Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ukraina kërkon mbështetje nga aleatët perëndimorë për armë

21 June 2025 at 22:19

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve perëndimore të ndajnë nga 0.25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ta ndihmuar shtetin e tij në rritjen e prodhimit të armëve.

Ai njoftoi, po ashtu, se Ukraina planifikon që gjatë verës të nënshkruajë marrëveshje për ta nisur eksportimin e teknologjive të prodhimit të armëve.

Zelensky bëri të ditur se shteti i tij është në bisedime me Danimarkën, Norvegjinë, Gjermaninë, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe me Lituaninë për të nisur prodhim të përbashkët të armëve.

Thirrja e Zelenskyt u adresua pasi Ukraina u përball me sulme të rënda ruse gjatë kësaj jave.

 

Turpi i Italisë në Oslo/ Të Kaltrit pësojnë katastrofë, 0-3, ndaj Norvegjisë

By: Re Nato
7 June 2025 at 13:09

Nuk e morën vesh sesi përfunduan nokaut.

Futbollistët e Italisë u njollosën plotësisht në Oslo, ndërsa nisja e eliminatoreve të Kupës së Botës ishte një makth.

Norvegjia fitoi 3-0, në një ndeshje të cilën e luajti më mirë, ndonëse Të Kaltrit e trajnerit Luçiano Spaleti, u përpoqën të ishin në sulm dhe të imponoheshin.

Ndodhi e kundërta, përkundër 63 për qind mbajtje topi nga miqtë, që provuan jo pak ta godisnin portën e gardianit vendas, Nuland.

Norvegjia ishte shumë më efikasë, dhe Sorlot në 14’, Nusa në 34’ dhe Haland në 42’ I dhanë fund çdo diskutimi që në pjesën e parë.

Skandinavët padyshim që janë në një moment të madh, pasi kanë fituar 9 pikë në tri ndeshje, pra kanë tri fitore, dhe golaverazhin e shkëlqyer 12-2!

Po Italia?

Megjithë respektin për fanelën katër herë kampione të botës, dhe për stilin e futbollit të bukur të Spaletit, emrat në fushë nuk mbushin.

Vetëm Donaruma e deri diku Barela bëjnë përshtypje, ndërsa pjesa tjetër duket sikur po luan Italia U21.

“La Gazeta delo Sport” është e ashpër: Mjaft! Itali katastrofë! Shkatërrohet në Norvegji! Botërori që tani në rrezik, Spaleti nën akuzë!

“Il Korriere delo Sport bën lojë fjalësh, pasi Acerbi është mbiemri I mbrojtësit të Interit që refuzoi Spaletin, por do të thotë edhe “i papjekur”, një kritikë për trajnerin!

“Njollë e kaltër, – shkruan “Tutosport” nga Torino, – 0-3 në Norvegji! Mirë që është Siner! Debutim prej makthi në eliminatoret e Botërorit!

Italia është 9 pikë larg vendit të parë, Norvegjisë, edhe pse ka luajtur vetëm një ndeshje ndaj tri të rivalit.

Sidoqoftë, ekziston rreziku që ky emër I madh për herë të tretë radhazi të mos jetë në finalet e Kupës së Botës.

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

By: Rovena
6 June 2025 at 21:40

Një mjek familjar në Norvegji është dënuar me 21 vite burgim për abuzim seksual sistematik ndaj pacienteve të tij, në një nga çështjet më tronditëse të viteve të fundit për sistemin shëndetësor norvegjez.

Arvid B., 55 vjeç, është shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut Trøndelag për mbi 150 vepra penale, përfshirë përdhunim, sulm seksual dhe keqpërdorim të pozitës së tij si profesionist mjekësor. Rastet e abuzimit shtrihen në një periudhë prej më shumë se 18 vjetësh dhe përfshijnë 94 gra të moshave të ndryshme, disa prej të cilave ishin adoleshente në momentin e ngjarjeve.

Sipas aktakuzës, shumica e rasteve kanë ndodhur gjatë vizitave rutinë në një qendër shëndetësore në komunën e vogël Verndal, ku Arvid B. kishte ndërtuar një reputacion të besueshëm mes banorëve. Hetimet nisën në vitin 2022, pas një sinjalizimi nga autoritetet shëndetësore që vunë re sjellje të dyshimta. Më vonë, policia zbuloi se ai kishte instaluar pajisje përgjuese në dhomën e konsultave, duke regjistruar në fshehtësi vizitat e pacienteve për vite me radhë.

