Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dërgohen për gjykim gjashtë persona që akuzohen për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar

25 July 2025 at 17:42

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 korrik përfundimin e hetimeve ndaj gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që kryente trafik armësh zjarri dhe municionesh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dosja penale ndaj të pandehurve Adulla Hoxhaj, Almir Gjidiaj, Admir Tutaj, Alban […]

The post Dërgohen për gjykim gjashtë persona që akuzohen për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar appeared first on Reporter.al.

SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt

23 July 2025 at 15:00

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili dyshohet se me bashkëshorten, Ajola Xoxa, u përfshi në një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash.

Të mërkurën SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut në paraburgimin e Durrësit, atje ku qëndron prej rreth 165 ditësh. Pavarësisht kësaj periudhe larg zyrës, ai vijon ta mbajë formalisht mandatin.

Veliaj tashmë akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg – një celular që përdori për komunikime gjatë periudhës shkurt-mars. Njësoj akuza janë ngritur edhe për bashkëshorten Xoxa: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Përtej komunikimit të akuzave, SPAK siguroi nga gjykata edhe zgjatjen e afatit të hetimeve deri në muajin shtator.

Hetimet paraprake ndaj çiftit Veliaj-Xoxa kanë sugjeruar se ata mund të jenë përfshirë në një skemë korruptive me së paku gjashtë sipërmarrës.

Grupi i sipërmarrësve dyshohet se përfitoi leje ndërtimi apo tenderë publik nga bashkia dhe nga ana tjetër qarkulloi para të dyshuara si pagesa korruptive në kompani dhe organizata jofitimprurëse të kontrolluara apo lidhura me Xoxën.

Sipërmarrësi Elman Abule, ishte i pari të cilit iu paraqit akuza “pastrim parash”. Ai ka qenë në masën arrest shtëpie, teksa sipermarrësit e tjerë, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu janë hetuar në gjendje të lirë me detyrim paraqitje.

SPAK dyshon se çifti Veliaj-Xoxa përfitoi rreth 1 milionë euro nga kjo skemë.

Hetuesit zbuluan shpenzime të majme për veshje dhe bizhuteri të bëra nga bashkëshortja e kryebashkiakut si dhe një vilë në bregdet, e cila mendohet se është pronë e tyre pavarësisht se nuk është deklaruar. Çifti ka mohuae akuzat.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi SPAK provoi në gjykatë se ai dhe bashkëshortja kishin tentuar të intimidonin dëshmitarët dhe të prishnin provat.

Kryebashkiaku e kundërshtoi vendimin duke e cilësuar të motivuar politikisht. Ai këmbënguli se po arrestohej pa gjyq, pa akuza dhe pa prova.

Në rrjetet sociale ai sulmoi me fyerje të rënda prokurorët dhe një prej gjyqtarëve që u përfshinë në vendim. Por masa e arrestit u cilësua e justifikuar në të gjitha shkallët e drejtësisë. Ajo u konfirmua edhe në Gjykatë të Lartë.

Familja e Veliajt angazhoi dy studio ligjore ndërkombëtare të kushtueshme për mbrojtjen e tij si dhe një kompani “PR”-i me seli në Londër dhe Nju Jork.

Teksa kompetencat e Veliajt si kryetar Bashkie i janë deleguar Anuela Ristanit, ai vijon të mbetet formalisht “në detyrë”, kjo së paku deri në një vendim të formës së prerë, shkarkim nga Kryeministri, apo Këshilli Bashkiak.

Lexoni gjithashtu:

The post SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt appeared first on Citizens.al.

Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat

22 July 2025 at 17:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 22 korrik përfundimin e hetimeve ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, UBT, mes tyre dhe akademike e dy zv.rektorët, që akuzohen për shkelje në procedurat e tenderave, si dhe ndaj dy përfaqësuesve të shoqërisë “Krijon” sh.p.k.. Zyrtarët e Universitetit […]

The post Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat appeared first on Reporter.al.

SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn

22 July 2025 at 13:56

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në […]

The post SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn appeared first on Reporter.al.

