Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit

By: Ardit
18 June 2025 at 21:59

Teksa energjitë e strukturave ligj-zbatuese ishin përqendruar në Lezhë, në Tiranë ndodh një sulm edhe më tronditës. 4 persona që udhëtonin në një mjet luksoz, dy prej të cilëve të mitur, ranë në pritë nën një breshëri armësh. “Ato kanë shpëtuar se i ka ndihmuar Zoti, edhe plumbat nuk kanë prekur organet jetësore të tyre, […]

The post U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga atentati në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

By: Oldi
16 June 2025 at 15:29

Detaje të reja vijojnë të dalin nga hetimet për atentatin në Lundër të Tiranë ku u plagosën 4 të rinj që udhëtonin me një automjet “G Class”, ngjarje e ndodhur më 17 prill. Bëhet e ditur se në mbetjet e motorit të djegur pas krimit në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, janë siguruar të dhëna […]

The post Detaje nga atentati në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lundër/ Hetuesit ndjekin lëvizjet e autorëve në 4 zona, priten analizat e ADN-së

28 May 2025 at 13:38

Detaje të reja janë zbuluar për atentatin në Lundër, ku katër persona u plagosën rëndë.

Grupi hetimor ka shkuar në katër lokacione të ndryshme, ku kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e dyshuara të autorëve.

Gjithashtu, janë marrë të dhëna nga qelizat e antenave telefonike për të ndjekur telefonatat e kryera në zonat ku kanë lëvizur autorët dhe për të identifikuar pronarët e numrave të përfshirë.

Hetuesit presin edhe përgjigjet e analizave të profileve gjenetike që janë dërguar për verifikim.

Po ashtu, pritet dhe dëshmia e babait të dy fëmijëve të plagosur për të sqaruar pistat kryesore që po ndiqen, të cilat janë dy.

Ngjarja ndodhi më 17 prill rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti tip “G-Class” ku ndodheshin katër persona, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 vjeç dhe Marko Demiraj 17 vjeç.

Të plagosurit kanë deklaruar para hetuesve se nuk kanë konflikte me askënd dhe asnjë incident nuk kishte ndodhur në ditët para atentatit. As shoferi i tyre, as vetë të rinjtë nuk kanë precedentë penalë apo mosmarrëveshje të njohura.

Mësohet se tre të rinjtë, shokë mes tyre, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Dior Demirajt, 11 vjeç, dhe po ktheheshin me shoferin Arenc Stafa në shtëpi.

Ndjekja dhe të shtënat me armë nisën pranë rrethrrotullimit të Shkozës, përgjatë autostradës drejt TEG, ndërsa shoferi për të shmangur sulmin, ndryshoi rrugën drejt Lundrës.

The post Atentati në Lundër/ Hetuesit ndjekin lëvizjet e autorëve në 4 zona, priten analizat e ADN-së appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati në Lundër/ Grupi hetimor kontroll në katër vende ku kanë lëvizur autorët

By: user7
28 May 2025 at 13:31

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin në Lundër, ku katër persona mbetën të plagosur. Bëhet e ditur se grupi hetimor ka shkuar ne katër vende te ndryshme ku janë parë nga kamerat e sigurisë lëvizjet e autoreve të dyshuar dhe janë marre qelizat e antenave telefonike.

Gjithashtu sipas grupit hetimor, zbërthimi i qelizave telefonike do te zbuloje se çfarë telefonatash janë kryer në katër lokacionet ku kanë lëvizur dhe autorët dhe kujt i përkasin numrat të cilat kanë kryer telefonatat ose kanë lëvizur pranë antenave ku janë marrë qelizat telefonike.

Po ashtu pritet edhe marrja e përgjigjeve të profileve gjenetike që janë çuar për verifikim. Nga ana tjetër pritet edhe ardhja e babit te dy fëmijëve të mbetur te plagosur për tu marre një deklarate me e hollësishme në lidhje me pistat qe ka ngritur grupi hetimor të cilat janë dy.

