Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

22 July 2025 at 09:37

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në kufirin e Ventimiglia-s, teksa po kthehej nga Franca. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë një 30-vjeçar, bashkëqytetarin e tij, po ashtu shqiptar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 16 Korrikut në parkingun e qendrës tregëtare Gran Reno, […]

The post Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 42-vjeçari në Durrës/ Aksidentoi me automjet një këmbësor dhe u largua nga vendngjarja

26 May 2025 at 13:41

Ka aksidentuar me automjet një këmbësor dhe më pas është larguar. Policia e Durrësit ka vënë në pranga 42- vjeçarin.

Bëhet me dije se 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve. Blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte aksidentuar me automjet, në Sukth, dhe se drejtuesi ishte larguar nga vendi i aksidentit, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Sukth, i cili dyshohet se më datë 25.05.2025, rreth orës 20:45, në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”, ka aksidentuar shtetasin B. D., 54 vjeç, dhe është larguar.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilin dyshohet se shtetasi D. M. ka aksidentuar 54-vjeçarin. 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet 42-vjeçari në Durrës/ Aksidentoi me automjet një këmbësor dhe u largua nga vendngjarja appeared first on Sot News | Lajme.

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në oficerin

10 May 2025 at 13:19

Një 22-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një oficer policie në Halkidiki, Greqi, dje pasdite, në një ngjarje që ka ngjallur shqetësim në zonë.

Sipas dëshmive të banorëve, i riu kishte ngritur disa herë pritë për oficerin, duke e sulmuar të paktën dy herë më parë, dhe dje ai e goditi me thikë oficerin 49-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së oficerit, i cili gjithashtu drejton një biznes zdrukthëtarie me vëllain e tij në të njëjtën ndërtesë. Sipas burimeve, 22-vjeçari është i përfshirë në trafikun e drogës, por mes tij dhe oficerit nuk ka pasur asnjë lidhje direkte.

Dëshmitarët tregojnë se ai kishte pritur disa herë oficerin dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke e goditur. Oficeri, i cili është një njeri familjar dhe banor i përhershëm i Halkidikisë, u transportua menjëherë në Spitalin e Poligjiros me lëndime të lehta.

Pas ngjarjes, 22-vjeçari shqiptar u arrestua dhe akuzohet për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur më tej rrethanat e sulmit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në oficerin appeared first on Euronews Albania.

Ngjarje e rëndë në Prizren/ Babai plagos gruan dhe dy vajzat, 15-vjeçarja humb jetë, vajza tjetër në gjendje kritike

By: V K
6 May 2025 at 08:51

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka vrarë për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën ‘Shotë Galica’.

Policia është ndalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tri persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ai theksoi dyshohet se burri ka qelluar me thikë gruan e tij dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai shtoi se edhe vajza tjetër 10-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar menjëherë në spital.

The post Ngjarje e rëndë në Prizren/ Babai plagos gruan dhe dy vajzat, 15-vjeçarja humb jetë, vajza tjetër në gjendje kritike appeared first on Albeu.com.

Identifikohet autori i plagosjes së 5-fishtë në Laç, policia gjen një armë

By: Besnik
3 May 2025 at 17:44

Një armë zjarri e tipit pistoletë është gjetur pak metra larg vendit ku ndodhi plagosja e pesëfishtë në qytetin e Laçit.

Arma u zbulua e braktisur në kantierin e një pallati në ndërtim dhe dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit që ndodhi këtë të shtunë, ku mbetën të plagosur katër të rinj dhe një grua që po shiste në rrugë e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në zonën pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, pas një konflikti verbal dhe fizik mes disa personave. Konflikti përshkallëzoi në përdorim të armëve të zjarrit, duke lënë të plagosur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri. Po ashtu, u plagos dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe, një shitëse ambulante që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Të plagosurit u transportuan menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e specializuar mjekësore.

Arma e gjetur nga policia pas plagosjes së 5-fishtë në Laç

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 13:30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N., dhe D. Gj., të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Identifikohet autori i plagosjes së 5-fishtë në Laç, policia gjen një armë appeared first on Euronews Albania.

I rrahu të birin, 42-vjeçarja nga Berati plagos me thikë partneren e ish-bashkëshortit

1 May 2025 at 14:32

Policia e Beratit ka arrestuar një grua, e cila akuzohet se ka plagosur me thikë partneren e ish-bashkëshortit të saj. Në pranga është vënë shtetasja P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat. Raportohet se ajo ka goditur me thikë partneren e ish-burrit, pasi kjo e fundit i ka dhunuar djalin e saj të […]

The post I rrahu të birin, 42-vjeçarja nga Berati plagos me thikë partneren e ish-bashkëshortit appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: U vetëmbrojt

By: xhir jeta
31 March 2025 at 16:03

Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjecarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Cora u arrestua nga policia e Sarandës të enjten, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjecarit B. Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” të Sarandës.

