Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 August 2025Main stream

Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – të dhënat nga ASK tregojnë rritje të numrit të fluturimeve

13 August 2025 at 10:42

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin qershor 2025.

Në bazë të dhënave, numri i fluturimeve të realizuara në muajin qershor ishte 1.227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më poshtë mund t’i gjeni të dhënat për transportin ajror, hekurudhor, telefoni fikse dhe mobile:

Numri i fluturimeve qershor 2024 – qershor 2025

Në muajin qershor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 392 165, ose 17,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Transporti Hekurudhor

Në muajin qershor 2025, numri i udhëtarëve ishte 6 741, ose 23,0% më shume sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuara në neto ton ishte zero.

Telefonia Fikse

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 320, ose (-0,2%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 836 862, ose (-8,9%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Telefonia Mobile

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 480 482, ose -5,56% më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 315 378, ose 2,16% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – të dhënat nga ASK tregojnë rritje të numrit të fluturimeve appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Transporti ajror rritje me 42,4% në mallra dhe 6% në pasagjerë në tremujorin e dytë

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Në tremujorin e dytë të këtij viti, sektori i transportit ajror ka shënuar një rritje të konsiderueshme.

Volumi i mallrave të transportuar, duke përfshirë postën, ka arritur në 798,6 tonë, me një rritje prej 42,4% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Nga ky total, 67,5% përbëjnë mallrat e hyrë, ndërsa 32,5% janë mallra të dalë.

Në të njëjtën periudhë, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore ka kaluar kufirin e 3 milionëve, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me vitin e kaluar, krahasuar me 2.8 milionë pasagjerë që udhëtuan gjatë periudhës përkatëse të vitit të kaluar.

Për sa i përket tregtisë ajrore, volumi i mallrave të eksportuara dhe importuara arriti 583 tonë, duke u rritur me 2,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Mallrat e importuara me ajër përbëjnë një pjesë të vogël, vetëm 0,02% të totalit të mallrave të importuara, në vend.

Në këtë tremujor, transporti ajror është operuar nga 29 shoqëri ajrore, nga të cilat 28 janë të huaja dhe vetëm një është shoqëri shqiptare.

Hapësira ajrore shqiptare ka regjistruar 110.073 fluturime, ku 83,2% e tyre përbëhen nga mbikalimet.

1 nga 4

/a.f/

The post Transporti ajror rritje me 42,4% në mallra dhe 6% në pasagjerë në tremujorin e dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Qindra fluturime të anuluara, pas problemeve në kullën e trafikut ajror

31 July 2025 at 15:33

LONDËR, 31 korrik /ATSH-DPA/-  Një “problem i lidhur me radarin” shkaktoi dje  dështimin e kontrollit të trafikut ajror (ATC) që la fluturimet në të gjithë Britaninë e Madhe , thanë zyrtarët.

Drejtori ekzekutiv i Shërbimeve Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS), Martin Rolfe, u thirr sot për të folur me sekretaren e Transportit, Heidi Alexander, një ditë pasi mijëra pasagjerë nuk fluturuan nga problemi teknik që detyroi anulimin e më shumë se 150 fluturimeve.

Linjat ajrore po kërkojnë një shpjegim për atë që ndodhi.

Një zëdhënës i NATS tha se “ky ishte një problem i lidhur me radarin, i cili u zgjidh duke kaluar shpejt në sistemin rezervë, gjatë së cilës kohë ne zvogëluam trafikun për të siguruar sigurinë”.

“Nuk ka prova se kjo kishte të bënte me kibernetikën. Kjo ishte një ngjarje e izoluar dhe nuk ka prova të aktivitetit të dëmshëm”,  shtoi ai.

Problemi ndodhi në qendrën e kontrollit të NATS në Swanwick, Hampshire, dhe preku pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.

Më shumë se 700 000 pasagjerëve iu anuluan fluturimet në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, në gusht 2023, kur NATS pësoi një problem teknik gjatë përpunimit të një plani fluturimi./ /Ad.Ab./

The post BM – Qindra fluturime të anuluara, pas problemeve në kullën e trafikut ajror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit

26 July 2025 at 09:40

Sot dhe nesër në territorin e Shkupit do të kryhet dezinsektim. Për këtë njoftoi Qyteti i Shkupit.

” Më (26 dhe 27 korrik 2025), në orët e para të mëngjesit, do të kryhet dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë, shtuan autoritetet”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë sezonit veror procedura e dezinsektimit përsëritet disa herë në mbarë territori e vendit.

The post Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Detaje të reja tronditëse për incidentin e Air India! Piloti dyshohet se ka fikur ndërprerësit e karburantit pas ngritjes

By: gaze tare
17 July 2025 at 22:27

Detaje shqetësuese kanë dalë nga hetimet për incidentin me një avion të Air India muajin e kaluar, ku sipas Wall Street Journal, kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ka çaktivizuar furnizimin me karburant për motorët vetëm pak sekonda pasi avioni u ngrit nga pista.

