Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrëzimi i avionit të Air India, Perëndimi ngre shqetësime për transparencën dhe vonesat

28 June 2025 at 09:46

Autoritetet perëndimore kanë shprehur shqetësime serioze për mënyrën sesi po zhvillohen hetimet mbi rrëzimin tragjik të avionit Boeing 787 të kompanisë Air India, që ndodhi më 12 qershor në periferi të Ahmedabad-it, vetëm 30 sekonda pas ngritjes, me një bilanc tragjik prej 270 viktimash.

Edhe pse në deklarata zyrtare thuhet se kanë “besim të plotë” në hetuesit indianë, burime të gazetës Corriere della Sera flasin për frikë reale se rezultatet mund të ndikohen nga presione politike të brendshme.

Dy kutitë e zeza të avionit (Cockpit Voice Recorder dhe Flight Data Recorder) u gjetën përkatësisht më 13 dhe 16 qershor, por u dërguan në laborator vetëm më 24 qershor, një vonesë që autoritetet perëndimore e quajnë “të pashpjegueshme”.

India vendosi të analizojë të dhënat në laboratorin e saj të ri në Nju Delhi, në vend që t’i dërgonte në qendra ndërkombëtare me përvojë si BEA në Francë apo NTSB në SHBA. Për më tepër, AAIB, organi që drejton hetimin, nuk është i pavarur, por në varësi të Ministrisë së Aviacionit Civil – gjë që rrit shqetësimet për ndikim politik.

Stephanie Pope e Boeing dhe Russell Stokes i GE Aerospace udhëtuan menjëherë drejt Indisë pas aksidentit – një lëvizje e pazakontë që sinjalizon tension mes palëve. SHBA dhe Britania e Madhe, për shkak të përfshirjes si shtet prodhues dhe vendi i origjinës së shumë viktimave, kanë qenë të përfshira në prapaskenë për të garantuar një hetim të drejtë.

Sipas burimeve, India ka refuzuar sugjerimin për të analizuar të dhënat jashtë vendit, edhe pse kjo mund të garantonte më shumë besueshmëri. Autoritetet perëndimore e kanë parë këtë si mungesë bashkëpunimi dhe sinjalizim të një procesi jo transparent.

Pas rrëzimit, janë inspektuar 26 nga 33 avionët Boeing 787 të Air India. Zyrtarët e AAIB konfirmojnë se të dhënat nga kutitë e zeza janë shkarkuar me sukses, por hetimi mund të zgjasë disa javë deri në disa muaj. Deri tani, nuk janë publikuar konkluzione paraprake.

Në mungesë të një raporti të qartë dhe përballë refuzimit të ndihmës ndërkombëtare, hetimi për rrëzimin e avionit rrezikon të përfundojë me dyshime të forta për ndërhyrje politike dhe mungesë të transparencës, ndonëse është një nga katastrofat më të rënda ajrore në Indi në dy dekadat e fundit.

The post Rrëzimi i avionit të Air India, Perëndimi ngre shqetësime për transparencën dhe vonesat appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedia me 241 viktima/ I mbijetuari i aksidentit ajror të “Air India” mban arkivolin e të vëllait që humbi jetën

18 June 2025 at 15:23

Britaniku, i cili ishte i vetmi i mbijetuar nga tragjedia ajrore në Indi javën e kaluar, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij në një funeral në Indinë perëndimore. Vëllai i Vishwashkumar Ramesh, Ajay, ishte gjithashtu në avionin ku udhëtonin 242 persona, por nuk i mbijetoi tragjedisë. Ramesh shihet duket mbajtur arkivolin ku ndodhej trupi i vëllatit të tij që dërgohet në krematorium në qytetin Diu, me krahun dhe fytyrën ende të mbuluar me fasha të bardha.

Ai ka kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve të fundit në spital. Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner, i cili udhëtonte për në Londër, u rrëzua të enjten disa sekonda pasi u ngrit në fluturim nga qyteti perëndimor indian, Ahmedabad. Të paktën 270 persona humbën jetën, shumica prej tyre pasagjerë në avion, ndërsa pjesa tjetër e viktimave ndodhej në tokë.

