Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Prapaskena/ Al Pacino përfundoi në spital pas skenës finale të “Scarface”

By: user 6
10 July 2025 at 23:03

Në një natë të ngrohtë pranvere në mars të vitit 1983, Al Pacino po jepte gjithçka për të xhiruar skenën e fundit të “Scarface”. Ai tha batutën e famshme: “Përshëndete shokun tim të vogël”, duke mbajtur një automatik M16 duke qëlluar pa dallim në çdo gjë që lëvizte. Pasi qëlloi 30 fishekë dhe hodhi disa granata, dora e tij e majtë preku aksidentalisht tytën përvëluese të armës, duke i shkaktuar një djegie të rëndë.

Pacino u dërgua me urgjencë në spital. Një mjeke e pa burrin me rroba të përgjakura pothuajse me përbuzje. Kur përgatiteshin të pastronin plagën, ajo e pyeti nëse ai ishte Al Pacino. Kur ai e konfirmoi, ajo tha: “Në fillim mendova se ishe ndonjë endacak…”

Kjo ngjarje në spital hap autobiografinë e Pacinos, “Sonny Boy” e cila përqendrohet te “Scarface”, filmin tashmë legjendar, që u konsiderua jashtëzakonisht i dhunshëm për kohën e tij. Pacino luajti rolin e Tony Montana, një emigrant kubanez, ngritja e të cilit në pushtet ishte e përgjakshme, përfshinte vrasje, tradhti, marrëveshje me bosët e drogës dhe një grua fatale.

Sipas librit, Pacino u frymëzua për të ribërë filmin “Scarface” pasi pa filmin origjinal të vitit 1932 të drejtuar nga Howard Hawks me disa miq. Versioni i ri zhvillohej në Amerikën bashkëkohore, gjatë valës së emigracionit kubanez të vitit 1980 nën Presidentin Jimmy Carter. Atëherë 125 mijë kubanë u larguan nga ishulli me bekimin e Fidel Castros dhe mbërritën me anije në Florida, duke kërkuar një fillim të ri.

Ideja për të zgjedhur kubanezë në rolet kryesore erdhi nga regjisori parë, Sidney Lumet, gjë të cilën skenaristi Oliver Stone e mbështeti. Por, Lumet e kuptoi shpejt se vizioni i tij – një film socio-politik – përplasej me sagën e përgjakshme që parashikonte producenti Martin Bregman, miku i ngushtë i Pacinos.

Kështu që Lumet u largua pasi lexoi skenarin dhe regjisori Brian De Palma e mori përsipër. Ndërkohë, Pacino mori mësime intensive të gjuhës dhe theksit nga Steven Bauer, aktori i vetëm kubanez në kast.

Problemet filluan menjëherë. Kur ekipi i xhirimit mbërriti në Miami, komuniteti lokal kubano-amerikan, i vetëdijshëm për përmbajtjen e filmit e kundërshtoi me forcë. Si rezultat, xhirimet u zhvendosën kryesisht në Los Angeles, Santa Barbara dhe Kaliforni, me vetëm disa skena të xhiruara në Miami. Xhirimet zgjatën nga 22 nëntori 1982 deri më 6 maj 1983.

Cubans! Cocaine! Pfeiffer!: How Scarface survived its nightmarish  production… but only just | The Independent

Tony Montana u bë fantazia fajtore e miliona njerëzve – duke u ngritur nga një larës pjatash në një bos kokaine që bënte marrëveshje multimilionëshe. Kushdo që i dilte në rrugën e tij eliminohej shpejt nga “cara cicatriz” (“fytyra me shenjë”), i cili jetonte sipas motos “Bota është e jotja” dhe ngjitej në majë me një shpejtësi marramendëse.

Por ngritja meteorike e Tony-t ishte e destinuar të përfundonte me një rënie spektakolare – e përshkruar në skenën e fundit të filmit. Pacino, i cili thuhet se kishte marrë linja të vazhdueshme kokaine (De Palma nuk e konfirmoi kurrë nëse droga ishte e vërtetë; Pacino e mohoi), shkon në luftë kundër një ushtrie të vogël të dërguar për ta vrarë atë.

Scarface | film by De Palma [1983] | Britannica

Kokaina e parë në ekran ishte qumësht pluhur, megjithëse legjenda urbane sugjeron se droga të vërteta ishin të pranishme në sheshxhirim, të fshehura nga Oliver Stone – i cili ishte në rikuperim në atë kohë. Megjithatë, e vërtetë është se Steven Spielberg, duke vizituar sheshxhirimin, drejtoi skenën e fundit me lejen e De Palma-s duke përdorur një kamerë të vetme. Kjo është pamja e Pacinos në dysheme, i tërbuar, me shkumë në gojë, duke u përpjekur të rimbushë M16-ën e tij.

AL PACINO SCARFACE SIGNED COLOR PHOTO AS TONY MONTANA W/ COA!!! - VERY  NICE!!!

