Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PD ankohet në anglisht/ “Nxin” Shqipërinë në Strasburg, por BE vlerëson reformat e integrimit

By: xhir jeta
19 June 2025 at 15:16

Jo vetëm në Tiranë, por demokratët, nuk e kursejnë Shqipërinë as në mes të Strasburgut.

Kolegji zgjedhor vulosi të mërkurën rezultatet e zgjedhjeve për katër qarqe, por Oerd Bylykbashi, shfrytëzoi mbledhjen e 19-të Komitetit të Stabilizim Asocimit për të drejtuar akuza ndaj trupës së gjyqtarëve të cilët rrëzuan kërkesën e demokratëve për pavlefshmeri të votimeve.

“Të gjithë e dimë që në Shqipëri këto institucione nuk janë të pavarura. Nuk është kështu vetëm për çështjen e zgjedhjeve, në fakt, nuk ka asnjë institucion të vetëm të pavarur në vend. Kjo ndodh sepse partia në pushtet ka arritur të kapë çdo institucion, duke përdorur pushtetin që ka në Parlament për të emëruar, shkarkuar apo edhe për të ndryshuar ligjet kur ka qenë e nevojshme për të realizuar këtë kapje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor i Apelit në Tiranë nuk bëjnë përjashtim.”

Përgjigjen e mori nga Toni Gogu, i cili rikujtoi punën e bërë për ngritjen e këtyre institucioneve.

“Besimi që kemi në ato institucione që kemi ndërtuar së bashku me PE me shumë mund në 30 vitet e fundit, sidomos në 10 vitet e fundit përmes reformës madhore në drejtësi, besoj se duhet të mbetet i paprekur dhe iu siguroj që në fund fare vullneti i popullit shqiptar në ato kuti që po rinumërohet, do të jetë i patjetërsueshëm.”

Në ndihmë, demokratëve u erdhi edhe Fredi Beleri. Pas shërbimit që I bëri Berishës në fushatë, eurodeputeti grek, u ankua në Strasburg për SPAK.

“Në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i kapur nga ata persona që po përpiqen ta reformojnë atë.  Qeveria përmes prokurorit ka mbajtur nën presion zotin Berisha, udhëheqësi i opozitës. Meta është në burg.  Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit.”

Këto debate që u bënë në sy të parlamentarëve europiane nuk kaluan pa një këshillë nga ta.

“Këtu në parlamentin europian nuk i shikojme dallimet por të përbashkëtat. Ne duhet ti mbajmë sytë tek horizonti 2030. Sigurisht, do të ketë gjithmonë njërëz me mendime të ndryshme, parti me përparësi të ndryshme, por ne rast se biem dakort për objektiva afatgjata, atëherë ne gjejme konvergjencë.”/abcnews.al

Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë të bërë ndonjëherë

By: Oldi
11 June 2025 at 21:40

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane, ishte i ftuar në emisionin Log. në News24, në një panel me gazetarë kryesisht të çështjeve politike. Bylykbashi u shpreh se në asamble u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE dhe ashtu siç është bërë e ditur, […]

The post Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë të bërë ndonjëherë appeared first on BoldNews.al.

Bylykbashi tregon për aksionin e PD për 11 Majin në Asamblenë e Partive Popullore Europiane

By: redi
11 June 2025 at 21:46

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane, tha se në atje u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE. Ai tha edhe se do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 Maj. ”Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit…

Source

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

By: Mirgen
5 June 2025 at 22:29

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se Partia Demokratike është e vendosur të nxjerrë në shesh të vërtetën me zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, pranimi i kërkesës së PD për rivlerësim të fletëve të votimit për qarkun Tiranë mund të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve. “Për herë të parë po përdorim një instrument, […]

The post “Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh appeared first on BoldNews.al.

“Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur”, Bylykbashi ‘shpërthen’ ashpër: Fillimisht denoncimi i farsës, më pas…

29 May 2025 at 20:32

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi për  një emision televziiv se fillimisht PD duhet të faktojë farsën elektorale, më pas të bëjë analizën dhe në fund duhet të dalin përgjegjësitë.

“Duhet së pari t’i çojmë të gjitha ankimet në KQZ, që po e bëjmë tani, t’i çojmë të gjitha faktet dhe provat në OSBE-ODIHR, Këshillin e Europës, që ta marrë bota vesh se cilat ishin zgjedhjet në Shqipëri. Dhe e treta, analiza, më pas përgjegjësia me votë”.

