Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zhvatja e pronave në Ksamil, ana e errët e “Maldiveve të Evropës”

By: user 4
9 July 2025 at 13:20

Nga Lindita Çela

Në fillim të viteve ’80, Ksamili ishte një nga rezervatet më të mëdha të kafshëve të egra në Shqipëri, i mbushur me derra, çakej dhe kaproj, ndërsa rruga për të shkuar aty kalonte nëpër një tunel të krijuar natyrshëm nga portokallet dhe ullinjtë. Në këtë qytezë, e ndërtuar mbi bazën e punës vullnetare nga e gjithë Shqipëria, jetonin rreth 500 familje, shumica e të cilave nuk kishin banesa fikse, por banonin në kapanonet e ngritura për vullnetarët.

Ishte një parajsë mbi tokën shqiptare, ndaj dhe qeveria e Aleksandër Meksit, duke parë potencialin turistik të zonës, vendosi të mos zbatojë ligjin për ndarjen e tokës për anëtarët e ndërmarrjes bujqësore të fermës së Ksamilit, me arsyetimin se ajo do të përdorej për projekte madhore turistike.

I ndarë në 96 parcela virtuale pa kufij realë në terren, të dhëna dikur nga Mbretëria e Zogut për familje gjirokastrite, Ksamili është kthyer në qytezën ku zor se gjen kënd që nuk është dyerve të gjykatës, qoftë ky pretendent për t’u shpallur pronar, apo dhe i shpallur “investitor strategjik” nga qeveria.

Përgjatë 35 viteve, ajo që dikur quhej “perla e jugut” është zhytur në paligjshmëri, kaos dhe shëmti urbane. Ndërtime të shëmtuara, mungesë uji, rrjet i degraduar kanalizimesh dhe plazhe të zaptuara janë pasojat më të dukshme, ndërsa dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë një histori mafioze që nis me kultet fetare, sekserët e tokave, policët që marrin para për të lejuar ndërtime, drejtorë legalizimesh dhe hipotekash që zhvatin çdo gjë, e gjykata shqiptare që certifikojnë me lehtësi vendime tapish, duke e kthyer Ksamilin në një qytezë ku krimi i organizuar dhe interesat politike kanë lënë vulën e tyre të shëmtisë.

Prona, gjyqet dhe krimi i organizuar

Pas më shumë se 20 vitesh të kaluara mes dyerve të gjykatave dhe zyrave të hipotekave, Lirika Çoçoli përjetoi një ndjesi çlirimi në maj të vitit 2022, kur hodhi firmën për shitjen e rreth 20 hektarëve tokë në Ksamil, një sipërfaqe e konsiderueshme buzë detit, pranë zonës së njohur si “Pema e Thatë” dhe resortit luksoz Arameras.

Për të finalizuar shitjen, ajo kishte arritur të bindte edhe 33 trashëgimtarët e tjerë të Sulo Hysen Çoçolit, një ish-bej i njohur i zonës, të firmosnin dokumentacionin përkatës. Frika se nuk do të arrinin kurrë të gëzonin pronën e të parëve, i bashkoi të gjithë në një qëllim të përbashkët.

Edhe pse trashëgimtarët kishin fituar të drejtën e pronësisë përmes vendimeve gjyqësore, një pjesë e konsiderueshme prej 1320 hektarësh që ata pretendojnë se i përkiste stërgjyshit të tyre, nuk mund të regjistrohej në emrat e tyre për shkak të refuzimit të zyrës lokale të kadastrës në Sarandë.

Dokumentet tregojnë se mes palëve, institucioneve vendore dhe Avokaturës së Shtetit janë zhvilluar dhjetëra padi e kundërpadi, deri në korrik të vitit 2014, kur trashëgimtarët siguruan një titull ekzekutiv për regjistrimin e pronës.

“Prej vitesh nuk ia dolëm ta regjistronim, ndërkohë që prona jonë filloi edhe të zaptohej jo vetëm nga njerëz me pushtet, por dhe nga ndërtime pa leje,” – tha për “shteg.org”, një prej trashëgimtarëve të këtij fisi, Edlira Barbullushi.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, autoritetet zvarritën shqyrtimin e çështjes për më shumë se një dekadë, duke pretenduar për mbivendosje pronash.

“Na thoshin se kishte mbivendosje, ndaj nuk mund të regjistrohej prona. Në fund, nuk na mbeti tjetër veçse ta shisnim,” – tregon Lirika Çoçoli.

I vetmi që pranoi të merrte përsipër zgjidhjen e problemit me institucionet shtetërore ishte Klajdi Merkaj, një ndërtues i ri, atëherë i konsideruar i suksesshëm në sektorin e ndërtimit.

Kompania e tij, “Merkaj Invest”, kishte siguruar leje ndërtimi në disa nga zonat më të lakmuara të Tiranës, me projekte me vlera miliona euro.

“Ata morën përsipër që brenda një periudhe të ekzekutonin vendimin e gjykatës, të nxirrnin certifikatat e pasurive për të gjithë trashëgimtarët, ndaj edhe ne nënshkruam kontratën e porosisë duke i përcaktuar mirë kushtet,” – thotë Lirika.

Sipas kontratës së porosisë që trashëgimtarët nënshkruan me kompaninë, Merkaj merrte përsipër ekzekutimin e vendimit gjyqësor, nxjerrjen e certifikatave të pasurisë dhe përfundimin e procesit të regjistrimit brenda gjashtë muajve. Pagesa për tokën u caktua në 45 euro/m².

Megjithatë, sipas dëshmisë së Edlira Barbullushit, vlera reale e përfituar nga shitja ishte sa gjysma e çmimit të dakortësuar.

Pas kontratës, dyert e zyrës së kadastrës në Sarandë, të mbyllura për më shumë se një dekadë, u hapën brenda pak muajsh.

“Duke qenë se nuk e regjistronim dot, nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta shisnim, edhe pse çmimi i dakortësuar në kontratë në të vërtetë përfundoi sa gjysma e tij,” – tregon Barbullushi.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se Klajdi Merkaj ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Franc dhe Hajdar Çopjes, dy vëllezër të njohur në botën e krimit, të akuzuar për vrasje me pagesë, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas vendimeve të gjykatës dhe komunikimeve të përgjuara në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, Merkaj identifikohet si personi që menaxhonte vlera të mëdha monetare “cash” për llogari të Franc Gergely (Çopja), duke bërë transferime nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

Në biseda me Franc Çopjen, Merkaj e informonte rregullisht për ecurinë e projekteve dhe kërkonte shuma të mëdha parash për “të lëvizur punët”.

“Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely,” – thuhet në vendimin e gjykatës.

Klajdi e informonte Çopjen për ecurinë e projekteve dhe i kërkonte shuma të konsiderueshme parash sa herë i dilte nevoja.

“Për të dy vendet jemi konsumuar lart për t’u realizu. Kemi marrë ok,” – i shkruan ai Franc Çopjes, ndërkohë që komunikimet e tyre u bënë pjesë e një dosjeje të zgjeruar të Gjykatës së Posaçme mbi organizatën “Çopja”.

Rrjeti i Çopjas dhe milionat që lanë Shqipërinë


Nëse dikush do të kërkonte të kuptonte sesi krimi i organizuar në Shqipëri evoluon nga rruga në institucione, nga dhuna në ndërtim, nga errësira në fasadë të ndritshme urbane, mjafton të ndjekë gjurmët e organizatës kriminale “Çopja”. E ngritur nga dy vëllezër nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja, kjo organizatë u kthye nga një grup shpërndarësish të thjeshtë kokaine në një rrjet të fuqishëm që operonte në trafik ndërkombëtar droge, vrasje me pagesë dhe pastrim të sofistikuar parash përmes sektorit të ndërtimit dhe financës në Shqipëri.

Rruga e tyre nisi në Itali, aty ku në mesin e viteve 2000, dy vëllezërit nisën të shpërndanin kokainë në lagje periferike. Shpejt, lidhjet me furnitorët u thelluan, rrjeti u zgjerua dhe aktiviteti kaloi kufijtë e Italisë. Në më pak se një dekadë, emri “Çopja” u bë i njohur në qarqet kriminale të Belgjikës, Holandës dhe Britanisë së Madhe, ku organizata shquhej për efikasitetin në trafikimin e kokainës dhe përdorimin e dhunës pa kompromis kundër rivalëve.