Pas xhirimeve dhe montazhit, De Palma duhej ta riregjistronte filmin tre herë për të marrë vlerësimin që dëshironin. Fjala “fuck” u përdor 207 herë dhe 42 njerëz u vranë në ekran. Por në fund, De Palma dorëzoi versionin origjinal për t’u shfaqur në kinema.

Kritikët e kritikuan filmin, por publiku e adhuroi atë – veçanërisht reperët gangsterë që e trajtuan si një shkrim të shenjtë. Në vitet që pasuan, shumë prej atyre kritikëve ndryshuan mendje. Dhe nëse e gjykojmë vlerën e një filmi nga ndikimi i tij kulturor, Scarface tani konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj dhe më me ndikim të të gjitha kohërave. /LAPSI.al

The post Prapaskena/ Al Pacino përfundoi në spital pas skenës finale të “Scarface” appeared first on Lapsi.al.

Gonxhja në Panairin e Librit Shqip në Preshevë: Së shpejti konkretizojmë marrëveshje bashkëpunimi

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Panairin e parë të Librit Shqip në Preshevë.

“Privilegj e kënaqësi, nder e krenari të jesh në Preshevë si ministër i Qeverisë shqiptare, me porosinë e veçantë dhe vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama, në tokën ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim, çka na frymëzon e na motivon të jemi edhe më pranë e të bëjmë edhe më shumë për sfidat që na bashkojnë”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ai falënderoi kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe gjithë komunitetin e Luginës së Preshevës për mikpritjen e ngrohtë në Panairin e parë të Librit Shqip në Preshevë.

Gonxhja bëri të ditur se së shpejti, MEKI do të lidhë një marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundësojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie.

/m.m//r.e/

The post Gonxhja në Panairin e Librit Shqip në Preshevë: Së shpejti konkretizojmë marrëveshje bashkëpunimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja në Preshevë: Panairi i Librit, sjell gjuhen shqipe kudo ku ka shqiptare

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Preshevë, ku zhvilloi një takim me Kryetaren e Komunës, Ardita Sinani, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip.

Gonxhja tha se “Panairi i Librit është nje organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët”. Ministri solli në vemendje rëndesine per mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhes shqipe. “gjuhen shqipe kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza”, tha Gonxhja.

Ministri beri te ditur se me shumë kënaqësi ju përgjigj ftesës së Kryetares Sinani për spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, për misionaren e madhe Shqiptare.

“Si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e konsideroj një nder dhe përgjegjësi të veçantë të jem i pari ministër përgjegjës për kulturën që viziton Preshevën” , u shpreh Gonxhja, teksa tha se eshte një vend ku ndjenja e përkatësisë kombëtare është e gjallë dhe e palëkundur. “Ne Preshev respekti për gjuhën dhe kulturën shqiptare jetohet me dashuri e përkushtim, çka motivon e frymëzon më shumë mbështetje”, tha Gonxhja.

/a.f/

The post Gonxhja në Preshevë: Panairi i Librit, sjell gjuhen shqipe kudo ku ka shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Sinani: Fillim i një tradite të përvitshme

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoninë e tij solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një hap i madh drejt promovimit të librit dhe gjuhës shqipe në qytet. “Presheva flet – përmes librit!”, shkruan Sinani, duke vënë në dukje se ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd me mbështetjen e ambasadorit Bardhyl Canaj.

“Ky panair, për herë të parë i organizuar nga Komuna e Preshevës, është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, të cilën e falënderojmë për mbështetjen financiare dhe morale”, shkruan ndër të tjera Sinani, duke e cilësuar këtë ngjarje si fryt të një projekti të ideuar që në vitin 2021 me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë botuesit pjesëmarrës dhe ka përshëndetur veçanërisht intelektualët dhe panelistët nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët me diskutimet e tyre do ta kthejnë këtë panair në një arenë të mendimit dhe bashkimit kombëtar.

“Le të jetë kjo ngjarje fillimi i një tradite të përvitshme, një festë e mendjes shqiptare në Preshevë. Presheva flet më fort–përmes librit, përmes dijes dhe përmes dashurisë për gjuhën shqipe.”, thekson më tej kryetarja Sinani, duke e përmbyllur postimin me një mesazh të fuqishëm simbolik: “Presheva flet. Flet shqip. Flet me krenari. Dhe zëri i saj do të dëgjohet gjithmonë.”

Panairi pritet të zhvillohet për disa ditë me aktivitete të ndryshme letrare, diskutime dhe promovime librash, duke sjellë një atmosferë të pasur kulturore në zemër të Luginës.

/a.f/

The post Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Sinani: Fillim i një tradite të përvitshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Libri i Ahmet Prençit, Hoxha: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit. Hoxha tha se ky libër vjen si rrëfim i fuqishëm për një nga vitet më të errëta të historisë sonë jo të largët, 1997-ën.

