Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura Saro themeloi një kompani të quajtur PCG me objekt konsulencë dhe asistencë ligjore. Pak muaj pas themelimit, zonja Saro vendosi që 49 për qind të aksioneve të shoqërisë së sapokrijuar t’i shiste tek avokati Besnik Çerekja. Dhe biznesi filloi të lulëzonte. Në […]
Qeveria ka hapur kompaninë, e cila pritet të bëjë marrëveshje me Jared Kushner për të zhvilluar resort në Sazan. Projekti parashikon ta shndërrojë ishullin nga një ish-bazë ushtarake me site të mbrojtura në resort privat luksoz.
Korporata e Investimeve Shqiptare, (KIS) regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) kompaninë “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE). Ajo ka kapital 50 milionë lekë (rreth 500 mijë euro) dhe administor Julian Adilin, drejtor ligjor pranë KIS.
Ekstrakti tregon se ASDRE u themelua më 9 qershor, pra rreth 2 javë e gjysmë më parë.
ASDRE thuhet se do të planifikojë dhe zbatojë projekte ndërtimi në pronësi ose administrim shtetëror. Kjo lë të kuptohet se mund të menaxhojë dhe projekte dhe prona të tjera.
Qëllimi i saj thuhet të jetë menaxhimi dhe transparenca në përdorimin e pasurive publike.
Gjithashtu, si qëllim i ASDRE, ka dhe përfaqësimin e shtetit në partneritete strategjike. Këtu përmendet konkretisht resorti turistik “Ishulli i Sazanit”.
Këtë projekt e ka paraqitur si ofertë të pakërkuar “Affinity Partners” e përfaqësuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.
Në janar Kushner mori statusin “investitor strategjik”. Ai ka thënë se ideja i lindi pas një vizite turistike në Shqipëri gjatë vitit 2021.
Kushner e vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023, ku u shoqërua personalisht edhe nga Kryeministri Rama. Pesë muaj më vonë, në dhjetor 2023, paraqiti zyrtarisht kërkesën për zhvillimin e Sazanit.
Por projekti u bë me dije vetëm në vitin 2024 kur Kushner foli për mediat amerikane.
Njësoj si atëherë, zhvillimi i radhës ndodh pas një vizite turistike të dhëndrit të Trump-it. Kjo nënkupton se vizitat e tij janë “vizita pune”.
Një fotografi e çiftit Kushner me Sazanin në sfond u botua të enjten nga kuzhinieri Aldo Mehmeti në Instagram.
Faksemile e postimit të kuzhinierit Aldo Mehmeti, i cili priti familjen Kushner këtë javë në Vlorë.
Resorti në Sazan do të zërë 8% të sipërfaqes së ishullit – 45 hektarë nga 562 e totalit. Investimi thuhet të jetë prej rreth 1.4 miliardë eurosh dhe zotohet të punësojë rreth 1 mijë persona gjatë ndërtimit dhe funksionimit.
Kritika për transparencën dhe ndikimin mjedisor
Projekti i Kushnerit ka shkaktuar reagime për mungesën e transparencës dhe rrezikun ndaj mjedisit. Fillimisht në vitin 2024, institucionet dhanë qëndrime kontradiktore për statusin juridik të Sazanit.
Ministria e Mbrojtjes e konsideroi pjesë të planit të vendosjes së Forcave të Armatosura. Ndërsa Ministria e Turizmit deklaroi se nuk kishte kërkesë për zhvillim të zonës.
Aktivistët mjedisorë theksuan se zona është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Ky park përfshin specie të rralla detare dhe është zonë e mbrojtur që nga viti 2010.
Por, qeveria ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke lejuar zhvillime në këto territore. Në të njëjtën kohë, KKT mori kompetenca të zgjeruara si Këshill Kombëtar i Territorit dhe Ujit.
Parlamenti shtyu gjithashtu ligjin për investimet strategjike deri në vitin 2026. Të gjitha këto veprime ngrenë shqetësime për llogaridhënie dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.
Kushner ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se nuk ka përfituar trajtim preferencial apo ekstraligjor. Megjithatë qasja e qeverisë shqiptare mbetet jotransparente, çka lë të kuptohet për të kundërtën.
