Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dërgohen për gjykim gjashtë persona që akuzohen për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar

25 July 2025 at 17:42

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 korrik përfundimin e hetimeve ndaj gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që kryente trafik armësh zjarri dhe municionesh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dosja penale ndaj të pandehurve Adulla Hoxhaj, Almir Gjidiaj, Admir Tutaj, Alban […]

The post Dërgohen për gjykim gjashtë persona që akuzohen për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar appeared first on Reporter.al.

Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat

22 July 2025 at 17:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 22 korrik përfundimin e hetimeve ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, UBT, mes tyre dhe akademike e dy zv.rektorët, që akuzohen për shkelje në procedurat e tenderave, si dhe ndaj dy përfaqësuesve të shoqërisë “Krijon” sh.p.k.. Zyrtarët e Universitetit […]

The post Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës.

15 July 2025 at 11:31

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkoi deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Në këtë hetim të dytë në ngarkim të Goros, ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut […]

The post SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës. appeared first on Reporter.al.

Pezullohet nga detyra kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

30 June 2025 at 15:28

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 30 qershor vendimmarrjen e gjykatës respektive për pezullimin nga detyra të kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, Jonaid Myzyri, si dhe detyrimin e tij për tu paraqitur në policinë gjyqësore, pasi është marrë i pandehur javën e kaluar për veprën […]

The post Pezullohet nga detyra kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri appeared first on Reporter.al.

Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar

30 April 2025 at 15:46

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurën e riemërimit për drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, pasi kjo e fundit ka shprehur interesin për një mandat të dytë 5-vjeçar më 28 mars. SPAK i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se referuar ligjit 95/2016 të strukturës së posaçme antikorrupsion, në këtë fazë […]

The post Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin e kryetarit të Bashkisë Tropojë për shpërdorim detyre

4 March 2025 at 13:54

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 4 mars paraqitjen për kalimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërrnaja, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas SPAK, Byberi, në cilësinë e Kryetarit të […]

The post SPAK kërkon gjykimin e kryetarit të Bashkisë Tropojë për shpërdorim detyre appeared first on Reporter.al.

Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK kërkon 3 vjet e 4 muaj burg për Alqi Bllakon

28 February 2025 at 15:43

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi të premten më 28 shkurt deklarimin fajtor të ish-deputetit socialist Alqi Bllako për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës dhe dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i reduktohet 1/3-ta […]

The post Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK kërkon 3 vjet e 4 muaj burg për Alqi Bllakon appeared first on Reporter.al.

SPAK sekuestron një tjetër pasuri të vëllezërve Çopja

28 February 2025 at 15:28

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 28 shkurt sekuestrimin e një tjetër pasurie të familjes së vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët akuzohen si krerët e njërës prej organizatave kriminale më të përfolura në vend, të përfshirë në vrasje, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe skema komplekse […]

The post SPAK sekuestron një tjetër pasuri të vëllezërve Çopja appeared first on Reporter.al.

SPAK sekuestron një kompleks bujtinash të lidhur me vëllezërit Çopja

20 February 2025 at 16:42

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 20 shkurt sekuestrimin e një pasurie tjetër të paluajtshme të lidhur me vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të cilët akuzohen si krerët e njërës pej organizatave kriminale më të përfolura në vend, të përfshirë në vrasje, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike […]

The post SPAK sekuestron një kompleks bujtinash të lidhur me vëllezërit Çopja appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të Ajolës

16 February 2025 at 07:45

Natën e 26 nëntorit 2019, ndërsa lëkundjet e tërmetit më shkatërrimtar të këtij shekulli goditën Tiranën, Valmir Xoxa dhe bashkëshortja e tij dolën me ngut nga shtëpia, duke marrë me vete vetëm dy jastëkë të vegjël. Sipas Xoxës, aty ishin kursimet e një jete prej asketi – e mbështetur me një rrogë si pedagog në […]

The post Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të Ajolës appeared first on Reporter.al.

I akuzuar për korrupsion, GJKKO pezullon nga detyra kryeprokurorin e Sarandës

16 January 2025 at 11:13

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë” për Kledian Llaho.

Më 6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit Kledian Llaho, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

The post I akuzuar për korrupsion, GJKKO pezullon nga detyra kryeprokurorin e Sarandës appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK thotë se nuk gjeti prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

10 January 2025 at 18:53

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të premten më 10 janar, përfundimin e hetimeve lidhur me procedimin penal të regjistruar bazuar në informacionet e dërguara nga deputeti demokrat, Gazment Bardhi, i cili akuzoi Ols Ramën, vëllain e kyeministrit Edi Rama, për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës […]

The post SPAK thotë se nuk gjeti prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’ appeared first on Reporter.al.

❌
❌