Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

5 August 2025 at 11:05

Kodi i ri Penal, i përgatitur nga një grup specialistësh të fushës, në bashkëpunim me institucione shtetërore nën koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë, kishte përfunduar që më 2023, por u prezantua më 25 korrik 2025. Në ceremoninë e prezantimit merrnin pjesë autoritete dhe specialistë. Pas qarkullimit të projekt-kodit, menjëherë u artikuluan kritika për përmbajtjen e […]

The post Kodi Penal dhe nacionalizmi banal appeared first on Reporter.al.

‘Arbitrar’: Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

30 July 2025 at 14:45

Një projekt i qeverisë për të miratuar një Kod të ri Penal, i bërë publik më 25 korrik nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është pritur me kritika të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë dhe institucionet e pavarura të drejtësisë, si një projekt që cënon liritë e individit. Disa nene që lidhen me […]

The post ‘Arbitrar’: Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes appeared first on Reporter.al.

Rakipi prezanton risitë e Kodit të ri Penal: Drafti, përgatitje korrekte për anëtarësimin në BE

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Pas një punë disavjeçare nga një grup ekspertësh, i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, u prezantua sot drafti i Kodit të ri Penal.

Në fjalën e tij, Rakipi bëri edhe prezantimin e risive kryesore të propozuar për Kodin e ri Penal.

Rakipi u ndal fillimisht tek “shtimi i gamës së interpretimit të koncepteve në mënyrë që praktikat gjyqësore të mbështeten në një dokument të unifikuar”.

“Ato koncepte nuk lënë shteg më për t’u keqinterpretuar. Sistemi gjyqësor do të ketë një element më tepër pavarësie në raport me to. Përcaktimi ligjor i koncepteve është një element thelbësor për forcimin e pavarësisë këtij sistemi”, tha Rakipi.

Një çështje tjetër që Rakipi paraqiti si element me plot risi të reja ishte çështja e dënimit në tërësi.

“Dënimi në tërësi në Republikën e Shqipërisë është rregulluar nga dy dispozita të cilat në vetvete janë të pamjaftueshme për t’i dhënë rendësi asaj procedure dhe atyre elementëve që bazohet gjykata për ta mbështetur vendimin e saj. I kemi dhënë peshë specifike të gjitha elementëve mbi kriteret që bazohet vendimi. Është një garanci për të arritur në një dënim të drejtë”, tha Rakipi.

Rakipi shtoi po ashtu se i është dhënë peshë “aplikimit të dënimeve plotësuese”.

Një tjetër risi e Kodit të ri Penal, tha Rakipi do të jetë edhe për konfiskimet.

“Për veprat penale që krijojnë pasuri të padrejtë, është rekomanduar përveç rasteve kur konfiskimet janë të detyruara, kjo masë parandaluese të mund të ketë epërsi në të gjitha rastet e tjera, kur nuk është e detyruar. Është i pamjaftueshëm dënimi penal nëse rikuperimi ndaj veprës nuk është i plotë, siç është rasti i të mirave, të krijuara nga kryerja e veprës penale”, tha Rakipi.

Risi tjetër shtoi Rakipi, është edhe përfshirja e disa elementëve penal procedurale që lidhen me viktimën dhe me të drejtat e viktimës.

Sa i përket të miturve, Rakipi u shpreh se “kjo është një çështje mjaft e rëndësishme e karakterit jo vetëm penal, por edhe social e edukativ.

“Të gjithë ne kemi besuar që rinia është e ardhmja e vendit dhe nisur nga kjo jemi detyruar që qasjen ndaj tyre edhe në fushën penale ta kemi plot takt, dhembshuri dhe humanizëm të shtuar. Ne kemi bërë kujdes që të mund të jemi sa më të dhembshur në raport me to, që masat edukuese përreth tyre të jenë efikase”, tha Rakipi.

Një tjetër risi tha Rakipi është edhe propozimi për trajtimin si të mitur edhe të një 21-vjeçari, i cili deri tani është cilësohej i tillë kur është nën 18-vjeç.

“Risia tjetër është që tek grupmoshat e reja ta rrisim nivelin e moshës dhe kemi parashikuar, se nëse do të plotësohen disa kushte të tjera që janë shënuar në ligj, si i mitur të trajtohet edhe një 21-vjeçar. Është rezultat i një vlerësimi statistikor dhe logjik që mbështet tek pjekuria e tyre”, tha Rakipi.

I ndalur tek persona juridikë, Rakipi tha se “duhet te strukturohet nëpërmjet masash dhe strukturash të posaçme për të bërë të mundur evitimin e kryerjes së veprës penale”.

“Rritet kujdesi i posaçëm që aktiviteti i tyre të lejohet në përputhje me ligjin dhe mos të lejojë shtigje që paligjshmëria të zërë vend. Rregullimi është nja standard që bazohet në direktivat e BE-së të dhëna për akte të ndryshme të cilat sipas gjasave mund të krihen edhe nga personi juridik”, tha Rakipi.

Sa i përket risive të këtij projekti që lidhen me direktivat, Rakipi tha se direktivat janë dhënë për fusha të ndryshme.

“Direktiva lidhet me numrin e veprave penale, direktivat janë në fushën e kibernetikës, terrorizimit, krimet kundër njerëzimit, ushqimit, mjedisit, mbrojtja e kafshëve, financat e BE-së, financat, sistemi tatimor dhe doganor, prokurimet publike dhe elementë të shumtë që janë pasqyruar në këtë kod. Nevoja për t’i rivlerësuar rikonceptuar apo dispozita kanë bërë që numri i tyre të shtohet jo pak”, tha Rakipi.

I ndalur tek perspektiva e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, Rakipi tha se drafti “është një përgatitje korrekte e jona për ta pritur me legjislacion penal të gatshëm”.

Rakipi bëri të ditur gjithashtu se është propozuar edhe aplikimi për lirimin parakohe me kusht për personat e dënuar më burgim të përjetshëm.

“Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me lirimin parakohe me kusht sa lidhet me burgimin  e përjetshëm. Ne dolëm në përfundimin që “Po” mund të aplikojmë lirimin parakohe me kusht për dënimin me burgim të përjetshëm. Është një propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë. Sepse këtu mpleksen shumë gjëra, një pjesë së cilës janë viktima, procesi i edukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. Nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë përmirësohen, nëse kushtet me të cilët vendosen edhe puna me ta është e efektshme.

“Është një eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej, ndaj e përfundimisht e propozuam këtë zgjidhje. Mund të krijojë debate sidomos në ato çështje që kanë një karakter social mjaft të fortë. Presim të dalim më një zgjidhje të përbashkët. Këtë urim e kam më të gjithë specialistët që ta marrin me seriozitet dhe ta lexojnë me përgjegjësi, të analizojnë konceptin në mënyrë të përgjegjshme”, tha Rakipi.

Rakipi shpjegoi gjithashtu edhe një tjetër risi që lidhet me shkeljet e punonjësve të administratës së Tatimeve.

“Një tjetër risi tjetër që doja ta përmendja lidhet me një proces dekriminalizimi që ne kemi bërë për një grup vepre të fushës së Tatim Doganave si tendencë që jep autoritet administratës publike në raport me shkeljet e para të vërtetuara. Ne kemi ndjekur alternativën që administrata tatimore dhe autoriteti tatimor do të vlerësojnë administrivisht shkeljet e para dhe nëse shkeljet e dyta do të pikasen atëherë merr juridiksion sistemi i drejtësisë penale”, u shpreh Rakipi.

“Nëse shkelja e parë, që në rrugë të zakonshme vlerësohet nga pikëpamja administrative, është me nivel të lartë shmangie evazioni, sjell kompetencën e prokurorit të ushtrojë ndjekjen penale pavarësisht zgjidhjes së rregullit që përshkrova. Nga pikëpamja praktike, do të ulë numrin e çështjeve por do të shtojë edhe përgjegjësinë e organeve përkatëse”, u shpreh ai.

/m.q/

The post Rakipi prezanton risitë e Kodit të ri Penal: Drafti, përgatitje korrekte për anëtarësimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin e mbikëqyrjes elektronike

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin, pas 6 vitesh mungesë, të mbikëqyrjes elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo kontrolli për urdhrat e mbrojtjes në rastet e dhunës në familje.

Burime zyrtare për ATSH konfirmuan se, ministria këtë të mërkurë i është drejtuar AKSHI-t me kërkesë për nisjen e procedurave.

Më pas do të vijohet me gjetjen e pajisjeve dhe sigurimin e infrastrukturës së nevojshme, në mënyrë që brenda këtij viti, sistemi i drejtësisë ta ketë të mundshme aplikimin e saj. Gjatë viteve të funksionimit të saj, gjykatat e dhanë si masë mbikëqyrjen me byzylyk elektronik në 347 raste, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit të Provës.

Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike. Ajo u vu në funksion në vitin 2013 dhe u aplikua deri në vitin 2019.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin e mbikëqyrjes elektronike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

By: Elva
11 July 2025 at 22:59

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se ka qenë shënjestër e sulmeve nga hakerët që nga 4 korriku, dhe se “sulmet kulmuan” me një sulm të hakerëve ndaj qendrës së saj për të dhënat gjyqësore. Në një komunikatë për media, ajo tha se e ka çaktivizuar plotësisht qasjen në rrjet në qendrën e […]

The post Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik appeared first on BoldNews.al.

Dënimet alternative, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me Konferencën Ipeshkvore

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Ministria e Drejtvsisë njoftoi se hodhi një tjetër hap për drejtësinë me fokus te riedukimi dhe integrimi duke mundësuar kryerjen e dënimeve alternative pranë Kishës Katolike.

Kështu, Ministria e Drejtësisë, përmes Drejtorit të Shërbimit të Provës, Eris Sheshi, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë, përfaqësuar nga Gjergj Meta.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se “marrëveshja mundëson zbatimin e dënimeve alternative pranë Kishës Katolike, përmes punës në interes publik, siç parashikohet në nenin 63 të Kodit Penal”.

“Një model i ri bashkëpunimi që afron më shumë drejtësinë me jetën e përditshme dhe me vlerat e komunitetit. Drejtësia bëhet më njerëzore kur bashkëpunon me besimin dhe shoqërinë”, thuhet në një postim të Ministrisë së Drejtësisë në rrjetet sociale.

/m.q/j.p/

The post Dënimet alternative, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me Konferencën Ipeshkvore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: Vendim skandaloz i prokurores Gjeli, shqetësimi do t’i përcillet KLP-së

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri sot publik vendimin e prokurores Elsa Gjeli në lidhje me zënien e hapësirës publike në fshatin turistik të Thethit, ku është ngritur një “fshat i vogël pa leje”. Kreu i qeverisë tha se vendimi e “ka lënë pa fjalë”, pasi sipas gjyqtares ndërtimi në këtë fshat “nuk përbën vepër penale”.

Rama tha se është e pabesueshme që një prokurore përpara trajtimit të një krimi mjedisor ndaj pronës publike të mos nisë hetimet penale në lidhje me këtë çështje.

“Zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumëmirëpaguar e prokurorëve me taksat e shqiptarëve e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli thesaret e këtij vendi nga individë, si ai që ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe në shkelje të një sërë ligjesh, pasi aty është zonë e mbrojtur. Është e pabesueshëm deri në kufijtë e të llahtarshme që një prokurore e Republikës së Shqipërisë përpara trajtimit të një krimi mjedisor ndaj pronës publike, ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur nga ligji specifik i Republikës së Shqipërisë, të përsiatet në një jerm si ai që ju lexova dhe që është vetëm një pjesëz i një përroi psikik të pashtershëm, të mosfillimit të çështjes penale, ndërkohë që gjithë ai komunitet njerëzish, banorësh, sipërmarrësish të vegjël ndihet i përdhunuar nga një individ që në mes të Thethit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik, pa leje, ndërkohë që për zonjën Gjeli kjo nuk përmban vepër penale. Ky është kulminacioni i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash të përbëra nga vendime skandaloze të prokurorëve”, tha Rama.