Prej janarit, kur Kushneri mori statusin e investitorit, parashikohej që të zhvilloheshin negociata për mënyrën e investimit. Do të ishte me partneritet publik-privat, koncesion, apo mekanizëm tjetër.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), i tha Citizens.al se “aktualisht palët janë në proces negocimi”. Deklarata u bë më 25 qershor, një ditë para se KIS të regjistronte ASDRE-n.
Nga ana tjetër institucionet nuk kanë bërë transparencë për propozimin e Kushner në Zvërnec.
Citizens.al iu drejtua për informacion edhe agjencive të planifikimit dhe zhvillimit të territorit (AZHT, AKPT) për propozimin, ku kërkoi të dinte nëse ka pasur aplikime për leje zhvillimi për zonën e Sazanit dhe Zvërnecit. Por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati përgjigje.
TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Ekspertë të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) morën pjesë në grupin e përbashkët të ounës për investime dhe në tryezën e rrumbullakët të projektit RegioTrade, si pjesë e angazhimit për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të klimës së investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Nën organizimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me mbështetjen e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe GIZ, ekspertët diskutuan mbi rekomandimet për investime të huaja direkte të qëndrueshme; parimet e përbashkëta për lehtësimin e investimeve në WB6 dhe krijimin e një klime të qëndrueshme për investime të gjelbra.
Sipas njoftimit të AIDA-s, tryeza e projektit RegioTrade vuri theksin mbi bashkëpunimin rajonal për të promovuar investime të qëndrueshme dhe për të adresuar sfidat në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me investitorët.
AIDA bën të ditur se, mbetet e angazhuar për të forcuar mekanizmat që nxisin një klimë sa më të favorshme për investitorët në Shqipëri dhe në rajon. /j.p/
TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) po vijon me takimet informuese me bizneset lokale, mbi mundësitë që i ofrohen biznesit shqiptar për t’u forcuar në tregun vendas dhe rritur konkurrueshërinë në tregje ndërkombëtare.
Gjatë ditëve të takimeve, ekipi i AIDA-s organizoi një takim me biznesin në Shkodër.
Qëllimi kryesor është informimi i drejtpërdrejtë mbi platformën e re të eksporteve si dhe mundësitë konkrete që ofron rrjeti EEN (Enterprise Europe Network).
Kjo platformë është krijuar për të ndihmuar bizneset shqiptare që të zgjerojnë tregjet dhe mundësitë për tu rritur përtej kufijeve, të krijojnë mundësi partneritetesh ndërkombëtare, mbështetje për rritje konkurruese si dhe promovim në rrjete të gjera biznesi në Europë.
EEN është një nga rrjetet më të mëdha në botë për mbështetjen e ndërkombëtarizimit të SME-ve dhe tashmë është më afër bizneseve shqiptare se kurrë më parë.
Për më shumë informacion, kontaktoni AIDA ose vizitoni platformën e re të eksporteve.
TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në kuadër të misionit të tyre për analizën makroekonomike dhe vlerësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.
Diskutimi u fokusua në klimën aktuale të të bërit biznes në Shqipëri, zhvillimet në politikat për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe interesin e investitorëve për potencialin që ofron Shqipëria.
Përfaqësues të AIDA-s informuan pjesëmarrësit e AFD-së mbi incentivat kryesore sipas sektorëve të ekonomisë, ndryshimet dhe trendet e vërejtura si përsa i takon shteteve dhe sektorëve të interesit nga ana e investitorëve të huaj, si dhe rolin e Agjencisë si një urë lidhëse mes investitorëve dhe institucioneve publike, përmes ofrimit të shërbimeve të asistencës aftercare. /j.p/
TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Sipërmarrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri në sektorin minerar, specifikisht në përpunimin e nikelit, duke e konsideruar vendin tonë si një destinacion mjaft tërheqës për investitorët e huaj.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mirëpriti në një takim përfaqësues të Ministrisë së Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kompanisë ADQ, një investitor lider në infrastrukturën globale kritike dhe zinxhirin e furnizimit.
Takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zgjerimin e investimeve në vendin tonë.
Që nga themelimi i saj në vitin 2018, ADQ është shfaqur si një investitor sovran aktiv, duke ndërtuar dhe zgjeruar platforma biznesi të përqendruara në infrastrukturën kritike dhe zinxhirët globalë të furnizimit.
Si një partner i Qeverisë së Abu Dhabit, ADQ krijon të ardhura të qëndrueshme financiare për Emiratet, ndërkohë që ofron edhe një ndikim pozitiv.
