Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

30-vjeçarja mori fëmijën pa leje, policia jep detajet

By: redi
27 June 2025 at 15:35

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 30-vjeçaren E.D, pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshorti i saj. Çifti është në proces për zgjidhjen e martesës, ndërsa 30-vjeçarja akuzohet se ka marrë pa të drejtë fëmijën e tyre nga banesa familjare. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasen E. D., 30 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj…

Source

Dafina Zeqiri emocionon me dedikimin e ndjerë për të birin: Mezi pres të të mbaj në krah

By: D Marku
17 June 2025 at 14:07

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po përjeton një nga periudhat më të bukura dhe të rëndësishme të jetës së saj – pritjen për t’u bërë nënë për herë të parë.

Artistja, e njohur për stilin unik dhe ndjeshmërinë në muzikë, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment shumë personal dhe të ëmbël nga shtatzënia.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Dafina shfaqet e qetë dhe rrezatuese, ndërsa përqafon barkun e saj të rrumbullakosur me përkujdesje e dashuri.

Krahas imazhit, ajo ka shkruar: “Mezi pres të të mbaj në krah”, një frazë e thjeshtë, por thellësisht prekëse, që ka prekur mijëra ndjekës dhe fansa të saj.

Ky postim shënon një tjetër hap të afërt dhe emocional që Dafina po ndan me publikun, duke e bërë këtë përvojë kaq të veçantë jo vetëm për të, por edhe për komunitetin që e ndjek e e mbështet prej vitesh.

Gjatë muajve të fundit, këngëtarja ka qenë aktive në rrjete sociale, duke ndarë fragmente të shtatzënisë së saj.

Dafina Zeqiri është një nga artistet më të suksesshme në skenën shqiptare dhe më gjerë. Me një karrierë që përfshin hite të shumta dhe bashkëpunime të suksesshme ndër vite, ajo ka treguar se është një artiste e kompletuar.

The post Dafina Zeqiri emocionon me dedikimin e ndjerë për të birin: Mezi pres të të mbaj në krah appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Elbasan, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar

By: fra nc
11 June 2025 at 11:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka raportuar humbjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet për rreth tre orë. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë nisur kërkimet intensive në zonë.

Rreth orës 21:30, trupit i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se fëmija dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në lumë.

Policia bën të ditur se materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedi në Elbasan, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhja e mençur për fëmijën tuaj: Instrument muzikor në vend të pajisjeve elektronike

3 June 2025 at 22:45

Terapia me muzikë ndihmon në përmirësimin e disponimit dhe përshpejtimin e periudhës së rikuperimit

Studimet tregojnë se muzika ka efekte të thella terapeutike në trurin e njeriut. Terapia muzikore përdoret gjithnjë e më shumë si një metodë mbështetëse në trajtimin e çrregullimeve emocionale dhe fizike, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e disponimit dhe shërimin më të shpejtë pas sëmundjeve apo ndërhyrjeve të rënda mjekësore.

Mësimi i muzikës përshpejton rikuperimin edhe pas sulmit në tru

Hulumtimet klinike kanë vërtetuar se të luajturit një instrument muzikor aktivizon pjesë të trurit të lidhura me lëvizjen, kujtesën dhe emocioneve, gjë që ndihmon pacientët në rehabilitimin pas sulmeve cerebrale. Gjithashtu, tek fëmijët me çrregullime të të nxënit, si disleksia, muzika përmirëson përpunimin e tingujve dhe perceptimin e gjuhës, duke lehtësuar të kuptuarit e fjalëve dhe leximin, transmeton Telegrafi.

E ardhmja fillon në fëmijëri: Muzika si mburojë kundër demencës

Ekspozimi ndaj muzikës dhe trajnimi muzikor që në fëmijëri lidhet me funksione më të zhvilluara kognitive në moshë të shtyrë. Sipas studimeve, njerëzit që janë marrë me muzikë që në moshë të hershme kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë ose sëmundje neurodegjenerative si Alzheimeri.

