Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi nga detyra  prokurorin e Sarandës Kledian Llaho, duke ndryshuar vendimin që kishte marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) tre vite më parë.

Vendimi u mor sot në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

Kledian Llaho u konfirmua në detyrë më 22 dhjetor 2022, por Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, ankimoi vendimin e KPK-së në mars të vitit 2023, i cili e cilësoi vlerësimin e shumicës të pabazuar në aktet e dosjes.

Më 31 janar 2024, KLP i dha Llahos një “vërejtje publike”, ndërsa më 10 prill vendosi uljen e pagës së tij me 20% për tre muaj dhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të prokurorisë. Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Vendimmarrja e Kolegjit për shkarkimin e Llahos nga detyra është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm.

/m.q//r.e//a.f/

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

By: V K
1 August 2025 at 14:49

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shpalli të premten më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho.

Sipas kryesueses të trupit gjykues të KPA, Natasha Mulaj, është çmuar i drejtë pretendimi i Komisionerit Publik dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, se prokurori Llaho nuk rezulton i besueshëm në kriterin e pasurisë, pasi është në kushtet e deklarimit kontradiktor, të paskatë e të pamjafueshëm, duke i çuar institucionet e rivlerësimit në pamundësi për të verifikuar se cilat deklarime të subjektit pasqyrojnë të vërtetën faktike lidhur me burimin e pasurisë së tij.

Shkaqet lidhur me figurën u vlerësuan prej KPA-së se, nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë kriter, por lidhen me nevojën e kontrolit dhe veprimtarisë së subjektit në funksionin e prokurorit.

Sipas Kolegjit, ato përbëjnë indicie të rëndësishme, se integriteti i subjektit është cënuar.

Në verifikimin e çështjeve profesionale u konkludua se subjekti ka dështuar të ndërmarrë hetime logjike, të mbledhë gjithë provat dhe në mënyrë efektive.

Mulaj konstatoi se subjekti ka treguar mangësi në efikasitetin hetimor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore logjike dhe ka tejzgjatur hetimet, ku në një rast deri në katër vjet.

Shkaqet lidhur me etikën për shkak të konstatimit të një situate të mundshme të konfliktit të interest, u vlerësua se ishin të parëndësishme për zgjidhjen e çështjes.

Kledian Llaho, u konfirmua më 22 dhjetor 2022 me shumicë votash, pasi KPK i konsideroi bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij në kundërshtim të barrës së provës për balancën negative në kriterin e pasurisë, si dhe për konstatimet për figurën dhe profesionalizmin.

Vendimmarrja u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili e cilësoi vlerësimin e shumicës të pabazuar në aktet e dosjes.

Ballhysa kërkoi që çështja t`i nënshtrohej shqyrtimit në Kolegj dhe në përfundim të vendosej shkarkimi i Llahos për cënimin e besimit të publikut te drejtësia.

Më 31 janar 2024, KLP i dha Llahos një “vërejtje publike”, ndërsa më 10 prill vendosi uljen e pagës së tij me 20% për tre muaj dhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të prokurorisë.

Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Vendimmarrja e Kolegjit për shkarkimin e Llahos nga detyra është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm./BIRN

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho appeared first on Albeu.com.

KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia

1 August 2025 at 12:42

KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia   Kolegji vlerësoi se prokurori i Sarandës, Kledian Llaho kishte kryer deklarime kontradiktore, të pasakta e të pamjaftueshme për pasurinë, duke e bërë të pamundur verifikimin e situatës faktike, si dhe se kishte mangësi profesionale që në vlerësimin tërësor u çmuan […]

The post KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia appeared first on Saranda Web.

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

1 August 2025 at 13:38

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho. Sipas kryesueses të trupit gjykues të KPA, Natasha Mulaj, është çmuar i drejtë pretendimi i Komisionerit Publik dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, se prokurori Llaho nuk rezulton i besueshëm në […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho appeared first on Reporter.al.

Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA

30 July 2025 at 20:12

Në seancën e zhvilluar të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, pati momente tensioni mes prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Pasi Dumani kërkoi shkarkimin nga detyra të Llahos për probleme në të tre kriteret e rivlërësimit, subjekti vijoi me parashtrimet, duke pretenduar se një hetim penal ndaj […]

The post Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA appeared first on Reporter.al.

Reagon Kledian Llaho: Botë e mallkuar, plot me rezilë, i miri shpon duar, i ligu fiton trendafilë

10 April 2025 at 12:55

KLP e largoi nga detyra, reagon drejtuesi i Prokurorisë Sarandë Kledian Llaho: Botë e mallkuar plot me rezilë   Kreu i Prokurorisë së Sarandës Kledian Llahos ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta larguar nga detyra.   Në reagimin e tij ai thekson se vendimi ështëë […]

The post Reagon Kledian Llaho: Botë e mallkuar, plot me rezilë, i miri shpon duar, i ligu fiton trendafilë appeared first on Saranda Web.