The post Atentati në Lundër/ Grupi hetimor kontroll në katër vende ku kanë lëvizur autorët appeared first on Lapsi.al.

Hetimet për atentatin në Lundër, gjendet ADN e autorëve

30 April 2025 at 11:51

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatitn e regjistruar mbrëmjen e 17 Prillit në Tiranë, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti “Benz G-Class” dhe për pasojë mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy fëmijë të mitur. Burime për mediat bëjnë me dije se në vendin ku […]

The post Hetimet për atentatin në Lundër, gjendet ADN e autorëve appeared first on BoldNews.al.

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

26 April 2025 at 19:29

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në rezidencën me vila “Long Hill” në Tiranë, ku u dhunua me sende të forta brenda një lokali 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi. Mësohet se një prej autorëve, i vetmi që është identifikuar nga Policia deri tani është 38-vjeçari Kliton […]

The post Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër appeared first on BoldNews.al.

U plagos në kokë me sende të forta, 19-vjeçari është djali i ish-deputetit demokrat

By: Mirgen
25 April 2025 at 21:40

Kristi Fufi, 19-vjeçari i cili u dhunua me sende të forta mbrëmjen e sotme në rezidencën me vila “Long Hill” në zonën e Lundrës në Tiranë është djali i ish-deputetit të PD-së Mhill Fufi. Burime bëjnë me dije se autorët e ngjarjes kanë kërkuar fillimisht për të riun, të cilin më pas e kanë gjetur […]

The post U plagos në kokë me sende të forta, 19-vjeçari është djali i ish-deputetit demokrat appeared first on BoldNews.al.

Sherri te rezidenca në Lundër/ Policia: U plagos një 19-vjeçar, autorët ende të paidentifikuar (EMRI)

25 April 2025 at 20:33

Policia e Tiranës ka reaguar me anë të një komunikate për mediat në lidhje me sherrin e dhunshëm të regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte brenda rezidencës së vilave “Long Hill” në zonën e Lundrës në Tiranë. Autoritetet bëjnë me dije se si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur me sende të forta shtetasi […]

The post Sherri te rezidenca në Lundër/ Policia: U plagos një 19-vjeçar, autorët ende të paidentifikuar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Sherri masiv në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufit përfundon në spital

25 April 2025 at 21:05

Tiranë- Një sherr me sende të forta u raportua këtë të premte në Farkë. Disa persona ende të paidentifikuar u përfshinë në një përplasje mes tyre.

Si pasojë e dhunës është dëmtuar Kristi Fufi 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 19-vjeçari mësohet se është djali i Mhill Fufit, ish-deputetit të PD.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

‘Me shkopinj dhe sende të forta’, policia sqaron se si nisi sherri në Lundër: Një 19-vjeçar me dëmtime në kokë e trup

25 April 2025 at 20:34

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja e dhunshme e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 pranë një kompleksi në Farkë.

Sipas informacioneve paraprake, një 19-vjeçar është sulmuar nga disa persona të cilët mbërritën me makinë, dhe nga bagazhi i saj nxorën shkopinj dhe sende të forta me të cilat më pas e goditën të riun në kokë dhe trup.

Fillimisht, agresorët nuk arritën ta gjenin të riun dhe u futën edhe brenda një lokali për ta kërkuar, derisa ai u identifikua dhe më pas u sulmua brutalisht përpara syve të klientëve të tjerë.

Një nga autorët, sipas dëshmitarëve, mbante një armë në dorë, por nuk e ka përdorur.

I riu, me iniciale K. F., 19 vjeç, është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët janë larguar pas sherrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

The post ‘Me shkopinj dhe sende të forta’, policia sqaron se si nisi sherri në Lundër: Një 19-vjeçar me dëmtime në kokë e trup appeared first on Sot News | Lajme.

Konflikt i dhunshëm në një nga rezidencat më të njohura të Tiranës (Detaje)

25 April 2025 at 19:52

Përplasje me sende të forta në një rezidencë në Lundër.

