Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

By: V K
21 June 2025 at 09:18

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi makinën e tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet H.L. nga Tirana, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

The post Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi appeared first on Albeu.com.

Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

20 June 2025 at 22:49

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Tepelenë-Këlcyrë. Nga informacionet paraprake mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi makinën e tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i […]

The post Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi i votave në bashkitë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë

By: V K
12 May 2025 at 14:13

Në bashkinë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë të qarkut Gjirokastër, ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bashkinë Këlcyrë, janë ka përfunduar numërimi në të 16 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste, ka marrë 1702 vota, ose 58.87 % të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 965 vota, ose 33.38 % të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 101 vota ose 2.49% e votave.

Në bashkinë Memaliaj, ka përfunduar numërimi në të 27 qendrat e votimit, Partia Socialiste, ka marrë 3003 vota ose 63.66%, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka marrë 1444 ose 30.61% të votave.

Në bashkinë Tepelenë, ka përfunduar numërimi në të 22 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste, ka 3214 vota ose 68.15% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1003 vota ose 21.27% të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 149 vota ose 3.16% të votave.

 

 

The post Përfundon numërimi i votave në bashkitë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë appeared first on Albeu.com.

Tjetër rast i fotografimit të votës, arrestohet një 30-vjeçar në Këlcyrë

11 May 2025 at 16:53

Raste të shumta janë konstatuar gjatë votimit të sotëm për zgjedhjet parlamentare të fotografimit të votës, në Elbasan Tiranë dhe Librazhd, teksa rasti më i fundit vjen nga Këlcyra. Policia e Gjirokastrës bën me dije se ka arrestuar një 30-vjeçar, shtetasin M.P. nga Këlcyra, i cili gjatl votimit rreth orës 15:00 dyshohet se ka fotografuar […]

The post Tjetër rast i fotografimit të votës, arrestohet një 30-vjeçar në Këlcyrë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në Këlcyrë, dyshohet se…

20 April 2025 at 21:55

Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në Këlcyrë. Nga burimet policore, dyshohet se ky person është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

“Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.

The post E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në Këlcyrë, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në Këlcyrë/ Një 50-vjeçar gjendet i varur në banesë (EMRI)

20 April 2025 at 21:53

Një burrë i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të diele në Këlcyrë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi Sokol Hadaj, rreth 50 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3. Raportohet se ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ku dyshohet se […]

The post E rëndë në Këlcyrë/ Një 50-vjeçar gjendet i varur në banesë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

U kthye nga emigrimi dhe ndërtoi bujtinë, Lile: Këtu, shumë herë më mirë se në kurbet

31 March 2025 at 11:57


TIRANË, 31 mars/ATSH/ Pas 14 vitesh emigrimi në Greqi Ismet Lile u kthye në vendlindje në fshatin Katundishtë të Këlcyrës, ku bashkë me vajzën e tij investuan në shtëpinë e vjetër të gjyshit, duke e kthyer në një bujtinë të bukur që sot mirëpret qindra vizitorë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale apelin e Ismet Liles ndaj të rinjve që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.

“Ata janë një tjetër shembull frymëzimi se si dy breza at e bijë, u kthyen në rrënjët e vjetra të familjes duke mbajtur gjallë jo vetëm kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha duke ndërtuar një të ardhme të sigurt ekonomike, që siç thotë Ismeti është shumë më mirë se në kurbet”, u shpreh Rama.

Ismeti tregon se për rreth 14 vite emigroi në Greqi, ndërsa më pas vendosi të kthehet në qytetin e Këlcyrës, ku hapi një biznes bar-kafe.

Këtë biznes Ismeti e vazhdoi për 20 vite në Këlcyrë dhe më pas vendosi të rindërtojë shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Katundisht.

“Pas disa vitesh e ktheva shtëpinë time në bujtinë. Kemi mirëpritur gjithë njerëzit që vijnë në bujtinën tonë me gatime tradicionale. Pamë që kishte shumë vizitorë dhe kërkesa. Kam dy vajza dhe njëra nga vajzat e mia investoi dhe e bleu shtëpinë e saj”, tregon ai.

