Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës. Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë. Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku katër shtetas morën me forcë një 48-vjeçar në automjet dhe e dhunuan.
Sipas burimeve policore, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit me iniciale, D. S., 48 vjeç, që u mor me forcë dhe u dhunua nga katër persona, Komisariati i Policisë Durrës nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar katër shtetasit e dyshuar, të cilët janë A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët dhe vijon punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, viktima ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës, ka dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e vrasjes së Edmond Papës, duke dënuar me gjithsej 55 vite burg dy personat e akuzuar për këtë krim të rëndë.
Sipas vendimit të shpallur nga Gjykata, Andrew Bode, është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Albano Velo, u dënua me 25 vite heqje lirie.
Të dy u shpallën fajtorë për përfshirje direkte në atentatin ndaj Papës, i cili mbeti i vrarë në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë.
Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur më 4 dhjetor 2023 në fshatin Goskovë, ku nga banesa e shtetasit A.S u vodh një shumë prej 600.000 lekësh të rinj. Pas një hetimi dyvjeçar në bashkëpunim me Prokurorinë, janë identifikuar dhe proceduar ligjërisht tre persona të dyshuar për këtë krim.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Samuel Tepexhik, 24 vjeç banues në Korçë, ndërsa ndaj shtetasit A. Ç., 21 vjeç, banues në Goskovë – i cili ndodhet aktualisht në burg për një vepër tjetër penale – është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë një i mitur 16-vjeçar, nip i pronarit të banesës, ndaj të cilit është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Sipas hetimeve, autorët kanë bashkëpunuar për të detyruar djalin e pronarit të banesës që të gjente çelësin e kasafortës dhe të merrte shumën e parave, duke konsumuar kështu elementë të veprave penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në kryerjen e veprës penale”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ditën e sotme dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15,000 euro në një banesë. Personat e identifikuar janë Arbnor Xhimaj 40 vjeç, dhe Lejdjan Gjoka 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ata janë identifikuar dhe kapur pas një operacioni policor teksa gjatë hetimeve, rezultoi se të dy të arrestuarit ishin të dënuar më parë për vjedhje. Gjatë hetimeve është zbuluar se Arbnor Xhimaj ishte duke vuajtur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 02.06.2025, Xhimaj dhe Gjoka kanë vjedhur një kasafortë me 15,000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Kjo u konstatua pas kallëzimit të shtetasi pronarit të banesës, i cili njoftoi autoritetet për humbjen e parave dhe kasafortës. Si rezultat, policia ka sekuestruar automjetin e dyshuar që ata përdorën për të realizuar vjedhjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë gjendur nën dhunën e paprecedentë të dy personave, që i kanë sulmuar për shkak të detyrës.
Hetimet po kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas denoncimit të efektivëve.
“U shpallën në kërkim K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Policisë Bashkiake. Punohet për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftojnë uniformat blu.
Ngjarja është ende nën hetim, teksa nuk u zbardhën detaje nga dinamika dhe rrethanat e saj.
Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në territor nga ku janë zbuluar dhe asgjësuar 1,288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në territorin e njësisë administrative Shllak, kanë asgjësuar 1,011 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara si narkotikë, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në territorin e njësisë administrative Pult, kanë asgjësuar 277 fidanë kanabis.
Policia po vijon me hetimet dhe punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike, duke e mbajtur territorin të sigurt dhe duke parandaluar rritjen e kultivimit të kanabisit në zonat e caktuara.
Policia e Kurbinit zbardh dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç.
Ajo njofton se jane prangosur dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas.
Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar.
“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore”, thekson policia.
Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatitn e regjistruar mbrëmjen e 17 Prillit në Tiranë, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti “Benz G-Class” dhe për pasojë mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy fëmijë të mitur. Burime për mediat bëjnë me dije se në vendin ku […]
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një pasyrim të ngjarjes së ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë, ku pas një atentati me armë zjarri ndaj një mjeti tip “G-Class”, mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe të mitur.
Eksperti ka theksuar se si rrallë herë, armët nga ky atentat nuk janë gjetur siç ndodh zakonisht, çfarë nënkupton se autorët i kanë marrë me vete, duke lënë hapësira dyshimi për një vazhdimësi të kësaj ngjarje që u nis.
