Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Muzikë dhe panair në Kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq

By: Kult Plus
16 July 2025 at 19:59

Sot ishte një ditë e veçantë për Kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq, ku muzika, shpirti dhe natyra u bashkuan në një harmoni perfekte me koncertin “Ku bashkohet shpirti, muzika dhe kulinaria”.

Norma Sereni interpretoi muzikë mesjetare të shoqëruar në piano nga Adelina Mula Qerfozi, ndërsa një panair lokal me produkte tradicionale të zonës e pasuroi përvojën e pjesëmarrësve.

Edhe pse fshati është larg qytetit, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme.
Surpriza e ditës ishte Ansambli i të rinjve të Vithkuqit, që bashkë me artistët e MIK Festivalit dhe turistët, krijuan një festë të vërtetë popullore me valle tradicionale, duke përmbushur një nga misionet kryesore të MIK-ut, zhvillimin dhe promovimin e zonave rurale shqiptare.

E pranishme në koncertin e mbajtur në oborrin e Kishës së Shën Mëhillit ishte dhe sopranoja e mirënjohur Inva Mula. /atsh/ KultPlus.com

Gonxhja në Panairin e Librit Shqip në Preshevë: Së shpejti konkretizojmë marrëveshje bashkëpunimi

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Panairin e parë të Librit Shqip në Preshevë.

“Privilegj e kënaqësi, nder e krenari të jesh në Preshevë si ministër i Qeverisë shqiptare, me porosinë e veçantë dhe vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama, në tokën ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim, çka na frymëzon e na motivon të jemi edhe më pranë e të bëjmë edhe më shumë për sfidat që na bashkojnë”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ai falënderoi kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe gjithë komunitetin e Luginës së Preshevës për mikpritjen e ngrohtë në Panairin e parë të Librit Shqip në Preshevë.

Gonxhja bëri të ditur se së shpejti, MEKI do të lidhë një marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundësojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie.

/m.m//r.e/

The post Gonxhja në Panairin e Librit Shqip në Preshevë: Së shpejti konkretizojmë marrëveshje bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Sinani: Fillim i një tradite të përvitshme

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoninë e tij solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një hap i madh drejt promovimit të librit dhe gjuhës shqipe në qytet. “Presheva flet – përmes librit!”, shkruan Sinani, duke vënë në dukje se ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd me mbështetjen e ambasadorit Bardhyl Canaj.

“Ky panair, për herë të parë i organizuar nga Komuna e Preshevës, është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, të cilën e falënderojmë për mbështetjen financiare dhe morale”, shkruan ndër të tjera Sinani, duke e cilësuar këtë ngjarje si fryt të një projekti të ideuar që në vitin 2021 me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë botuesit pjesëmarrës dhe ka përshëndetur veçanërisht intelektualët dhe panelistët nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët me diskutimet e tyre do ta kthejnë këtë panair në një arenë të mendimit dhe bashkimit kombëtar.

“Le të jetë kjo ngjarje fillimi i një tradite të përvitshme, një festë e mendjes shqiptare në Preshevë. Presheva flet më fort–përmes librit, përmes dijes dhe përmes dashurisë për gjuhën shqipe.”, thekson më tej kryetarja Sinani, duke e përmbyllur postimin me një mesazh të fuqishëm simbolik: “Presheva flet. Flet shqip. Flet me krenari. Dhe zëri i saj do të dëgjohet gjithmonë.”

Panairi pritet të zhvillohet për disa ditë me aktivitete të ndryshme letrare, diskutime dhe promovime librash, duke sjellë një atmosferë të pasur kulturore në zemër të Luginës.

/a.f/

The post Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Sinani: Fillim i një tradite të përvitshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Francë, Vengu: Zhvillojmë industrinë ushtarake, pajisje me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Paris Air Show” (Salon du Bourget).

Ky panair është ngjarja më e rëndësishme për aviacionin ushtarak dhe civil, si dhe për teknologjitë në fushën e mbrojtjes.

Vengu vlerësoi se “industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, dhe kualifikimi i efektivëve tanë në përdorimin e tyre përbëjnë tre akse të modernizimit të Forcave tona të Armatosura”.

Gjatë vizitës në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”, ministri Vengu u njoh nga afër me teknologjitë dhe mjetet që ofrojnë disa prej kompanive më prestigjioze në botë si: Anduril Systems, Thales Group, Airbus, MBDA, EDGE Group, KNDS, Saab AB dhe Safran.