Në vitet 2018–2020, organizata akuzohet për të paktën shtatë vrasje dhe dy plagosje, në përpjekje për të eliminuar grupin rival “Alibej”. Por ajo që e veçon këtë organizatë nuk është vetëm brutaliteti, por mënyra se si ajo kërkoi të ngjitej në sipërfaqe, duke “larë” paratë në rrjedhën e sipërmarrjes legale, sidomos përmes ndërtimit në Tiranë.

Në prillin e vitit 2019, grupi u përfshi edhe në një prej krimeve më të bujshme në vend, grabitjen me armë të 4.6 milionë eurove brenda pistës së aeroportit të Rinasit, një akt që, sipas SPAK, u krye nën drejtimin dhe me logjistikën e organizatës Çopja.

Në vitin 2020, Franc Çopja u zhvendos në Dubai, një strehë e preferuar për kriminelët shqiptarë që kërkojnë të shmangin arrestimin apo atentatet. Prej andej, ai nisi të menaxhonte transferimin e miliona eurove nga aktivitetet e paligjshme në ndërtim, blerje pronash dhe investime që nuk do të tërhiqnin vëmendje.

Vetëm gjatë atij viti, ai solli në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro cash, një vit më pas, në 2021, dyshohet se një shumë edhe më e madhe, rreth 15.4 milionë euro, u përdor për blerjen e lingotave të arit.

Paratë përdoreshin, zhvendoseshin, fshiheshin dhe shndërroheshin në investime legale nëpërmjet një rrjeti të ndërlikuar kompanish dhe bashkëpunëtorësh. Kompania “Elba Beton” dyshohet të jetë një nga ndërmjetësit më të rëndësishëm të pastrimit.

E themeluar në vitin 2001 nga Arben Lamçja, një ish i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe një figurë e afërt me Çopjan, kjo kompani u transferua më vonë në emër të Arjan Ormenajt, por Lamçja mbeti kontrolluesi real.

Në komunikimet e siguruara nga prokuroria, ai kërkon miratimin e Franc Çopjas për një investim ndërtimi me vlerë dy milionë euro.

Përveç sektorit të ndërtimit, një tjetër hallkë e rëndësishme e pastrimit të parave ishin pikat e këmbimit valutor. Një nga këto pika, “B.Lika, Çimi & Keni”, ndodhej në zemër të Tiranës, përballë Bankës së Shqipërisë. Prokuroria ka dokumentuar se aty janë mbajtur cash rreth 2.3 milionë euro për llogari të Çopjas.

Në një rast tjetër, një farmacist me emrin Dorjan Dyli ka tërhequr 121 mijë euro nga kjo pikë për të paguar këstin e parë të një apartamenti në një pallat të identifikuar si “me fasadë të kuqe”, përballë Fakultetit Ekonomik.

Pjesa tjetër e shumës, 236 mijë euro në total, është mbuluar me një kredi fiktive të marrë në bankë dhe më pas shlyer me para të pista.

Në korrik 2023, pas hetimesh të gjata dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, organizata “Çopja” u godit në kuadër të operacionit “Gorgon”.

U arrestuan dhjetëra persona në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë dhe Holandë. Franc Çopja u arrestua në Dubai dhe u ekstradua në Belgjikë si urdhërues i një vrasjeje që kishte lidhje me prishjen e pazareve të drogës. Lamçja u arrestua në Kosovë dhe u ekstradua, ndërsa Ormenaj është ende në kërkim.

Hetimet zbuluan se organizata kishte filluar të përdorte edhe teknologjinë moderne për të shmangur gjurmët e pasurive.

Përmes përdorimit të kriptovalutave dhe skemave të sofistikuara digjitale, grupi realizonte transferta të fshehta, pagesa të koduara dhe mbante asete të mëdha në kuleta digjitale. Falë bashkëpunimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit me EUROPOL dhe policisë së Belgjikës, Holandës dhe Spanjës, u arrit të gjurmohej dhe sekuestrohej një vlerë mbi 10 milionë dollarë amerikanë në kriptovaluta. Ky ishte sekuestrimi më i madh digjital i bërë ndonjëherë nga autoritetet shqiptare.

Më 28 nëntor 2024, Gjykata e Posaçme miratoi sekuestrimin e aseteve të organizatës, që përfshin 4 llogari bankare me afro 130 mijë euro, 4 vila me truall, një hotel në Tiranë, 14 troje ndërtimi, 4 garazhe, 5 njësi shërbimi, 3 apartamente, njëri prej tyre dublex, dhe një shoqëri tregtare me të gjitha llogaritë përkatëse.

Prokuroria e Posaçme deklaron se vetëm gjatë vitit 2022, organizata ka transferuar rreth 7.5 milionë euro në Shqipëri përmes strukturave financiare të sofistikuara që synonin pastrimin e parave të drogës përmes investimeve në ndërtim.

Prona prej 20 hektarësh në Ksamil, me tu regjistruar nga kadastra shtetërore, u shit me një vlerë prej 18 milionë eurosh.

“Na e zaptonin, nuk kishim mundësi ta mbronim më. E shitëm sepse nuk kishim zgjidhje tjetër,” – u shpreh një prej trashëgimtarëve Çoçoli për “shteg.org”.

Blerësi rezulton të jetë Endri Merkaj, binjaku i Klajdit, i cili mori në pronësi kompaninë “Merkaj 3” sh.p.k., e themeluar në vitin 2013 me aktivitet tregtar në shitjen e gomave. Aktualisht, kompania ka kaluar në sektorin e ndërtimit.

Endri Merkaj nuk iu përgjigj kërkesës së “shteg.org” për koment deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa prona në fjalë nuk figuron në listën e pasurive të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me vëllezërit Çopja.

“Çështja është në fazë hetimi dhe për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të bëhen publike më shumë informacione,” – deklaroi Prokuroria e Posaçme.

Trashëgimtarët e Sulo Çoçolit nuk janë të vetmit që kanë gjetur “zgjidhje” përmes personave që garantojnë firmosje të dokumenteve në institucionet shtetërore.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “shteg.org” në Ksamil janë me qindra procese gjyqësore të hapura mes trashëgimtarëve të ish-çifligarëve dhe “pronarëve” të rinj që janë shpallur të tillë me dokumente të falsifikuara dhe të legalizuara nga vendime gjykatash apo komisione të kthimit të pronave.

Ka dyshime se mijëra hektarë tokë në Ksamil janë tjetërsuar nëpërmjet falsifikimeve.

Aq e madhe është katrahura, sa ish-kryetari i task-forcës së Qeverisë Rama, Alket Hyseni, deklaroi se shteti duhet të marr detin për të kompensuar “pronarët” e shpallur me vendime gjykatash.

“Ksamili është 1320 hektarë. Për të mbuluar të gjithë ‘pronarët’, na duhen 3 mijë hektarë, pra duhet të hyjmë në det. Tani kanë marrë edhe Parkun e Butrintit,” – deklaroi Hyseni në cilësinë e kryetarit të taks-forcës së kabinetit të parë të qeverisë Rama.

“Pika e vogël” që po fundos Ksamilin

Rreth 33 vjet më parë, Bashkim Dulaj u vendos në kodrën e Manastirit, në hyrje të qytezës së Ksamilit. Asokohe, në këtë zonë të izoluar, shtëpitë e banimit numëroheshin me gishta, ndërsa i vetmi objekt i mbetur ishte një repart i braktisur ushtarak.

Me punë të ndershme dhe kursime nga emigracioni, Dulaj ndërtoi një shtëpi për familjen e tij. Legalizimi i saj u bë bashkë me 500 metra katrorë tokë, ndërsa ai ruan ende çdo dokument dhe pagesë që ka bërë në emër të shtetit për të drejtën e pronësisë. Sot, ai jeton aty me fëmijët dhe familjen.

Lagjja e Manastirit numëron mbi 200 shtëpi, të ndërtuara nga banorë të ardhur kryesisht nga zonat përreth. Pjesa më e madhe e tyre nuk zotëron dokumente pronësie, përveç faturave të legalizimit.

“Ne prisnim të merrnim tapitë e shtëpive, sepse kemi paguar çdo gjë sipas ligjit. Por më pas mësuam se procesi ishte pezulluar me urdhër nga lart,” – thotë Bashkimi.

Pak prej tyre kanë arritur të marrin certifikata pronësie, ndonëse u janë bërë premtime të përsëritura në çdo cikël zgjedhor.

