Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Inxhinieri nga Vlora publikon librin “Gjuha e Nënës”/ Hodo: Shkronjat dyshe në gjuhën shqipe dhe kuptimi që mbartin

14 April 2025 at 08:31

Pas gjashtë vitesh studime mbi etimologjinë, simbolikën dhe misticizmin, Sokrat Hodo ka sjellë librin “Gjuha e nënës”.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ai tregoi se si i lindi ideja për të realizuar këtë libër…

Një libër që tregon se shkronja të gjuhës shqipe janë tkurrur sipas tij në një shkronjë të vetme. Ai më tej u shpreh se në libër shpjegon shkronjat dyshe në gjuhën shqipe dhe kuptimin që ata mbartin.

“E gjitha nisi nga një kurs që kam bërë në Holandë sepse kam jetuar dy vite atje. U futa në një kurs që kam studiua gjuhën, por ra COVID-i dhe më pas u detyrova të lëviz në Angli. Dhe atje rastisa në një fenomen gjuhësor që më intrigoi. Kishte të bënte me shfaqen e një tingulli, që në shqip është prezantuar nga shkronja q. Një tingull që nuk është shumë i përhapur”, u shpreh ai gjatë intervistës.

/abcnews.al/

Armando Babani dhe fotot që bënë histori/ Rrëzimi i bustit të Enverit, koka që nxjerr tym e Ramës, fotot e ’97 apo spitaleve

By: Re Nato
10 April 2025 at 08:31

Armando Babani është fotografi, i cili ka bërë histori, me fotografitë e tij.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Babani u shpreh se mund të ndodhë që me një fotogradi të bësh histori, por ka edhe raste kur mund të shkrepësh shumë herë, dhe të realizosh foto të rëndomta.

“Cilësia varet nga lentja, mos të merremi me anë teknike tani. Motorin e kam rinovuar, është komplet i ri. Janë dy gjëra, një gazetar i mireë duhet të jetë komplet i paanshëm. Unë jam i detyruar prfesionalist, si njeri, ta tregoj një herë në katër vjet, në kutinë e votimit. Në 1997, më shumë duhej ta stompoje fotografinë. Një fotografi bardh e zi, shkonte për 7 minuta. Me teknologjinë që është ost, një fotografi gjigande shkon për 10 sekonda. Mund të ndodhë që me një fotografi të bësh histori, por mund të bësh edhe shumë të rëndomta”, theksoi ai./abcnews.al

 

“Theu” serbin dhe hungarezin/ Shkëlqim Koçi, shqiptari dy herë kampion në mundje krahu

By: Re Nato
12 March 2025 at 08:39

Shkëlqim Koçi është shqiptari i cili u shpall dy herë kampion në mundje krahu.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Koçi u shpreh se me këtë sport, angazhohet prej 4 vitesh.

Edhe pse inxhiner metalurgjik në profesion, Koçi deklaroi se për të, sporti është pasion.

“Më shumë siguri kam në dorën e djathtë. Unë ka mbi 4 vite që merrem, që nga fundi i vitit 2020. Për mundjen e krahut, përgatitesh si të gjithë sportet e tjera. Bëhet përgatitje maksimale e muskujve. Në një formë, duhet të kesh edhe bazën gjenetike të lindur. Me punë fillojnë teknikat dhe ushtrimet. Tavolina i ka dy jastekë, që ku lejohet lëvizja e brrylit. Duart vendosen drejt dhe krahët janë paralel. Këto hile, manipulime, janë të rralla. Unë, sportin e kam pasion, e dua shumë. Por profesioni është ajo që do të vazhdohet”, theksoi ai./abcnews.al

Studioi për histori, por punon në sektorin turizmi/ Kush është vajza nga Mirëdita që ka pasion çiftelinë

By: lia rda
28 February 2025 at 09:19

Xhulia Gjini është e reja që ka pasion çiftelinë dhe tashmë njihet nga të gjithë si ‘vajza e çiftelisë’. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi si lindi pasioni për këtë instrument të veçantë popullor.

Xhulia zbuloi se ajo i ka mbaruar studimet për histori dhe punon në turizëm dentar. Mirëpo, çiftelia është bërë diçka e pandashme në jetën e saj.