Rama përmendi gjithashtu edhe rastin e një prokurori në Vlorë në lidhje me vendimin për sekuestro të një prone shtetërore në Pyllin e Sodës.

“Nga ana tjetër, duke qenë se kthehem nga Vlora, po ju jap një tjetër fakt sesi na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin Vlora Sport tek Pylli i Sodës, një truall shtetëror, sepse një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro, dhe mirë ka bërë, për falsifikim prone pronat shtetërore përkatëse, por sekuestroja po zgjat prej vitesh të tëra”, tha Rama.

Rama bëri me dije se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që të veprojë ndaj prokurores Gjeli, pasi sipas tij, ka lënë shtetin në baltë dhe theksoi se çështja duhet t’i përcillet edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“I kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë ndaj Gjelit, se ka lënë në baltë shtetin, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të gjitha ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë si prokurore. Ti përcillet çështja e saj KLP-së dhe të shohë dëmin e madh që i ka sjellë mosfillimi i çështjes penale Republikës së Shqipërisë dhe interesit publik dhe të gjykojë nëse është apo jo e denjë për t’u paguar nga taksat e shqiptarëve si prokurore. Ky është rasti i parë që do të pasohet nga të tjerë, sa herë që ne do të ndeshemi me prokurorë territoresh, që tradhtojnë me paaftësinë e tyre, me paturpësi interesat e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Videomesazhi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Ky është Thethi, pas një masakre të mirëfilltë të realizuar nga një individ, i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit.

Thethi që është një kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër tij në një praktikisht territor “toke t’xanum”, si ka mundësi? Si është e mundur që pasi Inspektorati  përkatës dhe Policia e Shtetit konstatojnë një ndërhyrje të tillë brutale mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare dhe e përcjellin rastin në Prokurori, Prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por shpall mos fillimin e çështjes?

Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje, zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja unë, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore në Republikën e Shqipërisë, nga trupa e shumë mirë paguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi nga individë si ai që ka plagosur Thethin.

Ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe në shkelje flagrante të një sërë ligjesh, pasi aty nuk është një vend do kudo, po është dhe një zonë e mbrojtur dhe ja se si arsyeton apo “çarsyeton” zonja Gjeli citoj: “Në lidhje me subjektin aktiv të veprës penale vlerësohet se në rastin konkret plotësohet ky element. Patur parasysh neni 12 i Kodit Penal, ku parashikon se: Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën 14 vjeç, personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën 16 vjeç”.

Absurdi sapo ka filluar dhe unë po shkëpus vetëm një pjesë, sepse bëhet fjalë për një sërë çarçafësh që janë njëri më absurd se tjetri.

Vazhdoj të citoj zonjën Gjeli: “Përsa i përket anës subjektive të kësaj figure krimi, fillimisht evidentohet se ky element i figurës së veprës penale lidhet me qëndrimin psikik që mban personi kundrejt veprës së kryer prej tij. Ana subjektive karakterizohet nga dy elementë përbërës, faji pa të cilin nuk mund të ketë përgjegjësi penale “Nullum crimen, nulla poena, sine culpa”,” – na e shpjegon edhe latinisht zonja Gjeli, “neni 4 i Kodit Penal thekson ajo në dy format e tij, dashjen dhe pakujdesinë, si dhe nga motivet dhe qëllimet. Figura e veprës penale, ndërtimi i paligjshëm”, –  gjithmonë shkruan zonja Gjeli, “parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejtë. Gjithashtu, vlerësohet se me anën subjektive të figurës së veprës penale zbulohet dhe qartësohet nëpërmjet anës objektive, sepse proceset e brendshme psikike dhe psikologjike, jo vetëm që ngacmohen nga faktorë të jashtëm, por dhe materializohen në veprimtarinë kriminale gjatë dhe nëpërmjet procesit të zhvillimit të anës objektive. Në këto kushte, përderisa nuk provohet se ka fakt penal, atëherë nuk kemi as faj, pasi mungon si element intelektual, ashtu dhe ai volutiv, që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale. Për të pasur një figurë konkrete të veprës penale, është e domosdoshme ekzistenca e të gjithë elementëve përbërës të saj të marrë së bashku, të cilët janë: objekti i veprës penale, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive.”

Është e pabesueshme deri në kufijtë e të llahtarshmes që një Prokurore e Republikës së Shqipërisë përpara trajtimit të një krimi mjedisor, të një krimi ndaj pronës publike, të një krimi ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur nga ligji specifik i Republikës së Shqipërisë të përsiatet në një jermë si ai që ju lexova dhe që është vetëm një pjesëz e një përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale, ndërkohë që i gjithë ai komunitet njerëzish, banorësh, sipërmarrësish të vegjël dhe bashkë me ta, vizitorësh dhe turistësh, ndihet i përdhunuar nga një individ që mu në mes të Thethit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik pa leje.

Në ndërkohë, për Zonjën Gjeli, kjo nuk përbën vepër penale dhe Zonja Gjeli është vetëm një kulminacion i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash të përbëra nga vendime skandaloze të prokurorëve.

Nga ana tjetër, duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë në qytetin e Vlorës dhe në gjithë qarkun e Vlorës me 9 deputetë, po ju jap një tjetër fakt se si na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin “Vlora Sport” tek pylli i Sodës në truall tërësisht shtetëror, sepse një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro dhe mirë ka bërë për falsifikim prone, pronat shtetërore përkatëse, por sekuestroja zgjat prej vitesh e vitesh të tëra dhe të tilla ka plot.

