Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Belgjika planifikon t’u heqë shtetësinë personave të dënuar për krime të rënda

12 July 2025 at 07:48

Qeveria belge arriti sot një marrëveshje për të futur një reformë ligjore që lejon heqjen e shtetësisë belge për individët e dënuar për krime të rënda, si krimi i organizuar, vrasja ose krimet seksuale.

Ministrja e Drejtësisë Annelies Verlinden tha se reforma synon ata që kanë fituar shtetësinë belge brenda 15 viteve para kryerjes së veprës penale, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

“Kushdo që është fajtor për krime të rënda që minojnë themelet e shoqërisë sonë mund të humbasë shtetësinë belge”, tha ajo, duke shtuar se reforma synon të “dërgojë një sinjal të fortë”.

Sipas rregullave të reja, gjyqtarët do të duhet të marrin në konsideratë automatikisht heqjen e shtetësisë në rastet e terrorizmit që përfshijnë shtetas të dyfishtë, edhe nëse prokuroria nuk e kërkon këtë.

Ndërsa gjykatat mund të vendosin përfundimisht të mos heqin shtetësinë, ato duhet të japin justifikim të qartë nëse pasojat konsiderohen “të paarsyeshme dhe joproporcionale”.

Për vepra të tjera të rënda penale, duke përfshirë vrasjen, veprat penale seksuale ose krimin e organizuar, shtetësia mund të revokohet vetëm në raste specifike kur krimet përbëjnë kërcënim themelor për shoqërinë.

Reforma gjithashtu prezanton një afat 15-vjeçar për ngritjen e rasteve të tilla.

Before yesterdayMain stream

Tour, Belgjika fiton të parën/ Jasper Philpsen triumfon në etapën që çeli klasiken

6 July 2025 at 14:32

Etapa ishte fushore, por jo edhe aq e lehtë. Zakonisht, fillimet e Turit të Francës apo të Xhiros së Italisë zgjidhen që të mos jenë në shkallën më të lartë të vështirësisë, ndonëse natyra shpesh ka kapriçot e saj.

Kështu ndodhi në segmentin e parë të garës së madhe franceze, në të cilën 182 çiklistët pjesëmarrës u përballën me erën e fortë.

Ishin rreth 185 kilometra në qytetin verior të Lilës, dhe shpejtësia e ajrit e bëri pedalimin mjaft teknik. Fitorja e parë I takoi Belgjikës, një vendi tepër të madh të këtij sporti.

Jasper Filipsen arriti I pari në finish, I ndihmuar nga shokët e skuadrës, duke pasur një diferencë të vogël, por të qartë nga rivalët.

Ai duhet të falenderojë holandezin Matjë Van de Pël që I hapi rrugën deri pranë cakut. Kjo ishte fitorja e 10-të e Filipsenit në Tur, aspak keq, por hera e parë që arrin të veshë Fanelën e famshme të Verdhë.

Pretendentët kryesorë për titullin, Tadej Pogacar dhe Jonas Vingegard, e mbyllën etapën me të njëjtën kohë me fituesin sepse mbërritën në grup, dhe kryesorja ishte që nuk pati rrëzime e dëmtim.

Sfida e vërtetë e Klasikes franceze do të nisë në 9 korrik, kur do të mbahet etapa e kronometrit individual në Kë, me gjatësi 33 kilometra.

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

By: Elva
6 July 2025 at 12:26

8 persona, mes tyre një shtetas shqiptar, u arrestuan në Belgjikë pasi autoritetet zbuluan një sasi të madhe kokaine në një anije cisternë turke. Anija “Scot Bremen”, e nisur nga porti Pecem në Brazil dhe me destinacion qytetin Ghent, u devijua në portin Zeebrugge, ku u zhvillua një kontroll i detajuar. Droga u gjet në […]

The post Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Kingji në Belgjikë: Shqipëria, plotësisht e angazhuar për paqen, sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të NATO-s

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së SACEUR/ USEUCOM të mbajtur në Mons të Belgjikës.

“Kisha nderin të marr pjesë në ceremoninë zyrtare e të marrjes së detyrës së Gjeneral Alexus G. Grynkeëich në krye të Komandës Supreme Aleate (SACEUR) dhe Komandës Evropiane të SHBA (USEUCOM), duke pasuar gjeneral Christopher G. Cavoli”, u shpreh Kingji, në një postim në rrjetet sociale.

Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për gjeneralin Cavoli për lidershipin e tij të jashtëzakonshëm, përkushtimin ndaj sigurisë euroatlantike dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.

Ai u shpreh i bindur se ky bashkëpunim i ngushtë do të vijojë edhe më tej nën drejtimin e gjeneralit Grynkewich.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për paqen, sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të Aleancës dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA”, theksoi Kingji.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Kingji në Belgjikë: Shqipëria, plotësisht e angazhuar për paqen, sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e Arjan Kamamit/ I dënuar në Belgjikë për prostitucion

24 June 2025 at 11:31

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskua pasuria e shtetasit A.K. i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.

Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgikm si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.

Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë.

The post Prokuroria e Elbasanit konfiskon pasuritë e Arjan Kamamit/ I dënuar në Belgjikë për prostitucion appeared first on Sot News | Lajme.

Belgjikë, sulm me thikë në një autobus, një viktimë dhe dy të plagosur

16 June 2025 at 18:56

BELGJIKË- Një sulm me thikë ka ndodhur në një autobus në Antwerp. Mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve autori i dyshuar, është arrestuar.

Ndërkohë nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

/abcnews.al/

Të dënuarit nga Gjykata Speciale e Kosovës do të burgosen në Belgjikë

13 June 2025 at 15:36

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me Belgjikën, e cila do të mundësojë që të dënuarit nga kjo gjykatë të vuajnë dënimin me burgim në territorin belg.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e Dhomave të Specializuara për të kryer mandatin e vet,” deklaroi kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në një njoftim për media.

Ajo u bëri thirrje edhe vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e Belgjikës dhe të lidhin marrëveshje me Dhomat e Specializuara për zbatimin e dënimeve, në mënyrë që – siç tha ajo – të fuqizohet korniza institucionale e kësaj gjykate.

Dhomat e Specializuara kujtuan se, sipas një marrëveshjeje të vitit 2014 ndërmjet përfaqësueses së atëhershme të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, dhe ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, të dënuarit në formë të prerë nga kjo gjykatë nuk mund të vuajnë dënimin në Kosovë, por jashtë saj.

Gjykata Speciale, që vepron në Hagë, heton dhe gjykon krimet e supozuara të kryera nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe pas luftës, konkretisht nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

Aktualisht, para kësaj gjykate po zhvillohet procesi gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të dënuarit nga Gjykata Speciale e Kosovës do të burgosen në Belgjikë appeared first on Euronews Albania.

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

By: Ardit
9 June 2025 at 09:23

Sot do të luhen të tjera ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Italia do të luajë kundër Moldavisë me një presion të madh, pas humbjes kundër Norvegjisë e cila solli edhe shkarkimin e Luçiano Spaletit nga pankina axurre. Trajneri ka ndeshjen e fundit sot dhe do të duhet të fitojë sot për ta mbyllur […]

The post Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme appeared first on BoldNews.al.

Zemra e një familjeje ukrainase pushon përherë, nëna dhe vajza e vogël gjenden të vrara në banesë

By: gaze tare
7 June 2025 at 12:47

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Belgjikë, ku një nënë 46-vjeçare dhe vajza e saj vetëm 6 vjeç janë gjetur pa shenja jete pas një zjarri në banesën e tyre në zonën Hasrode, pranë Oud-Heverlee. Familja ukrainase, e zhvendosur në Belgjikë gjatë tre viteve të fundit për shkak të luftës, jetonte në këtë shtëpi që tashmë është kthyer në skenë tragjedie.

Hetimet paraprake kanë zbuluar shenja dhune në trupat e viktimave, përfshirë plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë, çka shton dyshimet se zjarri është ndezur për të fshehur gjurmët e një krimi të rëndë.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, rreth orës 09:30. Nëna ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve, ndërsa e bija u gjet në gjendje kritike, por nuk mundi t’i mbijetojë asaj që për autoritetet po cilësohet një akt i paramenduar.

Rasti bëhet edhe më i rëndë duke marrë parasysh faktin se kryefamiljari, bashkëshorti i viktimës dhe babai i vajzës, ndodhet në Ukrainë, ku shërben në vijën e frontit.

Autoritetet belge janë duke hetuar me përparësi të lartë këtë ngjarje dhe nuk përjashtojnë asnjë pistë.

The post Zemra e një familjeje ukrainase pushon përherë, nëna dhe vajza e vogël gjenden të vrara në banesë appeared first on iconstyle.al.