“Në fakt unë kam kënduar që në moshën 4 vjeçe, jam rritur me instrumentet, por kam vendosur ta mësojë çiftelinë 20 vjeçe.

Kam afërsisht një vit e pak që e studiojë çiftelinë. Unë kam mbaruar studimet për histori, po kam vendosur të bëjë dhe pasionin tim. Unë banoj në Tiranë, por herë pas vizitojë vendlindjen time. Në familjen time askush nuk di t’i bjerë, por jam rritur me babain tim që ka pasur pasion muzikën.

Unë punoj në turizëm dentar, diçka krejt ndryshe nga muzika. Ata në punë nuk e dinë që unë i bie çiftelisë”, rrëfeu Xhulia./abcnews.al

I vetëm në ditëlindjen e 89-të në azil/ Psikologu shqiptar tregon historinë prekëse të të moshuarit britanik

By: lia rda
24 February 2025 at 08:42

Leandër Prifti është psikologu shqiptar që punon prej vitesh në qeverinë lokale të Wiltshire, Britani. Ai ndau me të gjithë një histori që preku botën. Bëhet fjalë për një të moshuar britanik Joseph, i cili festoi ditëlindjen e 89-të i vetëm në azil.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Leandri ka treguar i emocionuar se Joseh ishte lënë në azil nga fëmijët pas vdekjes së bashkëshortes dhe pas kësaj video prekëse, e bija e mori në shtëpinë e saj.

“Pasi gruaja e tij ndërroi jetë, ishte një zgjedhje e detyruar e fëmijëve që ai të jetonte në një shtëpi të moshuarish. Tani jeton te e bija. Unë nuk kam më kontakte me të, vetëm një mesazh pata nga Joseph që më thoshte ‘ti e bëre’”.

Sakaq, Leandri ndau detaje dhe nga jeta e tij, emigrimi në Britani dhe profesioni plot sfida.

“Unë jetoj në Britani prej 26 vitesh dhe kam ikur me vezë. Më pas kërkova azil politik atje. Unë atje bëj ato që quhen raportet psikologjike për familjet që kanë probleme, në rast se ndodh një traumë sociale me prindërit dhe fëmijët, bëhen disa procedura, se me kë do të rrijë fëmija, me prindërit ose jo”./abcnews.al

Mijëra shikime në video/ Kush është fizioterapisti shqiptar që u bë gazetar

By: lia rda
14 February 2025 at 09:12

Shëndrit Lumi është gazetari nga Kosova që braktisi profesionin e fizioterapisë për botën e televizionit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se fillimisht kjo dëshirë ka lindur duke publikuar disa video në rrjetet sociale, të cilat u bën shumë virale.

Sakaq, Lumi zbuloi se ka dhe një dëshirë të tretë, që do ta zhvillojë në të ardhmen, që është aktrimi.

“Unë jo vetëm që kam mbaruar studimet për fizioterapi, vazhdoj studioj, jam në master për fizioterapi dhe tani po bëj temën e diplomën. Nuk po them që fizioterapia nuk ka qenë një dëshirë e imja, po ka qenë më shumë e ndikuar shumë nga personat e tjerë. Por dëshira ime aktualisht është gazetaria.

Gjithashtu, dua që të zhvillojë një dëshirë të tretë, por që nuk dua ta zbulojë. Jam në bisedime me një produksion filmik. Këtë po e them për herë të parë, pasi akoma nuk është finalizuar”, tha ai./abcnews.al

E paralizuar në karrocë prej stresit dhe ankthit, historia e trishtë e shqiptares në Suedi: Ja ç’më thanë mjekët

By: lia rda
12 February 2025 at 09:00

Saranda Lubishtani është këngëtarja shqiptare me një histori shumë të trishtë. Ajo jeton në Suedi dhe nga stresi e ankthi ka kaluar në paralizimin e gjymtyrëve për tre muaj.

Në fillim mjekët i thanë që nuk do të ecë për një vit dhe për të ishte një moment shumë i vështirë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Saranda ka zbuluar se ky ankth e stres iu shkaktua nga dhuna që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj. Së fundmi, ajo është bërë virale në rrjetet sociale, pasi shfaqet me babain e saj, i cili i lëmon këmbët, ndërkohë në fëmijëri ia lëmonte ajo atij.