Tani unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë shtetin, e cila ka lënë në baltë qytetarët e Republikës të Shqipërisë, e cila ka lënë në baltë të gjitha ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe cila është e padenjë për të qenë e paguar nga taksapaguesit shqiptare si prokurore dhe kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili duhet të shikojë dëmin e madh që i ka sjellë mos fillimi i çështjes penale Republikës së Shqipërisë dhe interesit publik dhe të gjykojë pastaj nëse zonja Gjeli është apo nuk është e denjë për t’u paguar ende nga taksat e shqiptarëve si prokurore e Republikës së Shqipërisë dhe ky është vetëm rasti i parë që do të pasohet nga të tjerë, sa herë që ne do të ndeshemi me prokurorë territoresh që nga një anë paguhen më shumë sesa mjekët, edhe sesa mësuesit, sesa punonjësit e Policisë po e po dhe nga ana tjetër, tradhtojnë me paditurinë e tyre, me paaftësinë e tyre apo me qëllim, këtë unë nuk e di, por tradhtojnë me paturpësi interesat e Republikës së Shqipërisë dhe të qytetarëve të këtij vendi.

/m.q//r.e//a.f/

The post “Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: Vendim skandaloz i prokurores Gjeli, shqetësimi do t’i përcillet KLP-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, model referimi për Moldavinë në rrugën drejt integrimit evropian

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Një delegacion i nivelit të lartë nga Moldavia u mirëprit sot në Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të shkëmbimeve teknike për procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit me zëvendësministrin e Drejtësisë dhe negociator për Kapitullin 23, Tedi Dobi, u ndanë përvojat dhe praktikat më të mira të Shqipërisë për këtë kapitull themelor, që garanton të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se u “diskutua mbi organizimin e negociatave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin me Komisionin Evropian, si dhe përgatitjen e kontributit kombëtar për raportin e BE mbi sundimin e ligjit”.

“Shqipëria mbetet një model referimi dhe një partnere e besuar për të ndarë ekspertizën dhe përvojën e saj me vendet mike, duke mbështetur Moldavinë dhe çdo shtet tjetër që ndjek të njëjtën rrugë drejt familjes evropiane”, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.

/m.q/j.p/

The post Shqipëria, model referimi për Moldavinë në rrugën drejt integrimit evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MD: Reforma në drejtësinë penale synon rehabilitim dhe riintegrim për të miturit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendrën për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe Ambasadën franceze në Tiranë, organizoi një workshop dyditor për forcimin e drejtësisë penale për të miturit.

Ky aktivitet ishte pjesë e një partneriteti afatgjatë me institucionet franceze të mbrojtjes gjyqësore të të rinjve, të cilët që prej vitit 2022 ka luajtur një rol kyç në shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe asistencës teknike me Shqipërinë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se reforma për drejtësinë penale për të miturit synon të garantojë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve që bien në konflikt me ligjin.

“Ajo vendos në qendër interesin më të lartë të fëmijës dhe synon t’i trajtojë jo si të rritur që ndëshkohen, por si fëmijë që kanë nevojë për mbështetje, rehabilitim dhe riintegrim”, thuhet në njoftim.

Ndaj, Ministria e Drejtësisë vlerëson se aktivitete të tilla përfaqësojnë një model bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe një angazhim të përbashkët për një drejtësi më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më europiane për fëmijët tanë.

1 nga 5

/m.m/r.e/a.f/

The post MD: Reforma në drejtësinë penale synon rehabilitim dhe riintegrim për të miturit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nimoni nga Ministria e Drejtësisë: Ligji i ri për Këshillin Prokurorial, mundëson ndryshimin e funksionimit

22 May 2025 at 23:13

Është bërë publik ligji i plotësuar dhe i ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili do të hyjë në fuqi pas 2 javësh. Sipas këtij ligji, parashihet reformë në këtë këshill me uljen e përbërjes së anëtarëve, si dhe përmirësimin e punës.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se me këtë ligj do të mundësohet një këshill prokurorial jopolitik dhe transparent.

Ligji i ndryshuar dhe i plotësuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës tashmë është publikuar në faqen zyrtare dhe brenda 15 ditësh pritet të hyjë në fuqi. Një ndër reformat më të rëndësishme dhe të domosdoshme e ka quajtur këtë ligj, shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Genc Nimoni.

Sipas tij, tani Këshilli Prokurorial do të ndryshojë funksionimin.

“Risitë më të mëdha që sjell kjo reformë është ulja e përbërjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial, do të thotë nga 13 sa parasheh legjislacioni ekzistues, do të kemi 7 anëtarë të KPK-së, mandej do të kemi balancim të përbërjes. Fatkeqësisht, në përbërjen që është tani aktuale, ne kemi një përbërje të disbalancuar, apo përbërje korporatiste, siç e kanë quajtur edhe vet komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, ku përbërja është realisht me 10 anëtarë prokurorë dhe vetëm 2 nga 3 janë anëtarë jo prokurorë”, tha Nimoni, për RTK.

Sipas tij, ky ligj do ta përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial.

“Kjo do të mundësoj një këshill i cili do të jetë jopolitik, fillimisht do të jetë i pavarur nga politika, do të jetë funksional sa i përket funksionimit profesional, gjithashtu nuk do të kemi grupe klanore të interesit apo interesa grupore të cilat janë shty për çka kemi pas edhe reagime ndërkombëtare, do të kemi anëtarë të cilët janë profesionale dhe me integritet dhe në fund do të kemi llogaridhënie, transparencë dhe rezultate më të mira të vet Këshillit Prokurorial dhe istemit prokurorial”, tha Nimoni.

