Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fundi i vetëkënaqësisë gjermane

23 June 2025 at 15:38

Kur kancelari gjerman Friedrich Merz mori detyrën më 6 maj 2025, pak vetë e kishin parashikuar se sa shpejt ai do të niste të riformësonte politikën e jashtme të vendit. Megjithatë, ndryshimi në ton ka qenë i pagabueshëm. Epokës së gjatë të hezitimit strategjik të Gjermanisë po i vjen fundi. Në thelb të këtij riorientimi […]

The post Fundi i vetëkënaqësisë gjermane appeared first on Reporter.al.

Sot zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë

6 May 2025 at 09:48

Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar, kancelari Olaf Scholz u largua me nderime ushtarake. Sot Friedrich Merz pritet të zgjidhet kancelar dhe kabineti i ri gjerman të betohet.

Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue – e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit gjerman sot dhe fillimin nga puna të kabinetit të ri qeveritar pas betimit.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, marrin fund sot gjashtë muaj ngërç politik në Gjermani.

Pikërisht gjysmë viti pas prishjes së koalicionit mes socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe liberalëve (koalicioni i njohur si semafor) do të niste punën sot koalicioni i pestë i Unionit konservator dhe socialdemokratëve, (zi-kuq).

Në rast se kreu i CDU-së Friedrich Merz sot merr numrin e nevojshëm të votave në Bundestag do të veprohet kështu:

Në orën 09:00 mblidhet Bundestag për zgjedhjen e kancelarit, hapja e seancës bëhet nga presidentja e tij, Julia Klöckner dhe nuk ka fjalime.

Friedrich Merz ka nevojë për miratimin e shumicës së anëtarëve të Bundestagut, 316 vota. Në Bundestag ka 328 deputetë nga CDU/CSU dhe SPD. Pavarësisht se diferenca e numrave nuk është e madhe, zgjedhja në raundin e parë konsiderohet si mjaft e sigurtë.

Më pas kancelari i zgjedhur (10:30) merr emërimin nga presidenti Steinmeier.

Merz kthehet më pas në Bundestag, ku në orën 12:00 do duhet të bëhet betimi.

Betimi përmban këtë deklaratë: “Betohem se do t’i kushtoj forcën time mirëqenies së popullit gjerman, do të shtoj përfitimet e tij, do të shmang dëmin, do të respektoj dhe mbroj Ligjin Themelor Kushtetues dhe ligjet e Federatës, do t’i përmbush me ndërgjegje detyrat e mia dhe do të veproj me drejtësi ndaj të gjithëve. Me ndihmën e Zotit.” Referenca për Zotin mund të hiqet, siç bëri Olaf Scholz në 2021.

Më vonë bëhet emërimi i ministrave. Merz kthehet sërish në Pallatin Bellevue tek Steinmeier – këtë herë së bashku me kabinetin e tij. Ministrat tani do të marrin certifikatat e tyre të emërimit nga Presidenti Federal. Steinmeier mban një fjalim të shkurtër, ku me gjasë i përmend qeverisë së re detyrat që ka përpara dhe pritshmëritë ndaj saj.

Në 13:30 pastaj sërish kthim në Bundestag: Me këtë bëhet i ditur formimi i qeverisë së re federale dhe ministrat bëjnë betimin.

Në orën 15:00 kancelari Scholz zyrtarisht në zyrën e kancelarit ia dorëzon detyrën pasuesit, Merz. Në orët e pasdites dorëzimin e detyrës e bëjnë edhe ministrat.

Vizitat e para

Nëse zhvillimet ecin sipas planifikimit, që të mërkurën, ditën e parë të plotë si kancelar i ri, Merz do të vizitojë fillimisht Francën dhe më pas Poloninë. Ministri i tij i Jashtëm, Johann Wadephul mendohet ta shoqërojë atë. Të premten, Merz planifikon të udhëtojë në Bruksel për t’u takuar me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. /DW/

The post Sot zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Përqafoi kancelarin Olaf Scholz – tani duhet të paguajë një gjobë prej 4500 eurosh

15 April 2025 at 18:41

Gjykata gjermane dënoi një burrë, sepse në vitin 2023 u përfshi në eskortën e atëhershme të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe e përqafoi atë ndërsa ai po përgatitej të hipte në aeroplan në Frankfurt.

Burri 50-vjeçar u dënua me një gjobë prej 4500 eurosh dhe me ndalim drejtimi për dy vjet e gjysmë për shkak të rrezikimit të trafikut rrugor, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Emri i burrit nuk është publikuar, pasi kjo bie ndesh me rregullat gjermane të privatësisë, shkruan dw.

Përqafimi ishte arsyeja për një hetim nga shërbimi i sigurisë së Scholzit pasi u lëndua kancelari gjerman.

Përqafimi ndodhi gjatë kthimit të Scholzit në Berlin pas festimit të 25-vjetorit të Bankës Qendrore Evropiane.

Zyra e kancelarit në largim tha se ai “nuk është ndjerë i kërcënuar në asnjë moment”.

I pandehuri ishte nën ndikimin e drogës dhe është vetëm pjesërisht përgjegjës. Ai ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij. /Telegrafi/

The post Përqafoi kancelarin Olaf Scholz – tani duhet të paguajë një gjobë prej 4500 eurosh appeared first on Telegrafi.

