Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mashtrim përmes Call Center-ave, tetë vjet burgim për Jusel Mici dhe shtatë vjet për Mendim Domi – iu konfiskohen edhe pasuritë

18 June 2025 at 13:56

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për Jusel Mici dhe Mendim Domi dhe dosjen e ka dërguar në Gjykatë.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, vendosi 8 Vjet burg për Jusel Micin dhe 7 vite e 4 muaj burg për Mendim Domi, raporton Tch.

Mici akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, mashtrimit kompjuterik, fshehje e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Ndërsa Domi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim me Micin.

Mashtrimi “online” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit.

Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja, duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin call center në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin klientë, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit.

Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve online në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Dëmi ekonomik i shkaktuar, arrin në vlerën 3 000 000 euro, por ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallëzuar mashtrimet ndaj tyre. /TCH/

The post Mashtrim përmes Call Center-ave, tetë vjet burgim për Jusel Mici dhe shtatë vjet për Mendim Domi – iu konfiskohen edhe pasuritë appeared first on Telegrafi.

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

By: Oldi
18 June 2025 at 11:12

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vjet burg të pandehurin Jusel Mici dhe me 7 vjet e 4 muaj burg Mendim Domin, pas gjykimit me procedurë të shkurtuar për një seri veprash penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK rezulton se grupi kriminal ku bënin pjesë […]

The post Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin appeared first on BoldNews.al.

Mashtrim me call center/ Arrestohen dy persona në Tiranë

By: Re Nato
4 June 2025 at 09:17

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Olsi Vasku 35 vjeç, dhe Admir Behari  32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

Mashtronin të huaj me call center, në pranga dy administratorët në Tiranë

By: user 11
4 June 2025 at 09:38

Dy administratorë të një call center-i janë arrestuar pasi mashtronin persona të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Last call”.

Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për call center.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët administronin këtë ambient (call center), përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Sekuestrohen 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtronin të huaj me call center, në pranga dy administratorët në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Skema me Call Center në Tiranë/ Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, bien në pranga dy persona

By: V K
4 June 2025 at 09:45

Këtë të mërkurë, është goditur nga Policia e Tiranës, një tjetër rast i mashtrimit përmes Call Center.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last Call”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për veprimtari të paligjshme.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga dy shtetas, të cilët akuzohen se administronin një subjekt të paregjistruar, të shndërruar në Call Center me qëllim mashtrimin e shtetasve të huaj.

Hetimet kanë zbuluar se ambienti, i ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ishte përshtatur në mënyrë të paligjshme për të operuar si call center.

Të dy personat telefononin qytetarë të huaj, duke i mashtruar për të investuar në bursa fiktive, me qëllim përfitimin e paligjshëm të të ardhurave.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Last Call”.

Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për call center.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët administronin këtë ambient (call center), përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Sekuestrohen 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35-vjeç, dhe A. B., 32-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si Call Center.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Skema me Call Center në Tiranë/ Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, bien në pranga dy persona appeared first on Albeu.com.

Finalizohet operacioni policor ‘Platforma’/ Kryenin mashtrime online për investime në bursë, një i arrestuar

14 May 2025 at 11:39

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Platforma’, ku përmes një platforme të rreme investimesh online të përfshirë në mashtrime, goditet grupi i strukturuar kriminal.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe po punohet për arrestimin e dy të tjerëve. Gjatë hetimeve u godit një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Ndërkaq, më parë janë arrestuar edhe 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe 4 të tjerë janë në hetim. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Platforma’/ Kryenin mashtrime online për investime në bursë, një i arrestuar appeared first on Sot News | Lajme.

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

By: Ela
14 May 2025 at 11:46

Policia ka zbuluar një call center në rrugën “Janos Hunyadi”, i cili ishte përshtatur për kryerjen e mashtrimeve kompjuterike nëpërmjet një platforme të rreme investimesh online. Gjatë operacionit, u bë arrestimi i njërit prej organizatorëve të kësaj skeme mashtrimi, Agim Shehu, 36 vjeç, banues në Tiranë. Dy bashkëpunëtorët e tij, A. R., 34 vjeç dhe […]

The post Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Kryenin mashtrime online për investime në bursë/ Goditet baza e një “call center” në Tiranë, një i arrestuar

14 May 2025 at 11:24

SHQIPËRI- Në Shqipëri vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Platforma”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.

Gjatë hetimeve u godit një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe po punohet për arrestimin e dy të tjerëve.

Ndërkaq, më parë janë arrestuar edhe 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe 4 të tjerë janë në hetim. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit./abcnews.al

 

 

 

 

Mashtrim kompjuterik përmes call center, 7 të arrestuar në Tiranë

14 May 2025 at 11:45

Policia e Tiranës ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik dhe ka arrestuar 7 persona një nga të cilët organizator i këti aktiviteti të jashtëligjshëm.

“Në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center.

Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit I. K., 33 vjeç, banues në Farkë, L. V., 22 vjeç, banues në Krujë, E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.

Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë”, bën me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtrim kompjuterik përmes call center, 7 të arrestuar në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të organizatorëve të skemave mashtruese me “call-center”

27 April 2025 at 14:36

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 27 prill se dy ditë më parë ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të deklaruar fajtorë për një skemë mashtrimi me call-center që u zhvati qytetarëve evropianë rreth 7 […]

The post SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të organizatorëve të skemave mashtruese me “call-center” appeared first on Reporter.al.

Apartamente, vila dhe llogari bankare/ SPAK kërkon konfiskimin e 2.3 mln euro pasuri të Erion Kasmit e Xhulian Xhafës

27 April 2025 at 10:48

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 i vitit 2023.

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, pas regjistrimit të procedimit penal nr.300/2021*, me akuzat për kryerjen e veprave penale:

“Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe si rezultat janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror nr.13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

“Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,
Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.
Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.
Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë
Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.
Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,
Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.
Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S. Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.
Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.

Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.

The post Apartamente, vila dhe llogari bankare/ SPAK kërkon konfiskimin e 2.3 mln euro pasuri të Erion Kasmit e Xhulian Xhafës appeared first on Sot News | Lajme.

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

26 April 2025 at 19:29

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në rezidencën me vila “Long Hill” në Tiranë, ku u dhunua me sende të forta brenda një lokali 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi. Mësohet se një prej autorëve, i vetmi që është identifikuar nga Policia deri tani është 38-vjeçari Kliton […]

The post Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër appeared first on BoldNews.al.

U dënuan me burg për mashtrim 7 mln euro me Call Center, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim (Emrat)

23 April 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të prishë vendimin nr. 43, datë 08.07.2024, të dhënë nga Shkalla e Parë ndaj të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa, të dënuar më herët për mashtrim me Call Center në vlerën prej rreth 7 milionë euro. Vendimi u shpall më 23 prill 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani dhe Nertina Kosova.

Apeli ka urdhëruar rigjykimin e çështjes nga një kolegj tjetër brenda së njëjtës gjykatë, pas ankimeve të paraqitura nga të pandehurit.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 23.04.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 13 akti, datë 20.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimeve të ankuesve/të pandehurve E.K. dhe Xh.Xh., kundër vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar dërgimin e akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

The post U dënuan me burg për mashtrim 7 mln euro me Call Center, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Zbulohet një apartament i kthyer në Call Center, arrestohet organizatori

By: Ardit
2 April 2025 at 12:27

Policia e Tiranës ka zbuluar një apartament i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Në pranga ka përfunduar organizatori i kësaj veprimtarie të jashtë ligjshme, ndërsa janë proceduar edhe 5 punonjës. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe 37-vjeçarin që ka marrë me qira […]

The post VIDEO/ Zbulohet një apartament i kthyer në Call Center, arrestohet organizatori appeared first on BoldNews.al.

Skema e mashtrimit me call center, SPAK sekuestron disa pasuri

7 March 2025 at 16:31

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK  njoftoi të premten më 7 mars sekuestrimin e pasurive të tjera të dy të akuzuarve si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, që nëpërmjet mashtrimit online përmes call-center-ave në Shqipëri dhe Itali, dyshohet se u vodhën shtetasve evropianë miliona euro në këmbim të premtimit […]

The post Skema e mashtrimit me call center, SPAK sekuestron disa pasuri appeared first on Reporter.al.

Aktivitet kriminal përmes call center/ SPAK sekuestron pasuritë e dy personave që ngritën skemën e mashtrimit

By: xhir jeta
7 March 2025 at 13:21

Me vendim të gjykatës, SPAK ka vënë në sekuetsro 31 pasuri në emër të Joel Micit e Mendim Domit të akuzuar se përmes aktivitetit kriminal  nëpërmjet call centerave mashtronin qytetarë për të investuar në bursa.

Mici e Domi, akuzohen nga SPAK se janë  organizatorë  dhe pjestarë  të një grupi kriminal ndërkombëtar, që  krijuan një skemë mashtrimi zhvatjeje të qytetarëve evropianë nëpërmjet qendrave call-center në Shqipëri dhe Itali.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.1 datë 07.02.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj shtetasve J.M dhe M.D.