Ndërkohë që banorët kërkonin zgjidhje nga institucionet, qeveria në Tiranë kishte plane të tjera për këtë zonë të lakmuar buzë detit, një nga pjesët më të vlerësuara të bregdetit shqiptar.

Në vitin 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi një projekt zhvillimor me vlerë 28 milionë euro: “Ksamil Seaside Resort & Residential – The Mirrors, Faza I”, i financuar nga shoqëria “Premium Finance Invest”.

Resorti është i parashikuara të zhvillohet në një sipërfaqe prej 139.358 m2 ku do të ndërtohen vileta dy katëshe me një sipërfaqe ndërtimi 32.575 m2.

Dokumentet tregojnë se vendimi u mor në të njëjtën periudhë kur banorët e Manastirit u informuan për pezullimin e procesit të certifikimit të pronave të tyre, ndërsa pronarët i ofruan institucioneve lokale edhe objektet që sipas tyre ishin ndërtuar në mënyrë informale.

Projekti për ndërtimin e resortit është firmosur nga ish-ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa prona që do të ndërtohet resorti figuron të jetë Ilirjana Demiraj Çoçoli, një prej trashëgimtareve të familjes Çoçoli.

Për ironi, ndërkohë që një pjesë e qeverisë mbështeste projektin dhe e konsideronte si zhvillim strategjik turistik, një pjesë tjetër e saj përballej në gjykatë me po të njëjtët trashëgimtarë për pronësinë e tokave në zonë.

Avokatura e Shtetit, bashkë me zyrat lokale, është përfshirë në një proces të gjatë gjyqësor ndaj trashëgimtarëve të Isuf Çoçolit, të cilët pretendojnë pronësinë mbi një sipërfaqe prej 1.320 hektarësh në Ksamil.

Sipas tyre, toka e trashëguar përfshin kufijtë “nga njëra anë deti, nga ana tjetër lumi Vivar, liqeni i Djallanit dhe kullota pranë Manastirit të Shën Gjergjit”.

Proceset gjyqësore janë zhvilluar mbi vendime të Komisionit Vendor të Kthimit të Pronave në Qarkun Vlorë, dhënë në vitet 2006–2007. Avokatura e Shtetit ka kundërshtuar vendimet, duke pretenduar se janë dhënë në shkelje të ligjit dhe cenojnë pronësinë shtetërore.

Sipas dokumenteve të Arkivit Shtetëror, Avokatura ka pretenduar bashkëpronësi të tokave të përfshira dhe ka listuar një sërë ligjesh të shkelura, përfshirë ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit” dhe ligjin “Për rezervat ujore”.

“Prona ndodhet në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit dhe përfshin edhe bregun e detit, çka e bën vendimin e komisionit të pavlefshëm,” – thuhet në një nga paditë e Avokaturës.

Gjithsesi, pavarësisht përpjekjeve, Avokatura e Shtetit e ka humbur betejën në Gjykatën e Lartë. Ironikisht, një nga përfitueset kryesore të këtij vendimi është pikërisht Ilirjana Demiraj Çoçoli, trashëgimtare dhe pronare e tokës mbi të cilën do të ndërtohet resorti luksoz në plazhin e Pasqyrave.

Ish-ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e ka cilësuar ndërtimin e këtij resorti si një “pikë të vogël” të projektit zhvillimor të turizmit në Ksamil. Por për banorët, kjo “pikë” po shndërrohet në fundin e shtëpive të tyre.

Sipas dëshmive, kompania që ka marrë lejen e ndërtimit ka vendosur tabela me planin e projektit pikërisht në zonën ku ndodhen banesat aktuale të banorëve të Manastirit.

Ky veprim ka shkaktuar protesta dhe frikë të përhapur mes familjeve, të cilat, megjithëse nuk janë zyrtarisht të njoftuar për ndonjë vendim për shembje, ndihen të kërcënuar nga çdo zhvillim i mëtejshëm.

“Tabelat janë sinjali i parë se do të humbasim shtëpitë dhe jetën që kemi ndërtuar me mund në këto vite,” – deklaruan ata për “shteg.org”.

Dokumentet tregojnë se, të paktën 19 banesa në Manastir janë evidentuar si ndërtime in-formale për të cilën është kërkuar shembja e banesave nga IKM-të apo mos vijimi i procedurave të legalizimit nga strukturat lokale në Sarandë.

Të gjithë të kërcënuar

Në fillimverën e vitit 2019, Ksamil u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare kur ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij Carla Bruni qëndruan në një resort luksoz në zonë, ndërsa Bruni mbajti një koncert në Teatrin Antik të Butrintit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës.

Më 22 qershor, Kryeministri Edi Rama publikoi qëndrimin e çiftit presidencial në rrjetet sociale, duke e cilësuar eventin si “foto e ditës” ndërsa pamjet tregonin momente relaksimi mes dy familjeve. Media zbuloi se çifti presidencial francez qëndroi në resortin “Kep Merli” e që nga ajo kohë, personazhe të njohur si vajza e Presidentit të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump apo edhe Mira Murati janë përfolur se kanë pushuar aty, ndërsa gjiri i Ksamilit është cilësuar nga shumë si një prej më të bukurve në vend, shpesh i krahasuar me “Maldivet Shqiptare”.

Pavarësisht luksit që gëzojnë personazhet e famshëm dhe privatësisë që ofron resorti me 63 vila, dokumentet tregojnë një realitet tjetër.

Banorët e Manastirit nuk janë të vetmit që ndihen të “kërcënuar” nga vendimet e gjykatave që njohin dhe u rikthejnë pronat me dokumente të kontestueshme.

Projekti i vlerësuar nga qeveria si “investim strategjik” në turizëm, rezulton të ketë mbivendosje me pronat e rikthyera të trashëgimtarëve të Isuf Çoçolit.

Për këto prona, Avokatura e Shtetit ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për ligjshmërinë e akteve, nëpërmjet të cilave ndër vite janë dhënë vendime nga zyrat lokale për kthimin dhe kompensimin e pronave, të cilat më pas janë ligjëruar me vendime gjykate.

Dokumentet tregojnë se gjiri ku është miratuar leja e ndërtimit, në maj të vitit 2005 ishte pronë shtetërore, ndaj kompanisë iu dha statusi “person i stimuluar”.

Ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2009, për “rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat e zhvillimit të turizmit”, i dhanë të drejtë subjekteve që kishin këtë status të kalonin pronësinë dhe të privatizonin truallin me të cilin më herët kishin nënshkruar marrëveshje me shtetin shqiptar. Kjo e drejtë parashikohet edhe në rastin kur mbi truallin zonë e stimuluar ka pronarë të cilët janë njohur si të tillë pas vendimit të dhënies së statusit “person i stimuluar”.

Shoqëria që qëndron pas resortit turistik “Kep Merlit” aplikoi për privatizimin e truallit ku ishte ngritur resorti, ku sipas vendimeve gjyqësore, një sipërfaqe prej 210.469 m² i ishte njohur trashëgimtarëve Çoçoli.

Një vendim qeverisë Rama dhënë më 2015 hapi rrugën privatizimit të pronës duke miratuar edhe shpronësimin e trashëgimtarëve të Isuf Çoçolit për këtë sipërfaqe.

Por, pavarësisht vendimit te qeverisë, procesi u ndërpre papritur. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezulloi procedurën e privatizimit pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar.

Në 2021 kur ASHK vijoi me lëshimin e faturës për blerjen e tokës u konstatua se kishte pasaktësi në mënyrën e llogaritjes se çmimit dhe në rilevimin topografik të zonës, pa-saktësi këto të konstatuara edhe nga Drejtoria e Apelimit dhe Bashkëqeverisjes.

Në tetor të 2021 një vendim i dalë nga ky institucion urdhëron ASHK-në të përmirësojë regjistrin kadastral dhe të vijojë procedurat e kalimit të pronësisë, por nuk është ekzekutuar nga kadastra lokale.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) nuk iu përgjigj kërkesave për koment mbi gjetjet e “shteg.org” lidhur me çështjet e regjistrimit të pasurive në Ksamil.

Ndërkohë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, e cila në shtator të vitit 2019 i akordoi kompanisë statusin e investitorit strategjik për realizimin e projektit “Kep Merli Eco Resort”, me një vlerë të parashikuar prej 78 milionë euro dhe një sipërfaqe prej 250 mijë metrash katrorë, sqaroi për “shteg.org” se kompetencat për çështjet e regjistrimin e pasurisë i përkasin ASHK-së, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë zhvilluese deklaruan se statusi i investitorit strategjik ka qenë më shumë formal sesa funksional.

