Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zonat e mbrojtura në rrezik, beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese 

8 July 2025 at 15:51

Një vit pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, beteja për mbrojtjen e natyrës arrin në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi pritet brenda korrikut. Lexo më shumë në Faktoje.al

Esmeralda Topi 

Më 2 mars 2024, socialistët miratuan ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, shoqërisë civile, ekspertëve të mjedisit dhe Brukselit. Presidenti Bajram Begaj, pavarësisht pritshmërive për ta kthyer ligjin për rishqyrtim, e dekretoi atë disa javë më pas, duke lënë si mundësi të vetme ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.

Një vit më vonë, beteja ligjore është zhvendosur pikërisht aty, ku deputetë të opozitës, të mbështetur nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe Qendra EcoAlbania, kërkojnë pezullimin e këtij ligji, që, sipas tyre, kërcënon rëndë natyrën shqiptare dhe bie ndesh me Kushtetutën e vendit. 

Ligji ekzistues parashikonte ndalime të rrepta për ndërtimet në zona të mbrojtura, ndërsa ndryshimet e miratuara i hapin rrugën zhvillimeve infrastrukturore dhe turistike. 

Me sytë nga Kushtetuesja

Pas dy seancash, Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë vendimin për këtë çështje brenda këtij muaji. Vendimi pritet të ketë ndikim jo vetëm për të ardhmen ekologjike të Shqipërisë, por edhe për pjesëmarrjen publike në vendimmarrje që prekin mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. 

Presidenti i Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë, Taulant Bino, pret një vendim të pavarur dhe jo të ndikuar nga politika.

“Në fund të fundit, ky nuk është një vendim për organizatat, por për dinjitetin tonë njerëzor, për mbrojtjen e shëndetshme të kësaj natyre dhe mjedisi që na e kanë lënë të parët dhe duhet tua trashëgojmë, në gjendje edhe më të mirë, brezave të ardhshëm. Mjedisi dhe natyra nuk janë të politikës, por të shqiptarëve”, argumenton Bino për Faktoje.al. 

Edhe Olsi Nika, nga qendra “Eco Albania” thekson se Kushtetuesja ka përgjegjësi të madhe për të rikthyer besimin në shtetin e së drejtës.

“Nëse Gjykata do ta rrëzojë këtë ligj, do të jetë një fitore për komunitetet lokale dhe për të gjithë ata që shohin në natyrën shqiptare një pasuri të përbashkët e të patjetërsueshme. Në të kundërt, mund të hapë një epokë të re të zhvillimeve turistike intensive në zemër të pasurive natyrore të vendit, me pasoja të pariparueshme për biodiversitetin dhe identitetin ekologjik të Shqipërisë”, pohon Nika. 

Po ashtu, deputetja Ina Zhupa, një nga nismëtaret e padisë ndan të njëjtën pritshmëri. Ajo tha për Faktoje.al se pret që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë ligjin mbi këto argumenta: 

“Pikësëpari vërtetuam që nuk është kryer një proces i konsultimit publik, siç e kërkon Kushtetuta për çështjet e mjedisit. Së dyti, vërtetuam që ligji nuk duhet të kishte kaluar sepse ishte një ligj me kosto financiare dhe nuk shoqërohej me raport financiar për këto kosto”, thotë Zhupa duke shtuar se:

“Së treti, që është dhe thelbi i çështjes, tashmë në zonat e mbrojtura me këtë ligj është hequr çdo lloj kufizimi. Mund të shfarrosen fare zonat e mbrojtura. Kjo cënon edhe parimin e solidaritetit social”.

Prapavijë

Debati për fatin e zonave të mbrojtura nuk është i ri. Prej vitit 2019, kur nisi procesi i rishikimit të rrjetit të zonave të mbrojtura, vendimmarrja është shoqëruar me polemika dhe protesta. Vendimi i KKT-së në dhjetor 2020 që reduktoi sipërfaqet e disa zonave të mbrojtura u përball me reagime të forta, ndërsa në nëntor 2022 u miratua një hartë përfundimtare me disa korrigjime dhe shtesa të reja si Alpet apo lumi Vjosa. Megjithatë, përpjekjet për të ligjëruar ndërtime në këto zona kulmuan me miratimin e ndryshimeve ligjore vitin e shkuar.  

Asokohe, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u angazhua në një tur takimesh për të diskutuar nëpër Shqipëri, dëmin dhe pasojat që sipas saj sillte ligji i ri në Zonat e Mbrojtura. 

“Ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj i cili do të çohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, nga deputetët opozitarë duke qenë se janë një subjek i pakushtëzuar, por ne nuk do jemi vetëm”, premtoi Zhupa në tryezën e parë të diskutimeve në Pogradec.

Një vit më vonë, sytë janë nga Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin deri në fund të korrikut. 

Përfundim

Deputetja Ina Zhupa, një nga zërat më aktivë kundër ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura, kishte premtuar publikisht që do ta çonte këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Me dorëzimin e padisë dhe zhvillimin e procesit deri në mbylljen e seancave gjyqësore, ky premtim kategorizohet i mbajtur.

The post Zonat e mbrojtura në rrezik, beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese  appeared first on Faktoje.al.

Ura mbi Bunë peng i burokracive

17 June 2025 at 16:00

Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Vepra me vlerë 20 milion euro duhet të kishte përfunduar verën e kaluar. Por verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti ndodhet në fazën përgatitore. Nëse ndërtimi fillon brenda këtij viti, përfundimi më i hershëm i urës mbi Bunë do të ishte në vitin 2027

Esmeralda Topi

Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë 20 milionë euro për një urë mbi lumin Buna që do t’i lidhë brigjet e dy qendrave bregdetare, Ulqinit dhe Velipojës. 

Për herë të parë idea u bë publike qershorin e vitit 2022 gjatë një takimi të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Asokohe, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna.

Pak muaj më vonë, projekti u konkretizua në një Marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë. 

Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me bashkëfinancim.

Fakt 

Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka hyrë në fuqi, projekti për urën mbi Bunë nuk ka nisur zbatimin konkret në terren. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se tashmë ka nisur puna për hartimin e Protokollit të Zbatimit, një proces që kërkon dakordësim ndërshtetëror dhe përfshirjen e trupave diplomatike të të dyja vendeve.

Sipas FSHZH-së, pas ngritjes së strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive mes palëve, projekti i miratuar dhe i pajisur me leje ndërtimi do të nisë së zbatuari në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

Kohëzgjatja e punimeve mbetet dy vite, një afat që do të fillojë të llogaritet vetëm nga dita e parë e nisjes së punimeve, për të cilën ende nuk ka një datë të saktë.

“Projekti i miratuar dhe i pajisur me lejet përkatëse, nis zbatimin duke respektuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm. Nga momenti kur të nisin punimet, kohëzgjatja e tyre është parashikuar të jetë 24 muaj”, sqaron FSHZH për Faktoje.al. 

Rëndësia e projektit

Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.

Ekspertët e shohin ndërtimin e kësaj vepre si investim me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në të dy vendet.

“Kjo vepër infrastrukturore do të mundësojë rritje të numrit të turistëve, sidomos të atyre ditorë, të cilët për shkak të afërsisë do të kenë mundësi të vizitojnë të dy brigjet brenda një dite. Ura do të lehtësojë përfshirjen e Velipojës dhe Ulqinit në guidat turistike ditore, duke nxitur bashkëpunimin mes dy qyteteve në menaxhimin e përbashkët të destinacioneve, eventeve dhe promovimit rajonal”, shprehet ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.

Ajo shton se kjo infrastrukturë krijon potencial për zgjatjen e sezonit turistik, nxit zhvillimin e bizneseve të vogla dhe përforcon profilin ndërkombëtar të të dy vendeve në kuadër të turizmit ndërkufitar dhe mesdhetar.

Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.

Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë. Në projekt parashikohen dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila, dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë.

Përfundim

Edhe pse hyrja në fuqi e marrëveshjes është një hap përpara, projekti për urën Velipojë–Ulqin mbetet ende në fazë përgatitore, me shumë hallka burokratike përpara. Me ritmin aktual të zhvillimeve, vështirë se ura do të jetë funksionale para vitit 2027, nëse nis ndërtimi brenda këtij viti, siç thotë FSHZH. Ndaj nisur nga këto informacione, ne e kategorizojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë si premtim të pambajtur.

The post Ura mbi Bunë peng i burokracive appeared first on Faktoje.al.

12.6 miliardë lekë për listën e ilaçeve të rimbursueshme

By: FAKTOJE
10 June 2025 at 16:43

NGA SEBI ALLA

“A i marr falas këto ilaçet”?-pyet një paciente 61-vjeçare mjekun e familjes, teksa në vijim do i duhet të përballet me sëmundjen kronike të hipertensionit (tensioni i lartë arterial). Mjeku pohon për ilaçet falas, por sa për efektshmërinë e tyre, dukshëm vë në dyshim. “Falas i merr, po pyet çunat mos i kanë mundësitë t’i marrin më cilësore në farmaci”-thotë ai, duke bërë edhe një përllogaritje të shpejtë- “diku tek 28-30 mijë lekë (të vjetra) në muaj të shkojnë”. Pa e dhënë shumë veten, pasi ju duken shumë, gruaja 61-vjeçare thotë se t’i marrë një herë falas dhe pastaj të shohë e bëjë. Ky dialog pacient-mjek u zhvillua në një qendër shëndetësore në rrethinat e Tiranës. Kjo është një përballje e zakonshme në qendrat shëndetësore në vend, por pavarësisht shtimit të listës së ilaçeve të rimbursuara, cilësia e tyre është në pikëpyetje serioze. “Pacientët kanë kufizime në listën e ilaçeve të rimbursueshme dhe zakonisht jepen altenativat më të lira të barnave, rrjedhimisht për një pjesë të tyre edhe cilësia, për pasojë edhe efektshmëria vihet në dyshim”-thotë për Faktoje.al, mjeku Ilir Allkja.

Deklarata për garanci dhe shëndetësi falas

Sigurimi i barnave cilësorë dhe inovatore ishte një ndër premtime Ministres së Shëndetësisë Albana Kociu, në fund të vitit 2024 në konferencën për “Rikonceptimi i Kujdesit Shëndetësor, vizioni për një Shqipëri më të shëndetshme”.

“Sot flasim si të zhvillohemi më shumë, si të forcojmë akoma më shumë partneritetin mes nesh, si të zhvillojmë një platformë komunikimi të hapur, aktive të bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim që t’u sigurojmë qytetarëve, medikamente cilësore, barna inovatore në trajtimin e sëmundjeve”, u shpreh ministrja.

Por cilësia e ilaceve, e veçanërisht ajo e atyre të rimbursueshme vijon të mbetet e diskutuar në Shqipëri.

Ilaçe plot, efektshmëri e ulët

Një qytetar tregon sesa herë mundet barnat i blen jashtë. “Dallimi qoftë në cmim, por edhe në cilësi është shumë i ndjeshëm. Kostoja është gati e njëjtë, por cilësia dhe efektshëmëria e barnave të blera në vendet e BE-së, është e ndjeshme dhe me shëndetin nuk bëhet shaka”- përfundon qytetari A.K për Faktoje.

