Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

31 July 2025 at 11:43

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut u kanë kërkuar njerëzve të marrin masa paraprake për të parandaluar goditjen nga nxehtësia, ndërsa rajoni vuan nga temperatura rekord dhe presioni mbi spitalet.

Zyra meteorologjike e Koresë së Jugut tha se vendi kishte përjetuar një seri rekord “netësh tropikale” për 22 ditë rresht këtë muaj.

Një ditë më parë, Japonia pa ditën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, 41 gradë Celsius, ndërsa spitalet në të gjithë vendin u përmbytën me njerëz që ishin sëmurë si rezultat i valës së të nxehtit, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Ajri i ngrohtë nga temperaturat e larta të Paqësorit të Veriut filloi të prekë Korenë e Jugut pak më herët se zakonisht”, tha Youn Ki-han, drejtor i divizionit të parashikimit të meteorologjisë në Seul, për Agence France-Presse.

Youn shtoi: “Normalisht, nëse është vapë vetëm për një ditë, temperaturat rriten dhe pastaj kthehen shpejt në normalitet. Por kur kushtet e ngrohta vazhdojnë për disa ditë, nxehtësia nuk zhduket plotësisht, ajo zgjatet dhe grumbullohet me çdo ditë.”

Ndryshe, nxehtësia ekstreme përbën një kërcënim të veçantë për popullatat e mëdha të të moshuarve në vend.

Trembëdhjetë persona kanë vdekur në Korenë e Jugut nga shkaqe të dyshuara të lidhura me nxehtësinë deri më tani këtë vit – trefishi i numrit gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar – sipas agjencisë së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Koresë.

Në Japoni, 10,804 persona, më shumë se gjysma e të cilëve ishin mbi 64 vjeç, u dërguan në spital duke vuajtur nga lodhja dhe sëmundje të tjera të lidhura me nxehtësinë në javën deri më 21 korrik.

Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën, sipas agjencisë së menaxhimit të zjarreve dhe fatkeqësive. /Telegrafi/

The post Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale appeared first on Telegrafi.

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, shkon në 17 numri i viktimave

20 July 2025 at 22:59

Numri i viktimave nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Korenë e Jugut në ditët e fundit ka shkuar në 17, ndërkohë që 12 të tjerë janë ende të zhdukur.

Ministria e Brendshme e vendit tha se gati 4 mijë persona mbeten ende të evakuuar nga shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut që vazhdon, edhe pse shiu ndaloi në pjesën më të madhe të Koresë së Jugut të dielën dhe alarmet janë hequr.

Një person u vra të dielën pasi shtëpia e tij u shemb gjatë shirave të rrëmbyeshëm dhe një person tjetër u gjet i vdekur pasi u përfshi nga një përrua.

Ministria e vendit tha se tetë persona u gjetën të vdekur dhe gjashtë të tjerë u raportuan të zhdukur në qytetin jugor të Sancheong (Sançeong) gjatë ditës së shtunë, pasi shirat e shkaktuan rrëshqitje toke, shembje shtëpish dhe përmbytje të menjëhershme.

Më herët javën e kaluar, tre persona u gjetën të vdekur në një makinë të zhytur në ujë, dhe një person u vra kur makina e tij u mbulua nga dheu dhe betoni pasi një mur mbajtës i një mbikalimi u shemb.

Shira të dendur në Korenë e Jugut, shkaktojnë përmbytje masive, 4 viktima. Mbi një mijë të evakuuar

18 July 2025 at 18:53

Shirat e rrëmbyeshëm i marrin jetën 4 personave ne Koren e Jugut. Mbi 4500 njerëz evakuohen nga përmbytjet. Pasojat nga përmbytjet janë të shumta.

Dhjetëra fluturime u anuluan dhe pati probleme me energjinë elektrike ne disa qytete.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 4500 të tjerë janë evakuuar për shkak të dy ditëve me shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut.

Mes viktimave është një person makina e të cilit u mbulua nga grumbuj dheu dhe betoni, pasi muri mbajtës i një mbikalimi u shemb gjatë reshjeve në jug të kryeqytetit Seul.

Ministria tha se tre persona të tjerë vdiqën në rajonet jugore të enjten. Një prej tyre u gjet në një makinë të zhytur në ujë, një tjetër në një përrua dhe një në një bodrum të përmbytur.

Zyrtarët e ministrisë thanë se po hetojnë ende nëse tre vdekjet ishin shkaktuar drejtpërdrejt nga reshjet e rrëmbyeshme.

Reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë, kanë ndaluar shërbimet hekurudhore dhe kanë dëmtuar më shumë se 500 objekte në të gjithë vendin, teksa 46 fluturime janë anuluar. Një urë u shemb si pasojë e përmbytjeve, teksa në disa zona pati probleme edhe me energjinë elektrike.

Vendi është ende në alarm, pasi parashikohen reshje të tjera të dendura shiu deri më 19 korrik.

Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me 12 milionë predha artilerie, pretendon Seuli

13 July 2025 at 17:53

Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë mbi 12 milionë fishekë me predha artilerie 152 mm për t’i përdorur në Ukrainë, thotë inteligjenca ushtarake e Koresë së Jugut.