“Procedura e dhënies së statusit të investitorit strategjik nuk ka qenë as efektive dhe as funksionale në praktikë për një projekt të përmasave dhe kompleksitetit të ‘Kep Merli’. Ai është trajtuar më tepër si një formulë teorike në letër sesa si një mekanizëm real dhe i zbatueshëm që ofron përfitime konkrete, mbështetje institucionale apo përshpejtim të proceseve administrative,” – u shpreh kompania për “shteg.org”.

Ligji për investimet strategjike, i miratuar nga Kuvendi në vitin 2015, synonte të nxitë investimet në turizëm dhe sektorë të tjerë të prioritarë për zhvillimin ekonomik.

Çdo investim mbi 5 milionë euro, që krijon të paktën 80 vende pune, përfiton këtë status dhe përfshin mbështetje infrastrukturore nga shteti, si lidhje energjetike, ujësjellës, kanalizime dhe rrugë.

Të dhënat tregojnë se përfitimet më të mëdha nga këto procedura të thjeshtuara dhe të përshpejtuara i kanë marrë një grusht biznesmenësh vendas.

Fillimisht, afati për aplikim për statusin përfundonte në dhjetor 2018, por është shtyrë disa herë.

Në mars 2024, afati u shty sërish deri më 31 dhjetor, mes debateve të forta politike dhe mungesës së kuorumit parlamentar.

Një studim i organizatës “Qëndresa Qytetare” në vitin 2021 tregoi se shumica e investimeve të miratuara ishin vendase, të fokusuara në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, ndërsa transparenca dhe përfshirja e komuniteteve lokale ka qenë thuajse inekzistente.

Ekspertë dhe përfaqësues të opozitës e kanë kritikuar ligjin si mjet që lehtëson shpronësimet dhe krijon presion ndaj pronarëve legjitimë, duke favorizuar kompani të lidhura me interesat qeveritare.

Për më tepër, kritikohet fakti që ligji ndërhyn në marrëdhëniet mes pronarëve privatë dhe investitorëve, duke ushtruar presion mbi pronarët për të pranuar marrëveshje, pasi në të kundërtën, shteti mund të ndërhyjë me shpronësime, shpesh për një vlerë më të ulët sesa ajo e tregut.

Një pronë fantazmë në zemër të Ksamilit

Ndërsa banorët e Manastirit përballen me vendime të diskutueshme që u rrezikojnë pronat, një tjetër histori në Ksamil hedh dritë mbi mënyrën se si prona publike është përvetësuar përmes dokumentesh të dyshimta, aktesh noteriale dhe vendimesh gjyqësore të kontestuara.

Në maj të vitit 2006, një shtetas me emrin Rebani Bocai i dha Kryegjyshatës Botërore Bektashiane një shumë prej 2 miliardë lekësh për të blerë një pronë në Ksamil që, sipas pretendimeve të kryegjyshatës, i përkiste asaj. Në kontratën e nënshkruar mes tij dhe Komitetit Bektashian, përfaqësuar nga Baba Besnik Fekushi, thuhet se pagesa u krye jashtë zyrës noteriale. Vetëm tre muaj më vonë, Bocai nënshkroi një kontratë të dytë, kësaj here marrëveshje qiraje për të njëjtën pronë, me vlerë 100 mijë dollarë për një afat 99-vjeçar, që do të paguhej në dy këste.

Bëhej fjalë për një sipërfaqe prej 137 hektarësh kullotë në Ksamil, një tokë dikur e përbashkët mes familjeve të mëdha gjirokastrite dhe institucioneve fetare, siç është “Teqeja e Zallit”. Secili prej tyre kishte një pjesë të caktuar të kësaj pasurie virtuale. Fjala vjen “Teqeja e Zallit” kishte 6/96 dikush tjetër 2/96 e kështu me radhë. Ata merrnin të ardhurat nga administrimi i këtyre kullotave të cilat ende nuk kishin kufij në terren, por vetëm sipërfaqe virtuale.

Në korrik të vitit 2006, një vendim i Gjykatës së Sarandës e njohu pronën në fjalë si pronësi të Teqesë, bazuar në një “zotim” të vitit 1927 sipas të cilit sipërfaqja ishte blerë nga Zylejha dhe Hanëme Riza Çoçoli.

Pavarësisht se dokumentet e zyrave të pronave përfshinin plot 8 vendime kontradiktore, prona në vitin 2009 u regjistrua përfundimisht në emër të Kryegjyshatës Bektashiane.

Pas regjistrimit, prona u nda dhe një pjesë e saj, rreth 250.000 m², përfundoi në duart e Rebani Bocait. Aty nisi një seri shitjesh me ritëm të shpejtë: toka kalonte nga një emër në tjetrin, përmes kontratave, garancive bankare, noterëve dhe regjistrimeve zyrtare.

Pjesë të pronës iu shitën shoqërisë “Dola” sh.p.k., “Ksamil Investment”, u përdorën për garanci në Union Bank, kaluan në pronësi të bankës Credins dhe madje përfunduan edhe tek përmbarues privatë.

Emra të tjerë si Bujar Nurka, Shkëlqim Beshiri, Rahman Selmanllari, Erion dhe Dashnor Cenokaci dolën si pronarët e radhës të tokës që fillimisht nuk ekzistonte.

Sipas një vendimi të vitit 2012, edhe vetë Bocait iu shpronësua një pjesë e tokës, që më pas kaloi në emër të palëve të tjera.

Banorët që jetonin në ato troje, shpesh pa dokumente, nisën të merrnin njoftime qiraje nga persona të panjohur. Disa protestuan, të tjerë u ankuan në komuna, shumë heshtën.

Komuna e Ksamilit nisi një betejë ligjore, kërkoi pavlefshmërinë e vendimit nr. 188, nisi kallëzim penal dhe përmes një relacioni drejtuar KLD-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë, pretendoi se toka ishte publike, se dokumentet ishin false dhe vendimet ishin marrë në shkelje të çdo ligji.

Petrit Aliaj ishte gjyqtari që gjatë viteve 2006–2009 firmosi katër vendime që e njohën tokën si pronë të Kryegjyshatës. Vendimet e tij filluan me një sipërfaqe të vogël, por përmes interpretimesh gjyqësore dhe pa asnjë hetim të thelluar mbi origjinën e dokumenteve, ai e zgjeroi pronën deri në 137.5 hektarë.

Pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në vitin 2013, Gjykata dënoi tre zyrtarë të AKKP-së Petraq Puleri (1 vit e 6 muaj burg), Besnik Dine dhe Emiljana Pandazo (me nga 6 muaj) për shpërdorim detyre.

Edhe pse çështja penale provoi se prona ishte përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara, vendimi i kthimit të pronës nuk u shfuqizua.

Përpjekjet e dështuara të qeverisë

Në kuadër të nismave për të ndalur abuzimin me tokat publike, qeveria “Rama” ngriti një task-forcë për verifikimin e vendimeve të dyshimta. Por prona e përfituar nga Kryegjyshata mbeti e paprekur.

As konkluzionet e grupit të punës të drejtuar nga Kryeministri nuk mjaftuan për të rrëzuar zinxhirin e falsifikimeve që qëndronte në bazë të pronësisë.

Më 30 maj 2018, Gjykata e Sarandës, me trup gjykues të përbërë nga Pëllumb Vehbi, Pashk Gjaci dhe Sokol Pina, rrëzoi padinë e ngritur nga Këshilli i Ministrave ndaj Kryegjyshatës.

Avokatura e Shtetit solli prova që tregonin se dokumenti i vitit 1927, mbi të cilin bazohej pronësia, ishte fals. Në të thuhej se toka ishte blerë nga dy vajzat e Riza Çoçolit, Zylejha dhe Hanëme.

Por një verifikim në regjistrat civilë vërtetoi se Çoçoli kishte vetëm një vajzë dhe një djalë, Selfo Çoçoli. Personazhet e aktit noterial rezultonin të sajuar.

Megjithatë, gjykata refuzoi të marrë në shqyrtim vërtetësinë e dokumentit, duke argumentuar se “njohja e pavërtetësisë së këtij dokumenti nuk është objekt i drejtpërdrejtë i këtij gjykimi.” një dokument i lëshuar nga Zyra e Hipotekës në Delvinë në vitin 1996, që i njihte pronësinë Kryegjyshatës, nuk ekziston më.