KLP cakton masën e dytë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho

10 April 2025 at 12:13

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të enjten më 10 prill një masë të dytë disiplinore ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho. Më 31 janar, Llahos iu dha masa disiplinore “vërejtje publike”, megjithëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD kërkoi ulje page, lidhur me konstatimet për zvarritje të hetimit të një çështjeje […]

The post KLP cakton masën e dytë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho appeared first on Reporter.al.

Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës

10 April 2025 at 11:34

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës. Kledian Llaho ndërkohë ishte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe kërkesë të SPAK, i cili ka nisur hetim ndaj tij mbi dyshimet për korrupsion.

Sipas SPAK, magjistrati ka kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij. Gjithashtu, ka dyshime për veprime të kundërligjshme edhe në raport me persona të tjerë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.

The post Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës appeared first on Sot News | Lajme.

U pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës

By: Ela
10 April 2025 at 11:49

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra e drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llahon, për të cilin me urdhër të SPAK ai i pezullua nga detyra për korrupsion. Po ashtu KLP ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj Llahos, duke caktuar masën “Ulje […]

The post U pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës appeared first on BoldNews.al.

Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP

By: Ela
29 March 2025 at 16:01

Konkluzionet për një procedim disiplinor të dytë ndaj drejtuesit të pezulluar të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, u paraqitën të premten më 28 mars me dyer të mbyllura për publikun. Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në seancë do të trajtoheshin të dhëna që mund të dëmtonin imazhin e prokurorit – ndonëse vetë Llaho kërkoi që gjithçka të […]

The post Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP appeared first on BoldNews.al.

Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP

28 March 2025 at 16:55

Konkluzionet për një procedim disiplinor të dytë ndaj drejtuesit të pezulluar të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, u paraqitën të premten më 28 mars me dyer të mbyllura për publikun. Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në seancë do të trajtoheshin të dhëna që mund të dëmtonin imazhin e prokurorit – ndonëse vetë Llaho kërkoi […]

The post Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP appeared first on Reporter.al.

ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës, i cili po hetohet nga SPAK

28 February 2025 at 16:41

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) largimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, dhe uljen e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare. Ndaj tij kishte nisur një hetim disiplinor lidhur me mospërmbushje të detyrimeve të përcaktuara në ligj në […]

The post ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës, i cili po hetohet nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Sarandë, konfiskohen pasuri me vlerë 15 milionë euro, u përfituan me dokumenta false

By: Ela
13 February 2025 at 11:35

7 sipërfaqe të mëdha toke buzë detit janë konfiskuar pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe kanë kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate. Bëhet fjalë për një nga dosjet me të bujshme të viteve të fundit, të hetuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho. Në 1 qershor 2022, Llaho kërkoi arrestimin e […]

The post Sarandë, konfiskohen pasuri me vlerë 15 milionë euro, u përfituan me dokumenta false appeared first on BoldNews.al.

“Vërejtje publike”/ KLGJ masë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho

By: E.K
31 January 2025 at 10:35

Këshilli i lartë Gjyqësor ka miratuar masë disiplinore ndaj Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. KLGJ ka vendosur masën “Vërejtje publike”, ndaj prokurorit. Kujtojmë se ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor […]

The post “Vërejtje publike”/ KLGJ masë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho appeared first on FaxWeb.

KLP jep vërejtje publike për zvarritje hetimesh ndaj prokurorit Llaho

30 January 2025 at 12:26

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të enjten më 30 janar caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, ndaj të cilit filloi procedimi disiplinor me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me zvarritje të hetimeve në një çështje dhe moszbatim të detyrave të lëna […]

The post KLP jep vërejtje publike për zvarritje hetimesh ndaj prokurorit Llaho appeared first on Reporter.al.

ILD kërkon procedim të dytë disiplinor për prokurorin e pezulluar për korrupsion

27 January 2025 at 16:54

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD kërkon një masë disiplinore të dytë ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës Kledian Llaho, gjatë muajve të fundit. Procedimi i parë disiplinor ka të bëjë me një çështje të hetuar nga prokurori Llaho, ndërsa kërkimi i dytë i ILD-së lidhet me mënyrën e ushtrimit të funksionit të drejtësit nga […]

The post ILD kërkon procedim të dytë disiplinor për prokurorin e pezulluar për korrupsion appeared first on Reporter.al.

Dyshohet për korrupsion, pezullohet kryeprokurori i Sarandës

By: user 5
16 January 2025 at 20:12

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pezullojë nga detyra prokurorin Kledian Llaho.

Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Sipas SPAK, Llaho ka kërkuar përfitime të parregullta materiale, nga të cilat ka përfituar vjehrri i tij.

Llaho është drejtues i Prokurorisë së Sarandës.

NJOFTIMI ZYRTAR

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar procedimin penal nr.73 të vitit 2024 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit K.Ll, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.3, dt. 14.01.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

The post Dyshohet për korrupsion, pezullohet kryeprokurori i Sarandës appeared first on Lapsi.al.

I akuzuar për korrupsion, GJKKO pezullon nga detyra kryeprokurorin e Sarandës

16 January 2025 at 11:13

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë” për Kledian Llaho.

Më 6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit Kledian Llaho, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

The post I akuzuar për korrupsion, GJKKO pezullon nga detyra kryeprokurorin e Sarandës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