Nuk e bëri Scholz, pritet ta bëjë Merz – Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

14 April 2025 at 14:44

Gjermania është e përgatitur të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar Kievin të kapë vrullin kundër Rusisë, ka thënë kancelari i ardhshëm Friedrich Merz.

Duke folur për ARD të dielën, Merz e bëri të qartë se ai u qëndronte thirrjeve të tij të kaluara për t’i dhënë ushtrisë ukrainase armët me rreze të gjatë.

Sugjerimi bie ndesh me politikën e liderit aktual gjerman Olaf Scholz, i cili ka refuzuar t’i japë Ukrainës raketat.

Komentet e Merz erdhën pas një sulmi raketor rus, të cilin ai e quajti “një krim i rëndë lufte” – la të paktën 34 civilë të vdekur dhe 117 të plagosur në qytetin ukrainas të Sumy.

Kancelari i ardhshëm gjerman shpjegoi pozicionin e tij për raketat Taurus duke thënë se ushtria ukrainase duhet të jetë në gjendje “të kapërcejë situatën”.

Megjithatë, Merz theksoi se dorëzimi i raketave me rreze të gjatë do të ndodhte vetëm pas konsultimeve me aleatët evropianë të Gjermanisë.

“Kjo duhet të koordinohet. Dhe nëse bihet dakord, atëherë Gjermania duhet të marrë pjesë”, ka thënë Merz, kreu i Unionit Kristian Demokrat (CDU).

Merz vuri në dukje se aleatët gjermanë si britanikët dhe francezët tashmë kanë furnizuar ukrainasit me “lloje të ndryshme raketash”.

Sidoqoftë, sistemi Taurus ofron një rreze më të madhe se raketa franceze Scalp ose raketa britanike Storm Shadow.

Ajo gjithashtu ka saktësinë e nevojshme për të shkatërruar në mënyrë efektive objektivat kritike.

Ukraina ka kërkuar furnizimin me raketa gjermane Taurus për vite me radhë, kryesisht në mënyrë që të jetë në gjendje të synojë infrastrukturën e rëndësishme strategjike, siç është Ura e Kerçit.

Ura është sulmuar disa herë gjatë luftës por nuk është shkatërruar plotësisht.

Ndryshe, kancelari i deritanishëm Olaf Scholz gjithmonë ka refuzuar dorëzimin e raketave Taurus, nga frika se Gjermania mund të bëhet palë në luftë nëse i dërgon armët Kievit. /Telegrafi/

The post Nuk e bëri Scholz, pritet ta bëjë Merz – Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Krerët e BE thirrje për të “bojkotuar” SHBA-n, Scholz: Një sulm ndaj rendit tregtar

By: user 5
3 April 2025 at 14:47

Në Gjermani, tarifat amerikane po përshkruhet si një shpallje e mirëfilltë lufte. Kancelari Olaf Scholz foli për sulm ndaj një rendi tregtar që ka krijuar prosperitet në të gjithë globin.

“Qeveria amerikane po merr një rrugë në fund të së cilës do të ketë vetëm humbës”, deklaroi ai.

Kreu i Këshillit të BE-së, António Costa shkoi edhe më tej. Pa përmendur bojkotimin e SHBA-së, por duke e nënkuptuar atë, Costa bëri thirrje që të zgjerohen marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera.

Tani është koha për të ratifikuar marrëveshjet e reja të planifikuara të tregtisë së lirë me shtetet e Amerikës së Jugut dhe Meksikën. Tregtia është një motor i fuqishëm i prosperitetit global. BE-ja do të mbetet një mbështetëse e vendosur e tregtisë së lirë dhe të ndershme.

Kryetari i Komisionit të Tregtisë në Parlamentin e BE-së, Bernd Lange nga SPD-ja gjermane, foli për një “arbitraritet” “plotësisht të papranueshëm”, duke nënvizuar se dëmet nga e gjithë kjo situatë mund të mbërrijnë në miliarda. As Georgia Meloni, e vetmja lidere europiane që u ftuar në ceremoninë e betimit të Trumpit në muajin janar, nuk e sheh me sy të mirë këtë lëvizje të kreut të shtetit amerikan.

Kryeministrja italiane u shpreh megjithatë se shpreson në bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës për të shmangur një luftë tregtare, sipas saj, sepse kjo do ta dobësonte Perëndimin.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Jashtme për Gjermaninë, Dirk Jandura pret mjaft pasoja negative për ekonominë vendase.

“Do ta them hapur: ne do ta ndjejmë këtë,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Do të na duhet t’i përkthejmë tarifat në rritje çmimesh, dhe në shumë raste kjo do të thotë rënie në shitje, por për kompanitë më të vogla që tashmë janë shfaqur të dobësuara nga vitet e fundit të vështira, mund të nënkuptojë gjithashtu falimentin.”

The post Krerët e BE thirrje për të “bojkotuar” SHBA-n, Scholz: Një sulm ndaj rendit tregtar appeared first on Lapsi.al.

Evropa përballet me fantazmat e historisë

24 March 2025 at 18:44

Kur presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, ai e dinte se po ndryshonte rendin e sigurisë së Evropës. Por kjo ishte më shumë një lëvizje taktike sesa një strategji e llogaritur dhe ai nuk mund të parashikonte se çfarë do të pasonte. Megjithëse kthimi […]

The post Evropa përballet me fantazmat e historisë appeared first on Reporter.al.