Pjesëmarrja në këtë event përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

/m.m/r.e/a.f/

The post Francë, Vengu: Zhvillojmë industrinë ushtarake, pajisje me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Libri të ban të lirë”, panairi i parë i librit në Shkodër

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ “Libri të ban të lirë” është tema e panairit të parë të librit që po mbahet në qytetin e Shkodrës.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit si organizuese e panairit njoftoi se në të marrin pjesë disa shtëpi botuese, të cilat prezantojnë për lexuesin shkodran titujt e tyre të rinj në kategorinë e librave artistik për të rritur, fëmijë dhe studimorë.

Programi i këtij panair është i pasur me aktivitete për librin, promovimin e titujve të rinj si dhe lexime nga autorët.

Ndër autorët pjesëmarrës janë: Stefan Çapaliku,  Artur Baku, Andreas Dushi, Suad Arilla, Durim Taçi, Ledia Dushi, Liridon Mulaj, Arjola Zadrima, Lekë Tasi, Xhahid Bushati, Ndue Ukaj dhe Mark Lucgjonaj.

Panairi është i hapur deri më datë 7 qershor.

1 nga 5

The post “Libri të ban të lirë”, panairi i parë i librit në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL në Lozanë 

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL në Lozanë.

Turizmi dhe kulinaria shqiptare u promovuan sot në një nga universitetet më prestigjioze në botë për Hoteleri dhe Turizëm – EHL (École hôtelière de Lausanne), bëri të ditur ambasada e Shqipërisë në Zvicër.

Në Festivalin Universal të organizuar nga ky institucion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, në bashkëpunim me studentët shqiptarë të EHL, përfaqësoi Shqipërinë me stendën “Albania”, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse shqiptare.

Vizitorët patën mundësi të njihen me pasuritë turistike të Shqipërisë përmes videove, fotove dhe materialeve informuese, si dhe të shijojnë gatime tradicionale shqiptare të përgatitura me dashuri nga vetë studentët. Ky aktivitet u zhvillua në vigjilje të hapjes së sezonit turistik dhe shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar Shqipërinë si një destinacion që pret të zbulohet.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës, i cili u foli studentëve për zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit dhe ftoi të rinjtë të vizitojnë dhe të promovojnë vendin tonë.

Shqipëria, një perlë në zemër të Mesdheut, mirëpret botën me bukuritë e saj natyrore, kulturën e pasur dhe mikpritjen unike.

/r.e/

The post Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL në Lozanë  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rekord “Guiness” dhe panair, Himara çel sezonin turistik

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Himara çel sot sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”.

Në kuadër të çeljes së sezonit do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh të ndryshme.

Aktiviteti i parë ishte ai në orën 9:00 ku njeriu i rekordeve botërore dhe të Guinness-it, Agim Agushi, pas shumë sukseseve edhe ndërkombëtare, ishte në Himarë ku edhe fitoi rekordin e 16-të botëror të xhonglimit të topit me kokë duke veshur 14 bluza në një hapësirë vetëm 1 m2.

Në një performancë në qendër të qytetit bregdetar, Agushi ia ka arritur të fitojë certifikatën botërore, duke lënë një shenjë të suksesit të tij edhe në qytetin bregdetar.

“Është rekordi i 16-të, i cili u arrit në Himarë, në një disiplinë e cila është kërkuar nga selia e librit të Guiness në Londër, veshja e 14 fanelave duke xhongluar me top dhe duke qëndruar në një hapësirë 1 m2.  Prej sot Himara do të jetë në librin e Guinness. Certifikatën me emrin e Himarës do t’ia sjell kryetarit të bashkisë”, tha Agim Agushi.

Kryetari i bashkisë Himarë shprehet i lumturi që Agim Agushi ka zgjedhur Himarën për këtë rekord, duke e nisur me këmbë të mbarë çeljen e sezonit turistik

“Kënaqësi për mua dhe Himarën. Ky nuk do të jetë rekord i Agimit, por rekordi i Agim Agushit në Himarë”, tha Vangjel Tavo.

Agim Agushi është fitues edhe i rekordeve të tjera Guinness në disiplinat e lira, pasi ka mundur të lërë pas polakun Dariusz Kolodziczyk.

Gjithashtu, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo vizitoi sot edhe panairin e ngritur në zemër të Himarës “Shije, art dhe traditë”.