ZVRPP Sarandë konfirmoi se nuk figuron në asnjë inventar dhe nuk gjendet në librat hipotekorë.

Gjykata e justifikoi këtë mungesë duke cituar djegien e arkivit të Hipotekës së Delvinës gjatë trazirave të vitit 1997 dhe e quajti të pabazuar çdo pretendim për falsifikim.

“Gabimet e nëpunësve nuk mund të interpretohen si falsifikim. Mungesa e dokumenteve nuk është provë për pavlefshmëri,” thuhet në vendim.

Aktualisht, çështja ndodhet në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ku Avokatura e Shtetit ka paraqitur ankim.

Ndërkohë, banorët e zonës që jetojnë në tokat e pretenduara nga Kryegjyshata janë të përfshirë në procese të ndara për të mbrojtur pronat e tyre. Por mungesa e një regjistri të qartë gjyqësor, mbivendosja e titujve dhe precedentët kontradiktorë e bëjnë pothuajse të pamundur ndjekjen e plotë të të gjithë çështjes.

Institucionet heshtin, ndërsa një pronë publike është ndarë, shitur dhe kthyer në një pasuri me pronësi të diskutueshme që sfidon çdo koncept të shtetit ligjor.

Nga një vend i ngritur me punë vullnetare në vitet ’80, Ksamili sot është kthyer në një qendër kaotike, ku ligji, pronësia dhe interesi publik janë deformuar nga abuzimi, korrupsioni dhe marrëveshjet në prapaskenë.

Qyteza e dikurshme është sot një makth për të gjithë: për ata që kanë zaptuar, për ata që janë mashtruar, për ish-pronarët që kanë mashtruar dhe janë mashtruar, dhe për turistët që në vend të “Maldivëve të Evropës” gjejnë një fshat ku krimi i organizuar dhe interesat politike kanë lënë vulën e tyre të shëmtisë./Shteg.org

The post Zhvatja e pronave në Ksamil, ana e errët e “Maldiveve të Evropës” appeared first on Lapsi.al.

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

6 July 2025 at 21:19

Një person në kërkim, që zgjedh të jetojë në arrati, ka vetëm një synim. Të triumfojë mbi drejtësinë. Do provojë me çdo kusht të tregojë që është i pafajshëm, edhe atëherë kur nuk është. Në mënyra të ligjshme apo të paligjshme, liria është synimi i tij i vetëm. Por arratia ka kostot e saj, qoftë […]

The post Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Elbasan/ Çopja: Në pikën e grumbullimit ka 200 mijë ton mbetje, ka kapacitet vetëm për 35 mijë ton

By: Oldi
2 July 2025 at 13:44

Bianka Çopja, anëtare e Këshillit Bashkiak në Elbasan, deklaroi se zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan është i qëllimshëm dhe se është hera e dytë që ndodh kjo situatë. Sipas Çopjas, ai vendgrumbullim ka hapësirë për 28-35 mijë ton mbetje, ndërkohë që aktualisht mban më shumë se 200 mijë tonë të 7 […]

The post Zjarri në Elbasan/ Çopja: Në pikën e grumbullimit ka 200 mijë ton mbetje, ka kapacitet vetëm për 35 mijë ton appeared first on BoldNews.al.

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

22 June 2025 at 21:14

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët. Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet […]

The post “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt appeared first on BoldNews.al.

Dështon seanca e radhës me dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, mungojnë avokatët

12 June 2025 at 11:09

Ka dështuar seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”, e cila do të vijojnte me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të disa prej të pandehurve. Në vijim të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, gjykata ka vendosur të […]

The post Dështon seanca e radhës me dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, mungojnë avokatët appeared first on BoldNews.al.

Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit: Ishte aktiv në grupin e Çopjave

By: user 4
10 June 2025 at 16:47

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me krimet ku është përfshirë Erion Alibej, tashmë i penduar i drejtësisë.

Ai ka zbuluar se si kanë realizuar planin për vrasjen e Emiliano Ramazanit në Elbasan.

“Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra, Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor. Ka ardhur makina e Emiljano Ramazanit, dhe pa e fikur Emiliano makinën e ka ekzekutuar Henrik Hoxhaj me pistoletë TT”, ka thënë Alibej.

Alibej: Kur Nuredini erdhi në shtëpinë time, rreth asaj periudhe ishte kohë karantine. Doja të kishte lidhje mes Nuredinit dhe Dashnor Dumanin, dhe i kam dërguar dikë nga Roterdami për t’i nisur një telefon të enkriptuar.

Lidhëm kontaktin dhe e ka pyetur edhe në lidhje me të afërmit e tij. Koha kur Nuredini shkonte e vinte në shtëpinë time. Nëpërmjet Eno Bitrit, lidhëm kontakt me Mikael Qosen, gjatë bisedave Nuredini i thotë po, jam unë pas këtyre vrasjeve.

I nis një foto ku ishin shumë euro mbi tavolinë dhe një shkrim ku shkruhej datë, muaji dhe ora. Kemi 2 milionë euro për vrasjen e Erion Alibej.

Sipas Nuredinit, i ka kërkuar gjysmën e lekëve dhe në këmbim Talo Çelën. Ka kontaktuar me Mikael Qosen që i ka thënë do i vras të gjithë jevgjit e tu. Ne i dinim të gjithë ata që na kishin vrarë familjarët e tu. Në vazhdimësi janë kryer shumë biseda.

Nuredini solli një Pasat ngjyrë gri, makinë e vjedhur. Sa i përket një liste, nuk ka qenë kurrë një listë.

E kemi lënë makinën në garazh te dajat e mi në Peqin. Nuk e kemi pasur një plan, përgatiteshim për diçka të radhës. Daja e nuses kishte një kapanon buzë rrugës te Metalurgjiku dhe na interesonte. Asokohe interesoheshim dhe për Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Për ekzekutimin e Bujar Çelës, e morën përsipër Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase.

Alibej: Gjatë kohës vendosëm për Emiljano Ramazanin, për të cilin informator kishim përveç Nuredinit, edhe Eljo Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.

Avokati i Xhuljano Hoxhës: I pandehuri Xhuljano Hoxha ka kërkuar të jetë prezent kur t’i përmendet emri i tij.

Prokuroria nuk e konsideron arsye për të ndërprerë seancën pasi mund t’i vihen në dispozicion regjistrimi me audio.

Alibej: Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi që kishin grupi i Çopjave bashkë me Bujar Çelën. Këtë si punë e morën Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, për vrasjen e Emiliano Ramazanit. Kanë qenë 2-3 episodet që mbetën tentativë dhe nuk u krye ekzekutimi. Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra, Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor. Ka ardhur makina e Emiljano Ramazanit, dhe pa e fikur Emiliano makinën e ka ekzekutuar Henrik Hoxhaj me pistoletë TT. Pas ekzekutimit kanë vazhduar rrugën dhe në dalje të Elbasanit, e kanë lënë armën diku në fshatin Brosh me idenë që do kthejnë dhe do e fusnin në shtëpinë e Bujar Çelës. Henrik Hoxha gjithmonë merrte makina me qera për të kryer vrasje. Emiliano Ramazanin e njihja si mik të Mikael Qoses, i njihja dhe vëllain Leonard Rrahmani.

Unë kam qenë gjithmonë komunikues, për çdo gjë që kam bërë e kam menduar me Nuredinin. Nuk merja unë ose ai ndonjë vendim, ai e organizonte dhe unë isha pro për çdo gjë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam qenë i interesuar unë. Nga ana ime kam patur informator Xhuljano Hoxhën dhe Nuredin Dumani Eljo Bitrin. Xhuljano Hoxha ka qenë në dijeni për vrasjen e Emiliano Ramazanit. E kam paguar edhe në këtë rast.

Për çdo vrasje do paguheshin 100 mijë euro, për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam paguar 75 mijë euro, aq sa më ka thënë Nuredini. Të nesërmen e ekzekutimit të vrasjes së Emilianos, kam dërguar Arsen Preçin, te rrethrrotullimi i Tegut, e priti një vajzë në taksi të cilës i dorëzoi paratë.

The post Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit: Ishte aktiv në grupin e Çopjave appeared first on Lapsi.al.

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

8 June 2025 at 19:41

“…kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe familjarëve të mi, kam hequr dorë nga çdo gjë, përfshirë këtu dhe hakmarrjen për ato që mua dhe familjes time, i kanë ndodhur. Unë tashmë ia kam lënë në […]

The post “Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve) appeared first on BoldNews.al.