Olaf Scholz: Europa duhet ta vendosë Ukrainën në pozitë të fortë për çdo armëpushim

20 March 2025 at 13:33

Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte sot i pranishëm në një Samit në Bruksel. Para se të niste takimet me liderët evropian, ai theksoi se Evropa duhet të vazhdojë t’i japë mbështetje të fortë Ukrainës.

“Pavarësisht nga çdo bisedë midis Uashingtonit dhe Moskës, duhet të sigurohet që Kievi të jetë në një pozicion të fortë dhe që çdo armëpushim të jetë i qëndrueshëm”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë me një qëndrim të qartë se një paqe e drejtë duhet të jetë e mundur për Ukrainën. Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj, se ajo vendos rrugën e saj dhe zgjedh liderët e saj, dhe natyrisht se ka një ushtri të fortë në kohë paqeje”, tha Scholz në largim teksa po shkonte në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian.

The post Olaf Scholz: Europa duhet ta vendosë Ukrainën në pozitë të fortë për çdo armëpushim appeared first on Euronews Albania.

Olaf Scholz: Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe te Evropa

By: Besnik
28 February 2025 at 21:49

Pas përplasjes Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ka reaguar edhe Olaf Scholz, kancelari aktual i Gjermanisë nga Partia e Social-Demokratëve, i cili tha se askush më shumë se ukrainasit nuk e dëshiron paqen.

Sipas tij, Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa.

“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se sa ukrainasit. Prandaj ne po punojmë në një rrugë të përbashkët drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa,” shkroi Olaf Scholz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Olaf Scholz: Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe te Evropa appeared first on Euronews Albania.

SPD u rendit e treta në sondazhe, Olaf Scholz pranon humbjen: Rezultati, i hidhur

By: Mirgen
23 February 2025 at 19:58

Socialdemokratët (SPD) dhe kancelarin aktual Olaf Scholz, exit pollët e rëndisin në vend të tretë, me një përqindje potencialisht historike të ulët të votave. Vetë Scholz u është drejtuar anëtarëve të partisë së tij në Berlin, duke pranuar humbjen. “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, është gjithashtu një humbje zgjedhore. Mendoj […]

The post SPD u rendit e treta në sondazhe, Olaf Scholz pranon humbjen: Rezultati, i hidhur appeared first on BoldNews.al.

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

23 February 2025 at 18:18

Sapo është publikuar exit poll-i në Gjermani. Transmetuesi ARD tregon përqindjet e votave si të tilla:

Kristian Demokratët dhe partia e tyre simotër bavareze, Unioni Kristian Social (CDU/CSU) – 29 për qind

Alternativa për Gjermaninë (AfD) – 19.5 për qind

Social Demokratët (SPD) – 16 për qind

Gjelbrit – 13.5 për qind

Partia e Majtë – 8.5 për qind

Demokratët e Lirë (FDP) – 4.9 për qind

Partia BSW – 4,7 për qind

Është e rëndësishme të theksohet se exit poll-et nuk janë përfundimtare – më tepër treguesi më i hershëm se si ka shkuar votimi. Thënë kjo, ato historikisht ishin kryesisht të sakta.

Bazuar në këto sondazhe të hershme të exit poll, Friedrich Merz i CDU-së do të kërkojë të formojë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë.

SDP e kancelarit aktual Olaf Scholz është në rrugën e rezultatit më të keq të pasluftës, ndërsa partia e ekstremit të djathtë AfD duket se është në majë të rezultatit të tyre më të mirë ndonjëherë, pasi ka siguruar pak më shumë se 10 për qind në zgjedhjet e fundit në 2021.

The post Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz dhe Scholz hedhin votën e tyre: Çdo gjë do të shkojë mirë!

By: armand
23 February 2025 at 11:58

Qytetarët gjeërmanë vijojnë ti drejtohen kutive të votimit këtë të diel teksa po mbahen zgjedhjet parlamentare. Pak më parë kanë hedhur votën e tyre edhe Kandidati për kancelar i CDU-së Friedrich Merz dhe Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD). Merz voton në zonën e tij elektorale në Sauerland Kandidati për kancelar i CDU-së Friedrich Merz ka votuar. Ai hodhi […]

The post Zgjedhjet në Gjermani/ Merz dhe Scholz hedhin votën e tyre: Çdo gjë do të shkojë mirë! appeared first on BoldNews.al.

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë – kush janë ata?

20 February 2025 at 14:55

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës.

Kancelarët e mundshëm janë presidenti aktual, lideri i opozitës, zëvendëskancelari aktual dhe – për herë të parë – një lider i një partie të ekstremit të djathtë.

Olaf Scholz

Bëhet e ditur se 66-vjeçari ka qenë kancelari i Gjermanisë që nga dhjetori 2021.

Socialdemokrati i qendrës së majtë ka një përvojë të pasur qeveritare, pasi ka shërbyer më parë si kryebashkiak i Hamburgut dhe si ministër gjerman i punës dhe financave.

Si kancelar, ai shpejt e gjeti veten duke u përballur me kriza të papritura.

Scholz nisi një përpjekje për të modernizuar ushtrinë gjermane pas agresionit rus në Ukrainë dhe e bëri Gjermaninë furnizuesin e dytë më të madh të armëve të Ukrainës.

Qeveria e tij parandaloi një krizë energjie dhe u përpoq të kundërshtonte inflacionin e lartë.

Por koalicioni i tij trepartiak u bë i njohur për luftimet e brendshme dhe u rrëzua në nëntor, teksa debatonte se si të rigjallëronin ekonominë – më e madhja e Evropës, e cila është tkurrur gjatë dy viteve të fundit.

