TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” në Përmet, e transformuar tërësisht, do të hapë dyert në shtator për nxënësit e saj.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale foto nga kjo shkollë.
“Shtatori po afron dhe nxënësit përmetarë të shkollës “Meleq Gosnishti” do të gjejnë ambiente tërësisht të transformuara, klasa moderne dhe kushte dinjitoze për ta dhe për mësuesit falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Përmet”, shkroi Kumbaro.
Kjo shkollë, e ndodhur në një zonat më piktoreske të qytetit, do të jetë edhe një qendër komunitare, e cila mund të përdoret për aktivitete të ndryshme pas orarit mësimor.
Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000-25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.
Në të gjithë vendin vijojnë përgatitjet që shkollat të jenë gati për vitin e ri shkollor 2025-2026.
Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më këmbë zonën.
Ata u bllokuan në vendin e quajtur “Ura e Dashit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumë nga reshjet e shiut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.
Policia njofton se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku pretendohej se këngëtarja Anxhela Peristeri ishte goditur në fytyrë me një kanaçe, vetë artistja ka reaguar për të hedhur poshtë lajmet.
Në një postim në Instagram, Peristeri ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se situata është interpretuar gabimisht. “Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar,” shkroi ajo.
Incidenti i përfolur ndodhi më 8 gusht, gjatë mbrëmjes festive në Përmet, ku Peristeri ishte një nga artistet pjesëmarrëse në festivalin kushtuar gjysheve shqiptare. Pamje nga momenti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetin social TikTok, duke shkaktuar reagime të ndryshme.
Organizatori i festivalit, Bled Mane, reagoi menjëherë nga skena, duke u kërkuar prindërve që të largonin fëmijët nga shkallët dhe paralajmëroi se koncerti do të ndërpritej nëse situata do të përsëritej.
Megjithatë, vetë Peristeri ka sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim dhe se nuk është goditur, por ka ndërhyrë për të shmangur një incident të mundshëm.
TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Në qytetin e Përmetit nisi mbrëmjen e djeshme festa e gjysheve shqiptare.
I kthyer tashmë në një traditë të aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytetin e trëndafilave, festivali “Nona” në sheshin e Përmetit bëri bashkë qindra qytetarë dhe turistë vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga festivali teksa u shpreh: “Festivali “Nona”, i cili tanimë është pjesë e kalendarit të traditave të bukura të Përmetit, ka ngritur mbrëmë siparin me një surprizë të këndshme, spektaklin e Sigurisë Rrugore për Fëmijët”.
Ky është edicioni i pestë i festivalit “Nona”, një aktivitet unik treditor, që e kthen Përmetin në një sofër të madhe te ngjashme me shtëpinë e gjysheve tona.
Festivali nisi paradite me vizita në shtëpitë e gjysheve përmetare, për të vijuar pasdite me çeljen e panairit “Nga duart e gjysheve”, ku u prezantuan gatime të ndryshme tradicionale.
Në mbrëmje, krahas aktivitetit suprizë kushtuar Sigurisë Rrugore për Fëmijët, performuan edhe artistë të njohur si Evgjeni Çulli, Mikel & Ervis Rrapaj, Luljeta Ilia, Çiljeta Xhilaga, Anxhela Peristeri, G Bani si dhe aktorja e njohur Eva Alikaj.
Festivali “Nona” synon të sjellë dialog midis brezave në vend të hendekut në rritje midis të moshuarve dhe të rinjve në jetën e përditshme urbane.
Festivali do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, 10 gusht, ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore.
Në qytetin e trëndafilave, Përmet, mbrëmjen e djeshme u çel edicioni i pestë i festivalit “Nona”, i njohur si festa e gjysheve shqiptare. Qytetarë të shumtë dhe turistë, vendas e të huaj, mbushën sheshin kryesor, duke e kthyer atmosferën në një festë të vërtetë popullore.
Ky aktivitet treditor, unik në llojin e tij, e shndërron Përmetin në një sofër të madhe mikpritjeje, të ngjashme me ngrohtësinë e shtëpisë së gjysheve. Festimet nisën që në orët e paradites me vizita në shtëpitë e gjysheve përmetare, ndërsa pasditja solli hapjen e panairit “Nga duart e gjysheve”, ku u shijuan gatime tradicionale të përgatitura me dashuri, transmeton KultPlus.
