Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Koordinata”, asgjësohen bimë kanabis në Tepelenë

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Në kuadër të operacionit policor antidrogë “Koordinata”, janë asgjësuar me anë të djegies 195 bimë kanabis në Tepelenë.

Policia njoftoi sot se “si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë gjetën 195 bimë të tjera të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”.

Sipas policisë, konkretisht në njësinë administrative Qëndër, në fshatin Mamaj, u gjetën 149 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e këtij fshati, shtetasin M. Z.

Po ashtu edhe “në njësinë administrative Kurvelesh, në fshatin Progonat, u gjetën 46 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”.

Policia njoftoi se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

/m.q/j.p/

The post “Koordinata”, asgjësohen bimë kanabis në Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtang Blendi Fevziu!/ Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël në Tepelenë

4 July 2025 at 14:00

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë një përvojë të pakëndshme që i ndodhi së fundmi në Tepelenë, gjatë një ndalese rrugës për në Sarandë, ku ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij 9-vjeçare. Në emisionin “Opinion”, teksa diskutohej për mikpritjen shqiptare, Fevziu tregoi se, ndonëse gjithmonë e ka promovuar Shqipërinë si një vend mikpritës, ngjarja e ndodhur e ka lënë të zhgënjyer.

Sipas tij, vajza e vogël kishte kërkuar të përdorte tualetin pranë një hoteli dhe restoranti, por ishte përzënë nga pronarja e lokalit, pavarësisht se bashkëshortja e tij i kishte ofruar të blinte një ujë për ta justifikuar përdorimin e banjës.

“I thashë sime shoqeje çoje vajzën, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë… ajo zonja e përzuri. I tha: ‘Duhet të hash mish që të shkosh në banjë’. Një fëmijë 9 vjeç që përzihet për të mos përdorur banjën, nuk besoj se ka ndodhur në ndonjë vend tjetër në botë”, – u shpreh Fevziu.

Ai shtoi se kjo ishte një nga situatat më të tronditshme që i kishte ndodhur gjatë 35 viteve si gazetar, duke theksuar se një veprim i tillë ndaj një fëmije nuk përputhet me imazhin që Shqipëria përpiqet të transmetojë për mikpritjen.

The post Shtang Blendi Fevziu!/ Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël në Tepelenë appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, nisin hetimet për kryetarin e fshatit

4 July 2025 at 14:00

Policia e Tepelenës ka zbulur 195 bimë narkotike të dyshuara kanabis në fshatrata Mamaj dhe Progonat.

Për pasojë është proceduar penalisht kryetari i fshatit Mamaj.

Njoftimi i policisë

Tepelenë/Vijon plani operacional policor antidrogë, i koduar “Koordinata”.

Gjenden në territoret e fshatrave Mamaj dhe Progonat, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Mamaj.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të

Policisë Gjirokastër dhe ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë gjetën 195 bimë të tjera të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:

-në njësinë administrative Qëndër, në fshatin Mamaj, u gjetën 149 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e këtij fshati, shtetasin M. Z.;

-në njësinë administrative Kurvelesh, në fshatin Progonat, u gjetën 46 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

The post Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, nisin hetimet për kryetarin e fshatit appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, vihet nën hetim kryetari i fshatit

By: Ela
4 July 2025 at 13:50

Policia e Tepelenës ka zbulur 195 bimë narkotike të dyshuara kanabis në fshatrata Mamaj dhe Progonat. Kryetari i fshatit Mamaj, M. Z., është proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës. “Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e […]

The post Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, vihet nën hetim kryetari i fshatit appeared first on BoldNews.al.

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

4 July 2025 at 13:41

Policia e Tepelenës ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë në kuadër të planit kombëtar “Kordinata”, duke zbuluar dhe asgjësuar 195 bimë narkotike të dyshuara si kanabis në fshatrat malorë Mamaj dhe Progonat.