Gjatë këtij takimi, Ryan Freeman, bëri një prezantim të kompanisë e cila nisi si një kompani holding, duke kaluar nga niveli strategjik në nivel tregtar me më shumë se 130 asete në portofolin e projekteve.
“Subjekti shprehu interesin për të investuar në Shqipëri në sektorin minerar, specifikisht në përpunimin e nikelit, duke e konsideruar vendin tonë si një destinacion mjaft tërheqës për investitorët e huaj”, njofton AIDA në rrjetin social Facebook.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur sërish një vajzë që e pagëzuan me emrin, Mjalta.
Në një rrëfim në InstaStory, artistja tregon për ndryshimin që ka pësuar tani si nënë e dy fëmijëve.
E njëjta i ka dedikuar disa fjalë prekëse vajzës së madhe, pasi siç e elaboron i duket ta ketë lënë paksa anash.
Postimi i plotë i Doçit (pa ndërhyrje):
“Kur lindi fëmija im i dytë, nuk e prisja që më të dhimbte kaq shumë…jo trupi, por zemra.
Sytë e fëmijës tim të parë u bënë më të mëdhenj, duart më të mëdha, por në sytë e mi, ajo është ende e vogël.
Është ende ajo që më bëri nënë për herë të parë. Dhe befas, më duhej të ndaja veten mes dy dashurive.
Nuk është xhelozia e saj që më lëndon…Është fakti që s’mund të jem më njësoj vetëm për të.
Më dhemb sa herë më pret. Sa herë më shikon pa folur.
Ajo nuk e thotë, por e ndjej. Dhe unë ndihem fajtore.
Por tani po kuptoj diçka;
Zemra ime nuk është ndarë. Zemra ime është zgjeruar.
Unë nuk të dua më pak, bijë. Unë thjesht po mësoj si të të dua ndryshe – tani ti je motra e madhe.
Por për mua…ti do të jesh gjithmonë bebushi im i parë.
Tiranë, 14 maj/ATSH/ Shqipëria u prezantua si një destinacion strategjik në rritje për dhënien e një pjese të aktiviteteve ose shërbimeve të brendshme të një kompanie (outsourcing), investime të huaja direkte dhe shërbime digjitale gjatë takimit “CxOutsourcers 2025”, të mbajtur në Mynih.
Ky takimi mblodhi liderë të lartë nga sektorët globalë të përvojës së klientit, delegim të proceseve të biznesit dhe inovacionit digjital. Ai ofroi një platformë të rëndësishme për të pozicionuar Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të investimeve.
Nëpërmjet diskutimeve të fokusuara, një prezantimi të dedikuar, pjesëmarrjes në tryezë të rrumbullakët dhe mundësive për rrjetëzim, Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Investimeve, si pjesë e delegacionit shqiptar, u përqendrua në promovimin e pikave të forta të Shqipërisë.
Pikat kryesore të prezantimit përfshinë talentin në fushën e teknologjisë, pozicionit gjeografik, mbështetjes së investitorëve dhe infrastrukturës në zhvillim.
Ky takim kishte një rëndësi të veçantë për të theksuar mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët dhe zhvillimin e shërbimeve digjitale, duke e bërë atë një aktor të fuqishëm në industrinë globale të delegimit të shërbimeve.
TIRANË, 17 prill/ATSH/ Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e “Tirana Investment Conference”, një nga ngjarjet më të rëndësishme për promovimin e mundësive investuese në Shqipëri, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Islamike për Zhvillim (IsDB).
Takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimin e partnerëve strategjikë në mbështetje të konferencës, me qëllim tërheqjen e investitorëve potencialë nga vendet anëtare të IsDB dhe më gjerë.
Përmes kësaj konference, AIDA synon të prezantojë potencialet kryesore që ofron Shqipëria për investime në sektorët prioritarë, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi mes investitorëve ndërkombëtarë dhe institucioneve shqiptare. /j.p/
TIRANË, 9 prill/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim me delegacionin e investitorëve italianë nga Regione del Veneto, të shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi të Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra.
Delegacioni u prit nga Laura Saro, Drejtoreshë Ekzekutive e AIDA-s.
Gjatë takimit u diskutua interesi i investitorëve për të zhvilluar projekte në Shqipëri dhe u prezantuan mundësitë që vendi ynë ofron për investime.