 “Ne kemi një listë të ilaçeve të rimbursueshme, kryesisht pensionistë por edhe pacientë që trajtohen me kemp janë pjesa kryesore që trajtohen, por efektshmëria e barnave nuk është e njëjtë me pjesën tjetër të medikamenteve të cilat nuk përfshihen në rimbursim”-pohon një farmacist në kushtet e anonimatit për Faktoje.al.

Zgjidhja që kanë bërë një pjesë është blerja e medikamenteve në farmaci, duke rritur kostot e shpenzimeve, sidomos për kategorinë e pensionistëve me të ardhura të pakëta financiare.

  • “Shpenzoj 63 mijë lekë në muaj, por jam më mirë, ilaçet i blej, ato tjerat (të rimbursueshmet) nuk më bënin shumë efekt”- thotë ajo, ndërsa thekson se “marr 120 mijë lekë (të vjetra) pension, por mi blen djali”.
  • Xhemile Sula

Pensionistja 67-vjeçare Xhemile Sula thotë për Faktoje.al se ka rreth një vit që vendosi të blejë ilaçet në farmaci, edhe pse për sëmundjen që ka (tension arterial dhe diabet) një pjesë i merrte me rimbursim.

“Shpenzoj 63 mijë lekë në muaj, por jam më mirë, ilaçet i blej, ato tjerat (të rimbursueshmet) nuk më bënin shumë efekt”-thotë ajo, ndërsa thekson se “marr 120 mijë lekë (të vjetra) pension, por mi blen djali”.

Rimbursim me ilaçe alternative

Nga 1366 lloje ilaçesh që rimbursohen plotësisht ose pjesërisht 47.2 % e tyre janë ilaçe alternative. Kjo nënkupton se rreth 53 % e ilaçeve rimbursohen sipas recetës së mjekut dhe pjesa tjetër në mungesë për shkak të çmimit të lartë, plotësohet me medikamente alternative për pacientët.

Duke e krahasuar me vitin 2013, ka një shtim të numrit të ilaçeve të rimbursueshme dhe shtrirje në kategori pacientësh. “Krahasuar me LBR (listën e barnave të rimbursueshme) 2013, dhe LBR në fuqi, janë më shumë në total: rreth 20.4% alternativa tregtare me rimbursim (janë 1.366 nga 1.135), rreth 56.9% principe aktive (janë 375, nga 239), rreth 47.2% alternativa të para (janë 627 nga 426)”-thuhet në qëndrimin zyrtar të FSDKSH-së për Faktoje.al. Të thjeshtuara, këto shifra nënkuptojnë se edhe në listën e ilaçeve të rimbursueshme aktualisht nga 1366 në total, 627 prej tyre janë ilaçe alternative. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, kjo nënkupton se për një sëmundje të caktuar rekomandohet një ilaç bashkë me dozën përkatëse, në mungesë të tij, rimbursohen ilaçe alternative që ka përbërës të barit parësor, por jo në cilësinë dhe dozën e kërkuar dhe efektshmëria e tij ulet ndjeshëm.

Ikja e kompanive serioze farmaceutike

Deri në fundin e vitit 2014 disa kompani serioze në tregun farmaceutik, kryesisht të vendeve të BE-së, kishin vendosur në Shqipëri filialet e tyre ose distributorë. Pas vitit 2014, të gjithë u larguan sidomos pas ndryshimeve ligjore mbi përdorimin e barnave. Futja në treg e barnave që jo domosdoshmërisht duhet të tregtohen edhe në vendet e BE-së (që nënkupton cilësi dhe çmim më të lartë), apo dominimi i kompanive farmaceutike vendase bënë që të mbylleshin filialet e tyre, pasi nuk gjenin hapësirë në tregtinë e produkteve farmaceutike.

“Janë disa lloje ilaçesh të rimbursueshme pjesërisht ose të pjeshme që kanë cilësi. Kryesisht për sëmundjet tumorale dhe së fundmi edhe ato të diabetit”-thotë një mjek familje i cili kërkoi të prononcohej në kushtet e anonimatit. Specialistët e shëndetësisë cilësojnë si problematike për nga cilësia ilaçet e rimbursueshme që përdoren për tensionin arterial, disa sëmundje kronike që prekin zakonisht moshat e mëdha, por edhe medikamente që përdoren për pacientë të shëndetit të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor dhe që përfitojnë edhe kemp.

Kostoja e ilaçeve të rimbursuara

Fondi i përcaktuar çdo vit për ilaçet e rimbursueshme mban një zë të rëndësishëm në shpenzimet për shëndetësinë. “Vlera e shpenzimeve të rimbursimit e realizuar në total për barnat gjatë vitit 2024, ishte rreth 11.8 miliardë lekë. Në zbatim të Ligjit 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025”, fondi i akorduar për rimbursimin e barnave të Listës së Barnave të Rimbursuara për vitin 2025 është 12.6 miliardë lekë”-thotë FSDKSH.

Kush dhe sa përfitojnë

dhënat e FSDKSH-së, të vëna në dispozicion për Faktoje.al, theksojnë se ndër kategoritë me peshën më të lartë në rimbursim për vitin 2024, janë; “Pensionistë pa afat”; “Persona me sëmundje kronike” dhe “Invalid i Plotë”, buxheti i rimbursimit të të cilave në raport me rimbursimin total vjetor (për të gjitha kategoritë) rezulton respektivisht: rreth 48.1%, rreth 32.6% dhe rreth 16%. “Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore për vitin 2024, rezulton se:  Numri i pacientëve, të cilët kanë përfituar nga skema e rimbursimit për vitin 2024, janë në total 442.586 pacientë, nga të cilët 385.075 pacientë kanë përfituar barna të rimbursuara dhe 57.511 pacientë kanë përfituar pajisje mjekësore me rimbursim (fisha diabeti)”-thotë për Faktoje.al FSDKSH.

Premtim gjysmë i mbajtur

Krahasuar me vitin 2013 lista e ilaçeve të rimbursueshme plotësisht ose pjesërisht ka ardhur në rritje. Nga 1135 lloje medikamentesh në vitin 2013, lista është shtuar në 1366 për vitin 2025. Por, cilësia e barnave sikurse pranohet nga mjekë dhe farnacistë ka rënie pasi nuk është më kriter që këto medikamente duhet të tregtohen të paktën në dy nga vendet e BE-së. Ndaj premtimin për sigurimin e medikamente cilësore qytetarëve e kategorizojmë gjysmë i mbajtur.

Gjithashtu premtimi për shëndetësinë falas konsiderohet gjysmë i mbajtur. Kjo duket edhe nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku në studimin e saj thekson se rreth 60 % e kostove të shëndetit shqiptarët i paguajnë nga xhepi dhe vetëm 40 % e shpenzimeve mbulohen nga shteti. Një pjesë e mirë e shpenzimeve shëndetësore lidhet me blerjen e ilaçeve edhe nga të sëmurë që përfshihen në kategorinë e pacientëve që përfitojnë rimbursim të plotë ose të pjesshëm, por për shkak të cilësisë së ulët të barnave të rimbursueshme detyrohen t’i blejnë në farmaci.

Diagnozat me numrin më të lartë të pacienteve janë:

-Hipertension arterial

-Diabet Mellitus

-Çrregullime të metabolizimit të yndyrnave

-Insuficencë kardiake

-Angor pectoral

-Astma bronkiale, SPOK.

Shpenzimeve kryesore të rimbursimit:

-Diabet Mellitus

-Hipertension esencial

-Tumori malinj i gjirit te femrat

-Insuficencë kardiake

-Çregullime të ritmit të zemrës

-Angor pectoral (sëmundje kardiovaskulare)

-Melanoma malinje

-Astma bronkiale

-Bllokim kronik

-Sëmundje të organeve hemopoetike -Leuçemia mieloide

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë

Bujqësia në mëshirën e qiellit

3 June 2025 at 20:39

Një histori dëshpëruese e një fermeri nga një fshat i vogël i Lushnjes dhe një sistemi që nuk funksionon, tregon fatin e mijëra fermerëve shqiptarë. Në Shqipëri, mijëra fermerë përballen çdo vit me rreziqe të mëdha për shkak të motit ekstrem dhe mungesës së sigurimeve bujqësore. Florjan Topi, i cili kultivon pjeshkë në Lushnje, ka humbur […]

The post Bujqësia në mëshirën e qiellit appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

19 May 2025 at 17:34

Premtimet elektorale të Partisë Socialiste për mandatin e katërt kapin një faturë financiare shumë më të lartë se mundësitë e buxhetit shqiptar? Programi i socialistëve kërkon mbi 29 miliardë euro, ndërsa buxheti i shtetit nuk mjafton as për gjysmën e tij. Një analizë e qendrës ALTAX zbërthen faturën e lartë të investimeve të premtuara duke […]

The post Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro appeared first on BoldNews.al.

Premtime socialiste me faturë miliardëshe

19 May 2025 at 16:00

Premtimet elektorale të Partisë Socialiste për mandatin e katërt kapin një faturë financiare shumë më të lartë se mundësitë e buxhetit shqiptar? Programi i socialistëve kërkon mbi 29 miliardë euro, ndërsa buxheti i shtetit nuk mjafton as për gjysmën e tij. Një analizë e qendrës ALTAX zbërthen faturën e lartë të investimeve të premtuara duke ngritur pikëpyetje mbi realizimin e tyre.

Esmeralda Topi

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste siguroi mandatin e katërt duke premtuar rritje të pagave, pensioneve, investime masive në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi. Por kur të gjitha këto premtime i vendos në një llogari të thjeshtë ekonomike, rezultati është një fushatë me oferta që i tejkalojnë disa herë mundësitë reale të shtetit shqiptar.

Sipas një analize të qendrës ALTAX, angazhimet e PS-së për periudhën 2025–2029 kapin një kosto nga 19,8 deri në 29,5 miliardë euro. Kjo përkthehet në një barrë financiare vjetore prej 7,6 deri në 12,9 miliardë euro. Ndërkohë, buxheti aktual vjetor i shtetit nuk kalon 8,2 miliardë euro. Ndaj në skenarin më modest kjo faturë kërkon rritje të buxhetit me të paktën 30–40%. 

Investimet sipas sektorëve

Të dhënat e përpunuara nga qendra ALTAX mbi kostot buxhetore të premtimeve të Partisë Socialiste për periudhën 4-vjeçare përbëjnë një skenar ambicioz, por sfidues për t’u përballuar me burimet aktuale të buxhetit të shtetit. 

Referuar të dhënave, sektorët më të kushtueshëm për buxhetin publik janë energjia, infrastruktura dhe zhvillimi rajonal. 

  • Energjia, me një kosto prej 8–12 miliardë euro në 4 vite.
  • Infrastruktura, me 5.9 miliardë euro.
  • Uji dhe zhvillimi rajonal, që kërkon 6.7 miliardë euro.