Gazetari  Igli Çelmeta raporton se sherri ka ndodhur brenda rezidencës Long Hill, tek pishinat  e për pasojë ka mbetur 1 person i plagosur.

The post Konflikt i dhunshëm në një nga rezidencat më të njohura të Tiranës (Detaje) appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati në Lundër/ Ervin Karamuço: ADN e autorëve e përzier, është e vështirë që të identifikohet

By: V K
25 April 2025 at 11:01

Në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur rreth atentatit në Lundër, ku u shpreh se mund të ketë ndihmë nga autoritetet e huaja.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se ADN e autorëve të atentatit në Lundër është e vështirë të identifikohet.

“ADN është e përzier, nuk e identifikon dot, është shumë e vështirë. Këto janë gjëra shumë shkencore, por mendoj se mund të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë drejtim. Por ne kemi pasur edhe autorë që e kanë kyçur gojën. Nuk flasin dhe nuk e kupton dot se kush është porositësi i tij”, theksoi ndër të tjera, profesori i kriminalistikës.

The post Atentati në Lundër/ Ervin Karamuço: ADN e autorëve e përzier, është e vështirë që të identifikohet appeared first on Albeu.com.

Atentati në Lundër/ Karamuço: ADN e autorëve, e përzier. Është e vështirë që të identifikohet

By: Mirgen
25 April 2025 at 09:28

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ADN e autorëve të atentatit në Lundër është e vështirë të identifikohet. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Karamuço u shpreh se mund të ketë ndihmë nga autoritetet e huaja. “ADN është e përzier, nuk e identifikon dot, është shumë e vështirë. Këto janë gjëra shumë shkencore, por mendoj […]

The post Atentati në Lundër/ Karamuço: ADN e autorëve, e përzier. Është e vështirë që të identifikohet appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lundër/ Karamuço: ADN e autorëve, e përzier. Është e vështirë që të identifikohet

25 April 2025 at 08:56

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ADN e autorëve të atentatit në Lundër është e vështirë të identifikohet. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Karamuço u shpreh se mund të ketë ndihmë nga autoritetet e huaja.

“ADN është e përzier, nuk e identifikon dot, është shumë e vështirë. Këto janë gjëra shumë shkencore, por mendoj se mund të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë drejtim. Por ne kemi pasur edhe autorë që e kanë kyçur gojën. Nuk flasin dhe nuk e kupton dot se kush është porositësi i tij”, theksoi ndër të tjera, profesori i kriminalistikës.

The post Atentati në Lundër/ Karamuço: ADN e autorëve, e përzier. Është e vështirë që të identifikohet appeared first on Sot News | Lajme.

“U gjetën bishta cigaresh dhe sende”, gazetarja: Dyshohet se janë të atentatorëve

By: Besnik
24 April 2025 at 18:27

Këtë të enjte u njoftua se ekspertët e policisë kanë gjetur disa sende në vendin ku ishin pozicionuar atentatorët që goditën mjetin G-Class, duke lënë katër persona të plagosur.

E ftuar në emisionin People në Euronews Albania, gazetarja Aida Topalli tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur bishta cigaresh, sende të tjera që dyshohet se u përkasin autorëve si dhe një bosht metalik i dëmtuar.

Sipas saj, këto prova janë dërguar në laborator dhe mbetet të shihet nëse përftimet nga to do të përputhen me profile të personave në databazën e policisë.

“Ende nuk ka rezultat për sendet e gjetura në vendngjarje. Ka dyshime se këto sende i përkasin autorëve të atentatit. Ato janë dërguar në laborator dhe mbetet për t’u parë nëse këto të dhëna do të përputhen me persona që janë në databazën e policisë dhe nëse do të përputhen me ndonjë prej profileve të ADN-së të personave të skeduar. Janë gjetur bishta cigaresh, sende të tjera dhe një bosht metalik i dëmtuar. Në vendin ku kanë qëndruar vrasësit janë gjetur këto sende, që grupi hetimor pretendon se do të kenë një vlerë për hetimin dhe mund të çojnë në zbardhjen e profilit të njërit prej atentatorëve. Në çdo ngjarje ka një gabim. Mbetet të pritet një përgjigje nga laboratori, qoftë nga të dhënat e grupit hetimor”, tha gazetarja.

