Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

By: Ela
25 August 2025 at 09:37

I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e […]

The post Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm appeared first on BoldNews.al.

Bisedimet vazhdojnë pas dyerve të mbyllura – çfarë mund të diskutojnë udhëheqësit?

18 August 2025 at 23:17

Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s në Shtëpinë e Bardhë po vazhdojnë bisedimet e tyre, por tani pas dyerve të mbyllura.

Aleatët e Ukrainës, në komentet e tyre të mëparshme, u përqendruan në mundësinë e garancive të sigurisë në stilin e Artikullit Pesë të NATO-s, transmeton Telegrafi.

Ndërsa garancitë e sigurisë dikur dukeshin të përjashtuara, Trump duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe i ka mirëpritur ato kohët e fundit.

Udhëheqësi amerikan gjithashtu pretendoi se Putin kishte rënë dakord për disa garanci – por nuk u dhanë detaje.

Megjithatë, ky ishte një fokus kyç i udhëheqësve.

Ndërkohë, Trump paralajmëroi se shkëmbimet e territoreve mund të jenë ende të mundshme – diçka që Kievi ka thënë prej kohësh se është kategorikisht kundër.

Trump la të kuptohej se “shkëmbimet” – edhe pse Ukraina nuk pushton asnjë territor rus – mund të bazohen rreth vijave ekzistuese të frontit.

Aspekti i tretë kyç duket të jetë takimi i ardhshëm.

Trump ka thënë se mund të jetë një takim trepalësh midis tij, Zelensky dhe Putin.

Por Emmanuel Macron sugjeroi që mund të zhvillohet edhe një takim “katërpalësh”. /Telegrafi/

 

The post Bisedimet vazhdojnë pas dyerve të mbyllura – çfarë mund të diskutojnë udhëheqësit? appeared first on Telegrafi.

‘Rruga drejt paqes është e hapur’, thotë kancelari gjerman

18 August 2025 at 21:41

Kancelari i Gjermanisë tha se “rruga drejt paqes është e hapur”, por paralajmëron se çdo takim i ardhshëm duhet të çojë në një armëpushim.

Ai falënderoi së pari presidentin amerikan Donald Trump dhe thotë se samiti në Alaska “hapi rrugën” drejt paqes.

“Por tani rruga është e hapur për negociata të ndërlikuara”, shtoi Merz, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi gjerman vazhdoi: “Ne të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim”.

“Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm të zhvillohet pa një armëpushim, kështu që le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”, shtoi kancelari gjerman.

Trump kundërshtoi pak fjalët e Merz, duke thënë se nuk kishte nevojë për një armëpushim për t’i dhënë fund ndonjë lufte tjetër, por duke thënë se do ta mirëpriste një të tillë nëse do të ishte e nevojshme.

Udhëheqësi amerikan shtoi: “Pra, nëse mund ta bëjmë armëpushimin, shkëlqyeshëm, dhe, nëse nuk bëjmë një armëpushim na u dhanë shumë pika të tjera, shumë, shumë pika na u dhanë pikë të shkëlqyera”. /Telegrafi/

 

 

The post ‘Rruga drejt paqes është e hapur’, thotë kancelari gjerman appeared first on Telegrafi.

Gjermani, a do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?

18 August 2025 at 08:05

Në 100 ditët e qeverisë Merz, u shfaqën edhe dallimet midis partnerëve të koalicionit. Nuk ka akoma një marrëveshje të plotë as për shërbimin ushtarak.

Bundeswehr-i ka nevojë urgjente për më shumë njerëz – partnerët e koalicionit, kristiandemokratët dhe socialdemokratët janë dakord për këtë. Kancelari Friedrich Merz, dëshiron ta bëjë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë, e cila kërkon pajisje më të mira dhe dukshëm më shumë se 183,000 anëtarët aktualë. Bazuar në popullsi, por edhe sipas udhëzimeve të NATO-s, Bundeswehr-i duhet të rritet me 60,000 ushtarë.

Pra, Bundeswehr-i duhet të rritet – por si? Opinionet ndryshojnë për këtë. Për SPD-në, zgjidhja qëndron në reformën e shërbimit ushtarak vullnetar. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me projektligjin nga Ministria e Mbrojtjes. Mosmarrëveshja në koalicion mbretëron për një nga çështjet më të rëndësishme të politikës së sigurisë: aftësinë mbrojtëse të Gjermanisë.