Gjykata dëgjoi dëshmi rrëqethëse gjatë një procesi katërmujor, ku viktimat rrëfyen për prekjet e papërshtatshme, ekzaminimet e paligjshme dhe përdorimin e objekteve të jashtme gjatë kontrolleve, që në shumë raste përbënin formë përdhunimi sipas ligjeve norvegjeze. Në disa raste, B. kishte përdorur edhe substanca për të shtuar ndjeshmërinë fizike të pacienteve, pa dijeninë apo miratimin e tyre.

Në vendimin e dhënë, gjyqtari kryesor theksoi se “besimi i një qytetari te një profesionist mjekësor është themeli i sistemit shëndetësor. Shkelja e këtij besimi në mënyrë të tillë përbën një dëm të thellë individual dhe shoqëror.”

Mjekut i është ndaluar përjetësisht ushtrimi i profesionit, ndërsa është urdhëruar të paguajë dëmshpërblime financiare për viktimat. Prokuroria, e cila kishte kërkuar dënimin maksimal, u shpreh e kënaqur me vendimin, por nuk përjashtoi apelimin për të përfshirë edhe disa akuza shtesë që nuk u përfshinë në dënimin përfundimtar.

Avokatët e të pandehurit kërkuan një dënim më të ulët, duke argumentuar bashkëpunimin e klientit të tyre dhe pranimin e disa veprave, por gjykata vlerësoi se përmasat dhe natyra e krimeve nuk lejonin asnjë formë lehtësimi.

Ky rast ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik norvegjez, me shumë qytetarë dhe organizata që kërkojnë rishikimin e mekanizmave të mbikëqyrjes profesionale në institucionet shëndetësore./abcnews.al

Norvegjia ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë, Rogfast pritet të përfundojë në 2033

27 May 2025 at 09:48

Norvegjia ka nisur ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha inxhinierike në historinë e saj – tunelin nënujor Rogfast, i cili do të jetë tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë.

Rogfast, ose lidhja fikse e Rogaland, do të shtrihet në një gjatësi prej 26.7 kilometrash dhe do të arrijë thellësinë 390 metra nën nivelin e detit, duke kaluar nën fjordet karakteristike të bregdetit norvegjez.

Ky projekt ambicioz synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e transportit dhe të shkurtojë kohën e udhëtimit mes qyteteve Stavanger dhe Bergen me rreth 40 minuta, një përfitim i madh për banorët dhe punonjësit që lëvizin çdo ditë midis dy qendrave urbane.

“Stavanger është qyteti i katërt më i madh në Norvegji dhe Bergen i dyti më i madh. Shpresojmë që ky projekt të mund të zvogëlojë edhe kohën e udhëtimit për punëtorët që udhëtojnë për në Stavanger ose Bergen çdo ditë”, – deklaroi Oddvar Kaarmo, menaxher i projektit Rogfast.

Rogfast është pjesë e rrugës kryesore evropiane E39, e cila ndjek bregdetin perëndimor të Norvegjisë dhe lidh qytete të rëndësishme si Kristiansand, Stavanger, Haugesund dhe Bergen. Ky tunel do të zëvendësojë kalimet me traget, duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e transportit rrugor.

Aktualisht, projekti është afërsisht në gjysmën e ndërtimit, ndërsa përfundimi parashikohet për vitin 2033. Sipas Administratës Norvegjeze të Rrugëve Publike, deri në vitin 2053 pritet që 13,000 udhëtime të kryhen çdo ditë nëpërmjet këtij tuneli revolucionar.

Norvegjia ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë – Rogfast pritet të përfundojë në 2033

Norvegjia ka nisur ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha inxhinierike në historinë e saj – tunelin nënujor Rogfast, i cili do të jetë tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë.

Rogfast, ose lidhja fikse e Rogaland, do të shtrihet në një gjatësi prej 26.7 kilometrash dhe do të arrijë thellësinë 390 metra nën nivelin e detit, duke kaluar nën fjordet karakteristike të bregdetit norvegjez.

Ky projekt ambicioz synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e transportit dhe të shkurtojë kohën e udhëtimit mes qyteteve Stavanger dhe Bergen me rreth 40 minuta, një përfitim i madh për banorët dhe punonjësit që lëvizin çdo ditë midis dy qendrave urbane.