Banorët e Kaçinarit akuzojnë Prokurorinë se është bërë “palë me paligjshmërinë”

16 July 2025 at 13:06

Prokuroria e Lezhës kërkon për herë të dytë pushimin e hetimeve në lidhje me koncesionin për ndërtimin e 4 hidrocentraleve të vegjël në Kaçinar të Mirditës, i cili kundërshtohet prej 7 vitesh nga banorët e zonës. Sipas organit të akuzës, pushimi i hetimeve është kërkuar pasi ndryshe nga kallëzimi i banorëve, nuk janë konstatuar elementë […]

The post Banorët e Kaçinarit akuzojnë Prokurorinë se është bërë “palë me paligjshmërinë” appeared first on Reporter.al.

Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste

By: Oldi
16 July 2025 at 12:11

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës “The Western Balkans Paradigm” tha se Shqipëria duhet të eliminojë narko-shtetin dhe narko-ekonominë dhe të bëhet një vend ku sundon ligji. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por asgjë nuk respektohet. Sipas tij këto reforma, të cilat i dhanë qeverisë kontrollin e gjyqësorit […]

The post Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste appeared first on BoldNews.al.

Ish-gjyqtari Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie

7 July 2025 at 17:55

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të hënën, më 7 korrik, deklarimin e pafajshëm të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë për akuzën e fshehjes së pasurisë – një çështje e ngritur nga SPAK rreth tre vjet më parë. Në tetor të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim çështjen ndaj Selimit për […]

The post Ish-gjyqtari Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie appeared first on Reporter.al.

Pezullohet nga detyra kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

30 June 2025 at 15:28

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 30 qershor vendimmarrjen e gjykatës respektive për pezullimin nga detyra të kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, Jonaid Myzyri, si dhe detyrimin e tij për tu paraqitur në policinë gjyqësore, pasi është marrë i pandehur javën e kaluar për veprën […]

The post Pezullohet nga detyra kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit

26 June 2025 at 12:02

Prokuroria e Posaçme paraqiti të enjten më 26 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe gjashtë të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasje dhe porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje, që u ndaluan në kuadër të operacionit të njohur si “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023. Çështja […]

The post “Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit

25 June 2025 at 15:01

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të mërkurën më 25 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj tetë të pandehurve për aferën e sterilizimit, procesi ndaj të cilëve është duke u zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, që gjykimi ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vijojë me procedurën e zakonshme, pas ndarjes së çështjes në seancën e […]

The post SPAK kërkon deklarimin fajtor të 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit appeared first on Reporter.al.

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

By: Oldi
5 June 2025 at 12:38

Prokuroria e Posaçme në përfundim të hetimeve dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve kriminale. Të pandehurit akuzohet se përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë ndihmuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe […]

The post EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Elsa Ulliri caktohet gjyqtare e çështjes

By: user7
2 June 2025 at 11:30

Elsa Ulliri është caktuar nga shorti elektronik si kryesuesja e trupës gjykuese që do të gjykojë dosjes “Partizani”. Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë caktuar si dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese. Ndërkohë nga ky short janë përjashtuar gjyqtarja Flojera Davidhi dhe Irena Gjoka.

Të pandehur për këtë dosje janë kreu i PD-së, Sali Berisha për korrupsion pasiv, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenë dhe noterja. Më 30 maj, gjyqtarja Davidhi dorëzoi vendimin e zbardhur të seancës paraprake, që kaloi çështjen në gjyq, pas një zvarritjeje proceduriale që shkoi në shtatë muaj.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

The post Dosja “Partizani”/ Elsa Ulliri caktohet gjyqtare e çështjes appeared first on Lapsi.al.

Krimet zgjedhore/ SPAK: Hetojmë 41 raste, kallëzimet për korrupsion në zgjedhje

31 May 2025 at 13:04

Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore për 41 kallëzime të regjistruara në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për 41 prej tyre janë gjetur elemente të veprës penale dhe janë duke u kryer veprime më të thelluara hetimore. Për 38 kallëzime është vendosur mos fillim për shkak se nuk ka patur prova të mjaftueshme për vijimin e hetimeve.