“Babën e kam afër zemrës sepse e kam shokë, edhe që e vogël ia kam lëmuar babës këmbët dhe erdhi dita që baba të lëmojë këmbët e mia.

Erdhi një ditë kur mua më lëshuan këmbët dhe kjo ka ardhur nga stresi dhe nga ankthi. E kur ndodhi, kam pasur ndihmën e familjes. Unë kam dhe dy fëmijë. Prindërit e mi jetonin në Kosovë dhe nuk i kam treguar që nuk mund të eci, kur kanë ardhur këtu e kanë kuptuar dhe janë ndjerë shumë ke. Më kanë qendruar gjihmonë pranë”, rrëfeu ndër të tjera Saranda./abcnews.al

Nga mësuese në Elbasan, pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi/ Shqiptarja rrëfen historinë e jetës

By: lia rda
10 February 2025 at 09:01

Majlinda Leka është shqiptarja që po korr sukses në vendin fqinj Greqinë. Ajo është drejtoresh në Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë në Athinë dhe ka në dorë farmacitë greke.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Leka ka treguar se në Greqi iku krejt rastësisht për pushime verore, më pas vendosi të jetonte atje. Ajo zbuloi se në Elbasan punonte mësuese matematike dhe vinte nga një familje me origjinë nga Dropulli.

“Unë kam lindur nga Elbasani, por prindërit e mi kanë qenë me origjinë nga Dropulli.

Kam studiuar matematikë-fizikë në Institutin e Lartë ‘Aleksandër Xhuvani’. Unë kam qenë një fëmijë i lumtur i asaj kohe dhe nuk më ka munguar asgjë. Të gjithë habiten kur u them. Kam punuar mësuese në Kajan të Belshit, aty e kam filluar. Ishte gjë e bukur sepse autobusi na priste çdo mëngjes se ishim një grup të rinjsh, farmacistë, mjekë dhe mësues. Aty njoha dhe bashkëshortin tim mësues.

Ne erdhëm për pushimet verore te kushërinjt dhe dëshira e bashkëshortit ka qenë të rrimë këtu. Pasi në fillim ai ndryshimi është shumë i mirë, sidomos kur ke dhe njerëz që të presin këtu. Unë e dija greqishten sepse e kam mësuar që e vogël, pasi prindërit flisnin greqisht në shtëpi”, tregoi ndër të tjera Leka./abcnews.al

Muaji i dashurisë/ Parashikimi i Horoskopit për shkurtin, ja çfarë thonë yjet për çdo shenjë

By: lia rda
31 January 2025 at 10:15

Astrologu Jorgo Pulla bëri parashikimin e yjeve për muajin e dashurisë, shkurtin. I ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, ai zbuloi shumë detaje për të gjitha shenjat në aspektin e karrierës, financave dhe veçanërisht në marrëdhëniet personale.

Sipas Pullës, ky muaj do të jetë i mbushur me dashuri dhe do të sheshojë shumë probleme.

Dashi

Hëna e plotë në datën 12, do të thotë që disa mundësi që kanë të bëjnë në fushën romanike, është koha më e mirë e mundshme në ekonomi dhe në stabilizimin e saj. Edhe nuk përjashtohet mundësia që të keni një burim të dytë të ardhurash. Është momenti më i mirë i mundshëm për ta stabilizuar si projekt. Është një diçka pozitive.

Demi

Përçoni kontakte dhe komunikim të rëndësishëm në fillim të shkurtit, sepse Demi shenjë toke ka një mundësi plus në lidhje me çështjet ekonomiko-financiare, në lidhje me disa ndryshime në favorin e tyre. Sepse ka pasur një problem te shenja e Demit në fushën e biznesit ose të një kontrate të parealizueshme. Edhe pse Mërkuri lëviz në shenjën e Peshqve, ndërsa Marsi në retogradë duket se ndihmon çështjet e lëna pezull ose i jep të drejtë shenjës së Demit, për të zgjidhur këto çështje të lëna pezull. Është momenti më pozitiv i shenjës së Demit tani. Gjithashtu për shkak se Afërdita është në Dash ka një ndikim shumë pozitiv, një lidhje dashurie që dikur ishte e pamundur të realizoheshe, mirëpo tani është ndikimi më pozitiv ndonjëherë, ku do t’i jepet mundësia në çështjet e dashurisë dhe të udhëtimeve.