Të dhënat e nxjerra nga “kutia e zezë” tregojnë një moment tensioni në kabinë mes Sabharwal dhe zëvendëskomandantit Clive Kunder, i cili në ato çaste kishte komandën e avionit. Pasi motorët u ndalën papritur, Kunder dëgjohet duke pyetur i tronditur pse ndërprerësit ishin vendosur në “cutoff”.

Raporti indian për incidentin ende nuk ka arritur në një përfundim, por hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e ndonjë defekti teknik. Ndërkohë, Air India i ka bërë thirrje stafit të mos nxjerrë përfundime të parakohshme, duke theksuar se hetimet vazhdojnë.

The post Detaje të reja tronditëse për incidentin e Air India! Piloti dyshohet se ka fikur ndërprerësit e karburantit pas ngritjes appeared first on iconstyle.al.

Katër viktima nga një aksident ajror në Londër

By: Rovena
14 July 2025 at 17:52

Katër persona kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror të ndodhur të dielën në Aeroportin Southend, në Londër, raportoi agjencia e lajmeve PA. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të pasdites, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit të vogël mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas përplasjes, mjeti fluturues shpërtheu në flakë.

Autoritetet vendase kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Policia e Essex-it dhe Shërbimi i Ambulancës reaguan menjëherë ndaj thirrjeve për ndihmë, pas raportimeve se një avion rreth 12 metra i gjatë ishte përplasur në tokë.

Kompania Zeusch Aviation, e cila operon nga Aeroporti Lelystad në Holandë, konfirmoi se fluturimi SUZ1 ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur. Sipas faqes zyrtare të kompanisë, avioni përdorej për fluturime mjekësore, duke transportuar pacientë ose organe për transplant.

Dega për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka hapur një hetim zyrtar dhe ka dërguar një ekip multidisiplinar në vendngjarje, që përfshin ekspertë nga fusha të ndryshme si operacionet ajrore, faktorët njerëzorë, inxhinieria dhe analizimi i të dhënave të regjistruara.

Dëshmitarë okularë kanë rrëfyer për mediat britanike momentet dramatike të aksidentit. “Piloti u rrotullua me kokë poshtë dhe avioni u përplas në tokë. Ishte në ajër vetëm për disa sekonda përpara se të shpërthente në flakë. Ishte zjarr dhe tym gjithandej. Fatmirësisht, vajza ime nuk po shikonte drejt avionit në atë moment,” tha një dëshmitar./abcnews.al

 

Gjashtë fëmijë në Gaza humbin jetën nga një sulm ajror izraelit

By: Oldi
13 July 2025 at 15:44

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke pritur për t’i mbushur shishet me ujë, kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze. Trupat e tyre janë dërguar në spitalin Nuseirat’s al-Awda, ku janë duke u trajtuar edhe 16 persona të plagosur, prej tyre shtatë janë […]

The post Gjashtë fëmijë në Gaza humbin jetën nga një sulm ajror izraelit appeared first on BoldNews.al.

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë

By: user7
11 July 2025 at 07:12

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.

Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku, raporton Reuters.

Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari.

“Ajo nuk bëri asgjë, ishte e pafajshme, betohem. Ëndrra e saj ishte që lufta të përfundonte dhe që ata të njoftonin sot, në mënyrë që ajo të kthehej në shkollë”, tha Samah al-Nouri, duke qëndruar pranë trupit të vajzës së saj që u vra në sulm.

“Ajo thjesht po merrte trajtim në një qendër mjekësore. Pse i vranë?” tha ajo.

Ushtria izraelite tha se e goditi një militant që kishte marrë pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi fillimin e luftës në Gazë.

Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Ushtria izraelite shtoi se është në dijeni të raportimeve për kalimtarë të plagosur dhe theksoi se po e heton këtë incident.

Sulmi me raketë në Deir al-Balah ndodhi ndërsa negociatorët izraelitë dhe të Hamasit po zhvillonin bisedime me ndërmjetësit në Katar për një marrëveshje të propozuar për armëpushim 60-ditor dhe për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë izraelit tha të mërkurën se nuk pritej arritja e ndonjë marrëveshjeje për të paktën një ose dy javë, megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se është shpresëplotë për një marrëveshje.

“Mendoj se jemi më pranë, ndoshta më afër se sa kemi qenë prej kohësh”, tha Rubio për gazetarët në samitin e ASEAN-it në Malajzi.

Në disa runde bisedimesh indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas nuk është arritur ndonjë përparim që nga rifillimi i fushatës ushtarake izraelite në mars, pas një armëpushimi të mëparshëm.