Po ashtu, një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve e mbajnë edhe sektorët socialë si punësimi, pensionet, shëndetësia dhe arsimi. 

  • Punësimi dhe pensionet: 4.68 miliardë euro.
  • Shëndetësia dhe mbrojtja sociale: 4.304 miliardë euro.
  • Arsimi: 2.4 miliardë euro.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëvë të ALTAX sektorët me më pak kosto për buxhetin në katër vitet e ardhshme do të jenë rendi, siguria si dhe mjedisi dhe kultura. 

  • Rendi, siguria dhe shërbimet publike, me një total prej vetëm 250 – 400 milionë euro për 4 vite.
  • Turizmi, mjedisi dhe kultura, me 1.5 miliardë euro.

Në mungesë të një “shkopi magjik”, buxheti është i vetmi filtër që ndan premtimet nga realiteti. Dhe ky filtër, nisur nga premtimet e bëra, tregon se fushata e 11 majit ishte më shumë një treg ofertash të lakmueshme sesa një plan pune i zbatueshëm.

Masat thelbësore 

Analiza e qendrës ALTAX tregon se programi i PS është i kushtueshëm dhe jo i përballueshëm në kushtet aktuale, nëse nuk merren parasysh masa thelbësore si:

  1. Rishikimi i prioriteteve buxhetore, për të fokusuar fondet në sektorët më urgjentë dhe me impakt më të gjerë afatgjatë.
  2. Zgjerimi i bazës tatimore dhe rritja e të ardhurave përmes formalizimit e dixhitalizimit të ekonomisë.
  3. Përdorimi i skemave hibride financimi, përmes partneriteteve publiko-private dhe mbështetjes së donatorëve ndërkombëtarë, veçanërisht për infrastrukturën dhe energjinë.
  4. Zgjatja e afatit të implementimit të projekteve madhore në 6–10 vite, për të mos e përplasur ekonominë me një barrë të menjëhershme.
  5. Menaxhim i kujdesshëm i borxhit publik, për të mos kaluar pragun e qëndrueshmërisë prej 70% të PBB-së.

Përfundim

Premtimet elektorale të kësaj fushate nga Partia Socialiste janë më shumë dëshmi e një gare për vota, sesa plane të mbështetura në realitete financiare. Mungesa e analizave të detajuara për kostot dhe burimet e financimit i bën premtimet jo të besueshme. Pa reforma të thella dhe një transparencë më të madhe fiskale, shumë nga këto angazhime rrezikojnë të mbeten në letër për t’u ricikluar për votuesit pas katër vitesh.

The post Premtime socialiste me faturë miliardëshe appeared first on Faktoje.al.

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18 May 2025 at 15:18

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë thirrje për unitet, duke premtuar ruajtjen e trashëgimisë së Kishës Katolike dhe duke deklaruar se nuk do të qeverisë si “një autokrat”.

Pas një parade të parë me papamobilin përmes një turme me rreth 200.000 njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit dhe rrugët përreth, Leoni u kurorëzua zyrtarisht si papa i 267-të i Kishës Katolike Romake gjatë një meshë në ambient të hapur.

Mbështetësit valëvitnin flamuj amerikanë dhe peruanë, me njerëz nga të dy vendet që e shpallin atë si papën e parë nga kombet e tyre. I lindur në Çikago, papa 69-vjeçar kaloi shumë vite si misionar në Peru dhe ka gjithashtu shtetësi peruviane.

Robert Prevost, një figurë relativisht e panjohur në skenën botërore që u bë kardinal vetëm dy vjet më parë, u zgjodh papa më 8 maj pas një konklavi të shkurtër kardinalësh që zgjati rreth 24 orë.

Ai pasoi Françeskun, një argjentinas që vdiq më 21 prill pas një udhëheqjeje 12-vjeçare shpesh të trazuar gjatë së cilës u përball me tradicionalistët dhe mbrojti të varfrit e të margjinalizuarit.

Në predikimin e tij, të lexuar në italishte të rrjedhshme, Leoni tha se si udhëheqës i 1.4 miliard katolikëve në mbarë botën, ai do të vazhdojë trashëgiminë e Françeskut në çështje sociale si lufta kundër varfërisë dhe mbrojtja e mjedisit.

Ai premtoi se do të përballet me “pyetjet, shqetësimet dhe sfidat e botës së sotme” dhe, në një gjest ndaj konservatorëve, premtoi të ruajë “trashëgiminë e pasur të fesë së krishterë”, duke bërë thirrje të përsëritura për unitet.

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, një i konvertuar në katolicizëm që u përplas me Françeskun për politikat e ashpra të emigracionit të Shtëpisë së Bardhë, udhëhoqi delegacionin amerikan së bashku me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, gjithashtu katolik.

Vance shtrëngoi dorën shkurtimisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fillim të ceremonisë. Të dy u takuan për herë të fundit në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur u përplasën fort përpara mediave botërore.

Zelensky dhe Papa Leoni pritet ta mbajnë një takim privat më vonë gjatë të dielës, ndërsa Vance pritet të takohet me papën të hënën.

Në një apel të shkurtër në fund të meshës, Papa Leoni iu referua disa konflikteve globale. Ai tha se Ukraina po “martirizohet”, një frazë e përdorur shpesh nga Françesku, dhe bëri thirrje për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” atje. Ai përmendi gjithashtu situatën humanitare në Gazë.

Ndër ata që ishin në turmë të dielën kishte shumë pelegrinë nga SHBA-ja dhe Peruja.

Që nga zgjedhja si papë, Leoni ka sinjalizuar disa prioritete kyçe për papatin e tij, përfshirë një paralajmërim për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe rëndësinë e sjelljes së paqes në botë dhe brenda vetë Kishës.

Papati i Françeskut la një Kishë të përçarë, me konservatorët që e akuzonin atë për krijimin e konfuzionit.

Duke thënë se po merrte këtë mision “me frikë dhe dridhje”, Leoni përdori fjalët “unitet” ose “të bashkuar” shtatë herë të dielën dhe fjalën “harmoni” katër herë.

Konservatorët gjithashtu akuzuan Françeskun se qeveriste në mënyrë autoritare dhe ankohen se ai i përçmonte shqetësimet e tyre dhe nuk konsultohej gjerësisht përpara marrjes së vendimeve.

Duke iu referuar Shën Pjetrit, apostullit të krishterë të shekullit të parë nga i cili papët e nxjerrin autoritetin e tyre, Leoni tha: “Pjetri duhet të kullosë kopenë pa iu dorëzuar ndonjëherë tundimit për të qenë autokrat, duke sunduar mbi ata që i janë besuar. Përkundrazi, ai thirret t’i shërbejë besimit të vëllezërve dhe motrave të tij dhe të ecë përkrah tyre”.

Shumë udhëheqës botërorë morën pjesë në ceremoni, përfshirë presidentët e Izraelit, Perusë dhe Nigerisë, kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Australisë, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.REL/

The post Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat” appeared first on Sot News | Lajme.

Premtime pa afat, rikonstruksionet e shkollave në Elbasan që nuk po nisin  

14 May 2025 at 19:00

Në periudhë fushate, Kryetari i Bashkisë, Elbasan, Gledjan Llatja, ka risjellë në rrjetet sociale premtimet për rikonstruksionin e tre shkollave, duke publikuar projekte 3D pa dhënë detaje për financimin, afatet apo fazat e punimeve. Një prej tyre është shkolla “Naim Frashëri”. Rikonstruksioni i shkollës ishte premtuar nga ai edhe në zgjedhjet lokale 2023, por fondet e miratuara u rialokuan dhe investimi nuk nisi, duke lënë 730 nxënës në një godinë të amortizuar me mësim në dy turne.

Premtim i ricikluar

Llatja, në një tjetër periudhë zgjedhore (2025), risjell premtimin.  

“Shkolla Naim Frashëri do të jetë një nga kantierët e hapur, pjesë e investimeve për transformimin e infrastrukturës arsimore duke iu nënshtruar një rikonstruksioni total”, shkruan ai në Facebook.  

Postimi shoqërohet me projektin 3D pa detaje konkrete se nga do të vijnë fondet, afatet kur fillon dhe mbarojnë punimet.

Shkollat

Premtime të ngjashme janë përsëritur për dy shkolla të tjera, shoqëruar me mungesë transparence duke ngritur për pasojë dyshime se komunikime të tilla shërbejnë për qëllime elektorale.

“Një tjetër ëndërr po bëhet realitet në zemër të Elbasanit”, e nis kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja postimin e tij për shkollën “Dhaskal Todri”.

Për “transformim të shumëpritur”, Llatja flet edhe për shkollën “Shushica” por nuk jep afate kohore për nisjen e punimeve, burimet financiare apo detaje mbi përfitimet reale.

Projektet 3D

Projektet për tre shkollat paraqiten si sukses i garantuar pa ofruar të dhëna konkrete mbi të cilat mund të kërkohet llogaridhënie në vijim.

Në një postim më të hershëm 17 prill 2025, kryetari i bashkisë Elbasan publikoi premtimin për ndërtimin e plot 12 shkollave brenda 4 vjetëve.

Rezultatet paraprake tregojnë se PS-ja ka fituar 10 mandate në Elbasan ndërsa PD-ASHM 4 mandate.

The post Premtime pa afat, rikonstruksionet e shkollave në Elbasan që nuk po nisin   appeared first on Faktoje.al.

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

14 May 2025 at 10:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është takuar të mërkurën me presidentin e ri të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, një ish-udhëheqës i kryengritësve, që kaloi vite i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak.

Takimi ndodhi para se Trump të përfundojë qëndrimin e tij në Arabinë Saudite dhe të udhëtojë për në Katar, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë, gjithashtu, një ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Trump dhe al-Sharaa u takuan prapa dyerve të mbyllura, ndërsa gazetarët nuk u lejuan të merrnin pjesë, raportoi Associated Press.

Al-Sharaa u shpall president i Sirisë në janar, një muaj pas një ofensive të befasishme të grupeve kryengritëse të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilën ai e drejtonte. Kjo organizatë është e shpallur terroriste nga SHBA-ja. Ato forca pushtuan Damaskun dhe i dhanë fund sundimit 54-vjeçar të familjes Assad. Trump tha, para takimit, se vendimin për ta takuar al-Sharaan e mori pas inkurajimit nga princi saudit, Mohammed bin Salman, dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai premtoi, gjithashtu, se do të heqë sanksionet shumëvjeçare ndaj Sirisë.

“Në Siri ka një qeveri të re që, shpresojmë, do të arrijë të stabilizojë vendin dhe të ruajë paqen”, tha Trump në një fjalim të gjerë për politikën e jashtme të mbajtur të martën, ku njoftoi heqjen e sanksioneve që kanë qenë në fuqi që nga viti 2011.

“Kjo është ajo që duam të shohim në Siri”. I njohur më parë me nofkën Abu Mohammed al-Golani, al-Sharaa ishte rreshtuar me radhët e al-Kaidës kundër forcave amerikane në Irak pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja. Ai ende përballet me një fletarrestim për akuza për terrorizëm në Irak. Dikur, SHBA-ja kishte ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione mbi vendndodhjen e tij, për shkak të lidhjeve të tij me al-Kaidën.