Numri më i lartë i procedimeve  është iniciuar nga Policia e shtetit me 21 të tilla ndërsa 4 nga subjektet politike. Nëpërmjet platformës online që u ngrit për herë të parë nga SPAK janë  dorëzuar  60 kallëzime, ndërsa 24 të tjera janë denoncuar nëpërmjet postës.

Numri më i madh i procedimeve të regjistruara prej 35, lidhet me veprën penale të korrupsionit në zgjedhje, e ndjekur nga ajo e përdorimit te funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorimi i detyrës.

Gjatë kësaj periudhe SPAK ka zhvilluar disa operacione në kuadër të krimeve zgjedhore duke ushtruara kontrolle dhe sekuestruar aparate celulare mes të cilëve atë të zëvendës kryetarit të bashkisë Pukë, Ndue Suma kryetarit të bashkisë së vaut të dejës Kristijan Shkreli si dhe ish-kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Në janar të këtij viti, prokuroria e posaçme ngriti një strukturë të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore.

/abcnews.al/

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

24 May 2025 at 13:43

Oficerët e BKH, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë ushtruar kontrolle në Bashkinë e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një hetim të për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, e cila nuk ka lidhje me çështjen e arrestimit të Erion Veliajt. Mediat raportojnë se kontrolli është ushtruar […]

The post Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente appeared first on BoldNews.al.

Operacion Itali-Shqipëri, urdhër-arreste për policë, avokatë e personazhe të krimit

By: Besnik
21 May 2025 at 08:24

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane u zhvillua këtë të mërkurë në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Operacioni i koduar “Ura” është fokusuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal që dyshohet për trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali me akuzat për trafik droge, shpërdorim detyre dhe pastrim parash ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.

Në aksionin e shtrirë në disa qytete morën pjesë forcat e rendit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe përfaqësues të antimafias italiane ndërsa hetimet ndiqen nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Sipas mediave italiane, në listën e urdhër-arresteve ka edhe punonjës policie, avokatë dhe emra të njohur të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe për shpërdorim detyre.

Për momentin burimet konfirmojnë arrestimin e dy personave në Vlorë dhe ndalimin në Fier të administratorit të një shoqërie transporti pasagjerësh me autobuz. Po ashtu thuhet se ka masë sigurie edhe për biznesmenin Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.

Hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol-in.

Operacioni është në vijim dhe pritet që gjatë ditës të publikohen detaje të tjera nga SPAK dhe autoritetet italiane.

Operacioni “URA”/ Arrestime në Shqipëri dhe Itali, sekuestrohen miliona € pasuri pic.twitter.com/fucSEU9lea

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 21, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacion Itali-Shqipëri, urdhër-arreste për policë, avokatë e personazhe të krimit appeared first on Euronews Albania.

Krimet zgjedhore, 44 kallëzime në SPAK – cilat janë qarqet me më tepër problematika?

7 May 2025 at 13:48

Prokuroria e Posaçme ka dhënë informacion mbi numrin e kallëzimeve dhe procedimeve penale të regjistruara në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 07.05.2025, janë regjistruar në total 44 kallëzime penale në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme, kanë qenë: policia gjyqësore në 19 raste; SPAK në 9 raste; subjekte politike në 6 raste; të nisura kryesisht në 8 raste dhe shtetas në 2 raste, raporton Top Channel.

Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.

Nga kallëzimet e kryera janë regjistruar gjithsej 20 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal si më poshtë:

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë regjistruar gjithsej 5 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë regjistruar në total 4 procedime për veprat penale të parashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është regjistruar 1 procedim për veprat penale të parashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër është regjistruar 1 procedim për veprat penale të parashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të parashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të parashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës është regjistruar 1 procedim për veprën penale të parashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal; dhe

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal.

Ndërkohë i janë dërguar për kompetencë SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

 

 

The post Krimet zgjedhore, 44 kallëzime në SPAK – cilat janë qarqet me më tepër problematika? appeared first on Telegrafi.

Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar

By: Oldi
30 April 2025 at 16:19

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurën e riemërimit për drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, pasi kjo e fundit ka shprehur interesin për një mandat të dytë 5-vjeçar më 28 mars. SPAK i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se referuar ligjit 95/2016 të strukturës së posaçme antikorrupsion, në këtë fazë […]

The post Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

“Këtu vijnë në minutën e ‘90”! Kodi i heshtjes në Elbasan

24 April 2025 at 09:23

Në njërin prej lokaleve të shumta të Elbasanit, ku një kafe kushton ende 50 lekë, zëri i liderit të opozitës, Sali Berisha, kumbon nga ekrani mëngjesin e së hënës. “Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare,” akuzon Berisha pas daljes së tij të përjavshme nga godina e Prokurorisë së Posaçme.

Por në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike pranë shkollës Pedagogjike në Elbasan, SPAK-u  duket si e vetmja shpresë për t’i dhënë një kthesë fatit të zgjedhjeve.

“Shanset janë 60 me 40 në favor të atyre [PS-së], por nëse kemi një shpresë se diçka ndryshon kjo varet nga SPAK-u,” thotë një aktivist 30-vjeçar i Partisë Demokratike, i cili kërkon që të mos i përmendet emri nga frika e ndonjë hakmarrjeje ndaj të afërmve të tij që punojnë në administratë. “Vetëm nëse SPAK vepron, gjërat mund të ndryshojnë,” shton ai.

Gara elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka hyrë në fazën e vet kulminante, por në rrugët e qytetit të Elbasanit mungojnë “zbukurimet” e zakonshme të fushatës. Të vetmet gjurmë të dukshme janë posterat e ngjitur në fasadat e xhamit të 3-4 zyrave elektorale të partive të mëdha.

Megjithatë, një luftë për vota duket se po zhvillohet në hije.

Përfaqësuesit lokalë të partive opozitare denoncojnë lëvizjet e dyshimta të një eskorte makinash 4X4, dy Range Rover dhe një Toyota, pas orës 10 të darkës në rrugët e qytetit, sipas tyre bëjnë presion dhe blejnë vota.

“Punojnë në errësirë”, thotë aktivisti i PD-së duke iu referuar grupit të Suel Çelës – një drejtues i dyshuar i krimit të organizuar, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i denoncuar më herët nga opozita për përfshirje në fushatë.

Edhe kandidatët e partive të reja, që po testojnë realitetin elektoral në Elbasan, flasin për një situatë presioni dhe frike mes votuesve.

“Jemi shumë larg demokracisë, kanë krijuar këtu një atmosferë presioni tek votuesit dhe njerëzit kanë frikë të shprehen,” tha Oltion Fociro që kryeson listën e “Lëvizjes Bashkë” në Elbasan.

Presioni është kryefjalë edhe për Sara Zekajn, kandidate për deputete e partisë “Mundësia” të Agron Shehajt.

“Njerëz që jetojnë në rrugë të qeta të Elbasanit thonë se papritmas në 12 të natës në Elbasan qarkullimi bëhet si gjatë ditës, makina të shtrejta që vijnë vërdallë dhe zgjidhin punë,” tha ajo.

Për socialistët në pushtet, situata është e ndryshme.

Arbjan Mazniku, drejtuesi i qarkut për Partinë Socialiste, i tha BIRN se votat e tyre janë rritur pavarësisht viteve të gjata në qeverisje, ndërsa i konsideroi denoncimet e PD-së si “alibi para humbjes’. Mazniku këmbënguli gjithashtu se ai punon vetëm me strukturat e Partisë Socialiste dhe se i ka paralajmëruar të vetët që çdo shkelje ligji do të denoncohet.

“Unë edhe këtë e vendos si temë te alibitë e përgjithshme për humbjen,” tha Mazniku, duke iu referuar akuzave rreth emrit të Suel Çelës.