Ismeti u bën apel të rinjve të kthehen të investojnë në vendlindjen, ndërsa shprehet se këtu jetohet shumë herë më mirë se në emigirim.

“Duhet të kthehen edhe njerëz të tjerë akoma, sepse vendi ka nevojë. Nuk mund të jemi ne t’i bëjmë të gjitha vetëm. Duhet dikush të merret me blegtori, dikush me shpendët, dikush të merret me me bujqësinë. I bëj thirrje gjithë të rinjve që janë larguar nga fshati Katundisht të vijnë të kthehen dhe të ndërtojnë shtëpitë e gjyshërve sepse jetohet edhe këtu shumë herë më mirë se në kurbet”, tha ai.

/m.m//a.f/

The post U kthye nga emigrimi dhe ndërtoi bujtinë, Lile: Këtu, shumë herë më mirë se në kurbet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grabitën një banesë/ Arrestohen dy persona në Këlcyrë, mes tyre një i mitur

21 March 2025 at 10:39

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një banesë në Këlcyrë, tre ditë më parë. Të arrestuarit janë një 22 vjeçar banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe sendet e vjedhura.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër në fshatin Mazhan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri gjysmë automatike, që dyshohet se e kishin fshehur këta shtetas. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjes dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur.

The post Grabitën një banesë/ Arrestohen dy persona në Këlcyrë, mes tyre një i mitur appeared first on Sot News | Lajme.

Ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës, arrestohen dy hajdutët në Këlcyrë

By: Ardit
21 March 2025 at 10:28

Një grup hajdutësh, që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës së Këlcyrës është goditur nga policia e Gjirokastrës. Policia bën me dije se në pranga ranë 2 persona të dyshuar, mes të cilëve edhe një i mitur, teksa hetohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan edhe një armë dhe sende […]

The post Ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës, arrestohen dy hajdutët në Këlcyrë appeared first on BoldNews.al.

Grabitën banesën në Këlcyrë, vihen në pranga i mituri dhe një 22-vjeçar

By: user 11
21 March 2025 at 10:42

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një banesë në Këlcyrë, tri ditë më parë.

Të arrestuarit janë një 22-vjeçar banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe sendet e vjedhura.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjes dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur.

The post Grabitën banesën në Këlcyrë, vihen në pranga i mituri dhe një 22-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Dhunoi familjarët në Këlcyrë, policia i vë prangat 41-vjeçarit

By: M C
20 March 2025 at 18:11

Një 41-vjeçar në Këlcyrë ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë në familje.

Shkaqet dhe motivet e dhunës në familje janë ende të paqarta ndërsa policia po merr në pyetje 41-vjeçarin.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

The post Dhunoi familjarët në Këlcyrë, policia i vë prangat 41-vjeçarit appeared first on Albeu.com.

Këlcyrë/ Arrestohet 52-vjeçari, i gjejnë në banesë kallashnikov me fishekë

By: Oldi
1 March 2025 at 10:32

Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia. Në banesën e një 52-vjeçari në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., pas dyshimeve për […]

The post Këlcyrë/ Arrestohet 52-vjeçari, i gjejnë në banesë kallashnikov me fishekë appeared first on BoldNews.al.

Mbante kallashnikov pa leje, arrestohet 52 vjeçari në Këlcyrë

By: Xhen Sila
1 March 2025 at 09:15

Një 52 vjeçar në Këlcyrë është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se në banesën e tij është gjetur një kallashnikov me fishekë që e mbante pa leje.

52 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al

Aksident i rëndë në Këlcyrës, një i plagosur dërgohet në spital

By: M C
19 February 2025 at 20:02

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 64-vjeçar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 të pasdites, në hyrje të Këlcyrës ku automjeti me drejtues shtetasin E.C., 35 vjeç është përplasur me automjetin e shtetasit D.K., 64 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në Spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.C., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet e mëtejshme.