Shpalljen e ligjit e ka mirëpritur Instituti i Kosovës për Drejtësi, sipas të cilit, ky ligj paraqet fillimin e jetësimit të reformës së domosdoshme në Këshillin Prokurorial të Kosovës, e cila qëllim parësor ka eliminimin e korporatizmit brenda sistemit prokurorial, korporatizëm i konstatuar nga Komisioni i Venecias.

IKD ka kërkuar dhe pret nga KPK të mos lejojë në asnjë rrethanë që për interesa të ngushta të anëtarëve aktualë apo anëtarëve që kanë ofruar dorëheqje, të shkelen dhe cenohen parimet e përcaktuara në ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe që ka kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

The post Nimoni nga Ministria e Drejtësisë: Ligji i ri për Këshillin Prokurorial, mundëson ndryshimin e funksionimit appeared first on Telegrafi.

Burgjet franceze goditen nga një valë sulmesh brenda natës

15 April 2025 at 17:35

Automjetet u dogjën jashtë disa burgjeve franceze ndërsa në një burg pati sulm me të shtëna me automatik gjatë natës. Ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin tha se burgjet ishin përballur me “përpjekje frikësimi” dhe i lidhi sulmet me goditjen e qeverisë ndaj trafikut të drogës.

Sipas gazetës Parisien, shtatë objekte u vunë në shënjestër: në Toulon, Aix-En-Provence, Marseille, Valence dhe Nîmes në Francën jugore dhe në Villepinte dhe Nanterre, afër Parisit. Zyra e prokurorisë kombëtare të Francës kundër terrorizmit tha se po hetonte.

Në një postim në X, Darmanin tha se po udhëtonte për të mbështetur oficerët e prekur në burgun në Toulon, i cili ishte shënjestruar me armë zjarri. Pa ngarkuar drejtpërdrejt fajin për sulmet, ai tha se qeveria franceze “po përballej me problemin e trafikut të drogës” dhe po merrte masa që do të “prishnin thellësisht” rrjetet kriminale.

Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau tha se përgjigja e qeverisë duhet të jetë “e pamëshirshme”.

“Ata që sulmojnë burgjet dhe oficerët meritojnë të mbyllen në ato burgje dhe të monitorohen nga ata oficerë,” postoi ai në X.

Ai shtoi se kishte udhëzuar policinë që të forconte menjëherë sigurinë në ambientet e burgut. Sindikata e rojeve të burgut, FO Justice, shprehu “shqetësimin dhe zemërimin më të thellë” pas sulmeve “jashtëzakonisht të rënda” gjatë natës.

Sindikata postoi përditësime nga pasojat e disa sulmeve në X, duke përfshirë imazhe të automjeteve të djegura në parkingjet e makinave të burgut dhe vrima plumbash në portën hyrëse të burgut të Toulon. Ai bëri thirrje për veprime urgjente të qeverisë për të mbrojtur stafin e burgut.

Sulmet e së hënës mbrëma vijnë pasi shtatë automjete u dogjën në një sulm të ngjashëm në shkollën kombëtare të administratës së burgjeve të Francës të dielën, sipas sindikatës .

“Është shqetësuese të theksohet se disa njerëz nuk hezitojnë më të sulmojnë drejtpërdrejt pronën e burgut, një simbol i autoritetit shtetëror”, thuhet në një deklaratë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por Parisien raporton se shkronjat DDPF – që do të thotë “të drejtat e të burgosurve francezë” – u gjetën të shkruara në automjetet e dëmtuara. Agjencia e lajmeve AFP thotë se slogane anarkiste u gjetën në disa vende.

AFP citon një burim të afërt me rastin të ketë thënë se sulmet dukej se ishin të koordinuara dhe “të lidhura qartë” me strategjinë e qeverisë kundër trafikut të drogës.

Një ligj po kalon në parlamentin francez i cili krijon një zyrë prokurorie speciale për t’u marrë me krimin e drogës, me kompetenca të reja për hetuesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Burgjet franceze goditen nga një valë sulmesh brenda natës appeared first on Euronews Albania.

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, reagon KMDLNJ: Të dënuarit janë kryesisht nga Afrika – po ia shesin Kosovës sipas parimit “çdo gjë 99 cent”

14 April 2025 at 13:11

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj marrëveshjes së nënshkruar nga ministria e Drejtësisë për transferimin e 300 të burgosurve nga Danimarka për në burgjet e Kosovës.

KMDLNJ përmes një njoftimi për media kanë thënë kjo marrëveshje e nënshkruar është trafikim me qenie njerëzore.

Nga Këshilli po ashtu kanë thënë se asnjë nga 300 të burgosurit nuk janë danez, por janë të dënuar për krime të rënda në Danimarkë dhe kryesisht janë nga Afrika apo shtetet e tjera problematike të botës.

“Të dënuarit që do të transferohen në Kosovë kundër vullnetit të tyre janë të dënuar për krime të rënda në Danimarkë dhe kryesisht janë nga Afrika apo shtetet tjera problematike të botës. Danimarka , në pamundësi që t’i resocializojë dhe shkaku i politikave raciste ndaj të huajve , po ia shet Kosovës sipas parimit : ‘ çdo gjë 99 cent ..’. Kosova , si një shtet që ende nuk është liruar nga mendësia kolonialiste të vartësisë ndaj të huajve , këtë marrëveshje e plasoi në opinion si diçka jashtëzakonisht të mirë dhe përfituese, materialisht dhe politikisht. Opinioni u mashtrua nga një ministre mashtruese që i fshehu faktet e vërteta sikur që edhe deputetët të papërgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës e votuan këtë marrëveshje pa e lexuar fare”, kanë reaguar nga KMDLNJ.

Ndryshe, në vitin 2024 Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.

Për më shumë lexoni të plotë reagimin e KMDLNJ-së:

Qeveria e papërgjegjshme e Kosovës përmes Ministrisë së papërgjegjshme të Drejtësisë , e nënshkruan një marrëveshje me qeverinë e Danimarkës për trafikim me qenie njerëzore me ç’rast 300 të dënuar nga gjykatat daneze , asnjëri danez do të transferohen në Burgun në Pasjak të Gjilanit për një afat kohorë prej 10 vjetësh.