Al-Sharaa u rikthye në Siri pas shpërthimit të konfliktit në vitin 2011, dhe mori drejtimin e degës së al-Kaidës, e njohur si Fronti Nusra. Më pas, ai e riemërtoi grupin në Hayat Tahrir al-Sham, dhe shkëputi lidhjet formale me al-Kaidën.

Sanksionet ndaj Sirisë datojnë nga koha e Bashar al-Assadit, i cili u rrëzua nga pushteti në dhjetor. Ato synonin të dëmtonin rëndë ekonominë e regjimit të tij. Të dy administratat amerikane – administrata e kaluar e presidentit Joe Biden dhe administrata aktuale e presidentit Trump – i kishin lënë në fuqi këto sanksione edhe pas rrëzimit të Assadit, ndërsa vlerësonin qëndrimin e al-Sharaas, i cili ka mohuar lidhjet e mëtejshme me al-Kaidën. REL/

The post Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve appeared first on Sot News | Lajme.

Premtime reale apo lojëra fjalësh, çfarë na thonë sloganet ndër vite për politikën shqiptare?

By: Ardit
7 May 2025 at 18:56

Në politikë, fjalët kanë peshë…Në fushata ato bëhen armë. Nga viti në vit që me ardhjen e pluralizmit partitë politikë kanë bërë përpjekjet e veta për të përmirësuar mënyrat se si i drejtohen qytetarëve për t’i kërkuar votën. Fushatat elektorale janë bërë gjithnjë e më të strukturuara, marketingu politik më i sofistikuar. Një nga elementet […]

The post Premtime reale apo lojëra fjalësh, çfarë na thonë sloganet ndër vite për politikën shqiptare? appeared first on BoldNews.al.

“Sy më sy” me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota

6 May 2025 at 19:02

Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në Shkozë të Tiranës e shohin strehimin social apo punësimin në sektorin e pastrimit si një detyrim për të votuar partinë në pushtet, ndërkohë që integrimi i tyre është ende larg. Pllumb Dungajn e njohin të gjithë në kafenenë përballë pallateve sociale në periferi të Tiranës, ku jeton një […]

The post “Sy më sy” me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota appeared first on BoldNews.al.

Partive nuk u dalin llogaritë/ Premtime të mëdha, por ku do t’i gjejnë paratë?!

6 May 2025 at 09:17

Forcat politike në opozitë kanë dalë në fushatë me premtime për ulje të konsiderueshme të taksave. Në përgjithësi, forcat e spektrit të djathtë premtojnë rikthimin në një taksë të sheshtë, në masën 8%-10%, për të gjitha burimet e të ardhurave. Partia Demokratike premton gjithashtu uljen e TVSH-së, në nivelin 15%, ndërsa “Shqipëria Bëhet” premton rimbursim të saj deri në masën 10% (pa sqaruar nëse rimbursimi do të jetë i njëjtë për të gjithë konsumatorët dhe në ç’masë).

Shumica e forcave politike premtojnë rritjen e pensionit minimal në nivelin 200 euro në muaj, ndërsa disa prej tyre shkojnë më tej dhe e përcaktojnë këtë shumë si një minimum jetik, që duhet garantuar për të gjithë përfituesit e pagesave nga shteti.Për të vlerësuar ndikimin e drejtpërdrejtë të premtimeve për ulje të taksave mund t’u referohemi të dhënave të fundit faktike, të vitit 2024 (parashikimet e buxhetit 2025 janë natyrisht edhe më të larta).

Ulja e TVSH-së në 15% mund të kushtojë 450 milionë euro

Sipas treguesve fiskalë të raportuar nga Ministria e Financave, të ardhurat bruto nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për vitin 2024 ishin më shumë se 236 miliardë lekë. Në një skenar hipotetik, të uljes së TVSH-së nga 20% në 15%, efekti direkt i një mase të tillë do të ishte ulja e të ardhurave me 25%, që përkthehet në afërsisht 59 miliardë lekë. Kjo shumë përbën rreth 9% të të ardhurave totale tatimore në buxhet.

Më tej, nga ulja e tatimit do të ishte i pritshëm edhe një ndikim i kundërt: paratë që nuk do të mblidheshin më në formë TVSH-je, do të ngeleshin në ekonomi dhe do të shërbenin për rritje të konsumit dhe investimeve. Rritja e konsumit dhe investimeve do të sillte rritje të të ardhurave buxhetore. Në këtë kuptim, efekti negativ në buxhet do të jetë më i ulët se ai i drejtpërdrejtë, por në këtë rast është e vështirë të përllogaritet me saktësi.

Megjithatë, nëse shumën e kursyer nga TVSH, rreth 59 miliardë lekë, ia shtojmë të gjithën apriori PBB-së vjetore të 2024, kjo do të përkthehej në një rritje ekonomike shtesë prej 2.5%. Sipas parimit që të ardhurat tatimore do të duhet të shënonin një rritje shtesë në të njëjtën masë, kjo do të përkthehej në një shtim të të ardhurave tatimore me rreth 15 miliardë lekë. Mbi këtë llogaritje indikative, efekti neto i uljes së TVSH-së mund të vlerësohet në rreth 45 miliardë lekë.

Megjithatë, duke pasur parasysh përvojën e menaxhimit fiskal në Shqipëri dhe në të gjithë Europën, është e vështirë të gjesh shembuj të një uljeje të TVSH-së, në përmasa të tilla.

TVSH-ja është shtylla kryesore e buxhetit dhe sjell, në terma neto, pothuajse 37% të të ardhurave tatimore. Një ulje në nivelin e 25% do të sillte ndikim shumë të madh afatshkurtër në buxhet, pavarësisht efektit hipotetik balancues që mund të ndihej gradualisht nga rritja e konsumit dhe investimeve.

Në të shkuarën, forcat politike në Shqipëri kanë premtuar ulje të TVSH-së për artikujt kryesorë të konsumit ushqimor dhe për energjinë elektrike, por këto premtime nuk janë mbajtur. Deri më sot, shkallët e diferencuara të TVSH-së janë aplikuar vetëm për shërbime ose segmente të veçanta, ku ndikimi buxhetor nuk ka qenë shumë i madh.

Tatimfitimi 10%, fatura rreth 140 milionë euro

Një premtim edhe më i hershëm i Partisë Demokratike është rikthimi i një “takse të sheshtë”, e kuptuar si një tatim me shkallë fikse prej 10% për të ardhurat e korporatave dhe individëve (por pa përfshirë këtu biznesin e vogël). Llogaritja e efektit të saktë të vendosjes së një takse të sheshtë në tërësinë e vet është e vështirë, megjithatë një ndikim fillestar direkt mund të vlerësohet për segmentin më të madh, atë të tatimit mbi fitimin.

Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, vitin e kaluar, bizneset paguan afërsisht 57 miliardë lekë tatimfitimi. Duke supozuar një ulje të shkallës tatimore nga 15% në 10%, të ardhurat tatimore do të pësonin rënie me afërsisht 19 miliardë lekë. Nëse këtë shumë ia shtojmë të gjithën PBB-së vjetore, ajo do të përkthehej në një rritje shtesë 0.8%. Me një rritje të të ardhurave të ngelura tatimore në të njëjtën masë, efekti pozitiv do të ishte rreth 5 miliardë lekë, ndërsa efekti negativ neto ka një masë të tillë rreth 14 miliardë lekë.

Të marra së bashku, ulja e TVSH-së dhe e tatimfitimit do të kishin një efekt negativ në deficit dhe borxh prej rreth 2.3% të PBB-së, pa llogaritur këtu efektet më të vogla nga rritja e kufirit përjashtues për TVSH-në dhe tatimfitimin e biznesit të vogël. Në rast se kjo nuk do të balancohej me uljen e shpenzimeve, deficiti dhe borxhi publik do të rriteshin në të njëjtën masë.

Në rast se ulja e taksave që premton PD do të realizohej në mënyrë të menjëhershme dhe pa etapa, efekti do të ishte mjaft i madh dhe vështirë se do të mund të përballohej pa një rritje të borxhit publik.

Partia Mundësia, ndërkohë, propozon një shkallë edhe më të ulët të tatimfitimit, në nivelin 8%. Llogaritur mbi të ardhurat e tatimfitimit për 2024, ulja do të përkthehej në të ardhura të munguara prej pothuajse 27 miliardë lekësh. Kjo shumë është afërsisht sa 1.1% e PBB-së dhe duke ia shtuar të gjithë rritjes ekonomike do të ndikonte në një rritje të të ardhurave të ngelura tatimore me rreth 7 miliardë lekë. Efekti negativ neto mund të vlerësohet në rreth 20 miliardë lekë.

Premtohet kthimi i tatimit të sheshtë mbi pagat

Në programet politike të forcave që e premtojnë, taksa e sheshtë duhet të përfshijë të gjitha të ardhurat, duke përfshirë edhe ato të punëmarrësve dhe individëve në përgjithësi Aktualisht, sistemi i tatimit progresiv mbi të ardhurat e bën të vështirë përllogaritjen e efektit të një mase të tillë në buxhet, në mungesë të të dhënave të detajuara për strukturën e tatimit sipas pagave.

Vitin e kaluar, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (përfshi tatimin progresiv mbi pagat dhe atë uniform prej 15% mbi të ardhurat e tjera) solli më shumë se 66 miliardë lekë të ardhura në buxhet, ose 10% të të ardhurave totale tatimore. Aktualisht, sipas INSTAT, paga mesatare në ekonomi është rreth 83400 lekë. Me sistemin aktual, mbi pagën mesatare paguhet tatim për të ardhurat në masën 13%, (për të ardhurat mbi 30 mijë lekë në muaj), që aktualisht përkthehet në tatim mujor në vlerën e 6942 lekëve.

Partia Demokratike dhe koalicioni “Shqipëria Bëhet” propozojnë një taksë të sheshtë 10%, duke vendosur përjashtim për të ardhurat deri në 50 mijë lekë në muaj. Mbi pagën mesatare prej 83400 lekësh, një i punësuar me pagë mesatare do të paguante 3340 lekë në muaj, ose rreth 52% më pak krahasuar me sistemin aktual.

Nëse përdorim si bazë llogaritjeje pagën mesatare, kostoja do të ishte rreth 400 euro në vit për çdo të punësuar. Sipas të dhënave administrative, Shqipëria ka rreth 746 mijë të punësuar në sektorin shtetëror dhe privat dhe fatura totale e uljes së tatimit dhe rritjes së pragut do të ishte rreth 300 milionë euro, gjithmonë e paraqitur si një llogari indikative, e mbështetur mbi pagën mesatare.

Partia Mundësia premton një tatim të sheshtë në masën 8%. Nëse supozojmë se edhe kjo parti do të përjashtojë të ardhurat deri në 50 mijë lekë (një gjë e tillë nuk saktësohet në program) një i punësuar me pagë mesatare do të paguante 2672 lekë në muaj ose 61.5% më pak krahasuar me sistemin aktual.