Sulmet e përsëritura nga forcat izraelite javët e fundit kanë vrarë qindra banorë të Gazës, shumë prej tyre civilë, dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Gazë.

Zyrtari izraelit që ishte në Uashington me Netanyahun tha se, nëse të dyja palët pajtohen për planin e armëpushimit, Izraeli do ta përdorte atë periudhë për të ofruar një marrëveshje për paqe të përhershme që do të kërkonte çarmatosjen e Hamasit.

Nëse Hamasi refuzon, “ne do të vazhdojmë” me operacionet ushtarake në Gazë, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet në Katar janë në krizë dhe se çështjet e diskutueshme, përfshirë nëse Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës pas një armëpushimi, nuk janë zgjidhur ende.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

The post Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë appeared first on Lapsi.al.

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

By: Ardit
7 July 2025 at 08:10

Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë. Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan t’i kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel. Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 – sipas kohës lokale […]

The post Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus appeared first on BoldNews.al.

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh ajror prej nisjes së luftës

29 June 2025 at 10:40

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës përgjatë natës, ka thënë një zyrtar ukrainas të dielën, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Për sulmet raportohet teksa përshkallëzohet fushata e bombardimeve ruse kundër Ukrainës, çka i shuan edhe më tepër shpresat për dhënie fund të luftës trevjeçare. Rusia i ka nisur 537 armë ajrore kundër Ukrainës, përfshirë 477 dronë dhe 60 raketa, ka thënë forca ajrore ukrainase. Prej tyre, 249 janë rrëzuar.

Yuriy Ihnat, shef i komunikimeve në forcën ajrore ukrainase ka thënë se sulmet e natës së mbrëmshme kanë qenë “më masivet” në Ukrainë, duke marrë parasysh se janë nisur dronë dhe disa lloje raketash.

Në sulme janë shënjestruar rajone të ndryshme, përfshirë ato në perëndim të Ukrainës, shumë larg prej vijës së frontit.

Forca ajrore polake ka thënë të dielën se Polonia dhe vendet aleate kanë ngritur në ajër avionë për të garantuar sigurinë e hapësirë ajrore të shtetit. Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin ka thënë se një person ka vdekur si pasojë e sulmit me dronë.

Në rajonin e Lvivit, në perëndim të Ukrainës, një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër industriale në qytetin Drohobiç, si pasojë e një sulmi me dronë, që ka rezultuar me ndërprerje të energjisë në gjithë qytetin.

Sulmet e reja vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur të premten se Moska është e gatshme për një rund të ri të bisedimeve për paqe në Stamboll.

Megjithatë, lufta nuk tregon shenja të zbehjes, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, në krye me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund konfliktit.

Dy rundet e fundit të negociatave në mes të delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, kanë qenë të shpejta dhe pa asnjë progres drejt arritjes së një marrëveshjeje.

Sulmet me dronë me rreze të gjatë kanë qenë kryefjala e luftës, që ka hyrë në vitin e katërt. Gara në të dyja anët për t’i përsosur dronët dhe për t’i bërë më vdekjeprurës, e ka kthyer konfliktin në zonë testimi të armëve të reja. REL/

The post Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh ajror prej nisjes së luftës appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëzimi i avionit të Air India, Perëndimi ngre shqetësime për transparencën dhe vonesat

28 June 2025 at 09:46

Autoritetet perëndimore kanë shprehur shqetësime serioze për mënyrën sesi po zhvillohen hetimet mbi rrëzimin tragjik të avionit Boeing 787 të kompanisë Air India, që ndodhi më 12 qershor në periferi të Ahmedabad-it, vetëm 30 sekonda pas ngritjes, me një bilanc tragjik prej 270 viktimash.

Edhe pse në deklarata zyrtare thuhet se kanë “besim të plotë” në hetuesit indianë, burime të gazetës Corriere della Sera flasin për frikë reale se rezultatet mund të ndikohen nga presione politike të brendshme.

Dy kutitë e zeza të avionit (Cockpit Voice Recorder dhe Flight Data Recorder) u gjetën përkatësisht më 13 dhe 16 qershor, por u dërguan në laborator vetëm më 24 qershor, një vonesë që autoritetet perëndimore e quajnë “të pashpjegueshme”.

India vendosi të analizojë të dhënat në laboratorin e saj të ri në Nju Delhi, në vend që t’i dërgonte në qendra ndërkombëtare me përvojë si BEA në Francë apo NTSB në SHBA. Për më tepër, AAIB, organi që drejton hetimin, nuk është i pavarur, por në varësi të Ministrisë së Aviacionit Civil – gjë që rrit shqetësimet për ndikim politik.

