Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

4 July 2025 at 16:53

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar se testi fizik për shtatë kandidatët në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do të zhivllohet më 10 Korrik. Testi fizik do të bëhet në ambientet sportive të repartit RENEA dhe kandidatët duhet të superojnë 300 metra spirnt, palosje barku për 1 minutë, pompa si edhe […]

The post Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

26 June 2025 at 15:16

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar fazën e verifikimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar në garën për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas përfundimit të mandatit të drejtueses aktuale Aida Hajnaj. SPAK, përmes një komunikate për mediat, ka bërë me dije se nga 13 kandidatë që kishin aplikuar në total, […]

The post EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon appeared first on BoldNews.al.

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

26 June 2025 at 08:59

Në një vend si Shqipëria, për vite me radhë drejtësia ka jetuar dhe është ndikuar nga presionit politik dhe i krimi i organizuar.  Rezultati i gjithë këtij zhvillimi është korrupsioni galopant, pandëshkueshmëria dhe pastrimi i parave duke i kthyer këto fenomene në një sistem. Një sistem i cili ka sjellë si pasojë minimin shtetit ligjor […]

The post “Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës appeared first on BoldNews.al.

Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku

24 June 2025 at 09:58

Sot është afati i fundit i riplotësimit të dosjeve personale të 11 kandidatëve nga 13 të tillë, që kanë aplikuar për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se dy prej kandidatëve zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kishin përpiluar drejtë dhe saktë dosjen personale […]

The post Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku appeared first on BoldNews.al.

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

22 June 2025 at 16:00

Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka vendosur të ulë në detyrë mikun dhe ish-shefin e tij, Arben Kraja. Ka informacione brenda SPAK, se tensionet mes dy shefave Dumani-Kraja, lindën për shkak […]

The post Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen 4 kandidatë në garë për kreun e BKH (Emrat)

9 June 2025 at 18:27

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë një drejtues të ri, pas mbarimit të mandatit të parë 5 vjeçar të Aida Hajnaj.

Afatet për kandidatët që kanë shprehur interes janë mbyllur këtë hënë, datë 9 Qershor ora 16:00, ndërsa redaksia mëson katër emrat e parë.

Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano; ish-oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda, tashmë oficer dhe zëvendës drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, vëllain e Artan Cukut, Kryekomisari i shpallur Dëshmor i Atdheut, oficeri Mentor Cuku; dhe ish-shefin e Policisë, Elton Kërluku.

 

The post Zbulohen 4 kandidatë në garë për kreun e BKH (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Gledis Nano në garë për BKH, ish-polici u shkarkua me firmën e Edi Ramës

By: user 4
6 June 2025 at 16:17

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.

Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave

Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo që mbeti mister në shkarkimin e Gledis Nanos

Gledis Nano u shkarkua nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit me urdhër të Edi Ramës. Fillimisht atij iu kërkua dorëheqja, por Nano nuk pranoi të largohej duke kërkuar ndihmë nga ambasadat perëndimore në Tiranë, që nuk e mbajtën dot në detyrë, pasi disa ditë më pas në gusht të vitit 2022, Nano u shkarkua me firmën e kryeministrit Edi Rama.

The post Gledis Nano në garë për BKH, ish-polici u shkarkua me firmën e Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

14 May 2025 at 09:57

Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtuesja aktuale e BKH-së nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj dhe për pasojë është përjashtuar nga e drejta për rikandidim. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë […]

The post Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së appeared first on BoldNews.al.

Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar

30 April 2025 at 15:46

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurën e riemërimit për drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, pasi kjo e fundit ka shprehur interesin për një mandat të dytë 5-vjeçar më 28 mars. SPAK i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se referuar ligjit 95/2016 të strukturës së posaçme antikorrupsion, në këtë fazë […]

The post Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar appeared first on Reporter.al.