“Një vit ku shteti u drodh deri në palcë, por nuk u rrëzua edhe falë burrave e grave me uniformë që zgjodhën të qëndrojnë. Ky libër nuk është vetëm letërsi. Është një testament i jetuar, kujtesë për ata që ranë në krye të detyrës dhe për ata që mbijetuan me plagë në shpirt e në trup”, tha ai.

Sipas Hoxhës, Ahmet Prençi nuk shkruan si spektator, por si dëshmitar dhe pjesëmarrës në atë kohë të vështirë.

“Ai i jep zë një brezi që mbajti mbi supe barrën e kaosit, të dhimbjes dhe të sakrificës. Në çdo faqe, ndjeshmëria njerëzore ndërthuret me mësimin institucional, pa Polici profesionale, pa institucione të forta, pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet. Dhe askush prej nesh nuk do të dëshironte më një vit si ai”, pohoi Hoxha.

Ministri Hoxha në fund të fjalës së tij, falënderoi autorin, ndërsa shtoi se “libri është një gur në themelin e asaj që duhet të jetë Policia e Shtetit, trupë e ndershme, humane, profesionale dhe e palëkundur”.

“Kujtesa është përgjegjësi dhe detyrim. “Në emër të gjakut” na e kujton këtë me forcën e fjalës dhe me dhimbjen e së shkuarës”, tha Hoxha.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Libri i Ahmet Prençit, Hoxha: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkrimtarja Blerina Pëllumbi fiton çmimin si “Finalist Autor i vitit 2025” në SHBA

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ “Lotët e një gruaje” titullohet libri i shkrimtares Blerina Pëllumbi, me të cilin ka fituar çmimin si “Finalist Autor i vitit 2025”, në konkursin më të madh botëror të librit që u zhvillua nga “Impakt Book Awards” në SHBA.

Ky çmim do t’i dorëzohet Pëllumbit më 4 tetor të këtij viti në një mbrëmje gala, e cila do të mbahet në Hollywood nga drejtuesja e “Impakt Book Awards”, Nim Stant.

Ky është  libri i parë i Blerina Pëllumbit dhe është i bazuar në historinë e vërtetë të një gruaje shqiptare.

Kjo vepër gjeti një audiencë të gjerë dhe është përkthyer në dy gjuhë, frëngjisht dhe anglisht duke hyrë në konkursin e letërsisë botërore përmes platformës së fuqishme Amazon.com. Kjo arritje e autores bën krenar çdo shqiptar, sepse Blerina Pëllumbi tashmë do jetë gruaja e parë shqiptare që hyn në historinë hollivudiane me një libër.

Një roman i mbushur plot me dhimbje e lot, por që kur fillon e lexon nuk mundesh të  largohesh pa e mbaruar librin. Kjo e fundit është shprehur edhe nga qindra lexues në SHBA, ku libri ka marrë vlerësim “On Top me 5 yje” në Amazon.

Përveç librit “Lotët e një gruaje”, përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe shqip Pëllumbi ka  botuar edhe pesë libra të tjerë që shfaqin zhanre dhe tema të ndryshme:

“Kristale të thyera” një përmbledhje me poezi që përshkruan në mënyrë të përsosur qëndrueshmërinë dhe ndjeshmërinë njerëzore.

“Përdhunimi i shpirtit” një roman tronditës i bazuar në histori të vërteta, që trajton plagët e thella të shpirtit.

“Njerëz që ngjasojnë me diellin” një tjetër roman që sjell histori të vërteta dhe frymëzime jetësore.

“Psikologji dhe ndjenjë” një përmbledhje prozash që ndërthur elementet e psikologjisë me emocionet njerëzore.

“Sa peshon një zemër”, një novelë, një histori e vërtetë e ndodhur në të vërtetë.

Krijimtaria e Blerina Pëllumbit dallohet për ndjeshmërinë dhe aftësinë e saj për të prekur thellë zemrat e lexuesve. Ajo shkruan në një stil të veçantë dhe të qartë, duke sjellë histori të jetës reale që ngjasojnë me përvojat e shumë njerëzve.

/k.s/j.p/

The post Shkrimtarja Blerina Pëllumbi fiton çmimin si “Finalist Autor i vitit 2025” në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Libri të ban të lirë”, panairi i parë i librit në Shkodër

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ “Libri të ban të lirë” është tema e panairit të parë të librit që po mbahet në qytetin e Shkodrës.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit si organizuese e panairit njoftoi se në të marrin pjesë disa shtëpi botuese, të cilat prezantojnë për lexuesin shkodran titujt e tyre të rinj në kategorinë e librave artistik për të rritur, fëmijë dhe studimorë.

Programi i këtij panair është i pasur me aktivitete për librin, promovimin e titujve të rinj si dhe lexime nga autorët.