Shifra u publikua nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke cituar një raport nga agjencia e mbrojtjes e Seulit të paraqitur një politikani nga partia kryesore e opozitës, transmeton Telegrafi.

Raporti vjen një ditë pasi Kim Jong Un u zotua të mbështesë “pa kushte” luftën në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës, në një takim me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Pheniani ka dërguar tashmë rreth 10,000 ushtarë në Rusi për t’i përdorur në luftën e saj me Ukrainën.

Madje shumë prej tyre janë zënë rob lufte dhe Zelensky i ka bërë thirrje vazhdimisht Pekinit që të ndërprerë këtë praktikë. /Telegrafi/

 

The post Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me 12 milionë predha artilerie, pretendon Seuli appeared first on Telegrafi.

Një grua u arratis nga Koreja e Veriut dhe paditi Kim Jong-un: “Më burgosën, më rrahën, më përdhunuan”

11 July 2025 at 19:47

Një grua që iku nga Koreja e Veriut në Korenë e Jugut ka ngritur një padi civile dhe penale kundër Kim Jong-un dhe disa zyrtarëve të regjimit, duke i akuzuar ata për torturë sistematike dhe dhunë seksuale që ajo pësoi gjatë burgosjes në burgjet e Koresë së Veriut.

Choi Min-kyung, një grua 53-vjeçare që mbërriti në Korenë e Jugut më shumë se një dekadë më parë, po kërkon 50 milionë won (rreth 37,000 dollarë) kompensim nga Koreja e Veriut.

Sipas avokatëve dhe organizatave të saj të përfshira në këtë rast, kjo është hera e parë që një person që është arratisur nga Koreja e Veriut ka ngritur një padi të tillë para gjykatave të Koresë së Jugut.

“Kanë kaluar 13 vjet që kur u vendosa në Korenë e Jugut, por unë ende vuaj nga PTSD e rëndë nga efektet e torturës dhe jetoj një jetë të varur nga ilaçet”, tha Choi.

“Plagët në të gjithë trupin tim dëshmojnë për realitetin e tmerrshëm të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut”, shtoi ajo.

Bëhet e ditur se Choi iku nga Koreja e Veriut në vitin 1997, por u kthye me forcë nga Kina katër herë midis viteve 2000 dhe 2008, shkruan the Guardian.

Gjatë riatdhesimit të saj të fundit në vitin 2008, ajo kaloi pesë muaj në tre qendra të ndryshme paraburgimi në Provincën Hamgyong të Veriut.

Padia përshkruan forma specifike të abuzimit – nga dhuna seksuale deri te rrahjet e rënda që çuan në dëmtim të dëgjimit dhe humbje të vetëdijes.

Gjithashtu pretendohet se ajo ishte e detyruar të kalonte më shumë se 15 orë në ditë në pozicione të panatyrshme të trupit.

Një nga avokatët që përfaqësojnë Choi është Lee Young-hyun, gjithashtu një dezertues i Koresë së Veriut.

NKDB (Qendra e Koresë së Veriut për të Drejtat e Njeriut), e cila ndihmoi në përgatitjen e padisë, njoftoi se do ta përdorte çështjen si bazë për paraqitjen e ankesave në mekanizmat e të drejtave të njeriut të OKB-së dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

“Ky rast mund të vendosë një precedent ligjor në jurisprudencën e Koresë së Jugut, pasi nuk ka pasur pothuajse asnjë rast që merret me krime kundër njerëzimit”, tha Seongyeop Lee, analist i të drejtave të njeriut në NKDB.

“Meqenëse viktima të tjera kanë treguar interes për të ngritur padi, ky rast mund të hapë rrugën për padi kolektive dhe të ndihmojë në procesin më të gjerë të kërkimit të përgjegjësisë”, shtoi ai.

Ndryshe, Kim Jong-un renditet si personi përgjegjës direkt në të dyja parashtrimet, me theks në përgjegjësinë e tij komanduese dhe pretendimin se të gjithë zyrtarët shtetërorë veprojnë nën “kontrollin e tij efektiv”.

Paraqitja citon gjithashtu një raport të Komisionit Hetimor të OKB-së të vitit 2014 që dokumenton një gamë të gjerë krimesh kundër njerëzimit në Korenë e Veriut, duke përfshirë torturën, dhunën seksuale, ndalimet arbitrare dhe kampet politike që mbajnë rreth 80,000 deri në 120,000 njerëz.

Kushtetuta e Koresë së Jugut e trajton Korenë e Veriut si pjesë të të njëjtit shtet, prandaj gjykatat kanë juridiksion formal mbi raste të tilla.

Në padi, misioni i Koresë së Veriut në OKB në New York u specifikua si adresa për dorëzim, sepse komunikimi i drejtpërdrejtë me autoritetet në Phenian nuk është i mundur.

Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të zbatuar një vendim të mundshëm, rëndësia e tij simbolike, sipas avokatëve, mund të jetë e madhe. /Telegrafi/

The post Një grua u arratis nga Koreja e Veriut dhe paditi Kim Jong-un: “Më burgosën, më rrahën, më përdhunuan” appeared first on Telegrafi.

Një burrë i vë flakën vagonit të metrosë në Korenë e Jugut, publikohen pamjet

27 June 2025 at 13:35

Pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë kapën momentin kur një 67-vjeçar nga Koreja e Jugut i vuri flakën një vagoni të mbushur plot në Seul, duke i bërë udhëtarët të luftonin për jetën.

Burri, i identifikuar me mbiemrin Won, është akuzuar që atëherë për tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe shkelje të Aktit të Sigurisë Hekurudhore.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi gjatë orëve të pikut në Metronë e Seulit, shkruajnë mediat e huaja.

Në pamjet e publikuara nga gjykata, Won shihet duke futur dorën në çantën e tij, duke nxjerrë një shishe dhe duke derdhur lëng të ndezshëm në dysheme, si dhe rreth pasagjerëve.

Brenda pak sekondash, shpërthen kaos në vagonin e metrosë, ndërsa udhëtarët shihen duke vrapuar drejt daljeve dhe duke rrëshqitur në dyshemenë e mbushur me karburant.

Ndërsa pasagjerët shpëtonin, flakët përfshinë vagonin, siç është kapur në klip.

Autoritetet thanë se veprimet e Won rrezikuan jetën e 160 pasagjerëve – nga të cilët gjashtë persona u lënduan dhe 23 të tjerë u trajtuan në spitale për thithje tymi dhe lëndime të lidhura me to.

“Spërkatja e një sasie të madhe benzine në një metro të përdorur nga një numër i papërcaktuar pasagjerësh dhe më pas djegia e saj, duke shkaktuar një zjarr në shkallë të gjerë dhe duke përhapur gazra toksikë, është një akt vrasjeje i barabartë me terrorizmin”, thanë prokurorët. /Telegrafi/

The post Një burrë i vë flakën vagonit të metrosë në Korenë e Jugut, publikohen pamjet appeared first on Telegrafi.

Koreja e Jugut pezullon transmetimet me megafonë drejt veriut, synohet ulja e tensioneve

11 June 2025 at 13:44

Koreja e Jugut ka vendosur të pezullojë transmetimet me megafonë drejt Koresë së Veriut, si një hap për “rikthimin e besimit” mes dy vendeve. Ky vendim erdhi pas zgjedhjes së presidentit të ri, Lee Jae-myung, i cili ka premtuar përmirësimin e marrëdhënieve ndërkoreane.

Transmetimet kishin rifilluar në qershor të vitit 2024 pas një pauze gjashtëvjeçare, si përgjigje ndaj balonave me mbetje që Koreja e Veriut dërgonte drejt Jugut. Përmes megafonëve, Koreja e Jugut transmetonte lajme dhe informacione për jetën në Jug dhe për demokracinë, por këto transmetime ishin konsideruar nga Pjongjangu si një akt lufte, me kërcënime për shkatërrimin e pajisjeve.

Banorët pranë kufirit e kanë mirëpritur këtë vendim për shkak të ndalimit të zhurmës së vazhdueshme, ndërkohë që organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar pezullimin, duke theksuar se këto transmetime ishin një nga rrallat burime të informacionit për popullin e Koresë së Veriut.

Ushtria e Koresë së Jugut bëri të ditur se pezullimi synon uljen e tensioneve dhe ndërtimin e paqes në Gadishullin Korean, por theksoi se transmetimet mund të rifillojnë nëse situata e kërkon.

Marrëdhëniet mes dy Koreve vazhdojnë të jenë të tensionuara, pasi që nga viti 1953, pas përfundimit të Luftës Koreane, dy vendet nuk kanë arritur ende të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje.

The post Koreja e Jugut pezullon transmetimet me megafonë drejt veriut, synohet ulja e tensioneve appeared first on Sot News | Lajme.

Koreja e Jugut pezullon transmetimet me megafonë drejt Koresë së Veriut

By: Rovena
11 June 2025 at 13:40

Koreja e Jugut ka pezulluar transmetimet me megafonë drejt Koresë së Veriut, si një hap për “rikthimin e besimit” mes dy vendeve. Ky vendim erdhi pas zgjedhjes së presidentit të ri, Lee Jae-myung, i cili premtoi përmirësimin e marrëdhënieve ndërkoreane.

Transmetimet ishin rifilluar në qershor 2024 pas një pauze gjashtëvjeçare, si përgjigje ndaj balonave me mbetje që veriorët dërgonin në jug. Megafonët transmetonin lajme dhe informacione për jetën në Korenë e Jugut dhe demokracinë, por Pjongjangu i konsideronte ato një akt lufte dhe kishte kërcënuar t’i shkatërronte.

Banorët pranë kufirit kanë mirëpritur vendimin për shkak të zhurmës së madhe, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar pezullimin, duke thënë se megafonët ishin një urë lidhjeje me popullin e Veriut.

