Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

11 July 2025 at 12:30

SPAK u tërhoq të premten nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti, ankimi për të cilën ishte bërë kryesisht mbi dyshimet për pasurinë e bashkëshortit para martese. Në seancë Adnan Xholi që përfaqësoi SPAK la të kuptohej se ishte bindur nga provat e sjellë prej prokurores dhe se kërkonte lënien në fuqi të vendimit […]

The post SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha

8 July 2025 at 18:02

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 8 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Teuta Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Shuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

4 July 2025 at 11:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten në 4 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

26 June 2025 at 16:39

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Partë Tiranë, Avni Sejdi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi appeared first on Reporter.al.

“Prokurorja duhet të hetonte zyrtarët e lartë”, Karanxha: S’bëri detyrën dhe shkatërroi “21 Janarin”

17 June 2025 at 15:12

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar se Gjykata e Lartë ka thënë mbas 15 vitesh se kompetente për të hetuar ngjarjen e “21 Janarit” ka qenë prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Ai tha se Ina Rama nuk ka bërë detyrën atëherë dhe sot është promovuar. Sipas tij, personi që ka shkatërruar “21 Janarin” sot është promovuar dhe është tek organi qendror i vetingut që ka hequr të tjerët.

🔊
Karanxha shtoi se akuzën e ka bërë Gjykata e Lartë që thotë se zyrtarët e lartë duhet t’i hetonte prokurorja e përgjithshme, duke ngritur pikëpyetje se pse nuk e ka bërë detyrën. Lidhur me emërimin e Ina Ramës si gjyqtare vetingu, ish-prokurori u shpreh se e ka emëruar Lulzim Basha. Karanxha tha ndër të tjetra se ndërkohë sot që flasim ë Ina Rama ka në pronësi një kat pallati te “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë dhe as nuk i është nënshtruar procesit të vetingut.

“Për rastin e “21 Janarit” është problem shumë i madh se Gjykata e Lartë ka thënë mbas 15 vitesh se kompetente për të hetuar ngjarjen e “21 Janarit” ka qenë prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Ina Rama nuk ka bërë detyrën atëherë dhe sot është promovuar.

Personi që ka shkatërruar “21 Janarin” sot është promovuar dhe është tek organi qendror i vetingut që ka hequr të tjerët. Si është muhabeti të shkatërrosh një dosje dhe të promovohesh. Ka prishur çështjen “Durrës-Kukës”, që vlera e dëmit të shtetit shqiptar është mbi 250 milionë euro, prapë është promovuar. Te procedura për “21 Janarin” është gabimi që ka ndodhur. Gjykata e Lartë thotë se zyrtarët e lartë, ministri dhe Kryeministri i kohës duhet të ishin hetuar nga Ina Rama, që nuk është hetuar. Dosja duhet të ishte hetuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Çfarë veprimesh proceduriale duhet të ishin bërë? Duhet të ishin marrë tabulatet, të verifikohej roli i ministrit të Brendshëm. Se komandanti i Gardës ka direkt përgjegjësi nga ministri i Brendshëm.

Nuk janë hetuar fare. Pse nuk janë hetuar, cili ka qenë shkaku? Prokurori ka për detyrë të ushtrojë ndjekjen penale. Sali Berisha nuk mund të arrestohej pa prova. Çfarë provash duhet të merren? Duhet të merreshin tabulatet telefonike, ka folur me komandantin e Gardës apo jo? Se nuk mund të arrestojmë njerëz pa prova. Duhet të ishte pyetur. Akuzën e ka bërë Gjykata e Lartë që thotë se zyrtarët e lartë duhet t’i hetonte prokurorja e përgjithshme. Pse nuk ka bërë detyrën? Pse nuk i ka hetuar? Të thotë se më tha “lavire bulevardi?” të thotë se më tha kështu dhe nuk e bëra detyrën. Kjo prokurore ka nxjerrë jashtë afatit çështjen “Durrës-Kukës”. Vlera e dëmit të shtetit ka qenë 250 milionë euro.