Binjakët

Promovoni planet e tua me optimizëm dhe kontaktet e duhura. Pozicioni i favorshëm i Mërkurit te Ujori nga data 14, favorizon kontakte komunikimi me personat nga jashtë. Ka një çështje shumë të mirë sepse janë shenja ajëri. Binjakët nga njëra anë u jep një mundësi shumë të madhe sepse Mërkuri me Jupiterin rreth datës 3 dhe mundësi që do të ketë sepse kanë të bëjnë shumë çështje pune shumë të rëndësishme. Marrin një lajm nga larg, që kanë të bëjnë me dokumentat sepse janë shtyrë, edhe mund të jetë lajm pozitiv për ta. Është koha më e mirë e Binjakëve. Në fushën e dashurisë nuk kanë pse të shqetësohen, edhe pse kanë pasur disa debate, problematika mes tyre, duket se i zgjidhin.

Gaforrja

Kanë të bëjnë shumë në lidhje me pozitivitetin që ata kanë. Te shenja e Gaforres duhet të kenë kujdes ata që janë në role kyçe, në role drejtuese në 10-ditëshin e parë të atij muaji. Sepse vjen momenti që për një arsye apo për një tjetër, kanë pasur prishje ekuilibri, tani kanë disa bllokime të vogla, sepse i zgjidhin mbas datës 12. Madje, kanë të bëjnë shumë me çështje ekonomiko-financiare, me çështje që kanë të bëjnë me disa kontrata që do firmosen mbas datës 15, ku Mërkuri te Peshqit dhe që favorizon ndikimin, ose çështjen e blerjeve të pasurive të paluajtshme për Gaforren është A dhe Zh.

Luani

Mos iu nënshtroni presioneve të brendshme. Kanë një mundësi plus tani në zgjidhje të çështjeve të mëdha që ata kanë pasur me persona të tretë në fushën e punës, në fushën e drejtimit, me njerëz që janë në krye të një institucioni apo diçkaje, me të drejtën e tyre kanë humbur dhe vjen një moment që ata i kërkojnë ndjesë pasi kanë dalë siç kanë thënë Luanët. Nuk duan ata ta përtypin këtë gjë. Një lajm shumë të mirë mund ta marrin brenda datës 17 dhe datës 27, ku një çështje pune të re dhe me njerëz të huaj që kanë të bëjnë biznese.

Virgjëresha

Mundësi të reja punësimi dhe rritje ekonomike. Afërdita në fillim të muajit përfundon kursin e saj në fushën e marrëdhënieve, martesës, çështje pune dhe çështje karriere, vendime që do të merren dhe çështje të mëdha që do të keni, do të zbuloni gjëra shumë pozitive në fushën e karrierës suaj. Nuk përjashtohet mundësia që brenda këtij muaji të keni një rritje në detyre ose mund të përfitojnë një vend kyç. Në disa gjyqe të lëna pezull, dalin fitimtarë.

Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, Virgjëreshat e 10-ditëshit të dytë duhet të kenë pak kujdes nëse një lidhje 3-vjeçare është prishur për shkak të një personi të tretë, është mirë që të mbyllin një vesh, një sy, sepse nuk janë të vërteta, por janë fjalë në ajër për të prishur ekuilibra. Prandaj shikojeni mirë atë lidhje si dritën e syve sepse do të dilni të fituar.

Peshorja

Marrja e vendimeve të rëndësishme që favorizohet veçanërisht në gjysmën e parë të këtij muaji, Mërkuri në një shenjë ajëri në Ujor dhe përfimet janë të mëdha, sidomos me çështje që kanë të bëjnë me punën. Gjejnë mënyrën e komunikimit dhe aty ku janë acaruar gjërat. Vjen një moment tani dhe favorizohen shumë mbas datës 13 e tutje, koha është shumë e mirë për ta sidomos për çështje familjare. Është koha për stabilizuar dokumentacione dhe bashkim familjar.