Ajo zbardhi dhe itinerarin e motorit të atentatorëve në ditën e ngjarjes.

“Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të itinerarit të motorrit.Itinerari i motorrit është: Arbanë – Vishnje – Picallë – Sauk – Mjull Bathore – Liqeni i Farkës – Rruga e Agallarëve – dhe më pas vendi i ngjarjes, vendi ku ka ndodhur dhe ku ka goditur. Motori ka bërë atë itinerar ditën e ngjarjes. Gjatë ditëve të tjera, nuk di ta them”, tha gazetarja Aida Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “U gjetën bishta cigaresh dhe sende”, gazetarja: Dyshohet se janë të atentatorëve appeared first on Euronews Albania.

Atentati në Lundër/ Çfarë gjeti policia në vendin ku autorët qëndruan të fshehur në pritje të shënjestrës

By: Ela
24 April 2025 at 12:36

Grupi hetimor po shkon drejt gjurmëve të autorëve të atentatit në Tiranë ku mbetën të plagosur djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, shoku i tyre dhe shoferi i familjes së biznesmenit Vesel Demiraj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 17 Prillit në Lundër, rreth 1 orë pas një tjetër atentati mafioz në Pllanë të Lezhës ku […]

The post Atentati në Lundër/ Çfarë gjeti policia në vendin ku autorët qëndruan të fshehur në pritje të shënjestrës appeared first on BoldNews.al.

Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Autorët pranë zbulimit? Gjenden sende personale në vendin ku ishin fshehur

By: V K
24 April 2025 at 12:30

Detaje të reja janë zbardhur nga hetuesit, sa i përket atentatit me 4 të plagosur në Lundër. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor, kanë gjetur disa sende që dyshohet se i përkasin autorëve të atentatit.

Këto sende janë gjetur në vendin ku policia dyshon se kanë pritur autorët dhe janë fshehur. Hetuesit kanë dyshime se gjatë momentit që janë fshehur, autorëve u kanë rënë dhe disa sende ku kanë prishur edhe një gardh metalik për t’u fshehur.

Grupi hetimor në këto sende ka zbuluar gjurmë të autorëve të dyshuar dhe material gjenetik, të cilat janë dërguar në laborator për të përftuar profilin e ADN.

Më pas do kryhen krahasimet genetike, për të parë nëse do përdoret ndonjë provë e rëndësishme për të rënë në gjurmët e autorëve.

The post Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Autorët pranë zbulimit? Gjenden sende personale në vendin ku ishin fshehur appeared first on Albeu.com.

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gazetari jep detajet

24 April 2025 at 11:54

Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se policia ka arritur të sigurojë disa imazhe të autorëve që qëlluan mbi makinën ku udhëtonin katër persona në zonën e Lundrës. Ai theksoi se autorët kanë qenë më shumë se tre dhe se ata kanë treguar aftësi të shkëlqyera si qitës profesionistë.

‘Po i afrohet identifikimit të autorëve. Policia për ngjarjen e Lundrës ka dalë në një përfundim, ka disa foto të personave në fjalë dhe mendoj se është ogur i mirë për të dalë në përfundim të identifikimit të autorëve. Është e vetmja provë që kanë siguruar. Po përpiqen të gjejnë një identifikim.

Sa i përket motoçikletës së djegur, kur e gjeti policia ishte e shkrumbuar dhe nuk ka arritur të përftojë asnjë provë shkencorë. Duke parë vendin ku kanë qëndruar autorët e krimit, bëhet fjalë për një mënyrë më ndryshe të ekzekutimit. Personat që kanë qëlluar nuk kanë qenë në lëvizje, por të stacionuar dhe e kanë pritur në një formë pusie. Është atentat ndryshe nga të tjerët. Kanë gjetur mënyrë tjetër se po të ishin paralel nuk do mundin ta kapnin për shkak të mjetit luksoz arrinte.