Friedrich Merz

Udhëheqësi 69-vjeçar i opozitës gjermane ka qenë kandidati kryesor në fushatën zgjedhore, me bllokun e tij të qendrës së djathtë, Union, që kryeson sondazhet.

Ai u bë udhëheqësi i partisë së tij të Unionit Kristian Demokrat pasi kancelarja për një kohë të gjatë Angela Merkel – një ish-rivale – u tërhoq në vitin 2021.

Raportohet se Merz e ka çuar partinë e tij në një drejtim më konservator, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Në fushatën zgjedhore, ai e ka bërë një çështje qendrore frenimin e migracionit të parregullt.

Megjithatë, Merzit i mungon përvoja në qeveri.

Ai iu bashkua Parlamentit Evropian në 1989 para se të bëhej ligjvënës në Gjermani pesë vjet më vonë.

Merz mori një pushim nga politika aktive për disa vite pas vitit 2009, duke ushtruar profesionin e avokatit dhe duke drejtuar bordin mbikëqyrës të degës gjermane të menaxherit të investimeve BlackRock.

Robert Habeck

Habeck, 55 vjeç, është kandidat i të Gjelbërve.

Ai është gjithashtu zëvendëskancelari aktual i Gjermanisë dhe ministri i ekonomisë dhe klimës, me përgjegjësi për çështjet e energjisë.

Si bashkë-udhëheqës i të Gjelbërve nga viti 2018 në 2022, ai kryesoi një rritje të popullaritetit të partisë, por në vitin 2021 ai u largua për të lënë Annalena Baerbock – tani ministre e Jashtme e Gjermanisë – të bënte kandidimin e parë të partisë për postin e kancelares.

Rekordi i Habeck si ministër ka tërhequr komente të shumta, veçanërisht një plan që ministria e tij hartoi për të zëvendësuar sistemet e ngrohjes me lëndë djegëse fosile, me alternativa të gjelbra, që thelluan ndarjet në qeveri.

Alice Weidel

Ndryshe, 46-vjeçarja Weidel po bën ofertën e parë të Alternativës së ekstremit të djathtë, anti-emigracionit për Gjermaninë, ose AfD, për postin kryesor të vendit.

Një ekonomiste e trajnuar, Weidel iu bashkua partisë menjëherë pasi u themelua në vitin 2013.

Ajo ka qenë bashkë-drejtuese e grupit parlamentar të partisë së saj që kur partia fitoi për herë të parë vende në legjislaturën kombëtare në vitin 2017.

Ajo ka qenë bashkë-drejtuese e partisë që nga viti 2022, së bashku me Tino Chrupalla.

Në dhjetor, ajo u propozua si kandidate për kancelare – megjithëse partitë e tjera thonë se nuk do të punojnë me AfD-në, kështu që ajo nuk ka një rrugë realiste drejt postit të lartë aktualisht. /Telegrafi/

The post Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë – kush janë ata? appeared first on Telegrafi.

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

19 February 2025 at 20:55

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, pas deklaratave të këtij të fundit, ku ai e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “një diktator”.

Lideri gjerman, i cili është një mbështetës i fortë i Ukrainës dhe i demokracisë, e cilësoi këtë koment të Trump-it si “të pasaktë dhe të rrezikshme”, duke theksuar se nuk ka asnjë bazë të vërtetë për ta quajtur diktator Zelenskyn.

Ai theksoi se çdo përpjekje për të minuar autoritetin e presidentit ukrainas është jo vetëm e gabuar, por gjithashtu e rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e Ukrainës dhe të rajonit, shkruan skynews.

Në një deklaratë të tij, Scholz theksoi se “është thjesht një gabim dhe e rrezikshme të mohosh legjitimitetin demokratik të presidentit Zelensky”, duke iu referuar faktit që presidenti ukrainas u zgjodh nga populli ukrainas në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.

Ai shtoi se Ukraina është një shtet i pavarur dhe ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e saj pa ndërhyrje nga jashtë, dhe se çdo koment që dëmton këtë të drejtë është në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë dhe të sovranitetit kombëtar.

Këto komente të kancelarit gjerman vijnë pas një sërë kritikash që Trumpi ka bërë ndaj politikës së SHBA-së për Ukrainën, përfshirë komentet e tij që sulmojnë presidentin Zelensky.

Scholz, si lider i një prej vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ka mbështetur fuqimisht qëndrimin e Ukrainës ndaj agresionit rus dhe ka kërkuar që bota të vazhdojë të mbështesë vendin në luftën për liri dhe sovranitet.

Këto komente të Scholzit u raportuan nga gazeta gjermane Spiegel, e cila ka pasqyruar shqetësimin e kancelarit për ndikimin negativ që mund të ketë komentet e liderëve të mëdhenj në këtë periudhë të tensionuar, ku Ukraina është duke luftuar për mbijetesën e saj si një shtet demokratik. /Telegrafi/

The post Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme appeared first on Telegrafi.

Scholz ‘i irrituar’ nga pyetjet për vendosjen e trupave gjermane në Ukrainë

18 February 2025 at 07:20

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se diskutimet mbi dislokimet e mundshme të trupave gjermane në Ukrainë janë “të parakohshme”, dhe tha se ishte “i irrituar” nga pyetja kur iu përgjigj gazetarëve pas samitit urgjent të së hënës në Paris.