‘Këtu vijnë në minutën e ‘90′

Qarku i Elbasanit është i përbërë nga 7 bashki dhe dërgon 14 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Elbasani njihet gjithashtu si një nga qarqet më të varfra në Shqipëri, ku krimi i organizuar besohet se kontrollon segmente kyçe të jetës publike, duke u kthyer një nga fushë-betejat e makinerive politike me rezultate, që gjatë dekadës së fundit, kanë ndryshuar në mënyrë dramatike.

Ngjitur me përroin e Manasderës, në lindje të Elbasanit, në dy krahët jeton minoriteti i varfër rom. Në një kioskë të vogël në këtë lagje, një burrë ka ndaluar të blejë mëngjesin; një gjysmë simite e mbushur me një qofte dhe byrek – bugaçja e famshme e Elbasanit kushton vetëm 40 lekë.

Burri mban veshur rroba të pikuara me gëlqere dhe refuzon të flasë për politikë.

“Nuk dimë gjë, as kemi pa gjë,” thotë ai dhe largohet. Gruaja që i shërbeu po ashtu i bie shkurt. “Nuk marrim vesh ne. Ne kemi dalë për punë, punë s’ka,” thotë ajo, ndërsa tund një copë rrobe me të cilën pastron duart.

Pak hapa më tutje, në urën mbi përroin e ndotur nga ujërat e zeza dhe mbetjet plastike, dy burra rreth të 40-ave ndalojnë makinën me kureshtje.

“E zjarrtë është. Ka shumë mbështetës dhe nga të huajt,” thotë njëri prej tyre kur e pyesim për fushatën. E ka fjalën për Chris LaCivita, këshilltarin e fushatës së PD-së në këto zgjedhje. “Shif rrushi rrushin e piqet, ndikon për frymëzim,” shton ai.

Në zgjedhjet e shkuara, lagjia e banuar nga komuniteti rom ka shërbyer si një hambar për blerësit e votave, por këto zgjedhje, fushata është ende e padukshme.

“Është herët. Edhe ai që del, del natën, nuk e merr vesh njeri”, thotë njëri prej burrave në makinë.

I zoti i një kafeneje ngjitur me përroin, një 32-vjeçar me gjerdan floriri me një shqipojë të varur në qafë, thotë gjithashtu se fushata në lagjen e tyre konsistonte në blerje vote.

“Këtu vijnë në minutën e ’90,” tha ai me ironi.

Një 21-vjeçar, i cili thotë se nuk do të votojë, pretendon se lagja është lënë pas dore për shkak të racizmit. “Këtu nuk është vënë dorë asnjëherë, se ne jemi romë”, thotë i riu me tre klasë shkollë, që merret me shitje rrobash të përdorura.

Të tjerë banorë të lagjes janë të revoltuar dhe ndjehen të braktisur. Një burrë me tatuazhe në duar dhe dy lot të vizatuar nën syrin e djathtë, thotë se kushdo që të vijë për fushatë ‘do rrihet’.

“Dhjetë veta pa bukë në shpi, me çfarë t’i ushqej”, thotë ai. “Tek kuzhinë e vogël, 8 firomë në një dhomë”, shton ai duke treguar me dorë nga banesa e tij. “Këtu nuk investon njeri, ja shikoji rrugët, fëmijët tanë i kanë gjunjët gjak nga gurët, nuk investon njeri se thonë këta janë romë,” thotë ai me zë të lartë.

Përfaqësuesit e PD-së e cilësojnë këtë zonë si atë që targetohet më lehtësisht për të blerë vota. Ata thonë se çmimi këtë sezon zgjedhjesh ka shkuar nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë për votë dhe se opozita nuk ka mundësi të tjera përpos denoncimeve. Por aktivistët e PD-së ankohen se edhe këto si zor të merren parasysh.

“Ne na ndalon policia edhe kot në rrugë,” thotë njëri prej aktivistëve, ndërsa thekson se kundërshtarët nuk kishin probleme të tilla.