Shërbimi ushtarak

Sipas projektligjit, shërbimi ushtarak duhet të bëhet më tërheqës nga viti 2026, por mbetet për të rinjtë të zgjedhin. Nuk parashikohet që të ketë një detyrim ushtarak siç ekzistonte në Gjermani deri në vitin 2011. Kjo është rënë dakord edhe në marrëveshjen e koalicionit: “Ne po krijojmë një shërbim ushtarak të ri, tërheqës, i cili fillimisht bazohet në vullnetarizëm”.

Vullnetarizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për socialdemokratët: ata e konsiderojnë shërbimin ushtarak si një ndërhyrje shumë të madhe në jetën e të rinjve.

Ministri i Mbrojtjes i SPD-së, Boris Pistorius, është i bindur se kjo mund të jetë e mjaftueshme: një shërbim ushtarak vullnetar që është më interesant dhe më i paguar se ai aktual do të tërheqë mjaftueshëm të rinj. Dhe se “pa shumë mund, mesatarisht 25,000 deri në 30,000 ushtarë të rinj mund të vijnë çdo vit”, parashikoi ai së fundmi.

Paga e ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, trajnimi duhet të modernizohet dhe zgjerohet, për shembull në përdorimin e dronëve. Oferta përfshin gjithashtu kurse gjuhe dhe mundësi të tjera. Shërbimi duhet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.

Turma para zyrave të rekrutimit?

Optimizmi i Ministrit të Mbrojtjes nuk ndahet nga të gjithë në CDU dhe CSU. Në situatën aktuale nuk mjafton të mbështetemi vetëm në faktin se do të ketë mjaftueshëm vullnetarë. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, Norbert Röttgen, një e metë serioze në projektligjin për shërbimin ushtarak është “se ai nuk përmban fare qëllimet e NATO-s, qëllimet për të cilat jemi zotuar”, i tha ai të përditshmes Die Welt.

Edhe pse shërbimi ushtarak mbetet vullnetar, ligji parashikon edhe masa të detyrueshme. Pra, duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjithë meshkujt dhe gratë 18-vjeçare do të marrin postë nga Bundeswehr-i.

Letra ka një pyetësor ku ata duhet të përgjigjen lidhur me shërbimin ushtarak dhe qëndrimet e tyre. Qëllimi i pyetësorit është të inkurajojë të rinjtë që të paktën të marrin në konsideratë shërbimin në forcat e armatosura.

Ministri i Mbrojtjes shpreson se kjo do të rrisë numrin e aplikimeve. Por edhe para këtyre pyetësorëve, aktualisht ka më shumë vullnetarë në Bundeswehr sesa më parë. Në fund të korrikut, kishte pak më shumë se 11,000 rekrutë, që është një rritje prej rreth 15 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Nga viti 2027 rekrutim për të gjithë burrat e rinj

Ligji i ri parashikon një detyrim tjetër: në të ardhmen, të gjithë të rinjtë do të rekrutohen, domethënë do të thirren për një ekzaminim mjekësor, edhe nëse nuk kanë shprehur interes për shërbimin ushtarak. Sipas planeve fillestare të Ministrit të Mbrojtjes, rekrutimi do të ishte i detyrueshëm për të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë që nga fillimi i vitit 2028.

Por ka dhe politikanë që mendojnë se kjo duhet të ndodhë edhe më parë.

Modeli i Suedisë

Gjermania po ndjek shembullin suedez – por vetëm pjesërisht. Në Suedi të rinjtë janë të detyruar të shërbejnë në ushtri nëse nevoja është më e madhe se numri i regjistrimeve vullnetare. Në Gjermani, një mekanizëm i tillë nuk është parashikuar.

Po sikur shërbimi i ri ushtarak vullnetar të mos i përmbushë pritjet e Ministrit të Mbrojtjes? Apo nëse situata e sigurisë përkeqësohet në mënyrë dramatike? Në atë rast, qeveria mund të vendosë të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me miratimin e Bundestagut. Kjo është ajo që parashikon ligji i ri, por nuk përfshin një mekanizëm automatik që do të kërkonte rikthimin e shërbimit ushtarak në raste të caktuara.

Kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, Matthias Miersch, është i bindur se nuk do të ketë negociata për rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë mandat, domethënë deri në vitin 2029.

Në të kundërt, shumë në CDU dhe CSU do të preferonin të përfshinin menjëherë rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë ligj. Ata dyshojnë në suksesin e shërbimit të ri ushtarak vullnetar dhe paralajmërojnë për kërcënimin në rritje nga Rusia.

Shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2011 jo nga qeveria socialdemokrate, por nga politikani i CSU-së. Atëherë Ministri i Mbrojtjes ishte Karl-Theodor zu Guttenberg. Kancelari i sotëm Friedrich Merz e konsideron këtë një gabim, por zgjidhje konkrete akoma nuk ka./DW/

Kancelari gjerman ka një mesazh për Putinin para takimit me Trumpin

15 August 2025 at 10:38

Rusia duhet të pranojë një armëpushim me Ukrainën kur presidenti rus, Vladimir Putin të takohet me homologun amerikan, Donald Trump në Alaskë, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz përpara këtij takimi historik.

Merz tha se takimi mes Trumpit dhe Putinit përfaqëson një “mundësi” për paqe dhe i bëri thirrje diktatorit rus të heqë dorë nga të gjitha parakushtet për një armëpushim dhe më pas të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Qëllimi duhet të jetë një samit në të cilin merr pjesë edhe presidenti Zelensky. Atje duhet të arrihet një marrëveshje për armëpushim. Ukraina ka nevojë për garanci të forta sigurie. Çështjet territoriale mund të zgjidhen vetëm me pëlqimin e ukrainasve”, deklaroi lideri gjerman, raporton cnn.

Kremlini më parë ka kërkuar që Kievi të dorëzojë territore të mëdha në këmbim të përfundimit të luftës, e cila filloi kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Liderët evropianë janë të tensionuar përpara takimit të Trump me Putinin. Edhe pse kohët e fundit Trump ka sinjalizuar mbështetje për Ukrainën, Evropa ka frikë se Putini, një ish-agjent i KGB-së, do të arrijë ta kthejë presidentin amerikan që ta shohë luftën sipas kushteve të tij.

“Presidenti Trump tani mund të ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt paqes. Ai meriton falënderime për këtë iniciativë dhe për bashkërendimin e ngushtë gjatë ditëve të fundit”, tha Merz.

Ndryshe, Trump dhe Putin pritet të takohen sonte në Alaska me fillim në ora 2100, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/

The post Kancelari gjerman ka një mesazh për Putinin para takimit me Trumpin appeared first on Telegrafi.

Kancelari gjerman vendos vijat e kuqe para takimit Trump-Putin

13 August 2025 at 16:56

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se ishte “shumë i lumtur” që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mundi t’iu bashkohet liderëve evropianë, në mënyrë që të zhvillonin një video-thirrje me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai theksoi se ishte domethënëse që kjo thirrje u bë pikërisht sot, më 13 gusht, sepse në këtë datë në vitin 1961 nisi ndërtimi i Murit të Berlinit.

“Pra, tani, 64 vjet më vonë, e dimë që ai ishte një simbol i ndarjes evropiane, i ndarjes gjermane – dhe ne ia dolëm ta kapërcenim këtë ndarje”, tha Merz.

Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka “hapur sërish plagët e ndarjes evropiane”.

Ai vijoi duke thënë se Trump do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaskë të premten, ku “mund të merren vendime të rëndësishme”.

“Ne europianët, pra, bëjmë gjithçka që mundemi për të ndikuar që ky takim të shkojë në drejtimin e duhur”, shtoi ai, duke theksuar se shpreson që do të ketë sukses Trumpi.

Duke iu referuar takimit me liderët europianë dhe Trump, që sapo përfundoi, Merz shpjegoi se ata “diskutuan në detaje” rreth çështjeve të ndryshme, dhe se bisedimet do të vijojnë në takimin e Koalicionit të Vullnetit, që pritet të fillojë së shpejti.

Mesazhi për Trump ishte se interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Europës “duhet të garantohen”, dhe ata “ranë dakord” për objektivat e bisedimeve me Putinin.

Ai shtoi se i bënë të qartë Trumpit që Ukraina duhet të jetë pjesë e çdo takimi të ardhshëm, armëpushimi duhet të vijë përpara fillimit të negociatave, njohja e territoreve të pushtuara nga Rusia nuk është në tavolinë, forcat ukrainase duhet të kenë lirinë të mbrojnë vendin e tyre dhe negociatat më të gjera duhet të jenë pjesë e një “strategjie transatlantike”.

Kancelari gjerman deklaroi se Evropa e di që Ukraina “ka nevojë për garanci sigurie” dhe “se ne do të duhet të mbështesim ushtrinë ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre”.

Detajet e këtyre garancive nuk u diskutuan sot me Trumpom, por kjo do të duhet të bëhet “sapo të hapet rruga drejt paqes”. /Telegrafi/

The post Kancelari gjerman vendos vijat e kuqe para takimit Trump-Putin appeared first on Telegrafi.

Gjermania e palëkundur në anën e Izraelit/ Merz: Kemi një mospërputhje për veprimet në Rripin e Gazës, por miqësia i përballon edhe mospërputhjet

By: V K
11 August 2025 at 09:27

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka kritikuar planet e qeverisë së Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës, duke theksuar se nuk ka ndryshuar qendrimi i Gjermanisë: Republika Federale e palëkundur në anën e Izraelit.