“Janë shumë elemntë të organizimit që na çojnë një grup të strukturuar por në një nivel më të lartë, organizatë kriminale. Si rrallë herë nuk janë gjetur armët, që do të thotë se janë marrë me vete dhe do të përdoren prap. Atë që se përfunduan dot nëse janë një grup i fuqishëm, do ta përfundojnë në vijim atë që nisën. Pikëpyetja është, ndaj kujt?
Ndaj një rivali të tyre të krimit të organizuar që shëtit me “G-Class” apo ndaj një familjari të ndonjë biznesmeni që mund ta kenë kërcënuar më parë. Janë disa pista që unë përmend që mund të çojnë në zbulimin e tyre”, tha eksperti i kriminalistikës.
Ndërkaq, Karamuço përmend faktin se disa persona janë marrë në pyetje, por sipas tij, nuk janë marrë ende në pyetje persona që ende lëvizin të lirë me mejte të tilla, gjë e cila përben një rrezik.
“Po pyeten shumë persona, edhe biznesmenë që kanë këto makina në atë zonë. Nuk po pyeten ato që janë në kërkim me këto makina. Që në mënyrë paradoksale vinë dhe shëtisin në zonat e rezidencave. Janë persona me rekorde kriminale, në kërkim disa prej tyre që strehohen në këto rezidenca dhe kjo ka rritur një risk të madh.
Problemi është që në Shqipëri humbin jetën kot. Ajo që kemi rënë viktimë orët e para të gjithë, janë disa informacione që donin ta lidhnin me patjetër ngjarjen e Lezhës me këtë ngjarje. Është rrëzuar një gjë e tillë, s’ka lidhje me atentatin e Lezhës ku humbi jetën një person”, tha Ervin Karamuço.
Autoritetet policore kanë gjetur mëngjesin e sotëm një automjet të djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit. Mjeti dyshohet se është përdorur nga atentatorët në atentatin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës, ku u ekzekutua 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i cili është vrarë në Maj të […]
Policia në vlorë ka zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjesh të ndodhura në Vlorë dhe selenicë. Bëhet e ditur se dy persona të identifikuar si Robert Pekmezi dhe Artan Zekaj u arrestuan pasi kishin vjedhur sende të ndryshme në banesa. Gjithashtu policia bën të ditur se janë sekuestruar, një pjesë e sendeve të vjedhura në […]
Mëngjesin e ditës së djeshme, të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Kamëz. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta.
Bëhet fjalë për shtetasit, Marjo Boja dhe Ersjon Boja, kushërinj me njëri-tjetrin.
Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26-vjeç dhe E. B., 30-vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38-vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Me legjimitetin e gjithkohshmërisë dhe kapërthimit të çdo limiti të mundësisë së njeriut për të sunduar botën, ai është quajtur “babai i fantashkencës”. Por, kohëpaskojet, tejpërçimi i dijes dhe ç’kodimi i mistereve dhe sekreteve nga njeriu, vërtetuan se ishte shumë më shumë se aq. Ai ishte një mëndje e ndritur, një forcë e tranformimit të përfytyrimeve në fakte shkencore të pakontestueshme. Ai nuk vinte nga qielli, por gjithçka që endi me kaq pasion dhe mendjebegati, e ngriti famën e tij lart në qiell, në një shkrepëtimë shndritëse ylli. Është fjala për poetin, dramaturgun dhe romancierin e zhanrit fikshën shkencor, Jules Verne, (Zhyl Vern) (8 shkurt 1828 – 24 mars 1905). Ai ishte një ndër shkrimtarët i njohur dhe më të lexuar francez në botë.
Reputacioni i tij ishte dukshëm i ndryshëm në rajone anglishtfolëse, ku ai nuk ka qenë shumë i mirëpritur sepse është etiketuar si një shkrimtar i zhanrit fikshën ose shkrimtar për fëmijë. Megjithatë kjo nuk shterroi interesimin e gjithë shtresave dhe grupmoshave, gjë që shtyu botuesin e tij të ribotojë disa herë romanet e Jules Vern.