Bylykbashi, drejtuesi i qarkut të Durrësit, i cili ishte në listën e mbyllur të këtij qarku, deklaroi se, pavarësisht rolit të krimit, ky qark ruajti rezultatin 8 me 6.

“Ka ardhur 8 herë Edi Rama në Durrës, ka dhënë porosi. Komisarin e lidhjes së krimit me shtetin, Agasin, e kishe në funksion të plotë.”

Bylykbashi theksoi se ky sistem zgjedhor duhej zhbërë me kohë.

“Ky sistem zgjedhor duhej të zhdukej në vitin 2020. Ky nuk është 2008-ta. Ky është hibridi toksik i vitit 2020, i Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit”.

 

The post “Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur”, Bylykbashi ‘shpërthen’ ashpër: Fillimisht denoncimi i farsës, më pas… appeared first on Sot News | Lajme.

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur. Rama erdhi 8 herë në Durrës, dha porosi

By: redi
29 May 2025 at 20:41

Nënkryetari i i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se fillimisht ata duhet të faktojë farsën elektorale, më pas të bëjë analizën dhe në fund duhet të dalin përgjegjësitë. ”Duhet së pari t’i çojmë të gjitha ankimet në KQZ, që po e bëjmë tani, t’i çojmë të gjitha faktet dhe provat në OSBE-ODIHR, Këshillin e Europës, që ta marrë bota vesh se cilat ishin zgjedhjet në Shqipëri. Dhe e treta, analiza…

Source

Aulona Bylykbashi, kandidatja më e votuar nga Diaspora në zgjedhjet e 11 Majit: 13,602 falënderime nga zemra

By: redi
20 May 2025 at 17:05

Aulona Bylykbashi ka dalë si kandidatja më e votuar nga diaspora shqiptare në zgjedhjet e 11 majit, ku garoi në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit. Ajo ka marrë plot 2149 vota nga 13,602 vota që mori PS në qarkun e Elbasanit nga bashkatdhetarët që votuan nga jashtë vendit, duke u kthyer në një simbol të përfaqësimit të diasporës brenda politikës shqiptare.

Source

Mbyllet numërimi i votave edhe në Durrës, Bylykbashi: Këtu Ramës i dështoi ”memorandumi i Kuçit”

By: redi
19 May 2025 at 22:04

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në këtë qark, përfshi edhe ato të diasporës. Për të në Durrës Edi Rama dështoi të merrte mandatin e nëntë, duke marrë të njëjtin rezultat që ka marrë në 2021. Kjo sipas tij, tregon edhe dështimin e parashikimit të kryeministrit në ”Memorandumin e Kuçit”…

Source

Bylykbashi: Janë shpartalluar zgjedhjet, kandidatët e PS-së u financuan nga krimi

By: Oldi
16 May 2025 at 18:12

Qytetarët i janë bashkuar thirrjes së PD dhe opozitës, kundër masakrës elektorale në protestën që po mbahet këtë të premte përgjatë bulevardit ‘Zogu i Parë’. Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, pjesëmarrës në protestë, i cilësoi zgjedhjet e 11 majit një masakër e vërtetë zgjedhore, duke shtuar se vendi ynë nuk ka mundur dot të garantojë […]

The post Bylykbashi: Janë shpartalluar zgjedhjet, kandidatët e PS-së u financuan nga krimi appeared first on BoldNews.al.

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

12 May 2025 at 08:48

Drejtuesi politik i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi, në një prononcim p;r A2 CNN u shpreh se kutitë që janë hapur deri më tani në Qarkun ku ai kandidon, i përkasin zonave, ku tradicionalisht është blerë vota nga PS dhe se demokratët presin kutitë e qytetit bregdetar për të bërë ndryshimin. “Në këtë moment ajo […]

The post Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Oerd Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit, votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

By: V K
12 May 2025 at 09:18

Në një prononcim per A2 CNN, drejtuesi politik i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi, u shpreh se kutitë që janë hapur deri më tani në Qarkun ku ai kandidon, i përkasin zonave, ku tradicionalisht është blerë vota nga PS dhe se demokratët presin kutitë e qytetit bregdetar për të bërë ndryshimin.