Ndër autorët pjesëmarrës janë: Stefan Çapaliku,  Artur Baku, Andreas Dushi, Suad Arilla, Durim Taçi, Ledia Dushi, Liridon Mulaj, Arjola Zadrima, Lekë Tasi, Xhahid Bushati, Ndue Ukaj dhe Mark Lucgjonaj.

Panairi është i hapur deri më datë 7 qershor.

1 nga 5

The post “Libri të ban të lirë”, panairi i parë i librit në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-kryepolici Gledis Nano publikon studimin monografik

21 May 2025 at 21:48

Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano vjen tek lexuesit me librin “Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve”.

Libri është një studim monografik i autorit i cili ka analizuar me detaje një nga proceset më delikate të këtij ‘kontingjenti’.

Sfidat që ka shteti, familja, shoqëria dhe individi në raport me këtë kategori, por dhe literatura e ekspertiza e avancuar për auditorët mësimor, janë elementët që karakterizohen në këtë botim, të vlerësuar edhe nga ekspertët e fushës.

Nano tha se të ardhurat e shitjes së librit në ceremoninë e promovimit do të dhurohen për fondin për familjaret e punonjësve të policisë së shtetit të rënë në krye të detyrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-kryepolici Gledis Nano publikon studimin monografik appeared first on Euronews Albania.

Priscilla Presley së shpejti me një libër autobiografik

By: user 10
16 April 2025 at 20:51

Priscilla Presley po zbulon një kapitull të ri në jetën e saj në kujtimet e  ardhshme Softly, As I Leave You: Life after Elvis.

Priscilla, 79 vjeç — e cila ishte e martuar me ikonën e muzikës Elvis Presley nga viti 1967 deri në vitin 1973 — po ndan një tjetër pjesë kyçe të historisë së saj në librin e ri të botuar nga Grand Central Publishing, i cili do të mbulojë udhëtimin pas ndarjes nga muzikanti i profilit të lartë, i cili vdiq në vitin 1977.

Kujtimet e reja, të cilat janë bashkëshkruar nga Mary Jane Ross, përqendrohen në “historinë thellësisht personale” të asaj që ajo “humbi dhe çfarë gjeti” ndërsa zbuloi se kush ishte përveç dashurisë së saj të parë. Kjo përfshinte një “dinamikë prekëse dhe të butë” me ish-in e saj pas divorcit të tyre, sipas një përmbledhje.

Shkrimi i tij ka qenë një përvojë mësimore në shumë nivele. Kam reflektuar thellë si për veten time ashtu edhe për ata që dua. Gjithmonë e kam dashur dhe admiruar Elvisin, por vitet pa të më kanë mësuar se sa i rrallë dhe i jashtëzakonshëm ishte ai si qenie njerëzore”, tha Priscilla në një deklaratë të ndarë ekskluzivisht me PEOPLE.

Libri do të diskutojë gjithashtu se si ajo e rigieto veten pas vdekjes së tij si një nënë beqare që rriti vajzën e tyre “të talentuar” dhe “shpesh kokëfortë” Lisa Marie Presley – dhe pastaj përsëri si nëna e Navarone Garcia, të cilën e priti me producentin muzikor Marco Garibaldi në vitin 1987.

“Gjatë 10 viteve të saj me Elvisin, u bë e qartë në mënyrë të dhimbshme se ajo nuk kishte ide se kush ishte jashtë botës së Elvisit”, thuhej në një përmbledhje të librit. “E vetmja mënyrë për të gjetur veten ishte të largohej nga ajo botë dhe të kërkonte një jetë të re të sajën, sepse largimi ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar, për veten dhe për vajzën e tyre.”

Përveç rolit të saj si nënë, kujtimet do të eksplorojnë gjithashtu se si ajo “e gjeti gradualisht ekuilibrin e saj si dizajnere, avokate legjislative dhe aktore”, e njohur për rolet e saj në filmat Dallas dhe Naked Gun.

Roli i saj si biznesmene, duke ndihmuar në rritjen e suksesit të shtëpisë së Elvisit, Graceland, së bashku me “zhvillimin e Elvis Presley Enterprises”, do të theksohet gjithashtu.

Por historia nuk do të mbulojë vetëm momentet pozitive, por do të thellohet edhe në pjesët më të errëta të dekadave të fundit të jetës së saj, duke përfshirë “humbjen e papritur dhe shkatërruese të tre anëtarëve të ngushtë të familjes” dhe se si e përballoi atë dhimbje.

“Softly, As I Leave You: Life after Elvis” do të publikohet më 23 shtator.

The post Priscilla Presley së shpejti me një libër autobiografik appeared first on Lapsi.al.

LETËRSI – Salman Rushdie boton librin ”The Eleventh Hour”, i pari pas sulmit me thikë

PARIS, 27 mars /ATSH-AFP/ – Shkrimtari britaniko-amerikan, Salman Rushdie do të publikojë një përmbledhje me tregime të shkurtra në nëntor, vepra e tij e parë artistike që nga sulmi me thikë që i kushtoi atij dëmtimin e syrit të djathtë, në vitin 2022, njoftoi sot botuesi i tij.