Aida Hajnajt i mbaron mandati në gusht/ SPAK hap garën për kreun e ri të BKH, cilat janë kriteret

22 April 2025 at 17:06

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka hapur garën për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pasi drejtueses aktuale Aida Hajnajt i përfundon mandati në muajin Gusht SPAK ka ngritur Komisionin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së, i përbërë nga kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja […]

The post Aida Hajnajt i mbaron mandati në gusht/ SPAK hap garën për kreun e ri të BKH, cilat janë kriteret appeared first on BoldNews.al.

Nipërit e Agron Kapllanajt rrethuan policët (njoftimi i prokurorisë)

By: user 4
17 April 2025 at 17:05

Prokuroria e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K., të afërt me Agron Kapllanajn, për veprën “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi më 16 prill pranë “Rrethrrotullimit të Parkut” në Fier, ku persona të zbritur nga tre automjete ushtruan dhunë fizike ndaj një hetuesi të BKH dhe oficerëve të Forcës së Posaçme, pavarësisht prezantimit të tyre zyrtar.

Ata ishin duke kryer veprime hetimore në një çështje të SPAK kur u filmuan dhe më pas u sulmuan fizikisht. Prokuroria kërkoi arrest me burg për të tre të dyshuarit dhe theksoi angazhimin për të ndëshkuar çdo akt dhune ndaj punonjësve të shtetit.

Njoftimi i plotë i prokurorisë së Fierit

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier pak ditë më parë.

‘Dhunuan punonjësit e policisë, Prokuroria Fier regjistron procedim penal për ‘Goditje për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve K.K., L.K., dhe G.K.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.

Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorise Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të cilat cenojnë jetën e shëndetin e punonjësve të policisë së shtetit dhe të personave që kryejnë detyrë shtetërore apo shërbim publik.

The post Nipërit e Agron Kapllanajt rrethuan policët (njoftimi i prokurorisë) appeared first on Lapsi.al.

Përplasja e BKH në Fier, gazetarja Lala: Hetuesit ngritën dronin për të vërejtur dy subjekte

By: redi
16 April 2025 at 21:49

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësve të një biznesi lokal, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt. Sipas gazetares Klodiana Lala hetuesit kishin shkuar në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm dhe kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri dy subjekte të dyshuara. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një biznesi në…

Source

Të afërmit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH

16 April 2025 at 13:36

Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, deklaroi përmes një njoftimi të mërkurën se oficerët e saj ishin sulmuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Fier-Patos, ndërsa ishin duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të deleguar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. “Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin […]

The post Të afërmit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH appeared first on Reporter.al.

BKH sqaroi incidentin/ Kapllanaj: Hetuesit na shanë dhe kërcënuan

16 April 2025 at 14:03

Byroja Kombëtare e Hetimit sqaroi dha detaje sot për incidentin e mbrëmjes së kaluar në zonën e Fierit, ku u përfshinë disa oficerë të saj dhe operacionales me familjarë të ish kreu të bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

BKH deklaroi se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit u sulmuan në qarkun e Fierit.

“Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërsa hetuesit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në policinë e Fierit” njoftoi BKH.

Kapllanaj u justifikua sot duke thënë se njerëzit e shtabit të tij nuk e dinin se ishin hetues.

“Ata kanë kërcënuar dhe mund të përballen me njerëzit e mi pa ditur se ishin persona të policisë.

Gjatë kësaj kohe punonjësit, drejtori i kompanisë dhe një punonjës tjetër dhe dy nipërit e mi që kanë qenë duke folur për këtë çështje janë përballur me mjetin që ishte te kompania.

Kanë shkuar aty, ka qenë aty dhe i kanë kërkuar sqarim personit që ju ishit te kompania jonë. Kush jeni dhe pse shatë e kërcënuat.

Ne po presim të vijë policia dhe t’ju arrestojë se na keni kërcënuar. Në atë kohë del shoferi, që ka sharë, se të tjerët kanë qenë korrekt, nuk kanë sharë e fyer“, tha ai.

The post BKH sqaroi incidentin/ Kapllanaj: Hetuesit na shanë dhe kërcënuan appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi i njerëzve të Agron Kapllanaj ndaj agjentëve të BKH, reagon SPAK

16 April 2025 at 12:53

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e 15 prillit në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe efektivë të Policisë së Shtetit u sulmuan fizikisht nga disa persona, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron kapllanaj.