“Në këtë moment ajo që pamë gjatë gjithë fushatës tregon se dominanca e zgjedhësve në qarkun e Durrësit kërkon ndryshimin. Këtu janë duke u hapur aktualisht kuti që janë ndër më të prekurat në mënyrë historike nga shitblerja e votës. Ne kemi referuar në SPAK një numër të lartë personash, por në këtë qendër numërimi këto kuti që janë hapur tani, rezulton se në mënyrë sistematike PS prej shumë vitesh i ka pasur si basen votash të blera. Pak më vonë do të hyjmë në zonat e qytetit ku do të shihet ndryshimi”, u shpreh Bylykbashi.

Ai po ashtu u ndal te procesi i votimit duke konstatuar një sërë problematikash, por me theksin e vendosur tek intimidimi i votuesve nga njerëz të paautorizuar pranë QV-ve, që shoqëroheshin nga eksponentë kriminalë.

“Procesi i votimit nuk ka patur asnjë përjashtim në raport me shkeljet tradicionale absolutisht të papranueshme të procesit zgjedhor. Prezencë e lartë e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit, e gjitha kjo në funksion të presionit mbi zgjedhësit. Sigurisht edhe pse janë vendosur mekanizma të rinj, vullneti për ta shkelur këtë ka bërë që përsëri të mbetet problem intimidimi i zgjedhësve. Janë konstatuar sidomos në javën e fundit fenomenet e shitblerjes së votës. Kemi parë mungesë të plotë veprimi nga Task Forca që u trumbetua më të madhe. Nuk u pa asgjë ndaj organizata kriminale patën mundësi të veprojnë. Gjithsesi mbetet për tu parë cili është efekti i veprimtarisë elektorale, pasi kemi parë asfalt elektoral edhe në pasditen para zgjedhjeve”, deklaroi Bylykbashi

The post Oerd Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit, votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale

7 May 2025 at 10:10

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi. I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e […]

The post Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale appeared first on Reporter.al.

PD: 466 mijë shtetas shqiptarë pa dokumente të vlefshme identiteti, rrezikojnë të drejtën e votës

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi sot se, 466 mijë shtetas shqiptarë rrezikojnë të humbasin të drejtën e votës, teksa kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria dhe KQZ për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

“Sot janë 466 mijë shtetas me të drejtë vote, të cilët nuk kanë një dokument të vlefshëm identiteti, as letërnjoftim, as pasaportë. Qeveria Shqiptare zgjati vlefshmërinë vetëm për zgjedhësit që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke diskriminuar ata që janë në Shqipëri”, tha Bylykbashi.

Ai nënvizoi se, “ky diskriminim është antikushtetues dhe rrezikon të drejtën e votës së këtyre 466.000 shtetas që banojnë në Shqipëri, dhe më 11 maj duan të votojnë e të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese”.

“I kërkojmë qeverisë që pa vonesë të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore, që këta shtetas më 11 maj të kenë mundësi të votojnë”, tha ai.

“I kërkojmë KQZ, si organi suprem në mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të kërkojë me forcë pranë qeverisë në mënyrë që këta shtetas të kenë mundësi që të votojnë”, shtoi Bylykbashi.

“Gjithashtu, tërheqim vëmendjen e mekanizmave ndërkombëtarë për vëzhgimin e zgjedhjeve, siç është OSBE-ODIHR, OSBE-ja, Këshilli i Europës dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar, që të vënë në dukje këtë shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Kjo të bëhet tani, menjëherë, në mënyrë që më 11 maj të gjithë shqiptarët të kenë të drejtën të shprehen për ndryshimin, për të ndryshuar këtë regjim autokratik”, theksoi Bylykbashi.

The post PD: 466 mijë shtetas shqiptarë pa dokumente të vlefshme identiteti, rrezikojnë të drejtën e votës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Të zgjatet vlefshmëria e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore

By: user7
6 May 2025 at 13:32

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu. Bylykbashi shprehet se sot janë 466 mijë shtetas në Shqipëri, me të drejtë vote, por të cilët nuk kanë një dokument të vlefshëm identiteti, as letërnjoftim, as pasaportë.

Sipas tij, qeveria shqiptare ka diskriminuar këta votues duke zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit vetëm për zgjedhësit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Bylykbashi i kërkon qeverisë të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore, që këta shtetas më 11 maj të kenë mundësi të votojnë. Gjithashtu i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta kërkojë këtë gjë pranë qeverisë. Nënkryetari i PD tërheq vëmendjen e insitucioneve ndërkombëtare që të vënë në dukje këtë shkelje të të drejtave të shqiptarëve.

