimet po ecin në rrugën e duhur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në atentat. Të njëjtat burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se dy personat e identifikuar dhe të shpallur në kërkim janë persona që kanë ndihmuar autorët për krijimin e infrastrukturës. Personat e shpallur në kërkim kanë siguruar automjetin dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me ekzekutorët të cilët mendohet të kenë qenë dy persona.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë arritur të gjejnë prova dhe i kanë dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe presin rezultatet e analizave.

Për shkak të angazhimit intesiv të 29-vjecarit në aktivitete të ndryshme kriminale përgjatë viteve të fundit, policia ka ngritur disa pista hetimi të cilat janë bërë shkak për ekzekutimin e Ermir Dedjas, personazh i njohur jo vetëm për policine lokale. Ermir Dedja u qëllua për vdekje në orët e vona të mbremjes së ditës së hënë, teksa ndodhej nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai mori një plumb në gjoks që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

The post Atentati ndaj Ermir Dedjas, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona appeared first on Lapsi.al.

Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

By: V K
22 May 2025 at 10:37

Policia e Durrësit, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje indirekte në atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, hetimet po avancojnë në drejtimin e duhur dhe kanë ndihmuar në hedhjen dritë mbi mënyrën e organizimit të atentatit.

Dy personat e shpallur në kërkim, ku dyshohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e logjistikës së nevojshme për autorët e krimit, përfshirë edhe mjetin që u përdor për realizimin e atentatit.

Sipas hetuesve, autorët e dyshuar të ekzekutimit janë dy individë të tjerë, ndërsa bashkëpunëtorët kanë vepruar për të krijuar kushtet që vrasja të kryhej pa lënë gjurmë.

Ekspertët e kriminalistikës, kanë arritur të rikuperojnë disa prova nga mjeti i djegur në zonën e Gërdecit, të cilat janë dërguar për analizë në laboratorin shkencor.

Rezultatet pritet të ndihmojnë më tej në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pista kryesore e hetimit lidhet me përfshirjen e viktimës në aktivitete të shumta kriminale gjatë viteve të fundit. Ermir Dedja, një emër i njohur për policinë jo vetëm në nivel lokal, dyshohet se ishte objekt i larjes së hesapeve në botën e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së hënës, kur Dedja ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai u qëllua me armë zjarri dhe një plumb në gjoks i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Hetimet vazhdojnë me intensitet për të çuar para drejtësisë autorët dhe bashkëpunëtorët e kësaj vrasjeje të rëndë./BW

The post Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Durrës, në kërkim marokeni. Hetimet: Hyri në Shqipëri dhe iku pas atentatit

By: Re Nato
22 May 2025 at 10:42

Një prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen në Durrës është një shtetas nga Maroku.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se makina që u përdor nga autorët, është sjellë prej tij nga porti i Durrësit.

Makinën, marokeni e ka lënë në Durrës, dyshohet tek atentatorët dhe një ditë pas vrasjes ka mundur të largohet nga Shqipëria.

Për t’u larguar, ai ka përdorur aeroportin e Rinasit dhe është nisur drejt Italisë.

Po ashtu në kërkim është edhe një shqiptar.

Dedja ishte person me precedentë penalë, si dhe anëtar i grupit të Avdylajve./abcnews.al

Detaje nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

By: V K
20 May 2025 at 19:43

Vrasja 29-vjeçarit Ermir Dedja në mesnatën e 20 Majit në Durrës, ka shtyrë policinë e këtij qyteti të drejtojë hetimet rreth përplasjeve të bandave kriminale në qytetin bregdetar.

Viktima Ermir Dedja, ka një të kaluar me precedentë penalë, teksa “Ora News” raporton se për Policinë e qytetit, ai njihet si shok i ngushtë i një personazhi të botës së krimit në Shijak me inicialet A.A, që tashmë rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Sipas të dhënave që ka mbledhur policia e Durrësit, Dedja rezulton i dënuar disa herë nga gjykata e Durrësit për akuzën e plagosjes si dhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Pikërisht tregtia e drogës mes grupeve kriminale në Durrës, është pista kryesore ku është fokusuar policia, e cila deri në mesditën e sotme nuk ka pasur asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë.