Ushtria tha se pezullimi synon uljen e tensioneve dhe arritjen e paqes në Gadishullin Korean, por la të hapur mundësinë e rifillimit të transmetimeve në rast nevoje

Marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Jugut dhe Veriut kanë qenë të tensionuara, ndërsa dy vendet janë ende teknikisht në luftë që prej vitit 1953, pasi nuk është nënshkruar kurrë një marrëveshje paqeje./abcnews.al

Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Kore të Jugut

By: Rovena
3 June 2025 at 22:48

Mediat kryesore të vendit kanë raportuar se Lee Jae-myung ka fituar zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut, të parat që nga kaosi i shkaktuar atje pas shpalles së ligjit ushtarak nga ish-presidenti, Yoon Suk Yeol.

Miliona qytetarë me të drejtë vote kanë votuar të martën në zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga shkarkimi i ish-presidentit Suk Yeol për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak, raporton BBC.

Edhe sondazhet e kanë nxjerrë Lee Jae-myung përpara Kim Moon-soo të partisë në pushtet, një ish-anëtar i kabinetit të Yoon.

Zgjedhjet janë formësuar nga pasojat e lëvizjes së shkurtër por katastrofike të Yoon në dhjetor, e cila shkaktoi protesta përçarëse dhe muaj kaosi politik.

Presidenti i ri përballet me një vend të polarizuar, biznese të shqetësuara për tarifat amerikane dhe një aleat të paparashikueshëm si Donald Trumpi.

Opozita e Koresë së Jugut fiton presidencën pas muajsh kaosi politik

3 June 2025 at 21:07

Koreja e Jugut i ka dhënë një fitore vendimtare kandidatit të opozitës Lee Jae-myung, gjashtë muaj pasi dështoi përpjekja e paraardhësit të tij për vendosjen e ligjit ushtarak.

Lëvizja e shkurtër, por katastrofike, shkaktoi protesta të mëdha dhe i dha fund karrierës së ish-presidentit Yoon Suk Yeol: i shkarkuar dhe i shkarkuar nga detyra, ai ende përballet me akuza penale për abuzim me pushtetin.

Por kaosi politik që pasoi do të thotë se sfida më e madhe për Lee-n fitimtar është ende përpara tij. Ai duhet të bashkojë një vend të polarizuar që është ende duke u tronditur nga e gjithë kjo.

Ai përballet gjithashtu me sfida jashtë vendit – më e rëndësishmja, negociimi i një marrëveshjeje tregtare me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për të zbutur goditjen e tarifave nga aleati më i ngushtë i Koresë së Jugut.

Rivali i tij kryesor ishte kandidati i partisë në pushtet dhe një ish-anëtar i kabinetit të Yoon, Kim Moon-soo.

Ai kishte qenë prapa Lee-së për javë të tëra në sondazhe dhe në orët e para të së mërkurës, ai pranoi humbjen, duke e përgëzuar Lee-në “për fitoren e tij”.

Në një fjalim të mëparshëm, Lee kishte lënë të kuptohej për fitoren, por nuk e shpalli atë. Ai tha se “rimëkëmbja” e demokracisë së Koresë së Jugut do të ishte përparësia e tij e parë.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë vetëm tre vjet pasi 61-vjeçari humbi garën e tij të fundit presidenciale me një diferencë shumë të vogël ndaj Yoon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Opozita e Koresë së Jugut fiton presidencën pas muajsh kaosi politik appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Jugut voton në zgjedhjet e parakohshme pas shkarkimit të presidentit Yoon

3 June 2025 at 08:11

Miliona qytetarë të Koresë së Jugut janë duke votuar sot në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, të nxitura nga shkarkimi i ish-presidentit Yoon Suk Yeol.

Vendimi për largimin e tij nga detyra erdhi pas përpjekjes së dështuar për të vendosur ligjin ushtarak në dhjetor – një veprim që shkaktoi protesta të gjera dhe kaos politik disa mujor në vend.

Në garën për presidencë, udhëheqësi i opozitës Lee Jae-myung kryeson sondazhet, ndërsa pas tij renditet Kim Moon-soo, ish-anëtar i kabinetit dhe përfaqësues i partisë së Yoon. Votimi ka reflektuar polarizimin e thellë të elektoratit dhe zemërimin ndaj udhëheqjes së mëparshme.

Presidenti i ardhshëm do të duhet të përballet me një skenë politike të ndarë, pasiguri ekonomike për shkak të tarifave amerikane dhe një partner të paparashikueshëm në Uashington, në rast të një rikthimi të mundshëm të Donald Trump në pushtet.

Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00 sipas kohës lokale (11:00 GMT), ndërsa rezultatet paraprake priten brenda natës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Koreja e Jugut voton në zgjedhjet e parakohshme pas shkarkimit të presidentit Yoon appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Jugut u ndalon dy ish-presidentëve në detyrë udhëtimet jashtë vendit

27 May 2025 at 13:31

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë vendosur ndalime udhëtimi për dy ish-presidentë në detyrë, si pjesë e një hetimi mbi kryengritjen e dyshuar të lidhur me ofertën e ish-liderit Yoon Suk-yeol për vendosjen e ligjit ushtarak vitin e kaluar, sipas raporteve lokale.