AIDA shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje të mëtejshme dhe asistencë të personalizuar për çdo investitor.
Ky takim synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, me fokus në zhvillimin e projekteve konkrete investimi.
Italia mbetet partneri tregtar më i madh i Shqipërisë si për eksportet edhe për importet.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, eksportet e mallrave “Made in Albania” drejt Italisë në vitin 2024 arritën vlerën e më shumë se 162,799 milionë lekëve, ndërsa importet arritën nivelin e 189,389 milionë lekëve.
Në vitin 2024, Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri shënuan një rritje prej 5,6%, duke arritur në 1,583 milionë euro nga 1,499 milionë euro që ishin një vit më parë.
Kjo rritje me 84 milionë euro sugjeron një interes të shtuar të investitorëve për tregun shqiptar, një sinjal premtues për zhvillimin ekonomik të vendit. /j.p/
TIRANË, 28 mars /ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA) Laura Saro, dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja në Maqedonisë së Veriut, Refik Xhemaili nënshkruan të enjten në Tiranë, Memorandumin e Mirëkuptimit për nxitje të bashkëpunimit tregtar dhe investimeve mes dy vendeve.
Memorandumi i Mirëkuptimit, përcakton: Forcimin e bashkëpunimit në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja; lehtësim dhe mbështetje tregtare për kompanitë nga të dy vendet dhe krijimin e mekanizmave për shkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira të biznesit.
Agjencia për Investime të Huaja në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në Match-Maker Albania 2025, një ngjarje e rëndësishme biznesi që u mbajt të enjten në Tiranë.
Ky event synon të nxisë partneritetet strategjike, të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim tregtar dhe të forcojë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet kompanive nga rajoni.
Si pjesë e ngjarjes, Invest Macedonia u prezantua me stenda informative, ku kompanitë nga Maqedonia e Veriut patën mundësinë të prezantojnë produktet, shërbimet dhe potencialin e tyre investues para partnerëve dhe investitorëve shqiptarë.
Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta biznesore dhe për të prezantuar avantazhet konkurruese të ekonomisë maqedonase.
Këshilltari shtetëror për investime nga Invest Maqedonia e Veriut, Igor Velevski ishte pjesë e panelit të diskutimeve kushtuar investimeve dhe mundësive të eksportit.
Ai theksoi rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal dhe potencialin për projekte të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Përfaqësuesit e Invest Maqedonia e Veriut zhvilluan takime të shumta me kompani, institucione dhe investitorë potencialë shqiptarë. Në kuadër të këtyre takimeve u diskutuan mundësitë për partneritete të reja, investime dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Kjo ngjarje është një mundësi e jashtëzakonshme për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investime vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit tonë dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani globale. Në këtë ngjarje të rëndesishme për zhvillimin e bizneseve do të bashkohen në një vend: +500 Investitorë ndërkombëtarë…
MIPIM është një nga panairet më të mëdha të pasurive të paluajtshme në botë, duke mbledhur mbi 20,000 delegatë nga e gjithë bota. Eventi tërheq investitorë që menaxhojnë mbi 4 trilionë euro në asete, duke e bërë atë një platformë kyçe për marrëveshje të mëdha investimesh. Pjesëmarrësit vijnë nga 90 vende, përfshirë investitorë, zhvillues, autoritete publike, arkitektë dhe profesionistë të tjerë të…
TIRANË, 13 mars/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) merr pjesë për herë të parë në MIPIM 2025, panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme, i cili mbahet në Palais des Festivals në Cannes, Francë, nga data 10 deri më 14 mars 2025.
Pjesëmarrja e AIDA në këtë event synon të prezantojë projektet arkitekturore dhe mundësitë e investimit në Shqipëri në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke e vendosur vendin në hartën globale të investimeve në këtë sektor.
Në stendën e saj, AIDA përfaqëson katër kompani shqiptare të sektorit: Concord Investment, TDT & Partners, Rozafa-A dhe E&A Investment, të cilat prezantojnë projekte të rëndësishme për zhvillimin urban dhe arkitekturor në Shqipëri.
MIPIM mbledh çdo vit liderët më të mëdhenj të industrisë së pasurive të paluajtshme, përfshirë investitorë, zhvillues, arkitektë, urbanistë dhe përfaqësues të autoriteteve publike nga e gjithë bota. Ky panair është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar trendet më të fundit të sektorit, për të adresuar sfidat e tregut dhe për të krijuar partneritete të reja në nivel ndërkombëtar.