“Stavanger është qyteti i katërt më i madh në Norvegji dhe Bergen i dyti më i madh. Shpresojmë që ky projekt të mund të zvogëlojë edhe kohën e udhëtimit për punëtorët që udhëtojnë për në Stavanger ose Bergen çdo ditë”, – deklaroi Oddvar Kaarmo, menaxher i projektit Rogfast.

Rogfast është pjesë e rrugës kryesore evropiane E39, e cila ndjek bregdetin perëndimor të Norvegjisë dhe lidh qytete të rëndësishme si Kristiansand, Stavanger, Haugesund dhe Bergen. Ky tunel do të zëvendësojë kalimet me traget, duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e transportit rrugor.

Aktualisht, projekti është afërsisht në gjysmën e ndërtimit, ndërsa përfundimi parashikohet për vitin 2033. Sipas Administratës Norvegjeze të Rrugëve Publike, deri në vitin 2053 pritet që 13,000 udhëtime të kryhen çdo ditë nëpërmjet këtij tuneli revolucionar.

The post Norvegjia ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë, Rogfast pritet të përfundojë në 2033 appeared first on Sot News | Lajme.

Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez: Ishte e pabesueshme

23 May 2025 at 18:39

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshme” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte përplasur në kopshtin e tij të përparmë.

Anija mallrash, NCL Salten, kishte ngecur në breg pak para orës 5 të mëngjesit të enjten, pasi kishte hyrë në fjordin e Trondheimit në rrugën e saj drejt qytetit perëndimor të Orkanger.

Një fqinj i habitur e shikoi anijen, e cila po udhëtonte me rreth 16 nyje (afërsisht 30 km/orë), teksa po shkonte drejt e në breg, në kopshtin e Johan Helbergut, duke i shpëtuar për pak shtëpisë së tij.

Helberg , i cili jeton në Byneset, pranë Trondheimit, u zgjua nga fqinji i tij që po i binte ziles së derës. Ai shikoi nga dritarja për të parë harkun e anijes.

“Shkova te dritarja dhe u habita shumë kur pashë një anije të madhe”, i tha Helberg gazetës Guardian. “Më duhej të përkulja qafën për të parë majën e saj. Ishte kaq e pabesueshme”.

Në bordin e anijes së regjistruar në Qipro ndodheshin 16 anëtarë të ekuipazhit, midis tyre norvegjezë, lituanezë, ukrainas dhe rusë. Nuk pati raportime për lëndime ose derdhje nafte. Policia po heton incidentin dhe ka identifikuar një të dyshuar në bordin e anijes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez: Ishte e pabesueshme appeared first on Euronews Albania.

Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri, GJKKO dënon vëllezërit

By: user 8
23 May 2025 at 16:47

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për vëllezërit Fredi dhe Flori Pali, të akuzuar për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri.

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Flori Palin i akuzuar për disa vepra penale ndërsa Fredi Pali me 6 vite e 8 muaj burg.

SPAK sqaron se Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore, janar 2018 deri në qershor  2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë, Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe një rrjeti shpërdarësish të paidentifikuar, ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen të të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri, para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash. Këto para transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose silleshin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

Ndërkohë Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të pandehurit Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia. I pandehuri Fredi Pali, vëllai i të pandehurit Flori Pali, ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë  me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

The post Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri, GJKKO dënon vëllezërit appeared first on Lapsi.al.

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

23 May 2025 at 16:03

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme dënimin për vëllezërit Flori dhe Fredi Pali të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji. Flori Pali është dënuar me 11 vjet burgim, duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, teksa është […]

The post Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali appeared first on BoldNews.al.

Trafik droge në Norvegji, GJKKO dënon me mbi 17 vite burg Flori dhe Fredi Palin

23 May 2025 at 15:44

GJKKO ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg Flori dhe Fredi Palin të cilët janë akuzuar për trafik droge në Norvegji dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji.

Njoftimi i SPAK:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar në çështjen penale ndaj të pandehurve Flori Pali dhe Fredi Pali, të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji.