Policia i ndaloi ish-kryeministrit Han Duck-soo dhe ish-ministrit të Financave Choi Sang-mok të udhëtonin jashtë vendit në mesin e majit, ndërsa ata po hetoheshin si të dyshuar në rastin e kryengritjes, raportoi të martën agjencia e lajmeve Yonhap.

Yoon, i cili shërbeu si president për tre vjet, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake në dhjetor 2024, duke pretenduar se forcat antishtetërore dhe të Koresë së Veriut kishin infiltruar qeverinë, duke vendosur trupa në rrugët e kryeqytetit.

Deklarata u revokua disa orë më vonë nga parlamenti, duke e futur Korenë e Jugut në një krizë kushtetuese të paprecedentë që përfshinte si Han ashtu edhe Choi që shërbenin si presidentë në detyrë.

Ish-presidentët në detyrë u morën në pyetje të hënën nga një njësi speciale e policisë lidhur me rolin që kishin luajtur në ligjin e luftës jetëshkurtër të Yoon.

Që nga shkarkimi i tij, ka pasur pyetje nëse ata i kishin rezistuar masës, siç pretenduan ata.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Koreja e Jugut u ndalon dy ish-presidentëve në detyrë udhëtimet jashtë vendit appeared first on Euronews Albania.

WSJ: SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut

23 May 2025 at 13:42

Sipas një raporti nga SHBA, administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së disa mijëra trupave amerikane nga Koreja e Jugut dhe zhvendosjes së tyre në vende të tjera në rajonin Indo-Paqësor.

Megjithëse ideja thuhet se është vetëm një nga disa që diskutohen nga zyrtarë të lartë amerikanë, ajo ka tërhequr vëmendjen sepse përkon me një debat në rritje në SHBA për zgjerimin e fleksibilitetit strategjik të forcave amerikane në Kore (USFK), shkruan Wall Street Journal (WSJ).

WSJ raportoi dje se Pentagoni po zhvillon një opsion për të tërhequr rreth 4,500 trupa dhe për t’i zhvendosur ato në vende të tjera në rajonin Indo-Paqësor, duke përfshirë Guam, duke cituar zyrtarë të mbrojtjes.

Bëhet e ditur se idetë po përgatiten si pjesë e një rishikimi jozyrtar të politikës së Koresë së Veriut, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, siç raporton WSJ, propozimi duket se nuk i është paraqitur drejtpërdrejt Trumpit ende dhe mbetet një nga disa koncepte që diskutohen nga zyrtarë të lartë.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se “nuk kishte njoftime mbi strategjinë” kur u pyet për një reduktim të mundshëm të trupave.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Pete Nguyen nuk diskutoi drejtpërdrejt tërheqjen e trupave, por tha se “denuklearizimi i plotë” i Koresë së Veriut mbetet angazhimi i Trumpit.

Ndryshe, që nga mandati i tij i parë, Trump ka vënë vazhdimisht në dyshim nevojën për rreth 28,500 trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut.

Ai vazhdimisht ka kërkuar që qeveria e Koresë së Jugut të paguajë më shumë për praninë ushtarake të SHBA-së dhe ka përdorur reduktimin ose tërheqjen e trupave si një mjet negociues.

Megjithëse një tërheqje e pjesshme e trupave amerikane nga Koreja e Jugut thuhet se u konsiderua gjatë mandatit të parë të Trump, përfundimisht nuk u zbatua për shkak të kundërshtimit nga ndihmësit e tij. /Telegrafi/

The post WSJ: SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut appeared first on Telegrafi.

Hero në momentin e fundit në Korenë e Jugut – burri shpëton vajzën që u përpoq të hidhej nga kati i 20-të

8 May 2025 at 21:30

Një ngjarje e jashtëzakonshme në Korenë e Jugut ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën.

Një burrë guximtar arriti të shpëtojë një vajzë të re nga vetëvrasja, në një moment dramatik që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Vajza, e cila ndodhej në gjendje të rënduar emocionale, kishte dalë në ballkonin e katit të 20-të të një ndërtese dhe ishte gati të hidhej në boshllëk. Në ato momente vendimtare, një kalimtar që ndodhej aty pranë ndërhyri pa hezitim.

😱 An incredible incident in South Korea: a man saved a girl from suicide at the last moment

The young woman was about to jump from the 20th floor, but the guy grabbed her by the hair — and after some time, with the help of other bystanders, pulled her back to safety. pic.twitter.com/py2TI5Moyw

— NEXTA (@nexta_tv) May 8, 2025

Sipas dëshmitarëve, burri arriti të kapë vajzën për flokësh në çastin e fundit, duke e ndaluar nga hapi fatal. Gjatë sekondave të tensionuara, ai mbajti vajzën të varur në ajër, duke bërë çmos për ta mbajtur, ndërkohë që kërkonte ndihmën e të tjerëve.