“Është krejtësisht e parakohshme dhe koha krejtësisht e gabuar për të pasur këtë diskutim tani. Madje jam pak i irrituar nga këto debate”, u tha Scholz gazetarëve kur u pyet nëse do ta merrte në konsideratë këtë ide, transmeton Telegrafi.

Ai tha se bisedimet e paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës nuk janë vendosur dhe do të ishte shumë herët për të diskutuar edhe dislokimet e trupave në këtë fazë.

Gjatë fjalimit të tij, Scholz tha se Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet dhe bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Kievin.

Scholz diskutoi gjithashtu reformat e mundshme të shpenzimeve të BE-së, duke shtuar se ekziston nevoja për të kërkuar rrjedha të reja financiare për të mbështetur Ukrainën pa shkurtuar shpenzimet e brendshme.

Më herët, zyrtarët gjermanë të mbrojtjes thanë se dislokimet e trupave mund të konsiderohen pasi të jetë vendosur një kornizë, raportoi Reuters.

Përpara samitit, kryeministri britanik Keir Starmer tha se Londra është e hapur për dërgimin e trupave në Ukrainë si pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë.

Samiti i minutës së fundit të së hënës në Paris, me liderë të shumtë evropianë të pranishëm, u thirr pasi SHBA njoftoi gjatë fundjavës se Evropa do të lihej jashtë bisedimeve kryesore të paqes në lidhje me pushtimin e Rusisë.

Diplomatët e lartë nga SHBA-ja dhe Rusia do të mblidhen në Arabinë Saudite për të nisur bisedimet e paqes pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Evropës në fazën aktuale, duke shkaktuar reagime nga liderët evropianë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se nuk do të njihte rezultatet nga bisedimet e së martës midis SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite, në të cilat Ukraina nuk ishte e ftuar. /Telegrafi/

 

The post Scholz ‘i irrituar’ nga pyetjet për vendosjen e trupave gjermane në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

17 February 2025 at 23:58

Qytetarët gjermanë do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën, pas një fushate të shkurtër të papritur zgjedhore të shënuar nga një debat i ashpër mbi emigracionin, sigurinë dhe një perspektivë të dobët ekonomike të vazhdueshme.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Unioni Kristian Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë, Friedrich Merz, duket i gatshëm të jetë kancelari i ardhshëm i vendit sipas sondazheve të fundit, transmeton Telegrafi.

Me rreth 30 për qind të votave për t’u llogaritur, Merz sinjalizoi se do të ishte i hapur për të formuar një koalicion me socialdemokratët (SPD) të kancelarit aktual Olaf Scholz ose të Gjelbërit.

Pavarësisht nga fituesi, personi në krye do të përballet jo vetëm me një ndryshim të klimës së politikës së jashtme, por edhe me një publik në vend të shqetësuar për pesë çështje kyçe, sipas një raporti të Gallup të parë nga Euronews.

Pakënaqësi e thellë për standardet e jetesës

Gjermanët tani janë më të pakënaqur për standardet e tyre të jetesës, se në çdo moment tjetër që nga kriza financiare e vitit 2008.

Përqindja e gjermanëve që thanë se gjendja e tyre financiare po përmirësohej ra ndjeshëm nga 42 për qind në 2023 në 27 në 2024, sipas Gallup.

Pakënaqësia e tyre i bën ata një vend ndër më pak optimistë për standardin e tyre të jetesës në Bashkimin Evropian, së bashku me Austrinë dhe Greqinë.

Pritjet e tyre të dobëta përputhen me parashikimet e ekspertëve për ekonominë e Gjermanisë, e cila u tkurr për të dytin vit radhazi në 2024. Gjermania, dikur një fuqi ekonomike, parashikohet të jetë performuesi më i dobët i bllokut në vitin 2025.

Politikanët nga i gjithë spektri politik janë ngritur në këtë rast për të propozuar politika që mund ta nxjerrin Gjermaninë nga rënia e saj ekonomike, duke përfshirë uljen e burokracisë së tepërt dhe uljen e çmimeve të larta të energjisë elektrike.

Kriza e banesave

Pakënaqësia me strehimin e përballueshëm është rritur gradualisht gjatë 15 viteve të fundit, me gjermanët të ndarë në mënyrë të barabartë duke qenë të kënaqur dhe të pakënaqur me disponueshmërinë e banesave të përballueshme në zonën e tyre lokale për herë të parë që nga viti 2006.

Gjermanët nuk janë të vetëm në Evropë që po bëhen gjithnjë e më të frustruar nga mungesa e strehimit të përballueshëm, megjithatë Gallup vëren se rënia e kënaqësisë në Gjermani është veçanërisht e mprehtë – nga 73 për qind në 2010 në 47 në 2024.

Qeveria ka mbetur prapa në përpjekjet e saj ambicioze për të ndërtuar 400,000 shtëpi të reja të përballueshme në vit, të mbuluara nga normat e larta të interesit dhe kostot e ndërtimit.

Problemi është veçanërisht i mprehtë në qytetet e mëdha – si Berlini – ku konkurrenca për shtëpi ka bërë që çmimet të rriten në qiell në krahasim me një dekadë më parë.

Qëndrimet e ngurtësuara ndaj emigrantëve

Një varg sulmesh në të cilat i dyshuari ishte një emigrant, e ka shtyrë emigracionin në ballë të fushatës zgjedhore të Gjermanisë.