Stephanie Pope e Boeing dhe Russell Stokes i GE Aerospace udhëtuan menjëherë drejt Indisë pas aksidentit – një lëvizje e pazakontë që sinjalizon tension mes palëve. SHBA dhe Britania e Madhe, për shkak të përfshirjes si shtet prodhues dhe vendi i origjinës së shumë viktimave, kanë qenë të përfshira në prapaskenë për të garantuar një hetim të drejtë.

Sipas burimeve, India ka refuzuar sugjerimin për të analizuar të dhënat jashtë vendit, edhe pse kjo mund të garantonte më shumë besueshmëri. Autoritetet perëndimore e kanë parë këtë si mungesë bashkëpunimi dhe sinjalizim të një procesi jo transparent.

Pas rrëzimit, janë inspektuar 26 nga 33 avionët Boeing 787 të Air India. Zyrtarët e AAIB konfirmojnë se të dhënat nga kutitë e zeza janë shkarkuar me sukses, por hetimi mund të zgjasë disa javë deri në disa muaj. Deri tani, nuk janë publikuar konkluzione paraprake.

Në mungesë të një raporti të qartë dhe përballë refuzimit të ndihmës ndërkombëtare, hetimi për rrëzimin e avionit rrezikon të përfundojë me dyshime të forta për ndërhyrje politike dhe mungesë të transparencës, ndonëse është një nga katastrofat më të rënda ajrore në Indi në dy dekadat e fundit.

The post Rrëzimi i avionit të Air India, Perëndimi ngre shqetësime për transparencën dhe vonesat appeared first on Sot News | Lajme.

Raketa balistike iraniane godet një rrokaqiell në qendër të Tel Avivit

19 June 2025 at 13:48

Një raketë iraniane goditi një rrokaqielli në rrugën Jabotinsky në Ramat Gan, afër qendrës së Tel Avivit dhe rreth 200 metra nga bursa e diamanteve të qytetit.

Vendasit thanë se një biznes picash u godit më së shumti nga forca e sulmit, por disa blloqe apartamentesh të vjetra u shkatërruan gjithashtu nga forca e shpërthimit.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Pas gjashtë ditësh lufte, banorët ishin mësuar të nxitonin drejt strehimoreve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Ishte si një bombë atomike. Një tërmet”, tha Asher Adiv, një 69-vjeçar që jeton në një bllok apartamentesh aty pranë.

Nëna e tij ishte një hebreje iraniane nga Isfahani dhe Asher u rrit duke folur persisht. Ai kishte ide të forta për atë që duhet të ndodhte më pas.

“Populli iranian duhet të bëjë një revolucion dhe t’i dëbojë ajatollahët.  Ne nuk po luftojmë vetëm për Izraelin. Ne po luftojmë për të gjithë botën. I kërkojmë Trump të hyjë brenda dhe ta zgjidhë problemin”, tha Asher.

Presidenti amerikan, i cili tani po shqyrton opsionet e tij ushtarake, ishte tema e parë që shumica e banorëve vendas donin të ngrinin, ndërsa u mblodhën pranë stacioneve të policisë për të parë ndihmësit e parë që kryenin punën e tyre midis rrënojave dhe xhamave të thyer.

Gruaja e Asherit, Anny, një emigrante nga Maroku që erdhi në Izrael në vitin 1969, tha se mendonte që Izraeli do të fitonte edhe pa ndërhyrjen e SHBA-së.

“I thoni Donald Trumpit të jetë pranë nesh. Ai duhet t’i bombardojë ata për të përfunduar centralet bërthamore. Ne jemi qytetarë të pafajshëm, por ata na kërcënojnë gjatë gjithë kohës dhe thonë se duan të na vrasin. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Pamë çfarë ndodhi më 7 tetor. Populli ynë është i fortë dhe elastik. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do t’i përfundojmë centralet bërthamore të Iranit ose ata do të na përfundojnë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Eastern Tel Aviv suburd of Ramat Gan hit in this mornings Iranian missile barrage causing extensive damage.

This district is home to the Israel Diamond Exchange—the world’s largest diamond trading complex. pic.twitter.com/9akUDKGxC4

— Yama Wolasmal (@YamaWolasmal) June 19, 2025

The post Raketa balistike iraniane godet një rrokaqiell në qendër të Tel Avivit appeared first on Telegrafi.

Tragjedia me 241 viktima/ I mbijetuari i aksidentit ajror të “Air India” mban arkivolin e të vëllait që humbi jetën

18 June 2025 at 15:23

Britaniku, i cili ishte i vetmi i mbijetuar nga tragjedia ajrore në Indi javën e kaluar, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij në një funeral në Indinë perëndimore. Vëllai i Vishwashkumar Ramesh, Ajay, ishte gjithashtu në avionin ku udhëtonin 242 persona, por nuk i mbijetoi tragjedisë. Ramesh shihet duket mbajtur arkivolin ku ndodhej trupi i vëllatit të tij që dërgohet në krematorium në qytetin Diu, me krahun dhe fytyrën ende të mbuluar me fasha të bardha.