Bregu dhe Lala debatojnë për vëllezërit Çopja, Zhabina: Erion Alibej, aset për Prokurorinë e Posaçme

By: M C
5 June 2025 at 21:41

Në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV po trajtohen dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, siç janë dëshmitë e Erion Alibejt dhe të Artan Tafanit.

Gazetarët Sokol Bregu dhe Klodiana Lala debatuan nëse vëllezërit Çopja janë apo mafiozë, ndërsa gazetari Xhevahir Zhabina tha se Erion Alibej është një aset për Prokurorinë e Posaçme që do të tregojë për trafikun e kokainës.

Biseda

Sokol Bregu: Për mua Alibej ndryshe nga të tjerët, ka shumë të vdekur nga familje. Të tjerët marrin pjesë për të fituar para nga vrasjet me pagesë, ose për të patur diçka nën kontroll. Alibej është i detyruar sepse Çopjat i vranë familjarët. Në një moment konflikti nis për 30 mijë euro me një kundërshtar të Çopjave. Pas kësaj u vra i vëllai, kushëriri i pari. Çopjat nuk vrasin, nuk janë mafiozë.

Klodiana Lala: Çopjat janë mafiozë. Kanë 10 milionë euro të sekuestruar. 15.4 milionë euro lingota ari të. 5 milionë euro ofronin për kokën e Erion Alibejt.

Sokol Bregu: Çopjat vendosën ndonjë deputet në Elbasan, kanë bërë ndonjë tender? Jo. Ata mund të kenë para sa të duash, por Elbasanin nuk e kanë. Kur kanë politikën dhe votat, pse të mos kenë edhe kamerat e qytetit të Elbasanit!

Xhevahir Zhabina: Erion Alibej do të jetë një aset një duart e Prokurorisë së Posaçme për të zbardhur trafikun e kokainës nga Amerika Lattine drejt Evropës. Nëse Prokuroria e Posaçme do ta përdorë si duhet do të sqarojë shumë detaje. Vrasjet përbëjnë interes, por interes më të madh do të jetë trafiku i kokainës ku ka qenë i përfshirë.

The post Bregu dhe Lala debatojnë për vëllezërit Çopja, Zhabina: Erion Alibej, aset për Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

By: Mirgen
1 June 2025 at 21:04

Në kohën kur Elbasani ishte nën “kthetrat” e krimit dhe kur shumë vrasje po trondisnin vendin, “fajtorët” kërkoheshin në radhët e Policisë. E ndoshta, siç po dëshmojnë të penduarit dhe bisedat në SKY, jo pa qëllim. Deklaratat e vazhdueshme politike etiketonin si përgjegjëse të “luftës” atje, dy grupe kryesore. Çapjat dhe Çelët. Por edhe ndikimin […]

The post Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

“Më garantoi se në vrasjen e familjareve të mi janë Çopjat”, Erion Alibej rrëfen takim me Suel Çelën në Holandë

By: xhir jeta
29 May 2025 at 16:10

Në dëshminë e dhënë sot për herë të parë në GJKKO, në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka rrëfyer takimin me Suel Çelën në Holandë.

Ai thotë se arriti të shkojë atje si klandestin, ndërsa tha se kishte marrë garanci prej tij se në vrasjen e familjareve të tij ishin Çopjat.

“Kam shkuar në Holandë klandestin, në fillim kam kaluar nga rruga tokësore afër doganës së Qafë Botës në Sarandë sepse isha ne kërkim më pas shkova në Greqi dhe udhëtova në Holande me avion për të takuar Suel Çelën. Sueli në atë kohë ishte personi më shumë i përfolur si i përfshirë në vrasjn e vëllait. Flas në enchro me Suelin dhe më sjell një person Segein Hasanpapen për të më marrë dhe u takuam në Hagë. Bëmë bisedë të gjate me Suelin dhe më tha që jane ata, Hajdar Çopja, Franci këta ta kanë bërë. Dhe flitet për vjedhjen e 50 kile kokaine.

I thash Suelit që një nga gjujtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkuajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thash po me avokat Ravikun ça patët. Me tha i futi hundët shumë tek “Maçi”, kam fol shum aty me Suelin dhe më garantoi se në vrasjen e familjareve të mi janë Çopjat” tha ai./abcnews.al

Dëshmia e Indrit Alibej: 100 mijë euro për Talo Çelën e vrarë, 200 për të gjallë!

By: user 4
29 May 2025 at 12:52

Para trupit gjykues të GJKKO, Erion Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”, ka nisur të rrëfejë për krimet e kryera me të pandehurit e tjerë të dosjes ‘Plumbi i Artë’, ndërsa është shfaqur edhe i dhunuar fizikisht.

Në fillim të dëshmisë së tij, Alibej u betua se do të thoshte të vërtetën dhe deklaroi: “Jam me arsim të lartë, kam qenë i dënuar në Itali, ndërsa në Shqipëri me dëshmi penaliteti rezultoj i pastër.”

Gjatë rrëfimit të tij, ai u ndal te atentati i 29 dhjetorit 2018, që sipas tij “familja e konsideron si një akt kamikaz”. Në këtë moment, dëshmia u ndërpre nga ndërhyrjet e avokatëve të të pandehurve të tjerë në proces.

Alibej tregoi më tej se është njohur me Nuredin Dumanin në fillim të vitit 2020, pas lirimit nga paraburgimi në Elbasan.

Dëshmia e Erion Alibej: Betohem që do të them të vërtetën. Jam me arsim të lartë. Kam qenë i dënuar në Itali, ndërsa në Shqipëri, sipas dëshmisë së penalitetit, rezultoj i pastër.

Më 29 dhjetor të vitit 2018, në një atentat që ne si familje e quajmë ‘kamikaz’… (ndërpritet nga avokatët e të pandehurve të tjerë).

Me Nuredin Dumanin jam njohur pasi u lirova nga paraburgimi i Elbasanit, nga fillimi i vitit 2020. Arjan Spahiu kishte kontakt me anë të një personi të quajtur ‘Fati’. Kam qenë përdorues i aplikacioneve ‘EncroChat’ dhe ‘Sky ECC’. Arjani më tha që Nuredin Dumani kishte kërkuar vetë të takohej me mua, sepse gjatë kësaj periudhe kisha përhapur fjalë në rrugë apo në shoqëri, se për Talo Çelën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë euro për këdo që ma sillte të gjallë. Kjo gjë i kishte shkuar në vesh Dumanit.

Për Nuredinin bëra kërkime, kisha çdo informacion. Erdhi te pallati, në një shtëpi me qira që kisha marrë për djemtë e dajës tim. Qëndroi për 2 orë e 48 minuta. E regjistrova bisedën me Nuredin Dumanin. Më shpjegoi se kishte dëgjuar që kërkoja Talo Çelën dhe më tha se në dijeni për këtë ishin edhe Festim Qoli. I thashë: ‘Ok’, dhe më pas nisa bisedën duke i shpjeguar kush janë ekzekutorët e familjarëve të mi.

Unë i tregova itinerarin e makinës që ishte qëlluar nga të dyja anët. Më tha se kishte qenë edhe një Dorjan Shkoza dhe se kishte qenë me makinë tjetër; kishte zbritur dhe kishte qëlluar nga ana tjetër. Nuredini kishte hall se Dorjan Shkoza po e ndiqte atë dhe dashnoren për t’i ekzekutuar. Dumani më tha se kishte probleme vetë me ata. Unë i thashë se më intereson vetëm Talo Çela. Unë e dija që financuesit dhe urdhëruesit ishin në Dubai. Vëllezërit Copja, miq të hershëm të tanët.

Dumani më tha se Talo Çela shkon shumë edhe me Festim Qolin. Më tha që për vrasjet, ai merr gjysmën e lekëve. E pashë që nuk kishte telefon të enkriptuar. I shpjegova Arjanit që Nuredini nuk kishte Sky ECC, dhe i dhashë një iPhone 6 ku ishte i instaluar Sky ECC. Ia dhashë bashkë me 50 mijë euro. E mësova edhe si përdoret Sky ECC.