Akrepi

Komunikimi përmirësohet dhe vendimet merren më kollaj tani e tutje. Muaji fillojn me pozitivitet në fusha të ndryshme të jetës, sepse kanë një mundësi plus në fushën e karrierës së tyre. Do të kenë një mundësi rritje në detyre, ose udhëtime jashtë. Është koha e tyre. Momenti më perfekt në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndëshme. Nga data 7 është harku kohor i mundësive të tyre.

Në fushën e dashurisë, hëna e mirë është mundësia e tyre në marrëdhënie.

Shigjetari

Takime pune, kontrata të reja dhe marrëdhënie të reja për të palidhuri. Afërdita në Dash është lajmi pozitiv në këtë shenjë. Para 6 muajve një çështje të shkuar, e zgjidhin tani. Është me të kuqe, që duhet të qendrojnë larg Bankave.

Mundësi të veçanta në fushën e dashurisë. Është momenti i tyre të zgjidhin çështje të vështira.

Bricjapi

Një problem i vogël mund të bëhet shumë i madh nesër, nëse ju e lini atë të anashkalohet. Është momenti për të zgjidhur në fushën e familjes, që ka lidhje me paranë dhe me disa çështje të tjera që janë të pazgjidhura. Kur mund të zgjidhen këto? Mbas datës 17 deri më datën 23, pasi Afërdita punon për mbështetur marrëdhëniet familjare.

Ujori

Një udhëtim i shkurtër ju freskon mendje dhe ju jep energji për të vazhduar në fushën e punës. Mërkuri që vazhdon të jetë në shenjën e Ujorit deri më datën 14 shkurt, ju jep mundësi të veçanta në fushën e punës. Ujori si shenjë ajëri, ku ka një mundësi të artë dhe një ndikim shumë të mirë në karrierën. Ujori gjithmonë kanë në hije dhe vjen momenti që ata do të debutojnë.

Në çështjet e dashurisë duhet të kenë kujdes ndaj fjalëve që dëgjojnë, pasi janë ta huazuara.

Peshqit

Ju rikthehet mundësia në punë në role drejtuese, edhe pse ky vit është shumë i mirë për Peshqit, ndikohet në anën e punës dhe karrierës. I jepet një mundësi shumë e mirë në çështje që janë nga gjysma e dytë e muajit. Gjërat do të ndryshojnë shumë pas datës 25, për karrierën, punën dhe vendimet që do të merren, mundësi që do t’ju jepen për zgjidhjen e një konflikti të madh. Ky muaj do të jetë solid dhe do të ketë ndikime të reja./abcnews.al

 

Iku nga Shqipëria 6 vjeç, sot është një nga dirigjentët më të mirë në SHBA/ Historia e suksesshme e Kristo Kondakçiut

By: lia rda
28 January 2025 at 08:36

Kristo Kondakçi është shqiptaro-amerikani që po korr sukses prej vitesh në skenat botërore. Ai ka ikur nga Tirana në moshën 6 vjeçare dhe tashmë është një dirigjent në SHBA.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Kristo ka treguar historinë e jetës së tij, nga largimi nga Shqipëria, vështirësitë e para deri te karriera si muzikant.

Ai theksoi se momenti i parë kur mendoi të bëhej dirigjent ishte 10 vjeç dhe ky moment mbetet i paharruar për të.

“Isha 10 vjeç dhe prindërit më çuan në një shfaqje. Edhe aty ishte shumë zhurmë, njerëzit flisnin, shumë drita. Mbaj mend në një moment që dritat u fikën, shoh një burrë që bën një gjest me dorë dhe disiplinoi gjithë zhurmën. Unë shkoj te mami dhe i them dua të bëhem kur të rritem si ai.

Suksesi im si për çdo djalë fillon kur dëgjon mamin. Isha në moshën 12 vjeç kur fillova mësoja pianon dhe nga ai moment vetëm u ngrita lart. Isha 16 vjeç kur dirigjova për herë të parë një orkestër”, tregoi ndër të tjera Kristo./abcnews.al

Rrëfehet Artan Kuqo, legjenda e basketbollit shqiptar: Si bëra historinë me vëllain tim Roberti te Partizani

By: lia rda
23 January 2025 at 09:13

Artan Kuqo njihet nga të gjithë si legjenda e basketbollit shqiptar. Ai ka rrëfyer në emisionin “ABC e Mëngjesit” rrugëtimin në basketboll, bashkë me vëllai e tij Ermalin. Dy vëllezërit bën histori në Partizanin e artë të basketbollit.