Muzika përmirëson koordinimin

Gjatë luajtjes së një instrumenti muzikor, truri përpunon njëkohësisht informacionin vizual (notat), dëgjimin dhe lëvizjet fizike të koordinuara të duarve. Ky proces kompleks stimulon lidhjet neuronale, përmirëson reagimin e trurit dhe e zhvillon ndjeshëm koordinimin sy-duar, një aftësi e rëndësishme për jetën e përditshme.

Muzika e stërvit dëgjimin

Muzikantët kanë aftësinë për të dalluar zërat dhe tonet individuale në një ambient të mbushur me zhurmë. Mësimi i muzikës ndihmon në përpunimin e detajuar të sinjaleve dëgjimore, gjë që përmirëson jo vetëm dëgjimin selektiv, por edhe të kuptuarit e të folurit në mjedise të zhurmshme,  aftësi e çmuar, sidomos për fëmijët në mjediset shkollore.

Largon stresin dhe përmirëson shëndetin mendor

Të luajturit një instrument muzikor është një formë natyrale e relaksimit mendor. Muzika ndihmon në uljen e nivelit të kortizolit (hormonit të stresit), zvogëlon tensionin e gjakut dhe ndihmon në përballimin e ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të gjumit. Madje, edhe dëgjimi aktiv i muzikës qetësuese mund të ketë efekte të ngjashme.

Ushtrim për trurin: Muzika mpreh kujtesën dhe mendimin

Luajtja e një instrumenti është një nga format më të fuqishme të ushtrimit të trurit. Ajo aktivizon njëkohësisht shumë zona të trurit, përfshirë ato që lidhen me kujtesën, planifikimin dhe kreativitetin. Kjo është arsyeja pse muzikantët tregojnë performancë më të mirë në detyra që kërkojnë përqendrim dhe kujtesë afatgjatë. Gjithashtu, studimet tregojnë se muzika mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjeve degjenerative të trurit si Alzheimeri dhe demenca.

Në një kohë kur fëmijët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë para ekraneve, një instrument muzikor nuk është thjesht një alternativë, por një investim i vlefshëm për zhvillimin e tyre emocional, mendor dhe fizik. /Telegrafi/

The post Zgjedhja e mençur për fëmijën tuaj: Instrument muzikor në vend të pajisjeve elektronike appeared first on Telegrafi.

Gramsh/ Fëmija helmohet nga ushqimi i kopshtit, dyshohet për prani salmonele

24 May 2025 at 16:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një fëmijë është paraqitur me shenja helmimi në spitalin e qytetit. Pas analizave të kryera, ka rezultuar që ushqimi ka pasur prani të salmonelës.

Kopshti, i cili ofron shërbim për drekë për fëmijët, është shtetëror, ndërkohë, grupet e hetimit janë vënë në dispozicion teksa kanë marrë gjithsej 72 mostra për analiza. Këto mostra përfshijnë fëmijët e kopshtit, çerdhes, si dhe punonjësit e institucioneve përkatëse. Nga këto mostra, 12 raste dyshohet të jenë të infektuara, ndërsa përgjigjet e analizave priten të dalin nesër.

Ndërkohë, një fëmijë ka rezultuar i konfirmuar lidhur me këtë rast, ai i cili u paraqit fillimisht në spital me shenja të helmimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gramsh/ Fëmija helmohet nga ushqimi i kopshtit, dyshohet për prani salmonele appeared first on Euronews Albania.

Zbulohet fëmija sekret i Freddie Mercury, lindi pas aventurës me gruan e…

23 May 2025 at 21:53

Fëmija sekret i Freddie Mercury është ‘zbuluar’ për herë të parë në 48 vjet, sipas një libri të ri tronditës.

Legjenda e grupit Queen pati një vajzë në vitin 1976 pas një aventure të gjatë me gruan e një miku të ngushtë.