Është pushuar çështja nga Gjykata e Lartë. Dhe më “21 Janar” jashtë afatit. Çuditërisht është i njëjti ministër i qeverisë Berisha. Këto janë çështje të zgjidhura nga Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë thotë se çështja “Durrës-Kukës” ka dalë jashtë afatit hetimor nga zyra e prokurorit të përgjithshëm. Është vendimi nr. 5 i vitit 2009.

Te “21 Janari” ka thënë Gjykata e Strasburgut që duhet të hetoheshin zyrtarët e lartë dhe prokurori i përgjithshëm duhet të merrte çështjen përsipër, t’i vinte një vulë procedimi dhe të hetoheshin zyrtarët e lartë se pas 15 vitesh nuk mund të hetohen dot. Të paktën të ishin pyetur personat, vendi i tyre, dëshmitarët, tabulatet telefonike, çfarë kanë bërë. Për çështjen e “21 Janarit”, nuk është pyetur akoma ministri i Brendshëm! Pse nuk është pyetur? Mbas 15 vitesh do e pyesësh? Dhe kush ka kompetencë ta pyesë. Është shmangur. Kush e ka emëruar Ina Ramën në veting që e bëri gjyqtare? Lulzim Basha!

I bënë këto dhe e ka emëruar mbrapa në veting me firmën e Bashës. A kalojnë në Komisionin e Ligjeve anëtarët e vetingut? Aty e kanë votuar pro. Është vendim politik. Ky person që e ka mbrojtur këtu, e ka votuar këtu. Si e çove këtu ti? Ajo është kapur pas një shprehje “lavire bulevardi” dhe nuk ka bërë dosjen. Për një të sharë. Kam pasur një konflikt, Ina Rama më ka larguar nga çështja e “21 Janarit”, mua më ka hequr, kam qenë prokurori i vendngjarjes dhe më ka hequr. Dhe për dosjen “Durrës- Kukës” jam prokurori i çështjes. E njoh çështjen mirë fare. Nuk është se e kam personale. Janë dy vendime të Gjykatës së Lartë që i ka konstatuar.

Mbaj përgjegjësi për çfarë them se janë me vendime gjykate. Isha prokuror i vendngjarjes që kam bërë veprimet hetimore, kam sekuestruar gëzhojat, kam marrë pjesë në këqyrjen e gardhit, kam këqyrur dhe një tabelë përballë Gjykatës Kushtetuese. E njoh dhe sot vendin e ngjarjes shumë mirë. Nuk kemi pasur asnjë lloj pengesë. Se po të kemi parasysh që nuk është thënë asnjëherë këqyrja e “21 Janarit” është bërë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të drejtorisë së policisë së qarkut. Nuk është bërë nga prokuroria, prokurori ka marrë pjesë, prokuroria ka qenë pjesë e grupit, por ka qenë Policia e Shtetit nëpërmjet drejtorisë së policisë së qarkut që ka bërë veprimet hetimore.

Kur ndodhi ngjarja isha në shtëpi dhe pashë vendin ku ra një nga viktimat te pema nr.2 ajo e trasha e Hekuran Dedës dhe shkova të fiksoja vendin se mbas doli video e Artan Hoxhës që e zbardhi ngjarjen. Në një vendngjarje është shumë e rëndësishme të fiksohet vendi ku janë gëzhojat, gëzhojat që kanë lidhje me ngjarjen. Prokurori tjetër Adriatik Cama ka qenë te kufomat atje dhe më informoi se predhat e viktimave janë të kalibër 9. Çdo gëzhojë duhet marrë, por gëzhojat e kalibrit 9 janë gëzhoja pistolete, 9 mm Beretta. Këto ishin përdorur nga armët MP5, armët e gardistëve.