Gjatë kontrolleve në njësinë administrative Qendër, në fshatin Mamaj, u gjetën 149 bimë të mbjella në një zonë të thellë, ndërsa për këtë rast është proceduar penalisht kryetari i fshatit Mamaj, shtetasi me iniciale M. Z., i cili akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Operacioni vijoi më pas në njësinë administrative Kurvelesh, ku në fshatin Progonat u zbuluan edhe 46 bimë të tjera kanabisi, të cilat u asgjësuan në vendngjarje me anë të djegies.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, po vijon hetimet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e përfshirë në kultivimin e paligjshëm të kanabisit në zonat malore të Tepelenës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre appeared first on Euronews Albania.

Kultivuan 194 bimë kanabisi pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir në Tepelenë

By: user7
28 June 2025 at 11:53

Babë dhe bir janë arrestuar në Tepelenë, pasi kanë kultivuar 194 bimë narkotike kanabis pranë banesës së tyre në fshatin Mezhgoran.

Bimët narkotike u gjetën pas kontrolleve me dron në territor. Në pranga janë vënë Mitat dhe Ermal Cani, 64 dhe 35 vjeç. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një pjesë të vogël e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.

The post Kultivuan 194 bimë kanabisi pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir në Tepelenë appeared first on Lapsi.al.

Tepelenë, 2 në pranga për kultivim të bimëve narkotike

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Policia e Tepelenës arrestoi dy shtetas, babë e bir, për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Tepelenës zhvilloi kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Dy shtetasit u arrestuan pasi kishin kultivuar 194 bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një pjesë të vogël të bimëve, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë.

Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.
Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Tepelenë, 2 në pranga për kultivim të bimëve narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kultivuan kanabis në oborr, arrestohen babë e bir në Tepelenë/EMRAT

By: Elva
28 June 2025 at 10:19

Babë e bir janë arrestuar në fshatin Mezhgoran të Tepelenës, pasi dyshohet se kishin mbjellë 194 bimë narkotike pranë banesës së tyre. Në pranga kanë rënë Mitat dhe Ermal Cani, 64 dhe 35 vjeç, të cilët akuzohen për kultivim të paligjshëm të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në zonë, policia sekuestroi një sasi të vogël bimësh […]

The post Kultivuan kanabis në oborr, arrestohen babë e bir në Tepelenë/EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Kontrolle me dron/ Kultivonin kanabis, arrestohen babë e bir në Tepelenë

28 June 2025 at 10:12

Tepelenë – Vijon operacioni “Koordinata” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit, Mitat Cani dhe Ermal Cani, babë e bir, pasi kishin kishin kultivuar 194 bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre

Ndërkohë kontrollet me dron vijojnë nga policia për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanabis .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Tepelenë, meshë përshpirtjeje në vendin e vuajtjeve të kundërshtarëve të diktaturës

By: Besnik
21 June 2025 at 14:53

Në prani të autoriteteve më të larta të Kishës Katolike të Shqipërisë, në ish-Kampin e Internimit të kundërshtarëve të regjimit komunist në Tepelenë u zhvillua një meshë përshpirtjeje.

Ky kamp është cilësuar si “Aushvici shqiptar” ndërsa meshën përkujtimore e drejtoi Ipeshkëv i Sapës, Imzot Simon Kulli, një prej meshtarëve të shuguruar 25 vjet më parë me ringritjen e Kishës Katolike Shqiptare.

“Në perspektivën e mosharresës, kujtimit si domosdoshmëri shoqërore dhe kombëtare, Kisha Katolike u mblodh në këtë vend, sot në këtë ditë të veçantë në kalendarin e saj që i kushtohet shenjtërimit të meshtarëve, pikërisht për të kujtuar të gjithë ata viktima që vuajtën, u vranë, por edhe që qëndruan të palëkundur në mbrojtje të dinjitetit dhe lirisë njerëzore.”, tha Dom Mark Pashka, zëdhënës i Ipeshkvisë Shkodër.