Pas konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme dhe mbrojtjes së të pandehurve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.35 datë 09.05.2025 ka vendosur:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Flori Pali dhe dënimin me 11 vjet burg për kryerjen e disa veprave penale:

Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga  neni  283 paragrafi 2  dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi 2 dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, “b” e “c” dhe paragrafi 4 gërmat “c”, “ç” e “d” , si dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1  të Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal; dhe në bashkim të dënimeve (në bazë të nenit 55 të Kodit Penal), dhe zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406 i Kodit të Proçedurës Penale).

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi Pali dhe dënimin me 6 vjet e 8 muaj për veprat penale:

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, “b” e “c” dhe paragrafi 4 gërmat “ç” e “d”  , si dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2  i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal; Bashkim të dënimeve (në bazë të nenit 55 të Kodit Penal), dhe zbritjen e 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406 i Kodit të Proçedurës Penale)

Gjykata vendosi gjithashtu:

  • Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale të 3 aparateve celularë, si dhe një automjet të llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, model “A200CDI”, me vit prodhimi 1992 në pronësi të shtetasit Fredi Ndue Pali;
  • Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pasurie të paluajtshme të llojit “Arë”, me sipërfaqe 1874 m², e cila ndodhet në Ishull Shëngjin, në pronësi të shtetasit Flori Ndue Pali, për të cilën ishte vendosur “sekuestro preventive”.

Të pandehurit ishin hetuar në lidhje me procedimin penal nr. 132 të vitit 2019, i regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ishin dërguar për gjykim më datë 31.10.2023. Hetimi dhe gjykimi i këtyre të pandehurve është zhvilluar në mungesë, si dhe të dy të pandehurit kanë qenë me masë sigurimi personal “Arrest në burg” në mungesë.

Në lidhje me këtë çështje penale, me vendimin penal nr.49,datë 21.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili ka marrë formë të prerë është dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim edhe shtetësja Anita Adilaj, e akuzuar për veprat penale;“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga  neni  283 paragrafi 1  dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, dhe “b” dhe paragrafi 4 gërmat “c”, “ç”  e “d”  , si dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2  i Kodit Penal, si dhe  “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal.

Ky proçedim penal është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë së  Mbretërisë së Norvegjisë.

Nga hetimi dhe gjykimi është evidentuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal i dedikuar në fushën e trafikimit, shitjes, ofrimit për shitje, dhënies ose marrjes në çdo formë, shpërndarjes, tregtimit, transportimit, dërgimit, dorëzimit dhe mbajtjes së narkotikëve, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale para vitit 2018 dhe deri në vitin 2019, në përbërje të të cilit spikasin shtetas shqiptarë rezident apo jo në Norvegji.

I pandehuri Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore,  janar  2018 deri në qershor  2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë, Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe një rrjeti shpërdarësish të paidentifikuar, në mënyrë të kundraligjshme, ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundraligjshme në Stavanger të Norvegjisë të të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

I pandehuri Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri, para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash. Këto para transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose silleshin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

E pandehura Anita Adilaj në vazhdimësi është e përfshirë në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe ka patur një rol kyç edhe sa i takon dërgimit të parave nga Norvegjia në Shqipëri, para këto të nxjerra nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Norvegji nga grupi i strukturuar kriminal.

E pandehura Adilaj ka luajtur rolin e llogaritares së të dënuarit në Norvegji, bashkëjetuesit të saj Halit Xhini, në lidhje me paratë që i dërgoheshin të pandehurit Flori Pali dhe detyrimet që kishin ndaj tij.

I pandehuri Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të pandehurit Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia. I pandehuri Fredi Pali, vëllai i të pandehurit Flori Pali, ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë  me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

Më datë 08.05.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sør-Rogaland, Norvegji, ka deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal; Halit Xhini dhe Steven Cooper për vepra penale në lidhje me narkotikët dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Hetimet paraprake në lidhje me proçedimin penal nr.132 të vitit 2019 janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas kokluzioneve të Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 13.05.2025, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar gjykimi për çështjen me objekt konfiskim pasurie në lidhje me proçedimin pasuror nr.3 të vitit 2022 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në Ligjin nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.

Me vendimin penal nr.6, datë 13.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndër të tjera:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

2.Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr. 9, datë 09.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, zgjatur sekuestrimi me vendimin nr. 22, datë 28.07.2023 të së njëjtës gjykatë, konkretisht:

  • Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 93 m², e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “P…….” sh.p.k. e cila  rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.
  • Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 69.7 m² e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “……” sh.p.k. e cila rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.
  • Autoveturës së llojit “Mercedes Benz”, tipi “E 220 CDI”, viti i prodhimit 2012, e regjistruar në emër të shtetasit F.L, por që rezultoi në zotërim të tërthortë të vëllezërve Pali.