Libri, i titulluar ”The Eleventh Hour” (“Ora e njëmbëdhjetë”), është një përmbledhje e pesë tregimeve dhe novelave të vendosura në tre vendet ku ai ka jetuar: vendlindja e tij Indi, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ku ai tani jeton, sipas ”Penguin Random House”.

”Është një koleksion i tregimeve të shkurtra prekëse dhe mjeshtërore që na çon nëpër botë, nga lagjet e Bombeit në universitetet prestigjioze angleze dhe është planifikuar të dalë në treg më 4 nëntor”, tha botuesi.

”Tri tregimet e shkurtra në këtë vëllim, të gjitha të shkruara në 12 muajt e fundit, eksplorojnë tema dhe vende që më pushtojnë mendjen – vdekshmëria, Bombei, lamtumira, Anglia (veçanërisht Kembrixh), zemërimi, paqja, Amerika”, shpjegon autori 77-vjeçar në deklaratën për shtyp.

”Jam i kënaqur që këto histori, të cilat janë kaq të ndryshme nga njëra-tjetra në mjedisin, narrativën dhe teknikën e tyre, megjithatë arrijnë të dialogojnë me njëra-tjetrën dhe me dy historitë që shërbejnë si prolog dhe epilog për këtë treshe”, shtoi Salman Rushdie.

Autori i “Vargjet Satanike”, një vepër që i dha atij një fatwa nga Irani më shumë se 30 vjet më parë, duke e konsideruar librin blasfemues, u sulmua më 12 gusht 2022, në verilindje të Shteteve të Bashkuara, i goditur me thikë nga një libano-amerikan i dënuar në shkurt për tentativë vrasjeje./  a.jor.

The post LETËRSI – Salman Rushdie boton librin ”The Eleventh Hour”, i pari pas sulmit me thikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forumi i Paqes në Berlin, Hillary Clinton dokumentar për krimet e luftës në Ukrainë

By: Mirgen
18 March 2025 at 20:21

Dokumentari “Thirrja e lejlekëve” me regji të Laura Warner dhe të financuara nga Hillary and Chelsea Clinton, do të shfaqet në mbarë botën përmes platformës Gathr (Gether). Dokumentari i përshkruar si një “triler krimi në kohë reale i vendosur në një zonë lufte” do të prezantohet në Forumin Botëror të Kinemasë për Paqe në Berlin. […]

The post Forumi i Paqes në Berlin, Hillary Clinton dokumentar për krimet e luftës në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

LETËRSI – Sylvester Stallone boton ”The Steps”

ROMË, 16 mars /ATSH-ANSA/ – Ylli i Hollywood-it, Sylvester Stallone tregon historinë e tij pa doreza në librin e shumëpritur të kujtimeve “The Steps” (”Hapat), që do të publikohet njëkohësisht në mbarë botën në tetor.

Jeta aventureske e Sylvester “Sly” Stallone është e kombinuar me mesazhe shprese, pozitiviteti dhe elasticiteti.

Për herë të parë, krijuesi dhe ylli i serialeve Rocky dhe Rambo, një nga aktorët, shkrimtarët dhe regjisorët më të nderuar të të gjitha kohërave, u ofron lexuesve një vështrim intim dhe zbulues të rrugëtimit të tij personal.

Në “The Steps” ai ndan histori të një fëmijërie të vështirë, të bullizimit dhe keqtrajtimit, dhe të luftës së tij për të gjetur veten dhe potencialin e tij, duke përballuar dhe kapërcyer sfidat e jetës, hap pas hapi.

Titulli “Hapat”, i referohet 72 hapave që Rocky bën në Muzeun e Artit të Filadelfias në filmin e parë të serisë, dhe ato ofrojnë kornizën narrative në të cilën Stallone tregon historinë e tij për të frymëzuar lexuesit.

“Unë e kam vendosur veten si aktor, shkrimtar, regjisor. Por, ky libër është testamenti im. Është një shprehje e asaj që dua të jetë trashëgimia ime. Do të heq pluhurin nga shamia e vjetër blu dhe kapelja prej kartoni dhe do të hedh gjithçka që di për jetën në faqe libri, tani që jam shumë më i moshuar”, thotë Stallone.

“Çfarë kam mësuar për jetën? Për luftën? Për “shkallët”? E thjeshtë. Eksitimi i të gjithave, të ngjitjes, të të qenit ende në këmbë kur bie zilja. Kjo është arsyeja pse po shkruaj këtë libër. Unë dua t’i marr të gjitha këto dhe të vrapoj dhe t’i ngjit përsëri ato shkallë, t’i gjej ato momente dhe të ngrihem”, thotë ai .

