Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet nga “Operacionalja” 20-vjeçari

By: fra nc
30 June 2025 at 11:21

Një 20-vjeçar nga Ballshi është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge në kuadër të një organizate kriminale.

I riu, i identifikuar si Olsi Kapllanaj, u ndalua në aksin rrugor Fier–Vlorë, si rezultat i një operacioni të koordinuar mes Policisë shqiptare, autoriteteve italiane dhe rrjetit ndërkombëtar ENFAST.

Sipas Gjykatës së L’Aquilas, ndaj Kapllanajt është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, Kodi Penal italian parashikon deri në 24 vjet burgim.

Policia e Shtetit konfirmon se janë në vijim procedurat për ekstradimin e 20-vjeçarit drejt Italisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet nga “Operacionalja” 20-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Skema korruptive “5K” e ish-kryebashkiakut të Ballshit, Agron Kapllanaj

By: M C
30 April 2025 at 21:53

Sot do të ndalemi sërish tek skemat korruptive, të ngjashme me ato “5D” apo “5B”, të cilat duket se nuk janë vetëm ekskluzivitet i Rilindjes, por janë ndërtuar edhe në emër të opozitarizmit.

Pra nga socialistët, Kapllanaj konsiderohet rivali punëmbarues me 67 milione euro tendera. Por jo vetëm tenderat pa garë e me plot hije korrupsioni, por tani do t’ju sjellim edhe shkeljet më të rënda nga Agron Kapllanaj, i cili siç bashkpunëtorët e tij socialist, ka mbi supe edhe skemën e tij “5D”. Milionat nga tenderat duket se nuk kanë qenë thjesht rastësi, pasi që në kohën kur ka qenë kryetar Bashkie, Agron Kapllanaj ka ngritur skemën e tij të “5D”, ku me firmë të tij i ka dhënë miliona euro tendera kompanisë së vjehrrit të vëllait. Siç do të rezultojë edhe nga dokumentet zyrtare, fondet e Bashkisë Mallakastër me firmë të Agron Kapllanajt shkonin sërish në xhepat e tij dhe të rrethit familjar.

Në korrik të vitit 2013 themelohet kompania “Grand Konstruksion M”, me ortak të vetëm Tetem Dajlanaj – vjehrri i Kastriot Kapllanajt. Kastriot Kapllanaj është vëllai i Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, personazhi kryesor i këtij investigimi. Që në fillesat e saj, kompania ka lidhje të dukshme me subjektin tjetër “Shkëlqimi 07”. Të dyja kompanitë ndajnë të njëjtën ekonomiste, zonjën Stoli Laze, një element që ngre pikëpyetje për menaxhimin financiar të aktiviteteve të tyre. Por lidhjet nuk mbarojnë këtu. Në bilancin e vitit 2013, del në pah një fakt që hedh dyshime të forta mbi ligjshmërinë e veprimtarisë së “Grand Konstruksion M”.

Dokumenti financiar ka si kokë zyrtare kompaninë “Shkëlqimi 07”, ndërkohë që firma dhe vula e vendosur në fund të bilancit i përkasin “Grand Konstruksion M”. Një parregullsi që sugjeron konfuzion të qëllimshëm ose konfirmim të bashkëveprimit të këtyre kompanieve, apo ndarje burimesh dhe financimesh. Bilanci për vitin 2013 tregon se kompania “Grand Konstruksion M” ka realizuar rreth 700 mijë dollarë amerikanë në të ardhura, të gjitha të ardhura nga shërbimi “Investime Publike”, pra vetëm nga institucione shtetërore. Në shkurt të vitit 2015, Tetem Dajlanaj largohet nga pozicioni i administratorit për arsye shëndetësore. Në vend të tij emërohet Petref Saliaj, i cili në vitin 2021 rezulton punonjës i kompanisë “Shkëlqimi 07”. Ky fakt tregon një tjetër rotacion brenda së njëjtit grupim individësh dhe interesash. Faturimet e kompanisë njohin një rritje të ndjeshme në vitin 2014, duke kapur vlerën e 1.6 milionë dollarëve amerikanë. Në vitin 2016, faturimi është 950 mijë dollarë. Por kulmi arrihet në vitin 2017, ku kompania shënon një ‘boom’ financiar me një faturim prej 3.1 milionë dollarësh amerikanë. Një tjetër hallkë e rëndësishme në këtë rrjet është shtetasi Flamur Zaimi. Ai punon njëkohësisht si Drejtor Finance pranë Ujësjellës Kanalizime Fier dhe si financier pranë kompanisë “Shkëlqimi 07”. Për më tepër, ai ka firmosur edhe bilancet e kompanisë “Grand Konstruksion M”. Konflikti i interesit bëhet edhe më i dukshëm kur mësojmë se dy fëmijët e Flamur Zaimit janë të punësuar pranë kompanisë “Grand Konstruksion M”.