Gjatë pjesëmarrjes në MIPIM 2025, AIDA ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Miami Association of REALTORS, organizatën e famshme të profesionistëve të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime në pasuri të paluajtshme, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni me një rrjet global profesionistësh të kësaj industrie.
Miami Association of REALTORS përfaqëson rreth 60,000 profesionistë të fushës dhe ka marrëveshje me 279 organizata ndërkombëtare në mbi 70 vende të botës. Kjo platformë do të ndihmojë në rritjen e vizibilitetit të tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme, duke e bërë atë më të aksesueshëm për investitorët e huaj.
MIPIM është një nga panairet më të mëdha të pasurive të paluajtshme në botë, duke mbledhur mbi 20,000 delegatë nga e gjithë bota.
Ky panair tërheq investitorë që menaxhojnë mbi 4 trilionë euro në asete, duke e bërë atë një platformë kyçe për marrëveshje të mëdha investimesh. Pjesëmarrësit vijnë nga 90 vende, përfshirë investitorë, zhvillues, autoritete publike, arkitektë dhe profesionistë të tjerë të sektorit.
Gjithashtu, në MIPIM prezantohen mbi 300 stenda ekspozuese, ku vendet, qytetet dhe kompanitë promovojnë projektet e tyre më të fundit dhe krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi.
TIRANË, 3 mars /ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard.
Diskutimet u përqendruan në mundësinë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve në sektorë potencialë të ekonomisë shqiptare.
Gjatë takimit, Saro prezantoi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët.
Saro vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe nënvizoi rolin e AIDA-s në lehtësimin e projekteve të përbashkëta.
Takimi u përmbyll me angazhimin e të dy palëve për realizimin në të ardhmen e afërt të aktiviteteve që do të mundësojnë një bashkëpunim më të ngushtë midis bizneseve të dy vendeve.
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në zyrat e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investim...
1 nga 4
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në zyrat e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve
Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në zyrat e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në zyrat e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve
TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro dhe kreu i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Turqia (MÜSİAD Albania), Muhammet Işler, nënshkruan sot në Tiranë një memorandum mirëkuptimi.
Qëllimi i këtij memorandumi është rritja e bashkëpunimit ekonomik si dhe përmirësimi i marrëdhënieve tregtare dhe kulturore në botën e biznesit, përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.
Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare, duke u renditur partneri i tretë tregtar, me 8% të vëllimit.
Shkëmbimet tregtare me Turqinë në vitin 2024 arritën 101,4 miliardë lekë.
Referuar të dhënave eksportet shqiptare drejt Turqisë arritën 4,8 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten mbi 98,6 miliardë lekë.
Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.
TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Investimeve (AIDA) prezantoi sot para investitorëve egjiptianë mundësitë që ofron vendi ynë për bashkëpunim në sektorë si pasuria e paluajtshme, energjia e rinovueshme dhe prodhimi e distribucioni i pajisjeve laboratorike, mjekësore e më gjerë.
AIDA mirëpriti një delegacion egjiptian biznesi të kryesuar nga Khalid I. Emara anëtar i Këshillit Egjiptian për Punë të Jashtme. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Egjiptit në vendin tonë, Hassan Shawky.
Gjatë takimit, drejtoresha ekzekutive e AIDA, Laura Saro vuri në dukje se viti 2024 shënon shifrat më të larta sa i përket stokut të investimeve egjiptiane në Shqipëri dhe volumit tregtar.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga kompanitë shqiptare në sektorin e pasurive të paluajtshme, energjisë së rinovueshme dhe distribucionit të pajisjeve mjekësore.
Gjatë këtij takimi u evidentuan mundësi dhe hapësira shumë premtuese bashkëpunimi, në interes jo vetëm të partneritetit midis palëve, por edhe të zhvillimit/progresit të teknologjive të reja në këto sektorë. /j.p/
TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) po intensifikon përpjekjet e saj për të arritur investitorët amerikanë dhe për të krijuar partneritete të reja me kompani amerikane.
Në intervistën publikuar për herë të parë në “USA Today”, Laura Saro Plaku, drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA), tha se roli i agjencisë që drejton kyç, pozicionuar si ndërmjetës ndërmjet investitorëve dhe qeverisë.