Në njoftim, SPAK konfirmon se hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë po ushtronin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi aktiv të kësaj strukture, kur u sulmuan pa asnjë shkak të justifikueshëm nga tre persona tashmë të identifikuar dhe të shoqëruar nga Policia e Fierit.

SPAK thekson se të gjitha veprimet e ndërmarra nga Byroja Kombëtare e Hetimit janë kryer në përputhje me ligjin dhe nën mbikëqyrjen direkte të prokurorëve të posaçëm.

“Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.

Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

Të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thueht në njoftimin e BKH të shpërndarë nga SPAK.

Personat e arrestuar janë, Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të afërm të Agron Kapllanaj. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Sipas të ndaluarve incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për një vend parkimi. Në dëshminë e dhënë në polici ata kanë thënë se nuk i njihnin personat që u përfshinë në konflikt.

Edhe pasi agjentët e BKH-së u janë prezantuar, ata nuk i kanë besuar dhe kanë vazhduar t’i sulmojnë fizikisht.

Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes lidhur me incidentin e ndodhur në Fier. Ai deklaroi se ngjarja ka nisur rreth orës 18:00, kur një mjet i paidentifikuar ka mbërritur në parkimin e kompanisë dhe ka ngritur një dron. Ky veprim, sipas Kapllanajt, ka shkaktuar dyshime tek të afërmit e tij, të cilët janë afruar për të kërkuar shpjegime.

Kapllanaj ka pretenduar se një prej agjentëve të BKH-së i ka thënë rojes se po filmonin për të blerë një pronë, por më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda. Pas kësaj, agjentët janë larguar nga vendi, duke u ndjekur nga persona të afërm të Kapllanajt.

Ai ka shtuar se më vonë, pas ndalimit të agjentëve, ka ndodhur një përplasje fizike, gjatë së cilës personat e tij nuk janë informuar se kishin të bënin me agjentë të BKH-së.

The post Sulmi i njerëzve të Agron Kapllanaj ndaj agjentëve të BKH, reagon SPAK appeared first on Telegrafi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj arrestohet për një skemë korrupsioni

10 February 2025 at 17:14

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hënës, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim. Veliaj u filmua teksa dilte nga dera e Bashkisë me një dosje gri […]

The post Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj arrestohet për një skemë korrupsioni appeared first on Reporter.al.

SPAK i përgjigjet Veliajt: Hetimet gjetën të dhëna për 4 vepra penale

27 December 2024 at 13:25

Pasi u mor në pyetje të enjten për mbi pesë orë në Prokurorinë e Posaçme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës, fill pas vizitës në prokurori, se çështja ndaj tij ishte kurth. Veliaj pretendoi se denoncuesi nuk ekzistonte dhe se akuzat bazoheshin në një letër anonime. “Jam […]

The post SPAK i përgjigjet Veliajt: Hetimet gjetën të dhëna për 4 vepra penale appeared first on Reporter.al.

SPAK merr në pyetje kryebashkiakun Erion Veliaj si pjesë e hetimeve për korrupsion

26 December 2024 at 12:45

Veliaj, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës që prej vitit 2015, dhe më herët deputet dhe ministër, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë. Hetimet, të drejtuara nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, përqendrohen në dyshime të […]

The post SPAK merr në pyetje kryebashkiakun Erion Veliaj si pjesë e hetimeve për korrupsion appeared first on Reporter.al.

Korrupsioni, Hajnaj: Byroja Kombëtare e Hetimit një nga sukseset e Reformës në Drejtësi

By: redi
2 December 2024 at 17:13

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj tha sot se korrupsioni është një fenomen që nuk luftohet i copëzuar, por me qasje gjithëpërfshirëse. E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Hajnaj tha se korrupsion dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve të një vendi. Ajo tha se ky fenomen duhet luftuar përmes…

Source

❌
❌