Lëvizja Bashkë është e vetmja që jep një alternativë të dytë të tatimit progresiv, me shkallë, 0, 10%, 15%, 25% dhe 35%, duke përjashtuar të ardhurat mujore deri në 60 mijë lekë. Për një pagë mesatare prej 83400 lekësh në muaj bruto, me sistemin e propozuar nga Lëvizja Bashkë do të paguhej një tatim mujor në masën 2340 lekë, ose 66% më pak krahasuar me sistemin aktual.

Është e qartë se propozimet e reja do të ndikojnë sidomos në pagat më të larta, sipër nivelit të 200 mijë lekëve në muaj, që aktualisht janë subjekt i tatimit në masën 23%.

Ulja e çmimit të energjisë kushton më shumë se 61 milionë euro

Çmimi i energjisë është një çështje e ndjeshme për buxhetet familjare dhe as në fushatën e këtij viti nuk mungojnë premtimet për uljen e çmimit. Në fakt, që në fillim të këtij viti, qeveria i parapriu fushatës duke e ulur çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë nga 9.5 në 8.5 lekë për kWh.

Disa prej forcave politike të opozitës premtojnë ulje të mëtejshme të çmimit, nëse vijnë në pushtet. Kështu, Partia Demokratike (Aleanca për Shqipërinë Madhështore) premton ulje të çmimit të energjisë për familjet në 7 lekë për kWh.

Efekti i kësaj uljeje në buxhetin e FSHU/OSHEE do të ishte i konsiderueshëm. Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, konsumi i energjisë elektrike nga familjarët vitin e kaluar arriti në rreth 3409 GWh.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 1.5 lekë për kWh, për një sasi të tillë konsumi, do të ulte të ardhurat nga faturimi i energjisë me 51 milionë euro. Nëse llogaritim edhe diferencën në TVSH-në e paguar mes çmimit aktual dhe atij të propozuar nga PD, fatura e uljes së çmimit të energjisë arrin në më shumë se 61 milionë euro.

Partia Demokratike premton edhe uljen e çmimit të energjisë për bizneset në 6 lekë për kWh. Duke qenë se çmimi i energjisë për bizneset nuk është fiks për të gjitha subjektet dhe periudhat, llogaritja e faturës së saktë është më e vështirë. Megjithatë, duke qenë se për bizneset, çmimet e energjisë në përgjithësi janë më të shtrenjta, efekti i një mase të tillë do të ishte edhe më i madh.

Edhe një forcë tjetër opozitare, koalicioni “Shqipëria Bëhet”, premton ulje të çmimit të energjisë elektrike, duke aplikuar dy fasha të ndryshme, përkatësisht 7.4 lekë për kWh në orarin 05:00-22:00 dhe 3.8 lekë për kWh për orarin 22:00-5:00.

Praktika e tarifimit me fasha orare ndiqet edhe në vende të tjera, duke përfshirë së fundmi edhe Kosovën. Megjithatë, për momentin, një zgjidhje e tillë shtron vështirësi praktike, sepse kërkon instalimin e matësve të posaçëm të energjisë që do të mundësonin matjen e konsumit të ndarë sipas orarit. Në mungesë të këtyre pajisjeve, në Shqipëri mungojnë të dhëna apo qoftë edhe vlerësime të përafërta për sasinë e energjisë që konsumohet në orët e natës.

Për këtë arsye, është e pamundur të përcaktohet një faturë e përafërt e uljes së propozuar nga “Shqipëria Bëhet”. Megjithatë, nëse llogarisim vetëm çmimin për fashën kryesore ditore, prej 7.4 lekë për kWh, fatura e uljes do të ishte rreth 37.5 milionë euro pa TVSH ose 45 milionë euro me TVSH (mbështetur në konsumin e familjarëve për 2024).

Ulja e çmimit të energjisë me shumë të ngjarë do të shtonte varësinë e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike nga buxheti i shtetit, ndërkohë që gjendja financiare e kësaj kompanie ka qenë historikisht e vështirë, për shkak të humbjeve të mëdha të akumuluara nga mosshlyerjet e faturave të energjisë, humbjet e tjera në rrjet dhe çmimeve të administruara të energjisë, që nuk reflektojnë gjithmonë koston e blerjes së saj në tregje.

Bilanci i fundit i publikuar nga OSHEE i takon vitit 2022 dhe në atë vit, kompania kishte humbje të akumuluara në bilanc prej pothuajse 99 miliardë lekësh (rreth 1 miliard euro me kursin e sotëm) dhe kapital negativ prej rreth 36 miliardë lekësh.

Ndërsa do të lehtësonte buxhetet familjare, ulja e çmimit të energjisë do të keqësonte gjendjen e buxhetit të OSHEE, do të rriste varësinë nga buxheti i shtetit dhe do të largonte tregun e energjisë elektrike për familjarët nga parimet e tregut.

Një qasje e tillë do të ishte një tjetër hap mbrapa në rrugën e reformimit të këtij tregu dhe në shëndoshjen e llogarive të ndërmarrjeve publike. Siç kanë këshilluar në mënyrë të përsëritur institucionet e specializuara, mbështetja e shtresave më të brishta do të ishte më e arsyeshme të bëhej nëpërmjet politikave sociale, kryesisht subvencionimit për familjet me të ardhura të ulëta, siç ndodh pjesërisht edhe sot.

“Ulja e çmimit” të naftës kushton më shumë se 300 milionë euro

Një tjetër çështje e ndjeshme për ekonominë është çmimi i karburanteve. Edhe në këtë rast, disa prej forcave opozitare, si Aleanca për Shqipërinë Madhështore apo “Shqipëria Bëhet”, premtojnë ulje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve.

Aleanca për Shqipërinë Madhështore premton ulje të çmimit të karburanteve me 35%-40%. Megjithëse pa saktësuar mekanizmin, premtimi nënkupton ulje të barrës fiskale, që është realisht komponenti kryesor ku qeveria mund të ndikojë çmimet e karburanteve.

Nga ana tjetër, “Shqipëria Bëhet” premton shprehimisht heqje të taksës së qarkullimit 27 lekë për litër dhe një ulje të mëtejshme me 5 lekë për litër nga tarifat e tjera, në total ulje taksash prej 32 lekësh për litër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, vitin e kaluar, të ardhurat nga taksa e qarkullimit arritën në 213 milionë euro. Mbi këtë bazë, konsumi vjetor i karburantit mund të llogaritet në rreth 790 milionë litra. Ulja edhe me 5 lekë për litër e tarifave të tjera, siç premton “Shqipëria Bëhet”, do të sillte edhe një faturë shtesë prej rreth 40 milionë eurosh të tjera, duke e çuar faturën totale në rreth 253 milionë euro.

Nëse për këtë sasi shtojmë edhe TVSH-në (që llogaritet mbi çmimin pas taksave të tjera), fatura totale arrin në më shumë se 300 milionë euro, ose pothuajse sa 5% e të ardhurave tatimore për 2024.

Heqja e taksës së qarkullimit do t’i zbriste automatikisht këto të ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa mund të kompensohej në një masë më të vogël nga rritja e konsumit të karburanteve dhe nga shtesa në të ardhurat prej taksave të tjera të lidhura me të.

Llogaritjet tregojnë qartë se çdo masë fiskale, që tenton të ulë në mënyrë drastike çmimin e karburantit, do të kishte kosto të mëdha buxhetore, veçanërisht nëse mbajmë parasysh se forcat politike që e premtojnë e ndërthurin atë edhe me ulje të tjera të taksave dhe me rritje të shpenzimeve.

Minimumi jetik mund të kushtojë të paktën 500 milionë euro në vit

Pothuajse të gjitha forcat politike premtojnë rritje të pensionit minimal në 200 euro, madje pjesa më e madhe e tyre e premtojnë këtë nivel si një minimum jetik, që duhet të sigurohet edhe për kategoritë e tjera të brishta sociale, që nuk janë në marrëdhënie pune, si për shembull përfituesit e pagesës së papunësisë, ndihmës ekonomike apo studentët që mbështeten me bursa.

Në harkun e pesë viteve të fundit, pensioni mesatar në qytet është rritur me 12.8%, ndërsa në fshat, me 20.6%.

Megjithatë, nëse shohim treguesin e zëvendësimit, që mat raportin mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare, ai ka ardhur në rënie të vazhdueshme, sepse rritja e pensioneve ka qenë më e ulët se ajo e pagave. Në vitin 2023, për pensionet në qytet, ai zbriti në 32.6%, nga 39.9% në 2019. Për pensionet në fshat, ky raport zbriti në 28.7%, nga 35.3% në 2019.

Kjo tendencë mund të jetë ndikuar pjesërisht edhe nga ulja e informalitetit të pagave apo rritja e pagës minimale ligjore. Por, ky tregues në thelb tregon se standardi i jetesës së një individi pas daljes në pension ka tendencën të përkeqësohet vit pas viti, në raport me periudhën kur ndodhej në marrëdhënie pune.

Rritja e pensioneve, në fakt, është një nga çështjet më të ndjeshme në programin e forcave kryesore politike, por në teori, edhe një nga më sfidueset. Shqipëria po përballet me tendenca demografike shumë shqetësuese, të shprehura në tkurrje të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakje të saj. Në rast se nuk gjenden mënyrat për të frenuar këto tendenca, një rritje e pensioneve do të jetë e mundur vetëm duke thelluar deficitin e skemës dhe në kurriz të cilësisë së shërbimeve të tjera publike.

Sipas të dhënave më të fundit të ISSH-së, skema e sigurimeve shoqërore ka 1.19 kontribuues për çdo përfitues, ndërsa për pensionet e pleqërisë, ky raport është 1.42. Raporti është i destinuar të rritet me plakjen e popullsisë dhe reformat e pensioneve të viteve të fundit kanë tentuar ta “arnojnë” këtë problem, duke rritur moshën e daljes në pension.

Vlerësimi i një fature gjithëpërfshirëse për një premtim të tillë është shumë i vështirë, në mungesë të një strukture të detajuar të pensioneve, sipas masës së përfitimit dhe numrit të përfituesve.

Megjithatë, efekti financiar i një hapi të tillë do të ishte shumë i madh, duke qenë se vlerësohet që afërsisht 75% (rreth 520 mijë) e më shumë se 700 mijë përfituesve kanë një pension mujor më të ulët se minimumi jetik.

Sipas programit të Lëvizjes Bashkë, forca politike që ka hartuar programin ekonomik më të detajuar, rritja e çdo pensioni me të njëjtën masë sa pensioni minimal për të arritur nivelin e minimumit jetik do të kërkonte një shtesë në buxhet prej më shumë se 1 miliard eurosh.

Megjithatë, sipas saj, nëse marrim në konsideratë faktin që pensionet e mesme dhe të larta do të rriten me një normë më të ulët duke synuar një nivel pensioni mesatar prej 33 mijë lekësh, kostoja do të zbriste me disa qindra milionë euro çdo vit.