“Unë luajta vetëm një vit me Partizanin, skuadrën e vëllait tim, Robertit. Për mua ishte një nder shumë i madh, pasi ishte një ndër skuadrat më të mira të kohës.

Atëherë ka qenë një kohë pak e vështirë, por për ne që luanim sport të një niveli të lartë, nuk është se i kemi ndjerë shumë këto vështirësi.

Ne stërviteshim shumë, më shumë se sa kuadrat e tjera. Ndryshimi i sistemeve na bëri që të lëviznim”, u shpreh ndër të tjera Artani./abcnews.al

Katër mashtrimet e mëdha historike/ Albert Murati boton librin e ri, një përmbysje totale e fakteve

By: lia rda
21 January 2025 at 09:17

Albert Murati ka botuar librin e tij më të ri, i cili është një përmbysje totale e fakteve historike. Ai ka pasqyruar jetën e shqiptarëve mes grekëve, latinëve dhe osmanëve.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Murati ka thënë se janë katër mashtrimet më të mëdha historike dhe historia e territorit ku jetojnë sot shqiptarët nuk është e vërtetë.

“Libri ka informacion të ngjeshur brenda, duhet të jesh pak I duruar kur e lexon, ose I njohur me historinë. Ky libër ka katër mashtrime brenda, turk, latin, grek dhe i katërti i Romës katolike.

Në faqen e fundit të librit thuhet që do të ketë shumë njerëz që do të kërkojnë referenca, por në fund ato janë fallso dhe s’kanë pse të vendosen. Libri ka një fillim shumë interesant, pasi fillon me një thënie të Shën Lukës”, tha ndër të tjera Murati./abcnews.al

Gazetarja që braktisi karrierën pas 25 vitesh, zbulon si “mjekoi” plagët me joga: Ai moment më ka ndryshuar jetën

By: lia rda
16 January 2025 at 08:42

Sabrina Leka është gazetarja shqiptare që la fushën e medias për t’u bërë instruktore e jogës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ajo ka treguar se gjithçka nisi me vdekjen e motrës së saj në moshë të re dhe lehtësimin e dhimbjeve të jetës.

Leka ka zbuluar se ka tashmë ka dhe një studio të saj në New York, ku ushtron jogën, e cila i është kthyer tashmë në profesion.

“Motra ka vdekur në 2015 dhe ka qene 35 vjeç. Ajo ka lënë dy fëmijë. Ka ndërruar jetë në mënyrë të paparashikueshme. Joga ka qënë e vetmja mënyrë se si unë kam gjetur qetësi. Ai moment më ka ndryshuar gjithçka në jetë. Hana ka pasur probleme me zemrën dhe pësoi arrest kardiak.

Nëse përkthejmë në shqip fjalën ‘joga’ do të thotë unifikim, i trupit, shpirtit dhe mendjes. Më duhej diçka që mund të ulesha dhe gjeja qetësi.

Janë katër rrugë që mundesh me mbërri te rruga e jogës. Unë kam zgjedhur rrugën e fizikut dhe frymëmarrjes”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mëlçia e dhjamosur/ Blerina Bombaj: Në 2024 rastet më të shumta të fëmijëve në 20 vjet të punës sime, shkak kequshqyerja

By: lia rda
15 January 2025 at 08:53

Nustricionistja Blerina Bombaj ka folur në emisionin “ABC e Mëngjesit” për fenomenin që ka prekur çdo moshë ‘mëlçia e dhjamosur’.

Ajo ka theksuar se kjo është fillimi i problematikës së mbipeshës. Bombaj ka treguar që në 20 vite karrierë, në vitin 2024 ka pasur numrin më të lartë të fëmijëve me mëlçinë e dhjamosur, për shkak të kequshqyerjes.

“Mëlçia e dhjamosur është fillimi i problematikës së mbipeshës. Dhjami në mëlçi nuk duhet të jetë më shumë se 5%. Dhjami i tepërt në mëlçi fillon gjithë kaskadën e ushqyerjes keq.