Tani, ajo ka thyer heshtjen për të zbuluar ekzistencën e saj, e cila deri më tani ishte e njohur vetëm nga shokët e grupit të Freddie-t, prindërit, motra dhe partnerja e tij prej kohësh, Mary Austin

Ajo ka folur për herë të parë në një libër të ri, Love, Freddie shkruar nga biografja Lesley-Ann Jones.

Megjithatë, ajo përmendet vetëm si B në biografi.

Përpara se këngëtari ikonik të vdiste nga pneumonia e shkaktuar nga SIDA në vitin 1991, Freddie i dha vajzës së tij 17 vëllime me ditarët e tij personalë.

Ajo i mbajti sekret për vite me radhë, por së fundmi ia dorëzoi autores për të formuar bazën e librit që do të dalë më vonë këtë vit.

Gruaja, e cila ka lindur në vitin 1976, thotë se gjithmonë e ka ditur se këngëtari legjendar ishte babai i saj – pavarësisht se është rritur nga një familje e dashur.

Ajo jeton në Evropë duke punuar si profesioniste mjekësore me fëmijët e saj, duke e bërë Freddie-n një gjysh pas vdekjes.

Përpara vdekjes së tij tragjike në moshën 45 vjeç, Freddie kishte një numër marrëdhëniesh me burra dhe gra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulohet fëmija sekret i Freddie Mercury, lindi pas aventurës me gruan e… appeared first on Euronews Albania.

Shpëtohet jeta e një 5-vjeçari në Klinikën e ORL-së, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një farë e lulediellit

21 May 2025 at 13:41

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Otorinolaringologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shpëtuar jeta e një fëmije 5-vjeçar, i cili kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli që kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes.

Në njoftim thuhet se falë reagimit të shpejtë të ekipit kujdestar të ORL-së, i udhëhequr nga doktor Flamur Ukaj, otorinolaringolog, dhe bashkëpunimit të menjëhershëm me ekipin kujdestar të Anesteziologjisë, nga doktor Valmir Idrizi, u realizua me sukses ndërhyrja urgjente (trakobronkoskopi rigjid), me ç’rast u largua trupi i huaj dhe u shpëtua jeta e fëmiut.

“Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime. QKUK, apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të vegjël, duke shmangur kontaktin me trupa të huaj si fara, kikirikë, pjesë të vogla lodrash etj., pasi mund të paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre”, thuhet në njoftim.

Në ekip morën pjesë edhe instrumentarja e sallës së ORL-së dhe specializantët nga ORL dhe Anesteziologjia. /Telegrafi/

The post Shpëtohet jeta e një 5-vjeçari në Klinikën e ORL-së, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një farë e lulediellit appeared first on Telegrafi.

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

15 May 2025 at 10:39

Një 3-vjeçar dyshohet se është dhunuar në një çerdhe në Shkodër. Ka qenë e ëma e vogëlushit, ajo e cila ka bërë ditën e djeshme denoncimi në Polici, e cila pretendon se djali i saj ka patur një dëmtim në qafë, e cila i është bërë gjatë kohës që ka qenë në çerdhe. “Specialistët për […]

The post Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

I rrahu të birin, 42-vjeçarja nga Berati plagos me thikë partneren e ish-bashkëshortit

1 May 2025 at 14:32

Policia e Beratit ka arrestuar një grua, e cila akuzohet se ka plagosur me thikë partneren e ish-bashkëshortit të saj. Në pranga është vënë shtetasja P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat. Raportohet se ajo ka goditur me thikë partneren e ish-burrit, pasi kjo e fundit i ka dhunuar djalin e saj të […]

The post I rrahu të birin, 42-vjeçarja nga Berati plagos me thikë partneren e ish-bashkëshortit appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët gjejnë fëmijën në Tiranë pa praninë e prindit! I mituri dërgohet në polici

By: Oldi
30 April 2025 at 16:54

Një i mitur rreth moshës 3-4 vjeç është gjetur sot nga qytetarët në Tiranë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, pa praninë e prindit. Ai ishte veshur me xhinse blu dhe bluzë po ngjyrë blu me kapuç. Fëmija i mitur u dërgua në ambientet e policisë së Tiranë, teksa policia i bën thirrje familjarëve apo të […]

The post Qytetarët gjejnë fëmijën në Tiranë pa praninë e prindit! I mituri dërgohet në polici appeared first on BoldNews.al.