Mbrëmja u mbush me muzikë e argëtim, falë performancave të artistëve të njohur si Evgjeni Çulli, Mikel & Ervis Rrapaj, Luljeta Ilia, Çiljeta Xhilaga, Anxhela Peristeri, G Bani dhe aktorja Eva Alikaj. Përmes këtij festivali synohet të krijohet një urë lidhëse mes brezave, duke zëvendësuar hendekun që shpesh vërehet mes të rinjve dhe të moshuarve në jetën urbane.
Festivali do të vijojë edhe më 9 dhe 10 gusht, me një sërë aktivitetesh kulturore që premtojnë të mbushin qytetin me gjallëri e traditë./KultPlus.com
TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Në qytetin e trëndafilave u çel mbrëmjen e sotme festivali “Nona”, festa e gjysheve shqiptare.
Qindra qytetarë, por edhe turistë vendas e të huaj, mbushën sheshin kryesor të Përmetit.
Ky është edicioni i pestë i festivalit “Nona”, një aktivitet unik treditor, që e kthen Përmetin në një sofër të madhe te ngjashme me shtëpinë e gjysheve tona.
Festivali nisi paradite me vizita në shtëpitë e gjysheve përmetare, për të vijuar pasdite me çeljen e panairit “Nga duart e gjysheve”, ku u prezantuan gatime të ndryshme tradicionale.
Në mbrëmje, në festival performuan artistë të njohur si Evgjeni Çulli, Mikel & Ervis Rrapaj, Luljeta Ilia, Çiljeta Xhilaga, Anxhela Peristeri, G Bani si dhe aktorja e njohur Eva Alikaj.
Festivali “Nona” synon të sjellë dialog midis brezave në vend të hendekut në rritje midis të moshuarve dhe të rinjve në jetën e përditshme urbane.
Festivali do të vazhdojë edhe në datat 9 dhe 10 gusht, ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore.
TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Në kantierin e Ujërave Termale të Bënjës në Përmet vijojnë punimet për përmirësimin e shërbimeve, peizazhit turistik dhe ndërhyrjeve rikualifikuese për të krijuar një atraksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, inspektoi nga afër punimet shoqëruar nga përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kryetarët e bashkive Përmet e Këlcyrë, drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi dhe ajo e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa.
“Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kemi nisur investimin e një kantieri rikualifikimi të të gjithë zonës si nevojë për të ndërhyrë në radhë të parë për të orientuar flukset, si të makinave që grumbullohen në hyrje të kësaj zone natyrore dhe turistike si dhe për të organizuar gjithë hapësirën, duke ofruar dhe shërbime. Këtu kemi mungesë totale të ujit dhe energjisë elektrike. Me këtë investim të qeverisë shqiptare, do ta kthejmë në një atraksion të zhvillimit të qëndrueshëm, sepse jemi në zonë të mbrojtur dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos kemi ndërhyrje të rënda”, tha Kumbaro.
Ky projekt është i ndarë në disa zona të cilat përfshijnë hapësirën e parkimit, atë të kamperave, hapësira për piknik, një zonë dedikuar shitjes së produkteve lokale dhe artizanale, zona e vaskave, një amfiteatër i konceptuar për aktivitete, si dhe një zonë shërbimesh ku do të ketë edhe dushe e dhoma zhveshjeje.
Kumbaro kërkoi një bashkëpunim të ngushtë mes bashkisë Përmet dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për një menaxhim të suksesshëm të këtij atraksioni.
“Na duhet bashkëpunim me bashkinë për të gjetur një model të mirë të menaxhimit, me qëllim që të ruhet standardi, pastërtia dhe gjithë ky investim të mos degjenerohet. Kjo është arsyeja pse jemi të gjithë sot, bashkë me zyrën e administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe bashkitë Këlcyrë e Përmet që në hartën e tyre turistike e kanë një ndër stacionet më të preferuara këtë zonë”, tha Kumbaro.
Ky investim parashikohet të përfundojë në muajin mars të vitit 2026.
Ujërat Termale të Bënjës në Përmet konsiderohen si më të mirat në Evropë. Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26- 32°C.
Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës.
TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Pas Gjirokastrës, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një tjetër takim me Komitetet e Mbrojtjes Civile të bashkive Përmet dhe Këlcyrë.
Së bashku me gjithë institucionet që koordinojnë punën në terren për të mbrojtur territorin nga dashakeqësit dhe zjarret, Kumbaro kërkoi që të mos ulet në asnjë moment vigjilenca ndaj zjarreve dhe rreziqeve natyrore, teksa shënohet gjysma e sezonit veror.
“Përmeti e Këlcyra janë bashki të cilat kanë nën administrim sipërfaqe të mëdha pyjesh, ku kemi kaluar sfida të vështira, por që vetëm përmes komunikimit dhe koordinimit do të arrijmë të menaxhojmë me sukses edhe këtë periudhë, ndërsa Policinë e Shtetit e kemi në krah për të neutralizuar çdo përpjekje të të paudhëve që luajnë me zjarret”, u shpreh Kumbaro.
Ndërsa u shprehu mirënjohjen të gjithë punonjësve të angazhuar në shuarjen e zjarreve, si edhe banorëve të zonave të prekura që kanë qenë krah në këtë proces, Kumbaro theksoi më herët se do të ketë ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë e përbashkëta natyrore.
Sipas Kumbaros, nisur nga informacionet që jep Policia e Shtetit, në të gjithë territorin e vendit, në shumicën e rasteve zjarrvëniet kanë qenë nga dora e njeriut. Kumbaro u shpreh se “rreziku që zjarri të marrë vetë është aty ku ka depozitime mbetjesh, ku për shkak të dekompozimit të mbetjeve organike lëshohet gazi metan”.
“Përgjithësisht janë zjarrvënie me keqdashje që është kriminale, ose nga pakujdesia që nuk është më pak kriminale që do ndëshkohet njësoj”, pohoi Kumbaro.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë datat 8, 9 dhe 10 gusht për të vizituar qytetin e Përmetit, ku do të zhvillohet edicioni i pestë i Festivalit “Nona”, një ngjarje e veçantë kulturore që këtë vit feston 5-vjetorin e saj.
“Festivali ‘Nona’, një udhëtim i veçantë në rrënjët tona, me zemrën plot. Festojmë bashkë me gjyshet më të dashura nga gjithë Shqipëria, në një festë plot dashuri, kujtime dhe muzikë në zemër të Përmetit”, shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale, duke i ftuar qytetarët të bëhen pjesë e kësaj atmosfere unike.
Festivalit “Nona” është një festë treditore që kthehet çdo vit në një pikë takimi për brezat e vjetër dhe të rinj, duke kthyer parkun qendror të qytetit në një “shtëpi të gjyshes” për të gjithë. Me theks te trashëgimia kulturore, gatimet tradicionale dhe ngrohtësia e marrëdhënieve njerëzore, festivali përçon ndjesinë e komunitetit dhe afërsisë shpirtërore, përcjellë KultPlus.
Në zemër të festivalit qëndron figura e gjyshes, jo vetëm si ruajtëse e recetave dhe zakoneve tradicionale, por edhe si simbol i dashurisë pa kushte dhe urtësisë popullore. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë gatime tradicionale të përgatitura me dashuri nga duart e gjysheve, të ndajnë kujtime e të këndojnë së bashku në një atmosferë festive e plot ngjyra.
Synimi kryesor i këtij festivali është të krijojë një urë dialogu midis brezave, duke promovuar afërsinë mes të moshuarve dhe të rinjve, një frymë që sfidon ndarjen gjithnjë në rritje që shpesh shfaqet në jetën moderne urbane.
Në zemër të natyrës dhe traditës, Përmeti do të ofrojë sërish këtë gusht një përvojë të paharrueshme për këdo që kërkon të lidhet me rrënjët, me njerëzit dhe me shpirtin e gjallë të Shqipërisë./KultPlus.com
Dy ditë më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një e re ka shpëtuar për mrekulli nga amputimi i këmbës, pas një pickimi helmues nga gjarpri. L. A., 26-vjeçe, ishte duke qëndruar në një zonë periferike të qytetit kur u pickua nga gjarpri, një ngjarje që e dërgoi menjëherë në Spitalin e Përmetit për ndihmë të shpejtë.