Kampi i internimit në Tepelenë ka funksionuar në vitet 1949-1954, ndërsa numri i të internuarve vlerësohet të ketë qenë rreth 6 mijë individë nga familjet antikomuniste.

“Sigurisht, prania e mbarë Kishës, të meshtarëve dhe ipeshkëve sot në Tepelenë është shumë e domosdoshme, është domethënëse pikërisht për të na kujtuar rezistencën dhe qëndrimin e gjithë atyre që luftuan për liri dhe jetuan për liri, gjithashtu edhe domosdoshmërinë e mosharresës dhe një kujtese të shëndoshë shoqërore.”, theksoi Dom Mark Pashka.

Tashmë është publikuar projekti për ngritjen në mjediset e kampit të një muzeu në përkujtim të atyre që vuajtën apo humbën jetën si kundërshtarë të diktaturës komuniste.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tepelenë, meshë përshpirtjeje në vendin e vuajtjeve të kundërshtarëve të diktaturës appeared first on Euronews Albania.

Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

20 June 2025 at 22:49

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Tepelenë-Këlcyrë. Nga informacionet paraprake mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi makinën e tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i […]

The post Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

By: M C
20 June 2025 at 23:15

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit Këlcyrë, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është lënduar.

Nga pamjet shihet makina e përmbysur dhe shoferi që qëndron jashtë i lënduar.

Sipas informacioneve të deritanishme, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që ambulanca të mbërrijë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit.

The post Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi appeared first on Albeu.com.

Afera “5T” në bashkinë e jugut, SPAK zbarkon në Tepelenë dhe merr në dorë dosjet e tenderave

By: M C
16 June 2025 at 19:41

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm të SPAK, kanë zbarkuar në Bashkinë e Tepelenës, ku raportohet se kanë marrë në dorë dosjet e disa tenderave të denoncuar në media.

Dyshimet janë për afera korruptive që përfshijnë favorizime të operatorëve dhe abuzim me fondet shtetërore, të kallëzuara në Prokurorinë e Posaçme rreth një muaj e gjysmë më parë, raporton Syri Tv.

Tërmet Peçi, kryebashkiaku socialist i Tepelenës që në zgjedhjet e 11 Majit garoi për deputet dhe fitoi, është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike. Ai akuzohet nga përfaqësuesi i kësaj force politike, Arben Ristani se ka përfituar miliarda lekë përmes tenderave abuzivë.

Referuar konferencës për media, Tërmet Peçi akuzohet se bashkë me drejtorin e tij në Bashki, shtetasin Lorenc Bami kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Konkretisht në vitin 2017 Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij themelon kompaninë NG STRUCTURES dhe menjëherë firmosën tendera publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër. Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tendera me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderat e rindërtimit”, denoncoi Arben Ristani në 30 Prill.

Politikani demokrat akuzoi kundërshtarin socialist se me vendim të posaçëm të Këshillit Bashkiak Tepelenë, i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe për financim është ndihmuar nga Frida Krifca, me 220.000 euro nga IPARD.

“Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milionë euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët”, u shpreh Arben Ristani, duke theksuar “Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 Maj.”

Arben Ristani tha se në emër të Partisë Demokratike, ka depozituar pranë SPAK kallëzimin penal për atë që ai e konsideron megavjedhja “5T”, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e “5D” në Bashkinë e Tiranës.

The post Afera “5T” në bashkinë e jugut, SPAK zbarkon në Tepelenë dhe merr në dorë dosjet e tenderave appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, po udhëtonte një familje me 4 anëtarë

15 June 2025 at 20:27

Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit” përgjatë aksit kombëtar Levan-Tepelenë. Mësohet me mjetin që u përfshi nga flakët po udhëtonte një familje me 4 anëtarë, një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Buriem bëjnë me dije se shoferi, pasi dëgjoi […]

The post Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, po udhëtonte një familje me 4 anëtarë appeared first on BoldNews.al.