Stafi edukativ fsheh ngjarjen/ Fëmija sulmohet fizikisht për dy ditë radhazi në kopshtin privat

24 April 2025 at 09:43

Prindi i një fëmije në kryeqytet ka ka bërë një denoncim ne komisariatin Nr.3 lidhur me trajtimin e fëmijës së tij në kopshtin privat “BUCKO”.

Sipas denoncimit, fëmija është sulmuar për dy ditë me radhë nga një tjetër fëmijë në institucion, ndërsa stafi pedagogjik dhe drejtuesit e kopshtit janë akuzuar për mosreagim.

Nga komisariati thonë se janë mbledhur të gjitha materialet nga kamerat e sigurisë dhe po vazhdojnë hetimet.

The post Stafi edukativ fsheh ngjarjen/ Fëmija sulmohet fizikisht për dy ditë radhazi në kopshtin privat appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulime për “legjionin” e Musk, dha 15 milionë dollarë gruas që lindi fëmijën e tij

By: D Marku
17 April 2025 at 12:28

Raporti i Wall Street Journal që zbuloi planin sekret të Elon Musk për të pasur sa më shumë fëmijë të jetë e mundur, si pjesë e qëllimit të tij për të trajtuar… rënien e popullsisë globale ka shkaktuar një sensacion.

Personi më i njohur në mesin e grave që dyshohet se iu afrua manjatit është influencuesja Ashley St. Clair, e cila muajt e fundit ka pretenduar se është nëna e 13-të nga 14 fëmijët e Musk.

Duke folur për WSJ, St. Clair përshkruan se si kishte një fëmijë me Elon Musk, duke pretenduar se ai i ofroi asaj 15 milionë dollarë për të mbajtur heshtje për shtatzëninë dhe fëmijën. Sipas 26-vjeçares, konceptimi i Romulusit, siç është emri i djalit 7 muajsh që ajo thotë se ka me Musk, ka ndodhur gjatë një udhëtimi të Vitit të Ri.

Ajo pretendon se Musk kishte filluar të bënte shaka se “duhet të zgjedhim një emër” për fëmijën që do të kishin kur të bënin seks për herë të parë.

Sipas përshkrimit të gruas, në udhëtimin në fjalë ajo i tha Musk se ishte duke ovuluar, ndërsa ai u përgjigj: “Çfarë po presim?”

Siç raportohet në botim, negociatat për periudhën e ardhshme u ndërmorën nga menaxheri financiar i Musk, Jared Birchhall, i cili dyshohet se ofroi 15 milionë dollarë në shumën e përgjithshme dhe 100,000 dollarë në muaj në mënyrë që 26-vjeçarja të pranonte kushtet e Musk.

Mes tyre, sipas Wall Street Journal, Elon Musk kërkoi që fëmija të lindte me prerje cezariane, duke argumentuar se lindja normale kufizon madhësinë e trurit të të porsalindurit. Në të njëjtën kohë, thuhet se ai kërkoi të mos bëhej synet.

Artikulli raporton gjithashtu se një gjykatë e Nju Jorkut urdhëroi një test të atësisë që tregoi se fëmija i 26-vjeçares ka 99,9999% gjasa të jetë babai i Musk.

“Legjioni” i fëmijëve para Apokalipsit

Siç dihet, Musk është thellësisht i shqetësuar për rënien e popullsisë së botës. “Për të arritur në nivelin e legjionit përpara Apokalipsit, do të duhet të përdorim nënat surrogate”, shkroi ai në një mesazh.

Kur e pyetën me shaka nëse po kryente detyrën, ai u përgjigj: “Duhet të praktikosh atë që thua”. Pra, po, unë kam shumë fëmijë dhe inkurajoj të tjerët të kenë shumë fëmijë”.