Të dënuarit që do të transferohen në Kosovë kundër vullnetit të tyre janë të dënuar për krime të rënda në Danimarkë dhe kryesisht janë nga Afrika apo shtetet tjera problematike të botës. Danimarka , në pamundësi që t’i resocializojë dhe shkaku i politikave raciste ndaj të huajve , po ia shet Kosovës sipas parimit : ” çdo gjë 99 cent ..”. Kosova , si një shtet që ende nuk është liruar nga mendësia kolonialiste të vartësisë ndaj të huajve , këtë marrëveshje e plasoi në opinion si diçka jashtëzakonisht të mirë dhe përfituese, materialisht dhe politikisht. Opinioni u mashtrua nga një ministre mashtruese që i fshehu faktet e vërteta sikur që edhe deputetët të papërgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës e votuan këtë marrëveshje pa e lexuar fare. KMDLNj – ë fuqishëm e kundërshton këtë marrëveshje për faktin se i diskriminon të burgosurit dhe të dënuarit në Kosovë , e shkatërron Shërbimin Kirrektues të Kosovës sikur që nuk ka asnjë mundësi të garantojë të drejtat e njeriut të të burgosurve që po trafikohen nga Danimarka. Kosova , në saje të një politike të papërgjegjshme po bëhet shkelëse e të drejtave të njeriut si për të dënuarit në Kosovë ashtu edhe ata që do të vendosen dhunshëm në Burgun e Gjilanit, asnjëri shtetas danez, asnjëri i dënuar për vepra të lehta por shumica e tyre të dënuar për krime të rënda dhe përsëritës të veprave kriminale. E keqja nuk përfundon këtu por fillon pikërisht këtu. Tash edhe shtetet tjera , duke e marrë për bazë marrëveshjen kriminale të nënshkruar midis ministres së Drejtësisë së Kosovës dhe ministrit danez, po kërkojnë të lirohen nga të burgosurit duke i transferuar në Kosovë. Belgjika , Austria , Holanda planifikojnë të marrin objekte me qira në Kosovë për t’i transferuar në Kosovë kurse Mbretëria e Bashkuar përmes KM laburist , Starmer planifikon që në Kosovë të dërgojë të burgosur të papërmirësueshëm sikur edhe refugjatë të paligjshëm . Dhe , mund të mos jetë edhe kërkesa e fundit e kësaj natyre , administrata Tramp planifikon të dërgojë në Kosovë refugjatë të paligjshëm . Po të refuzohej marrëveshja me Danimarkën , sigurisht se Kosova nuk do të tundohej nga propozimet tjera që brutalisht shkelin të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria dhe familjeve të tyre . Po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës , Marrëveshja me Danimarkën do të rrëzohej menjëherë . Kosova duhet t’i refuzojë të gjitha këto kërkesa sikur që duhet të rishqyrtohet Marrëveshja me Danimarkën, si shumë e dëmshme dhe që përligj praktika diskriminuese dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Nuk duhet të lejohet që Kosova të shndërrohet në rezervuar të ” mbetjeve njerëzore ” e që të tillë i konsiderojnë shtetet që e shantazhojnë Kosovën për të pranuar të dënuar dhe refugjatë të paligjshëm prej të cilëve duan të lirohen shtetet evropiane dhe të tjera. Kosova nuk duhet të lejojë që brenda territorit të saj të zbatohen dy ligje për ekzekutim të sanksioneve penale, ai danez dhe kosovar. Nesër , me ” zgjerimin e biznesit të pistë ..” mund të zbatohen edhe ligje të shteteve tjera. /Telegrafi/

The post Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, reagon KMDLNJ: Të dënuarit janë kryesisht nga Afrika – po ia shesin Kosovës sipas parimit “çdo gjë 99 cent” appeared first on Telegrafi.

Specialja konfirmon letrën e Haxhiut për rastin e Thaçit

20 March 2025 at 14:42

Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar se ka pranuar letër nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për mos lejimin e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, raporton KosovaPress.

Por, gjykata nuk dha detaje.

“Konfirmojmë se Dhomat e Specializuara kanë marrë letër nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këtë çështje. Ne nuk japim detaje mbi korrespondencën tonë nëse nuk bëhet pjesë e një dosjeje publike”, tha gjykata në një përgjigje.

Më 17 mars, Haxhiu njoftoi se do t’i drejtohet me një letër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit”, shkroi Haxhiu duke e konsideruar absurde mos lejimin e Thaçit të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Luka Misetiq, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, njoftoi se Thaçi kishte bërë kërkesë të hënën para orës 14:00 për të marrë pjesë të martën në varrimin e babait të vet.

“Gjykata nuk është në gjendje të japë informacion për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me  Thaçi”, tha Gjykata Speciale në një deklaratë të martën.

Kjo, sipas gjykatës “për shkak se kërkesat e një të paraburgosuri dhe vendimet për ato kërkesa fillimisht janë gjithmonë konfidenciale për arsye që përfshijnë privatësinë dhe sigurinë operacionale”.

Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi vdiq të dielën vonë. Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të enjten ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit leje për vizitë i tha Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës, transmeton KosovaPress.

Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – të njohura si Gjykata Speciale.

Ai po qëndron në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 nën akuzat për krime të pretenduara të luftës, shkruan KosovaPress.

Gjykimi ndaj tij ka nisur në prill të vitit 2023.

Bashkë me Thaçin, po gjykohen edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

The post Specialja konfirmon letrën e Haxhiut për rastin e Thaçit appeared first on Telegrafi.