Kalemi mori 3 thika në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që Cora u arrestua. Në ngjarje ishte përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime. Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës zbuloi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua në fillim. Dyshohet se Cora ishte tentuar të goditej nga Kalemi dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e kishte plagosur atë me thikë.

Për këtë prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj të dyshuarit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”. Edhe Gjyqtarja e hetimeve paraprake Edona Vajushi, vendosi të njëjtën masë sigurimi ndaj Corës, i cili për 7 muaj mbush moshën madhore.

Gjyqtarja Vajushi vendosi që 17-vjecari të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të ndjekjes së proceseve mësimore dhe edukuese, pas miratimit të lejes së lëvizjes nga organi i akuzës.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ngrihet akuzë për goditjen e 17-vjecarit Cora, pasi burime bëjne me dije se edhe nga kqyrja fizike e tij, janë vërejtur shenja sulmi. K. Cora mbrohej në seancë nga avokati Clirim Shahini./abcnews.al

19-vjeçarja plagos me thikë vëllain e mitur në Shkodër

15 March 2025 at 12:11

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një vajzë 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj të mitur. Bëhet fjalë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja […]

The post 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain e mitur në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Shkodër/ 19-vjeçarja plagos në banesë vëllain e saj, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
15 March 2025 at 12:22

Këtë të shtunë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku 19-vjeçarja me iniciale B. M., ka plagosur vëllain e saj 7-vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku ajo ka përdorur një thikë për të dëmtuar vëllain e saj të mitur.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor”, njofton policia.

Sakaq 19-vjeçarja është dërguar në Spitalin Psikiatrik të qytetit pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

The post E rëndë në Shkodër/ 19-vjeçarja plagos në banesë vëllain e saj, i mituri dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet një shqiptar në Greqi

9 March 2025 at 19:01

Autoritetet policore greke kanë arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 17 vjeçar të komunitetit rom në Argostoli. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (8 mars), ku për arsye ende të panjohura në një konflikt të çastit 39-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur adoleshentin. […]

The post Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet një shqiptar në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Qëlloi bashkëjetuesen me armë zjarri dhe më pas vrau veten, ky është çifti i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shkodër

By: V K
18 February 2025 at 12:48

Anila Prendushi dhe Kolë Manaj, janë identifikuar si dy personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Shkodër.

Sipas raportimeve, 34-vjeçari Kolë Manaj, fillimisht ka qëlluar me armë të dashurën e tij, Anila Prendushi, 44-vjeç, e cila është transportuar në gjendje të rëndë në spital, dhe më pas ka vrarë veten.

Nga hetimet paraprake, rezulton se automjeti ku ndodhi ngjarja, nuk ka dëmtime të jashtme nga arma e zjarrit, ndërsa brenda tij është gjetur një pistoletë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

The post Qëlloi bashkëjetuesen me armë zjarri dhe më pas vrau veten, ky është çifti i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Shqiptari në Itali rrëmben, përdhunon dhe plagos partneren/ I bënte video dhe ja u shiste të tjerëve

2 February 2025 at 16:07

Autoritetet policore në Rimini të Italisë kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij pasi e filmonte për persona të tjerë. Mediat italiane raportojnë se partnerja e shqiptarit ishte paraqitur në komisariat ditët e fundit, duke shfaqur mavijosje të dukshme […]

The post Shqiptari në Itali rrëmben, përdhunon dhe plagos partneren/ I bënte video dhe ja u shiste të tjerëve appeared first on BoldNews.al.

U plagos me thikë e më pas dha deklaratë të rremë, procedohet 28-vjeçari në Vlorë

12 January 2025 at 15:35

Komisariati i Policisë Vlorë ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve me iniciale F. B., 33 vjeçe, dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në qytetin e Vlorës.

Sipas hetimeve, më datë 10.01.2025, 33 vjeçarja, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet të mprehtë shtetasin 28 vjeçarin.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, 28-vjeçari me iniciale A. M. dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, duke penguar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U plagos me thikë e më pas dha deklaratë të rremë, procedohet 28-vjeçari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Zbardhen detaje/ Mami eja, u qëllua në sy të djalit 10-vjeç nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën

By: V K
10 January 2025 at 12:58

Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 40-vjeçarit me iniciale G.H në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur pesë ditë më parë.