Ata janë subjekte të hetimit pasuror sipas Ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 dhe po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021 për veprat penale.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme rezultojnë pasuri të pajustifikuara nga burime të ligjshme, të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara:

  1. Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 83.00 m², në pronësi të J.M., me adresë: Kompleksi Rezidencial “Siri”, në Rrugën, “Siri Kodra” Tiranë.
  2. Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe totale 78 m2, në pronësi të J.M., dhe A.M., me adresë: Rruga “Luigj Gurakuqi”, Tiranë.
  3. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 2639 m2, në pronësi të J.M, me adresë: Mazrek, Tiranë.
  4. Pasuria “Arë”  me sipërfaqe 2733 m2, në pronësi J.M., dhe A.M., me adresë: Mazrek, Tiranë.
  5. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4000 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.
  6. Pjesa ideale prej 3/8 e Pasurisë “Arë”, sipërfaqe 3180 m², në pronësi J.M., me adresë: Rruga: Sauk Tiranë.
  7. Pasuria “Arë”, sipërfaqe 4.253 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.
  8. Pasuria “Apartament”, tipi 3+1, sipërfaqe totale 182.02 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.
  9. Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.36 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.
  10. Pasuri “Garazh”, sipërfaqe totale 18.06 m2, në pronësi J.M., me adresë:Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
  11. Pasuri “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.60 m2 në pronësi J.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
  12. Pasuria “Njësi Shërbimi” në katin nr. 11-të, sipërfaqe të përgjithshme 442.57 m2, në pronësi të J.M., dhe M.D., me adresë në objektin Rezidenca “Altura” në nën njësinë strukturore G24 në Bulevardin e Ri, pranë Parkut të Ri të Tiranës.
  13. Pasuria “Vilë” individuale 2 kate, me 1 kat nëntokë, me sipërfaqe totale banimi 266.7 m2, në pronësi J.M., me adresë në Kompleksin Rezidencial Turistik “Lalzi Marina Seaside”, në Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Durrës.
  14. Pasuria “Apartament” me nr. Nr. 05, tipi 2+1,  sipërfaqe totale 103.1 m2, Kati 1, në pronësi të shtetases Z.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
  15. Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 11.69 m2, në pronësi të shtetasit S.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
  16. Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.88 m2, në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
  17. Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.69 m2 në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.
  18. Kuota 20% të shoqërisë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të J.M., me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga: “Siri Kodra”, Tiranë.
  19. Pasuria “Automjet”, i markës BMW, modeli X5 3.5D, viti i prodhimit 2017, në pronësi të shtetasit në pronësi të shtetasit S.M.
  20. Pasuria “Automjet” i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetasit F.M.
  21. Pasuria “Automjet” i markës BMW, modeli X4, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetases A.M,.
  22. Pjesa takuese ½ e pasurisë “Arë”, me sipërfaqe 4100 m2, në pronësi të shtetasit M. D, me adresë në Kashar Tiranë.
  23. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 3720 m2, në pronësi M.D., me adresë të pasurisë Kashar Tiranë.
  24. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4600 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Mazrek Tiranë.
  25. Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1300 m2, në pronësi të shtetasit M.D., me Nr. Personal J31124053M, me adresë të pasurisë në Mazrek Tiranë.
  26. Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 115.7 m2, dhe sipërfaqe verande 82.3 m2, në pronësi të M.D., me adresë në rrugën: Mustafa Mara, Tiranë.
  27. Pasuria “Vilë Dyshe”, me sipërfaqe totale me verandë të shfrytëzueshme 177.55 m2, si edhe me sipërfaqe totale parcele 557 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Kompleksi Turistik Polifunksional ‘San Pietro’ në Lalëz Durrës.
  28. Kuota 40% të shoqëris tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të M.D, me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga “Siri Kodra”, Tiranë.
  29. Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 195 763.24 euro.
  30. Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 417 454.64 lekë.
  31. Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., PF me balancë 1,036,309.00 lekë.

DËSHMITË/ Kush është karteli rus “Khirprom” që fshihet pas trafikimit të ukrainasve në Vlorë

5 March 2025 at 14:46

Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, Volodomir Savinov, u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e Ukrainës me seli në Tiranë për atë që më pas do të ishte çelësi i një zbulimi të pazakontë në fushën e krimit të organizuar. Savinov informoi se […]

The post DËSHMITË/ Kush është karteli rus “Khirprom” që fshihet pas trafikimit të ukrainasve në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin të huajt për të investuar në bursë, 6 të arrestuar në Tiranë

By: Ela
2 February 2025 at 10:43

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur si call-center, me anë të cilit disa persona mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Policia ka arrestuar gjashtë persona K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç, S. […]

The post Mashtronin të huajt për të investuar në bursë, 6 të arrestuar në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin të huajt përmes call center-ave, policia tjetër operacion në kryeqytet! Arrestohen 6 persona

2 February 2025 at 10:32
Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, personat janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë

Mashtronin shtetas të huaj, arrestohet administratori i një call center-i në Tiranë, procedohen 13 punonjësit

By: Ela
31 January 2025 at 13:49

Administratori i një call-center-i në Tiranë është arrestuar dhe 13 punonjësit e tij janë proceduar, pasi mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive Policia ka sekuestruar pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe mjete pune që përmbanin të dhëna të ndryshme. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në […]

The post Mashtronin shtetas të huaj, arrestohet administratori i një call center-i në Tiranë, procedohen 13 punonjësit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