Fatmirësisht, disa persona që ndodheshin aty afër iu bashkuan përpjekjes dhe, me bashkëpunim, arritën ta tërheqin vajzën në mënyrë të sigurt brenda ndërtesës.

Ndërhyrja e shpejtë dhe guximtare e këtij burri dhe mbështetja e qytetarëve të tjerë mundësuan që një jetë të shpëtohej në momentin e fundit.

Ngjarja është përshkruar si një akt heroik dhe frymëzues, duke nxjerrë në pah fuqinë e solidaritetit njerëzor dhe rëndësinë e reagimit të menjëhershëm në raste emergjente. /Telegrafi/

The post Hero në momentin e fundit në Korenë e Jugut – burri shpëton vajzën që u përpoq të hidhej nga kati i 20-të appeared first on Telegrafi.

Koreja e Veriut konfirmon për herë të parë se dërgoi trupa për të luftuar për Rusinë në Ukrainë

28 April 2025 at 09:33

Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se dërgoi trupa për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.

Në një raport në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, ushtria e Phenianit pretendoi se ushtarët e saj ndihmuan forcat ruse të “çlironin plotësisht” rajonin kufitar Kursk, sipas një urdhri të dhënë nga udhëheqësi Kim Jong Un, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i Phenianit vjen vetëm disa ditë pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus Valery Gerasimov vlerësoi “heroizmin” e trupave të Koresë së Veriut, hera e parë që Moska ka pranuar publikisht përfshirjen e tyre.

Zyrtarët perëndimorë i kishin thënë më parë BBC-së se besonin se të paktën 1,000 nga 11,000 trupat e dërguara nga Koreja e Veriut ishin vrarë gjatë tre muajve.

Gerasimov gjithashtu pretendon se Moska rimori kontrollin e plotë të rajonit perëndimor Kursk të vendit – një pretendim i mohuar nga Ukraina.

Duke iu përgjigjur deklaratës, SHBA-të thanë se Koreja e Veriut tani duhet të mbajë përgjegjësinë për vazhdimin e luftës.

Inteligjenca e Koresë së Jugut dhe ajo perëndimore kanë raportuar prej kohësh se Pheniani dërgoi mijëra trupa në Kursk vitin e kaluar.

Vendimi për të vendosur trupa ishte në përputhje me një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë midis Phenianit dhe Moskës, tha KCNA.

Koreja e Veriut dhe Rusia demonstruan “aleancën dhe vëllazërinë” e tyre në Kursk, duke shtuar se një “miqësi e provuar me gjak” do të kontribuojë shumë në zgjerimin e marrëdhënies “në çdo mënyrë”.

Ajo shtoi se Koreja e Veriut do të mbështeste përsëri ushtrinë ruse.

KCNA nuk tha se çfarë do të ndodhte me trupat e Koresë së Veriut pasi të mbaronte misioni i tyre në Kursk dhe nëse ata do të ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi.

Raportet se ushtarët e Koresë së Veriut ishin vendosur për të luftuar për Rusinë u shfaqën për herë të parë në tetor, pas thellimit të lidhjeve dypalëshe midis Kim dhe Putin.

Kjo përfshinte nënshkrimin e një marrëveshjeje ku si udhëheqësi rus Vladimir Putin ashtu edhe Kim ranë dakord të mbështesnin njëri-tjetrin nëse ndonjëri vend po përballej me “agresion”. /Telegrafi/

The post Koreja e Veriut konfirmon për herë të parë se dërgoi trupa për të luftuar për Rusinë në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

26 April 2025 at 23:32

Vlera e importit të veturave nga Koreja e Jugut është rritur drastikisht vitet e fundit në Kosovë. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importit të këtyre veturave në vitin 2023 ishte mbi 9 milionë euro ndërsa në vitin 2024 shifra ka arritur të 69 milionë euro.

Bazuar në këto të dhëna në vitin 2021, vlera e importit të veturave nga Korea e Jugut në Kosovë ishte vetëm 46 mijë euro.

“Edhe për ne kjo ka qenë diçka e re”, u shpreh drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në emisionin “KallxoPërnime”.

Vlera e importeve të veturave nga Koreja e Jugut

Llugaliu tha se pas rritjes së trendit të importit të veturave nga Koreja e Jugut, kishin pasur ankesa nga qytetarët për katalogun i cili u përdor për zhdoganimin e tyre.

Për shkak që veturat nga Koreja e Jugut thotë Llugaliu ishin identik me ato të Bashkimit Evropian u përdor ai katalog.

“Kemi ardhë në përfundim që për shkak që kanë mbiprodhim me produktet vendore në Korenë e Jugut është një garë e industrisë së automjeteve që të kenë prezencën e tyre në Kore. Ndikon dhe standardi që ata janë të prirë që të kenë vetura të reja. Na u rritën ankesat shumë sepse ne përdorim një katalog që është shumë i saktë sa i përket vlerës së veturës në tregun gjerman. Veturat e përdorura janë problem dhe jo të rejat. Veturat nga Koreja janë të përdorura. E tek veturat e përdorura është shumë lehtë me u nënvlerësu me i ikë taksave, ne për këtë përdorim katalog. Për shkak që ky është produkt identik me produktin e BE ne kemi aplikuar njëtrajtshëm me katalogun e vendeve të BE-së. Vlera e tregut ka qenë si në BE”, tha ai.