Me urdhërin e datës 13.05.2025, i lëshuar nga Prokurori i Posaçëm, është urdhëruar ekzekutimi i vendimit penal nr.6, datë 13.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi, Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë Ministrisë së Brendshme, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trafik droge në Norvegji, GJKKO dënon me mbi 17 vite burg Flori dhe Fredi Palin appeared first on Euronews Albania.

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

26 February 2025 at 21:44

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka ndodhur kur dy personat po ngjiteshin në një ujëvarë të ngrirë në malin Gaustatoppen, në Norvegji, raporton BBC .

Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin trupin e personit që humbi jetën prej ditësh, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Mediat lokale raportuan se një ortek goditi malin në provincën Telemark në Norvegjinë jugore. Ekipet e shpëtimit e transportuan alpinistin tjetër, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/

Shpërblim për të kapur 27,000 salmonët e arratisur në Norvegji

By: Kult Plus
11 February 2025 at 21:59

Kompania globale e prodhimeve të detit “Mowi” po ofron një shpërblim për peshkatarët që kapin peshkun salmon të arratisur pasi rreth 27,000 të tillë u zhdukën nga një fermë në brigjet norvegjeze në atë që aktivistët thanë se ishte një “katastrofë për salmonin e egër”.

Drejtoria Norvegjeze e Peshkimit tha se arratisja u raportua të dielën nga “Mowi”, e cila tha se zbuloi dëmtime në unazën e jashtme të një dige gjatë motit të stuhishëm në objektin Storvika V në komunën Dyroy, Troms.

Prodhuesi më i madh në botë i salmonit të kultivuar po ofron një shpërblim prej rreth 43 euro për çdo kapje të salmonit pasi tha se një e katërta e popullsisë së saj prej 105,000 salmonësh u arratis nga një fermë në Troms, Norvegjia veriperëndimore.

Pesha mesatare e peshkut të shpëtuar ishte 5.5 kg, thanë ata.

Mbretëresha Sonja e Norvegjisë, e shtruar në spital pas incidentit me ski

By: gaze tare
13 January 2025 at 19:09

Mbretëresha Sonja e Norvegjisë u shtrua në spital gjatë fundjavës pas një incidenti të lidhur me ski-n. Monarku, 87 vjeç, u dërgua në Spitalin Lillehammer më 11 janar pasi pësoi një shpërthim të gjendjes ekzistuese të zemrës gjatë skijimit, raportoi Sweden Herald. Pallati më vonë njoftoi se ajo ishte liruar më 12 janar pasi rrahjet e saj të zemrës u kthyen në normalitet.

Gjendja e saj, fibrilacioni atrial, ndodh me impulse elektrike të parregullta në atria, sipas NHS të Mbretërisë së Bashkuar. “Këto impulse mbizotërojnë stimuluesin e ritmit natyror të zemrës, i cili nuk mund të kontrollojë më ritmin e zemrës. Kjo bën që të keni një ritëm shumë të parregullt të pulsit,” thuhet në faqen e NHS.

Ndërsa shkaku i saktë i gjendjes është i paqartë, fibrilacioni atrial më së shpeshti ndodh tek individët e moshuar ose ata me gjendje kronike ekzistuese.

Mbretëresha ka qenë prej kohësh e njohur për dashurinë e saj ndaj skive dhe ka mbetur aktive vitet e fundit. Pas shtrimit të saj në spital, kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, i tha NTB – agjencisë norvegjeze të lajmeve – se i uroi monarkut një kthim të shpejtë në shëndet dhe se “shpreson që ajo së shpejti të jetë gati për udhëtime të reja skijimi”.

Mbretëresha Sonja nuk ka përjetuar ndonjë shqetësim të madh shëndetësor në të kaluarën, tha eksperti mbretëror Trond Norén për gazetën norvegjeze.

The post Mbretëresha Sonja e Norvegjisë, e shtruar në spital pas incidentit me ski appeared first on iconstyle.al.

Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike

2 January 2025 at 16:18

Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kaluar në Norvegji kanë qenë krejtësisht elektrike, kanë treguar të dhënat e fundit të regjistrimit në këtë shtet.