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

By: Ardit
6 June 2025 at 22:56

Sonte u luajtën gjashtë ndeshje për kualifikueset e Botërorit 2026. Rezultati surprizë ishte humbja 3 me 0 e Italisë në transfertën e Norvegjisë. Belgjika u befasua në fund nga Maqedonia e Veriut, që barazoi me golin e Alioskit. Fitore korrën Çekia, Izraeli, Kroacia dhe Uellsi. Në total u shënuan 21 gola në 6 ndeshje. Plot […]

The post Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika appeared first on BoldNews.al.

Maqedonia barazon 1-1 ndaj Belgjikës

By: S SH
6 June 2025 at 23:01

Përfaqësuesja e Maqedonisë barazoi 1-1 ndaj favoritit Belgjikës, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në arenën “Todor Proeski” për kualifikimet e Botërorit, njofton Telegrafi.

Në nddshjen e luajtur para 30 mijë tifozëve, kuqeverdhët treguan lojë luftarake dhe shpërdoruan disa raste, përfshirë dy shtylla në një aksion dhe një gol të anuluar nga VAR-i.

Belgët kaluan në epërsi në minutën e 28-të me golin e De Kuiper, pas një aksioni të shpejtë. Pavarësisht presionit dhe mungesës së fatit, Maqedonia nuk u dorëzua.

Në minutën e 87-të, Ezgjan Alioski realizoi një gol spektakolar pas një asisti të Çurlinovit, duke vendosur baraspeshën dhe ndezur entuziazmin në stadium.

Në fund, barazimi ishte i merituar për një skuadër që tregoi karakter dhe shpirt gare përballë favoritit të grupit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka kohë për pushim apo eufori – tashmë nesër futbollistët nisen drejt Astanas për ndeshjen kundër Kazakistanit të hënën.

The post Maqedonia barazon 1-1 ndaj Belgjikës appeared first on Albeu.com.

Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit/ Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

By: V K
6 June 2025 at 16:00

Shqiptari i kërkuar nga Antimafia e Barit zbulohet i fshehur në Belgjikë dhe arrestohet për llogari të Italisë. Operacioni është kryer më shumë se një javë më parë, por është njoftuar sot në mediat e vendit fqinj, pikërisht në ditën e dorëzimit të tij me proces deportimi nga Arlon në Belgjikë, te agjentët e FAST Italia.

Shqiptari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “URA”, teksa u është dorëzuar autoriteteve italiane ditën e sotme në aeroport.

Ai është pjesë e listës me 52 emra të arrestuarisht, të kërkuarish dhe akuzuarish të Antimafias së Barit, për 4 organizatat kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge, ku tre ishin italiane dhe një shqiptare.

Arrestime u bënë edhe nga SPAK-u, në bashkëpunim me autoritetet italiane në Shqipëri, teksa u zbardhën detaje për aktivitetin kriminal të trafikimit të tonelatave me kokainë nga Amerika Latine, si Kili dhe Ekuadori, blerjen e tyre deri edhe me kriptomonedha, dërgimin e fitimeve me anë të autobusëve nga Italia në Shqipëri dhe investimin në biznese.

“Operacioni, i koordinuar nga DIA e Barit në sinergji me autoritetet shqiptare, është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka çuar tashmë në lëshimin e 52 urdhrave të paraburgimit paraprak të lëshuar nga GIP i Barit me kërkesë të Drejtorisë lokale të Antimafias së Qarkut (një hetim i kryer në fazën e hetimit paraprak i cili kërkon verifikim procedural të mëvonshëm në marrjen në pyetje me mbrojtjen)”, raporton media e vendit fqinj, kurse emri i të ndaluarit nuk u bë i ditur.

Në aksionin e kapjes së shqiptarit në Belgjikë, bëhet me dije se morën pjesë edhe agjentë nga Luksemburgu.

Aktiviteti hetimor transnacional, që synonte gjetjen dhe kapjen e të riut, i lejoi Ekipit FAST të Luksemburgut të kryente një aktivitet ndjekjeje deri në kufirin me Belgjikën, ku shqiptari i kërkuar u gjurmua mbrëmjen e 20 majit.

Në Shqipëri u kryen të paktën 9 arrestime, për të cilët GJKKO ka dhënë edhe masat e sigurisë me burg, teksa SPAK dhe Antimafia e Barit dolën në një konferencë për shtyp.