Llugaliu bëri të ditur se tash e një muaj kjo ka ndryshuar. Tashmë veturat që importohen nga Koreja do të zhdoganohen me një vlerë më të ulët.

“Për shkak që ne e pamë që po rriten ankesat dhe patëm vendimin e Gjykatës Komerciale që ishte në favor të palëve. Dhe ne erdhëm në një vendim që veturat që vijnë nga Koreja, të përdorura janë bukur më lirë se tregu evropian, mesatarisht 25% për shkak të konkurrencës shumë të madhe. Vlerën e produktit e ulëm. Kjo ka ndodhë përafërsisht qe një muaj. Tash bazohemi në një mesatare. Në rastet kur ato e kanë vlerën reale që nuk e tejkalon këtë 25% nën katalog evropian, i pranohet vlera. Shumica janë ankuar, disa kanë fituar, disa jo”, tha Llugaliu.

Vetëm nga muaji korrik deri në muajin gusht të vitit 2024, Dogana e Kosovës ka marrë 443 ankesa nga qytetarë të ndryshëm, për vlerësimet rreth veturave të importuara nga Koreja e Jugut.

Sipas Doganës së Kosovës, vetëm përgjatë vitit 2024, në Kosovë janë importuar 5 mijë e 102 vetura nga Koreja e Jugut, me vlerë totale prej 69 milionë e 242 mijë eurove. Prej këtyre veturave të importuara, Dogana ka marrë 6 milionë e 806 mijë euro taksë doganore; 2 milionë e 849 mijë euro janë paguar akcizë dhe 14 milionë e 722 euro TVSH./Kallxo.com/

The post Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë? appeared first on Telegrafi.

Siria dhe Koreja e Jugut vendosin marrëdhënie zyrtare diplomatike

11 April 2025 at 08:59

Koreja e Jugut dhe Siria kanë vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike, moment historik ky për qeverinë tranzitore të presidentit sirian Ahmad al-Sharaa.

Ky veprim i ka dhënë gjithashtu një goditje armikut kryesor të Seulit, Koresë së Veriut, e cila dikur e konsideronte Sirinë si mike nën regjimin e presidentit tashmë të rrëzuar Bashar al-Assad.

Marrëdhëniet diplomatike u zyrtarizuan të enjten në Damask midis ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut Cho Tae-yul dhe ministrit të Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani.

Gjatë ceremonisë, Cho tha se Koreja e Jugut ishte e gatshme të ndihmonte rimëkëmbjen e Sirisë nga lufta e saj civile 13-vjeçare përmes investimeve të biznesit dhe ndihmës humanitare.

Al-Shaibani tha se shpresonte se Seuli do të mbështeste lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare që mbeten ndaj Damaskut, sipas një leximi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut.

Krijimi i lidhjeve formale përfundon bisedimet që filluan në shkurt me miratimin e dhënë nga kabineti i Seulit, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap, dhe vjen pasi të dyja vendet janë në mes të tranzicioneve të mëdha politike.

Fokusi i qeverisë së al-Sharaa është kthimi i stabilitetit në Siri, e cila ende po lufton me përleshje të dhunshme muaj pas rënies së Asadit.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol u fajësua zyrtarisht javën e kaluar pasi parlamenti mori mbështetje nga Gjykata Kushtetuese e vendit për shkarkimin e tij nga detyra.

Yoon filloi një krizë politike në dhjetor kur ai shpalli shkurtimisht ligjin ushtarak, duke pretenduar se forcat “antistate” dhe të Koresë së Veriut ishin infiltruar në qeveri.

Koreja e Jugut tani drejtohet nga një president në detyrë dhe votuesit do të zgjedhin zëvendësuesin e Yoon gjatë zgjedhjeve të parakohshme në qershor.

Me shtimin e Damaskut, Seuli tani ka lidhje diplomatike me të 191 anëtarët e OKB-së, duke përfshirë Selinë e Shenjtë në Romë.

Vitin e kaluar, Seuli dhe Kuba, një tjetër aleat i Koresë së Veriut, vendosën lidhje diplomatike në një lëvizje të befasishme që i dha fund dekadave të izolimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Siria dhe Koreja e Jugut vendosin marrëdhënie zyrtare diplomatike appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Jugut drejt zgjedhjeve të parakohshme, në 3 qershor zgjidhet presidentin e ri

By: Ela
8 April 2025 at 15:29

Koreja e Jugut do të mbajë zgjedhje të parakohshme presidenciale më 3 qershor për të zëvendësuar presidentin e rrëzuar Yoon Suk Yeol. Ky vendim erdhi pas një vendimi historik të Gjykatës Kushtetuese, e cila shkarkoi Yoonin nga posti për shkak të shpalljes së ligjit ushtarak në dhjetor 2024, një veprim që u konsiderua antikushtetues. Sipas […]

The post Koreja e Jugut drejt zgjedhjeve të parakohshme, në 3 qershor zgjidhet presidentin e ri appeared first on BoldNews.al.