I lindur në vitin 1946 në qytetin e Nju Jorkut, Stallone ka kapërcyer sfidat e hershme për të ndërtuar një karrierë legjendare që përfshin dekada, duke ndërthurur aksionin, dramën dhe rrëfimin personal./ a.jor.

The post LETËRSI – Sylvester Stallone boton ”The Steps” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me libër në dorë/ Kush e vizitoi sot Erion Veliajn në bllokun e sigurisë

By: Oldi
11 February 2025 at 11:00

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK. Veliaj ndodhej në zyrën e tij kur mbërritën agjentët e BKH-së të cilët e shoqëruan drejt Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Ditën e sotme, Veliaj është vizituar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i […]

The post Me libër në dorë/ Kush e vizitoi sot Erion Veliajn në bllokun e sigurisë appeared first on BoldNews.al.

LETËRSI – ”Sekreti i sekreteve” romani i ri i Dan Brown

30 January 2025 at 10:19

ROMË, 30 janar /ATSH-ANSA/ – ”Sekreti i sekreteve” (”The secret of secrets”) titullohet romani i ri i shumëpritur i Dan Brown që do të dalë në librari më 9 shtator 2025, njëkohësisht në 17 vende të botës.

Protagonisti është i njëjtë me bestsellerin “Kodi i Da Vinçit” (2003), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave: profesori i historisë së artit dhe studiuesi i simbologjisë në Universitetin e Harvardit, Robert Langdon.

“Sekreti i sekreteve’ është padyshim romani më ambicioz dhe më i pasur me komplot që kam shkruar ndonjëherë. Është gjithashtu më argëtuesi”, thotë Dan Brown, librat e të cilit  përfshirë ”Origjina” (2017), ”Ferri” (2013) dhe ”Engjëj & Demonë” (2000) – janë botuar në 56 gjuhë dhe janë shitur mbi 250 milionë kopje në mbarë botën.

Robert Langdoni shkon në Pragë për të marrë pjesë në një konferencë nga Katherine Solomon, një eksperte në shkencën noetic, disiplina që studion mendjen dhe ndërgjegjen.

Katherine është gati të botojë një libër që përmban zbulime mahnitëse rreth natyrës së ndërgjegjes njerëzore që përmbysin besime shekullore.

Megjithatë, një vrasje misterioze dhe brutale i hap dyert kaosit.

Katerina papritmas zhduket së bashku me dorëshkrimin e saj.

Langdoni e gjen veten në pistën e një organizate të fuqishme, të ndjekur nga një grabitqar i frikshëm nga mitologjia më e errët e Pragës.

Ndërsa skena zhvendoset gjithashtu në Londër dhe Nju Jork, Langdoni kërkon dëshpërimisht për Katerinën si edhe shumë përgjigje.

Në një garë emocionuese midis botëve të shkencës futuriste dhe legjendave të lashta mistike, Langdoni do të zbulojë të vërtetën tronditëse rreth një projekti sekret që do të ndryshojë përgjithmonë gjithçka që mendojmë se dimë për mendjen njerëzore.

“Sekreti i sekreteve” është një komplot që të lë pa frymë.

Një mister i lashtë që kombinohet me kufijtë e neuroshkencës dhe me Pragën, një qytet magjik, njëjtë si mjedisi i romanit./  a.jor.

The post LETËRSI – ”Sekreti i sekreteve” romani i ri i Dan Brown appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Filmi i ri rreth kërcimit të Princeshës Diana bazuar në librin “Dancing With Diana”

By: gaze tare
27 January 2025 at 11:02

Një film i ri do të sjellë një dokumentar emocionues mbi periudhën e kërcimit të Princeshës Diana, duke u bazuar në librin Dancing With Diana të Anne Allan, mësueses së saj të kërcimit. Gjatë nëntë viteve të mësimeve të fshehta të kërcimit, Diana ndau me Allan shumë aspekte të jetës së saj personale, përfshirë gëzimet dhe vështirësitë e martesës dhe luftën me buliminë.

Dokumentari do të përshkruajë marrëdhënien e ngushtë mes Allan dhe Princeshës, duke shfaqur pasionin e Dianës për kërcimin, përfshirë momentin ikonik të kërcimit me John Travoltën në Shtëpinë e Bardhë. Allan ka shpjeguar se shkruajti librin për të ndarë anën e panjohur të Princeshës, e cila gjeti në kërcim një mundësi për t’u shprehur dhe për t’u relaksuar.

Projekti është në bashkëprodhim me Sphere Media dhe Two Rivers Media, dhe pritet të sjellë një këndvështrim të ri mbi jetën e Princeshës Diana, duke ofruar një pasqyrë intime dhe të paharrueshme të një nga figurave më të adhurueshme të historisë.

The post Filmi i ri rreth kërcimit të Princeshës Diana bazuar në librin “Dancing With Diana” appeared first on iconstyle.al.