VIDEO | Ahmedabad Plane Crash: Vishwas Kumar, the lone survivor of the incident, attended the last rites of his brother Ajay, who was travelling with him on the ill-fated Air India flight AI 171 from Ahmedabad to London on June 12. pic.twitter.com/Z8RrLdIeoB

— Press Trust of India (@PTI_News) June 18, 2025

The post Tragjedia me 241 viktima/ I mbijetuari i aksidentit ajror të “Air India” mban arkivolin e të vëllait që humbi jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë

14 June 2025 at 14:19

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të tretën ditë radhazi, pasi avioni i kompanisë Air India u rrëzua dhe la të vdekur të paktën 270 njerëz në shtetin Gujarat, thanë zyrtarët të shtunën.

Avioni Boeing 787 – që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten, duke i vrarë 241 njerëz në bord dhe të paktën 29 të tjerë në tokë.

Një udhëtar mbijetoi.

Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.

Pjesë të aeroplanit të Air India që u rrëzua të enjten shihen në majë të një ndërtese në Ahmedabad, Indi, 13 qershor 2025.

Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.

“Ai po përmirësohet shpejt dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, tha Gameti të shtunën.

Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.

Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.

“Ku janë fëmijët e mi? A i keni gjetur?” pyeti Rafiq Abdullah, reja dhe dy nipërit e të cilit ndodheshin në avion. “Do të më duhet të bëj pyetje. Qeveria nuk po jep përgjigje”.

Një i afërm tjetër kërkoi me ngulm nga stafi i spitalit kur do t’iu dorëzohej trupi i familjarit për ceremoninë mortore.

“Na jepni trupin”, kërkoi ai.

Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Komiteti do të fokusohet në hartimin e procedurave për të parandaluar dhe përballuar emergjencat ajrore në të ardhmen dhe “nuk do të zëvendësojë hetimet e tjera që po kryhen nga organizatat përkatëse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil.

Hetuesit të premten gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, ose të ashtuquajturën “kuti e zezë”, e cila u gjet mbi një çati pranë vendit të aksidentit dhe pritet të ndihmojë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat. REL.

The post Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën

14 June 2025 at 11:05

Drejtori ekzekutiv i Air India konfirmoi të premten se 241 nga 242 personat që ndodheshin në bordin e fluturimit me destinacion Londrën, i cili u rrëzua të enjten, kanë humbur jetën.

Ai deklaroi se kompania mëmë e linjës ajrore do t’u japë nga 1 crore rupie (rreth 116 mijë dollarë) familjeve të secilit prej viktimave.

Gjithashtu, kompania do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të plagosurit, shtoi ai.

The post Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje

By: user 6
12 June 2025 at 21:29

Udhëtimi ajror është statistikisht një nga format më të sigurta të transportit, por kjo nuk i ndal udhëtarët e shqetësuar të pyesin: “A ka ndonjë vend në aeroplan që është më i sigurt se të tjerët?” Me imazhet e fundit të uljeve emergjente dhe incidenteve të përplasjeve që janë bërë virale, kjo pyetje është rishfaqur.

Aksidentet ajrore janë jashtëzakonisht të rralla, me një shans 1 në 13.7 milion për të vdekur në udhëtimet ajrore komerciale. Studiuesit dhe ekspertët e aviacionit sugjerojnë se zgjedhja e vendit mund të ndikojë në shanset për mbijetesë në skenarë të caktuar përplasjesh. E11 është sedilja e famshme ku qëndroni personi i vetëm i shpëtuar nga rrëzimi i avionit në Indi. 

Seat Map and Interior Specifications: Boeing 777 300ER | Air India

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mbani rripin e sigurimit gjatë gjithë kohës gjatë fluturimit, edhe kur sinjali është i fikur. Turbulencat janë shkaku kryesor i lëndimeve gjatë fluturimit, dhe të qëndruarit të lidhur mund të parandalojë dëmtime serioze.

Pjesa e pasme e aeroplanit mund të ofrojë vende më të sigurta

Një analizë e revistës “Time” në vitin 2015 zbuloi se pasagjerët në një të tretën e pasme të aeroplanit kishin shkallën më të ulët të vdekshmërisë në përplasje. Në përplasjet që mund të vijnë nga një ulje e gabuar, pjesa e përparme e aeroplanit mund të thithë peshën e forcës së përplasjes. Kjo i bën sediljet e pasme relativisht më të sigurta. Studiuesi i sigurisë së aviacionit Daniel Kwasi Adjekum e mbështet këtë dhe shpjegon se thyerja strukturore shpesh ndikon më rëndë pjesën e përparme.