Merz ka tërhequr polemika duke rënë dakord të punojë me Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, për të futur masa që shtrëngojnë politikat e migracionit përmes parlamentit.

Megjithatë, shumica e partive janë zhvendosur djathtas dhe kanë premtuar kontrolle më të forta mbi imigracionin.

Politikat e tyre përputhen me këndvështrimin e opinionit, me Gallup që zbuloi se pranimi i emigrantëve nga gjermanët ka pasur luhatje në vitet e fundit, por ka rënë në vitin 2023.

Nga disa ekonomi të mëdha evropiane, përfshirë Francën dhe Italinë, Gjermania është i vetmi vend në të cilin pranimi i emigrantëve është dukshëm më i ulët se sa ishte në vitin 2016 – një vit pasi qeveria pranoi mijëra azilkërkues.

Më pak besim te qeveria

Megjithëse besimi i gjermanëve në institucione si ushtria dhe sistemi gjyqësor ka qenë i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit, besimi i tyre në qeverinë kombëtare ka rënë në pikën më të ulët në më shumë se një dekadë.

Gjermania e tejkaloi vazhdimisht pjesën tjetër të Evropës për besimin në qeveri. Megjithatë, këtë vit, besimi i opinionit në qeveri nuk është më i jashtëzakonshëm dhe tani është i ndarë në mes – duke arritur vetëm 50 për qind në 2024.

Në të kundërt, besimi në qeverinë e ish-kancelares Angela Merkel në vitin e saj të parafundit si lider ishte 65 për qind.

Një rënie e besimit në qeveri përkon me rënien e koalicionit të ashpër trepartiak të Scholz-it – i cili u shpërbë në mënyrë spektakolare në nëntor pasi Scholz shkarkoi ministrin e tij të Financave, Christian Lindner.

Më shumë lidership

Imazhi i lidershipit gjerman është goditur në vend, si dhe midis evropianëve të tjerë, me një rënie të dukshme nga mesatarja prej 60 për qind në 54 vetëm në 12 muajt e fundit.

Sllovenia, Norvegjia dhe Finlanda janë veçanërisht skeptikë ndaj lidershipit të Gjermanisë, me vlerësimet e miratimit që kanë rënë me të paktën 10 për qind që nga viti 2023.

Merz ka propozuar rikthimin e pozicionit kryesor të Gjermanisë në BE, duke thënë në një panel diskutimi të shtunën se ai ishte “i gatshëm” të rivendoste atë që aleatët kanë thënë se ishte mungesa e lidershipit gjerman brenda bllokut.

“Unë po shoh se Gjermania është në një pozicion strategjik në qendër të Evropës, se kaq shumë gjëra në Evropë varen nga Gjermania”, tha Merz. /Telegrafi/

 

 

The post Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

15 February 2025 at 13:29

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, reaguan menjëherë ndaj deklaratave të zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, lidhur me demokracinë evropiane, duke i cilësuar ato të papranueshme.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, Vance deklaroi se demokracia dhe liria e shprehjes mungojnë në Evropë, një qëndrim që hasi kundërshtimin e fortë të kreut të qeverisë gjermane.

Ai ngriti gjithashtu shqetësime mbi çështjen e emigracionit, duke argumentuar se vendet evropiane e kanë nënvlerësuar ndikimin e emigracionit masiv.

Scholz e kundërshtoi ashpër këtë deklaratë, duke shkruar në platformën X, “I refuzoj në mënyrë të prerë qëndrimet e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Munih”.

As a strong democracy we are very clear: The extreme right should be out of political decision making processes.

We reject any idea working together with the extreme right and its not on others to give us advices to do so.

— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) February 15, 2025

Ai theksoi se përvojat nga nacional-socializmi kanë krijuar një konsensus të fortë mes partive demokratike gjermane kundër ekstremizmit të djathtë.

Nga ana tjetër, Pistorius e akuzoi Vance për vënien në dyshim të demokracisë evropiane. “Ai flet për shkatërrimin e demokracisë dhe, nëse e kam kuptuar drejt, po e krahason situatën në disa vende të Evropës me regjime autoritare… Kjo është e papranueshme”, tha ai.

Duke iu referuar partisë ekstremiste të djathtë AfD, e cila renditet e dyta në sondazhet gjermane, Pistorius ironizoi pretendimin e Vance se liria e fjalës po pengohet. “Demokracia do të thotë që edhe partitë si AfD mund të bëjnë fushatë normalisht, si çdo subjekt tjetër politik”, theksoi ai.

“Por demokracia nuk nënkupton që një pakicë që bërtet më shumë ka gjithmonë të drejtë dhe përcakton të vërtetën”, përfundoi ministri gjerman i Mbrojtjes.

Ndryshe, Vance ka pasur takim edhe me zyrtarët e partisë së djathtë ekstreme, AfD. /Telegrafi/

The post Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan appeared first on Telegrafi.

“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

10 February 2025 at 17:15

Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA.

E tani kancelari gjerman Olaf Scholz, është zotuar të përgjigjet nëse SHBA vendos tarifa të reja, transmeton Telegrafi.

Scholz tha se Bashkimi Evropian po pret njoftim zyrtar për çdo tarifë të re, por paralajmëroi se një veprim i tillë do të përballej me hakmarrje.

“Aktualisht, duke qenë se asgjë nuk është ende zyrtare, mund të themi vetëm me shumë kujdes, por qartësi të madhe, kushdo që vendos tarifa duhet të presë kundërtarifa”, tha ai.