Por ajo që ka shqetësuar shumë është mungesa totale e antidotit të nevojshëm, për të trajtuar helmimin nga gjarpri.
Mjekët në Spitalin e Përmetit nuk mundën të ofronin një zgjidhje për vajzën, duke e detyruar atë të transferohej urgjentisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Edhe atje, nuk u gjet antidoti i kërkuar për të shpëtuar këmbën e të resë.
Një mundësi e tretë iu dha pas një udhëtimi të shpejtë në Tiranë, në Spitalin e Traumës, ku për fat të mirë, 26-vjeçares iu injektua antidoti që shpëtoi jo vetëm jetën, por edhe këmbën e saj.
Sipas familjarëve, mjekët në Tiranë, i kanë shpjeguar se helmi kishte depërtuar deri në rrezen e kofshës dhe çdo minutë vonese mund të kishte çuar në amputimin e këmbës.
“Nëse do të kishte vonuar edhe pak, këmba do të ishte prerë”, kanë pohuar ata.
Ky incident, ka nxjerrë në pah një problem serioz në sistemin shëndetësor të qarkut të Gjirokastrës, ku mungojnë antidotet jetike për trajtimin e helmimeve të tilla.
Qarku me një popullsi prej 134 mijë banorësh, po përballet me një krizë shëndetësore të pashembullt, sidomos gjatë sezonit turistik, kur rreziku i pickimeve të gjarpërinjve është më i madh për shkak të temperaturave të larta.
Mungesa e kundërhelmit në spitalet e rajonit është një skandal që rrezikon jetët e qytetarëve, ku ka shkaktuar shqetësim të madh mes banorëve dhe specialistëve të shëndetësisë.
TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Kanioni i Langaricës, i vendosur rreth 15 kilometra në verilindje të qytetit të Përmetit, konsiderohet si një nga pasuritë më të veçanta natyrore të Shqipërisë së jugut. Si pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës” – Dangëlli, ky kanion me gjatësi rreth 5 kilometra ofron një pamje mbresëlënëse, ku gërshetohen shkëmbinjtë e lartë dhe ujërat termale.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje mahnitëse të Kanionit të Langaricës, një nga degët kryesore që furnizon zonën burimore të lumit Vjosë. Ky kanion shpalos një peizazh të rrallë dhe një pasuri natyrore që mbetet ende e paprekur dhe e paeksploruar në plotësinë e saj.
Kanioni ndodhet mbi fshatin Stërmbec, në jug të Përmetit, duke krijuar një rrugë të fshehur në gjirin e pyjeve dhe maleve të Dangëllisë. Afërsia me burimet termale e bën këtë zonë veçanërisht tërheqëse për turistët dhe aventurierët që kërkojnë të zbulojnë bukuritë natyrore dhe pasurinë ujore të këtij territori të rrallë.
Lumi Langarica, me rrjedhën e tij të fuqishme, ka gdhendur me kalimin e kohës këtë kanion spektakolar, i cili për vendasit njihet me respekt si “lumi i bekuar”. Pamja që ofron është madhështore dhe e mbushur me jetë, duke e kthyer këtë vend në një galeri të hapur të natyrës.
Kjo zonë ofron një shfaqje të mahnitshme gjatë gjithë vitit: pranvera sjell gjelbërim dhe aromë pyjesh të lulëzuar, vera ndriçon shkëmbinjtë me rrezet e saj, vjeshta ngjyros çdo cep me tone të zjarrta, ndërsa dimri mbulon gjithçka me një mister të bardhë e të heshtur.
Edhe gjatë stinës së ftohtë, kur uji i lumit merr një ngjyrë të thellë, kanioni mbetet një destinacion i veçantë, që fton të apasionuarit pas natyrës të eksplorojnë më shumë. Muret shkëmbore të larta, të rrethuara nga uji i akullt, krijojnë një atmosferë unike që e bën Kanionin e Langaricës një nga mrekullitë më të bukura të natyrës shqiptare.
PËRMET, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Në Përmet, një qytet i vendosur në Luginën e Vjosës në jug të Shqipërisë, kultivimi i trëndafilave mbretëron në mënyrë supreme, qoftë për të bërë parfume, ujë me aromë apo llokum dhe duke kënaqur kështu mijëra turistë.