Berisha në Astir: Ju që mbrojtët banesat tuaja, do keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme
Ky rrjet lidhjesh familjare, profesionale dhe institucionale përbën një shembull konkret të mënyrës se si përmes njerëzve të afërt dhe funksioneve të shumëfishta, krijohet një sistem i mbyllur që përfiton në mënyrë abuzive nga fondet publike, skemë që tashmë janë pagëzuar me emrat “5D” apo “5B. Vitet në vijim tregojnë një ecuri edhe më të qartë të përfitimeve të kompanisë “Grand Konstruksion M” nga fondet publike, duke thelluar dyshimet për favorizim të strukturuar dhe klientelizëm institucional. Në vitin 2017, kompania shënon një rritje të konsiderueshme në faturim, duke realizuar 307 milionë lekë. Ky trend vijon edhe në vitin 2018 me 314 milionë lekë, ndërsa në vitin 2019, ndonëse ka një rënie, faturimi mbetet i lartë – 217 milionë lekë. Viti 2020 shënon një rënie të ndjeshme në të ardhura – vetëm 85 milionë lekë – çka përkon me periudhën e pandemisë dhe kufizimeve ekonomike. Megjithatë, kompania rikuperon menjëherë në vitin 2021 me 203 milionë lekë, për të vazhduar me 323 milionë lekë në vitin 2022 dhe një tjetër boom financiar në vitin 2023 me 532 milionë lekë në faturim, vit ky që korespodnon me vit elektoral. Pra e thënë më thjeshtë, ndërsa Agron Kapllanaj sillej në politikë si opozitar, kompanitë e familjarëve të tij, rezultojnë të preferuarat e qeverisë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Dega e Thesarit, në periudhën 2019–2025, kompania ka përfituar 900 milionë lekë ose 9 milionë euro vetëm nga institucionet buxhetore.

Në një klimë ku qindra biznese të ndershme përballen me vështirësi ekonomike, “Grand Konstruksion M” duket se ka qenë një nga përfituesit sistematikë të buxhetit të shtetit – një skemë e ndërtuar mbi lidhje politike-personale- e klienteliste. Kjo skemë kërkon një hetim të thelluar, për të kuptuar jo vetëm mënyrën e përfitimeve, por edhe dëmin që i është shkaktuar fondeve publike ndër vite.

Në vitin 2023, “Grand Konstruksion M” zgjeron veprimtarinë duke regjistruar një adresë të re dytësore në zonën minerare të Bashkisë Mallakastër, konkretisht në: Ballsh, Zona Minerare Nr.421/4, objekti “Përroi Thatë Vorba”, Njësia administrative Kutë, Qarku Fier. Sipas dokumentacionit zyrtar të paraqitur në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), kjo leje është dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, çka ngre sërish dyshime për favorizime politike dhe qasje të privilegjuar në sektorin minerar. Kujtojmë që Belinda balluku sot ka zbarkuar me të gjithë drejtorët e saj të akuzuar për afera të rënda, pikërisht në qarkun e Fierit, ku edhe Agron Kapllanaj ka bazën e aktivitetit të tij politik.

Nëse do ti hedhim një sy strukturës së kësaj kompanie, frocohet edhe më shumë dyshimi për lidhjet mes saj, Agron Kapllanajt, familjarëve të tij si dhe kompanisë tjetër të të vëllait “Shkëlqimi 07”. Në strukturën e brendshme të kompanisë, hasim një listë individësh që mbajnë funksione të shumëfishta – si në sektorin publik, ashtu edhe në kompani private të lidhura me tendera publikë, dhe më një të përbashkët mes tyre, lidhja familjare.