Kancelari Merz, nuk e konsideron aspak kthesë parimore në raportet gjermano-izraelite vendimin e qeverisë, për ndërprerjen e pjesshme të furnizimeve me armë për Izraelin.

“Ne kemi një mospërputhje – dhe kjo ka të bëjë me veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Por miqësia i përballon edhe mospërputhjet”, tha kancelari i Gjermanisë në intervistë për televizionin publik ARD.

Republika Federale prej 80 vjetësh është e palëkundur në anën e Izraelit, tha kancelari: “Në këtë drejtim asgjë nuk do të ndryshojë”.

Merz druan se mund të ketë qindra mijëra viktima

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin që ky të mbrohet, theksoi Merz. Por nuk mund të furnizojmë armë për një konflikt, që aktualisht po synohet të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake.

Kjo mund të shkaktojë qindra mijëra viktima civile dhe presupozon evakuiimin e qytetit të Gazës në tërësi. “Ku do të shkojnë këta njerëz“?- pyeti Merz. “Këtë ne nuk mund ta bëjmë, nuk do ta bëjmë dhe as unë nuk do ta bëj”.

Të premten (08.08.2025) qeveria gjermane njoftoi, se për një periudhë të papërcaktuar nuk do të furnizojë më Izraelin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës.

Ky vendim ka të bëjë me planet e Izraelit, për të zgjeruar operacionin ushtarak dhe për të marrë qytetin e Gazës.

Ndaj këtij vendimi të qeverisë pati kritika edhe nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, por edhe nga vet pjestarë të partisë kristiandemokrate të kancelarit Merz dhe partisë simotër kristiansociale.

Gjithashtu, Merz tha se ka pasur një vendim të kabinetit të sigurisë të Izraelit, për ta “ashpërsuar edhe një herë” konfliktin ushtarak në Rripin e Gazës.

“Ndaj këtij vendimi ka pasur edhe një reagim, për të mos furnizuar më armë, që kanë të bëjnë me këtë konflikt”.

Ky diskutim për një hap të tillë, sipas tij, është zhvilluar prej shumë javësh. Kancelari theksoi, se parimet e politikës gjermane ndaj Izraelit nuk kanë ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojnë.

Netanjahu i përmbahet vendimit

Plani izraelit për të marrë qytetin e Gazës, ka ngjallur kritika të ashpra në nivel ndërkombëtar e madje edhe brenda vet Izraelit.

Megjithatë, kryeministri Benjamin Netanjahu, i përmbahet këtij vendimi. Sipas tij, planet e miratuara të natën e së premtes nga kabineti i sigurisë në Izrael janë “rruga më ë mirë, për t’i dhënë fund luftës, dhe rruga më e mirë për t’i dhënë fund shpejt asaj”, deklaroi Netanjahu të dielën (10.08.2025) para gazetarëve.

Duke iu referuar sundimit të Hamasit radikal-islamik në Gazë, Netanjahu bëri të qartë, se nuk ka alternativë tjetër, veçse “ta përfundojmë këtë punë”.

Ai e argumenton këtë me faktin, se grupimi palestinez refuzon të dorëzojë armët. Hamasi nga një sërë shtetesh, ndër to edhe nga Gjermania, klasifikohet si organizatë terroriste.

Planet e reja për një ofensivë kanë si objektiv dy epiqendrat e Hamasit, që ende ekzistojnë në Rripin e Gazës.

Po ashtu, sipas Netanjahut, po shqyrtohen edhe “plane kreative”, për t’i çliruar pengjet, që ende mbahen prej Hamasit.

Netanjahu siguroi, se ai nuk do ta zgjasë luftën. Izraeli do të mundësojë “korridore të sigurta” për “furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave” në territoret palestineze në Mesdhe.

Hamasi më 7 tetor 2023 sulmoi brutalisht rajonin ku zhvillohej një festival pop në jug të Izraelit. Lufta që u shkaktua si rrjedhojë në Rripin e Gazës, ka çuar në një katastrofë humanitare, edhe pse Izraeli vazhdimisht i bllokon furnizimet me ndihma për në territoret palestineze. Hamasi mban nën dhunën e tij rreth 50 pengje nga Izraeli. 20 prej tyre duhet të jenë ende gjallë./DW

The post Gjermania e palëkundur në anën e Izraelit/ Merz: Kemi një mospërputhje për veprimet në Rripin e Gazës, por miqësia i përballon edhe mospërputhjet appeared first on Albeu.com.