Garë e pabarabartë për të vegjlit

Ndryshe nga fushatat e shkuara, votuesit e Elbasanit kanë edhe alternativa të tjera përveç dy partive të mëdha, PS dhe PD. Por partitë e reja gjenden në një garë të pabarabartë dhe në mungesë të zyrave elektorale, kanë nxjerrë aktivistë me stenda të vogla në rrugë për të shpërndarë fletushka.

Kandidati Oltion Fociro i “Lëvizjes Bashkë” thotë se i gjithë buxheti i fushatës së tyre në Elbasan  është 50 mijë lekë dhe çdo shpenzim mbulohej nga xhepi i kandidatëve dhe aktivistëve.

“Janë shumë herë më të fuqishëm”, thotë ai duke iu referuar partive të mëdha. “Por nga ana tjetër, ajo që vëmë re ne është se ata janë shumë të varfër në ide,” shtoi ai.

Përballë fasadave gjigande të rivalëve të vjetër dhe infrastrukturës së tyre të shpërndanë në çdo cep, Faciro shpjegon se ata e shohin fushatën për zgjedhjet e 11 majit si një gur kilometrik, për një garë që zgjat në kohë.

“Ne si forcë politike nuk e shohim si një sprit që do mbarojë në 11 maj, ne edhe luftën nuk e bëjmë për rezultatin e 11 majit. Kjo e jona është maratonë kilometrike dhe 11 maji është një gur kilometrik,” tha ai, duke shpjeguar se fushata i ndihmonte për të krijuar baza të forta për të ardhmen.

Edhe Sara Zekaj nga partia “Mundësia” e konsideron këtë garë elektorale si një eksperiencë në dëshirën e saj për t’u përfshirë në politikë. Kandidatja thotë se nuk llogarit rezultatin, por fushata i ka dhënë mundësi të flasë me njerëz dhe të dëgjojë problemet e tyre.

“Pavarësisht bindjeve politike, të gjithë bien dakord në një gjë, që situata duhet të ndryshojë në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë,” tha Zekaj.

Artan Bashli, një avokat në Itali, i kthyer për të garuar si kandidat nga diaspora për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, ankohet gjithashtu se gara është e pabarbartë.

“Ne kemi shumë pak resurse, por kemi njerëz shumë të rinj, shumë të zot dhe shumë entuziastë,” thotë ai.

Përpjekja e këtyre forcave në Elbasan nuk duket kërcënim serioz për asnjërën nga partitë e mëdha. Në zyrat elektorale të PS dhe PD, nuk mendojnë se qarku do t’u japë ndonjë shans partive të reja.

Arbjan Mazniku i tha BIRN se Partia Socialiste i ruan vota e veta dhe se nuk i intereson se çfarë ndodh me pjesën tjetër të votave. Ai beson gjithashtu se Partia Socialiste është e vetmja forcë që pretendon të nxjerrë kandidatë fitues edhe nga listat e hapura.

“Ne besojmë qe jemi më mirë krahasuar me 2021, margjinalisht më mirë, por më mirë. Pra në numra të vegjël, se PS ka qenë 55.6% dhe kur je te 56 për qindëshi, rritja bëhet më e vështirë,” tha Mazniku.

Në kampin e Partisë Demokratike, aktivistët janë të shqetësuar për efektin që do të ketë mungesa e një figure të fortë në qark dhe prania e kandidatëve nga Partia e Lirisë e aleatit Ilir Meta.

“Na dëmton shumë mungesa e Luçiano Boçit,” tha njëri prej tyre, duke e parë si lëvizje të gabuar transferimin e tij në qarkun e Shkodrës.

Kodi i heshtjes

Në rrugët e qytetit të Elbasanit, rrallë dëgjon ndonjë fjali për fushatën apo zgjedhjet. Përpos atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejt, pak njerëz kanë interes të dukshëm dhe shumica iu shmangen pyetjeve.

Përjashtim bën Rexhepi, një 71-vjeçar në pension që shet fruta dhe perime në një tezgë të sajuar në trotuar në lagjen “5-Maji”. Burri me origjinë nga Labinoti Mal duket se anon nga socialistët, por ka një mori hallesh për të ndarë.