Kjo kosto do të përballohet pjesërisht nga rreth midis 350 milionë deri në 500 milionë euro që do të shtoheshin në buxhetin e sigurimeve shoqërore prej luftës ndaj informalitetit në punë dhe rritjes së pagës minimale, nga njëra anë, dhe rikuperimit të paktën diçka më shumë se 500 milionë eurove në vit nga kostoja e korrupsionit, shpërdorimeve dhe mosrealizimit të objektivave të miradministrimit dhe eficiencës financiare të institucioneve publike.

Lëvizja Bashkë vlerëson se, politikat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, të shoqëruara me rritjen e ndjeshme të punësimit dhe zvogëlimin e popullsisë ekonomikisht joaktive, si dhe rritjen e produktivitetit të punës dhe pagave, jo vetëm do të siguronin fondet e nevojshme për rritjen e qëndrueshme të pensioneve, por edhe do të garantonin të ardhurat për politika të tjera sociale dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Statistikat më të fundit zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin 2023, pensioni mesatar i pleqërisë në qytet arriti në 18 341 lekë, ndërsa ai në fshat, 11.051 lekë, pa llogaritur këtu kompensimet dhe përfitimet shtesë.

Vetëm për të sjellë pensionin mesatar (jo atë minimal) në qytet në nivelin e 20 mijë lekëve në muaj do të duhej një shpenzim shtesë për çdo pensionist prej afërsisht 20 mijë lekësh (rreth 200 euro në vit). Duke qenë se në fund të vitit 2024, numri i pensioneve të pleqërisë në qytet vlerësohet të ketë arritur në më shumë se 520 mijë, vetëm kostoja e rritjes së pensionit mesatar në qytet në 200 euro në muaj do të arrinte në më shumë se 104 milionë euro në vit.

Ndërkohë, për të çuar pensionin mesatar të pleqërisë në fshat në nivelin e 20 mijë lekëve në muaj do të duhej një shtesë vjetore prej më shumë se 107 mijë lekësh (rreth 1070 euro) për çdo pension. E llogaritur për afërsisht 80 mijë pensione rurale, fatura do të rezultonte rreth 86 milionë euro.

Pensioni mesatar i invaliditetit në qytet vlerësohej në 2023 në 17 270 lekë. Për ta çuar atë në nivelin e 20 mijë lekëve në muaj, do të duhej një shtesë prej rreth 27 eurosh në muaj, ose afërsisht 330 euro në vit. Për rreth 60 mijë pensione invaliditeti të raportuara, fatura totale do të arrinte në gati 20 milionë euro në vit.

Pensioni mesatar i invaliditetit në fshat raportohej në shumën 8677 lekë. Për ta çuar në 20 mijë lekë, do të duhej një shtesë prej 136 eurosh në muaj, ose 1630 eurosh në vit. Për rreth 5500 pensione invaliditeti, fatura totale do të arrinte në rreth 9 milionë euro.

Një pension mesatar familjar në qytet në 2023 vlerësohej në masën 8558 në muaj. Për ta çuar vlerën mesatare në 20 mijë lekë do të nevojitet një shtesë prej 115 euro në muaj, ose rreth 1380 euro në vit. Për rreth 44 mijë pensione familjare, shpenzimi shtesë vlerësohet në rreth 61 milionë euro në vit.

Një pension familjar në fshat në 2023 vlerësohej mesatarisht në 1884 lekë në muaj. Për ta çuar atë në 20 mijë lekë në muaj, do të duhej një shtesë prej më shumë se 180 eurosh në muaj, ose gati 2200 euro në vit. Për rreth 5500 pensione familjare fshati, fatura totale llogaritet në më shumë se 12 milionë euro në vit.

Vetëm fatura për të çuar të gjitha pensionet mesatare në nivelin e 200 eurove llogaritet në pothuajse 300 milionë euro në vit. Megjithatë, llogaritja nuk merr parasysh rritjen e mundshme të masës së pensioneve mesatare gjatë 2024, për mungesë të dhënash. Rrjedhimisht, në raport me të dhënat më të reja, fatura e rritjes mund të jetë pak më e ulët.

Veç minimumit jetik 200 euro, Partia Demokratike premton rritje të pensioneve me 20% (duke iu referuar pensioneve që janë më të larta se niveli i propozuar i pensionit minimal/minimumit jetik), ndërsa për pensionet që janë poshtë nivelit të minimumit jetik (llogaritur në 20 mijë lekë), rritja do të jetë edhe më e madhe.

Sipas të dhënave fiskale paraprake, shpenzimet totale të skemës së sigurimeve shoqërore për vitin e kaluar ishin 188 miliardë lekë. Kështu, me një vlerësim alternativ dhe paralel, një rritje prej të paktën 20% e pensioneve do të përkthehej në një shpenzim vjetor shtesë prej të paktën 380 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, vendosja e minimumit jetik do të përfshinte edhe rritjen e ndihmës ekonomike. Edhe në këtë rast llogaritjet janë të vështira, për shkak të detajimit të vogël në mënyrën e raportimit të tyre.

Megjithatë, sipas shërbimit social shtetëror, në fund të vitit 2024, numëroheshin rreth 45 mijë familje në ndihmë ekonomike, që trajtoheshin në total me një fond mesatar mujor prej rreth 400 milionë lekësh. Mbi këtë bazë, ndihma ekonomike mund të llogaritet në afërsisht 8800 lekë në muaj për familje.

Për ta çuar në 20 mijë lekë në muaj do të duhej një shtesë prej rreth 1350 eurosh në vit. Për 45 mijë familje, që është numri mesatar i përfituesve, fatura totale arrin në rreth 61 milionë euro në vit.

Megjithatë, koncepti i minimumit jetik duhet të llogaritet për person. Duke qenë se, sipas INSTAT, një njësi familjare ka mesatarisht 3.7 persona, atëherë fatura shtesë e minimumit jetik për ndihmën ekonomike duhet të arrijë në më shumë se 225 milionë euro.

Me gjithë vështirësitë për të kryer llogaritje të sakta, është e qartë se vendosja e një minimumi jetik prej të paktën 200 eurosh, do të kishte një kosto shumë të madhe për buxhetin. Do të ishte shumë e vështirë që këto kosto të mbuloheshin pa siguruar të ardhura shtesë, ndërsa premtimet për të siguruar minimumin jetik duke aplikuar njëkohësisht edhe ulje të rëndësishme të taksave tingëllojnë edhe më pak realiste.

A mund të ulen kostot e administratës me 1 miliard euro?

Partia Mundësia ka përcjellë në këtë fushatë një tjetër premtim radikal: shkurtimin e kostove të administratës me 1 miliard euro në vit.

Sipas programit të kësaj partie, administrata shqiptare sot është e fryrë, joefikase dhe shpeshherë abuzive me fondet publike. Nëpërmjet reduktimit të burokracisë, eliminimit të punësimeve fiktive dhe kontrollit të rreptë mbi shpenzimet, mund të kursehen të paktën 1 miliard euro në vit.

Partia Mundësia shprehet se ky kursim do të bëjë të mundur uljen e taksave dhe rritjen e investimeve në sektorët jetikë si arsimi dhe shëndetësia, duke përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve. Për më tepër, një administratë më e vogël dhe më efikase do të jetë më pak e korruptuar dhe më transparente, duke rritur besimin e qytetarëve tek institucionet.

Sipas programit, gjysma e shumës së kursyer, pra 500 milionë euro, do të shkojnë për shëndetësinë, arsimin, pensionet dhe kontributin për fëmijët në familje në nevojë. Gjysma tjetër do të ndihmojë në ekuilibrimin e buxhetit pas vendosjes së taksës së sheshtë.

Sipas treguesve fiskalë të qeverisë, për vitin 2024, buxheti shpenzoi gati 113 miliardë lekë për personelin dhe më shumë se 80 miliardë lekë të tjera për shpenzime operative dhe mirëmbajtjeje, me kosto totale prej gati 2 miliardë eurosh. Premtimi për ta përgjysmuar këtë kosto duket në vetvete shumë ambicioz. Kjo do të kërkonte paralelisht shkurtime të mëdha mes gati 185 mijë punonjësve të sektorit publik dhe ulje drastike të kostove të funksionimit të administratës.

Në mungesë të një plani të detajuar se si do të bëhet ulja e këtyre shpenzimeve, një premtim i tillë është i vështirë të vlerësohet me objektivitet.

Megjithatë, është e qartë se shkurtimi në përmasa të mëdha i personelit dhe shpenzimeve të administratës vështirë se do të mund të bëhej në afate të shkurtra, pa pasur ndikime të mëdha negative në cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike.

Ku do të gjenden paratë?

Kur bëhet fjalë për ulje të taksave apo rritje të shpenzimeve, në përgjithësi argumenti që kanë përdorur historikisht forcat politike është lufta ndaj korrupsionit dhe informalitetit.

Sipas tyre, lufta ndaj këtyre fenomeneve do të mundësonte të ardhura shtesë për të financuar shpenzimet e reja të premtuara, apo për të balancuar efektin e uljes së taksave.

Duke pasur parasysh perceptimin e lartë që ekziston për informalitetin dhe korrupsionin, kjo sillet gjithmonë si një formulë çudibërëse për të rregulluar llogaritë buxhetore.

Për vitin e kaluar, vlerësohet se të ardhurat totale buxhetore ishin sa 29.3% e PBB-së, ndërsa të ardhurat nga tatimet, sa 27% e PBB-së. Niveli i të ardhurave tatimore për Shqipërinë vlerësohet i ulët në raport me ekonomitë më të zhvilluara.

Të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregojnë se për vitin 2023, mesatarja e të ardhurave tatimore ndaj PBB-së për vendet anëtare ishte 33.9%. Shqipëria vlerësohet të ketë një barrë më të ulët fiskale edhe në raport me ekonomitë fqinje të rajonit, ku të ardhurat fiskale ndaj PBB-së janë sipër kufirit të 30%.

Të paktën në një këndvështrim krahasues, duket se Shqipëria ka hapësira për të rritur të ardhurat tatimore, por nga ana tjetër është e vështirë të thuhet sa janë potencialet reale të rritjes së të ardhurave nga lufta ndaj informalitetit apo korrupsionit.

Në kushte të një rritjeje ekonomike të kënaqshme prej rreth 4% dhe një inflacioni pranë objektivit prej 3%, mund të supozohet se rritja organike e të ardhurave buxhetore, pa llogaritur ndryshime të mundshme fiskale dhe ndikimin e faktorëve të tjerë është rreth 7% ose rreth 50 miliardë lekë në vit, llogaritur mbi të ardhurat e vitit 2024.

Niveli i informalitetit në ekonominë shqiptare, bazuar në vlerësime të ndryshme, është luhatur në të shkuarën mes 30% dhe 50%. Megjithëse bëhet fjalë për nivele të supozuara shumë të mëdha, logjika sugjeron se, në vitet e fundit, informaliteti ka ardhur në rënie, për shkak të një presioni ligjor në rritje.

Pavarësisht kësaj, duke pasur parasysh evazionin e madh të perceptuar veçanërisht në sektorët e shërbimeve të lidhur me turizmin, potencialet për të rritur të ardhurat nga formalizimi ekzistojnë.