Sediljet pranë krahëve japin një avantazh

Sipas Cheng-Lung Wu, një profesor në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor, sediljet e vendosura pranë krahëve mund të jenë të dobishme. Ky seksion i avionit është ndërtuar për stabilitet dhe ofron dizajn strukturor të përforcuar. Për më tepër, sediljet ngjitur me krahët janë zakonisht më afër daljeve të emergjencës, duke rritur shanset tuaja për të dalë shpejt, veçanërisht gjatë dritare së evakuimit prej 90 sekondash.

Rreshti i daljes ofron avantazh

Të ulesh në një rresht daljeje gjithashtu mund të rrisë shanset e mbijetesës, me kusht që të jeni mendërisht dhe fizikisht të aftë të ndihmoni në një emergjencë. Këto rreshta sediljesh ofrojnë hapësirë shtesë për këmbët dhe rrugën më të shpejtë drejt daljeve. Megjithatë, ato vijnë me përgjegjësi, pasi duhet të jeni në gjendje të ndihmoni të tjerët të evakuohen, të qëndrojnë të qetë dhe të veproni shpejt gjatë një emergjence.

Nga dritarja, në mes apo korridori?

Ka më pak të dhëna mbi këtë aspekt, por disa ekspertë sugjerojnë se sediljet e mesit mund të ofrojnë pak më shumë mbrojtje gjatë përplasjes sepse pasagjerët përreth mund të zbusin forcën. Sediljet nga ana e korridorit e bëjnë më të lehtë evakuimin e shpejtë, por mund t’i ekspozojnë pasagjerët ndaj më shumë goditjeve fizike gjatë turbulencave ose një përplasjeje. Sediljet nga dritarja mund të ngadalësojnë evakuimin, veçanërisht në prani të tymit ose zjarrit.

Rezervuarët e karburantit dhe rreziku i zjarrit

Sediljet pranë krahut janë mbi rezervuarët e karburantit, gjë që mund të paraqesë rrezik zjarri në disa përplasje. Edhe pse karburanti zakonisht zbrazet para uljeve emergjente, çdo karburant i mbetur mund të ndizet ose të lëshojë tym. Në këto situata, evakuimi i shpejtë është kritik. Pasagjerët duhet të lënë bagazhet pas, të qëndrojnë vigjilentë dhe të lëvizin menjëherë drejt daljeve.

Faktori më i rëndësishëm: Ndërgjegjësimi për situatën

Pavarësisht se ku uleni, të qenit vigjilent dhe i informuar rrit ndjeshëm shanset tuaja për mbijetesë. Dëgjoni udhëzimet e sigurisë, lexoni kartën e emergjencës dhe numëroni rreshtat midis sediljes suaj dhe daljes më të afërt. Në situata me dukshmëri të ulët, ky hap i vogël përgatitor mund t’ju shpëtojë jetën. Të qëndrosh i qetë, të mbash rripin e sigurimit të lidhur dhe të njohësh mjedisin përreth mund të bëjnë diferencën midis panikut dhe veprimit në një krizë. Edhe disa sekonda gatishmërie mund të përcaktojnë rezultatin. ©LAPSI.al

The post Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje appeared first on Lapsi.al.

Pasagjeri në sediljen 11A/ Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së avionit në Indi

By: gaze tare
12 June 2025 at 17:46

Vishwas Kumar Ramesh, 39 vjeç, ishte në bordin e aeroplanit që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë të enjten, por arriti t’i mbijetojë rrëzimit pas ngritjes. Më shumë se 200 persona në aeroplan kanë vdekur.

Ramesh ishte ulur në sediljen 11A dhe, sipas dëshmisë së tij, ishte ngritur dhe ishte larguar me vrap pas rrëzimit.