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën humanitare në Gaza

2 August 2025 at 13:20

Qeveria gjermane po shqyrton seriozisht mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Izraelit për shkak të përkeqësimit të situatës humanitare në Rripin e Gazës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se një vendim për këtë çështje mund të merret në ditët në vijim, pasi të pranohet një raport i plotë nga Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, i cili ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në Lindjen e Mesme për të vlerësuar situatën nga afër.

“Gjendja në Gaza është e papranueshme,” tha Merz në një konferencë për shtyp në Berlin. Ai shtoi se Gjermania nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj vuajtjeve të civilëve palestinezë dhe se çdo vend mik i Izraelit ka përgjegjësi të ngrejë zërin kur standardet humanitare shkelen.

Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, ishte edhe më i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, duke paralajmëruar se nëse situata në Gaza vazhdon të përkeqësohet dhe nëse nuk ka përparim të dukshëm në përpjekjet për të ndihmuar popullsinë civile, Izraeli rrezikon të përballet me izolim ndërkombëtar. Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës në rritje.

🇩🇪❌🇮🇱Germany Threatens Sanctions Against Israel Over Gaza Situation

Berlin is seriously considering imposing restrictions. Chancellor Friedrich Merz stated that a decision could be made soon — after a report from the Foreign Minister, who is currently visiting the Middle East.… pic.twitter.com/HPTD8SBag5

— NEXTA (@nexta_tv) August 2, 2025

Për të treguar angazhimin e saj humanitar, Gjermania, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, ndërmori një veprim konkret për të ndihmuar popullsinë në nevojë. Të tre vendet organizuan një urë ajrore për të dërguar ndihma emergjente në Gaza. Dy aeroplanë ushtarakë gjermanë të tipit A400M fluturuan mbi enklavën dhe hodhën 34 paleta me ndihma humanitare, përfshirë ushqime, ujë të pijshëm, ilaçe dhe furnizime të tjera të domosdoshme për mbijetesën e civilëve.

Ky veprim u përshëndet nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës humanitare, të cilat kanë bërë thirrje të vazhdueshme për më shumë mbështetje dhe qasje të sigurt në zonat e prekura.

Vendimi i mundshëm i Gjermanisë për të vendosur sanksione ndaj Izraelit përbën një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin tradicionalisht pro-izraelit të Berlinit dhe mund të ketë pasoja të gjera në marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Megjithatë, zyrtarët gjermanë theksojnë se qëllimi nuk është ndëshkimi, por nxitja e një reagimi më të përgjegjshëm nga ana e qeverisë izraelite për të lehtësuar vuajtjet civile dhe për të mundësuar ndihmën e nevojshme. /Telegrafi/

The post Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën humanitare në Gaza appeared first on Telegrafi.

Rusia ‘e shqetësuar me militarizimin e Gjermanisë nga Merz’

24 July 2025 at 19:21

Rusia akuzoi të enjten kancelarin gjerman Friedrich Merz se po ndjek një rrugë “militarizimi” dhe tha se kjo ishte një shkak për shqetësim.

Merz, një konservator që mori detyrën në maj, ka mbajtur një qëndrim më të vendosur në mbështetje të Ukrainës sesa paraardhësi i tij socialdemokrat Olaf Scholz, ndërsa premtoi të rrisë presionin mbi Rusinë për konfliktin në Ukrainë.

Ai vizitoi Kievin brenda pak ditësh pasi u bë kancelar dhe mbështeti të drejtën e Ukrainës për të nisur sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Nën drejtimin e Merz, Gjermania planifikon të rrisë shpejt shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të produktit të brendshëm bruto deri në vitin 2029, pasi ka arritur objektivin e mëparshëm të NATO-s prej 2% vetëm në vitin 2024.

Dhe lidhur me këto, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha në konferencën e saj javore për shtyp se Gjermania kishte ndjekur një politikë hapur armiqësore ndaj Rusisë në vitet e fundit dhe se Merz po e rriste retorikën anti-ruse “fjalë për fjalë çdo ditë”.

“Kjo retorikë po bëhet gjithnjë e më agresive dhe militante. Dhe ne besojmë se kursi që ai ka zgjedhur për të përshkallëzuar marrëdhëniet me Rusinë paralelisht me militarizimin e detyruar të Gjermanisë është një shkak për shqetësim të madh, para së gjithash për vetë qytetarët e (Gjermanisë)”, ka pretenduar Zakharova.

Deri më tani, Berlini nuk ka bërë ndonjë koment mbi deklaratat e Zakharovas. /Telegrafi/

The post Rusia ‘e shqetësuar me militarizimin e Gjermanisë nga Merz’ appeared first on Telegrafi.