Organizata sipas përgjimeve dhe zbërthimit të platformës së koduar Sky ECC, drejtohej në Shqipëri ku kishte bazën në Durrës nga ‘grupi i Troplinëve’, teksa kokat e tij akuzohen Adi Çoba, Elvis Doçi dhe të tjerë.

Në organizatën shqiptare akuzohen të përfshirë edhe dy oficerë policie, njëri prej të cilëve Altin Morina, i arrestuar më parë.

SPAK zbërtheu komunikimet mes anëtarëve të grupit, përfshi edhe policët, në ndërmjetësimin, blerjen, transportimin, shitjen dhe zgjidhjen e problemeve të trafikimit.

The post Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit/ Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’ appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Ura”/ Pjesë e grupit të fuqishëm kr*minal, arrestohet 44-vjeçari në Belgjikë (FOTO+EMRI)

By: V K
28 May 2025 at 10:06

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, Policia e Shtetit, vijon bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.

Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gertin Aliu, 44-vjeç.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

 

The post Operacioni “Ura”/ Pjesë e grupit të fuqishëm kr*minal, arrestohet 44-vjeçari në Belgjikë (FOTO+EMRI) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Arrestohet në Belgjikë një prej anëtarëve të bandës së “Visit të Pojës”

28 May 2025 at 09:43

Javën e kaluar, autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën një organizatë kriminale me bazë në Durrës dhe në Puglia, e cila trafikonte sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, edhe pse ndaj tij […]

The post EMRI/ Arrestohet në Belgjikë një prej anëtarëve të bandës së “Visit të Pojës” appeared first on BoldNews.al.

EMRI| Operacioni “Ura”, arrestohet në Belgjikë shqiptar i shpallur në kërkim

28 May 2025 at 09:37

Një shtetas shqiptar i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Belgjikë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar Gerti Aliu, 44 vjeç.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Kjo fazë e operacionit të koduar “Ura” është rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI| Operacioni “Ura”, arrestohet në Belgjikë shqiptar i shpallur në kërkim appeared first on Euronews Albania.

Ushtria kundër trafikantëve, doganat në Belgjikë do përdorin radarët ushtarakë

27 May 2025 at 19:13

Doganat në Belgjikë do të fillojnë të përdorin sistemet e radarëve të ushtrisë për të monitoruar nga afër mjetet ajrore private, në përpjekje për të luftuar trafiqet.

Lëvizja vjen në një kohë kur autoritetet e pranojnë se trafikantët po përfitojnë nga mbikëqyrja e dobët që u bëhet aeroporteve në mbarë vendin.

Sipas autoriteteve belge, avionët privatë përdoren shpesh herë për të transportuar drogë, armë dhe para të pista kesh duke iu nënshtruar një kontrolli fare të vogël ose asnjë kontrolli.

Belgjika ka rreth 150 pista ajrore për avionë dhe helikopterë, shumica e të cilave lejojnë mjetet ajrore private të ulen dhe të nisen pa kontroll doganor.

Zyrtarët belgë thonë se kjo mungesë kontrolli i ka bërë strukturat në fjalë një magnet për organizatat kriminale.

Pistat në fjalë u ofrojnë avantazhe të tjera trafikantëve, përfshirë rrugë fluturimi alternative, manovra më të shpejta kur janë në tokë, si dhe mundësi për të ndryshuar transponderët, një pajisje që mundëson gjurmimin e avionit e që i bën ata të padukshëm nga sistemet standarde të monitorimit nëse hiqet.

Për të përmirësuar monitorimin, tani një oficer doganash do të dërgohet në qendrën për sigurinë hapësinore të Belgjikës.

Prej andej, ata do të përdorin radarët e Ministrisë së Mbrojtjes për të identifikuar fluturimet e dyshimta.

The post Ushtria kundër trafikantëve, doganat në Belgjikë do përdorin radarët ushtarakë appeared first on Euronews Albania.

Operacion antidrogë në Belgjikë/ Goditet organizata kriminale shqiptare

By: user7
27 May 2025 at 11:01

Autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare. Raportohet se gjashtë shtetas u vendosën në pranga. Lajmi u bë i ditur të hënën nga Prokuroria Publike e Leuven-it, e cila konfirmoi se të ndaluarit ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Hetimet kishin nisur që në nëntor të vitit 2023 nga Policia Federale Gjyqësore (PJF) në Leuven, pas dyshimeve se grupi kishte ngritur plantacione të sofistikuara kanabisi në Belgjikë dhe Francë, si dhe ishte i përfshirë në transport ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Grupi kriminal operonte kryesisht nga rajonet Diest, Geel dhe Liège, ndërkohë që kishte lidhje me bashkëpunëtorë në disa vende të tjera evropiane, duke përdorur një rrjet të mirëorganizuar logjistik. Operacioni kulmoi më 20 maj me 11 kontrolle në qytetet Diest, Geel, Herstal, Lummen, Liège, Oupeye dhe Tremelo.

