Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Berisha donte Fatos Nanon President”, Dash Sula zbulon prapaskenat: Ja si luftuam për Bamir Topin

29 June 2025 at 22:28

Ai zbuloi se ish-kryeministri i asaj kohe Sali Berisha ka dashur që Fatos Nano, ish-lider i PS-së, të zgjidhej President i Republikës për shkak të mungesës së votave.

Sula tha se ai vetë dhe disa kolegë nuk e pranuan kurrë këtë ide, pasi nuk kishte sens që ish-kreu i socialistëve të merrte postin më të lartë. “Morali im personal dhe i disa të tjerëve nuk e lejonte që ish-kryetari i PS-së të zgjidhej president i Republikës pasi nuk bënte sens. Berisha fitoi zgjedhjet në 2005 për shkak të kartës antikorrupsion personalisht dhe të forcës së tij politike,” tha Sula.

Ai tregoi se ndonëse numrat mungonin, grupi brenda PD-së tregoi se me vullnet dhe njerëz të fortë politikë, gjithçka është e mundur. “Ne treguam se gjithçka arrihet, nuk ka gjë të pamundur. Edhe në fushatë do të duhen kuaj e ushtarë politikë të fortë që t’i të marrësh zgjedhjet,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Sula nuk i kurseu kritikat për mënyrën si është trajtuar sot brenda PD-së. Ai u shpreh se i ofroi partisë fytyrën, kontributin dhe financat e familjes së tij për një rezultat të mirë, por në vend të mirënjohjes, u përball me përjashtim.

“Mua mu përplas dera në fytyrë. Madje, brenda është përdorur termi në diskutime të ngushta aty: Mos t’ia dëgjojmë emrin Dash Sulës, ‘SPAK-isti Dash Sula’,” tregoi ai

The post “Berisha donte Fatos Nanon President”, Dash Sula zbulon prapaskenat: Ja si luftuam për Bamir Topin appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha në “gjyq” për zgjedhjet/ Debati në Kuvend, PS “kujton” bëmat e PD

By: xhir jeta
26 June 2025 at 15:24

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dominuan diskutimet edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje, e parafundit për ketë legjislaturë të dhjetë.

Edhe pse rinumerimi i votave po fakton se është partia demokratike ajo që ka marrë më shumë vota të merituara, Sali Berisha akuzoi sërish kundërshtarët për masakër elektorale.

“Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro. Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta. Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral. Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend.”

Por Berisha i lexon sic di vetë gjetjet e Këshillit të Europës, i cili në raportin për Shqipërinë, shkruante se procesi i votimit është zhvilluar i qetë. Për këtë arsye, ishte Petro Koci, ai që i kujtoi, se si zhvilloheshin zgjedhjet kur demokratët qeverisnin vendin.

“Sali ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhjet e lira. Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit shtetit në 96. A e mban mend ç’i ke bërë kreut të PS në Librazhd, e  masakruat. Një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale. Ti që burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën frekuencë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare.Turp të kesh”

Berisha nuk la pa shigjetuar as deputetët e rinj, ndonëse socialistët i kujtuan listën e partisë së tij, me në krye aleatin e tij në qeli Ilir Metën, për të cilin dikur nuk i kursente akuzat.

“Ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.”

 “E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu. Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde. Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën.”

Në seancë plenare, debatete pati edhe për shtyrjen e raportimit të institucioneve të pavarura në shtator por edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Demokratët kërkuan futjen e tij në rend të ditës por socialistët thone se nuk ka konsultim për një emër konsënsual.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota. Me nisjen e legjislaturës së re, përzgjedhja do jetë me e lehtë pasi mazhoranca I ka 83 dhe i duhet vetëm një votë./abcnews.al

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

By: Oldi
9 June 2025 at 18:17

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë një drejtues të ri, pas mbarimit të mandatit të parë 5 vjeçar të Aida Hajnaj. Afatet për kandidatët që kanë shprehur interes janë mbyllur këtë hënë, datë 9 Qershor ora 16:00, ndërsa redaksia mëson katër emrat e parë. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano; […]

The post Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH appeared first on BoldNews.al.

Aplikimi për kreun e BKH shtyhet, ja sa aplikime janë bërë deri tani

By: user7
9 June 2025 at 13:33

Aplikimet për kandidaturat për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë të hapura edhe sot deri në orën 16.00.

Afati i fundit ishte e premtja, po u shty për shkak se ishte pushim zyrtar prej festës së Kurban Bajramit.

SPAK pritet të ketë sot gjatë ditës një njoftim zyrtar në mbyllje të afatit të aplikimeve, ku pritet të bëhen publik edhe emrat që kanë shprehur interes për të garuar për kreun e BKH-së, me një mandat 5-vjeçar.

Dy nga emrat që janë mësuar deri më tani, janë ish-drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe Joni Keta, aktualisht zëvendësdrejtor i BKH-së.

Procesi zhvillohet në SPAK nga komisioni i përzgjedhjes me 3 prokurorë, Altin Dumani, Altin kraha dhe Behar Dibra.