DEKLARATË E PLOTË E BYLYKBASHIT:

Sot janë 466 mijë shtetas me të drejtë vote të cilët nuk kanë një dokument të vlefshëm identiteti, as letërnjoftim, as pasaportë. Qeveria Shqiptare zgjati vlefshmërinë vetëm për zgjedhësit që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke diskriminuar ata që janë në Shqipëri.

Ky diskriminim është antikushtetues dhe rrezikon të drejtën e votës së këtyre 466.000 shtetas që banojnë në Shqipëri, dhe më 11 maj duan të votojnë e të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese. I kërkojmë qeverisë që pa vonesë të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore, që këta shtetas më 11 maj të kenë mundësi të votojnë.

I kërkojmë KQZ, si organi suprem në mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të kërkojë me forcë pranë qeverisë në mënyrë që këta shtetas të kenë mundësi që të votojnë. Gjithashtu tërheqim vëmendjen e mekanizmave ndërkombëtarë për vëzhgimin e zgjedhjeve, siç është OSBE-ODIHR, OSBE-ja, Këshilli i Europës dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar, që të vënë në dukje këtë shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Kjo të bëhet tani, menjëherë, në mënyrë që më 11 maj të gjithë shqiptarët të kenë të drejtën të shprehen për ndryshimin, për të ndryshuar këtë regjim autokratik.

The post PD: Të zgjatet vlefshmëria e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore appeared first on Lapsi.al.

Zanin në Durrës, Bylykbashi: Kërkuam vëzhgim të shtuar në zonat e nxehta

By: user7
6 May 2025 at 11:14

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier paraditen e sotme ka zhvilluar një takim në selinë e degës së Partisë Demokratike në Durrës. Zannier gjatë takimit shprehu interes për zhvillimet e fushatës zgjedhore dhe problematikat e saj në Durrës.

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi përmes një postimi në “Facebook” shkruan se zgjedhësit po reagojnë masivisht në mbështetje të programit të PD dhe kundër qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës në takimet derë më derë të kandidatëve të koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Bylykbashi shtoi se iu parashturuan me fakte Zannier përdorimi masiv i shtetit në favor të PS, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje dhe mbështetja e tij për përfshirjen e kandidatëve të caktuar në listën e PS, koordinimi mes PS dhe organizatave kriminale përmes individësh të caktuar nga kryeminstri, presionet mbi zgjedhësit dhe shitblerja e votës.

“Asfalti elektoral, punësimet, dhënia e titujve të pronësisë në shkëmbim të votave, përdorimi shkollave, i ndërmarrjeve të shërbimit publik qendrore apo të bashkive si OSHEE dhe ujësjellës, etj, u faktuan konkretisht.

Informuam për denoncimet konkrete por pandëshkueshmëria që prodhon mosveprimi i përsëritur i SPAK dhe prokurorisë si dhe roli aktiv i policisë në mbështetje të veprimeve të paligjëshme nga eksponentë të PS dhe të krimit kanë sjellë si rezultat që persona të dënuar me heqje lirie apo në kërkim, të jenë aktivë në terren në favor të PS nën mbrojtjen e mosveprimit të qëllimshëm të organeve ligjzbatuese.

Në cilësinë e nënkryetarit te PD theksova se mosshtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit për shtetasit që votojnë në Shqipëri u shtrua si problem madhor në shkallë vendi duke rrezikuar që disa qindramijëra zgjedhës të pengohen për të votuar. Përfaqësuesve të ODIHR iu referuan zonat e nxehta duke kërkuar vëzhgim të shtuar dhe kërkuam që KQZ dhe task forca e krijuar të veprojnë për të siguruar votim të qetë pa trysninë e patronazhistëve dhe kriminelëve të lidhur me PS pranë qendrave të votimit,” shkruan Bylykbashi.

The post Zanin në Durrës, Bylykbashi: Kërkuam vëzhgim të shtuar në zonat e nxehta appeared first on Lapsi.al.

Kandidatët e Berishës: Vrasim si në 2021/ Vijojnë kërcënimet ndaj socialistëve, Berisha merret me Suel Çelën. Bylykbashi, kushtrim për luftë

By: xhir jeta
2 May 2025 at 15:20

Deklarata të tjera kërcënuese vijnë nga Elbasani. Kandidati i PD, Aurel Bylykbashi kërcënon se ka të gjitha mundësitë, të hapë një konflikt edhe më të madh ndaj socialistëve se në vitin 2021, e cila përfundoi me vrasjen e mbështetësit të PS, Pjerin Xhuvani, 3 ditë para zgjedhjeve.