“Këtu, gjithçka sillet rreth trëndafilave, këto trëndafila që lëshojnë aromën e tyre, përdoren në gatim ose për vetitë e tyre medicinale… Këtu, jeta është me syze rozë”, buzëqesh Ariana Nikolla, një mësuese biologjie në Përmet.
Që kur ishte fëmijë, kjo grua 57-vjeçare ka krasitur me dorë shkurre me gjemba dhe ka mbledhur me delikatesë petalet e trëndafilit të saj të preferuar, “trëndafilit të dhëndrit”, i quajtur kështu për aromën e tij delikate.
Në Përmet, një qytet me 7 000 banorë, trëndafili është një ritual: ai është dhurata e parë që duhet t’i ofrohet personit që do – dhe duhet të jetë rozë, për të simbolizuar dashurinë dhe besnikërinë.
Ky qytet, ku çdo familje rrit dhjetëra lloje trëndafilash në kopshtet e tyre, përfshirë ”Rosa Damascena” dhe ”Centaurea Rose”, është i njohur në të gjithë Ballkanin për ujin e trëndafilave.
”Megjithatë, është e pamundur ta blesh – do të ishte shumë e shtrenjtë”, shpjegojnë banorët, të cilët ofrojnë vetëm disa pika herë pas here dhe i ruajnë me xhelozi rezervat e tyre.
“Uji i trëndafilave është si dashuria, duhet të kujdesesh për të”, shpjegon Resmie Tuçi, 70 vjeçe.
“Marrja e ujit të trëndafilave me cilësi të lartë është një punë e vështirë dhe e kujdesshme. Kërkon enë speciale – të bëra prej bakri – dhe është gjithashtu thelbësore të njihen trëndafilat dhe të zgjidhen ato me petale më aromatike”, shpjegon kjo grua, duke praktikuar teknika që janë transmetuar brez pas brezi.
Tradita, e transmetuar brez pas brezi, është e listuar në inventarin kombëtar të trashëgimisë kulturore jomateriale: së pari, shtriq një leckë mbi një tas bakri, i cili më pas vendoset në një legen të madh me ujë me fund të sheshtë.
Petalet e trëndafilave të mbledhura me kujdes vendosen mbi copë, pastaj mbulohen me një gur shumë të sheshtë, mbi të cilin vendoset hiri. Petalet e vendosura poshtë ”do të djersiten”, falë kondensimit.
“Një proces që zgjat orë të tëra”, shpjegon Resmia.
“Por, çdo pikë është e çmuar”, thotë Ariana Nikolla me gëzim, duke mbushur një shishe të vogël me ujë trëndafili, të cilin më pas e ruan për disa javë në një vend me diell.
“Aq e çmuar sa ari”, shton ajo.
Çdo familje e përdor atë për përfitimet e supozuara.
Si ilaç për të qetësuar sytë e irrituar, si krem antiinflamator për të ndihmuar në qetësimin e kruajtjes, në gatim e tjerë.
Eftali Qerimi, 63 vjeçe, betohet se ëmbëlsirat turke me bajame dhe ujë trëndafili që ajo pjek në punishten e saj janë të ndryshme nga çdo tjetër.
Duke përdorur vetëm miell bajamesh, sheqer dhe ujë trëndafili, ajo i bën ëmbëlsirat e saj në formën e… një trëndafili, sigurisht, të cilat shënojnë ngjarje të rëndësishme për të gjitha familjet në rajon.
Të konsideruara si hajmali, ato shërbehen për ditëlindje, dasma apo festa për fëmijë.
Me gratë që punojnë në punishten e saj, Eftali Qerimi prodhon deri në 10 kilogramë llokume në ditë, të cilin e shet për 50 euro për kilogram.
Herë pas here, ajo braktis format e trëndafilave për të bërë dy llokume të vogla në formën e këmbëve të foshnjës – një mënyrë tradicionale për t’u uruar të porsalindurve jetë të gjatë.
Midis porcioneve, këto gra ziejnë reçel me petal trëndafili, aroma e të cilit mbush të gjithë punishten.
“Trëndafili është gjithçka për ne, ai simbolizon zemrën, dashurinë dhe gëzimin e jetës”, filozofon Eftalia, për të cilën sezoni sapo ka filluar.