Panairet e çeljes së sezonit sjellin prodhime vendase, zeje artizanale dhe shumë ngjyra që pasqyrojnë shpirtin e jugut, theksoi Tavo në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/a.f/

The post Rekord “Guiness” dhe panair, Himara çel sezonin turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcimi i lidhjes me tregun e punës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe ai i Gjuhëve të Huaja organizojnë panairin e punës

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizuan sot edicionin e katërt të “Panairit të Punës 2025”, i cili u zhvillua në ambientet e përbashkëta të dy institucioneve.

Panairi mblodhi së bashku rreth 50 përfaqësues nga institucione shtetërore, kompani private, agjenci punësimi dhe organizata të ndryshme, të cilat paraqitën ofertat e tyre për praktika profesionale dhe mundësi punësimi për studentët.

Qëllimi i këtij panairi ishte gjithashtu dhe forcimi i lidhjes midis fakulteteve dhe tregut të punësimit, duke u krijuar studentëve mundësinë për të ndërtuar kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve, si dhe për t’u informuar mbi aftësitë dhe përgatitjen që kërkon tregu i punës.

Panairi u përshëndet nga zv. dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Prof. Dr. Shezai Rrokaj dhe dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha.

Prof. dr. Shezai Rrokaj, në fjalën e tij falënderoi pjesëmarrësit në emër të dekanit të Fakultetit Prof. Dr. Mark Marku dhe theksoi rëndësinë e afrimit të tregut të punës me institucionet akademike, duke vlerësuar rolin që kanë Zyrat e Karrierës në lehtësimin e këtij bashkëpunimi.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve të shfrytëzojnë këtë mundësi për të krijuar lidhje direkte me studentët dhe për të ndarë informacionet e nevojshme që i ndihmojnë ata të përgatiten për tregun e punës. Entet publike dhe private, nuk duhet të jenë aspak të ndara me universitetet, përkundrazi ato duhet të forcojnë kontaktet me njëra-tjetrën.

Nga ana tjetër, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha falënderoi të gjitha bizneset pjesëmarrëse për gatishmërinë që iu përgjigjën thirrjes së “Panairit të Punës”.

Në fjalën e saj ajo theksoi që kjo traditë e krijuar ka realizuar objektivat dhe strategjinë që kanë dy fakultetet, për të mbajtur sa më afër biznesin me studentët dhe me programet e studimit.

Ky panair është i rëndësishëm sepse gërsheton formimin universitar të dy fakulteteve me zhvillimet e shpejta të tregut të punës dhe kërkesën për aftësi të reja, përfshirë aftësitë teknologjike dhe aftësitë e buta, ku të dyja fakultetet po përpiqen të ecin me frymën e këtij trendi të fundit.

Ky aktivitet u organizua nga Zyrat e Këshillimit të Karrierës të dy fakulteteve dhe do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim.

/k.s/j.p/

The post Forcimi i lidhjes me tregun e punës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe ai i Gjuhëve të Huaja organizojnë panairin e punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

TIRANË, 11 prill /ATSH/ MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia” në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë Tiranë, Jonid Jorgji, përfaqësuesja e Muse-x në Mbretërinë e Bashkuar, Emina Curic, përfaqësues të industrisë muzikore, artistët këngëtarë dhe të ftuar të tjerë të linjës.

Muse-X ka bërë bashkë mbi 100 kompani prestigjoze dhe profesionistë të ndryshëm të industrisë së muzikës dhe arteve nga e gjithë Evropa, Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga Rajoni, të cilët kanë ardhur në Tiranë dhe për tre ditë me radhë Sheshi “Italia” do të mbushet me argëtim, konferenca dhe tedtalks.

Muse-X synon krijimin e një platforme ambicioze ku ekonomia kreative është protagoniste kryesore. Ndërkohë që netët përgjatë 11-13 prill, do të zgjasin deri në mesnatë, ku skena gjigande e muzikës do të ndizet nga tre koncerte të muzikës elektronike, hip – hop dhe rock&roll, për të gjithë publikun.

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e konsideroi këtë aktivitet si një hapësirë ku bashkohet, arti, muzika, teknologjia dhe rinia për të ndërtuar një të ardhme ndryshe.