Shkëlqim Murati: i punësuar si inxhinier pranë Ujësjellësit Fier (UKF), por gjithashtu i angazhuar edhe në “Grand Konstruksion M”. Drita Hoxha: inxhiniere në “Grand”, por edhe pjesë e kompanisë HTM, që del në skema të tjera me fonde publike. Tonin Xhelaj: mjek pranë kompanisë “Grand”, administrator rajonal në Bashkinë Fier, dhe mjek pranë NG STRUCTURE – një kompani që ka marrë shumë tendera në Bashkinë Tepelenë dhe që bën pjesë në të ashtuquajturën skemë e kompanive “BIG”. Perikli Gogo: inxhinier që shfaqet në disa kompani – “Den Led”, “Murati” dhe “Grand”, duke përforcuar tezën e një rrjeti të përbashkët tekniko-administrativ. Ledjan Kapllanaj: djali i Shkëlqim Kapllanajt, shfaqet si konsulent për “Grand Konstruksion M” dhe “Shkëlqimi 07”. Ky konfigurim i personave të njëjtë që lëvizin brenda të njëjtit rrjet kompanish, institucione publike dhe procese tenderimi nuk është rastësi. Ai përbën një strukturë të qëndrueshme dhe të mirëkoordinuar për thithjen e fondeve publike nga të njëjtët personazhe.

Berisha: Kongresi i Partisë Popullore Europiane votoi rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme PD-së
Në periudhën 2015-2019, gjatë kohës që Agron Kapllanaj udhëhoqi Bashkinë Mallakastër, një mori tenderash të dyshimtë u shpallën dhe u fituan nga kompani të lidhura me të, si dhe me familjarë të tij, duke formuar një skemë të thellë dhe të organizuar për përfitime të paligjshme nga fondet publike. Identike si në Bashkinë e Tiranës, me skemën “5D”, Kompania Grand Konstruksion M, e lidhur ngushtë me Kastriot Kapllanaj dhe Tetem Dajlanaj (vjerri i Agron Kapllanajt), fitoi një sërë tenderash nga Bashkia Mallakastër dhe Ujësjellës Kanalizime Mallakastër. Disa nga këto tendera janë:

• 2015 – Tender për rikonstruksion rrugësh, vlera 17.000.000 lekë

• 2016 – Blerje kamioncine, vlera 2.900.000 lekë

• 2016 – Blerje kamioni mbetjes, vlera 2.900.000 lekë

• 2017 – Blerje autoboot uji, vlera 2.500.000 lekë

• 2017 – Blerje pastrues rrugësh, vlera 1.200.000 lekë

• 2017 – Blerje traktori, vlera 1.666.000 lekë

• 2017 – Blerje kamioncine, vlera 1.800.000 lekë

• 2017 – Blerje fuoristradë, vlera 1.400.000 lekë

• 2017 – Blerje dy automjete, vlera 2.500.000 lekë

• 2017 – Tender për rikualifikim urban, vlera 77.800.000 lekë (në bashkëpunim me kompaninë 2T), firmosur nga Agron Kapllanaj

• 2018 – Tender për rikonstruksion rrugësh, vlera 52.000.000 lekë

• 2018 – Tender për ndërtimin e ujësjellësit në Mallakastër, vlera 83.000.000 lekë

• Nëntor 2018 – Tender për Ujësjellës Kanalizime Mallakastër, vlera 12.900.000 lekë

• 2019 – Tender për ndërtimin e 3 urave, vlera 4.500.000 lekë

Maj 2019 – Tender për blerje kamioni, vlera 19.000.000 lekë

Të gjitha këto tendera, që kapin vlerën 283 milionë lekë apo apo afro 3 milionë euro janë firmosur nga Agron Kapllanaj e vartësi e tij dhe janë përfituar nga kompanitë që lidhen drejtpërdrejt me Kapllanajt dhe Dajlanaj. Procedurat e tenderëve, shpallja e fituesve dhe mënyra e shpërndarjes së fondeve janë shumë të dyshimta dhe nuk ofrojnë një pasqyrë të qartë të konkurrencës së ndershme.