“Turistët po dynden në qytet dhe, pas bukurisë natyrore, ata duan të shijojnë edhe kënaqësitë e tij”, thekson ajo./ a.jor.
Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo tjetër, qoftë për parfume, për t’i dhënë shije ujit, apo për ëmbëlsirat që kërkohen prej mijëra turistëve.
“Këtu gjithçka rrotullohet rreth trëndafilave, prej përfshirjes në gatime, e deri te produktet mjekësore – gjithçka shihet nën reflektim të trëndafilit”, ka thënë me shaka mësuesja e biologjisë, Ariana Nikolla, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP.
Prej kur ishte e vogël, 57-vjeçarja i ka mbledhur me delikatesë petalet e llojit të saj të preferuar “Trëndafilit të Dhëndrit”, siç njihet një lloj trëndafili rozë, për shkak të aromës së veçantë.
Në Përmet, trëndafilat janë ritual – dhurata e parë për njeriun e zemrës. Dhe ata duhet të jenë rozë, ngjyrë që simbolizon dashurinë dhe besnikërinë.
Secila familje kultivon dhjetëra lloje të trëndafilave nëpër kopshte, përfshirë atë të Damaskut, që njihet për aromën e fortë, duke e bërë shumë të njohur këtë qytet të Ballkanit për ujin e tij artizanal me trëndafila.
Megjithatë, është pothuajse e pamundshme ta blesh – ky ujë konsiderohet me vlerë të lartë, thonë banorët, të cilët mund t’i bëjnë dikujt dhuratë disa pika, dhe atë herë pas here, pasi e ruajnë me shumë xhelozi sasinë që kanë.
“Uji i trëndafilit është dashuri”
“Uji i trëndafilit është sikurse dashuria, duhet të trajtohet me shumë kujdes”, ka thënë veteranja, Resmie Tuci.
“Procesi i përgatitjes së ujit me trëndafila është shumë i vështirë. Duhet të ruhen nëpër enë të veçanta bakri, duhet zgjedhur trëndafilat e freskët, sidomos ata që kanë petalet më aromatike”, ka thënë 70-vjeçarja.
Kjo metodë tradicionale, e përcjellë nga një gjeneratë në tjetrën, është e renditur në inventarin kombëtar të trashëgimisë kulturore jomateriale të Shqipërisë.
Sipas traditës, secili trëndafil duhet të vendoset në një tas bakri të lidhur me fije, i cili vetë është vendosur brenda një legeni të madh me fund të sheshtë të mbushur me ujë.
Pastaj, petalet e trëndafilave të mbledhura me dorë vendosen me kujdes mbi pëlhurë dhe mbulohen me një gur të sheshtë, mbi të cilin hidhet hi i nxehtë nga zjarri.
Vetëm atëherë, petalet nisin të lëshojnë ujin e tyre të çmuar të trëndafilit nëpërmjet kondensimit.
“Është proces që zgjat me orë”, ka thënë Tuci për AFP-në. “Por, çdo pikë është shumë e çmuar”, ka thënë Nikolla, teksa ka mbushur një shishe të vogël me ujë trëndafili, të cilën e ka vendosur më pas në ambient me rreze të diellit për disa javë, sepse vetëm ashtu bëhet gati për përdorim.
“Është i çmueshëm sikurse ari”, ka shtuar ai.
Ëmbëlsirat – kënaqësitë e vogla të jetës Banorët e përdorin ujin e trëndafilit për gjithçka dhe përmendin të mirat e tij, për zbutjen e irritimit të syve, apo edhe për përzije si krem qetësues për lëkurën e skuqur. Dhe natyrisht, për gatim.
Eftali Qerimi, 63-vjeçare, betohet në këtë produkt.
Ëmbëlsirave që përgatit ajo me ujë të trëndafilit dhe bajame nuk u afrohet asgjë tjetër.
Të përgatitura vetëm me pluhur të bajameve, sheqer dhe ujë trëndafili, këto lloj ëmbëlsirash në formë trëndafili janë në menynë kryesore të familjeve të këtij rajoni, sa herë të ketë ndonjë datë të rëndësishme.