Në momentin e vrasjes viktima Ermir Dedja, ka qenë në ambientet e një lokali në Durrës, ku një person i vetëm ka qëlluar me automatik nga një makinë e bardhë, duke e lënë të vdekur në vend.

Të pranishmit që ndodheshin me Dedjan janë larguar të shokuar nga skena e krimit, ndërsa disa orë më vonë ata janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, duke dhënë shpjegime për atë që kishin arritur të shikonin.

Pas vrasjes makina, me të cilën lëviznin dy autorët është larguar qetësisht, ndërsa rreth 7 orë më vonë mjeti në fjalë u gjend e djegur plotësisht në zonën e fshatit Gërdec të Tiranës.

Aktualisht, Policia dhe Prokuroria e Durrësit, ka sekuestruar disa gëzhoja automatiku, pamje filmike dhe administruar disa dëshmi, por asgjë nuk ka shërbyer për identifikimin e autorëve të këtij krimit të rëndë.

The post Detaje nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

20 May 2025 at 19:31

Vrasja 29-vjeçarit Ermir Dedja në mesnatën e 20 Majit në Durrës, ka shtyrë policinë e këtij qyteti të drejtojë hetimet rreth përplasjeve të bandave kriminale në qytetin bregdetar. Viktima Ermir Dedja ka një të kaluar me precedentë penalë, teksa “Ora News” raporton se për Policinë e qytetit, ai njihet si shok i ngushtë i një […]

The post Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Fotoja/ Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vr* në Durrës

By: user7
20 May 2025 at 10:59

Publikohet fotoja e viktimës së atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Durrësit.

Ermir Dedja sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, ende të paidentifikuar, i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka si motiv përplasjen mes grupeve kriminale.

Ermir Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, krerëve të grupit kriminal me bazë në Shijak

The post Fotoja/ Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vr* në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës, autorët e ndoqën me makinë, dëgjohet një e shtënë dhe kalimtarët që vrapojnë të alarmuar (VIDEO)

By: V K
20 May 2025 at 11:58

Sigurohen pamjet e momentit të atentatit ku u ekzekutua 29-vjeçari Ermir Dedja në Durrës, mbrëmjen e kaluar.

Në video duket automjeti i bardhë i autorëve, një makinë tip “Cupra Formentor” teksa ndjek viktimën. I riu ishte duke ecur në trotuar në momentin e ngjarjes.

Disa sekonda pasi makina e vrasësve zhduket nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, dëgjohet një e shtënë arme zjarri. Ndërsa kalimtarët vrapojnë të alarmuar.

Disa orë pas atentatit, automjeti i autorëve u gjet i djegur pranë fshatit Gërdec.

I riu ishte me origjinë nga Shijaku, por jetonte në Durrës. Ai kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

 

The post Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës, autorët e ndoqën me makinë, dëgjohet një e shtënë dhe kalimtarët që vrapojnë të alarmuar (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Gjendet një makinë e djegur në fshatin Gërdec, dyshohet se u përket autorëve

By: V K
20 May 2025 at 11:16

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Durrësit u trondit pasi persona ende të paidentifikuar, ekzekutuan me armë zjarri 29-vjeçarin Ermir Dedja.

Policia e Durrësit, ka dhënë informacion shtesë në lidhje me atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Efektivët deklarojnë se kanë gjetur në afërsi të fshatit Gërdec një makinë të djegur.

Gjithashtu, brenda në mjet është gjendur edhe një armë, që dyshohet se është përdorur në atentat. Policia vijon puna për kapjen e autorit/autorëve.

Durrës/Informacion shtesë:

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29-vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

The post Vrasja e 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Gjendet një makinë e djegur në fshatin Gërdec, dyshohet se u përket autorëve appeared first on Albeu.com.