Ai ka kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve të fundit në spital. Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner, i cili udhëtonte për në Londër, u rrëzua të enjten disa sekonda pasi u ngrit në fluturim nga qyteti perëndimor indian, Ahmedabad. Të paktën 270 persona humbën jetën, shumica prej tyre pasagjerë në avion, ndërsa pjesa tjetër e viktimave ndodhej në tokë.

VIDEO | Ahmedabad Plane Crash: Vishwas Kumar, the lone survivor of the incident, attended the last rites of his brother Ajay, who was travelling with him on the ill-fated Air India flight AI 171 from Ahmedabad to London on June 12. pic.twitter.com/Z8RrLdIeoB

— Press Trust of India (@PTI_News) June 18, 2025

The post Tragjedia me 241 viktima/ I mbijetuari i aksidentit ajror të “Air India” mban arkivolin e të vëllait që humbi jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Shkatërrohen qindra objektiva ushtarakë iranianë/ Izraeli pretendon kontroll të plotë ajror mbi Teheranin

16 June 2025 at 11:41

Gjatë një deklarate për mediat, Gjeneral Brigade Effie Defrin, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, bëri të ditur se janë shkatërruar më shumë se 120 lëshues raketash iraniane, duke përbërë rreth një të tretën e kapacitetit total të regjimit iranian në këtë drejtim.

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka arritur “kontroll të plotë ajror” mbi hapësirën qiellore të Teheranit, ndërsa ofensiva ndaj objektivave strategjikë në territorin iranian vijon me intensitet të lartë.

“Vetëm gjatë natës së kaluar, Forcat Ajrore izraelite neutralizuan mbi 20 lëshues raketash, minuta para se ato të viheshin në funksion për të goditur territorin izraelit,” deklaroi Defrin.

Ai shtoi gjithashtu se rreth 100 objektiva ushtarakë në qytetin Isfahan, në qendër të Iranit, janë goditur nga një valë tjetër sulmesh. Sipas tij, rreth 50 avionë luftarakë morën pjesë në këto operacione, duke goditur depo armësh, qendra komanduese dhe lëshues raketash.

The post Shkatërrohen qindra objektiva ushtarakë iranianë/ Izraeli pretendon kontroll të plotë ajror mbi Teheranin appeared first on Sot News | Lajme.

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë

14 June 2025 at 14:19

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të tretën ditë radhazi, pasi avioni i kompanisë Air India u rrëzua dhe la të vdekur të paktën 270 njerëz në shtetin Gujarat, thanë zyrtarët të shtunën.

Avioni Boeing 787 – që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten, duke i vrarë 241 njerëz në bord dhe të paktën 29 të tjerë në tokë.

Një udhëtar mbijetoi.

Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.

Pjesë të aeroplanit të Air India që u rrëzua të enjten shihen në majë të një ndërtese në Ahmedabad, Indi, 13 qershor 2025.

Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.

“Ai po përmirësohet shpejt dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, tha Gameti të shtunën.

Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.

Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.

“Ku janë fëmijët e mi? A i keni gjetur?” pyeti Rafiq Abdullah, reja dhe dy nipërit e të cilit ndodheshin në avion. “Do të më duhet të bëj pyetje. Qeveria nuk po jep përgjigje”.

Një i afërm tjetër kërkoi me ngulm nga stafi i spitalit kur do t’iu dorëzohej trupi i familjarit për ceremoninë mortore.

“Na jepni trupin”, kërkoi ai.

Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Komiteti do të fokusohet në hartimin e procedurave për të parandaluar dhe përballuar emergjencat ajrore në të ardhmen dhe “nuk do të zëvendësojë hetimet e tjera që po kryhen nga organizatat përkatëse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil.

Hetuesit të premten gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, ose të ashtuquajturën “kuti e zezë”, e cila u gjet mbi një çati pranë vendit të aksidentit dhe pritet të ndihmojë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat. REL.

The post Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën

14 June 2025 at 11:05

Drejtori ekzekutiv i Air India konfirmoi të premten se 241 nga 242 personat që ndodheshin në bordin e fluturimit me destinacion Londrën, i cili u rrëzua të enjten, kanë humbur jetën.

Ai deklaroi se kompania mëmë e linjës ajrore do t’u japë nga 1 crore rupie (rreth 116 mijë dollarë) familjeve të secilit prej viktimave.

Gjithashtu, kompania do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të plagosurit, shtoi ai.

The post Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje

By: user 6
12 June 2025 at 21:29

Udhëtimi ajror është statistikisht një nga format më të sigurta të transportit, por kjo nuk i ndal udhëtarët e shqetësuar të pyesin: “A ka ndonjë vend në aeroplan që është më i sigurt se të tjerët?” Me imazhet e fundit të uljeve emergjente dhe incidenteve të përplasjeve që janë bërë virale, kjo pyetje është rishfaqur.