Kështu, Norvegjia është afër arritjes së synimit që të shtojë nëpër rrugë vetëm makina elektrike më 2025.

Makinat krejtësisht elektrike përbëjnë 88.9 për qind të makinave të reja të shitura më 2024, rritje prej 82.4 për qind, në krahasim me vitin 2023, ka thënë Federata Norvegjeze e Rrugëve.

Sipas të dhënave, markat si Tesla, Volswagen dhe Toyota kanë shitur më së shumti makina elektrike ne këtë shtet.

“Norvegjia do të shteti i parë në botë që do të zhdukë makinat me naftë dhe benzinë nga tregu i ri i makinave”, ka thënë Christina Bu, shefe e Asociacionit Norvegjez EV.

Norvegjia është shtet që prodhon naftë, por i penalizon makinat me naftë dhe benzinë, me taksa të larta, ndërsa për makinat elektrike heq taksat e importit për t’i bërë më atraktive.

Kjo politikë ka funksionuar sepse ka qenë e vazhdueshme, kanë thënë ekspertët.

Plus shtesë për këtë vend është që nuk prodhon vetë makina.

“Për këtë arsye, që nuk prodhojmë makina, vendosjen e taksave e kemi shumë më të thjeshtë”, ka thënë Ulf Tore Hekneby, udhëheqës i kompanisë më të madhe importuese të makinave në Norvegji, Harald A. Moeller.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjen e makinave që lëshojnë dyoksid të karbonit deri më 2035.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike appeared first on Euronews Albania.

Shumica e makinave të shitura në Norvegji në vitin 2024 ishin elektrike

2 January 2025 at 13:37

Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kaluar në Norvegji kanë qenë krejtësisht elektrike, kanë treguar të dhënat e fundit të regjistrimit në këtë shtet. Kështu, Norvegjia është afër arritjes së synimit që të shtojë nëpër rrugë vetëm makina elektrike më 2025.

Makinat krejtësisht elektrike përbëjnë 88.9 për qind të makinave të reja të shitura më 2024, rritje prej 82.4 për qind, në krahasim me vitin 2023, ka thënë Federata Norvegjeze e Rrugëve.

Sipas të dhënave, markat si Tesla, Volswagen dhe Toyota kanë shitur më së shumti makina elektrike ne këtë shtet.

“Norvegjia do të shteti i parë në botë që do të zhdukë makinat me naftë dhe benzinë nga tregu i ri i makinave”, ka thënë Christina Bu, shefe e Asociacionit Norvegjez EV.

Norvegjia është shtet që prodhon naftë, por i penalizon makinat me naftë dhe benzinë, me taksa të larta, ndërsa për makinat elektrike heq taksat e importit për t’i bërë më atraktive. Kjo politikë ka funksionuar sepse ka qenë e vazhdueshme, kanë thënë ekspertët. Plus shtesë për këtë vend është që nuk prodhon vetë makina.

“Për këtë arsye, që nuk prodhojmë makina, vendosjen e taksave e kemi shumë më të thjeshtë”, ka thënë Ulf Tore Hekneby, udhëheqës i kompanisë më të madhe importuese të makinave në Norvegji, Harald A. Moeller.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjen e makinave që lëshojnë dyoksid të karbonit deri më 2035./REL

The post Shumica e makinave të shitura në Norvegji në vitin 2024 ishin elektrike appeared first on Sot News | Lajme.

Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike

By: user7
2 January 2025 at 13:10

Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kaluar në Norvegji kanë qenë krejtësisht elektrike, kanë treguar të dhënat e fundit të regjistrimit në këtë shtet. Kështu, Norvegjia është afër arritjes së synimit që të shtojë nëpër rrugë vetëm makina elektrike më 2025.

Makinat krejtësisht elektrike përbëjnë 88.9 për qind të makinave të reja të shitura më 2024, rritje prej 82.4 për qind, në krahasim me vitin 2023, ka thënë Federata Norvegjeze e Rrugëve.

Sipas të dhënave, markat si Tesla, Volswagen dhe Toyota kanë shitur më së shumti makina elektrike ne këtë shtet.

“Norvegjia do të shteti i parë në botë që do të zhdukë makinat me naftë dhe benzinë nga tregu i ri i makinave”, ka thënë Christina Bu, shefe e Asociacionit Norvegjez EV.