Katër mashtrimet e mëdha historike/ Albert Murati boton librin e ri, një përmbysje totale e fakteve

By: lia rda
21 January 2025 at 09:17

Albert Murati ka botuar librin e tij më të ri, i cili është një përmbysje totale e fakteve historike. Ai ka pasqyruar jetën e shqiptarëve mes grekëve, latinëve dhe osmanëve.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Murati ka thënë se janë katër mashtrimet më të mëdha historike dhe historia e territorit ku jetojnë sot shqiptarët nuk është e vërtetë.

“Libri ka informacion të ngjeshur brenda, duhet të jesh pak I duruar kur e lexon, ose I njohur me historinë. Ky libër ka katër mashtrime brenda, turk, latin, grek dhe i katërti i Romës katolike.

Në faqen e fundit të librit thuhet që do të ketë shumë njerëz që do të kërkojnë referenca, por në fund ato janë fallso dhe s’kanë pse të vendosen. Libri ka një fillim shumë interesant, pasi fillon me një thënie të Shën Lukës”, tha ndër të tjera Murati./abcnews.al

Promovohet libri “Rrno për me tregue”; Berisha: Sot në Shqipëri kërcënohet fjala e lirë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në përurimin e librit të Simon Mirakës “Rrno për me tregue”, të cilin e cilësoi një kontribut të madh për njohjen e të kaluarës nën regjimin komunist e kampeve të internimit.

Në fjalën e tij Berisha tha se, “shpreh mirënjohje për Simon Mirakën për këtë vepër kushtuar njërës prej periudhave më dramatike të historisë sonë kombëtare, kushtuar kalvarit më të egër që shqiptarët njohën pas Luftës së Dytë Botërore, kushtuar qëndresës dhe shpirtit të pamposhtur të elitës tonë kombëtare. Simon Miraka, familja Miraka janë një familje ndër më të njohurat, më atdhetaret në veriun e Shqipërisë”.

“Ky libër rreshtohet tashmë krahas kryeveprave të tjera, siç është trilogjia e Fatbardha Saraçit, një apoteozë e vërtetë kushtuar gruas shqiptare. Nuk gjendet kund në letërsi një vepër e dytë si ajo, në të cilën të hymnizohet qëndresa e nënës dhe gruas shqiptare në këto kampe. Simoni e ka përshkruar më vërtetësi të mëdha këtë kalvar. Ky kalvar është i përshkruar në vepra të tjera nga një seri personalitetesh që vuajtën. Por kjo letërsi mbushi gjithashtu, ose ngriti një monument, i cili nuk ekzistonte në letërsinë tonë. Letrat shqipe në shtatin e Prokustit, e fshehën, e injoruan tërësisht këtë dimension. Ndaj dhe ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës të pakufishëm Simonit, Pjetër Arbonit, Maks Velos, Kasoruhos, Fatos Lubonjës, Fatbardha Saraçit dhe shumë të tjerë, të cilët ngritën këtë monument. Një monument i të vërtetave shqiptare”, theksoi Berisha.

“Në qoftë se letërsia socialiste ishte monument i mashtrimit, i falsifikimit, i glorifikimit të të keqes, kjo letërsi është letërsia që u mëson shqiptarëve për kalvarin që ata përjetuan si asnjë komb tjetër në Evropë pas lufte”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se “sot në Shqipëri kërcënohet fjala e lirë çdo ditë e më shumë. Sot censura është një realitet i pamohueshëm në propagandën e atyre që quhen mediet kryesore. Lavdi Zotit që janë mediet sociale dhe portalet, të cilat nuk pranojnë censurën, nuk lejojnë censurën”.

“T’u them një gjë unë ju, këtë fitoren e Donald Trump e kam quajtur më të jashtëzakonshmen, para së gjithash për shkak të censurës. Se ajo që pësuam ne, ajo që pësoi Simoni, ajo që pësuan dhjetëra mijëra shqiptarë, ajo filloi me censurën, ajo filloi me fjalën”, tha Berisha.

/k.s/r.e/

The post Promovohet libri “Rrno për me tregue”; Berisha: Sot në Shqipëri kërcënohet fjala e lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

5 librat që duhet të lexoni gjatë festave të fundvitit

By: gaze tare
22 December 2024 at 16:31

Në periudhën e festave të fundvitit, kur shpesh kërkojmë lexime që ofrojnë ngushëllim, reflektim ose mund të na mbushin me frymëzim, këtu janë pesë libra të shkëlqyer që mund të lexoni:

“Një Histori Dimri” – Jeanette Winterson
Ky libër i shkruar nga Jeanette Winterson është një histori magjike dhe e ngrohtë për dashurinë dhe humbjen gjatë dimrit. Një kombinim i realitetit dhe mitologjisë, ky libër është i përsosur për të krijuar një atmosferë festive dhe për të reflektuar mbi marrëdhëniet njerëzore.