Në këtë skemë, tenderët e fituar nga Grand Konstruksion M dhe Shkëlqimi 07 janë një provë e qartë e përfshirjes së një grupi të organizuar që përdor pozitat publike për të pasuruar veten dhe të afërmit, duke shpërdoruar fonde të taksapaguesve dhe duke e minuar integritetin e institucioneve publike. Por nuk mbaron me kaq, kompanitë në fjalë, veç fondeve me firmë të Agron Kapllanajt, kanë përfituar në këto vite miliona euro fonde edhe nga bashki të tjera, përgjithësishtë të drejtuara nga socialistët. Dokumentet zyrtare dhe të dhënat e tenderimeve tregojnë se kompania Grand Konstruksion M, në bashkëpunim të ngushtë me Shkëlqimi 07 dhe disa subjekte të tjera si FLED, DESARET dhe BESTA, kanë përfituar afro 13 milionë euro tendera nga këto bashki.

Në Bashkinë Roskovec, Grand ka përfituar disa tendera të njëpasnjëshëm për rikonstruksion rrugësh:

• Mars 2019 – Rikonstruksion rruge, vlera 8.400.000 lekë

• Viti 2017 – Rikonstruksion rruge, vlera 12.900.000 lekë

• Viti 2018 – Rikonstruksion rrugësh, vlera 13.000.000 lekë

Po ashtu, kompania është paguar nga Ujësjellës Kanalizime Tepelenë në vitin 2016 për mirëmbajtjen e ujësjellësit të fshatit Bënçë, në një vlerë prej 21.000.000 lekësh, një tjetër institucion ku kanë ndikuar lidhjet politike dhe personale. Ndërkohë, një ndër tenderat më të mëdhenj është regjistruar në Bashkinë Kavajë, ku në vitin 2022 Grand ka qenë pjesë e një bashkëpunimi fitues për projektin “Rikualifikimi i banesave DS4”, me një vlerë marramendëse prej 529.000.000 lekësh.

Po në këtë bashki, në kuadër të Programit të Rindërtimit, kompania ka ndërtuar një stacion zjarrfikës në vitin 2021 me një fond prej 78.000.000 lekësh. Në Ujësjellës Kanalizime Sarandë, në vitin 2024, Grand në bashkëpunim me Shkëlqimi 07 fitoi një tender për ndërtimin e rrjetit shpërndarës në Delvinë, me një vlerë 117.500.000 lekë. Në Bashkinë Tiranë, Grand është pjesë e një tjetër konsorciumi të dyshimtë bashkë me Shkëlqimi 07 dhe FLED, që fitoi një tender për rindërtim në zonën e “5 Majit” në vitin 2020, me një fond total prej 321.000.000 lekësh. Në Bashkinë Fier, kompania ka marrë dy tendera të tjerë në vitin 2021:

• Rikonstruksion rrugësh – 11.000.000 lekë

• Rikonstruksion rrugës Seman – 8.000.000 lekë

Për më tepër, kompania ka përfituar edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku në vitin 2020 fitoi një tender për rikonstruksionin e rrugës Çamëria, në vlerën e 179.000.000 lekësh, si dhe disa tendera të tjerë të ngjashëm që po analizohen aktualisht.

Pra jo vetëm “5D” e “5B” tëpushtetit, por “5K-të” duket se kanë funksionuar edhe në emër të opozitës. 67 milionë euro nga zyrtarët socialistë dhe 3 milionë euro u nxorën nga xhepi i fondeve publike dhe kaluan te xhepi personal. Tashmë i mbetet SPAK për të zbardhur këtë skemë korruptive, nëse rrahja e agjentëve të tyre nuk do të shërbejë si frika për të mos u afruar më në aksin Fier-Patos-Mallakastër./ Emisioni PLUG

The post Skema korruptive “5K” e ish-kryebashkiakut të Ballshit, Agron Kapllanaj appeared first on Albeu.com.