Rama: Ujëvara e Peshturës në Progonat të Tepelenës, përmes syrit artistik të Stavro Ligorit

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Ujëvara e Peshturës në fshatin Progonat, Tepelenë vitet e fundit është kthyer në një atraksion duek ofruar një përvojë unike dhe mahnitëse për turistët.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot një fotografi të Ujëvarës së Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës.

“Fotografia “The Power of Nature” ishte pjesë e edicionit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografive dhe Video Reels, “Wanderlust in Albania”. Ujëvara e Peshturës në Progonat të Tepelenës, përmes syrit artistik të Stavro Ligorit”, shkruan Rama.

Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës.

Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë.

Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt Ujëvarës së Peshturës.

/k.s/ /a.g/

The post Rama: Ujëvara e Peshturës në Progonat të Tepelenës, përmes syrit artistik të Stavro Ligorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

By: user 4
11 June 2025 at 15:12

Ervin Demo dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Beratit më 11 mars për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për deputet në listat e Partisë Socialiste. Brenda ditës, dorëheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe në të njëjtën ditë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për aktin e dorëheqjes, veprime ligjore pa të cilat kandidatura e tij nuk do të mund të zyrtarizohej në afatin fundor më 12 mars.

E njëjta procedurë u ndoq dhe me dorëheqjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj dhe atij të Tepelenës, Tërmet Peçi, të dy kandidatë fitues në listat e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Por ndërsa kanë kaluar 3 muaj nga dorëheqjet e kryebashkiakëve socialistë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka shpallur ende datën e zgjedhjeve të pjesshme në këto 3 bashki, edhe pse ligji parashikon si afat detyrues për zhvillimin e tyre deri në 45 ditë nga momenti i njoftimit të dorëheqjes.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh në nenin 92 Presidentit kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin, organet e pushtetit vendor si dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë është e kufizuar në kohë nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se :“Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit”.

Presidenca nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it për arsyet e moszbatimit të ligjit, ndërsa në një situatë të ngjashme në bashkinë Kukës në qershor 2023, ky institucion pretendoi se nuk mund të merrte vendime pa u njoftuar zyrtarisht me shkresë nga kryeministria për vakancën e krijuar.

Kryeministria gjithashtu nuk komentoi ngërçin e krijuar dhe rolin që ka ky institucion në procedurë, por burime në grupin parlamentar të PS-së i thanë BIRN-it se partia po përgatitej që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbaheshin në vjeshtë.

E ndërsa situata kur institucionet nuk zbatojnë afatet ligjore nuk është e izoluar, për ekspertët kjo tregon mungesë përgjegjshmërie institucionale dhe mosfunksionim të shtetit ligjor.

Kristaq Kume, themelues i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, e përshkruan situatën e krijuar si “shfaqje e mosfunksionimit të shtetit ligjor, e mosrespektimit të legjislacionit të miratuar”.

Kume shpjegon gjithë zinxhirin e procedurave ligjore që çojnë në shpalljen e datës së zgjedhjeve, duke besuar se kjo procedurë ka ngecur tek Këshilli i Ministrave, por ai thekson se kjo procedurë duhej të ishte kryer që në momentin që u regjistruan si kandidatë për deputetë kryebashkiakët e dorëhequr.

“Duhej që Këshili Bashkiak që ka marrë dorëheqjen të njoftonte Prefektin dhe ai t’ia dërgonte me shkrim Këshillit të Ministrave dhe ky institucion ia dërgon presidentit për vakancën,” thotë Kume, duke shtuar se “zinxhiri nuk ka funksionuar sepse nuk kemi shkresë zyrtare të presidenti”.

Ai i referohet precedentëve të mëparshëm si ai në bashkinë Shkodër në vitin 2019 kur presidenti i atëhershëm, Ilir Meta, nuk e shpalli datën e zgjedhjeve për më shumë se dy vjet pasi dha dorëheqjen kryetari i sapozgjedhur i saj.