Tetë persona u arrestuan, nga të cilët gjashtë – të moshës nga 32 deri në 46 vjeç – u vendosën në paraburgim me urdhër arresti, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë por mbeten në hetim. Në të njëjtën ditë, autoritetet shqiptare dhe franceze zhvilluan kontrolle të ngjashme në territoret e tyre, në koordinim me hetimet belge. Gjatë aksionit, rreth 90 efektivë policie morën pjesë, përfshirë njësitë e posaçme dhe shërbimet doganore, si dhe policinë lokale nga disa qytete.

Sipas Prokurorisë së Leuven-it, gjatë kontrolleve u sekuestruan 36.5 kilogramë kanabis, si dhe substanca të tjera narkotike si ketaminë, kokainë, ekstazi, gaz i qeshur dhe amfetaminë. Gjithashtu, u gjetën para cash, armë zjarri dhe prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme.

The post Operacion antidrogë në Belgjikë/ Goditet organizata kriminale shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Operacion i madh në Belgjikë/ Goditet organizata kriminale shqiptare, 6 të arrestuar

By: V K
27 May 2025 at 10:27

Gjatë një operacion antidrogë, autoritetet belge kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare, ku raportohet se 6 shtetas u vendosën në pranga.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga Prokuroria Publike e Leuven-it, e cila konfirmoi se të ndaluarit ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Hetimet kishin nisur që në nëntor të vitit 2023 nga Policia Federale Gjyqësore (PJF) në Leuven, pas dyshimeve se grupi kishte ngritur plantacione të sofistikuara kanabisi në Belgjikë dhe Francë, si dhe ishte i përfshirë në transport ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Grupi kriminal operonte kryesisht nga rajonet Diest, Geel dhe Liège, ndërkohë që kishte lidhje me bashkëpunëtorë në disa vende të tjera evropiane, duke përdorur një rrjet të mirëorganizuar logjistik.

Operacioni kulmoi më 20 maj me 11 kontrolle në qytetet Diest, Geel, Herstal, Lummen, Liège, Oupeye dhe Tremelo.

Tetë persona u arrestuan, nga të cilët gjashtë – të moshës nga 32 deri në 46-vjeç, u vendosën në paraburgim me urdhër arresti, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë por mbeten në hetim.

Në të njëjtën ditë, autoritetet shqiptare dhe franceze zhvilluan kontrolle të ngjashme në territoret e tyre, në koordinim me hetimet belge.

Gjatë aksionit, rreth 90 efektivë policie morën pjesë, përfshirë njësitë e posaçme dhe shërbimet doganore, si dhe policinë lokale nga disa qytete.

Sipas Prokurorisë së Leuven-it, gjatë kontrolleve u sekuestruan 36.5 kilogramë kanabis, si dhe substanca të tjera narkotike si ketaminë, kokainë, ekstazi, gaz i qeshur dhe amfetaminë.

Gjithashtu, u gjetën para cash, armë zjarri dhe prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme.

The post Operacion i madh në Belgjikë/ Goditet organizata kriminale shqiptare, 6 të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj shqiptarit të kërkuar për vrasje në Shqipëri, jepet pretenca në Belgjikë/ Ja çfarë zbulohet

25 May 2025 at 17:15

Dyshohet se janë përfshirë në të shtëna me armë në Asse në maj 2023, Zyra e prokurorit publik të Halle-Vilvoorde kërkoi të premten dënime me burgim prej 2 dhe 10 vjetësh kundër tre personave.

Sipas zyrës së prokurorit publik, të shtënat ishin një përpjekje e dështuar për vrasje në mjedisin shqiptar dhe objektivi, një 44-vjeçar shqiptar, ishte vetë i kërkuar për vrasje.

Të shtënat ndodhën natën e 6-7 majit në Frans Thirrystraat në Zellik, një nënkomunë e Asses. Të paktën 8 vrima plumbash u gjetën në shtëpi dhe makina në vendngjarje, dhe policia gjeti 10 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Dëshmitarët, nga ana tjetër, thanë se panë dy persona që futën një burrë të tretë të plagosur në një automjet dhe ikën me vrap.