“Në këtë botë që ndryshon gjithnjë e me ritme më të shpejta, ku krijimtaria është kthyer në një kapital dhe talenti në një aset zhvillimi është jetike që të rinjtë tanë të kenë hapësira reale për të shprehur veten dhe për të ndërtuar rrugët e tyre drejt suksesit. Muse-x është pikërisht kjo hapësirë, një mundësi konkrete që të rinjtë shqiptarë dhe nga e gjithë bota që merren me fushën e muzikës, të mund të takohen me profesionistë të fushës për të shkëmbyer ide e për të ndërtuar partneritete. Si qeveri ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë frymë mbështetëse një realitet të përditshëm”, tha Muzhaqi.

Zv.ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa theksoi se, “kjo ngjarje i jep një vëmendje të veçantë komunitetit artistik shqiptar dhe ky event premton një tri ditësh të mbushur plot aktivitete, me panele, me beteja repi, dhe spikera nga e gjithë bota”.

“Ky është një organizim unik jo vetëm për Tiranën por ndoshta edhe për Ballkanin, duke tërhequr një interes të gjerë nga kompani dhe organizatorë të ndryshëm. Kjo nismë na pëlqen se, lidhet edhe me vizionin që ministria ka pasur, për programet për grantet për kulturë dhe krijimtari”, tha ajo.

Në vitin kur Tirana është shpallur si kryeqyteti i mesdhetar i kulturës dhe dialogut, nuk mungonte në këtë event edhe përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës, Jonid Jorgji i cili tha se, “jo shumë vite më parë nuk mendohej që ky event do të bëhej në Tiranë. Sot në Tiranë vijnë artistë të huaj dhe më vjen mirë që Tirana është sot një epiqendër e artit dhe kulturës”.

“Muse-X nuk është thjesht një panair por një ekspofestival i bazuar në tri shtylla, Ekspozita, konferenca dhe festival”, u shpreh ideatori dhe themeluesi i Muse-X, Luel Muhametaj.

“Ne duam të vendosim unitetin në Ballkan, pasi duhet t’a pranojmë jemi vende të vogla, me tregje dhe popullsi të vogla. Prandaj duam të bëhemi një “portë e artë” për kompanitë internacionale që duan të hyjnë në vendin tonë”, tha ai.

Muhametaj theksoi gjithashtu se për tri ditë radhazi sheshi “Italia” do të kthehet në vendin e dritave, ngjyrave si dhe ritmeve të eleltronikës, hip-hopit dhe muzikës rrok.

Në të njëjtin linjë ishte dhe Emina Curic, përfaqësuese e Muse-x në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo tha se, “ ne e ndërtuam Muse-x si platforme për të formalizuar, bashkuar, dhe për të aktivizuar industrinë e muzikës në Ballkan”.

Këtë event të rëndësishëm të përmasave botërore e përshëndeti dhe Alban Kastrati, drejtori i marrëdhënieve me mediat i “Sunny Hill Festival”, që njihet nga mediat botërore si krijim i Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës. Ai tha se, rajoni jonë mund të bëjë ngjarje të mëdha, të sjellë një frymë të re dhe pse jo në skenat tona të performojnë artistë ndërkombëtar.”

Eventi vijoi me një sërë aktivitetesh nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, Ansambli “Hyjnesha” i Graz-it në Austri dhe një tjetër detaj interesant që nuk mund të kalonte pa u vënë re ishte fakti që Drejtori artistik i Unum Festival dhe themeluesi i Secret Society, i dhuroi Albania Dj Academy 200 disqe Vinyl.

/j.p/

The post Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahet “Panairi i Punës dhe Karrierës” në Mitrovicë, prezantohen një numër i bizneseve

2 April 2025 at 18:46

Sot është mbajtur “Panairi i Punës dhe Karrierës” në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Në këtë panair morën pjesë student dhe nxënës të shkollave të mesme të Mitrovicës.

Panairi ku u prezantuan një numër i bizneseve nga Mitrovica u organizua nga Qendra për Zhvillim në Karrierë me mbështetje të GIZ-it, shkruan Telegrafi.

Në ceremoninë hapëse, rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre për organizmin e “Panairit për Punë dhe Karrierë”.

Ajo ka thënë se ky është një rast i mirë për studentët dhe për nxënësit e shkollave të mesme, që të njihen me bizneset, me punën e tyre dhe mundësitë që ato ofrojnë sa i përket punës dhe karrierës.

Një fjalë rasti në këtë ngjarje e ka mbajtur edhe drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka, i cili ka folur për masat e ndërmarra sa i përket mbështetjes së bizneseve në Mitrovicë.