Vij nga një familje ku babai na la të vegjël pasi ndërroi jetë. Jemi një familje e respektuar në qytet. Ishte vëllai ai që emigroi i pari në Greqi, pastaj në Itali. Nga viti 2006 deri në vitin 2018 është marrë me punë të paligjshme, trafik droge. Unë nuk u përziva, u kujdesesha për familjen sepse kisha nënën e sëmurë. Endriti është marrë vetëm me drogë. Në vitin 2009 shkoi në Holandë. Vëllai im ishte dy vjet më i madh.

Unë, në vitin 2010, shkova në Itali për të marrë ilaçe për dy javë. Gjatë kësaj kohe, Italia po e kërkonte Endritin. Ditën e fundit që do të kthehesha, më arrestoi policia dhe u dënova me 3 vite e 4 muaj, sikur isha pjesëtar i grupit, edhe pse nuk kisha asnjë lidhje. Pasi u lirova në vitin 2012, Endriti ishte sërish në Holandë dhe më dërgoi një vajzë që më mori. Shkova në Roterdam. E gjeta me Hajdar Çopën, një njohje të hershme. Më tha që Endriti donte ta ndihmonte, se sapo kishte ardhur në Holandë dhe nuk kishte ku të rrinte, derisa të gjente një shtëpi.

Endriti kishte shumë lidhje edhe në shtetin holandez. Të gjithë donin të punonin me të. Kam pasur shoqëri me Suel Çelën, ndërsa Hajdar Çopën e njihja familjarisht. Elbasani është i vogël, njihemi që fëmijë.

Ne s’kemi pasur probleme, as i kemi hyrë në hak dikujt – vetëm na kanë pasur borxhe.

The post Dëshmia e Indrit Alibej: 100 mijë euro për Talo Çelën e vrarë, 200 për të gjallë! appeared first on Lapsi.al.

Pranga ushtarit të Çopjave/ Arrestohet në Dubai Armis Stafa, pastronte paratë e tyre

27 May 2025 at 14:18

DUBAI- Autoritetet në Dubai, kanë arrestuar të martën, Armis Stafa i njohur edhe si Armees Stava, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria. Ka qenë një informacion i marrë nga Interpol Tirana që më pas kanë njoftuar autoritetet në Dubai, për sa i përket vendndodhjes së Armis Stafës.

Gjykata e Posaçme në vitin 2024, i ka caktuar Armis Stafës, në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.

Armis Stafa, gjatë një procedimi të SPAK të nisur në vitin 2022, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka pastruar paratë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Emri i Armis Stafës doli gjatë operacionit të SPAK për goditjen e grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Çopja.

Stafa, sipas SPAK, nëpërmjet një kompanie dhe duke shitur e blerë makina, ka pastruar një shumë të konsiderueshme të parave të Franc dhe Hajdar Copjas që vinin nga aktiviteti I tyre kriminal.

Sipas SPAK, njerëzit që maskoheshin si tregtarë dhe biznesmenë por të përfshirë në pastrimin e parave të vëllezërve “Çopja”, janë Talo Çela, kushëriri i tij Armis Stafa, Rexhino Doçi, Klajdi Merkaj, Arben Lamçja, Maklen Mici por edhe Bashkim Lika. /abcnews.al

Dubai/ Arrestohet njeriu i Çopjave që pastronte paratë e krimit

By: user 8
27 May 2025 at 14:31

Është arrestuar në Dubai, Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme, se ka pastruar paratë të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Akuzohet nga GjKKO-ja, se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, kapet në Dubai, 36-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, i lindur në Elbasan.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post Dubai/ Arrestohet njeriu i Çopjave që pastronte paratë e krimit appeared first on Lapsi.al.

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari (EMRI)

By: V K
27 May 2025 at 15:01

Shtetasi Armis Stafa 36-vjeç, është arrestuar në Dubai nën akuzën për pastrim parash. Në vitin 2014, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar Armis Stafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Armis Stafa, akuzohet se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e Franc dhe Hajdar Çopjas, të përfituara nga veprimtari kriminale.

“Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava, 36-vjeç, i lindur në Elbasan.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale”,– njofton policia.

Interpol Tirana, vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Bisedat në SKY ECC/ Franc Çopja i ofroi 5 milionë euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua në restorant me “Akilin”

By: V K
23 May 2025 at 12:00

Flobenc Meçja, është mes 7 personave të arrestuar gjatë aksionit policor në një restorant në Gjirin e Lalzit, teksa ndodhej në tavolinë me shumë të kërkuarin tjetër të policisë Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili, që ishte arratisur në janar 2025 nga burgu i Ankonas në Itali.

43-vjeçari Flobens Meçja alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij u cakutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

“Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43-vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje”, njoftoi policia.

Por kush është Flobens Meçja

43-vjeçari nga Shkodra, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Emrin i tij del në disa biseda në SkyEcc me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibejt, i njohur me nofkën “Krymi”.

Gjithashtu, i ofron nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

Në Shënjestër

Por Franc Çopja, nuk ishte i kënaqur vetëm me ekzekutimin e Endrit Alibej. Ai kërkonte në tavë edhe kokën e vëllait të tij, Erion Alibej, për të cilin ai ishte i gatshëm të paguante dyfishin e çmimit që kishte paguar për të vrarë ‘Tarzanin’, sikurse i drejtoheshin ndryshe Endrit Alibej.

Ndoshta kjo për faktin që ‘Krymi’, Erion Alibej, pas vrasjes së të vëllait në Masakrën e Bradasheshit, ishte bërë shumë i rrezikshëm dhe kishte mbledhur informacion të bollshëm se kush ishin vrasësit.

Po kështu, kishte filluar nga puna për eleminimin e grupit që qëlloi mbi vëllain dhe të afërmit të tij në Bradashesh.

Shqetësim të cilin Franc Çopja e ndjen gjithmonë e më nga afër, ku nga bisedat evidentohet se drejtuesit e Organizatës kriminale ‘Çopja’, kanë synuar eleminimin e personave që kanë ndihmuar ose kanë qënë pjesë e grupit të Alibej me qëllim izolimin apo shkatërrimin e Erion Alibej, duke synuar të përçojnë panik dhe frikë te njerëzit që atij i rrinë pranë.

Alibej nga ana e tij pas vrasjes së të vëllait, ndërmori një fushatë spastrimi dhe eleminoi të gjithë anëtarët e grupit kundërshtar, teksa kreu të paktën gjashtë vrasje

Por nga ana e tij pësoi shumë humbje, dhe iu vranë disa nga ushtarët, por që për kokën e tij u vendosën në dispozicion miliona euro

Çopjat ndërkohë kishin mbledhur një pasuri deri në 200 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro janë kriptomonedha që sot janë bllokuar, dhe sekuestruar, ashtu si dhe vila luksoze, apo investime në agroturizëm. Por po kështu kishin investuar në lingota ari në një shumë mbi 15 milionë euro.

SKY ECC

11 Gusht 2020    

Franc Çopja

‘Krymi’, është ky që kam unë probleme, Erioni nga Elbasani. Është vëllai i ‘Tarzanit’ që vdiq.

Ndërkohë që ajo që ka krisur edhe më shumë grupin janë dëshmitë përpara grupit hetues.

Sidomos të vëllait të Nuredin Dumanit, i cili del se ka qenë pjesëmarrës në ekzekutmin e Endrit Alibej. Nuredin Dumani që tani shërben për ‘Krymin’, Erion Alibej.

SKY ECC

24 Korrik 2020

Talo Çela bisedon me Arzen Mama

‘Kokëçami (Altin Ndoci) është zënë me Dashin. E ka rrahur. Janë zënë këto të dy që ka plas kjo o vlla, nuk ka lidhje.

Del vëllai i Dashit në favor të ‘Krymit’, a e kupton çfarë skandali është këtu apo se kupton’

Por siç thamë shuma e vënë në dispozicion për të vrarë Erion Alibej ishte shumë e lartë se ajo që vëllezërit Çopja paguan për të ekzekutuar vëllain e tij Endrit Alibej dhe kjo shikohet edhe në komunikimet në Sky Ecc, midis grupit të Çopjave ku Erion Alibej kërkohet të vritet me çdo kusht gjatë periudhës korrik-nëntor të vitit 2020.

Ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator të këtij viti, në qytetin e Elbasanit, që përkon edhe me periudhën e pandemisë Covid-19.

Për realizimin e kësaj ngjarje, janë zhvilluar biseda konkrete ndërmjet shtetasve Mikael Kamami dhe Arzen Mama, ku rezulton se, organizata kriminale Çopja ofron 4 000 000 euro, për vrasjen e Erion Alibej dhe se atentati do kryhej me lëndë plasëse eksplozive në ambientet e shoqërimit të DVP Elbasan.