Të njohura si hajmalitë e fatit, ato shërbehen në ditëlindje, dasma dhe festa kur lindin fëmijët. Bashkë me gratë tjera në punëtorinë e saj, Qerimi prodhon deri në 10 kilogramë copa bakllavash turke në ditë, dhe një kilogramë e shet 50 euro.
Ajo shpesh përgatit edhe versionet e vogla në formën e këmbës së foshnjave – një tjetër mënyrë si u urohet bebeve jetë e gjatë.
Disa gra përgatisin edhe reçel të trëndafilit dhe aroma e tij e mbush gjithë punishten.
“Trëndafili është gjithçka për neve, simbolizon zemrën, dashurinë dhe lumturinë në jetë”, ka thënë Qerimi, e cila është shumë e zënë në prag të sezonit veror që është gati të nisë.
” Turistët dynden në qytet dhe tundohen pas bukurive natyrore të luginës, me grykat e saj të famshme dhe parkun natyror, por më pas ata duan të shijojnë edhe kënaqësitë e saj kulinare”, ka thënë Eftali duke buzëqeshur./REL/ KultPlus.com
TIRANË, 25 maj /ATSH/ Qyteti i Përmetit nderoi sot figurën e rilindësit të madh Naim Frashëri, me rastin e 179-vjetorit të lindjes së tij, përmes një veprimtarie kulturore që përfshiu institucione dhe përfaqësues nga mbarë hapësira shqiptare.
Aktiviteti “Naim Frashëri – Emblema Ndriçuese e Kulturës Shqiptare”, u organizua nga Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” në bashkëpunim me bashkinë Përmet, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Këshillin e Qarkut Gjirokastër, shoqatën “Tomori”, Komunën e Rahovecit në Kosovë dhe shoqatën “Zëri Dardan”.
Gjatë veprimtarisë u mbajtën përshëndetje nga të ftuar dhe personalitete të fushës së kulturës dhe arsimit, ndërsa një vend të veçantë zuri konkursi letrar me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e Përmetit, Këlcyrës, Suharekës dhe Rahovecit. Nxënësit sollën përmes poezisë dhe eseve frymën rilindase dhe vizionin e Naim Frashërit për gjuhën, kombin dhe dijen.
Në kuadër të aktiviteteve u zhvillua edhe një vizitë në vendlindjen historike të vëllezërve Frashëri, për të reflektuar mbi trashëgiminë që ata lanë pas.
Mbrëmja do të kulmojë me festivalin mbarëkombëtar të poezisë “Në gjurmët Naimiane”, i cili do të mbahet në kinema “13 Shtatori”, ora 19:00, duke sjellë interpretime poetike dhe artistike të frymëzuara nga vepra e Naim Frashërit.
Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.
Mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.
Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj.
Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.
Një 36-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.
Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
TIRANË, 24 maj /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Përmetit Alma Hoxha dhe kyetari i qytetit Fontenay-aux-Roses në Francë, Laurent Vastel, nënshkruan në Fontenay-aux-Roses, Betimin e Miqësisë mes dy qyteteve.
Hoxha ndau në rrjete sociale momente nga nënshkrimi i bashkëpunimit, teksa shkroi se, “me kryetarin Laurent Vastel, nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi, që synon të lidhë qytetarët tanë përmes kulturës, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.
Kryebashkiakja vuri në dukje se, Përmeti, me natyrën e tij të paprekur, mikpritjen e ngrohtë dhe dëshirën për të mësuar nga përvojat e reja, është gati të mirëpresë miqtë nga Franca.
Ajo falënderoi Entela Singjeli Karajani, që me përkushtim dhe dashuri për të dy vendet, bëri të mundur këtë bashkëpunim të bukur, ndërsa shprehu mirënjohje për mikpritjen e veçantë dhe emocionet që dhuron ky bashkëpunim i ri, që nis mes dy qyteteve.
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”. Autoritetet policore raportojnë se shtetasin D. B., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. I moshuari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka […]
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.
Policia tha se është arrestuar në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet.
Ky shtetas sipas policisë, mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Mbrëmjen e djeshme, një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasin D. B., 36-vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
I moshuari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Si shoferi i mjetit, po ashtu dhe viktima raportohet se janë nga Përmeti.
Policia e Gjirokastrës bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, që ka shkaktuar aksidentin në gjendje të dehur.