Ai ka vlerësuar rëndësinë e ngjarjeve sikur “Panairi për Punë dhe Karrierë” për vetë bizneset, por edhe për studentët dhe të rinjtë në përgjithësi, të cilët mund të informohen për mundësitë sa i përket punës praktike dhe punësimit.

Ndërsa në emër të bizneseve, ka folur përfaqësuesi i InstaBuilt, Besart Hajrizi, i cili ka potencuar rëndësinë e ndërlidhjes dhe intensifikimit të punës dhe angazhimeve ndërmjet universiteteve, institucioneve dhe bizneseve.

“Të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti edhe kryetarja e Parlamentit Studentor, Elmedina Kurti, e cila shprehu kënaqësinë që studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme mund të njihen për së afërmi me perspektivën që ofron biznesi për karrierën dhe të ardhmen e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Mbahet “Panairi i Punës dhe Karrierës” në Mitrovicë, prezantohen një numër i bizneseve appeared first on Telegrafi.

Rama: Magjike 4 ditët e Automotive Fair Albania

31 March 2025 at 15:36

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga panairi “Automotive Fair Albania”, i cili u mbajt në Tiranë.

“Magjike 4 ditët e Automotive Fair Albania, AFA III”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Automotive Fair Albania, eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave hapi siparin më 27 mars në sheshin “Nënë Tereza” dhe sheshin “Italia” në Tiranë.

Automotive Fair Albania” është një event sportiv që vjen me aktivitete risi për promovimin e mëtejshëm të transportit të gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin.

Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvilluan minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat. /j.p/

The post Rama: Magjike 4 ditët e Automotive Fair Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti udhëton sot drejt Gjermanisë, merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Hannover Messe 2025”

31 March 2025 at 13:55

Kryeministri i në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtoi sot për në Hannover të Gjermanisë për të marrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025”.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kjo është hera e dytë që kryeministri Kurti merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme globale për inovacionin, automatizimin dhe transformimin industrial. Gjatë vizitës së tij, Kurti bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të zhvillojë një tur të udhëzuar nëpër pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric, me fokus në teknologjitë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në kuadër të pjesëmarrjes në panair, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues të kompanive dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë takimin me Dr. Jochen Köckler, Drejtor Ekzekutiv i Deutsche Messe AG, si dhe një takim me Kryeministrin e landit të Baden-Württemberg, z. Winfried Kretschmann.

Po ashtu, Kurti do të vizitojë stendën e Kosovës në Panair, ku këtë vit janë të pranishme disa kompani nga Kosova, përfshirë Tenton, Innovation Academy, Proton Cable, UBT, Nori Glass dhe kompani të tjera që përfaqësojnë kapacitetin prodhues dhe inovativ të vendit tonë. Stenda e Republikës së Kosovës financohet nga KIESA.

“Pjesëmarrja në “Hannover Messe 2025” konfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar ekonominë, tërhequr investime të huaja dhe ndërtuar partneritete strategjike me kompani dhe shtete të zhvilluara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Kurti udhëton sot drejt Gjermanisë, merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Hannover Messe 2025” appeared first on Telegrafi.

Panairi i Punës në Fier, Balluku: 50 kompani rajonale shpallin 1800 vende të lira


TIRANË, 20 mars/ATSH/ Biznese të rëndësishme rajonale nga sektori bankar, turizëm dhe hoteleri, kulinari, farmaceutikë, ndërtim, etj, do të jenë pjesë e Panairit të Punës që do të çelet nesër në Fier.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se ky panair ofron mundësi punësimi për të gjithë të interesuarit.

“50 kompani rajonale do të jenë pjesëmarrëse në panair, ku do të shpallin 1800 vende të lira pune”, u shpreh Balluku.

Zv/kryeministrja informoi edhe se 10 institucione arsimi dhe formimi profesional do të jenë pjesë e panairit.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, mbi tregun e punës për tremujorin e katërt të vitit 2024 duket se ofrojnë disa sinjale të rëndësishme për ekonominë dhe politikat e punësimit në Shqipëri.