Fotografia e Hindustan Times e tregon atë në spital me lëndime të lehta në fytyrë. Ai ka lëndime në gjoks dhe këmbë, por ka qenë në gjendje të komunikojë. Ai është një britanik që ka jetuar në vend për më shumë se 20 vjet dhe kishte udhëtuar në Indi për të parë familjen e tij. Vëllai i tij 45-vjeçar, Ajay, ishte gjithashtu në të njëjtin fluturim, por në një vend tjetër. Vishwas thotë se e ka kërkuar dhe nuk mund ta gjejë.

Duke folur për Hindustan Times, ai tha: “Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. E gjitha ndodhi kaq shpejt.”

Ai tha gjithashtu: “Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa të aeroplanit përreth meje. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital.”

The post Pasagjeri në sediljen 11A/ Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së avionit në Indi appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në ajër: Rrëzohet helikopteri në Uttarakhand, 5 viktima dhe 2 të plagosur

By: gaze tare
8 May 2025 at 10:02

Një mëngjes që nisi si çdo tjetër, u kthye në tragjedi në Uttarakhand të Indisë. Një helikopter i kompanisë Aerotrans Services Private Limited, që udhëtonte nga Dehradun drejt helipadit Harsali, u rrëzua në një zonë të thellë pyjore rreth orës 08:00.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë tronditëse: rrënoja të shpërndara, tym, dhe dëshmi të një impakti brutal. Pesë persona humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë po luftojnë për jetën në spital.

Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta, por autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa vendi është në zi për humbjen e jetëve të pafajshme.

The post Tragjedi në ajër: Rrëzohet helikopteri në Uttarakhand, 5 viktima dhe 2 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Fluturoi ulët dhe u përplas në oxhakun e shtëpisë, shpëtojnë piloti dhe pasagjerja që gjendeshin në aeroplan – pamje nga aksidenti në Britani

14 April 2025 at 22:55

Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan që fluturon shumë ulët, godet oxhakun e një shtëpie në një fshat në Britani të Madhe.

Pamjet shfaqin aeroplanin e vogël që godet kulmin e shtëpisë, derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

Ai fluturonte shumë ulët ku si pasojë godet oxhakun dhe përplaset në rrugë – duke u përfshirë nga zjarri.

Një grua dëgjohet në video duke bërtitur “nxirrini jashtë”. Që të dy piloti dhe pasagjeri kanë arritur t’i shpëtojnë më të keqes.

Një banore e asaj zone thotë se 20 minuta para përplasjes po rrezitej në oborr, dhe ndihet me fat që është akoma gjallë. /Telegrafi/

The post Fluturoi ulët dhe u përplas në oxhakun e shtëpisë, shpëtojnë piloti dhe pasagjerja që gjendeshin në aeroplan – pamje nga aksidenti në Britani appeared first on Telegrafi.

Sërish aksident ajror! Rrëzohet mbi makinat në rrugë aeroplani në SHBA

By: gaze tare
10 March 2025 at 11:39

Një aeroplan me një motor është rrëzuar në Pensilvani, duke shkaktuar një tjetër aksident ajror në SHBA. Në bord ndodheshin pesë persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, pas shpërthimit të avionit në flakë, që ndodhi në parkingun e një komuniteti pensionistësh pranë një aeroporti të vogël në periferi të Pensilvanisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në jug të aeroportit Lancaster, në Manheim Township. Ndërkohë, gjendja e të plagosurve nuk është bërë e ditur ende. Autoritetet informuan se një zjarrfikës nga aeroporti mbërriti shpejt për të ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

Shefi i zjarrfikësve të Manheim Township, Scott Little, konfirmoi në një konferencë shtypi se askush në tokë nuk u lëndua, megjithatë pesë automjete u dëmtuan si pasojë e shpërthimit. Avioni ishte sapo nisur nga aeroporti Lancaster kur u rrëzua në komunitetin e pensionistëve të fshatit Brothren.

The post Sërish aksident ajror! Rrëzohet mbi makinat në rrugë aeroplani në SHBA appeared first on iconstyle.al.

Përplasen në ajër dy aeroplanë të vegjël në afërsi të aeroportit të Arizonës, humbin jetën dy persona

20 February 2025 at 08:43

Nga përplasja në ajër me dy aeroplanësh të vegjël në jug të Arizonës, SHBA, humbën jetën dy persona të mërkurën në mëngjes, thanë autoritetet.