Në 2024 unë kam pritur rastet më të shumta të fëmijëve me mëlçi të dhjamosur në 20 vjet të punës sime.

Është shumë e rëndësishme sasia e ushqimit që ne konsumojmë, se cilësinë e ka marrë lumi se është shumë e vështirë për t’u arritur që të ushqehemi vetëm me gjëra bio.

Shikoni nëpër shkolla, festat e fëmijëve, ditëlindjet e fëmijëve, ushqimet janë të vësh duart në kokë. Janë vetëm ushqime të gatshme, pije të sheqerosura, që janë një bombë. Të pish një kanaçe është njësoj si të hash 10 lugë sheqer. Shikoni vetëm në markete, koshat e klientëve janë plot me pije me sheqer”, u shpreh ajo./abcnews.al

Meterologia tregon si do të jetë kjo javë: Do të kemi diell, temperaturat do të rriten

By: lia rda
13 January 2025 at 08:35

Meterologia e IGJEUM, Anira Gjoni ka thënë në emisionin “ABC e Mëngjesit” se në ditët në vazhdim do të kemi diell dhe temperaturat do të rriten.

Ajo theksoi se kjo do të jetë fundjava e fundit e acarit për këtë dimër. Sipas Gjonit, sot do të ketë reshje shiu, por që nuk do të shoqërohen me shtrëngata.

“Ditën e premte do të kemi diell dhe fundjava do të jetë kohë e mirë.

Ditën e djeshme kishte shtrëngata, ndërsa ditën e sotme do të ketë vetëm reshje. Nuk mund të shprehemi që kjo do të mund të jetë javë më e ftohtë.

Duhet të presim, pasi dimri nuk mbaron vetëm në janar. Kjo javë ka karakteristika tipike për klimën e vendit tonë”, tha ndër të tjera meterologia./abcnews.al

Priam Rrapi gjeniu 3-vjeçar në matematikë/ Jo vetëm mbledhje dhe zbritje, por edhe lexim

By: lia rda
31 December 2024 at 10:48

Nuk është as Pitagora, apo Eukliti. Quhet Priam Rrapa dhe matematika duket se ja shtruar fatin.

Është vetëm 3 vjeç e gjysmë, por shokët e tij më të ngushtë nuk janë lodrat tipike të fëmijëve.

Për Priamin mjafton një laps, një fletore dhe bota e numrave rrotullohet rreth tij.

Mbledhje në shtyllë, mbledhje me numra treshifrorë, shumëzimet për Priamin mjaftojnë vetëm 10 sekonda dhe rezultati nuk ka se si mos të jetë i saktë.

Figurat gjeometrike? Lehtësisht të dallueshme. Për Priamin janë “nxehje” e trurit dhe përgatitje për ushtrime matematikore të mëdha.

Gjeniu që ai është bërë është falë punës së palodhur së nënës së tij. Në fillim ju duk normale, por kur pa fëmijët e moshës së Priamit, diçka i dukej ndryshe…

Krahas shifrave tek Priami po aq i zhvilluar është dhe leximi. Shkronjë për shkronjë e fletë për fletë, Priami e lexon vetë përrallën e tij të preferuar.

Priami nuk e kufizon veten vetëm tek librat dhe blloqet e tij plot numra. Në shtëpi, ai krahu i djathtë i mamit.

Për babi Lencin është krenari. Priami ka mësuar nga ai, ku çdo darkë bëjnë së bashku llogaritë e punës, por a e priste qe Priami të kishte këtë nuhatje për matematikën?

Në këtë botë shifrash Priami nuk është vetëm. Edhe pse i vogël, vëllain e ka shokun e gjysmën e tij më të mirë, që po i drejton udhën drejt aritmetikës./abcnews.al

Shqiptarja diplomohet me rezultate të shkëlqyera në Skoci, vesh jelekun 70-vjeçar të gjyshes dhe byzylykun e stërgjyshes në ceremoni

By: lia rda
30 December 2024 at 09:10

Erza Ahmeti është shqiptarja e diplomuar për teknologji dhe informatikë në Skoci. Ajo ka zgjedhur që gjatë ceremonisë së diplomimit të “mbarti” me vete gjyshen dhe stërgjyshen e saj. Kjo pasi, Erza ka veshur jelekun 70-vjeçar të gjyshes dhe byzylykun 100 vjeçar të stërgjyshes.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Erza ka zbuluar se pse bëri këtë zgjedhje. Sakaq, ka ndarë dhe fitoren e burse si studente me rezultate të shkëlqyera.