Rexhepi merr 8700 lekë pension pas 35 vitesh pune dhe ankohet se ia humbën 5 vite në llogaritjet e pagesës së pleqërisë. Vajza e tij ka përfunduar universitetin, por është e papunë, ndërsa 4 nga 6 fëmijët e tij janë në emigracion. Rexhepi ankohet gjithashtu për përplasjet e shpeshta me Policinë Bashkiake, që kërkojnë t’i heqin tezgat nga rruga.

“Halli na nxjerr këtu me çu bukë në shpi,” thotë ai.

Burri thotë se është konfuz para fletës së votimit që e krahason me një çarçaf, ndërsa thotë se mesazhet janë kontradiktore dhe se nuk është i qartë as se si do votojë.

Por rasti i Rexhepit është i rrallë, ndërsa shumica e atyre që takojmë edhe kur kanë veshur simbole partiake, i shmangen bisedës ose flasin në kushtet e anonimatit.

Në zyrat elektorale të PD-së, njerëzit ndjehen të intimiduar.

“Të gjithë e kanë një njeri, një motër, një xhajë me punë në shtet,” thotë burri që drejton zyrën për të justifikuar qëndrimin e tij.

Në zyrën plot me fletushka elektorale pranë shkollës Pedagogjike, një drejtues dege që refuzon të japë emrin, thotë se opozita është e pafuqishme përballë makinerisë elektorale të pushtetit apo lidhjeve që ata thonë se kjo makineri ka me krimin e organizuar.

“Guximi nuk na mungon, por jemi të pambrojtur,” thotë ai, duke nënqeshur gati i dorëzuar.

Edhe përfaqësuesit e partive të vogla thonë se po përballen me një kod heshtjeje, që vjen sipas tyre për shkak të lidhjeve të forta të njerëzve me administratën publike.

“Shumë prej tyre na thonë se na pëlqen Agroni, e mbështesim partinë tuaj, por nuk flasim dot, nuk shprehemi dot se kemi njerëz në punë në shtet. Dhe këtë e kam vënë re më shumë në Elbasan në qytet, se sa jashtë në fshatra,” tha Zekaj nga partia “Mundësia”.

Edhe kandidati Bashli nga Nisma- Shqipëria Bëhet thotë se i ka gjetur votuesit të mërzitur dhe të frikësuar.

“Ne kemi njerëz, familjarët tanë, që kur i ftojmë në tubime, thonë që unë votën do ta jap, por nuk do vij atje,” tha ai.

Ndryshe nga të tjerët, Mazniku mohon që të ekzistojë një frikë e tillë, por e shpjegon hezitimin me “lodhjen e qytetarëve nga politika”.

“Vërej një gjë që është tipike në nivel botëror, të lodhjes së publikut me politikën,” tha Mazniku.

Përballë këmbënguljes se kandidatët e opozitës e hasin vazhdimisht një sjellje të tillë mes votuesve, Mazniku thotë se nuk mund ta shpjegojë se çfarë ndodh.

“Këtë s’e gjej dot për çfarë është, por nuk besoj që është sistemaktike. Mund të jetë pjesë e një psikoze të caktuar publike. Nuk më rezulton që njerëzit të kenë frikë të flasin,’ shtoi ai.

Fociro nga “Lëvizja Bashkë” thotë se fushata ka një sens fshehtësie dhe ndrojtjeje nga qytetarët, për të cilin ai fajëson presionin e pushtetit. Ai e ilustron këtë me një episod nga vizita e tij në Belsh, kur hyri për të lënë fletushka në një dyqan dhe një djalë i ri që punonte aty, i kërkoi të largohej me shenja. Pastaj – tregon Fociro – në mënyrë të çuditshme i tregoi një mesazh në telefon ku sipas tij ishte shkruar: “Jam me ju, jemi bashkë, por mos u ndiej”!/ BIRN

The post “Këtu vijnë në minutën e ‘90”! Kodi i heshtjes në Elbasan appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