Aksidentet ajrore janë jashtëzakonisht të rralla, me një shans 1 në 13.7 milion për të vdekur në udhëtimet ajrore komerciale. Studiuesit dhe ekspertët e aviacionit sugjerojnë se zgjedhja e vendit mund të ndikojë në shanset për mbijetesë në skenarë të caktuar përplasjesh. E11 është sedilja e famshme ku qëndroni personi i vetëm i shpëtuar nga rrëzimi i avionit në Indi. 

Seat Map and Interior Specifications: Boeing 777 300ER | Air India

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mbani rripin e sigurimit gjatë gjithë kohës gjatë fluturimit, edhe kur sinjali është i fikur. Turbulencat janë shkaku kryesor i lëndimeve gjatë fluturimit, dhe të qëndruarit të lidhur mund të parandalojë dëmtime serioze.

Pjesa e pasme e aeroplanit mund të ofrojë vende më të sigurta

Një analizë e revistës “Time” në vitin 2015 zbuloi se pasagjerët në një të tretën e pasme të aeroplanit kishin shkallën më të ulët të vdekshmërisë në përplasje. Në përplasjet që mund të vijnë nga një ulje e gabuar, pjesa e përparme e aeroplanit mund të thithë peshën e forcës së përplasjes. Kjo i bën sediljet e pasme relativisht më të sigurta. Studiuesi i sigurisë së aviacionit Daniel Kwasi Adjekum e mbështet këtë dhe shpjegon se thyerja strukturore shpesh ndikon më rëndë pjesën e përparme.

Sediljet pranë krahëve japin një avantazh

Sipas Cheng-Lung Wu, një profesor në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor, sediljet e vendosura pranë krahëve mund të jenë të dobishme. Ky seksion i avionit është ndërtuar për stabilitet dhe ofron dizajn strukturor të përforcuar. Për më tepër, sediljet ngjitur me krahët janë zakonisht më afër daljeve të emergjencës, duke rritur shanset tuaja për të dalë shpejt, veçanërisht gjatë dritare së evakuimit prej 90 sekondash.

Rreshti i daljes ofron avantazh

Të ulesh në një rresht daljeje gjithashtu mund të rrisë shanset e mbijetesës, me kusht që të jeni mendërisht dhe fizikisht të aftë të ndihmoni në një emergjencë. Këto rreshta sediljesh ofrojnë hapësirë shtesë për këmbët dhe rrugën më të shpejtë drejt daljeve. Megjithatë, ato vijnë me përgjegjësi, pasi duhet të jeni në gjendje të ndihmoni të tjerët të evakuohen, të qëndrojnë të qetë dhe të veproni shpejt gjatë një emergjence.

Nga dritarja, në mes apo korridori?

Ka më pak të dhëna mbi këtë aspekt, por disa ekspertë sugjerojnë se sediljet e mesit mund të ofrojnë pak më shumë mbrojtje gjatë përplasjes sepse pasagjerët përreth mund të zbusin forcën. Sediljet nga ana e korridorit e bëjnë më të lehtë evakuimin e shpejtë, por mund t’i ekspozojnë pasagjerët ndaj më shumë goditjeve fizike gjatë turbulencave ose një përplasjeje. Sediljet nga dritarja mund të ngadalësojnë evakuimin, veçanërisht në prani të tymit ose zjarrit.

Rezervuarët e karburantit dhe rreziku i zjarrit

Sediljet pranë krahut janë mbi rezervuarët e karburantit, gjë që mund të paraqesë rrezik zjarri në disa përplasje. Edhe pse karburanti zakonisht zbrazet para uljeve emergjente, çdo karburant i mbetur mund të ndizet ose të lëshojë tym. Në këto situata, evakuimi i shpejtë është kritik. Pasagjerët duhet të lënë bagazhet pas, të qëndrojnë vigjilentë dhe të lëvizin menjëherë drejt daljeve.

Faktori më i rëndësishëm: Ndërgjegjësimi për situatën

Pavarësisht se ku uleni, të qenit vigjilent dhe i informuar rrit ndjeshëm shanset tuaja për mbijetesë. Dëgjoni udhëzimet e sigurisë, lexoni kartën e emergjencës dhe numëroni rreshtat midis sediljes suaj dhe daljes më të afërt. Në situata me dukshmëri të ulët, ky hap i vogël përgatitor mund t’ju shpëtojë jetën. Të qëndrosh i qetë, të mbash rripin e sigurimit të lidhur dhe të njohësh mjedisin përreth mund të bëjnë diferencën midis panikut dhe veprimit në një krizë. Edhe disa sekonda gatishmërie mund të përcaktojnë rezultatin. ©LAPSI.al

The post Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje appeared first on Lapsi.al.