Manja takon presidentin e Shoqatës Botërore të Juristëve: Në 2027-ën, Shqipëria kryeqyteti botëror i së drejtës

28 February 2025 at 22:25

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Shqipëria do të jetë vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit 2027, një ngjarje prestigjioze që do të bashkojë gjyqtarë, juristë dhe liderë ndërkombëtarë.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pritur sot në një takim zyrtar Javier Cremades, Presidentin Global të Shoqatës Botërore të Juristëve (WLF), së bashku me ekspertë të spikatur të drejtësisë.

“Shqipëria në qendër të botës juridike! Një kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ministrinë e Drejtësisë mikun e shquar të Shqipërisë dhe figurën e njohur ndërkombëtare të ligjit, Javier Cremades, Presidentin Global të Shoqatës Botërore të Juristëve (WLF), së bashku me ekspertë të spikatur të drejtësisë”, shkruan Manja.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Manja shkruan se gjatë takimit kanë “për pjesëmarrjen dinjitoze të Shqipërisë në Kongresin Botëror të së Drejtës këtë vit në Santo Domingo dhe marrjen ceremoniale të stafetës nga Shqipëria si vend organizator i “World Law Congress Albania 2027”.

Manja shton më tej se “si ekuivalenti i Lojërave Olimpike, organizimi i këtij eventi juridik botëror do të sjellë në Tiranë rreth 3 mijë juristë, përfaqësues të gjykatave kushtetuese, supreme dhe sistemeve gjyqësore nga e gjithë bota”.

“Një mundësi historike për Shqipërinë dhe mendimin juridik shqiptar, që jo vetëm do të jetë mikpritëse e një ngjarjeje të tillë madhore që do të promovojë Shqipërinë në sytë e botës, por edhe do të tregojë angazhimin e saj të palëkundur për sundimin e ligjit dhe forcimin e sistemit të drejtësisë”, shkruan ministri.

“2027 do të jetë viti kur Shqipëria bëhet kryeqyteti botëror i së drejtës!”, nënvizon Manja.

/r.e/

The post Manja takon presidentin e Shoqatës Botërore të Juristëve: Në 2027-ën, Shqipëria kryeqyteti botëror i së drejtës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Karameta: Kontribuojmë për riintegrimin e tyre në shoqëri

15 February 2025 at 11:28

TIRANË, 15 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Ministria e Drejtësisë nisi sot Javën e Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, në kuadër të së cilës do të organizohet një fushatë informimi, sensibilizimi dhe veprimi për të garantuar mbështetje dhe drejtësi për çdo viktimë.

Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, zëvendësministri i Drejtësisë Klajd Karameta ftoi të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile që t’i bashkohen dhe të kontribuojnë në këtë nismë të rëndësishme.

“Bashkohuni të gjithë për javën e Ndërgjegjësimit të Viktimave të Krimit. Së bashku të gjithë mund të japim një kontribut për forcimin, respektimin dhe riintegrimin e tyre sërish në gjirin e shoqërisë sonë”, thuhet në këtë mesazh.

Ministria e Drejtësisë organizon për të dytin vit radhazi Javën e Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, në datat 15-22 shkurt 2025.

Kjo fushatë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimin e shoqërisë për të drejtat dhe mbrojtjen e viktimave të krimit, duke nxitur një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj kësaj sfide.

Gjithashtu, fushata është pjesë e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, një strategji kjo e vlerësuar pozitivisht nga Bashkimi Europian dhe që synon mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të viktimave, duke ofruar një sistem drejtësie penale të aksesueshëm, efikas dhe transparent, që jo vetëm respekton standardet europiane të të drejtave të njeriut, por mbi të gjitha ofron mundësi dhe mbështetje për integrimin shoqëror të viktimave.

Gjatë kësaj jave me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe jetësimin e mënyrave më të mira për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave, në bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile do të organizohen takime informuese dhe tryeza diskutimesh me profesionistë të fushës.

Ministria e Drejtësisë fton të rinjtë shqiptarë që si individë dhe qytetarë që u përket ndërtimi i së ardhmes t’i bashkohen këtyre aktiviteteve, pasi vetëm nëpërmjet veprimeve konkrete mund të kontribuojnë efektivisht në parandalimin e ushtrimit të dhunës, si dhe minimizimin e efekteve negative të saj.

/m.m/r.e/

The post Java e Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Karameta: Kontribuojmë për riintegrimin e tyre në shoqëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Drejtësisë njofton se ka rishpallur konkursin për zgjedhjen e noterëve

14 February 2025 at 13:54

Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë për pozitën e Noterit se është rishpallur konkursi publik për Zgjedhjen e Noterëve në Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se në kuadër të këtij konkursi, janë shpallur 28 pozita të lira për noterë në komuna të ndryshme të vendit dhe afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim fillon nga data 15.02.2025 dhe përfundon më datën 21.02.2025.

Informata më të detajuara lidhur me kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, i gjeni në link. /Telegrafi/

The post Ministria e Drejtësisë njofton se ka rishpallur konkursin për zgjedhjen e noterëve appeared first on Telegrafi.

A u punësuan të mbijetuarat e dhunës në familje me masën e qeverisë?

3 February 2025 at 11:50

Në fund të vitit 2023, Qeveria pati lansuar masën e punësimit për gratë e mbijetuara nga dhuna. Me këtë synohej punësimi dhe ri-integrimi i tyre në tregun e punës. Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë të ditur se sa është numri i tyre që janë punësuar gjatë kësaj kohe. Ndërkaq, organizatat joqeveritare nuk shprehen të kënaqura dhe thonë se është shqetësues numri i vogël i aplikimeve.

Në kuadër të masës “Mbështetje për punësimin e grave viktima të dhunës në familje”, ishte paraparë që qeveria të mbulojë 70 për qind të pagës bruto deri në 300 euro në muaj për një periudhë kohore prej gjashtë muaj.

Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Zana Hamiti tregon se vitin e kaluar janë strehuar rreth 150 gra dhe fëmijë. Shumica e të mbijetuarave të dhunës në familje, siç shton ajo, jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

“Nuk ka dalë qysh e kemi prit, po shpresojmë që ndoshta do të krijohen kushte të tjera sepse vetëm njëra prej komponentëve që ia plotëson viktimave është punësimi. Shumica e tyre nuk kanë edhe banim, me këtë pagë ato nuk mund të pavarësohen që ta paguajnë edhe qiranë, të jetojnë sa fëmijë i kanë, dy-tre, fëmijë. Është e papërballueshme prapë kostoja”, thotë ajo.

Ajo e konsideron shqetësuese numrin e vogël të aplikimeve në kuadër të kësaj mase për punësim.

“Gjatë takimeve që i kemi pasur në vazhdimësi edhe në kuadër të institucioneve, me Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë shqetësuese pse është numri kaq i vogël i aplikimeve për punësimin në kuadër të kësaj pike. Mirëpo, ne kemi ardhë në një konkludim se këtu është mundësia për 70 për qind të pagës bazë e paguan Ministria, ndërsa 30 për qind punëdhënësi, lidhet kontrata në afat gjashtë muaj, sigurisht me mundësi vazhdimi, mirëpo ku e kemi vërejtur në këto raste të dhunës në familje shumica prej tyre ose punojnë në biznese private që nuk ja transferojnë pagën përmes bankës, ose kanë ndihma sociale. Që automatikisht nëse ju dalin mjetet përmes xhirollogarisë bankare, ju ndalën ndihmat sociale”, deklaron ajo.

Se kjo masë nuk ka qenë e suksesshme thotë edhe Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillim të Politikave Sociale.

“Rezultatet e saj [masës] nuk mund të themi që janë të dukshme, të matshme ose të prekshme. Për shkak se duhet të kemi parasysh që kur kemi të bëjmë me raste të dhunës në familje edhe ato gra të cilat janë të punësuara e kanë të vështirë që ta mbajnë vendin e punës e mos të flasim për ato të cilat janë viktima të dhunës në familje që nuk kanë qenë asnjëherë në një punë. Për shkak se procedurat të cilat duhet të ndjek një viktimë e dhunës në familje, janë procedura jashtëzakonisht të rënda, burokratike. Duhet të vrapojë në polici, në qendrën për punë sociale, në gjykatë, në prokurori edhe në strehimore dhe është e pamundshme që të mbajë edhe vendin e punës edhe të kujdeset”, deklaron ai për KosovaPress.

Gratë të cilat janë të mbijetuara të dhunës në familje është e domosdoshme që të jenë të pavarura ekonomikisht.

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se ato përjetojnë edhe dhunë ekonomike dhe psikike.

“Çdo grua e cila përjeton dhunë në familje, është tejet e rëndësishme që ajo të punësohet në mënyrë që të krijojë pavarësinë ekonomike dhe në bazë të kësaj ajo të mund të krijojë një ambient më të përshtatshëm për vetën dhe fëmijët e saj në mënyrë që të mos kthehen në ambiente abuzive dhe të mos falin dhunuesit, ashtu edhe siç ka ndodhur vazhdimisht. Një prej gjërave të cilat ne jemi të vetëdijshëm që po ndodhin në shoqërinë tonë është që viktimat e dhunës në familje vazhdimisht tërheqin deklaratat, vazhdimisht falin dhunuesit. Kjo vjen për shkak të presionit ekonomik që ato nuk kanë një shtëpi të tyre, nuk kanë mjete financiare, nuk kanë punë, nuk kanë trashëgimi”, thekson Breznica.

Lidhur me këtë çështje, KosovaPress është interesuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Financave, porse deri në momentin e publikimit nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Të drejtë aplikimi për masën “Mbështetje për punësimin e grave viktima të dhunës në familje” kanë të gjitha vajzat dhe gratë viktima të dhunës në familje, të cilat janë: mbi moshën 18-vjeçare, të mos jetë e regjistruar si e punësuar në ATK për tre muajt e fundit para aplikimit dhe të jenë të regjistruara si të papuna në Agjencinë e Punësimit të Kosovës. /Kp/Telegrafi/

The post A u punësuan të mbijetuarat e dhunës në familje me masën e qeverisë? appeared first on Telegrafi.

Kongresi Botëror i së Drejtës 2027 në Tiranë, qeveria fond 150 milionë lekë

29 January 2025 at 19:09

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme një fond shtesë në buxhetin e vitit 2025, për Ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027, në Tiranë.

Më propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave vendosi: “Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për pagimin e kuotës për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027 në Tiranë”.

Fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.

Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/a.f/r.e/

The post Kongresi Botëror i së Drejtës 2027 në Tiranë, qeveria fond 150 milionë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

7124 qytetarë përfituan ndihmë juridike falas gjatë vitit 2024

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi sot se gjatë vitit 2024, një total prej 7124 qytetarësh përfituan nga shërbimet e Ndihmës Juridike Falas, duke përfshirë këshillimin ligjor, asistencën, avokati falas dhe përjashtimin nga tarifat gjyqësore.

Manja bën të ditur se 6220 qytetarë kanë përfituar Ndihmë Juridike Parësore, ndërsa 904 qytetarë kanë përfituar avokat falas dhe përjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore.

Sipas Manjës, ky shërbim vazhdon të sigurojë akses të barabartë në drejtësi për ata qytetarë që kanë më shumë nevojë, pa kosto dhe në mënyrë efektive.

“Si një prej shtyllave të shtetit social, Ndihma Juridike Falas vazhdon të sigurojë akses të barabartë në drejtësi për ata qytetarë që kanë më shumë nevojë.

Gjatë vitit 2024, 7124 qytetarë përfituan nga këshillimi, asistenca ligjore, avokati falas dhe përjashtimi nga tarifat gjyqësore, duke i mundësuar secilit që kërkon drejtësi ta ketë atë, pa kosto dhe në mënyrë efektive”, shkruan Manja.

/a.f/r.e/

The post 7124 qytetarë përfituan ndihmë juridike falas gjatë vitit 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