Nuk di ta them nëse janë ngatërruar. Di që atentati, pavarësisht se duket si gabim në shënjestër, është atentat i menduar mirë dhe me qitës profesionistë. Për mua kanë qenë shumë persona dhe jo vetëm 3.

Skema e krimit nga policia është zbardhur. Automjetin ku udhëtonin fëmijët e ndiqte një automjet tjetër që i identifikonte. Ai ka qenë para makinës. Ka dhënë shenjë, që automjetit i cili ishte shënjestër po vinte. Dy personat që kanë qenë të stacionuar te ajo pika ku është qëlluar, se siç thamë nuk kanë qenë në lëvizje. Kanë qenë në një nga pikat e tregut ushqimor në Tiranë,. Afër vendit ku jemi aktualisht. Kemi një mjet i cili e ndjek shënjestrën dhe jep sinjalin vrasësve. Bën rrotullimin për t’i marrë dhe djegur motoçikletën që ata ishin.’, tha ai.

Ngjarja ndodhi më 17 prill, kur një atentat tronditës ka plagosur katër persona, përfshirë dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Të plagosurit janë Arenc Sefa, 34 vjeç, Klan Mullahi, 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D., 11 vjeç dhe M.D., 17 vjeç. Dy djemtë e mitur janë fëmijët e pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, ndërsa Sefa është pjesë e stafit të kompanisë dhe ka qenë shoqërues i fëmijëve në momentin kur është kryer atentati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, pranë Tregut Agro Ushqimor në Tiranë, kur të katër personat ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz tip “G Class” dhe autorët i kanë qëlluar me armë zjarri.

The post Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gazetari jep detajet appeared first on Sot News | Lajme.

Karamuço për atentatin në Lundër: Autorët i morën armët me vete, do përdoren prap…

22 April 2025 at 21:46

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një pasyrim të ngjarjes së ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë, ku pas një atentati me armë zjarri ndaj një mjeti tip “G-Class”, mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe të mitur.

Eksperti ka theksuar se si rrallë herë, armët nga ky atentat nuk janë gjetur siç ndodh zakonisht, çfarë nënkupton se autorët i kanë marrë me vete, duke lënë hapësira dyshimi për një vazhdimësi të kësaj ngjarje që u nis.

“Janë shumë elemntë të organizimit që na çojnë një grup të strukturuar por në një nivel më të lartë, organizatë kriminale. Si rrallë herë nuk janë gjetur armët, që do të thotë se janë marrë me vete dhe do të përdoren prap. Atë që se përfunduan dot nëse janë një grup i fuqishëm, do ta përfundojnë në vijim atë që nisën. Pikëpyetja është, ndaj kujt?

Ndaj një rivali të tyre të krimit të organizuar që shëtit me “G-Class” apo ndaj një familjari të ndonjë biznesmeni që mund ta kenë kërcënuar më parë. Janë disa pista që unë përmend që mund të çojnë në zbulimin e tyre”, tha eksperti i kriminalistikës.

Ndërkaq, Karamuço përmend faktin se disa persona janë marrë në pyetje, por sipas tij, nuk janë marrë ende në pyetje persona që ende lëvizin të lirë me mejte të tilla, gjë e cila përben një rrezik.

“Po pyeten shumë persona, edhe biznesmenë që kanë këto makina në atë zonë. Nuk po pyeten ato që janë në kërkim me këto makina. Që në mënyrë paradoksale vinë dhe shëtisin në zonat e rezidencave. Janë persona me rekorde kriminale, në kërkim disa prej tyre që strehohen në këto rezidenca dhe kjo ka rritur një risk të madh.