Nga ana tjetër, lufta ndaj informalitetit kërkon forcim të shtetit ligjor, ulje të korrupsionit dhe shkëputje nga qëndrimet populiste, të gjitha sfida madhore për qeverisjen dhe politikën shqiptare në përgjithësi.

Programet elektorale që mbështeten vetëm në formula abstrakte, si lufta ndaj informalitetit dhe korrupsionit, janë dëshmuar pak të besueshme në të shkuarën.

Sado i sinqertë të jetë vullneti për t’i luftuar këto fenomene, historia ka treguar se reduktimi i tyre dhe marrja e rezultateve në rritjen apo kursimin e të ardhurave buxhetore është një proces i gjatë dhe përpjekje e vazhdueshme.

Për më tepër, shumica e forcave politike opozitare shfaqin edhe një paradoks ideologjik në programet e tyre: ato propozojnë platforma “të djathta” në taksim, por “të majta” në shpenzime.

Logjika dhe përvoja sugjerojnë se në vija të përgjithshme ka dy alternativa, kur bëhet fjalë për taksimin dhe buxhetimin: ose të aplikosh taksa të larta dhe do të ofrosh më shumë shërbime, mbështetje sociale dhe rishpërndarje; ose të aplikosh taksa të ulëta dhe t’i ofrosh publikut më pak shërbime dhe mbështetje shtetërore. Ofertat që i premtojnë të dyja njëkohësisht kanë më shumë të ngjarë të jenë “karrem” elektoral, ose iluzione për të mbledhur vota./Monitor

The post Partive nuk u dalin llogaritë/ Premtime të mëdha, por ku do t’i gjejnë paratë?! appeared first on Sot News | Lajme.

Dëmi moral i premtimeve flluskë elektorale

By: Ardit
5 May 2025 at 16:48

Vota e lirë dhe mundësia reale për të zgjedhur janë themeli i një shteti demokratik, pasi u jep qytetarëve fuqinë për të ndikuar në drejtimin e vendit. Ajo shërben si një mjet presioni ndaj qeverisë, duke e detyruar të jetë e përgjegjshme, transparente dhe e orientuar drejt interesit publik. Nëpërmjet votës, qytetarët mbajnë në kontroll […]

The post Dëmi moral i premtimeve flluskë elektorale appeared first on BoldNews.al.

Kultura në hije: Sa dhe si po flitet gjatë fushatës zgjedhore?

2 May 2025 at 08:23

Kultura është lënë thuajse tërësisht jashtë vëmendjes së takimeve elektorale që po zhvillohen në çdo cep të vendit për zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që vetëm pesë grupime politike i kanë përfshirë ato në programet e tyre. Në një studim të realizuar në vitin 2024 mbi mekanizmat publikë të financimit për artet pamore, shqetësimet kryesore […]

The post Kultura në hije: Sa dhe si po flitet gjatë fushatës zgjedhore? appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

By: user 8
28 April 2025 at 19:46

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara të kryeministrit, dizajno e të cilave dukshëm është frymëzuar nga reklamat e jack pot që zakonisht përdorin kazinotë.

“400 euro pension në muaj, vetëm me EDIN!” thotë njëra pankartë. “Rrogë mesatare 1,000 euro në muaj, vetëm me EDIN”, shkruan tjetra.

Këto iu shtuan reklamave të vendosura më parë të Partisë Demokratike, e cila premton, “minimum jetik 200 euro në muaj”, “çmim nafte 40% më të ulët” apo “pesëfishim të subvencioneve të bujqësisë”.

Një prej kandidatëve të opozitës shfaqet në një video të publikuara në InstaReels, duke ndaluar njerëzit në rrugë në fushatë: “Sa e ke pensionin?” pyeti ai një të moshuar në një prej videot. “91 mijë lekë (të vjetra),” iu përgjigj ai. “200 euro do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve!” i thotë kandidati.

“Shqipëria është e sëmurë, me doktorin do të shërohet,” thotë një fletushkë e opozitës, duke iu referuar Sali Berishës, i cili dekada më parë ka qenë mjek.

Fakti është që të dy udhëheqësit e politikës shqiptare, të cilët kanë arritur marrëveshje të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin me qëllim krijimin e një duopoli politik, fillimisht në vitin 2008, e më pas vitin e kaluar, dominojnë jetën politike të vendit me lehtësi, me politikën e konfliktit identitar të trashëguar nga koha e komunizmit dhe të plotësuar me makineri elektorale të shtrira në çdo venë të shoqërisë, makineri që e trajton të përbashkëtën si plaçkë lufte në dispozicion të fituesit të zgjedhjeve.

Që të dy dominojnë mediat, të cilat, të krijuara dhe zhvilluara si pjesë thelbësore e politikës klienteliste, kanë incentivë të kufizuar për raportime të pavarura, raportime kritike apo raportime nga alternativat e reja dhe jo aq të reja politike. Një monitorim i BIRN tregoi se dy udhëheqësit politikë, Rama dhe Berisha, dominojnë gati 60% të përmbajtjes mediatike online dhe me dominim akoma më ekstrem të kohës televizive.

Kjo strukturë politike arkaike duket se ka krijuar një telash të vogël për të dy udhëheqësit, telashin se si të shtyjnë javët deri në ditën e zgjedhjeve, ku makineria elektorale socialiste, e mbështetur te një përzjerje e luhatshme e shantazhit me ryshfetin pritet të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve si dhe të konfirmojë dominimin e duopolit Rama-Berisha të fushëbetejës, me partitë e reja të pafuqishme për t’i bërë të ditur votuesve ekzistencën e vet, e aq më pak, për t’i bindur t’i votojnë.

Të dy duket se janë duke udhëtuar nga qyteti në qytet nën shoqërinë e turmave me përmasa të konsiderueshme të figurantëve të cilët, nën drejtimin e regjive të menaxhuara me kujdesin më të lartë, duartrokasin për të krijuar përshtypjen e reagimit popullor. Gjasat janë që popullsitë vendëse të qyteteve ku këto takime po kryhen, as nuk janë të pranishme në këto takime dhe as nuk informohen paraprakisht se një takim i tillë pritet të ndodhë në qytetin e tyre.

Telashi i shtyrjes së kohës deri në ditën e zgjedhjeve për Ramën dhe Berishën duket se po kërkon edhe një numër premtimesh shablon, sado pa sens ekonomik të jenë, ndërsa mungesa e medias kritike dhe shmangia me lehtësi e ballafaqimit të këtyre të dyve me faktet, nga njëra anë i mundëson premtimet absurde dhe nga ana tjetër, duket se ia heq çdo fre të mundshëm logjik këtyre premtimeve.

Premtimi më i paimagjinueshëm duket se është ai i pensionit mesatar 400 euro, premtim që i bëhet mbi 650 mijë votuesve të torturuar nga varfëria ekstreme. Pensionet e këtyre pensionistëve paguhen aktualisht nga kontributet e rreth 750 mijë të punësuarve, të cilët derdhin çdo muaj 25% të rrogës së vet për një total prej 2.52 miliardë eurosh dhe një pension mesatar, në zonat urbane, prej vetëm 180 eurosh në muaj, dhe për zonat rurale, prej vetëm 91 eurosh  në muaj. Në mënyrë që këto pensione të bëhen 400 euro, siç premtohet, do të nevojiten 2 apo 3 miliardë euro të tjera, do të kërkohet që, ose numri i të punësuarve të rritet me mbi 2 herë, ose që këta 750 mijë të punësuar, të taksohen jo më me 25%, por me 50% e më shumë të të ardhurave. Kjo natyrisht që është e pamundur, as me EDIN dhe as pa EDIN.

Premtimi i ngjashëm i opozitës për “minimum jetik 200 euro”, për pensionistët, studentët e të papunët, është ngjashëm i pamundur.

Sepse, që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, me filozofët e iluminizmit skocez David Hume dhe Adam Smith, është  kuptuar që paratë nuk dalin nga asgjëja, ato dalin nga puna. Në mënyrë që të paguash pensionet, nevojitet që dikush të punojë e të paguajë kontribute, të cilat, shteti, nën drejtimin e politikanit, thjeshtë ia merr atij për t’ia kaluar pensionistit, por nuk mundet kurrsesi t’i shtojë. Maksimumi që politikani mund të bëjë është të vjedhjë një pjesë të tyre për të paguar makinerinë e vet elektorale, atë që, nga njëra anë i mundëson të fitojë zgjedhje pa pasur nevojë për bindë ndokënd me ide politike dhe njëkohësisht, pa pasur frerë për çfarë premton. /birn

The post BIRN: Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti appeared first on Lapsi.al.

Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

28 April 2025 at 15:28

Ndërsa partitë e vjetra përballen me shterpësinë e vet politike, kontrolli ekstrem mbi mediat dhe mungesa e ballafaqimit me faktet duket se ia ka lëshuar frenat premtimeve për të thyer rekorde të reja absurditeti. Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të […]

The post Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti appeared first on BoldNews.al.

Fushata për diasporën, premtime të përcipta dhe patriotizëm emocional  

By: FAKTOJE
22 April 2025 at 17:50

Nga Sebi Alla Pas një procesi të gjatë, shpesh me shumë probleme teknike dhe vështirësi në plotësimin e dokumentacionit, rreth 246 000 emigrantë shqiptarë u regjistruan si votues për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Të gjithë subjektet politike, përfshi edhe partitë e reja, kanë zhvilluar disa takime në diasporë, veçanërisht në Greqi, Itali dhe Gjermani, tre nga shtetet që regjistrojnë numrin më të madh të emigrantëve.

PS

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në diasporë, duke e shtrirë narrativën e tij kryesisht në funksion të fushatës me moton se me PS dhe Ramën shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë rritur prestigjin. Në takimet e javëve të fundit në diasporë, Rama është munduar që të sigurojë pjesëmarrje të madhe, krijim entuziazmi dhe nxitje për të votuar. Në fjalimet e kryeministrit përballë emigrantëve, hapësirën kryesore e zë “motoja kryesore” e fushatës së ngritur mbi premtimin e “pasaportës europiane”, një ligjërim i vazhdueshëm politik dhe thelbi i fushatës elektorale të PS-së. “Kijeni parasysh që pasaporta shqiptare e BE është njësoj si pasaporta greke e BE. Me pasaportën shqiptare të BE ju mund të qëndroni këtu, mund të punoni, mund ta transferoni këtu çdo të ardhur nga pensioni atje dhe ndërkohë shteti këtu duhet dhe ju njeh që në momentin që merrni pasaportën, pensionin për punën që keni bërë këtu”, tha Rama, në një takim të mbajtur me shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Kretë të Greqisë. Duke përdorur “pasaportë europiane” , Rama synon të lidhë një simbol të fortë për shqiptarët në emigracion, që lidhet jo vetëm me identitetin në këtë rast, por edhe përfitimet konkrete që ata mund të marrin. Duke i mëshuar optimizmit, Rama siguron gjithashtu edhe mbështetje emocionale, jo vetëm racionale. Premtimin mund ta konsiderojmë edhe një teknikë të zakonshme propagandistike sa kohë që (deri tani) askush nuk jep garanci që kjo do të realizohet në vitin 2030 (siç ka premtuar rëndom kryeministri) edhe pse gjatë atij takimi Rama nuk preku afate apo plan konkret.