The post Zbulime për “legjionin” e Musk, dha 15 milionë dollarë gruas që lindi fëmijën e tij appeared first on Albeu.com.

Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes me Olsi Bylykun? Reagojnë ashpër familjarët e banores

By: V K
11 April 2025 at 09:02

Së fundmi në rrjetet sociale, një pretendim mjaft delikat ka qarkulluar duke sugjeruar se këngëtarja Egli Tako, ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin dhe këngëtarin e njohur Olsi Bylyku.

Ky pretendim, u bë viral pas një story që Egli publikoi dy vite më parë në “Instagram”, ku ajo përshkruante një moment të dhimbshëm dhe të ngarkuar emocionalisht.

Në postimin e saj, Egli shkruante: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!”.

Ky mesazh i ngarkuar emocionalisht, ka ngritur dyshime dhe ka bërë që disa individë të spekulonin se ai mund të ishte një aludim, për një humbje fëmijësh të mundshme.

Megjithatë, reagimi i familjarëve të këngëtares ka qenë i fortë dhe i drejtpërdrejtë. Ata, të cilët aktualisht menaxhojnë profilin zyrtar të Eglit në “Instagram”, kanë mohuar kategorikisht këto thashetheme, duke i quajtur ato spekulime të pabaza dhe të pavërtetuara.

Ata gjithashtu, kërkuan që përhapja e këtyre thashethemeve të ndalohej menjëherë, pasi ato cenojnë jetën private të Eglit dhe ndodhin në një moment të ndjeshëm për të.

 

 

Në një reagim të ashpër, familjarët e këngëtares shkruan: “Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!”,

Ky reagim është një apel për të ndaluar përhapjen e spekulimeve të dëmshme dhe për të mbrojtur privatësinë dhe dinjitetin e Eglit.

Në këtë situatë, Egli është e mbyllur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, dhe për shkak të rregullave të këtij programi, ajo nuk ka mundësi të reagojë direkt.

Kjo ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe ka nxitur reagime të forta nga familjarët e saj, të cilët kanë kërkuar respekt për të dhe për jetën e saj personale.

The post Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes me Olsi Bylykun? Reagojnë ashpër familjarët e banores appeared first on Albeu.com.

Arsyet më të zakonshme pse foshnjat qajnë: Si t’i njohim dhe të reagojmë shpejt?

7 April 2025 at 09:42

Kur bëheni prindër, një nga pyetjet e para që lind është: “Pse po qan fëmija im?” Pavarësisht se sa shumë përpiqeni ta qetësoni fëmijën tuaj, ndonjëherë duket se asgjë nuk ju ndihmon.

Pikërisht kur menduat se fëmija ishte qetësuar, befas fillon të qajë. Për të ditur se si ta qetësoni fëmijën tuaj, është thelbësore të kuptoni shkakun e këtyre lotëve.

Çdo bebe nervozohet kur është i uritur dhe kjo shpesh manifestohet me të qara. Nëse foshnja qan në intervale ritmike, kushtojini vëmendje sjelljes së tij. Kur fëmija fillon të godasë buzët, të thithë duart ose të kthejë kokën në përpjekje për të gjetur gjoksin ose shishen, këto janë shenja të qarta se ai është i uritur dhe është koha për të ushqyer.

Foshnjat ndonjëherë e kanë të vështirë të bien në gjumë sepse gjumi kërkon disa aftësi që të porsalindurit nuk i kanë zhvilluar ende. Ritmi cirkadian, i cili rregullon gjumin, vendoset vetëm rreth muajit të katërt të moshës. Edhe pse të porsalindurit jo gjithmonë mund të bien në gjumë vetë, prindërit mund ta ndihmojnë foshnjën të flejë dhe të krijojë një model të shëndetshëm gjumi.

Disa foshnja mund të shtrihen ende në pelena të lagura ose të pista, ndërsa të tjerët reagojnë menjëherë duke qarë. Nëse vëreni fëmijën tuaj duke qarë, kontrolloni gjithmonë pelenën për t’u siguruar që është e pastër dhe e thatë.