“Ju q…robt”/ Përplasja në Fier, si nisi sherri mes agjentëve të BKH dhe familjarëve të Kapllanajt

By: Ardit
30 April 2025 at 12:52

Qëndrimi për disa minuta sa për të konsumuar ushqim pranë kompanisë së Agron Kapllanajt është bërë shkak nisjes e konfliktit fizik mes agjetëve të BKH-së dhe forcës operacionale dhe njerëzve të Agron Kaplljanat. Ora News ka mësuar se ka qene ora 18:00 ku punonjësit e policisë dhe BKH ka qëndruar ne aksin rrugore Fier Patos, […]

The post “Ju q…robt”/ Përplasja në Fier, si nisi sherri mes agjentëve të BKH dhe familjarëve të Kapllanajt appeared first on BoldNews.al.

Dhunuan agjentët e BKH-së, Gjykata e Fierit merr vendimin për nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës

18 April 2025 at 11:26

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe personin tjetër, të identifikuar me emrin Gerald Kollçaku pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë në incidentin e disa ditëve më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në deshminë e tyre në polici ata kanë pohuar se nuk e dinin që personat e kamufluar ishin agjentë të BKH-së, dhe se në të kundërt nuk do të ishin sjellë në atë mënyrë. Trupi gjykues përbëhej nga avokat Niko Bega, gjyqtar Alfred Konomi dhe prokuror Petrit Vukaj, ndërsa mbi të tre keta shtetas rëndon akuza “ Goditja për shkak të detyrës”. Kujtojmë se zyrtarët e BKH dhe Operacionales, gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, janë filmuar nga shtetasi Orjan Isufaj, i cili është edhe drejtor i kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt. Pas filmimit, ata janë larguar nga vendi ku ishin pozicionuar.

“Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qëndruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit”, njoftoi prokuroria.

The post Dhunuan agjentët e BKH-së, Gjykata e Fierit merr vendimin për nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës appeared first on Sot News | Lajme.

Dhunuan hetuesit e BKH-së, Gjykata lë në burg nipat e Agron Kapllanajt

18 April 2025 at 11:28

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për dy nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, Ledjan dhe Klaudio Kapllanajn dhe shtetasin Gerald  Kollçaku. Ata u arrestuan pas incidentit të regjistruar mbrëmjen e të martës, ku dhunuan hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Fier, pas përplasjes me këta […]

The post Dhunuan hetuesit e BKH-së, Gjykata lë në burg nipat e Agron Kapllanajt appeared first on BoldNews.al.

Nipërit e Agron Kapllanajt rrethuan policët (njoftimi i prokurorisë)

By: user 4
17 April 2025 at 17:05

Prokuroria e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K., të afërt me Agron Kapllanajn, për veprën “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi më 16 prill pranë “Rrethrrotullimit të Parkut” në Fier, ku persona të zbritur nga tre automjete ushtruan dhunë fizike ndaj një hetuesi të BKH dhe oficerëve të Forcës së Posaçme, pavarësisht prezantimit të tyre zyrtar.

Ata ishin duke kryer veprime hetimore në një çështje të SPAK kur u filmuan dhe më pas u sulmuan fizikisht. Prokuroria kërkoi arrest me burg për të tre të dyshuarit dhe theksoi angazhimin për të ndëshkuar çdo akt dhune ndaj punonjësve të shtetit.

Njoftimi i plotë i prokurorisë së Fierit

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier pak ditë më parë.

‘Dhunuan punonjësit e policisë, Prokuroria Fier regjistron procedim penal për ‘Goditje për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve K.K., L.K., dhe G.K.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.

Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorise Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të cilat cenojnë jetën e shëndetin e punonjësve të policisë së shtetit dhe të personave që kryejnë detyrë shtetërore apo shërbim publik.

The post Nipërit e Agron Kapllanajt rrethuan policët (njoftimi i prokurorisë) appeared first on Lapsi.al.

Sherri me hetuesit e BKH/ Prokuroria nis hetimin ndaj njerëzve të Agron Kapllanaj: Dhunuan efektivët

By: Oldi
17 April 2025 at 16:27

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe një personi tjetër, të identifikuar me emrin Gerald Kollçaku pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë në incidentin e dy ditëve më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por gjatë kohës që ishin […]

The post Sherri me hetuesit e BKH/ Prokuroria nis hetimin ndaj njerëzve të Agron Kapllanaj: Dhunuan efektivët appeared first on BoldNews.al.