Ky nuk është vendi i vetëm që ka premtuar kundërtafira ndaj urdhrave ekzekutiv të Trumpit, pasi njëjtë ishin zotuar edhe Kanadaja e Meksika. /Telegrafi/

The post “Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në appeared first on Telegrafi.

Scholz refuzon dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

By: Re Nato
10 February 2025 at 11:51

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sërish ka përjashtuar mundësinë që Ukrainës t’i dërgohen raketa me rreze të gjatë veprimi, Taurus, duke kundërshtuar veprimet që do të “përdoreshin armë shkatërruese” thellë brenda Rusisë.

Ai i bëri këto komente, që me gjasë janë kundërpërgjigje për kundërshtarin e tij politik konservator, i cili ka shprehur më shumë gatishmëri që armë të tilla t’i jepen Kievit.

“Nuk mendoj se është e drejtë që të dërgohen armë shkatërruese thellë brenda territorit rus”, tha Scholz, gjatë një debati televiziv më 9 shkurt, para zgjedhjeve gjermane që do të mbahen brenda dy javës.

“Ky është pikërisht ai lloj hapi që nuk duhet të ndërmerret nëse mbani përgjegjësi për Gjermaninë”, shtoi ai.

Friedrich Merz, aleanca konservatore e të cilit CDU/CSU është duke udhëhequr në sondazhe kundrejt SPD-së të Scholzit, tha se ai gjithmonë “e kam bërë të qartë” qëndrimin sa i përket dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë.

“Gjithmonë e kam thënë, dërgimi i raketave lundruese duhet të vendoset në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar, Franca dhe Britania po ashtu dhe ne është dashur ta bëjmë”, tha Merz.

Zgjedhjet në Gjermani – ja çfarë u pa dhe u tha në duelin televiziv Scholz–Merz

10 February 2025 at 09:59

Të dy politikanët, kristiandemokrati Friedrich Merz dhe kancelari aktual, socialdemokrati Olaf Scholz, shpalosën konceptet e programeve të partive të tyre duke u ndaluar në temat më të spikatura të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025: Migracioni, ekonomia, politikat fiskale, klima, reformat sociale, politika e jashtme.

Deklaratat përmbyllëse të debatit televiziv

Në mbyllje të debatit secili nga rivalët kishte të drejtën të shprehej me fjalinë përmbyllëse, që për Merz ishte deklarimi se: “Ne kemi një plan për këtë vend. Ne kemi shumë besim në kapacitetet e këtij vendi. Unë jam besimplotë që mund të drejtoj një qeveri të mirë dhe të suksesshme në Gjermani”.

Ndërsa Scholz deklaroi: “Një qeveri, e cila kujdeset, që Gjermania të avancojë dhe të jetë e qendrueshme, mund të ketë vetëm me një votë për socialdemokratët”.

Ç‘mendon Merz për koalicionet e mundshme qeverisëse?

Merz shpreson, që kristiandemokratët/kristiansocialët do t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare.

Ai dëshiron të qeverisë me vetëm një partner koalicioni. AfD Merz e konsideron si një rrezik serioz për Gjermaninë.

Mbështetja në elektorat për këtë parti është dyfishuar gjatë legjislaturës së fundit.

Scholz është përpjekur të bëjë një politikë të majtë me partinë ekologjiste Të Gjelbrit, tha Merz.

Për këtë politikë nuk ka më mazhorancë në Gjermani. Kushdo, që do të qeverisë me unionin konservator, duhet të spostohet drejt politikës së “qendrës”, veçanërisht sa u përket temave të migracionit dhe ekonomisë.

Çfarë qendrimi duhet mbajtur ndaj Trump-it? “Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore”

Cila është strategjia e duhur në raport me presidentin e SHBA-së, Donald Trump?

Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore, thotë Scholz. Kështu kam vepruar deri tani, vë në dukje ai dhe thekson, se është e rëndësishme, që të ruhen raportet transatlantike.

Merz thotë, se prej muajsh ka bërë thirrje, që duhet të jemi të përgatitur për presidentin Trump.

Sa i përket grindjes për doganat, duhet të japim përgjigje të fortë dhe të negociojmë si të barabartë.

A duhet të pranohet Ukraina në NATO?

SHBA e refuzon këtë, thotë Scholz. E rëndësishme është të garantohet, që Ukraina të mos sulmohet sërish.

Scholz theksoi, po ashtu se nuk i pëlqen kur i thuhet Ukrainës, se duhet të heqë dorë nga pjesë të territorit.

Edhe Merz thotë, se aktualisht Ukraina nuk mund të hyjë në NATO.

Ndërkohë Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat në BE. Edhe në BE ka detyrime solidariteti. Lufta duhet të marrë fund sa më shpejt, theksoi Merz.

Si e shohin dy rivalët Scholz dhe Merz problemin e dobësimit të ekonomisë në Gjermani?

Duke iu referuar gjendjes së dobësimit të ekonomisë Merz tërhoqi vëmendjen, se Gjermania ka hyrë në vitin e tretë të recesionit. Ka më shumë falimentime firmash dhe rritje të numrit të të papunëve.

Ai akuzoi Scholz, se ka një percpetim të gabuar sa i përket emergjencës për zgjidhjen e problemeve.

Por Scholz thekson, se Gjermania ka një bazë të mirë për fuqizimin e ekonomisë: “Ne kemi bazën për t’u kujdesur për rritjen ekonomike”.