Për Agron Haxhimalin, drejtor i Institutit për Bashkitë, presidenti mund të veprojë me iniciativën e tij për të zbatuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, në një rast që vakancat janë botërisht të ditura ose mund t’i kërkojë Këshillit të Ministrave që të veprojë me njoftimin zyrtar.

“Qartë, këtu kemi shkelje të afateve ligjore dhe institucionale,” tha Haxhimali, duke theksuar se afatet ligjore përcaktojnë detyrimin e presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetarët e rinj të bashkive.

“Nëse Presidenti nuk ka nxjerrë dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme brenda afatit 48 orësh nga njoftimi për përfundimin e mandatit, kjo përbën shkelje të nenit 10, pika 3 të Kodit Zgjedhor…”- thekson ai, ndërsa apelon që institucionet vendore të mos mbeten “peng i vullnetit politik”.

Haxhimali flet gjithashtu për “pasoja serioze” që ka tek këto bashki, shtyrja pa afat e zgjedhjes së kryetarëve të rinj.

Mosbërja e zgjedhjeve të reja krijon, sipas tij, “bllokim të vendimmarrjes politike dhe ekzekutive të bashkisë, sidomos për politikat prioritare dhe buxhetin; paaftësi për përfaqësim institucional në marrëdhëniet me qeverinë qendrore dhe ndërkombëtarët; dobësim i përgjegjshmërisë politike, pasi zëvendëskryetari nuk ka legjitimitet të njëjtë publik dhe elektoral, si dhe rrezik për keqadministrim, për shkak të mungesës së një figure të qartë drejtuese dhe llogaridhënëse”.

Vakancat në qeverisjen vendore pritet të shtohen, pasi prej më shumë se 3 muajsh edhe bashkia e Tiranës është në një situatë ligjore ku mund të ndërpritet mandati i kryebashkiakut Erjon Veliaj, i arrestuar në fillim të shkurtit me disa akuza nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Në këtë rast, procedura e shkarkimit të Veliajt interpretohet njësoj nga Kume dhe Haxhimali.

“Këshili bashkiak ndodhet në kushtet që duhet të mblidhet dhe të vendosë për ndërprerjen e mandatit të zotit Veliaj sipas ligjit për qeverisjen vendore,” thotë Kume.

Ndërsa Haxhimali saktëson se “nëse kryetari mungon për më shumë se 3 muaj rresht, kjo përbën arsye për shkarkim nga detyra sipas nenit 62, pika c, me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të këshillit bashkiak përkatës”. Sipas tij, nuk është ndjekur procedura ligjore dhe kjo tregon se “ka shkelje të ligjit dhe mosfunksionim institucional”./ Reporter.al

The post Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

11 June 2025 at 11:29

Ervin Demo dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Beratit më 11 mars për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për deputet në listat e Partisë Socialiste. Brenda ditës, dorëheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe në të njëjtën ditë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave njoftoi Komisionin Qendror […]

The post Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit appeared first on Reporter.al.

I dënuar për kultivim narkotikësh, arrestohet me qëllim ekstradimi 37-vjeçari

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Një 37-vjeçar i dënuar nga gjykata e Pejës për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Tepelenë me qëllim ekstradimi në Kosovë.

Policia njoftoi se “si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë”.

Sipas policisë “gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhërarreste për këtë shtetas, konkretisht një për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetri për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje”.

“Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë”, njoftoi policia. /j.p/

The post I dënuar për kultivim narkotikësh, arrestohet me qëllim ekstradimi 37-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vodhën një makinë dhe e shitën/ Në pranga tre të rinj në Tepelenë

By: user7
28 May 2025 at 14:14

Tre të rinjë janë arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një makinë në Tepelenë dhe e shitën atë në Gjirokastër.

Gjithashtu gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Vodhën një makinë dhe e shitën/ Në pranga tre të rinj në Tepelenë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