“Hetimet treguan se të tre ata në fakt kishin në shënjestër banorin e një ndërtese në Frans Thirrystraat, një 44-vjeçar shqiptar i cili kërkohej për një vrasje në Shqipëri. Megjithatë, njëri nga sulmuesit u plagos, ndërsa 44-vjeçari shqiptar mbeti i padëmtuar dhe iku menjëherë jashtë vendit pas incidentit”, tha zyra e prokurorit publik.

Automjeti me të cilin tre atentatorët kishin ikur nga Zelliku u gjet i djegur më vonë atë mëngjes në Oudenaarde. Sipas zyrës së prokurorit publik, autorët ikën nga Oudenaarde me një “Porsche Cayenne” me targa rumune. Ai automjet mund të lidhet me P. dhe D., dy burra rumunë, nëpërmjet hetimeve telefonike dhe kërkimeve në Gjermani, ndër të tjera.

“Sulmuesi i plagosur u soll në një spital holandez me një “Porsche Cayenne” në orët pas incidentit dhe mund të identifikohet si 37-vjeçari C. Megjithatë, ai u zhduk pa gjurmë edhe pas qëndrimit në spital.”

Zyra e prokurorit publik tani po e ndjek penalisht C. për tentativë vrasjeje dhe ka kërkuar një dënim me 10 vjet burg për të. Një dënim me 2 vjet burg u kërkua kundër P. dhe D., të cilët thuhet se i kanë pritur tre sulmuesit vetëm në Oudenaarde.

The post Atentati ndaj shqiptarit të kërkuar për vrasje në Shqipëri, jepet pretenca në Belgjikë/ Ja çfarë zbulohet appeared first on Sot News | Lajme.

I bënë atentat shqiptarit të kërkuar për vrasje/ Prokuroria belge: Burg për 3 autorët

By: user 6
25 May 2025 at 17:57

Zyra e prokurorit publik të Belgjikës të Halle-Vilvoorde kërkoi dënime me burgim nga 2 deri në 10 vjet kundër tre personave që dyshohet se janë përfshirë në një sulm me armë në Asse në maj 2023. Sipas zyrës së prokurorit publik, të shtënat ishin një përpjekje e dështuar për një vrasje brebda komunitetit shqiptar. Objektivi, një 44-vjeçar shqiptar, ishte vetë i kërkuar për vrasje.

Të shtënat ndodhën natën e 6-7 majit në Frans Thirrystraat në Zellik, një nënkomunë e Asses. Të paktën 8 vrima plumbash u gjetën nëpër shtëpi dhe makina në vendngjarje. Policia gjeti 10 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Dëshmitarët thanë se panë dy persona që futën një burrë të tretë të plagosur në një automjet dhe ikën me vrap.

“Hetimet treguan se të tre ata në fakt kishin në shënjestër banorin e një ndërtese në Frans Thirrystraat, një 44-vjeçar shqiptar i cili kërkohej për një vrasje në Shqipëri. Megjithatë, njëri nga sulmuesit u plagos, ndërsa 44-vjeçari shqiptar mbeti i padëmtuar dhe u largua menjëherë jashtë vendit pas incidentit”, – tha zyra e prokurorit publik.

Automjeti me të cilin tre atentatorët kishin lëvizur u gjet i djegur më vonë atë mëngjes në Oudenaarde. Sipas zyrës së prokurorit publik, autorët ikën me një “Porsche Cayenne” me targa rumune. Ai automjet mund të lidhet dy rumunë, detaj i zbukuar nëpërmjet hetimeve telefonike dhe kërkimeve në Gjermani.

“Autori i plagosur, një 37-vjeçar u soll në një spital holandez me një “Porsche Cayenne” në orët pas incidentit. Megjithatë, ai u zhduk pa gjurmë edhe pas qëndrimit në spital” – tha prokurori.

Zyra e prokurorit publik tani po e ndjek penalisht atë për tentativë vrasjeje dhe ka kërkuar një dënim me 10 vjet burg për të. Një dënim me 2 vjet burg u kërkua edhe ndaj dy rumunëve, të cilët thuhet se i kanë ndihmuar 3 sulmuesit. /LAPSI.al

The post I bënë atentat shqiptarit të kërkuar për vrasje/ Prokuroria belge: Burg për 3 autorët appeared first on Lapsi.al.

❌
❌