Grupmoshat që lexuan, ëndërruan dhe jetuan me aventurat e tij janë pa dallim. Siç ka mrekulluar të rriturit, ka megjepsur fëmijët. Mendimtarët, shkencëtarët, zbuluesit dhe studiuesit, i ka shokuar me faktet dhe përfytyrimet, saktësia e të cilave do të ishte befasuese me ballafaqimin e fakteve përmes sprovave dhe sfidave shkencore në periudhat e mëvonshme. Deri para disa kohësh ka qenë autori më i përkthyer dhe më i admiruar, por do të mbetet përgjithmonë një shembull i pashembullt i letërsisë fantashkencës. Vepra e Zhyl Vern që nga viti 1979, u rendit me të njëjtën pritshmëri dhe interesim me kolanën krijuese të Agatha Christie dhe William Shakespeare.
Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikesish.
Biografia Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore. Ai ndoqi hapat e babait të tij dhe filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre-Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte por edhe duke e këshilluar për këshilluar për fushën e letërsisë. Jeta e tij është e mbarsyer me aventura dhe befasi, të cilat ngjizën thellë realitete imagjinative dhe zgjuan ato botë, ato larmi fantastike përfytyrimesh, të cilat kanë mbetur përgjithmonë si vlerat më të vlefta të leximit.
Pas suksesit të librave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në gjithë botën duke u shndërruar nga emrat më të lakuar. Ai u tërhoq nga jeta publike dhe bleu një shtëpi në Amien, një qytet i qetë bregdetar. Këtu ai filloi të rregullonte marrëdhëniet me disa nga anëtaret e familjes me të cilët s`kishte marrëdhënie të mira (përfshire dhe djalin e tij) si dhe u frymëzua për disa nga kryeveprat e tij. Zhyl Vern vdiq në Amien më 24 mars 1905 dhe u varros në këtë qytet.
Vepra e tij është sa interesante aq dhe bujare. Zhyl Vern ka shkruar 58 romane, por midis veprave të tij më të njohura përmenden: Aventurat e tri anglezëve dhe tri rusëve në Afrikën Jugore, Gjarpëri i detit, “Pesë javë në balonë”, “Ishulli misterioz”, Rreth botës për 80 ditë, “20 milje nën det”, “Nga Toka në Hënë”, “Udhëtim në qendër të Tokës”, “Aventurat e kapitenit Hateras”, “Fari në fund të botës”, “Sfinksi i akujve”, “Bijtë e kapitenit Grant”, “Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar”, “Dy vjet pushime”, “Aventurat e çuditshme të kapiten Antiferit”, “Mateo Sandorf”, “Mikel Strog”, “Piloti i anijeve të Danubit”, “Fshati ajror”, “Ndodhitë e një kinezi”, “Rrezja e gjelbert”, “Ylli jugor”, “Doktor Oksi”, “Kështjella në Karpate”, “Përplasja e anijes Xhonatan”, “Nje qytet lundrues”, “Vullkani i artë”, “Aventura e jashtëzakonshme e ekspeditës Barsak”, “Arkipelagu në flake”, “Mësymja e detit”, “Rrëmbimi i shpikësit”, “Dramë në Livoni”, “Udhëtaret e rinj”, “Shkolla e Robinsoneve”, “Dimërim në akull”, ” 2 vite me pushime “.
Kolana e tij krijuese pushtoi me mrekullimin përfytyrues gjithë botën dhe foli me gjuhët e gjithë rruzullit për të vijuar të mbetet në shkallën më të lartë të interesimit në gjininë e fantashkencës./ KultPlus.com
44-vjeçari nga Tirana Jenis Tulja dhe 45-vjeçari nga Saranda Mirjan Guveli kanë dalë sot para gjykatës në Greqi, pasi dyshohen si autorët e atenatit të regjistruar më 15 Dhjetor të vitit të kaluar në një lokal në Thermomakedonon të Athinës, ku mbeti i vrarë Irakli Davella dhe u plagos Edi Luloas alias Etmond Hysa. Ndaj […]
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën ka konfirmuar është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, më shumë se një vit më parë.
Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Ademajt, akuzohet se ka përgatitur planin për ta vrarë Liridonën më 29 nëntor të vitit 2023.
Granit Plava, akuzohet si doras, ndërsa Kushtrimi Kokalla, ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë (FSK), akuzohet se ka dhënë ndihmë në kryerjen e veprës penale.
Të tre janë në paraburgim. Në akuzë është përfshirë edhe një i dyshuar i katërt, që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në rast.
Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviç, ka thënë se e vetmja gjë që ka vonuar në ngritjen e aktakuzës, ka qenë zbulimi i motivit që e ka shtyrë Naim Murselin ta planifikojë vrasjen e bashkëshortes.
Ajo bëri të ditur se kanë kërkuar përgjigje nga shteti i Suedisë, aty ku ka jetuar çifti më herët.
“Për detajet e aktakuzës nuk mund të flasim. Çka ka munguar është motivi që e ka shtyrë Naim Murselin ta vrasë Liridona Ademajn. Kemi shfrytëzuar ndihmën ndërkombëtare nga Mbretëria e Suedisë dhe për këtë arsye organeve të Suedisë i jemi drejtuar të na dërgojë të dhëna për jetën e tyre familjare. Kemi marrë përgjigje në pyetjet që kemi dërguar atje dhe atëherë kemi mundur të kemi pasqyrën e plotë të ngjarjes. Përderisa kanë jetuar në Suedi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara dhe kanë pasur çështje edhe financiare. Për të gjithë emrat e të pandehurve në këtë lëndë e dimë se kush janë. Keni dëgjuar emrin e njërit që i ka planifikuar të gjitha e ai është Naim Murseli…”, ka thënë Perlinçeviç pa dhënë detaje të tjera.
Prokurorja ka thënë se do të kërkojë dënim maksimal për kryerësit e kësaj vepre.
Pas konferencës së Prokurorisë, vëllai i Liridonës, Liridon Ademaj, ka folur për mediat duke thënë se e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës, por shpreson që gjykata të vendosë sa më shpejtë dënim kapital për të akuzuarit.
“E mirëpresim ngritjen e aktakuzës. Në emër të familjes ju falënderoj të gjithëve, prokurorinë dhe hetuesinë. Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo që duam ne është që gjykata sa më shpejt të vendosë një dënim kapital që të lehtësojë sado pak zemrat tona dhe të fëmijëve të saj. Nuk e kemi marrë aktakuzën. Fëmijët kanë kuptuar gjithçka. Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë. Për këtë kujdeset shteti, që e di më mirë me njerëz adekuatë. Por çfarë shohim ne janë shumë të mërzitur. Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim (motivin). Është ditë e rëndë për ne”, ka thënë ai.
Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht u raportua nga Policia si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Por vetëm një ditë më vonë, Policia arrestoi bashkëshortin e saj, si të dyshuarin kryesor për planifikimin e vrasjes.
Kamerat e sigurisë nga karburanti pranë vendit të ngjarjes shihen nga grupi hetimor si një nga indiciet qe mund të çojnë tek identifikimi i autorëve të vrasjes së Kristian Markut, ngjarje e ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Nga grupi hetimor do shikohen edhe automjetet që kanë levizur gjatë momentit të ngjarjes, kjo pasi pas djegies së […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë teksa 30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua me armë zjarri brenda në makinë, në rrethana ende të paqarta.
Nga njoftimet e policisë bëhet me dije se autorët, i kanë vënë flakën automjetit me të cilin kanë lëvizur dhe kryer krimin me armë zjarri ndaj viktimës dhe janë arratisur.
Burime për Euronews Albania kanë siguruar pamjet teksa automjeti i autorëve po digjej në vendngjarje në autostradën Fier-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për autorin e vrasjes së Ramazan Matajt, Arjon Hasajn dhe vëllanë e tij Klisman Hasaj. Mësohet se Gjykata ka lenë në fuqi vendimin për arrest me burg për dy vëllezërit, që akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vrarë 33-vjeçarin Mataj.
Hasaj, në dëshminë e dhënë ka pretenduar se Ramazan Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, si edhe i ka shpërndarë video të tyre intime tek bashkëshorti i dytë, si edhe në fshat. I arrestuar si bashkëpunëtor i ngjarjes së rëndë është edhe i vëllai Klisman Hasaj, i cili dyshohet se siguroi kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit, akuza të cilat 20-vjeçari i ka mohuar.
Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i viktimës u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamert e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime.
Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e regjistruar mbrëmjen e Janarit në zonën e Dragoçit në Shkodër, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 33-vjeçari Ramazan Mataj brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”. Burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, babë e bir, si autorë të dyshuar të vrasjes, teksa janë shoqëruar edhe disa […]