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç në tremujorin e katërt të vitit 2024 është 68,3%, duke shënuar një rritje vjetore prej 1,6 pikë përqindje. Nga ana tjetër papunësia ra në 8,8%, duke shënuar ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje. Papunësia për burrat është 8% dhe për gratë 9,6 %. Papunësia për të rinjtë shënoi ulje vjetore me 2,1 pikë përqindje. Papunësia për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,1%, ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç është 7,3 %. /j.p/

The post Panairi i Punës në Fier, Balluku: 50 kompani rajonale shpallin 1800 vende të lira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AIDA në panairin e Francës: Shqipëria promovohet si destinacion investimesh në pasuri të paluajtshme

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) merr pjesë për herë të parë në MIPIM 2025, panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme, i cili mbahet në Palais des Festivals në Cannes, Francë, nga data 10 deri më 14 mars 2025.

Pjesëmarrja e AIDA në këtë event synon të prezantojë projektet arkitekturore dhe mundësitë e investimit në Shqipëri në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke e vendosur vendin në hartën globale të investimeve në këtë sektor.

Në stendën e saj, AIDA përfaqëson katër kompani shqiptare të sektorit: Concord Investment, TDT & Partners, Rozafa-A dhe E&A Investment, të cilat prezantojnë projekte të rëndësishme për zhvillimin urban dhe arkitekturor në Shqipëri.

MIPIM mbledh çdo vit liderët më të mëdhenj të industrisë së pasurive të paluajtshme, përfshirë investitorë, zhvillues, arkitektë, urbanistë dhe përfaqësues të autoriteteve publike nga e gjithë bota. Ky panair është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar trendet më të fundit të sektorit, për të adresuar sfidat e tregut dhe për të krijuar partneritete të reja në nivel ndërkombëtar.

Gjatë pjesëmarrjes në MIPIM 2025, AIDA ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Miami Association of REALTORS, organizatën e famshme të profesionistëve të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime në pasuri të paluajtshme, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni me një rrjet global profesionistësh të kësaj industrie.

Miami Association of REALTORS përfaqëson rreth 60,000 profesionistë të fushës dhe ka marrëveshje me 279 organizata ndërkombëtare në mbi 70 vende të botës. Kjo platformë do të ndihmojë në rritjen e vizibilitetit të tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme, duke e bërë atë më të aksesueshëm për investitorët e huaj.

MIPIM është një nga panairet më të mëdha të pasurive të paluajtshme në botë, duke mbledhur mbi 20,000 delegatë nga e gjithë bota.

Ky panair tërheq investitorë që menaxhojnë mbi 4 trilionë euro në asete, duke e bërë atë një platformë kyçe për marrëveshje të mëdha investimesh. Pjesëmarrësit vijnë nga 90 vende, përfshirë investitorë, zhvillues, autoritete publike, arkitektë dhe profesionistë të tjerë të sektorit.

Gjithashtu, në MIPIM prezantohen mbi 300 stenda ekspozuese, ku vendet, qytetet dhe kompanitë promovojnë projektet e tyre më të fundit dhe krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi.

1 nga 4

/k.s//a.f/

The post AIDA në panairin e Francës: Shqipëria promovohet si destinacion investimesh në pasuri të paluajtshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITB Berlin 2025, Kumbaro: Diskutime për teknologjinë, transportin dhe hotelerinë cilësore

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Në panairin ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2025, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur edhe një sërë panelesh diskutimi në stendën e Shqipërisë, duke gjallëruar eventet të cilat vazhdojnë pa pushim.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga paneli “Albania:The Rising Gateway of Southeast European Tourism”  i organizuar ditën e sotme në këtë panair.

“Në punën tonë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit kemi nevojë për të gjithë, e sidomos për teknologjinë, transportin dhe hotelerinë cilësore – tema që u diskutuan në ITB Berlin gjatë panelit “Albania: The Rising Gateway of Southeast European Tourism” duke bërë bashkë disa prej liderëve të këtyre sektorëve në Shqipëri siç janë One, AirAlbania, TIA apo Marina Bay”, tha Kumbaro.

Gjatë ditës së sotme në panair u prezantua edhe TEA (Kalendari digjital i eventeve turistike të Shqipërisë), një instrument i ri digjital i krijuar për të promovuar turizmin kulturor në Shqipëri.

Gjithashtu u prezantua “Shqipëria 2025 –Fronti i Ri i Investimeve në Europë”, një panoramë të peizazhit të investimeve në Shqipëri.

“Një Udhëtim Kulinar Mesdhetar” ishte një shfaqje e drejtpërdrejtë gatimi nga shefat e restorantit Mandarine në Marina Bay, duke zbuluar shije autentike shqiptare.