Rrethimi metalik ka pasur shenja predhash, për të cilat vendosi Gjykata e Lartë, predhat ishin me tendencë jashtë. Nga Gjykata e Lartë ishte lënë një detyrë të bëhej një akt ekspertimi që në dijeninë time nuk është bërë, arsyen nuk e di se më hoqën nga grupi. Unë kam ndenjur rreth dy javë tek grupi, po grupit iu bë riformatim. Mua më kaluan te pjesa e protestuesve, ndërkohë që isha prokurori i vendngjarjes. U caktuan dy prokurorë të tjerë, Adriatrik Cama dhe një prokuror tjetër që kishte qenë te pjesa përballë Kryeministrisë. Unë jam marrë me protestuesit. Ishte një çështje që u nda në sektorë të ndryshëm.

Unë kam qenë te sektori protestuesve, kemi qenë tre prokurorë, unë Ols Dado dhe Bujar Hoxha. Ndërsa te sektori i vrasjeve janë marrë dy prokurorë të tjerë, prokurori Blerim Tomini dhe Adriatik Cami. Nga ky moment e mbas jam marrë me protestuesit. Gjykata e Lartë tha se çështja nuk duhet të jetë te prokuroria e Tiranës se ne e kemi bërë punën qoftë me protestuesit. Ishte luftë gjeneralësh tashmë. Dimensioni politik dhe shtetëror. Në bazë të nenit 141 të Kushtetutës, sot SPAK-u e ka kompetencë që të hetojë zyrtarët e lartë. Por më përpara e kishte prokurori i përgjithshëm. Siç u çua dhe Fatmir Mediu.

Ka qenë prokurore Ina Rama që ka çuar Fatmir Mediun. Kjo çështje e “21 Janarit”, duhet t’i vejë numër procedimi prokurorinë e përgjithshme. Prokurori duhet të bëjë detyrën, të përgjigjet apo nuk të përgjigjet tjetri, qoftë Kryeministri, zëvendëskryeministri ti bëj tënden. Nëse ata nuk binden, ti mbaj shënim që nuk e bëra detyrën për këto shkaqe. Por nuk ka justifikim të mos e fillosh punën fare. Se më shau para disa ditësh. Këtë punë ka politika. Intimidimi është pjesë dhe nuk mund të justifikohesh më shau “lavire bulevardi” dhe nuk bëra detyrën.

Komplot nuk është por është shkelje proceduriale. Dakordësi në kurriz të Kodit të Procedurës Penale dhe në kurriz të viktimave nuk duhet të ketë. Sepse sot ka arritur një pikë ku janë ndarë rolet. Shkojnë zyrtarët në 21 Janar dhe ndezin një qiri dhe do zbulohen autorët. Ju vjen shumë keq. Nuk ke një vendim që qoftë ish-Kryeministri apo kushdo, të kesh një vendim se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që personi që ka bërë këtë shkelje proceduriale ti e ke promovuar vetë.

Në veting unë kam kërkuar përjashtimin e Ina Ramës për këtë shkak. I kam thënë ik se jemi në konflikt për çështjen “Durrës-Kukës” dhe “21 Janarit” se je përplasur këtu dhe këtu. Mendimi im është i bazuar në vendimet e Gjykatës së Lartë dhe praktikën. Ky person që shkel ligjet promovohet dhe ecën dhe heq të tjerët nga puna. Ndërkohë sot që flasim vetë Ina Rama ka në pronësi një kat pallati te “Rruga e Kosovarëve” dhe as nuk i është nënshtruar vetingut, edhe te pronat.

Merret vendimi i Gjykatës së Lartë dhe thuhet pse nuk e hetove. Provat kanë ikur, njerëzit kanë vdekur, nuk do pyesim të vdekurit. Tabulatet kanë ikur. Çështja është nën hetim. Nëse është i vërtetë urdhri që ka dalë Voice, do bëhet akti i ekspertimit, diskutimi ligjor do merret si provë se çdo provë do ketë një burim duhen pyetur dhe njerëzit për pozicionet e tyre. Duhet parë nëse urdhri është i vërtetë ose jo, duhet të vendosë organi i procedurës se është çështja nën hetim”, tha Karanxha.