40-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Burime bëjnë me dijë se autor i plagosjes është Klement Beqaj, 26 vjeç.

Beqaj ishte në një lidhje dashurie me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Ndërkohë që mësohet se çifti ishin në proces divorci.

Mësohet se 40-vjeçari është qëlluar me armë në sy të djalit të tij 10 vjeç. Ka qenë i mituri ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar ndihmë.

Referuar burimeve për News 24 telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari.

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali qendronte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.

Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur. Ata janë shpallur në kërkim prej një jave nga policia.

Ditën e sotme policia përmes një njoftimi zyrtar tha se ka shpallur në kërkim bashkëshorten e 40-vjeçarit të plagosur, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës dhe autorin 26-vjeçar.

Më datë 08.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier caktoi për 26-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë

Informacion shtesë:

Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç.

Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Zbardhen detaje/ Mami eja, u qëllua në sy të djalit 10-vjeç nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Dibër, 18-vjeçari plagos bashkëmoshatarin e tij (EMRI)

By: V K
12 December 2024 at 09:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Shërbimet e rendit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Orgest Hidri 18- vjeç, banues në Peshkopi.

Sipas hetimeve paraprake, O.H. ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin F.K., 18-vjeç, pas një konflikti që përshkallëzoi në dhunë fizike.

Viktima, i cili mbeti i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post E rëndë në Dibër, 18-vjeçari plagos bashkëmoshatarin e tij (EMRI) appeared first on Albeu.com.

U vetëplagos dhe më pas fshehu armën për të mos u zbuluar nga blutë, 45-vjeçari bie në pranga

3 December 2024 at 15:30

Një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës. Mësohet se ai plagosi veten me armë zjarri në këmbë dhe më pas e fshehu armën për të mos u zbuluar nga blutë.

Aktualisht, 45-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për vetëplagosjen në këmbë, me armë zjarri, të shtetasit M. Gj., 45 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, informojmë se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin e 45-vjeçarit, sepse nga verifikimet rezultoi se armën e zjarrit e posedonte pa leje.

Gjithashtu, ky shtetas, pas vetëplagosjes, në lokalin e tij, e ka fshehur armën, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së rastit. Shtetasi M. Gj. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

The post U vetëplagos dhe më pas fshehu armën për të mos u zbuluar nga blutë, 45-vjeçari bie në pranga appeared first on Sot News | Lajme.

48-vjeçari plagos me thikë vëllain në Tiranë pas debatit mes tyre në banesë

1 December 2024 at 11:59

Një krim brenda familjes është regjistruar në Tiranë, ku një person ka plagosur me thikë vëllain e tij, pas një debati mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në rrugën “Don Bosko”. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi G. Q., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin […]

The post 48-vjeçari plagos me thikë vëllain në Tiranë pas debatit mes tyre në banesë appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari vret me thikë gruan në Greqi, plagos dhe djalin që tentoi të shpëtojë të ëmën

1 December 2024 at 11:47

Një krim i rëndë brenda familjes është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Angelochori të Selanikut në Greqi, ku një shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij dhe ka plagosur djalin Mediat greke raportojnë se krimi ka ndodhur në shtëpinë e rrënuar të familjes kur çifti filluan të debatonin e njëri-tjetrin. Pas […]

The post Shqiptari vret me thikë gruan në Greqi, plagos dhe djalin që tentoi të shpëtojë të ëmën appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë/ Pas debatit mes tyre në banesë, 48-vjeçari plagos vëllanë

By: V K
1 December 2024 at 12:17

Një krim brenda familjes është regjistruar në Tiranë, ku një person ka plagosur me thikë vëllain e tij, pas një debati mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në rrugën “Don Bosko”. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi G. Q., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar nga Policia.

Blutë e kryqytetit bëjnë me dije se krimi ka ndodhur pas një debati mes dy vëllezërve për motive të dobëta. Ende nuk dihen detajet konkrete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë në Tiranë/ Pas debatit mes tyre në banesë, 48-vjeçari plagos vëllanë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje tragjike në Greqi/ Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin që u fut të mbronte nënën gjatë sherrit

By: V K
1 December 2024 at 11:27

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Angelohori të Selanikut në Greqi, ku një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 60-vjeçare dhe ka plagosur djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti, 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome, nisën të debatonin.

Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivët e stacionit policor të Thermaikos, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.

The post Ngjarje tragjike në Greqi/ Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin që u fut të mbronte nënën gjatë sherrit appeared first on Albeu.com.

❌
❌