Hetuesit federalë të sigurisë ajrore thanë se çdo aeroplan kishte dy persona në bord, kur u përplasën në aeroportin rajonal Marana në periferi të Tucson, transmeton Telegrafi.

Një Cessna 172 u ul pa probleme dhe një Lancair 360 MK II u përplas në tokë pranë një piste dhe mori flakë, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, i cili drejton hetimin dhe citoi informacionin paraprak përpara se hetuesit të kishin mbërritur.

Departamenti i policisë së Maranës konfirmoi se dy personat e vdekur ishin në bordin e një aeroplani, dhe tha se reaguesit nuk kishin mundësi të ofronin trajtim mjekësor.

Policia nuk identifikoi se në cilin aeroplan ishin ata, por operatori i Cessna – AeroGuard, një shkollë trajnimi për fluturime komerciale – tha se dy pilotët e saj nuk u lënduan.

Zëdhënësi i AeroGuard, Matt Panichas nuk pranoi të komentojë mbi specifikat e përplasjes, por tha se po punon ngushtë me agjencitë hetuese.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga dy viktimat nga ky aksident tragjik, dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Panichas në një deklaratë për Associated Press.

Përplasja erdhi më shumë se një javë pasi një aksident aeroplani në Scottsdale, ia mori jetën dy pilotëve të një aeroplani privat në pronësi të këngëtarit të Mötley Crüe, Vince Neil. Ai aeroplan doli nga një pistë dhe goditi një aeroplan biznesi.

The post Përplasen në ajër dy aeroplanë të vegjël në afërsi të aeroportit të Arizonës, humbin jetën dy persona appeared first on Telegrafi.

Aksident i pabesueshëm në Toronto: Përmbyset aeroplani me 80 pasagjerë

By: gaze tare
17 February 2025 at 22:34

Një incident i pabesueshëm ndodhi sot në Toronto, Kanada, kur Fluturimi 4819 i Delta u përmbys gjatë aterimit në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson, duke plagosur tetë persona.

Canadair CRJ-900 u përmbys dhe mori flakë në një moment pasi ishte në pistë. Në një deklaratë të administratës së aeroportit në X, theksohet se nuk ka të vdekur në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Avioni po fluturonte nga Minneapolis, SHBA.

New video circulating from the Delta Airlines plane crash at Toronto Pearson International Airport in Canada. At least 8 injured. pic.twitter.com/s8XHzSzRMD

— AZ Intel (@AZ_Intel_) February 17, 2025

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ornge, një shërbim transporti mjekësor në Ontario, thotë se transportoi tre persona me lëndime kritike në spitale të ndryshme, duke përfshirë një fëmijë dhe një burrë rreth të 60-tave.

Ai shton se tre ambulanca ajrore dhe dy nga “ambulancat tokësore të kujdesit kritik” janë dërguar në vendngjarje. 60-vjeçari u dërgua në Spitalin St Michael në Toronto, ndërsa një tjetër pacient u dërgua në Qendrën e Shkencave Shëndetësore Sunnybrook në Toronto.

Shumica e pasagjerëve dolën nga avioni pa lëndime.

New video circulating from the Delta Airlines plane crash at Toronto Pearson International Airport in Canada. At least 8 injured. pic.twitter.com/s8XHzSzRMD

— AZ Intel (@AZ_Intel_) February 17, 2025

The post Aksident i pabesueshëm në Toronto: Përmbyset aeroplani me 80 pasagjerë appeared first on iconstyle.al.

Aksident tragjik! Përplasen dy avionë privatë, ndërron jetë…

By: gaze tare
12 February 2025 at 15:03

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në aeroportin Scottsdale, ku një avion i markës Learjet 35A, në pronësi të këngëtarit të Mötley Crüe Vince Neil, është përplasur me një avion tjetër të markës Gulfstream 200, të parkuar dhe të pronësisë së aktorit Vince Vaughn. Sipas informacionit, ngjarja ndodhi gjatë uljes së avionit të Neil, i cili ka dalë nga pista dhe është përplasur me avionin e parkuar.