Pasagjeri në sediljen 11A/ Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së avionit në Indi

By: gaze tare
12 June 2025 at 17:46

Vishwas Kumar Ramesh, 39 vjeç, ishte në bordin e aeroplanit që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë të enjten, por arriti t’i mbijetojë rrëzimit pas ngritjes. Më shumë se 200 persona në aeroplan kanë vdekur.

Ramesh ishte ulur në sediljen 11A dhe, sipas dëshmisë së tij, ishte ngritur dhe ishte larguar me vrap pas rrëzimit.

Fotografia e Hindustan Times e tregon atë në spital me lëndime të lehta në fytyrë. Ai ka lëndime në gjoks dhe këmbë, por ka qenë në gjendje të komunikojë. Ai është një britanik që ka jetuar në vend për më shumë se 20 vjet dhe kishte udhëtuar në Indi për të parë familjen e tij. Vëllai i tij 45-vjeçar, Ajay, ishte gjithashtu në të njëjtin fluturim, por në një vend tjetër. Vishwas thotë se e ka kërkuar dhe nuk mund ta gjejë.

Duke folur për Hindustan Times, ai tha: “Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. E gjitha ndodhi kaq shpejt.”

Ai tha gjithashtu: “Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa të aeroplanit përreth meje. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital.”

The post Pasagjeri në sediljen 11A/ Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së avionit në Indi appeared first on iconstyle.al.

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin e ri kundërajror

22 May 2025 at 08:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në vlerë 175 miliardë dollarë, nënkupton se SHBA-ja do të vendosë armë në hapësirë për herë të parë.

Duke folur të martën nga Zyra Ovale, Trumpi tha se pret që sistemi “ta nisë punën plotësisht para përfundimit të mandatit tim”, i cili mbaron në vitin 2029, dhe të ketë aftësinë për t’i ndalur raketat “madje edhe nëse ato lëshohen nga hapësira”. Një zyrtar amerikan tha se ka më shumë gjasa që ky sistem kompleks të ketë kapacitet fillestar deri atëherë. Trumpi gjithashtu njoftoi se gjenerali Michael Guetlein, i cili aktualisht shërben si zëvendësshef i operacioneve hapësinore, do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e përparimit të Kupolës së Artë.

Kupola e Artë parashikohet të përfshijë kapacitete, nga toka dhe nga hapësira, të cilat janë në gjendje të zbulojnë dhe ndalojnë raketat në katër fazat kryesore të një sulmi të mundshëm: zbulimi dhe shkatërrimi para lëshimit, ndalimi në fazën më të hershme të fluturimit, ndalimi gjatë rrugëtimit të tyre ajër, ose ndalimi në minutat e fundit gjatë rënies së tyre mbi cak.

Si u frymëzua Trump për Kupolën e Artë

Plani i presidentit Trump për Kupolën e Artë, për t’i mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga raketat me rreze të gjatë, u frymëzua pak a shumë nga sistemi shumështresor i Izraelit. Sistemi kundërajror i Izraelit, i njohura shpesh si Kupola e Hekurt, ka luajtur rol kyç në mbrojtjen nga zjarri me raketa dhe raketa balistike nga Irani dhe grupet militante aleate në konfliktin e nisur nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Sistemi i sofistikuar, i zhvilluar për dekada me mbështetje të konsiderueshme amerikane, është në gjendje t’i zbulojë raketat dhe të aktivizohet vetëm nëse raketa është e drejtuar drejt një qendre popullsie ose infrastrukture të ndjeshme ushtarake apo civile. Udhëheqësit izraelitë thonë se sistemi nuk është 100 për qind i sigurt, por ia lanë meritat atij për parandalimin e dëmeve serioze dhe viktimave të shumta.

Gjatë muajve të fundit, planifikuesit e Pentagonit kanë zhvilluar opsione – të cilat zyrtari amerikan i përshkroi si të mesme, të larta dhe “jashtëzakonisht të larta” bazuar në kostot e tyre – që përfshijnë raketa kundërajrore në hapësirë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti, pasi këto plane nuk janë bërë ende publike. Dallimi mes tri versioneve qëndron kryesisht në numrin e satelitëve dhe sensorëve – dhe për herë të parë, raketave kundërajrore nga hapësira – që do të bliheshin.

Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerësoi këtë muaj se vetëm komponentët e Kupolës së Artë, të vendosur në hapësirë, mund të kushtojnë deri në 542 miliardë dollarë gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Trump ka kërkuar një financim fillestar prej 25 miliardë dollarësh për programin në projektligjin e tij për uljen e taksave, i cili është duke kaluar nëpër Kongres. Pentagoni ka paralajmëruar prej vitesh se raketat më të reja të zhvilluara nga Kina dhe Rusia janë aq të avancuara saqë nevojiten masa të përditësuara mbrojtjeje. Satelitët dhe raketat shtesë kundërajrore të Kupolës së Artë – që përbëjnë pjesën më të madhe të kostos së programit – do të përqendrohen në ndalimin e raketave të avancuara në fazat e hershme apo gjatë fluturimit.