Aida Hajnat i përfundon mandati më 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat t tyre, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.

Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryhet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë dhe testi i poligrafit.

The post Aplikimi për kreun e BKH shtyhet, ja sa aplikime janë bërë deri tani appeared first on Lapsi.al.

Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH

By: redi
6 June 2025 at 17:31

Kjo e premte përkon me afatin e fundit për të dorëzuar aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në mesin e kandidatëve është edhe ish-drejtuesi I Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në total janë paraqitur katër kandidatë, mes të cilëve edhe Gledis Nano. Kujtojmë se Nano e ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj, nga tetori 2021 në…

Source

Gledis Nano në garë për BKH, ish-polici u shkarkua me firmën e Edi Ramës

By: user 4
6 June 2025 at 16:17

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.

Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave

Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo që mbeti mister në shkarkimin e Gledis Nanos

Gledis Nano u shkarkua nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit me urdhër të Edi Ramës. Fillimisht atij iu kërkua dorëheqja, por Nano nuk pranoi të largohej duke kërkuar ndihmë nga ambasadat perëndimore në Tiranë, që nuk e mbajtën dot në detyrë, pasi disa ditë më pas në gusht të vitit 2022, Nano u shkarkua me firmën e kryeministrit Edi Rama.

The post Gledis Nano në garë për BKH, ish-polici u shkarkua me firmën e Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

Sot mbyllen aplikimet, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

By: user 8
6 June 2025 at 16:06

Kjo e premte është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në garë për të drejtuar BKH-në është edhe ish drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, së bashku me tre kandidatë të tjerë.

Gledis Nano qëndroi në krye të Drejtorisë së Policisë për një periudhë 10 mujore. Më pas ai u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave, më 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat e punës ndërsa në vend të tij u caktua Muhamet Rrumbullaku.

Nderkohe mandati i Aida Hajnajt, drejtueses aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon në 31 gusht. Edhe pse gëzonte të drejtën të garonte, Hajnaj nuk i dorezoi dokumentet në kohë dhe për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.

Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

The post Sot mbyllen aplikimet, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së appeared first on Lapsi.al.

Pas Gledis Nano, zbulohet emri i dytë në garë për drejtimin e “FBI-së shqiptare”

By: fra nc
6 June 2025 at 14:15

Gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit është në ditën e saj të fundit të dorëzimit të kandidaturave, ku është zbuluar edhe emri i kandidatit të dytë.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se Jon Keta, zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për të pasuar në detyrë Aida Hajnajn, mandati i së cilës përfundon më 31 gusht.

Përveç tij, në listën e kandidatëve përfshihet edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në total, mësohet se deri tani kanë aplikuar katër persona.

Pas testimeve dhe vlerësimit të disa fazave, komisioni i ngritur pranë SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) emrin përfundimtar për emërim.

Mandati i drejtuesit të BKH-së është pesëvjeçar. Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga Arben Kraja, Altin Dumani dhe Behar Dibra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas Gledis Nano, zbulohet emri i dytë në garë për drejtimin e “FBI-së shqiptare” appeared first on Euronews Albania.

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

By: Oldi
6 June 2025 at 12:51

Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm. “Euronews Albania” bën me dije se një prej kandidatëve është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në […]

The post Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano appeared first on BoldNews.al.

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

By: fra nc
6 June 2025 at 12:33

Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm.

Euronews Albania mëson se një prej kandidatëve është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është pesë vjet.

Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano appeared first on Euronews Albania.

Gara për drejtuesin e BKH-së/ Ish-kreu i Policisë në listën e aplikantëve (EMRAT)

By: V K
6 June 2025 at 13:05

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm, brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.

Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

The post Gara për drejtuesin e BKH-së/ Ish-kreu i Policisë në listën e aplikantëve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

“URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët

By: fra nc
24 May 2025 at 15:17

Në komunikimet e aplikacionit SKY ECC për operacionin “Ura” është përmendur edhe emri i ish-drejtorit të policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili lidhjet për trafikun e drogës i kishte deri në Ekuador është pyetur nga Ekil Ndërjaku për vëllanë e një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.

Ish-efektivi duke shfrytëzuar pozicionin e punës që kishte kontrollon të dhënat në sistem, por shkon dhe deri aty sa kërkon informacion edhe nga ish-drejtuesi i policisë, Gledis Nano për këtë rast, por emri nuk rezultonte në sistem.

Gjithashtu lidhur me transportin e drogës, Morina i dërgon mesazh Nderjakut, ku e vë në dijeni se kishte gjetur një kontakt në Gjermani për ngarkesën e lëndës narkotike.

Në disa raste mes tyre shkëmbenin edhe foto të drogës.

Po ashtu Altin Morina komunikon me Ekil Ndërjakun, për të paktën 3 ngarkesa që kishte gati për transport droge dhe i thotë për sasinë e kokainës që ka në dispozicion për tregtim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët appeared first on Euronews Albania.

‘Më pranë lexuesit’/ Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano publikon studimin monografik

22 May 2025 at 11:38

Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano vjen më pranë lexuesit me librin “Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve”. Libri është një studim monografik i autorit i cili në thelb ka analizuar me detaje një nga proceset më delikate dhe të komplikuara të këtij ‘kontingjenti’.