Merz: Europa do të rrisë fondet për mbrojtjen e përbashkët

By: Rovena
18 July 2025 at 18:53

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka pranuar kritikat e shprehura nga presidenti amerikan Donald Trump në lidhje me kontributin e pamjaftueshëm financiar të vendeve evropiane për sigurinë kolektive. Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, Merz konfirmoi se pas samitit të mbajtur në Hagen një muaj më parë, vendet partnere kanë rënë dakord për rritjen e angazhimeve buxhetore në fushën e mbrojtjes.

“E dimë që duhet të bëjmë më shumë. Ata po na kërkojnë të bëjmë më shumë dhe ne po e bëjmë këtë. Besoj se tashmë jemi në të njëjtën linjë. Ne nuk jemi mjaftueshëm të fortë, ushtria jonë nuk është mjaftueshëm e fortë, prandaj po shpenzojmë shumë para,” deklaroi ai.

Merz theksoi se marrëdhëniet me presidentin Trump janë të mira dhe bashkëpunimi ndërmjet dy liderëve është i rregullt, sidomos në çështje që lidhen me Ukrainën dhe tregtinë.

“Po përpiqemi të sjellim fundin e kësaj lufte. Po koordinohemi për Ukrainën dhe për tarifat tregtare. Flasim në telefon një herë në javë, po koordinojmë përpjekjet tona. Një çështje është lufta në Ukrainë, dhe e dyta janë debatet dhe tarifat tona tregtare,” shtoi ai.

Që nga marrja e detyrës, Merz është pozicionuar fort kundër Rusisë. Ai ka qenë ndër liderët e parë evropianë që udhëtuan në Kiev me tren, së bashku me përfaqësues të tjerë të BE-së, për të dhënë një mesazh mbështetjeje për Ukrainën në përballjen me agresionin rus.

“Rusia është një kërcënim për paqen dhe rendin politik në Europë, jo vetëm për Ukrainën,” deklaroi kancelari gjerman.

Në sfondin e kësaj situate gjeopolitike, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në negociata për të rivendosur një balancë në marrëdhëniet tregtare. Ndërkohë, administrata Trump ka paralajmëruar se vetëm disa ditë ndajnë Evropën nga zbatimi i tarifave 30% për një sërë mallrash, duke e shtuar urgjencën e këtyre bisedimeve./abcnews.al

Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë

By: Ela
10 July 2025 at 08:10

“Pas gjithë kësaj velloje fjalësh qëndron dëshira e maskuar keq e qeverisë Merz për të marrë pjesë edhe në goditje thellë brenda vendit tonë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Tass. Gjermania është e gatshme të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus në UkrainëFotografi: Defense […]

The post Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë appeared first on BoldNews.al.

Refuzoi të valëvisë flamurin e LGBT, Merz: Bundestagu nuk është tendë cirku

By: user 6
2 July 2025 at 23:14

Kancelari gjerman, Friedrich Merz është kritikuar ashpër nga partitë e majta pasi refuzoi thirrjet për të valëvitur flamurin e ylberit i njohur si flamuri i krenarisë LGBT mbi Bundestagun më 26 korrik, në Ditën e Christopher Street.

Në një intervistë për televizionin publik ARD të martën, Merz mbështeti vendimin e mëparshëm të kryetares së Bundestagut, Julia Klöckner, për të refuzuar këtë kërkesë.

“Bundestagu nuk është një cirk ku mund të valëvitet çdo flamur”, tha shefi i qeverisë gjermane.

Ai shtoi se flamuri i ylberit duhet të shfaqet vetëm më 17 maj, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

“Të gjitha ditët e tjera valëviten vetëm flamuri gjerman dhe ai evropian dhe ky është vendimi i duhur,” theksoi ai.

Deklaratat e kancelarit shkaktuan indinjatë tek deputetët e opozitës. Sophie Koch, komisionere qeveritare për të drejtat LGBT dhe deputete e Partisë Socialdemokrate, akuzoi Merzin se nënkupton se komuniteti LGBT trajtohet si “kafshë cirku”.

Kryetarja e Partisë së Gjelbër, Katharina Dröge, tha se flamuri i ylberit “përfaqëson një grup që po përballet gjithnjë e më shumë me armiqësi, dhunë dhe urrejtje” dhe meriton vend në parlament. Gjithashtu deputetët e Gjelbër organizuan një protestë të heshtur në sallën e Bundestagut duke veshur rroba me ngjyrat e ylberit, citon Euronews. 