Norvegjia është shtet që prodhon naftë, por i penalizon makinat me naftë dhe benzinë, me taksa të larta, ndërsa për makinat elektrike heq taksat e importit për t’i bërë më atraktive. Kjo politikë ka funksionuar sepse ka qenë e vazhdueshme, kanë thënë ekspertët. Plus shtesë për këtë vend është që nuk prodhon vetë makina.

“Për këtë arsye, që nuk prodhojmë makina, vendosjen e taksave e kemi shumë më të thjeshtë”, ka thënë Ulf Tore Hekneby, udhëheqës i kompanisë më të madhe importuese të makinave në Norvegji, Harald A. Moeller.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjen e makinave që lëshojnë dyoksid të karbonit deri më 2035./REL

The post Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike appeared first on Lapsi.al.

Norvegji/ Panik në bordin e avionit me 182 persona, motori shpërthen në flakë

By: armand
29 December 2024 at 08:16

Një avion i kompanisë KLM ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Sandefjord, të Norvegjisë, të shtunën mbrëma, pas raportimeve për tym që vinte nga motori i majtë. Pilotët kërkuan që zjarrfikësit të ishin gati për ndërhyrje, ndërsa aeroporti Torp u mbyll përkohësisht për fluturimet e tjera. “Kemi vërejtur tym nga motori i majtë, ndaj […]

The post Norvegji/ Panik në bordin e avionit me 182 persona, motori shpërthen në flakë appeared first on BoldNews.al.

Panik në bordin e avionit me 182 persona, motori shpërthen në flakë

By: fra nc
29 December 2024 at 00:22

Një avion i kompanisë KLM ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Sandefjord, të Norvegjisë, të shtunën mbrëma, pas raportimeve për tym që vinte nga motori i majtë. Pilotët kërkuan që zjarrfikësit të ishin gati për ndërhyrje, ndërsa aeroporti Torp u mbyll përkohësisht për fluturimet e tjera.

“Kemi vërejtur tym nga motori i majtë, ndaj qëndroni në gatishmëri,” ishte njoftimi nga kulla e kontrollit për shërbimet emergjente. Autoritetet policore raportuan rreth orës 21:30 se avioni mundi të ulej, duke dalë pjesërisht nga pista dhe duke përfunduar në fushën me bar. Në një deklaratë për shtyp të lëshuar mbrëmjen e së shtunës, KLM konfirmoi se avioni ishte devijuar drejt Sandefjord pas një “zhurme të lartë” të dëgjuar gjatë fluturimit.

Zëdhënësja e KLM, Gerri Brand, tha se kompania po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar incidentin, por është ende herët për të përcaktuar shkakun e tij.

“Është e vështirë të spekulojmë tani. Do të ndjekim procedurat zyrtare të hetimit,” tha Brand.

Lidhur me raportimet për një problem në sistemin hidraulik të avionit, Brand u shpreh:

“Nuk po them që nuk ka pasur një problem të tillë, por është ende herët për të nxjerrë përfundime.”

Brand gjithashtu konfirmoi se, pavarësisht humbjes së kontrollit gjatë uljes, situata u mbajt nën kontroll:

“Avioni doli nga pista me një shpejtësi shumë të ulët. Për fat të mirë, të 176 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit janë të padëmtuar.”

Celina Solstad Høvik, një pasagjere e avionit, tregoi për përvojën e saj të frikshme. Ajo ishte duke udhëtuar për në Holandë së bashku me partnerin e saj dhe qenin Theodor.

“E ndjeva shumë të frikshme,” tha Høvik, duke shtuar se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë gjatë ngritjes dhe ishte shqetësuar kur ekuipazhi kërkoi që të mos hiqeshin rripat e sigurimit.

Megjithatë, Høvik vlerësoi reagimin e ekuipazhit:

“Ata bënë maksimumin dhe e ulën avionin në tokë të sigurt.”

Vaktari Erik Smithsrød-Brennseter nga Qendra e Emergjencave në Jug-Lindje konfirmoi se zjarrfikësit ishin në gatishmëri dhe nuk kishte shenja zjarri apo flakësh pas uljes. Ai nuk dha komente mbi shkaqet e incidentit, duke ia lënë këtë çështje policisë.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e problemit teknik. Në ndërkohë, pista e aeroportit Torp mbetet e mbyllur derisa avioni të largohet nga vendngjarja.

Për të parë videon klikoni këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Panik në bordin e avionit me 182 persona, motori shpërthen në flakë appeared first on Euronews Albania.