The post “Prokurorja duhet të hetonte zyrtarët e lartë”, Karanxha: S’bëri detyrën dhe shkatërroi “21 Janarin” appeared first on Sot News | Lajme.

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

28 May 2025 at 14:22

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të martën, më 27 maj, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu, dhe e riktheu atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon […]

The post KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

19 May 2025 at 18:42

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 19 maj të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurores së Shkodrës, Françeskina Lekani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Fida Osmani

30 April 2025 at 12:41

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të hënën më 28 prill lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Fida Osmani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Fida Osmani appeared first on Reporter.al.

KPA ndëpret vetingun për Arian Ndojën pas kandidimit për deputet

23 April 2025 at 11:04

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën ndërprerjen e procesit të vetingut për ish-prokurorin e Durrësit, Arian Ndoja, si dhe caktoi ndalimin e emërimit të tij në funksione në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me […]

The post KPA ndëpret vetingun për Arian Ndojën pas kandidimit për deputet appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elveta Stafa Mura

3 April 2025 at 17:06

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 3 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Elbasanit, Elveta Stafa Mura. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elveta Stafa Mura appeared first on Reporter.al.

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja

25 March 2025 at 16:47

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të martën më 25 mars ndryshimin e vendimit të Komisionit lidhur me shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës, Ermira Dedja dhe e konfirmoi atë duke e rikthyer në funksonin e saj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, […]

The post KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Ermira Dedja appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica

18 March 2025 at 18:37

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 18 mars vendimin për lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Erind Reovica. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica appeared first on Reporter.al.

KPA shfaqi dy qëndrime në vlerësimin e prokurorit Ndriçim Troplini

15 March 2025 at 14:17

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e prokurorit të Durrësit, Ndriçim Troplini. Shumica e trupit gjykues e përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz dhe anëtaret Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Ina Rama vlerësuan se duhej lënë në fuqi shkarkimi i Troplinit për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërsa mangësitë e konstatuara në […]

The post KPA shfaqi dy qëndrime në vlerësimin e prokurorit Ndriçim Troplini appeared first on Reporter.al.

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Lorenc Mërkuri

10 March 2025 at 13:04

Ish-prokurori i Sarandës, Lorenc Mërkuri u shkarkua nga detyra më 22 shtator 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi probleme në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, profesionalizmit dhe figurws, duke çmuar se në vlerësimin tërësor, si pasojë e veprimeve dhe mosveprimet të tij, subjekti gjendej dhe në kushtet e cënimit […]

The post Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Lorenc Mërkuri appeared first on Reporter.al.

KPA mbajti dy qëndrime për prokurorin Erjon Shqarri

10 March 2025 at 12:42

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vlerësimin e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Shumica e përbërë nga kryesuesi i trupit gjykues, Sokol Çomo, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtaret Ina Rama e Rezarta Schuetz e gjetën të pabazuar kërkimin e Komisioneres Publike, Irena Nino për pezullimin e Shqarrit nga detyra dhe dërgimin për […]

The post KPA mbajti dy qëndrime për prokurorin Erjon Shqarri appeared first on Reporter.al.

Ish-gjyqtari Albert Spiro dështoi të përmbyste plotësisht barrën e provës në KPA

10 March 2025 at 12:16

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i rrëzoi si të pabazuar disa prej konkluzioneve të arritura nga Komisioni për pasuritë e ish-gjyqtarit të Vlorës, Albert Spiro, megjithatë, pamundësia financiare që mbeti pas rishikimeve të analizës financiare, u gjet penalizuese për këtë subjekt rivlerësimi. Spiro u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 12 korrik […]

The post Ish-gjyqtari Albert Spiro dështoi të përmbyste plotësisht barrën e provës në KPA appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erjon Çelaj

4 March 2025 at 11:21

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të martën më 4 mars vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Vlorës, Erjon Çelaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erjon Çelaj appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri

27 February 2025 at 10:01

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 26 shkurt lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri appeared first on Reporter.al.

❌
❌