Problemi është që në Shqipëri humbin jetën kot. Ajo që kemi rënë viktimë orët e para të gjithë, janë disa informacione që donin ta lidhnin me patjetër ngjarjen e Lezhës me këtë ngjarje. Është rrëzuar një gjë e tillë, s’ka lidhje me atentatin e Lezhës ku humbi jetën një person”, tha Ervin Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Karamuço për atentatin në Lundër: Autorët i morën armët me vete, do përdoren prap… appeared first on Euronews Albania.

“Ka foto të atentatorëve dhe motorit në disa zona”, gazetari: Pse nuk publikohen

By: Besnik
22 April 2025 at 21:08

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, gazetari Eni Ferhati hodhi dritë mbi detaje tronditëse të atentatit të ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë, ku pas një breshërie të furishme plumbash ndaj një mjeti tip “G-Class”, mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe të mitur.

Ferhati e cilësoi sulmin si “brutal dhe të drejtpërdrejtë”, duke theksuar se mund të ishim përballë një masakre në kufi të një akti terrorist, pasi në vendngjarje janë gjetur të paktën 38 gëzhoja.

“Sulmi ka qenë brutal, i drejtpërdrejtë, ku qëllimi i autorëve, që mendohet se janë dy sipas hetimeve paraprake, mund të kishte sjellë një masakër, në kufi të një akti terrorist. Janë gjetur 38 gëzhoja për momentin në vendin e ngjarjes. Ka dyshime se ka qenë një sulm statik dhe më pas ka vijuar për rreth 500 metra”, thja Ferhari.

Sipas tij, sulmuesit, të maskuar dhe me skafandra, kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe të përgatitur. Ata kanë përdorur një motor tip Yamaha 600 kubik, i cili është fiksuar në të paktën 30 lokacione të ndryshme përgjatë tre ditëve para atentatit. Gjurmimi i tyre tregon një itinerar të detajuar në zona rezidenciale të Tiranës, ku besohet se kanë qenë në pritje të objektivit.

“Dy persona të maskuar me skafandra, nuk e di pse policia nuk e shpërndan foton e tyre. Po ashtu, foto e motorit tip Yamaha është fiksuar në 30 destinacione të ndryshme gjatë harkut kohor të tre ditëve deri në momentin e atentatit. Është Yamaha, 600 kubik, është bërë itinerari; si kanë mbërritur në pikën ku kanë zgjedhur për të pritur objektivin, kanë lëvizur në rrethina të Tiranës, në zona rezidenciale ku ka vila. Shoferi që shoqëronte të miturit ka qenë i armatosur me armë me leje, por e ka pasur të pamundur të reagojë ndaj agresorëve”, tha gazetari.

A ka lidhje ky atentat me gruan e Ron Brahimit?

“Lidhja me gruan e Ron Brahimit ka qenë dyshimi paraprak në këtë ngjarje të rëndë.
Me filtrimin e informacioneve, provave në vendngjarje, informacioneve operative, bëhet dhe përjashtimi i pistave. Gjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe individë që kanë përdorur këto lloj mjetesh. Ne jemi duke shkuar drejt përjashtimit të kësaj piste, por çështja është: çfarë konflikti është ky, që të urdhërohet të goditet edhe mbi fëmijët? Dyshohet që është atentat i paguar. Në Tiranë ka shumë mjete të tilla G-Class, të botës së krimit ose biznesit, dhe përkojnë që targat janë të përafërta, që fillojnë me “00”, dhe kanë qenë objekt verifikimi i grupit hetimor. Duket që pas kësaj fshihet një grup i strukturuar kriminal. Këto ngjarje kërkojnë një tjetër lloj niveli hetimor. Pse jo edhe nga SPAK”, tha gazetari Ferhati.

Kujtojmë se më 17 prill, në mbrëmje, nga të shtënat mbi mjetin tip G-Class, mbetën të plagosur 11-vjeçari D.D., 17-vjeçari M.D., shoku i tyre K.M., 19 vjeç, dhe shoferi A.S., 34 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ka foto të atentatorëve dhe motorit në disa zona”, gazetari: Pse nuk publikohen appeared first on Euronews Albania.

❌
❌