The post Refuzoi të valëvisë flamurin e LGBT, Merz: Bundestagu nuk është tendë cirku appeared first on Lapsi.al.

Kancelari gjerman refuzoi të valëvis flamurin e ylberit: Bundestagu nuk është një tendë cirku

2 July 2025 at 20:41

Kancelari gjerman, Friedrich Merz është kritikuar ashpër nga partitë e majta pasi refuzoi thirrjet për të valëvitur flamurin e ylberit mbi Bundestagun më 26 korrik, në Ditën e Christopher Street.

Në një intervistë për televizionin publik ARD të martën, Merz mbështeti vendimin e mëparshëm të kryetares së Bundestagut, Julia Klöckner, për të refuzuar këtë kërkesë.

“Bundestagu nuk është një cirk ku mund të valëvitet çdo flamur”, tha shefi i qeverisë gjermane.

Ai shtoi se flamuri i ylberit duhet të shfaqet vetëm më 17 maj, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, shkruan euronews.

“Të gjitha ditët e tjera valëviten vetëm flamuri gjerman dhe ai evropian – dhe ky është vendimi i duhur,” theksoi ai.

Deklaratat e kancelarit shkaktuan indinjatë tek deputetët e opozitës. Sophie Koch, komisionere qeveritare për të drejtat LGBT dhe deputete e Partisë Socialdemokrate, akuzoi Merzin se nënkupton se komuniteti LGBT trajtohet si “kafshë cirku”.

Kryetarja e Partisë së Gjelbër, Katharina Dröge, tha se flamuri i ylberit “përfaqëson një grup që po përballet gjithnjë e më shumë me armiqësi, dhunë dhe urrejtje” dhe meriton vend në parlament.

Deputetët e Gjelbër organizuan një protestë të heshtur në sallën e Bundestagut duke veshur rroba me ngjyrat e ylberit.

Në vitet e kaluara, Bundestagu ka valëvitur flamurin gjatë ngjarjeve kushtuar komunitetit, dhe kancelarët e mëparshëm kanë marrë pjesë në festimet e Ditës Christopher Street – një traditë gjermane që rrjedh nga trazirat në Stonewall në New York në vitin 1969. /Telegrafi/

The post Kancelari gjerman refuzoi të valëvis flamurin e ylberit: Bundestagu nuk është një tendë cirku appeared first on Telegrafi.

Qeveria gjermane lëviz për të përshpejtuar blerjet e armëve – mes kërcënimit rus

28 June 2025 at 21:20

Qeveria e Gjermanisë dëshiron të përshpejtojë blerjen e armëve dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse për të siguruar që vendi të jetë në gjendje t’i kundërvihet çdo kërcënimi nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qëllimi kryesor i një projektligji të parë nga DPA, është të sigurojë “përshpejtimin dhe thjeshtimin e të gjitha prokurimeve për Bundeswehr-in”, citoi gazeta Handelsblatt nga qarqet e ministrisë.

Sipas dokumenteve, disa kontrata urgjente nuk duhet të shpallen më në tender në nivel evropian në të ardhmen, por vetëm në nivel kombëtar, gjë që duhet të kursejë kohë.

Gjithashtu duhet të jetë e mundur të jepen kontrata pas tenderëve edhe nëse një ofertues i pasuksesshëm ndërmerr veprime ligjore kundër tyre.

Deri më tani, çështjet procedurale kanë vonuar prokurimin e armëve me vite në disa raste.

Ligjvënësit gjithashtu mund të fillojnë një procedurë prokurimi edhe nëse financimi nuk është siguruar ende.

Për më tepër, disa kërkesa për dokumentacion “po reduktohen” në mënyrë që të zvogëlohen barrët burokratike.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, qeveria po investon dukshëm më shumë fonde për të modernizuar Bundeswehr-in dhe për të rritur rezervat e saj të armëve.

Siç thuhet në fund, shpenzimet për ushtrinë janë pjesërisht të përjashtuara nga “frena e borxhit – rregullat strikte kushtetuese të Gjermanisë për huamarrjen” – dhe buxheti vjetor për forcat e armatosura do të rritet vit pas viti në përputhje me objektivin e ri prej 5% të NATO-s, të rënë dakord këtë javë në Hagë. /Telegrafi/

The post Qeveria gjermane lëviz për të përshpejtuar blerjet e armëve – mes kërcënimit rus appeared first on Telegrafi.

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

By: Ela
28 June 2025 at 18:19

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë në fjalimin e tij në Komandën Operacionale të forcave të armatosura. “Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë. Duhet të bëjmë më shumë për […]

The post Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë appeared first on BoldNews.al.