Sfidat që ka shteti, familja, shoqëria dhe individi në raport me këtë kategori, por dhe literatura e ekspertiza e avancuar për auditorët mësimor, janë elementët kryesore që karakterizohen në këtë botim, të vlerësuar edhe nga ekspertët e tjerë fushës. Nano tha se të gjitha të ardhurat e shitjes së librit në ceremoninë e promovimit do të dhurohen për fondin për familjaret e punonjësve të policisë së shtetit të rënë në krye të detyrës.

The post ‘Më pranë lexuesit’/ Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano publikon studimin monografik appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-kryepolici Gledis Nano publikon studimin monografik

21 May 2025 at 21:48

Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano vjen tek lexuesit me librin “Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve”.

Libri është një studim monografik i autorit i cili ka analizuar me detaje një nga proceset më delikate të këtij ‘kontingjenti’.

Sfidat që ka shteti, familja, shoqëria dhe individi në raport me këtë kategori, por dhe literatura e ekspertiza e avancuar për auditorët mësimor, janë elementët që karakterizohen në këtë botim, të vlerësuar edhe nga ekspertët e fushës.

Nano tha se të ardhurat e shitjes së librit në ceremoninë e promovimit do të dhurohen për fondin për familjaret e punonjësve të policisë së shtetit të rënë në krye të detyrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-kryepolici Gledis Nano publikon studimin monografik appeared first on Euronews Albania.

Premtime me lopatë

3 April 2025 at 16:19

Në vitin 1991, një politikan i Partisë Demokratike deklaroi në Tiranë se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një “Çek të bardhë” për Shqipërinë, në rast se shqiptarët mbështesnin Partinë Demokratike, në atë kohë e sapothemeluar dhe e përbërë në përgjithësi nga ish-komunistë ende të pakthyer në anti-komunistë. Togfjalëshi, i cili linte vend për fantazi, nënkuptonte […]

The post Premtime me lopatë appeared first on Reporter.al.

Rama: Altin Dumani, prokuror i jashtëzakonshëm, por para reformës në drejtësi nuk e linte politika të arrestonte ministra…

By: redi
18 March 2025 at 17:28

Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e Qarkut të Beratit edhe për drejtësinë. Ai ka sjellë në vëmendje gjithë procesin që ndërmori sipas tij Partia Socialiste, për të çliruar drejtësinë nga pushteti. Kryeministri ka shprehur respekt për kryeprokurorin e SPAK Altin Dumani duke thënë se ai dhe përpara Reformës në Drejtësi ka qenë prokuror, por nuk e ka patur këtë pavarësi, që sipas Ramës ia…

Source

Rama: Fatos Nanon e futi në qeli bufi i kënetës, kur doli nga burgu politik u bë kryeministër

By: V K
18 February 2025 at 10:44

Kryeministri Edi Rama, vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Dikush e pyeste kryeministrin pse nuk arreston bufin e kënetës (Berishën).

Rama u përgjigj se jetojmë në demokraci tashmë ku pushtetet janë të ndarë.

Rama: Fatos Nanon e futi në burg ish-kryeministri, bufi i kënetës, me prokurorët e vetë. Dhe kështu ka ndodhur që kur është krijuar shteti shqiptar deri kur u krijua reformat në drejtësi. Më e qartë, është rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne si shumicë, si udhëheqës i PS?

Reformën në Drejtësi. Nëse nuk do të kishte qenë reforma në drejtësi, ne do të duhet të përsërisnim ato që kanë bërë ata më përpara, por ne nuk jemi ata. Është diferenca mes BE dhe bajraktarizmit ballkanik, provincial.

Në këto kushte me ndryshim thelbësor, një ndryshim thelbësor që është në ADN e PS. PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik, por nuk u hakmor.

Përkundrazi kaloi një fazë të vështirë, gati e vranë në këtë godinë ku jam unë, sepse zgjOdhi rrugën e pajtimit, jo të hakmarrjes.

Në këto kushte, çfarë mund të bëjë forcë politike tjetër, përveçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur.

Dhe ta mbrojë me trupin e vetë, duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vetë, sepse korrupsioni dhe problematikat e korrupsionit nuk janë problematika që lidhen me një palë, por me një shoqëri të tërë, me të gjithë pjesët e sistemit.

Në këto kushte, vetëm një sakrificë e tillë politike, mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni.

The post Rama: Fatos Nanon e futi në qeli bufi i kënetës, kur doli nga burgu politik u bë kryeministër appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër

By: Ela
21 January 2025 at 10:53

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin e Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident. Në fund të dhjetorit, Mustafa Nano, ka dhënë dorëheqjen […]

The post Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër appeared first on BoldNews.al.

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit në Zvicër, Mustafa Nano

By: E.K
21 January 2025 at 11:08

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër. Në njoftim për shtyp të Presidencës, theksohet se “Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e […]

The post Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit në Zvicër, Mustafa Nano appeared first on FaxWeb.

❌
❌