Hyundai nuk do të rrisë çmimet në përgjigje të tarifave të reja amerikane, thotë shefi i kompanisë

7 April 2025 at 15:39

Shefi i Hyundai, José Muñoz ka premtuar se “nuk do të rrisë çmimet” dhe në vend të kësaj do të “gëlltisë” tarifat e reja 25% të importit të SHBA-së që kanë hyrë në fuqi.

Duke folur në panairin e motorëve në Seul të Koresë, Muñoz konfirmoi se ndërsa marka ishte “ende duke vlerësuar” njoftimin, ai nuk do të ndikonte te klientët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara janë një “treg shumë, shumë i rëndësishëm” për Hyundai, tha Muñoz.

Vitin e kaluar, 20% e 4.14 milionë shitjeve të saj ishin në SHBA.

Ai shtoi: “Ne e pamë njoftimin më herët këtë mëngjes [në Kore]. Nuk ishte një surprizë. Ne nuk po e shikojmë atë në një afat më të shkurtër, por në një afat më të gjatë”.

Ai shtoi: “Ne duhet të ofrojmë një produkt konkurrues. Ne nuk do të rrisim çmimet”.

Komentet e tij pasojnë lajmin e 2 prillit se, pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje dhe bisedimeve ndërqeveritare, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkuar përpara me një tarifë të re 25% të importit për të gjitha makinat jo të prodhuara në SHBA.

Një tarifë identike për pjesët e makinave do të pasojë në të ardhmen.

Pjesa më e madhe e prodhimit të saj zhvillohet në Korenë e Jugut, por ajo gjithashtu ka një numër të fabrikave të tjera të përhapura në të gjithë botën.

Për shembull, Tucson, më i shituri i tij në SHBA, është bërë për tregun amerikan në Alabama.

Fabrika ndërton gjithashtu modele të tregut lokal Elantra, Sonata, Santa Fe dhe Santa Cruz.

Ndërsa Hyundai do të shmangë taksat e importit për këto makina, taksat për pjesët ka të ngjarë të ndikojnë në firmën koreane. /Telegrafi/

The post Hyundai nuk do të rrisë çmimet në përgjigje të tarifave të reja amerikane, thotë shefi i kompanisë appeared first on Telegrafi.

Gjykata konfirmon shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut

4 April 2025 at 07:54

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka konfirmuar shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, i cili u shkarkua në dhjetor pasi shpalli gjendjen ushtarake.

Vendimi për të nxjerrë trupa ushtarake në rrugë shkaktoi krizën më të rëndë politike në dekada në vend, shkruan skynews.

Gjykata vendosi të mbështesë shkarkimin, duke thënë se udhëheqësi konservator “shkeli detyrën si komandant i përgjithshëm duke mobilizuar trupa” kur shpalli gjendjen ushtarake.

Gjithashtu u tha se presidenti kishte ndërmarrë veprime “përtej kompetencave të përcaktuara në kushtetutë”.

Mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit u mblodhën me mijëra në qendër të Seulit duke pritur vendimin ndërsa kritikët reaguan me gëzim kur vendimi u bë publik në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Politikani 64-vjeçar tronditi deputetët, publikun dhe aleatët ndërkombëtarë në fillim të dhjetorit kur shpalli gjendjen ushtarake, që do të thoshte se të gjitha ligjet ekzistuese për civilët u pezulluan dhe u zëvendësuan me ligjin ushtarak. Pas shpalljes së papritur të gjendjes ushtarake, Yoon dërgoi qindra ushtarë dhe oficerë policie në Asamblenë Kombëtare.

Ai ka argumentuar se veproi për të ruajtur rendin, por disa oficerë të lartë të ushtrisë dhe policisë të dërguar atje kanë dëshmuar në seanca dëgjimore dhe hetime se Yoon u kishte dhënë urdhër të tërhiqnin me forcë politikanët për të penguar një votim në kuvend mbi dekretin e tij.

Gjendja e emergjencës pas shpalljes së gjendjes ushtarake nga Yoon zgjati vetëm rreth gjashtë orë, pasi parlamenti votoi për ta bllokuar dekretin.

Vendimi unanim për të mbështetur shkarkimin e presidentit nga parlamenti dhe për ta larguar Yoon nga detyra kërkonte mbështetjen e të paktën gjashtë nga tetë gjyqtarët e gjykatës.

Në janar, Yoon u arrestua dhe u akuzua veçmas nga prokurorët për rebelim në lidhje me dekretin e tij — një akuzë që, nëse dënohet, mund të sjellë dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Koreja e Jugut duhet të mbajë zgjedhje të përgjithshme brenda dy muajsh për të zgjedhur një udhëheqës të ri.

Lee Jae-myung, udhëheqësi i Partisë Demokratike opozitare liberale, është favoriti kryesor për t’u bërë presidenti i ardhshëm i vendit. /Telegrafi/

The post Gjykata konfirmon shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut appeared first on Telegrafi.

❌
❌