Scholz theksoi gjithashtu, se nuk është ai përgjegjës për arsyet e dobësimit ekonomik, që ka të bëjë me luftën në Ukrainë.

“Unë nuk e sulmova Ukrainën dhe unë nuk i ndërpreva furnizimet me gaz, ishte Putin që i bëri këto”, tha Scholz.

Merz kundërshtoi, se lufta ka prekur të gjithë Europën. “E përse vende të tjera janë sërish në kursin e rritjes ekonomike?”, pyeti ai. “Sepse ne na u desh të luftojmë më shumë me çmimet e industrisë dhe të energjisë. Kjo ishte shumë më relevante për ekonominë tonë”, kundërshtoi Scholz.

Merz: Dëbimet në kufi janë mundshme

Merz thekson, se dëbimet në kufijtë e Gjermanisë për migrantët e paligjshëm janë të mundshme.

“Ligji themelor ka ndryshuar në vitin 1993 dhe qysh atëherë kushdo që ka hyrë më në Gjermani në kufijtë tokësorë nuk ka mundur të aplikojë për azil, edhe nëse e ka kërkuar këtë”, tha Merz.

Edhe vende të tjera europiane – si Franca, Danimarka, Suedia – nuk i pranojnë njerëzit në kufi. “E përse tek ne nuk mund të funksionojë kjo?”, pyeti kandidati për kancelar i CDU-së, Merz.

Scholz për “kurs të ashpër dhe restriktiv” në politikën e azilit

Scholz u shpreh për një “kurs të ashpër dhe restriktiv” në politikën e azilit.

Ndërkohë është kuota më e ulët e kërkesave për azil që nga viti 2016. Ky kurs i kthimeve dhe mbajtjes në izolim deri në momentin e kthimit për ata që nuk fitojnë të drejtën e azilit do të vazhdojë.

Atmosfera mes dy rivalëve gjatë debatit televiziv

Të dy rivalët në debatin e parë televiziv ishin të papajtueshëm në qendrimet e tyre.

Scholz mbajti qëndrim sulmues ndaj rivalit, por gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë duke iu përmbajtur argumentave të tij.

Merz reagonte dukshëm i qetë ndaj sulmeve të kancelarit. Ai disa herë iu drejtua Scholzit duke i shtruar pyetje direkte.

Pavarësisht ashpërsisë në duel që në fillim pati edhe tone pajtuese. Merz tha, se nuk ia ka marrë për keq Scholz-it, që në fillim të fushatës elektorale e pati quajtur një herë “Fritze Merz”.

Debati elektoral midis dy rivalëve kryesorë moderuar në televizionin publik ARD nga moderatoret e njohura Maybrit Illner dhe Sandra Maischberger zgjati 90 minuta.

Secili nga rivalët pati të njëjtën hapësirë kohore, për këtë u kujdes regjia.

Ky debat televiziv shënon edhe hapjen e fazës përmbyllëse të fushatës elektorale, gjatë së cilës deri tani në sondazhe kandidati i CDU-së për kancelar Merz kryeson me 29 deri në 34 përqind, ndërsa Scholz renditet në vend të tretë me 15 deri në 18 përqind pas AfD-së.

Në sallën, ku u zhvillua debati televiziv dy rivalëve iu lejua të kishin vetëm një laps dhe bllok shënimesh. Nuk kishte spektatorë në sallë.

Gjatë dy javëve deri më 23 shkurt Merz dhe Scholz do të përballen në raunde të ndryshme televizive.

Por të dielën e ardhshme më 16 shkurt Scholz dhe Merz do të marrin pjesë në një format, që është risi në këtë fushatë, një raund televiziv, ku do të jenë pjesëmarrës edhe dy kandidatët e partive të tjera ekologjisti Robert Habeck dhe kryetarja e AfD-së, Alice Weidel. /DW/

The post Zgjedhjet në Gjermani – ja çfarë u pa dhe u tha në duelin televiziv Scholz–Merz appeared first on Telegrafi.

Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

8 February 2025 at 13:50

Kancelari gjerman, Olaf Scholz kritikoi sërish politikën e jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai kësaj u ndal tek propozimi amerikan që vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën të lidhej me qasjen në burimet natyrore të atij vendi.

“Ukraina është sulmuar dhe (Gjermania) po e ndihmon në mënyrë që mos të paguaj më vonë për këtë. Ky duhet të jetë qëndrimi i të gjithëve”, tha shefi në largim i qeverisë gjermane, duke iu referuar mbështetjes ushtarake gjermane për Ukrainën në mbrojtje kundër Rusisë.

“Kjo kërkesë do të ishte shumë egoiste, shumë egocentrike”, tha ai pas një samiti joformal të BE-së në Bruksel, shkruan bloomberg.

Ndërkohë, Kievi ka sugjeruar se mund të jetë i hapur për një këmbim të tillë. Ukraina ka disa nga rezervat më të mëdha të burimeve strategjike në Evropë, “dhe mbrojtja e Ukrainës do të thotë gjithashtu mbrojtje e këtyre burimeve”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Këto burime mund të forcojnë shtetin tonë dhe partnerët tanë – ose Rusinë dhe aleatët e saj”, tha lideri ukrainas.

Scholz tha se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të mbajtur marrëdhënie të mira me Washingtonin, duke theksuar se SHBA-ja është aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë. /Telegrafi/

The post Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën appeared first on Telegrafi.

❌
❌