Informacioni për vendqëndrimin dhe vendndodhjen e saktë të shtetasit Erion Alibej, do merrej nga shtetasi Martin Musaj, nga ku del se Franc Çopja apo Gergely, i ka ofruar shtetasit Flobenc Meçja, një pagesë prej 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibej.

Gjithashtu dhe nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

SKY ECC

Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan.

Flobenc Meçja: ‘Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm?

Franc Çopja: 5 mln euro.

Flobenc Meçja: Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha’.

I joshur nga shuma e madhe e parave, siç shikohet edhe nga komunikimet në vazhdim, Flobenc Meçja, nuk kërkon të humbasë kohë për të vrarë, fillimisht Erion Alibejn.

Për këtë arsye, ai i kërkon Franc Çopjas çelësat e apartamentit të kushërirës së tij, për të parë mundësinë për ta ekzekutuar Alibejn me snajper.

SKY ECC

31 Korrik 2020

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas, ku i kërkon çelësat e shtëpisë së kushërirës që ndodhet në katin e fundit.

‘Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë, pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej.

Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Erion Alibej nuk është problem.

Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara, mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi.

Për të arritur qëllimin, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan, se do marrë edhe një qitës serb, me qëllim që të jenë më të sigurtë në realizimin e planit të tyre.

Gjatë bisedave Flobenc Meçja i dërgon Franc Çopjas, 4 foto ku dallohet stadiumi si dhe dy ndërtesa, të cilat nga matja në distancë objektivi është shumë i lehtë për t’u arritur.

SKY ECC

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas.

‘Më merr informacione nëse ka kamera tek pallati i Erion Alibej dhe tek pallati i kushërirës, kjo pasi do ta mendoj mirë planin për ekzekutimin e Erion Alibej’.

‘Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok me aq lekë sa jep ti për këtë unë ja … hy me shtet dhe e mbaroj”.

Puna për eleminimin e Erion Alibej bëhet gjithmonë e më vështirë, pasi ky i fundit ka vendosur tenda në ballkonin e apartamentit të tij. Ndërsa Flobenc Meçja, e ka gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Edhe pse gjatë kohës dyshon nëse preja e tij ndodhet apo jo në apartament.

SKY ECC

6 Gusht 2020

Flobenc Meçja informon Franc Çopjan.

‘Erion Alibej ,ka vendosur tenda në tarracë dhe ka mundësi të ketë bërë ndonjë pishinë lart.

‘Aty do kalojë ai kur del nga garazhi. S’ka ku kalon tjetër për të dalë në rrugë kryesore.

Tashi do mundohem t’i gjej çfarë makinash ka në garazh. Besoj që e lëviz ai dhëndri vet. Se s’ka besim te shumë njerëz ai’.

Por Franc Çopja, duket se është shumë serioz në qëllimin e tij për të vrarë Erion Alibej.

Për këtë arsye ai i jep edhe kaparin Flobenc Meçes, që ky i fundit të mbarojë punë.

Dosja Hetimore

Flobenc Meçja, ka marrë shumën e parave në formën e kaparit nga Franc Çopja.

Ai bie dakord që me radhë të eleminohen shtetasit: Arjan Spahiu, Erion Alibej, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi.

Franc Çopja e porosit Flobenc Meçjan që personat që ka shokë nëse marrin përsipër punën (ekzekutimet e shtetasve Erion Alibej, Arjan Spahiu dhe Aldo Bajos) nuk kanë pse ta dinë që Franci është porositësi pasi sipas tij kështu bëhën punët.

Konfirmimi se Erion Alibej, është gati për tu ekzekutuar nuk vonon nga Flobenc Meçja, i cili pret edhe një përgjigje të fundit nga snajperisti që mesa duket do vijë nga jashtë Shqipërie. Apo siç ai tha nga Serbia. Ndërkohë që Franc Çopja nga e tij, i kujton Flobenc Meçes se këto punë kërkojnë para dhe përkushtim.

Dosja Hetimore

Më datë 27 Korrik 2020, Flobenc Meçja, komunikon me Franc Çopja, të cilit i thotë se ‘shoku i tij në Shqipëri është Ok me punën dhe se tani do marrë dhe konfirmimin e personit që ndodhet jashtë Shqipërisë.

Unë them që do bëjmë ndonjë punë. Ky shoku këtu është ok. Tashi do pyes dhe atë lart. Pastaj do të them që ça do bëjmë. Do i them çmimin që më the. Po s’ka gjë që s’bëhet. Mund t’i japim edhe lekë shtetit dhe e kryejnë ato. Ka alternativa se me atë çmim që më the ti…. e vejmë drejtorin e policisë vetë ne hahahha; A kupton çfarë bën leku këtu’.

Por sipas grupit hetues, edhe pse në këto komunikime shfaqet vetëm roli i Franc Çopjas, ata kanë krijuar bindjen se i përfshirë në planet për ekzekutime është edhe Hajdar Çopja, apo Bako

Dosja Hetimore

‘Nga analizimi në tërësi i bisedave rezulton se dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, e kanë shpallur së bashku këtë luftë me grupin Alibej dhe ata janë bashkëfinancues dhe bashkëkrijues të organizatës kriminale’

 

The post Bisedat në SKY ECC/ Franc Çopja i ofroi 5 milionë euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua në restorant me “Akilin” appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari Florenc Çapja

2 May 2025 at 12:46

Është nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit i shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja alias Çopja, 44 vjeç, një prej anëtarëve të krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit. Lajmin për ekstradimin e tij nga Dubai e ka bërë me dije vetë Policia e Shtetit përmes një komunikate të shkurtër për mediat, ku njofton […]

The post Ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari Florenc Çapja appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi lirimin për arsye shëndetësore/ Apeli i GJKKO lë në burg gjyqtaren Pajtime Fetahu

By: xhir jeta
29 April 2025 at 13:09

Pas Shkallës së Parë, edhe Apeli i GJKKO rrezon kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia, me argument shkaqet shëndetësore.

Përmes avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Fetahu kërkoi zbutje të masës së sigurisë duke pretenduar se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë qëndrimit në paraburgim.

Por këto argrumente nuk bindën gjykatën, e cila vendosi të mos ndryshojë masën ndaj gjyqtares, edhe për shkak të provave të gjetura nga SPAK ndaj saj si edhe dyshimeve për prishje të provave.

Ish-Gjyqtarja që mbahet e paraburgosur në Pojskë te Pogradecit, u ekspozua në dy dosje të SPAK, përkatësisht lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’./abcnews.al

Përplasja e ashpër Çopja-Alibej/ Për kokën e “Krymit” u ofruan mln euro, “SKY” zbardh planet

8 April 2025 at 20:42

Emisioni “Në Shënjestër” Në fillim, kur e nisën këtë punë ata ishin ortakë midis tyre. Por shpejt me kalimin e kohës, Çopjat në njërin krah dhe Alibej në krahun tjetër jo vetëm filluan t’i kthejnë krahët njëri-tjetrit, por edhe të ngrejnë armët. Aq sa ajo midis tyre mund të quhet një nga sagat më të […]

The post Përplasja e ashpër Çopja-Alibej/ Për kokën e “Krymit” u ofruan mln euro, “SKY” zbardh planet appeared first on BoldNews.al.

Pastronte paratë e Çopjave/ GJKKO rrëzon kërkesën e Klajdi Merkajt

By: V K
4 March 2025 at 10:02

Klajdi Merkaj, anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

35-vjeçari Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja dhe nga hetimet e deritanishme të SPAK, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

35-vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI ZYRTAR

1. Kërkuesi Klajdi Merkaj me datë 10.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260 e në vijim të K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet228, 229, 230 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 46, datë 03.03.2025 vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Klajdi Merkaj, vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, dhënë sipas vendimit nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

The post Pastronte paratë e Çopjave/ GJKKO rrëzon kërkesën e Klajdi Merkajt appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestron një tjetër pasuri të vëllezërve Çopja

28 February 2025 at 15:28

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 28 shkurt sekuestrimin e një tjetër pasurie të familjes së vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët akuzohen si krerët e njërës prej organizatave kriminale më të përfolura në vend, të përfshirë në vrasje, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe skema komplekse […]

The post SPAK sekuestron një tjetër pasuri të vëllezërve Çopja appeared first on Reporter.al.

❌
❌