Nëse foshnja qan menjëherë pas ushqyerjes, mund të nënkuptojë se ai duhet të ndihmohet për të gromësirë. Ndonjëherë, megjithatë, një foshnjë mund të ketë nevojë të gromësijë në raste të tjera, të tilla si pas lemzës ose duke qarë.

Dalja e dhëmbëve është një tjetër arsye pse foshnjat mund të qajnë. Edhe pse zakonisht fillon rreth muajit të katërt, dhimbja që shkakton dalja e dhëmbëve mund të jetë mjaft e pakëndshme. Përveç të qarit, shenjat e daljes së dhëmbëve përfshijnë shtimin e jargës dhe thithjen e gjithçkaje që mund të arrijë fëmija.

Kuptimi i arsyeve për të qarat e foshnjës suaj mund t’ju ndihmojë të gjeni mënyrën e duhur për ta qetësuar atë dhe për t’iu përgjigjur nevojave të saj.

The post Arsyet më të zakonshme pse foshnjat qajnë: Si t’i njohim dhe të reagojmë shpejt? appeared first on Telegrafi.

Kriminale/ Fëmija vdes në Maternitetin “Koço Gliozheni” dy ditë pas lindjes, e dëmtojnë mjekët

By: Oldi
1 April 2025 at 21:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 Korrik të vitit 2021 në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një vajzë e sapolindur ka humbur jetën pas dy ditësh, pasi gjinekologët kanë përdorur pajisjen e quajtur Forceps, për ta tërhequr bebin. Foshnja u dëmtua në kokë, e pas dy ditësh nuk ia doli. Adelina Zeqiri, nëna […]

The post Kriminale/ Fëmija vdes në Maternitetin “Koço Gliozheni” dy ditë pas lindjes, e dëmtojnë mjekët appeared first on BoldNews.al.

Pesë deklarata të fëmijëve që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

28 March 2025 at 14:41

Si prindër, shpesh ballafaqohemi me deklarata të ndryshme nga fëmijët tanë – nga komentet e përditshme e deri te vërejtjet më serioze. Ndërsa disa mund të duken të padëmshme, disa deklarata mund të tregojnë çështje ose nevoja më të thella që nuk duhet t’i shpërfillim. Njohja dhe përgjigjja në kohën e duhur ndaj deklaratave të tilla është thelbësore për shëndetin emocional dhe psikologjik të fëmijës.

Pra, sipas ekspertëve të ndryshëm, këto janë disa fraza që prindërit nuk duhet t’i anashkalojnë.

“Askush nuk më do”

Kur një fëmijë shpreh ndjenjat e mospranimit ose vetmisë, mund të sinjalizojë probleme me marrëdhëniet me bashkëmoshatarët ose vetëbesim të ulët. Është e rëndësishme të eksplorohen arsyet e ndjenjave të tilla dhe t’i ofrohet mbështetje fëmijës në ndërtimin e një imazhi pozitiv për veten.

“Unë nuk dua të shkoj në shkollë”

Refuzimi për të shkuar në shkollë mund të tregojë probleme të ndryshme, si vështirësi në të mësuar, konflikte me bashkëmoshatarët, apo edhe ngacmim. Në vend që të supozojmë menjëherë se është dembelizëm, duhet të flasim me fëmijën dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë po e shqetëson atë.

“Të urrej”

Edhe pse kjo lloj deklarate mund të jetë e dhimbshme për prindërit, ajo shpesh thuhet në një moment zhgënjimi ose zemërimi. Në vend që të reagojmë në mënyrë mbrojtëse, duhet të qëndrojmë të qetë dhe ta ndihmojmë fëmijën të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë konstruktive.