“Ka ndikuar disa fakte, më kryesorja është tradita familjare. Më ka motivuar më shumë fakti që ata nuk e njihnin Kosovën, nuk e njihnin Shqiptarinë. Unë jam nga Dukagjini.

Byrzylu daton mbi 100 vite nga stërgjyshja ime, gjyshja ime e ka trashëguar nga nëna e saj dhe ajo e ka ruajtur dhe pas luftës.

Unë kam mbaruar studimet me rezultate të larta dhe më është shpërblyer me një burs, të cilën e merr vetëm një student në vit”, tha Erza./abcnews.al

Kush është mësuesja nga Berati që u mëson gjuhën shqipe nxënësve në Turqi: Fillimet ishin të vështira

By: lia rda
20 December 2024 at 08:41

Teuta Tabaku është mësuese e gjuhës shqipe në Bursa të Turqisë. Ajo prej vitesh ka kontribuar në arsimin turk, duke qenë shumë pranë nxënësve të gjeneratave të ndryshme.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Teuta ka treguar fillimet e saj në Turqi, plot vështirësi. Ajo ka zbuluar dhe detaje nga mësimdhënia dhe dëshira e studentëve turk për të mësuar gjuhën tonë.

“Unë jam mësuese e gjuhës shqipe dhe kam mbaruar studimet për gjuhë letërsi në Universitetin e Tiranës. Në 2015 ne kemi hapur lëndën e gjuhës shqipe këtu në Bursa, pas ligjit që doli se kush e ka dëshirë mund të rregjistrohet në gjuhët e vogla.

Këto vitet e fundit përzgjedhja e gjuhës shqipe është pak e vështirë, pasi unë tani gjuhën shqipe e jap për gjeneratat e katërta dhe të pesta. Ndërsa, pjesa tjetër e shohin gjuhën shqipe si gjuhë të huaj.

Vitet e para për ne këtu në Turqi kanë qenë shumë të vështira, sepse ne nuk e dinim se çfarë ishte emigracioni, si ishte Turqia, por kemi pasur mbështetjen e qytetarëve këtu. Filluam shkollat, më pas punët në profesionet tona, madje kemi menduar edhe të kthemi në Shqipëri, por nuk ndodhi”, rrëfeu mësuesja./abcnews.al

I pari deputet shqiptar në Parlamentin e Hamburgut/ Sami Musa tregon si i lindi dëshira për t’u marrë me politikë

By: lia rda
19 December 2024 at 08:38

Sami Musa është deputeti shqiptar në Parlamentin e Hamburgut. Ai ka treguar për “ABC e Mëngjesit” gjithë rrugëtimin e tij nga fusha e turizmit dhe hotelerisë, edhe deri te politika.

Sami ka theksuar se dëshira për t’u marrë me politikë i lindi teksa takonte klientë të ndryshëm dhe dëgjonte shqetësimet e tyre çdo ditë.

“Unë e kam mamin gjermane dhe në shtëpi kemi folur gjermanisht, por gjuhën shqipe unë e kam mësuar ngadalë ngadalë. Tashmë kam dhe bashkëshorten shqiptare dhe flas mirë shqipen.

Babai ka hapur i pari hotelerinë dhe gastronominë këtu në Hamburg. Unë kam menaxhuar dy-tre hotele këtu, por kur dëgjoja klientat dhe mendova se për të ndryshuar gjërat, domethënë hallet e tyre, duhet të angazhohesha me politikë.

Unë kam kandiduar me SocialDemokraten, por e kam ndryshuar partinë rrugës, pasi më kanë ndryshuar dhe prespektiva. Momentalisht ne këtu në Gjermani kemi probleme shumë të mëdha me ekonominë dhe SocialDemokratja nuk është për ekonominë e fortë”, u shpreh ai./abcnews.al

❌
❌