Ky është 29-vjeçari Ermir Dedja, që u vra mbrëmë në Durrës (FOTO)

By: V K
20 May 2025 at 10:25

Publikohet fotoja e viktimës së atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Durrësit. Ermir Dedja sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, ende të paidentifikuar, i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

I riu ishte me origjinë nga Shijaku, por jetonte në Durrës. Ai kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

The post Ky është 29-vjeçari Ermir Dedja, që u vra mbrëmë në Durrës (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Qytetarët vrapojnë të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat, VIDEO e momentit të ekzekutimit të Ermir Dedjas

By: Ela
20 May 2025 at 11:58

Është publikuar video e momentit të ekzekutimit të 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës. Në video shihet momenti teksa makina tip Seat e atentatorëve shkon në drejtim të shënjestrës dhe qëllon drejt tij, dyshohet me kallashnikov. Në momentin e atentatit shihet se ka pasur persona të tjerë në rrugë përveç viktimës, të cilët vrapojnë më vrap […]

The post Qytetarët vrapojnë të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat, VIDEO e momentit të ekzekutimit të Ermir Dedjas appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Atentati në Durrës, autorët e ndoqën nga pas. Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja

By: Re Nato
20 May 2025 at 11:12

ABC News ka siguruar pamje të atentatit në Durrës, ku mbeti viktimë 29-vjeçari Ermir Dedja.

Nga pamjet, shohet se autorët e kanë ndjekur nga pas me një makinë të bardhë Dedjan, dhe dëgjohet një e shtënë në drejtim të tij.

Ndërkaq, një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Gërdecit, dyshohet se u përket autoreve të vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Dedja është arrestuar më herët për dy ngjarje, fillimisht në vitin 2015 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 për përkrahje të autorit në një plagosje në qytetin e Shijakut.

Kohët e fundit, Dedja dyshohet se ishte përfshirë në një grup kriminal në Durrës./abcnews.al

Vrasja e Ermir Dedjas/ Gjendet një makinë e shkrumbuar, dyshohet se u përket autorëve

By: Re Nato
20 May 2025 at 10:47

Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Gërdecit, dyshohet se u përket autoreve të vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës. Makina e djegur është tip “Seat”.

Ndërkohë viktima rezulton se është ndjekur nga pas dhe është qelluar sapo ka parkuar makinën e tij tip “BMW”.

Në zonë, ai kishte disa miq të tij, të cilet janë marrë në pyetje, por nuk kanë identifikuar autorët që dyshohet të kenë qenë dy./abcnews.al

Gjendet një makinë e djegur e një armë, dyshohet se u përdorën te atentati në Durrës

By: Besnik
20 May 2025 at 10:52

Një atentat tronditi gjatë mesnatës qytetin e Durrësit, ndërsa policia po vijon punën për mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorëve. Në kuadër të hetimeve, policia njofton se ka gjetur një automjet të djegur dhe një armë zjarri brenda tij, në fshatin Gërdec. Dyshohet se mjeti dhe arma janë përdorur nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Dedja u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të 20 majit, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit. Ekzistojnë dyshime se ai ishte pjesë e ndonjë rrjeti kriminal.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të kontrolleve dhe veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve,” thuhet në njoftimin zyrtar.

LEXONI GJITHASHTU

The post Gjendet një makinë e djegur e një armë, dyshohet se u përdorën te atentati në Durrës appeared first on Euronews Albania.

U qëllua për vdekje me armë zjarri, kush ishte 29-vjeçari Ermir Dedja

By: Re Nato
20 May 2025 at 08:32

Ermir Dedja, i cili mbeti i vrarë në Durrës, ishte një person me precedent penal.

Në vitin 2015 ai është arrestuar, pasi shiste drogë.

Në vitin 2017 Ermir Dedja ra përsëri në prangat bashkë me mikun e tij për një plagosje të ndodhur në Shijak.

Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 29-vjeçari, ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Dedja ishte një person i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në qytetin e Durrësit./abcnews.al

U vra me armë zjarri/ Durrës, Ermir Dedja u qëllua nga një person i maskuar

By: Re Nato
20 May 2025 at 08:26

Ermir Dedja, 29-vjeçari ndaj të cilit u bë atentat në Durrës, dyshohet se u qëllua nga një person i maskuar që më pas ka përdorur një makinë për të ikur.

Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 29-vjeçari, ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Dedja ishte një person i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në qytetin e Durrësit./abcnews.al

❌
❌