Tragjikisht, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë dërguar në spital pas incidentit. Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Scottsdale, Dave Folio, konfirmoi vdekjen dhe tha se forcat e shpëtimit janë ende në punë për të nxjerrë një tjetër person nga rrënojat.

Të plagosurit përfshinin dy pilotë dhe dy pasagjerë që ishin në Learjet, duke përfshirë të dashurën e Neil, Rain Hannah dhe shokun e saj, sipas autoriteteve dhe një deklarate të dhënë nga Mötley Crüe. Në deklaratë thuhej se njëri nga pilotët u vra, por kjo deklaratë më vonë u fshi pa përmendur se kush vdiq. 

Hannah pësoi pesë brinjë të thyera, sipas TMZ. Pasagjerët kishin edhe qen në aeroplanin që i mbijetoi incidentit.  

Gjithashtu, një shoqe e Hannah, Ashley, dhe qentë në bord të avionit shpëtuan pa dëmtime.

Për pasojë, FAA (Administrata Federale e Aviacionit të SHBA) ka nisur një hetim mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa operacionet në aeroportin Scottsdale janë pezulluar përkohësisht për të mundësuar hetimin. Grupi i këngëtarit Vince Neil ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për humbjen e pilotit, duke shprehur mbështetje për familjen e tij.

The post Aksident tragjik! Përplasen dy avionë privatë, ndërron jetë… appeared first on iconstyle.al.

U zhduk në mënyrë misterioze, gjenden rrënojat e avionit në Alaskë! Vdesin të gjithë personat në bord

8 February 2025 at 07:22
Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëtonte drejt qytetit Nome, u gjet të premten në ujrat e ngrira detare dhe të 10 personat në bord vdiqën, thanë autoritetet. Mike Salerno, një zëdhënës i Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, tha se ekipet e shpëtimit po bënin

E rëndë! Avioni ambulancë rrëzohet dhe shpërthen në flakë: Asnjë i mbijetuar

By: gaze tare
1 February 2025 at 08:03

Një avion ambulancë ajrore, i tipit Learjet 55, u rrëzua të premten në mbrëmje në një lagje të Filadelfias, duke shpërthyer në flakë. Avioni, që transportonte një paciente fëmijë dhe nënën e saj, kishte pesë persona të tjerë në bord, përfshirë ekuipazhin meksikan, që përbëhej nga një pilot, ndihmës pilot dhe dy mjekë. Ata po ktheheshin në Meksikë pas trajtimit mjekësor të fëmijës në Filadelfia.

Fluturimi ishte nisur nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias dhe kishte si destinacion përfundimtar Aeroportin Kombëtar Springfield-Branson në Misuri, me një ndalesë për karburant në Springfield. Avioni u rrëzua pas një përpjekjeje për t’u kontaktuar nga kontrollorët e trafikut ajror, të cilët më pas konfirmuan se avioni ishte i humbur.

Videot nga vendngjarja tregojnë avionin në flakë, dhe disa persona aty pranë u lënduan. Aeroporti Verilindor i Filadelfias u mbyll përkohësisht, dhe rrugët përreth gjithashtu u bllokuan.

Kompania ajrore, Jet Rescue Air Ambulance, ende nuk ka konfirmuar asnjë të mbijetuar. Ndërkohë, ish-Presidenti Donald Trump shprehu trishtimin e tij për ngjarjen, duke theksuar se shumë shpirtra të pafajshëm humbën në këtë tragjedi.

The post E rëndë! Avioni ambulancë rrëzohet dhe shpërthen në flakë: Asnjë i mbijetuar appeared first on iconstyle.al.

Komunikimet e fundit midis kontrollorëve të kullës dhe pilotëve të aeroplanit dhe helikopterit

30 January 2025 at 08:31

Pak minuta para uljes, kontrollorët e trafikut ajror e pyetën pilotët e aeroplanit nëse mund të ulej në një pistë më të shkurtër në Reagan, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Pilotët thanë se munden dhe kontrollorët e pastruan terrenin që aeroplani të ulej në pistën 33 – thuhet në faqet e gjurmimit të fluturimeve që tregonin se aeroplani po bëhej gati t’i afrohej pistës, transmeton Telegrafi.