The post Aksident i rëndë në Këlcyrës, një i plagosur dërgohet në spital appeared first on Albeu.com.

Kumbaro: “Bujtina Lile”, shembull kuptimplotë i rijetëzimit të zonave rurale

16 February 2025 at 15:46

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë te “Bujtina Lile” në Katundishtë të Këlcyrës.

Kumbaro theksoi se, kjo bujtinë është ndërtuar pas rikthimit të të zotëve nga emigracioni – dhe sot përfaqëson një tjetër shëmbull kuptimplotë të rijetëzimit të zonave rurale përmes turizmit familjar.

Kumbaro gjithashtu u shpreh se fshati Katundishtë është rizgjuar nga aromat e lakrorit që përgatit Vjollca, rakisë së Metit, që gjallërojnë me humor bisedat e grupeve të vizitorëve, të cilët vijnë për të eksploruar Luginën e Vjosës, Kalanë Ilire, krahinën e Dëshnicës dhe gjithë peizazhet fantastike që rrethojnë Kelcyrën.

/a.f/

The post Kumbaro: “Bujtina Lile”, shembull kuptimplotë i rijetëzimit të zonave rurale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në aksin Përmet-Këlcyrë, makina del nga rruga dhe përfundon në fushë, shkak lagështira

By: Mirgen
2 February 2025 at 21:46

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (2 shkurt 2025) në aksin Përmet-Këlcyrë, ku shoferi i një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin e drejtimit për shkak të lagështirës së shkaktuar nga reshjet e shiut dhe ka dalë nga rruga. Makina ka bërë dy rrotullime dhe ka përfunduar në një fushë pranë […]

The post Aksident në aksin Përmet-Këlcyrë, makina del nga rruga dhe përfundon në fushë, shkak lagështira appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në aksin Përmet-Këlcyrë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

By: M C
2 February 2025 at 22:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Përmet-Këlcyrë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në afërsi të kthesës së fshatit Kosinë, një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës.

Makina ka bërë dy rrotullime dhe ka përfunduar në një fushë. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi identifikuar si S. Alushaj.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

The post Aksident i rëndë në aksin Përmet-Këlcyrë, makina del nga rruga, plagoset shoferi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi! Mjeti rrezikonte shpërthimin për shkak të…

30 January 2025 at 14:17
Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Këlcyrës mesditën e sotme, në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet, ku një mjet tip Opel ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Raportohet se si pasojë e përplasjes është plagosur shoferi i automjetit, i cili ka marrë ndihmën e parë dhe është transportuar në

Çfarë ndodhi? Bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit–Këlcyrë, ja arsyeja

14 January 2025 at 16:28

Një rrëshqitje e konsiderueshme dheu ka bllokuar tërësisht pasditen e kësaj të marte aksin rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim për banorët dhe udhëtarët.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e rrëshqitjes së dheut pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, është bërë e pamundur kalimi i mjeteve në të dyja drejtimet..

Ekipi i kontraktit të mirëmbajtjes së aksit rrugor Tepelenë-Përmet ka nërhyrë për të hapur rrugën duke mundësuar hapjen e aksit në një sens dhe duke lejuar kështu rivendosjen e qarkullimit të automjeteve.

Raportohet se po vazhdon monitorimi i situatës dhe puna për pastrimin e plotë të zonës së prekur nga rrëshqitja, me qëllim të rivendosjes së qarkullimit normal në të dyja drejtimet.

The post Çfarë ndodhi? Bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit–Këlcyrë, ja arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëshqet dheu, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit–Këlcyrë

14 January 2025 at 16:09

Një rrëshqitje e konsiderueshme dheu ka bllokuar tërësisht pasditen e kësaj të marte aksin rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim për banorët dhe udhëtarët. Burime bëjnë me dije se si pasojë e rrëshqitjes së dheut pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, është bërë e pamundur kalimi i mjeteve […]

The post Rrëshqet dheu, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit–Këlcyrë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