PD

Nëse fushata e PS-së është përqendruar në simbolikën dhe premtimin për “pasaportën europiane” por pa data dhe shpjegim konkret sesi do të arrihet, PD dhe Berisha kanë një tjetër qasje me diasporën. Në qëndrimet e tij Berisha bën përgjegjës Ramën për largimin masiv të shqiptarëve. “11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për liri, për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Rama, nuk ke vend mbi tokë”, tha Berisha, në një takim të mbajtur me shqiptarët e diasporës në Napoli të Italisë. Në ligjërimin e Berishës, Rama paraqitet si shkaktari i drejtpërdrejtë i largimit masiv të shqiptarëve. Me fraza të tipit si “11 maji është dita e tyre dhe fundi yt” dhe “prit diasporën… nuk ke vend mbi tokë”, Berisha synon ta trajtojë pjesëmarrjen në votim si një betejë “për jetë a vdekje politike”

Lista

Partia Demokratike përzgjodhi shtatë kandidatë për deputetë si përfaqësues të diasporës, por që të gjithë në listat e hapura, çka ua vështirëson mundësinë që të sigurojnë një vend në Kuvend. Edhe Partia Socialiste nuk e pa të arsyeshme për të pasur në listat e saj disa përfaqësues të diasporës, duke u mjaftuar vetëm dy, një në listën e mbyllur dhe një tjetër në listën e hapur.  Pavarësisht numrit të prej 246 000 votuesish nga diaspora, vota e tyre do ndahet në 12 qarqe të vendit.

Programet e përcipta PS-PD

Në platformën programore, mbi realizimet dhe atë që premton në katër vitet e ardhshme, Partia Socialiste nuk ka program specifik për diasporën, duke përfshirë në tërësi të platformës disa fraza, me thirrjen që emigrantët të investojnë në Shqipëri, kryesisht në agroturizëm. Ndërsa si arritje në qeverisjen e saj të mëparshme, PS përmend njohjen e patentave në disa shtete dhe marrëveshjet për pensionet, e realizuar vetëm me Italinë. “Kemi sjellë 52 shërbime online për diasporën, kemi hapur dyert e 126 vendeve pa viza për shqiptarët dhe kemi nënshkruar marrëveshje që patentat shqiptare të njihen në 11 shtete, për t’ua bërë jetën më të lehtë bashkëkombësve tanë kudo që janë”, thuhet në programin e PS-së. Ndërsa si premtime për katër vitet e ardhshme, PS përmend diasporën në disa sektorë, por jo specifikisht si nëndarje programore. “Transformojmë përmes digjitalizimit shërbimet e punësimit, me një sistem të zgjuar për orientimin e karrierës dhe një platformë të veçantë për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri”- citohet në program. Një tjetër pikë, por pa të dhëna konkrete mbi mënyrën e realizimit përfshihet edhe fjalia: “Intensifikojmë marrëdhëniet me diasporën, duke e shndërruar atë në një forcë zhvillimi për Shqipërinë”.

Pikat

Partia Demokratike dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore”, prej dhjetë ditësh ka paraqitur një program më konkret e ndarë në pesë pika kyçe. Edhe në këtë program tre pika cilësohen si të prekshme, ndërsa dy të tjera janë derivate të përgjithshme. “Zero taksa për 5 vite për çdo emigrant që kthehet dhe investon në Shqipëri”-është premtimi i parë në program, ndërsa si pikë të dytë citohet: “Strehim i lehtësuar për familjet që kthehen dhe vendosen në Shqipëri” dhe “Njohje dhe lehtësime të diplomave dhe përvojës profesionale të fituar jashtë vendit”.

Të tria pikat programore cilësohen premtime konkrete, ndërsa dy frazat e tjera si: “Paga dinjitoze dhe mundësi punësimi për të garantuar jetë të qëndrueshme dhe shpresë për të ardhmen; dhe “Rikthimi i emigrantëve si prioritet qeveritar dhe pjesë e planit për ripopullimin e vendit”- nuk shoqërohen me projekte specifike sesi do të realizohet qëllimi për paga dinjitoze dhe ripopullimi i vendit.

Realiteti

Por si qëndron realiteti i deritashëm përballë premtimeve? Ndërsa palët shpresojnë që diaspora të bëjë ndryshimin, premtimet dhe programet politike për ta mungojnë, ose janë sipërfaqësore dhe nuk prekin thelbin e shqetësimeve që kanë shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit. Gjithashtu përfaqësimi i tyre në Parlamentin e ardhshëm do të jetë minimal. Në takime të ndryshme dhe qëndrime publike nga shoqata dhe organizata që përfaqësojnë diasporën shqiptare, si çështje shqetësuese ngrenë mungesën e shkollave shqipe. Fëmijët e emigrantëve po harrojnë gjuhën dhe ky mbetet fenomen shqetësues. Pika tjetër është largësia e Ambasadave dhe Konsullatave. Ata kërkojnë hapjen e disa konsullatave sidomos në qytete ku komuniteti shqiptar është në numër të lartë. Ankesa të shumta vijnë edhe për Ambasadorë, konsuj dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave shqiptare në botë të cilët i konsiderojnë si të shkëputur nga problemet e emigrantëve shqiptarë. Pajisja me dokumentacione të ndryshme për rinovimin e lejeve të qëndrimit cilësohet gjithashtu shqetësim serioz, pasi nuk mundin të marrin në kohë shërbimin e duhur sidomos në konsullata, duke u rrezikuar ripërtëritjen e dokumentave të leje-qëndrimit të emigrantëve shqiptarë në vende të ndryshme të Europës.

Projeksionet

Ndërkohë, referuar shifrave të përpunuara më herët nga Faktoje, PS-ja mund të sigurojë mandate shtesë në Elbasan, Dibër dhe Tiranë, ndërsa PD-ja mund të përfitojë në Shkodër, Berat, Gjirokastër dhe  Vlorë. Deri më tani, sipas përllogaritjeve paraprake mund të flasim vetëm për tre mandate të sigurta që mund të ofrojë vota e diasporës edhe pse rregjistrimi për të votuar është i konsiderueshëm   

The post Fushata për diasporën, premtime të përcipta dhe patriotizëm emocional   appeared first on Faktoje.al.

Paga minimale si kartë elektorale

21 April 2025 at 14:00

Në prill të vitit 2023, një muaj para zgjedhjeve vendorepaga minimale në Shqipëri u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë. Asokohe, kryeministri Edi Rama premtoi se kjo nuk do të ishte rritja e fundit për pagën minimale. Sipas tij, paga minimale do të rritej me 5 mijë lekë pranverën e këtij viti.

“Në fund të prillit 2025 paga minimale do jetë 45 mijë lekë…” premtoi kryeministri Edi Rama në mars të 2023-it. 

Fakt 

Dy vite pas premtimit, paga minimale në Shqipëri rezulton 40 mijë lekë. Rritja e saj nuk ndodhi sikurse u premtua. Por u riciklua sërish në prag të zgjedhjeve parlamentare me një ndryshim- këtë herë kryeministri angazhohen që pagën minimale ta rrisë në 500 euro.

Gjatë prezantimit të programit të Partisë Socialiste ‘Shqipëria 2030’ për zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Rama tha:

“Nga janari 2026 (…) paga minimale do të jetë 500 euro” premtoi ai, pa dhënë asnjë llogari për mospërmbushjen e premtimit të ngjashëm dhënë dy vitë më parë.

“Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, shtoi më tej Rama.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se nga totali i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore, 24,5% e tyre kanë page minimale 40 mijë lekë.

Vendim politik

Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë dhe analist fiskal tek Albanian Tax-Economic Center – ALTAX, thotë se paga minimale në Shqipëri përcaktohet si një vendim politik që nuk përputhet me situatën e vërtetë ekonomike.

“Kur politikat e pagave minimale, dhe politikat ekonomike në përgjithësi, nuk përputhen me realitetin e tregut, ato krijojnë probleme gjatë zbatimit dhe nuk u përgjigjen nevojave të njerëzve”, shpjegon ai për Faktoje.al.

Nga ana tjetër, Alban Zusi që drejton Qendrën Shqiptare të Eksportuesve thotë se bizneset eksportuese e kanë rritur pagën minimale për shkak të mjedisit të sforcuar ku operojnë.

“Ajo çfarë do të duhej është që qeveria të heq TAP-in mbi këtë pagë. Pavarësisht se ne i japim më shumë pagë minimale, punonjësit marrin më pak lekë sepse shteti takson”, sugjeron Zusi.

Të fundit në rajon dhe Evropë 

Ndonëse dekadën e fundit paga minimale është rritur 6 herë, sërish Shqipëria mbetet e fundit në rajon sa i përket nivelit të kësaj page. 

Mali i Zi mban vendin e parë me 670 euro, më tej vjen Serbia me 618 euro dhe Maqedonia e Veriut me 540 euro. Në Bosnje Hercegovinë oaga minimale rezulton 510 euro në muaj. 

Po ashtu, Shqipëria renditet e fundit në Evropë për nivelin e pagës minimale sipas fuqisë blerëse. 

Të dhënat nga Eurostat, tregojnë se çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon. Po ashtu shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në Evropë por fuqia blerëse mbetet e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në listë.

Përfundim 

Nisur nga verifikimi i kryer, premtimin e kryeministrit Edi Rama se në fund të prillit 2025 paga minimale do të jetë 45 mijë lekë, do ta kategorizojmë të pambajtur.

The post Paga minimale si kartë elektorale appeared first on Faktoje.al.

12 dështime në 12 vite

20 April 2025 at 15:36

Nga Artan Hoxha Rilindja po plotëson 12 vite në qeverisje, 8 prej të cilave e vetme në timon, ndërsa po kërkon një tjetër mandat 4 vjeçar duke shmangur llogaridhënien për bilancin e shkuar e duke shpërqendruar vëmendjen përmes premtimit të anëtarësimit të përshpejtuar në Bashkimin Europian në vitin 2030-divulguar përmes metaforës së pasaportës europiane nga […]

The post 12 dështime në 12 vite appeared first on BoldNews.al.

“Rama kërkon të shmangë bilancin”, Bushati: Objektivi i PD, të sigurojë një opozitë radikale!

17 April 2025 at 08:46

Analisti Andi Bushati, thotë se pavarësisht partive të reja në këtë fushatë zgjedhore skena politike është bipolare, ku duket sikur Edi Rama ka më shumë një fushatë tallava dhe Sali Berisha, më shumë një fushatë politike. I ftuar në MCN, ai deklaroi Edi Rama do me çdo kusht dhe çdo çmim që të mos bëhet […]

The post “Rama kërkon të shmangë bilancin”, Bushati: Objektivi i PD, të sigurojë një opozitë radikale! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