Më pak se 30 sekonda para përplasjes, një kontrollues e pyeti pilotin e helikopterit nëse mund ta shihte aeroplanin.

Kontrolluesi i bëri një tjetër telefonatë helikopterit vetëm pak çaste më vonë, duke thënë: “PAT 25 kalo pas CRJ”.

Disa sekonda më vonë, ata u përplasën.

Deri më tani ekipet e zjarrfikësve kanë njoftuar se nuk e dinë nëse ka të mbijetuar – derisa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon. /Telegrafi/

 

The post Komunikimet e fundit midis kontrollorëve të kullës dhe pilotëve të aeroplanit dhe helikopterit appeared first on Telegrafi.

E rëndë në Sudanin Jugor/ Bie avioni gjatë nisjes, 18 persona humbin jetën

By: gaze tare
29 January 2025 at 13:33

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni me 21 pasagjerë në Sudanin e Jugut të mërkurën, raporton Radio Miraya, e drejtuar nga OKB. Avioni, i cili përfshinte anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Fusha e Naftës Unity, një zonë e njohur për aktivitete naftëmbajtëse.

Përveç 18 viktimave, tre persona kanë mbetur në gjendje kritike. Mes të vdekurve janë piloti dhe ndihmëspiloti. Gatwech Bipal, ministër i informacionit dhe komunikimit i Unity State, njoftoi fillimisht se avioni po udhëtonte me 20 persona, por për më tepër, nuk mbijetuan shumica e pasagjerëve.

Avioni kishte destinacion kryeqytetin Juba dhe ishte një fluturim i rëndësishëm për rajonin, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve ajrore në një vend ku infrastruktura është shpesh e pasigurt. Hetimet për shkakun e rrëzimit janë ende në vazhdim.

The post E rëndë në Sudanin Jugor/ Bie avioni gjatë nisjes, 18 persona humbin jetën appeared first on iconstyle.al.

Rrëzohet avioni në Kolumbi, 10 viktima

By: user 5
11 January 2025 at 08:30

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në veriperëndim të Kolumbisë. Mediat bëjnë me dije se mes viktimave ishin 5 anëtarë të një familjeje.

Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se nuk u gjend asnjë i mbijetuar nën rrënoja. Avioni u ngrit të mërkurën nga Jurado, një qytet në provincën e varfër të Choco, pranë kufirit me Panamanë, me destinacion Medellín.

Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e rrëzimit të avionit. Mes viktimave ishin tre të mitur dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

The post Rrëzohet avioni në Kolumbi, 10 viktima appeared first on Lapsi.al.

Aksidentet më të mëdha ajrore që ndodhën gjatë vitit 2024

30 December 2024 at 20:49

Përplasja e aeroplanit të aviokompanisë Jeju Air, ia mori jetën gjithsej 179 personave në fatkeqësinë më vdekjeprurëse ajrore në tokën e Koresë së Jugut.

Këtu janë disa nga aksidentet më të mëdha të aviacionit të vitit 2024, sipas ashpërsisë, transmeton Telegrafi.

Koreja e Jugut

Fluturimi ndërkombëtar i Jeju Air 7C2216, me origjinë nga Bangkok, Tajlandë, i drejtuar për në Seul, u rrëzua më 29 dhjetor, ku si pasojë humbën jetwn të gjithë 175 pasagjerët dhe katër nga gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit.

Brazil

Fluturimi rajonal i Voepass 2283, një turboprop ATR-72 me origjinë nga Cascavel dhe drejtuar në Sao Paulo, u rrëzua më 11 gusht në qytetin Vinhedo, duke humbur jetën të gjithë 62 personat në bord.

Në një aksident të veçantë, një aeroplan i vogël privat, një Piper PA-42-1000 me dy motorë, me 10 persona u përplas në dyqane në qendër të qytetit turistik të Gramados në Brazilin jugor më 22 dhjetor, duke humbur jetën të gjithë në bord dhe duke mbetur të lënduar 17 persona në tokë.

Kazakistan

Fluturimi ndërkombëtar i Azerbaijan Airlines J2-8243, një Embraer (EMBR3.SA), hap skedën e re E190 me origjinë nga Baku, Azerbajxhan dhe drejtuar në Grozny, Rusi, u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan më 25 dhjetor, duke ia marrë jetën  39 personave e për fat të mirë 29 persona tjerë mbijetuan.