Po ashtu u zhvillua diskutimi “Agroturizmi, Tradita dhe Folklori” një diskutim për traditat, folklorin dhe mikpritjen e pasur të Shqipërisë.

Pjesë e axhendës së sotme ishte “Shqipëria: Shkëmbimi Kulturor si Themel për një të Ardhme të Qëndrueshme” që bashkoi ekspertë për të diskutuar rolin e shkëmbimit kulturor në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Vizitorët provuan edhe një degustim verërash shqiptare, nën shoqërinë e tingujve të serenatave korçare, performuar nga Albanian Night. /j.p/

/k.s/

The post ITB Berlin 2025, Kumbaro: Diskutime për teknologjinë, transportin dhe hotelerinë cilësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITB Berlin 2025, diskutime mbi rolin e Shqipërisë si portë hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Në kuadër të ITB Berlin 2025, ku Shqipëria është vendi mikpritës, u zhvillua një panel i rëndësishëm mbi rolin e vendit tonë si portë kryesore hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore.

Nën moderimin e Lavdërim Hoxhës, Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, paneli mblodhi drejtues të rëndësishëm të industrisë, përfshirë përfaqësues nga Air Albania, Tirana International Airport, One Albania dhe përfaqësues të hoteleve në zonat bregdetare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga ky panel.

“Në këtë panel çështjet kryesore të diskutuara ishin përmirësimi i lidhjeve ajrore dhe strategjitë për të tërhequr më shumë linja ndërkombëtare. Transformimi digjital i turizmit për të ofruar një përvojë moderne për vizitorët. Zhvillimi i markës së Shqipërisë si një destinacion premium dhe i qëndrueshëm”, tha Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se “ky diskutim nënvizoi përkushtimin e Shqipërisë për t’u shndërruar në një qendër kyçe për turizmin në rajon”.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë para 5600 ekspozuesve dhe 1300 përfaqësuesve të sipërmarrjeve në ITB Berlin, ndërsa për një proces transparent u hodh edhe shorteu që përcakton pozicionimet e tur-operatorëve në stendën e Shqipërisë.

/k.s/j.p

The post ITB Berlin 2025, diskutime mbi rolin e Shqipërisë si portë hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Spektakël kulinarie i gastronomisë shqiptare në ITB Berlin 2025

TIRANË, 4 mars/ATSH/  Në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2025,  Shqipëria u prezantua mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e hapjes edhe më të mirën e kulinarisë shqiptare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bashkë me shefin e kuzhinës, Gent Malaveci treguan se të ftuarit shijuan disa prej specialiteteve e delikatesave me shije shqiptare.

“Me magjistarin e kuzhinës, ose njeriun që përgatiti spektaklin e kulinarisë shqiptare për 2800 persona, shefin e kuzhinës Gent Malaveci”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “Gent Malaveci mbrëmë ka bërë një spektakël të paparë. Ju patë shfaqjen e të gjithë skuadrës shqiptare, por të gjithë ata që ishin në sallë, presidentë të turoperatorëve, delegacionet, ministrat, të gjithë ata që janë të interesuar për turizmin shqiqptar panë një tjetër spektakël të bërë nga duart e shef Gentit. Ka gatuar me recetat më të mira dhe të bukura shqiptare. Një spektakël kulinarie i gastronomisë shqiptare”.

Shefi i kuzhinës, Malaveci tha se “ia dolëm. Shumë ngarkesë e madhe po ia arritëm. Kam gatuar për 2800 persona nga 14 pjata secili me shije shqiptare, në total ishin 40 mijë pjata”.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë para 5600 ekspozuesve dhe 1300 përfaqësuesve të sipërmarrjeve në ITB Berlin, ndërsa për një proces transparent u hodh edhe shorteu që përcakton pozicionimet e tur-operatorëve në stendën e Shqipërisë.

Në fokus të panairit janë agroturizmi, kulinaria, pijet tradicionale, tradita në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjell si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit është dhe turizmi i aventurës përmes shtigjeve piktoreske që ofron natyra shqiptare. Në fokus është dhe Riviera e mrekullueshme e vendit tonë.

/k.s/j.p/

The post Kumbaro: Spektakël kulinarie i gastronomisë shqiptare në ITB Berlin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITB Berlin 2025, Gonxhja: Prezantuam para botës kryeveprat Motra Tone, Malësorja pa Emër dhe Bukuroshja e Durrësit

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Bukuria e traditës shqiptare shkëlqeu në panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB Berlin 2025” përmes artit bashkëkohor të realizuar nga Immersive MA dhe Space 05.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga prezantimi i traditës shqiptare në këtë panair.