Evropa po përballet me javë dhe muaj vendimtarë – thotë Merz i Gjermanisë

26 June 2025 at 19:55

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të enjten se dëshironte të shihte mosmarrëveshjen tregtare të Bashkimit Evropian me SHBA-në të zgjidhur shpejt.

“Evropa po përballet me javë dhe muaj vendimtarë”, tha Merz, duke mbërritur në samitin e tij të parë të BE-së në Bruksel që nga marrja e detyrës në maj.

“Unë mbështes Komisionin Evropian në të gjitha përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në shpejt”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Brukseli dhe Uashingtoni janë në mosmarrëveshje pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump fillimisht vendosi tarifa të larta importi për shumë vende, përfshirë anëtarët e BE-së, përpara se të pezullonte masat për 90 ditë.

Ky pezullim përfundon më 9 korrik.

Ndërkohë, zyrtarët e tregtisë së komisionit të BE-së janë aktualisht në negociata me homologët e tyre në Uashington duke u përpjekur të gjejnë një marrëveshje para afatit.

Çështje të tjera urgjente në agjendë, sipas Merz, janë finalizimi i marrëveshjes tregtare BE-Mercosur me vendet e Amerikës së Jugut Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain, si dhe konkurrueshmëria e industrisë evropiane. /Telegrafi/

The post Evropa po përballet me javë dhe muaj vendimtarë – thotë Merz i Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Fundi i vetëkënaqësisë gjermane

23 June 2025 at 15:38

Kur kancelari gjerman Friedrich Merz mori detyrën më 6 maj 2025, pak vetë e kishin parashikuar se sa shpejt ai do të niste të riformësonte politikën e jashtme të vendit. Megjithatë, ndryshimi në ton ka qenë i pagabueshëm. Epokës së gjatë të hezitimit strategjik të Gjermanisë po i vjen fundi. Në thelb të këtij riorientimi […]

The post Fundi i vetëkënaqësisë gjermane appeared first on Reporter.al.

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

By: Ela
20 June 2025 at 08:33

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shkaktuar debate të shumta me deklaratën e tij se “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne në Iran”. “Ky togfjalësh, ka shkaktuar acarim në grupin parlamentar të SPD-së”, thotë eksperti i politikës së jashtme Adis Ahmetoviq për portalin “ZDFheute.de”. Kundërshtime të forta erdhën edhe nga të Gjelbrit, Partia e Majtë dhe […]

The post Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne” appeared first on BoldNews.al.

Merz: “Irani është një regjim terrori”

By: Ela
18 June 2025 at 09:04

I pyetur nga ARD: Të premten e kaluar një shtet sovran – Izraeli – filloi të bombardojë një tjetër shtet sovran, Iranin. A është kjo një luftë sulmuese? Friedrich Merz: Ne gjatë gjithë fundjavës jemi konsultuar intensivisht për këtë temë, edhe në samitin e G7 në Kanada kjo ishte një nga temat më të rëndësishme. E […]

The post Merz: “Irani është një regjim terrori” appeared first on BoldNews.al.

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 June 2025 at 21:00

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka folur për mediat gjermane në margjina të samitit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që këtë vit po mbahet në Kanada.

“Kjo është puna e ndyrë që Izraeli po e bën për të gjithë ne”, ka thënë Merz në një intervistë për transmetuesin ZDF.

“Edhe ne jemi viktima të këtij regjimi. Ky regjim i mullahëve i ka sjellë botës vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.

Merz ka sugjeruar, gjithashtu, se sulmet izraelite në Iran mund të çojnë në rrëzimin e udhëheqësisë së Republikës Islamike.

“Besoj se sulmet e ditëve të fundit e kanë dobësuar regjimin e mullahëve dhe nuk e shoh që do të mund t’i kthehen forcës së dikurshme, duke e bërë të ardhmen e shtetit më të paqartë”, ka thënë Merz.

“Për të qenë i sinqertë, e kam vështirë të imagjinoj se regjimi i mullahëve do t’iu kthehet funksioneve të vjetra. Figura të mëdha të udhëheqësisë ushtarake dhe Gardës Revolucionare Islamike nuk janë më gjallë dhe gjërat nuk do të jenë siç ishin”.

I pyetur nëse beson që Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në fushatën ushtarake kundër Iranit, Merz ka thënë se beson që “nuk ka vendim ende nga Qeveria amerikane”.

“Tani varet se sa do të jetë gati regjimi i mullahëve për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Nëse jo, atëherë mund të ketë zhvillime të këtij lloji”, ka thënë ai.

The post Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne” appeared first on Euronews Albania.

❌
❌