Nepal

Aeroplani CRJ-200, një aeroplan i vogël pasagjerësh që i përkiste Saurya Airlines të Nepalit, u rrëzua dhe mori flakë ndërsa po ngrihej nga Katmandu në aeroportin Pokhara më 24 korrik, duke vrarë humbur jetën 18 persona në bord dhe duke lënë një të mbijetuar, kapitenin.

Malavi

Nënkryetari i Malavisë, Saulos Klaus Chilima dhe nëntë të tjerë, përfshirë ish-zonjën e parë Shanil Dzimbiri, u vranë më 10 qershor gjatë rrugës nga Lilongwe në Mzuzu, kur aeroplani  ushtarak me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Tajlandë

Fluturimi i brendshëm çarter TFT209, një Cessna Caravan C208B i regjistruar në Thai Flying Service Co me origjinë nga Suvarnabhumi dhe drejtuar në Trat, u rrëzua 100 kilometra në juglindje të Bangkok më 23 gusht, duke humbur jetën 9 personat në bord.

Iran

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe gjashtë pasagjerë të tjerë dhe ekuipazhi i një helikopteri Bell 212 të prodhuar në SHBA, vdiqën në një aksident më 19 maj në një terren malor në rajonin Varzeqan, pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Kanada

Gjashtë persona humbën jetën pasi një aeroplan i Northwestern Air që transportonte menaxhmentin e Rio Tinto’s u rrëzua pranë Fort Smith në territoret e largëta Northwest të Kanadasë (NWT) më 23 janar. Katër pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit të North Western Air Lease vdiqën në përplasje, ndërsa një pasagjer mbijetoi.

Japoni

Një aeroplan i Japan Airlines u përplas me një aeroplan më të vogël të Rojës Bregdetare në pistën e aeroportit Haneda të Tokios më 2 janar. Të gjithë 379 personat në bordin e aeroplanit JAL, i shpëtuan aeroplanit të djegur, ndërsa pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit më të vogël humbën jetën.

Singapor

Një pasagjer vdiq nga një atak i dyshuar në zemër dhe 30 u lënduan pasi një fluturake e Singapore Airlines (SIAL.SI) që udhëtonte nga Londra për në Singapor u godit nga turbulencat e forta më 21 maj, duke i hedhur pasagjerët dhe ekuipazhin rreth kabinës dhe duke detyruar pilotin e aeroplanit të ulet në Bangkok. /Telegrafi/

The post Aksidentet më të mëdha ajrore që ndodhën gjatë vitit 2024 appeared first on Telegrafi.

Tjetër aksident ajror/ Aeroplani në Kanada rrëshqet në pistë dhe merr flakë

By: user 11
30 December 2024 at 08:13

Një tjetër aksident ajror ka ndodhur ditën e djeshme, kësaj radhe në Kanada. Një aeroplan i “Air Canada” ka rrëshqitur në pistë dhe ka  marrë flakë në aeroportin e Halifax-it.  Nuk ka pasur raportime për ndonjë të lënduar në këtë incident.

Aeroplani thuhet se i përket PAL Airlines e cila po kryente fluturimin AC2259 të Air Canada midis St. John’s dhe Halifax. Incidenti vjen vetëm disa orë pasi një Boeing 737 mori flakë në ulje në aeroportin Muan të Koresë së Jugut, duke shkaktuar vdekjen e 179 personave. Aeroplani Jeju Air mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë stjuardesa, nga të cilët vetëm dy persona mbijetuan.

The post Tjetër aksident ajror/ Aeroplani në Kanada rrëshqet në pistë dhe merr flakë appeared first on Lapsi.al.

Rrëzimi i avionit me 38 të vdekur, Azerbajxhani në zi për viktimat

26 December 2024 at 13:46
Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për të nderuar viktimat nga avioni i pasagjerëve që u rrëzua një ditë më parë në Kazakistan. Avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines kishte 67 persona në bord. Autoritetet kanë thënë se 38 persona kanë vdekur dhe 29 i kanë mbijetuar përplasjes. Fluturakja ishte nisur nga kryeqyteti
❌
❌