“Unë dua të jem vetëm”

Nevoja për t’u tërhequr mund të jetë normale në faza të caktuara të zhvillimit, por nëse një fëmijë shmang vazhdimisht shoqërinë ose aktivitetet që më parë i kanë sjellë gëzim, kjo mund të tregojë probleme më serioze. Është e rëndësishme të monitorohet një sjellje e tillë dhe, nëse ajo vazhdon, të kërkoni ndihmë profesionale.

“Ti nuk më dëgjon kurrë”

Nëse një fëmijë mendon se një prind nuk po i dëgjon, kjo mund të çojë në zhgënjim dhe ndjenja të neglizhencës. Dëgjimi aktiv dhe vërtetimi i ndjenjave të fëmijës ndihmon në ndërtimin e besimit dhe komunikimit të hapur. Sipas këshilltares dhe terapistes së shëndetit mendor Dr. Kailey Spini Horan , vërtetimi i ndjenjave të fëmijës është çelësi për përmirësimin e ndërveprimeve prind-fëmijë dhe reduktimin e konfliktit.

Njohja e këtyre pohimeve dhe kuptimi i kuptimeve të tyre të mundshme na ndihmon të mbështesim më mirë fëmijët tanë në përballjen e sfidave. Biseda e hapur dhe empatike është çelësi për ndërtimin e besimit dhe sigurisë në një mjedis familjar.

The post Pesë deklarata të fëmijëve që prindërit nuk duhet t’i injorojnë appeared first on Telegrafi.

Kur fëmija rritet në heshtje

By: Ardit
23 March 2025 at 15:24

Nga Lutfi Dervishi Në orët e para të mëngjesit, policia hyn me forcë në shtëpinë e familjes Miler, duke arrestuar një 13-vjeçar se ka vrarë shoqen e klasës. Djali, i përgjumur, i tronditur dhe i hutuar, mohon gjithçka. Ky është fillimi i serialit Adoleshenca i sapo dalë në Netflix Nëse je prind dhe mendon se […]

The post Kur fëmija rritet në heshtje appeared first on BoldNews.al.

Ndodh në Kosovë/ Fëmijës 2-vjeçar i nxirret bateria e telekomandës nga stomaku (FOTO)

9 March 2025 at 21:28

Një fëmije dy vjeç në Gjilan të Kosovës ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Lajmin e ka bërë me dije mjeku gastroerolog Besnik Elezi, i cili kreu edhe ndërhyrjen mjekësore, duke shpëtuar vogëlushin. Në një postim në rrjetet sociale, Elezi ka postuar edhe disa fotografi, të cilat tregojnë […]

The post Ndodh në Kosovë/ Fëmijës 2-vjeçar i nxirret bateria e telekomandës nga stomaku (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Zhduket 7-vjeçari në Elbasan! Doli nga shkolla dhe nuk shkoi në shtëpi, familja kërkon ndihmë

By: Ela
7 March 2025 at 12:14

Një 7-vjeçar ka humbur ditën e sotme në Elbasan. Raportohet se Andi Çakalli ka dalë nga shkolla ‘Naim Frashëri’ dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Dyshohet se 7-vjeçari ka humbur pranë ‘Parkut Rinia’. Në momentin e largimit ai kishte veshur këmishë të bardhë dhe pantallona jeshile. Familja ka vendosur dhe një numër telefoni në […]

The post Zhduket 7-vjeçari në Elbasan! Doli nga shkolla dhe nuk shkoi në shtëpi, familja kërkon ndihmë appeared first on BoldNews.al.

Në kontakt me helmin e miut/ 7-vjeçarja në luftë për jetën, në spital edhe nëna shtatzënë e të miturve

By: Oldi
25 February 2025 at 10:37

Një ngjarje tronditëse u regjistrua të shtunën në qytetin e Shkodrës, ku 3-vjeçari O. Hasmegaj humbi jetën në spital, ndërsa në gjendje shumë të rëndë për jetën është dhe motra e tij 7-vjeçare. Burime për mediat bëjnë me dije se kjo e fundit e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë […]

The post Në kontakt me helmin e miut/ 7-vjeçarja në luftë për jetën, në spital edhe nëna shtatzënë e të miturve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