Armët hapësinore të parashikuara për Kupolën e Artë “përfaqësojnë kërkesa të reja dhe në zhvillim për misione që nuk janë realizuar kurrë më parë nga organizatat ushtarake hapësinore”, tha gjenerali Chance Saltzman, shefi i Forcës Hapësinore të SHBA-së, para ligjvënësve në një seancë dëgjimore të martën. Kina dhe Rusia kanë vendosur armë sulmuese në hapësirë, si satelitë me aftësi për t’i çaktivizuar satelitë e rëndësishëm amerikanë, duke e bërë SHBA-në të cenueshme ndaj sulmeve. Vitin e kaluar, SHBA-ja tha se Rusia po zhvillonte një armë bërthamore në hapësirë, e cila mund të qëndrojë në orbitë për kohë të gjatë dhe pastaj të lëshojë një shpërthim që do t’i shkatërronte satelitët përreth saj.

Trump tha të martën se ende nuk ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, për programin e Kupolës e Artë, “por në kohën e duhur, do ta bëjmë”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Në një deklaratë të përbashkët më herët këtë muaj, Kina dhe Rusia e quajtën idenë e Kupolës së Artë “thellësisht destabilizuese nga natyra”, duke paralajmëruar se do ta shndërronte “hapësirën e jashtme në një mjedis për vendosjen e armëve dhe një arenë për konfrontim të armatosur”. Ende nuk ka të holla për projektin dhe Kupola e Artë në përgjithësi është “ende në fazën konceptuale”, tha sekretari i ri i Forcave Ajrore, Troy Meink, gjatë një seance dëgjimore në Senat të martën.

Derisa presidenti zgjodhi konceptin që dëshironte, Pentagoni është ende duke zhvilluar kushtet që Kupola e Artë do të duhet t’i përmbushë – që nënkupton se kjo nuk është mënyra e zakonshme se si zhvillohen sistemet e reja. Pentagoni dhe Komanda Veriore e SHBA-së janë ende duke hartuar atë që njihet si dokumenti fillestar i kapaciteteve, tha zyrtari amerikan. Kjo është mënyra se si Komanda Veriore, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e atdheut, identifikon çfarë duhet të bëjë sistemi.

SHBA-ja tashmë ka shumë kapacitete për mbrojtje nga raketat, si bateritë raketore, Patriot, që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës për t’u mbrojtur nga raketat, si dhe një sërë satelitësh në orbitë për të zbuluar lëshimet e raketave. Disa nga ato sisteme ekzistuese do të përfshihen në Kupolën e Artë. Trump i dha urdhër Pentagonit të zhvillojë raketa kundërajrore për hapësirë me një urdhër ekzekutiv gjatë javës së parë të presidencës së tij./REL

The post Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin e ri kundërajror appeared first on Sot News | Lajme.

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

19 May 2025 at 22:03

Ministri i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi sot pezullimin e trafikut ajror midis atij vendi dhe Kolumbisë, duke përmendur rrezikun e një komploti të mundshëm përpara zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të planifikuara për 25 maj.

Ai shtoi në konferencën për shtyp se ky vendim u mor për shkak të ekzistencës së informacionit që tregon se disa udhëtarë mund të hynin në Venezuelë, duke u paraqitur si turistë, me qëllim kryerjen e sulmeve në atë vend, raportoi portali Eluniversal.

“Ne po pezullojmë menjëherë të gjithë trafikun ajror midis Kolumbisë dhe Venezuelës për shkak të një informacioni të tillë. Ne kemi arrestuar tashmë 38 persona për ekzistencën e një komploti”, tha Cabello.

Ai shtoi se qëllimi i këtyre veprimeve është të pengohet zhvillimi i zgjedhjeve dhe se qeveria ka marrë masa për të siguruar qetësinë gjatë ditës së zgjedhjeve.

Sipas ministrit, komploti është i lidhur me rrjetet e tregtarëve të drogës në Kolumbi. Cabello pretendon se figura të tilla si ish-presidentët kolumbianë Alvaro Uribe dhe Ivan Duque janë të lidhura me këto organizata.

“Ata duan dhunë në vendin tonë, por ne nuk do ta lejojmë. Ata do të hasin një përgjigje vendimtare dhe të fortë”, tha Cabello.

Ai shtoi se një grup individësh me eksplozivë, qëllimi i të cilëve ishte të sulmonin ambasadat, spitalet dhe zyrtarët qeveritarë, ishte arrestuar tashmë.

The post Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