“MEKI, së bashku me EU4Innovation, pati kënaqësinë të prezantonte para botës kryeveprat Motra Tone, Malësorja pa Emër dhe Bukuroshja e Durrësit përmes një shfaqjeje spektakolare imersive. “Urban Tapestry: Fashion Across City Layers” solli një rrëfim vizual magjepsës mbi evolucionin arkitekturor të Tiranës dhe ndikimin e tij në modën dhe dizajnin bashkëkohor shqiptar”, shkruan Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se “bashkimi i traditës me modernitetin, gjithëpërfshirjes me inovacionin i dha ngjyra dhe energji unike prezantimit shqiptar në ITB Berlin”.

Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po prezanton buqetën e ofertave turistike të vendit në panairin ITB Berlin 2025, me evente që do zgjasin deri më 6 mars.

Përmes një agjende të pasur, Shqipëria do të përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi që t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh.

 

/k.s/j.p/

The post ITB Berlin 2025, Gonxhja: Prezantuam para botës kryeveprat Motra Tone, Malësorja pa Emër dhe Bukuroshja e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Promovimi i turizmit mes dy vendeve, Çela takim me homologun e Azerbajxhanit në ITB Berlin

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela takoi sot CEO-n e Bordit të Turizmit të Azerbajxhanit, Florian Sengstschmid, në prag të finalizimit të memorandumit të mirëkuptimit mes agjencive Kombëtare të Turizmit të dy vendeve.

Takimi u zhvillua në mjediset e panairit ITB Berlin 2025 ku Shqipëria mban vendin e nderit dhe paraqet ofertat turistike.

Promovimi i turizmit, shkëmbimi i përvojave dhe zgjerimi i partneritetit mes agjencive të të dy shteteve ishte në qendër të bisedës.

Drejtori Ekzekutiv i Bordit të Turizmit të Azerbajxhanit u shpreh i impresionuar nga ceremonia e hapjes së “Albania All Senses”, stenda e Shqipërisë në ITB Berlin dhe nga sezoni i mrekullueshëm turistik 2024 i vendit tonë.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKT bëri një panoramë mbi Shqipërinë turistike dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit.

Gjatë bisedës u diskutua edhe mbi vendosjen e kontakteve mes turoperatorëve dhe bizneseve me qëllim promovimin e turizmit.

Në vitin 2024, Shqipëria u vizitua nga 4800 turistë nga Azerbajxhani, me një rritje prej 50.8% më shumë se viti 2023.

 

/k.s/j.p/

The post Promovimi i turizmit mes dy vendeve, Çela takim me homologun e Azerbajxhanit në ITB Berlin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aeroporti i Tiranës, 10,7 milionë pasagjerë në 2024-ën, objektiv 12 milionë në 2025-ën

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu  përgjigj sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Nga Berlini, ku ndodhet në panairin e turizmit ITB, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit për vitin 2025, nën sloganin “Albania All Senses”, Rama prezantoi edhe Manjola Kason, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e aviacionit në aeroportin e Tiranës.

Kaso u shpreh se, “ky është një oportunitet i jashtëzakonshëm për ne si aeroport. Po shikojmë mundësitë për të takuar partnerët tanë ekzistues, për të zhvilluar marrëdhëniet më tej. Por po shikojmë gjithashtu edhe mundësinë që të takojmë partnerë të rinj potencial për të zhvilluar më tej rrjetin ndërlidhës që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhe për ta çuar më tej lidhjen tonë me botën”.

“Viti 2024 ka qenë një ndër vitet më të suksesshme tonat me 10,7 milionë pasagjerë deri në fund të dhjetorit, 113 destinacione. Sivjet po shtojmë dhe 3 partnerë të tjerë ajrorë, të cilët i kemi të konfirmuar, – tha ajo, duke shtuar se, – kemi dhe 3 destinacione të reja të konfirmuara.”

“Shpresojmë shumë që ky vit të jetë akoma dhe më shumë i suksesshëm. Kemi një objektiv për të kapur 12 milionë pasagjerë”, tha Kaso.

“Do t’i kapim se s’bën”, u shpreh Rama.

/r.e/a.f/

The post Aeroporti i Tiranës, 10,7 milionë pasagjerë në 2024-ën, objektiv 12 milionë në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