“Dimri i Madh” – Albert Camus
Një klasik që shpërndan një atmosferë të thellë reflektimi mbi ekzistencën dhe natyrën e jetës. Dimri i këtij libri është një metaforë për periudhat më të errëta të jetës, dhe ndihmon të kuptosh rëndësinë e gjetjes së dritës edhe në momentet më të vështira.

“Përgjithmonë” – Audrey Niffenegger
Ky roman ka për temë dashurinë, humbjen dhe kohën, të gjitha ato që na bëjnë të mendojmë gjatë dimrit dhe festave. Historia e një burri që udhëton në kohë është plot me emocion dhe shpresë, duke sjellë një këndvështrim të ri mbi jetën.

“Poezi të Feshtave” – Emily Dickinson
Për ata që kërkojnë diçka më të shkurtër dhe poetike, ky përmbledhje me poezi të Emily Dickinson është ideale për të shijuar gjatë natëve të dimrit. Poezitë e saj për festat dhe natyrën ofrojnë një sens të thellë të paqartësisë dhe bukurisë.

“Një Krishtlindje e Çuditshme” – Charles Dickens

Ky klasik i njohur është një lexim i domosdoshëm për fundvitin. Historia e Ebenezër Skrux, një njeri i ftohtë dhe lakmitar, që ndryshon pas takimeve me tri shpirtra të Krishtlindjeve, është një thirrje për reflektim dhe ndryshim në periudha të veçanta të vitit.
Këto libra do të ofrojnë një atmosferë të ngrohtë, reflektive dhe frymëzuese gjatë festave të fundvitit!

The post 5 librat që duhet të lexoni gjatë festave të fundvitit appeared first on iconstyle.al.

Festat e fundvitit pa shtuar kilogramë? Ja disa mënyra për ta bërë të mundur

11 December 2024 at 09:16

Ruajtja e peshës gjatë festave të fundvitit mund të jetë sfiduese, por është absolutisht e realizueshme me disa strategji praktike. Duke shijuar gjithçka me masë dhe duke qenë të vetëdijshëm për zgjedhjet tuaja, mund të kaloni festat e fundvitit pa shtuar kilogramë dhe duke shijuar gjithçka që kjo periudhë e bukur ofron.

1. Planifikoni paraprakisht

Hani shëndetshëm përpara festave dhe konsumoni vakte të pasura me proteina dhe fibra përpara ngjarjeve festive, në mënyrë që të mos shkoni të uritur. Vendosni qëllime të qarta. Ruani peshën aktuale në vend që të humbni kilogramë gjatë periudhës festive.

2. Zgjidhni me kujdes ushqimin

Provoni gjithçka, por në sasi të vogla dhe shijoni ushqimet festive pa e tepruar. Fokusohuni te cilësia, jo te sasia. Evitoni ushqimet e tepërta të përpunuara. Përqendrohuni te ushqimet e freskëta dhe të shëndetshme kur është e mundur.

3. Hidratohuni

Hidratimi është thelbësor. Pirja e ujit para dhe gjatë vakteve mund t’ju ndihmojë të kontrolloni oreksin.

Kujdes me pijet kalorike: Reduktoni pijet alkoolike dhe ato me sheqer të shtuar.

4. Ruani aktivitetin fizik

Gjeni kohë për lëvizje: Edhe një shëtitje e shkurtër pas vakteve mund të ndihmojë në tretjen dhe djegien e kalorive. Organizoni aktivitete argëtuese si ecje ose lojëra aktive me të afërmit.

5. Menaxhoni emocionet dhe stresin

Festat mund të jenë të ngarkuara emocionalisht. Praktikoni relaksimin për të shmangur ngrënien emocionale. Nëse keni ngrënë më shumë një ditë, vazhdoni me zakonet e shëndetshme të nesërmen.

6. Fokusohuni te lidhjet sociale, jo vetëm te ushqimi

Festat janë një kohë për të kaluar me të dashurit, prandaj përqendrohuni te bisedat dhe argëtimi, jo vetëm te vakti. Peshojeni veten rregullisht ose mbani shënim çfarë hani për të qëndruar të vetëdijshëm. Me këto strategji, do të mund të shijoni festat pa u shqetësuar për kilogramët shtesë.

The post Festat e fundvitit pa shtuar kilogramë? Ja disa mënyra për ta bërë të mundur appeared first on Sot News | Lajme.

Gjenden dy faqe të botimit të parë të “Komedisë Hyjnore”

By: armand
8 December 2024 at 17:14

Dy faqe nga botimi i parë i “Komedisë Hyjnore” janë gjetur gjatë transferimit të Arkivit Shtetëror nga Spezia, në Italinë veriperëndimore. Kryebashkiaku i Spezias, Pierluigi Peracini, e bëri të ditur lajmin për gjetjen në botimin lokal “Il Secolo XIX”, duke shpjeguar se këto janë dy faqe autentike nga pjesët Purgatori dhe Parajsa nga botimi i […]

The post Gjenden dy faqe të botimit të parë të “Komedisë Hyjnore” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