Plaku shpjegoi angazhimin e AIDA-s, që në fazën fillestare të eksplorimit të ideve të investimit, realizimit të analizave të tregut, deri te finalizimi i suksesshëm i projekteve të tyre.
“Qasja jonë “outreach” synon të shtojë interesin e sipërmarrjeve në SHBA, duke u fokusuar te sektorët kryesorë që duam të zhvillojmë në Shqipëri”, u shpreh ajo, teksa informoi në intervistën e saj, për një sërë sektorësh si, turizmi, teknologjia, energjia e rinovueshme, hidrokarburet etj, potencial për investimeve aktive.
“Shqipëria ofron lehtësi fiskale për nxitjen e investimeve të huaja dhe ne synojmë të maksimizojmë mundësitë në tregun amerikan”, tha Laura Saro Plaku, Drejtor Ekzekutiv, e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, për median amerkane “USA Today”.
Intervista e plotë:
Cili është misioni i AIDA-s?
Qëllimi ynë është të kontribuojmë drejtpërdrejt në diversifikimin e sektorëve dhe lehtësimin e investimeve të synuara në Shqipëri. Nga faza fillestare e eksplorimit të ideve të investimit dhe realizimit të analizave të tregut, deri te finalizimi i suksesshëm i projekteve të tyre, ne mbetemi të angazhuar. Edhe pas zbatimit të projekteve, vijojmë të mbështesim investitorët në adresimin e çdo sfide që hasin në përmbushjen e objektivave të tyre në Shqipëri. Nga konceptimi deri në përfundim, jemi të përkushtuar t’i udhëzojmë dhe t’i shoqërojmë në çdo hap të rrugëtimit të tyre.
Si i arrin AIDA investitorët e huaj, veçanërisht në SHBA?
Fushatat “outreach” kanë qenë ndër përpjekjet tona më efektive. Për shembull, vitin e kaluar realizuam një fushatë në Spanjë të fokusuar në sektorin e turizmit. Kjo nismë dha rezultate konkrete, duke përfshirë takime të mëvonshme dhe vizita në Shqipëri nga palët e interesuara. Planifikojmë të ndjekim një qasje të ngjashme edhe në SHBA, duke u fokusuar te sektorët kryesorë që duam të zhvillojmë.
Cilët sektorë janë prioritarë?
Ne po punojmë në mënyrë aktive për të siguruar një zhvillim të balancuar në disa sektorë. Synimi ynë nuk është vetëm mbështetja e turizmit, por edhe tërheqja e investimeve në një gamë të gjerë industrish. Teknologjia është një fushë kryesore në fokusin tonë, veçanërisht në shërbimet digjitale, startup-et, ICT dhe prodhim. Bujqësia mbetet një sektor tradicional me potencial të rëndësishëm. Energjia është një tjetër sektor premtues, duke pasur parasysh burimet e pasura natyrore të Shqipërisë në hidro, erë dhe energji diellore. Ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive investime në këto fusha, duke shfrytëzuar ekspertizën nga tregje si SHBA.
Çfarë mundësish shihni në sektorët e teknologjisë së lartë?
Ne synojmë të organizojmë fushata “outreach” në SHBA, të fokusuara posaçërisht në teknologji dhe bashkëpunime me parqe teknologjike. Kemi identifikuar disa marka të njohura ndërkombëtare që operojnë në SHBA dhe do të përqendrohemi në angazhimin me to. Plani ynë përfshin identifikimin e partnerëve potencialë, vlerësimin e interesave të tyre dhe prezantimin e mundësive që ofron Shqipëria. Kjo do të përfshijë organizimin e takimeve fizike në SHBA për të ofruar informacion të detajuar mbi iniciativat tona, mjedisin e biznesit në Shqipëri dhe mundësitë specifike që ofrojmë. Objektivi ynë është të ftojmë këto kompani të vizitojnë Shqipërinë dhe të eksplorojnë nga afër këto mundësi. Synojmë të maksimizojmë mundësitë në tregun amerikan.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për fonde të financuara nga buxheti i shtetit në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Thirrja për aplikimin për fonde është organizuar në dy skema kryesore, ku e para përfshin mbështetje financiare për shpenzimet korrente dhe e dyta mbështetje financiare për shpenzimet kapitale. AIDA njofton se mbështetja synon…