NORVEGJI – Të paktën tre të vdekur pasi një autobus përfundon në liqen

27 December 2024 at 15:20

HADSEL, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Errësira e natës arktike dhe shirat bënë që një autobus të rrëshqasë dhe të përfundojë në ujërat e ngrira të një liqeni me 58 persona në bord, shumë prej tyre turistë.

Ngjarja ndodhi në Norvegjinë veriore, ku një autobus që udhëtonte përgjatë rrugës E10, në komunën e Hadsel, pranë ngushticës së Raftsundet, doli nga rruga dhe ra në liqenin Asvatnet.

”Sipas autoriteteve numri i të vdekurve ka arritur në tre dhe katër të plagosur rëndë”, deklaroi policia.

Ekipet e shpëtimit nga i gjithë rajoni ndërhynë në vend dhe gjetën autobusin pjesërisht të zhytur në ujë.

Errësira e shoqëruar nga shiu dhe era e fortë i bënë operacionet e shpëtimit edhe më komplekse.

“Kushtet e motit në vend janë shumë të këqija. Helikopterët e shpëtimit janë dërguar nga Bodo dhe Tromso si dhe shërbime të tjera emergjente”, theksoi Jan Eskil Severinsen, nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Shpëtimit./  /os/

The post NORVEGJI – Të paktën tre të vdekur pasi një autobus përfundon në liqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident i rëndë në Norvegji, autobusi del nga rruga dhe përplaset, raportohet për tre viktima

26 December 2024 at 16:35
Një aksident tragjik ka ndodhur në Norvegji dhe sipas BBC, ku pas përpasjes së një autobusi, tre persona kanë humbur jetën. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 (me orën lokale) në zonën Hadsel në bregun veriperëndimor të Norvegjisë. Sipas informacioneve të para, autobusi ka devijuar nga rruga e tij, ndërsa raportohet se numri i pasagjerëve ishte rreth 58.

Aksident autobusi në Norvegji, 58 pasagjerë në pushtetin e fatkeqësisë

By: gaze tare
26 December 2024 at 17:46

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të Norvegjisë, kur një autobus doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Åsvatnet. Sipas transmetuesit publik NRK, autobusi kishte 58 pasagjerë në momentin e përplasjes.

Kryqi i Kuq Norvegjez njoftoi se ka dërguar ekipe emergjente për të ofruar ndihmë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi në një zonë të njohur për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta, që ka bërë të vështirë operacionet e shpëtimit. Sipas autoriteteve, ndihma po vazhdon dhe detajet mbi numrin e të lënduarve ende nuk janë plotësuar.

Policia dhe autoritetet shëndetësore janë në vendngjarje për të hetuar shkakun e aksidentit dhe për të siguruar të gjithë pasagjerët e përfshirë.

The post Aksident autobusi në Norvegji, 58 pasagjerë në pushtetin e fatkeqësisë appeared first on iconstyle.al.

Norvegjia do të nisë shitjen e aksioneve në kompanitë ruse

By: Re Nato
6 December 2024 at 12:29

Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë prej 1.41 trilion funtesh, më i madhi në botë, mund të fillojë të shesë aksione që mban në kompanitë ruse për sa kohë që është në përputhje me sanksionet ndërkombëtare, ka thënë zëvendësministri i financave të Norvegjisë.

“Leja për të shitur aksionet ruse të fondit jepet me kusht që shitja të mund të bëhet në përputhje me sanksionet e zbatueshme”, tha zëvendësministrja e financave Ellen Reitan.

Ministria norvegjeze e financave urdhëroi ndalimin e të gjitha transaksioneve në asetet ruse të fondit menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022 dhe tha në atë kohë se qëllimi përfundimtar ishte zhveshja e zotërimeve të tij.

Fondi deri më tani është ndaluar efektivisht nga shkarkimi i aseteve ruse sepse nuk lejohet t’u shesë palëve nën sanksionet e SHBA-së ose BE-së.

Dje, banka qendrore, e cila menaxhon fondin, kërkoi leje për të shitur pjesë të portofolit të saj rus kur të ishte e mundur.

Fondi i Norvegjisë, i cili mban të ardhurat e papritura të gjeneruara nga prodhimi i saj i naftës dhe gazit, zotëron 1.5% të të gjitha aksioneve të listuara globale në kompani.

❌
❌