“Çfarë duan këta, që 10 ditë para zgjedhjeve, ne të marrim urat e zjarrit në dorë e të djegim zyrat, sepse ne mund ta bëjmë dhe këtë, por do ta çojmë qytetin, Elbasanin, Cërrikun në një konflikt edhe më të madh se 2021.”

Këtë deklaratë, Bylykbashi e bëri para një zyre elektorale të PD në Cërrik, për të cilën pretendon se është grabitur gjatë natës. Sipas Policisë, ngjarja ska asnjë lidhje me zgjedhjet. Megjithatë, për demokratët, afërmendsh sulmi ka ndodhur nga socialistët. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të mos frikësohen por të shtyjnë me forcë, si armë ai thotë se kanë programin e PD.

“ Të mos tuten, të mos frikësohen,por të vazhdojnë me forcë shpërndarjen e programit të PD derë më derë. Sepse arma jonë e vetme në këto zgjedhje është programi i PD.”

Deklarata kërcënuese e Bylykbashit, ka mbështetjen e plotë të drejtuesit politik të PD në Elbasan, Tomor Alizoti. Kësaj radhe, ai thotë se është kënaqësi, që në emër të PD, të shtypë njerëz.

“Të jeni i sigurtë se është kënaqësia jonë si PD, të shtypim njerëzit banalë”

Mesa duket, Alizoti është frymëzuar nga deklarata e 1 ditë më parë, kur do hante të gjallë socialistët.

“Ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë”

Por Berisha, nuk u ka tërhequr veshin asnjë prej kandidatëve të tij. Ai vetë kërcënon Suel Çelën, kur bën fushatë me kandidaten e fisit Çapja në Elbasan./abcnews.al

Ndodh edhe kjo! Nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit pret pemën, sepse i mbulonte posterin e fushatës (FOTO)

By: V K
29 April 2025 at 14:25

Në vendin tonë, çudirat në këtë fushatë elektorale, nuk janë vetëm fjalimet absurde e një pjesë të kandidatëve për deputet, por edhe veprimet e tyre.

Dhe akti më absurd i fundit na vjen nga qyteti i Elbasanit, më konkretisht nga nënkryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Aulona Bylykbashi, e cila ka marrë besimin e Edi Ramës për të garuar për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

E duket se këtë garë, Aulona Bylykbashi, e ka marrë aq sa seriozisht sa “heq qafe” çfarëdo që i prish imazhin elektoral, e aq më tepër kur bëhet fjalë për pemë.

Siç duket, në krahasimin mes dy fotove të mëposhtme, nga i njëjti vend, kandidatja për deputet e Edi Ramës ka vendosur të presë pemën për shkakun “madhor” se i mbulonte postin gjigand të fushatës elektorale të vendosur në qendër të qytetit.

Nënkryetarja e Bashkisë ka urdhëruar që pema të krastitet deri në atë masë sa të mos cënojë asnjë cep të posterit të saj.

 

The post Ndodh edhe kjo! Nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit pret pemën, sepse i mbulonte posterin e fushatës (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Ndodh edhe kjo! Nënkryebashkiakja e Elbasanit pret pemën, sepse i mbulonte posterin e fushatës

29 April 2025 at 13:09

Çudirat në këtë fushatë elektorale nuk janë vetëm fjalimet absurde e një pjesë të kandidatëve për deputet, por edhe veprimet e tyre. Dhe akti më absurd i fundit na vjen nga qyteti i Elbasanit, më konkretisht nga nënkryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Aulona Bylykbashi, e cila ka marrë besimin e Edi Ramës për të […]

The post Ndodh edhe kjo! Nënkryebashkiakja e Elbasanit pret pemën, sepse i mbulonte posterin e fushatës appeared first on BoldNews.al.

PD me kandidatët në Durrës, Bylykbashi: Duke filluar nga 12 maji do të bëjmë diçka të madhe

By: redi
14 April 2025 at 20:11

Drejtuesi Politik i PD-së për Durrësin, Oerd Bylykbashi në prezantimin e kandidatëve akuzoi qeverinë Rama. Akuza për keqqeverisje, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Ai deklaroi se shqiptarët prej 12 vitesh janë larguar gjithnjë e më shumë nga Europa, ndërsa qeveria ka shkatërruar shpresën, drejtësinë dhe zhvillimin. Pjesë nga fjala Durrësi është vitrina e çdo aspekti të qeverisjes…

Source

❌
❌