Lala: Kërkoni falje për dhunën e përdorur ndaj zyrtarëve të shtetit. Kapllanaj: Nipat e mi po shkonin në Fier

By: redi
16 April 2025 at 22:01

Në emisionin ”Open” pati një debat të fortë mes gazetares Klodiana Lala dhe Agron Kapllanajt, në lidhje me incidentin e ndodhur në Fier me agjentët e BKH-së. Gazetarja Lala i tha Kapllanajt se nëse agjentët do ishin njerëz të thjeshtë, nuk do të dihej se çfarë fati do të kishin. Ajo i kërkoi Kapllanajt që të kërkojë falje për dhunën, që njerëzit e tij, dyshohet se kanë përdorur mbi agjentët e BKH…

Source

‘Ju merrni informacione nga policia’, Lala debaton me Kapllanajn: Keni shtrirë tentakulat në Fier

16 April 2025 at 22:38

Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar ashpër me ish-kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, lidhur me incidentin e ndodhur në Fier mes personave të afërt të këtij të fundit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në një debat të zhvilluar në një studio televizive, Lala akuzoi Kapllanajn se familjarët e tij ushtrojnë ndikim të fortë në qytetin e Fierit dhe marrin informacione të ndjeshme nga brenda strukturave të policisë.

“Kemi të bëjmë me një grup të fortësh në qytetin e Fierit, siç po e tregoni ju fisin tuaj, që shkon dhe kontrollon çdo rrëncë për të gjetur një makinë, se qenkan ndjerë të kërcënuar sepse nuk kishin besim te policia e shtetit,” deklaroi Lala.

Ajo shtoi se një qytetar i thjeshtë nuk do të kishte mundësi të reagonte në të njëjtën mënyrë dhe se në këtë rast, situata nuk u përshkallëzua më tej vetëm sepse personat në fjalë ishin agjentë të BKH-së.

“Rastisën që janë të BKH, sepse ndryshe do ta kishit shkrirë një qytetar të zakonshëm. Trup për ju që i thoni këto,” theksoi gazetarja.

Në fund, Klodiana Lala e akuzoi drejtpërdrejt Kapllanajn se ka përdorur ndikimin e tij për të marrë informacione të paautorizuara nga brenda sistemit shtetëror:

“I pari që duhet të jepni llogari për këtë gjë jeni ju që merrni dhe nënshtroni policinë, merrni informacion të paautorizuar dhe të dhëna sensitive për qytetarët.”

The post ‘Ju merrni informacione nga policia’, Lala debaton me Kapllanajn: Keni shtrirë tentakulat në Fier appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasja e BKH me njerëzit e Kapllanajt në Fier, Lala: Hetuesit ngritën dronin për të ndjekur 2 subjekte

16 April 2025 at 22:27

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja mbi incidentin e ndodhur në Fier, ku u përfshinë agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe persona të lidhur me biznesin e vëllait të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

E ftuar në një emision televiziv, Lala sqaroi se agjentët e BKH-së ndodheshin në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm të autorizuar nga prokurori i posaçëm, që përfshinte disa qytete dhe kishte në fokus ndjekjen e dy subjekteve të dyshuara. Ata kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri automjete që ishin objekt hetimi.

Sipas gazetares, agjentët kishin ndaluar pranë një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt dhe ishin përballur me reagimin e një punonjësi të kompanisë, që u kërkoi llogari për praninë e tyre. BKH, në dëshminë e vet, pretendon se kishte vepruar në përputhje me procedurat ligjore dhe se ndodhej në një hapësirë publike.

“Punonjësit e BKH-së nuk dhanë shumë shpjegime për arsyet e pranisë së tyre, duke u mbështetur në natyrën konfidenciale të operacionit. Ata kontaktuan prokurorin, i cili urdhëroi vijimin e operacionit,” deklaroi Lala.

Pas debatit fillestar, oficerët e BKH-së u larguan nga vendi i ngjarjes. Por më vonë, sipas dëshmive të tyre, nipat e Agron Kapllanajt dhe një punonjës i kompanisë i kanë ndjekur në aksin Fier–Patos dhe kanë pasur një përplasje fizike me ta.

“Sipas dëshmive të agjentëve, një nga gratë hetuese – rreth të pesëdhjetave – dhe dy kolegë të tjerë, kanë pretenduar se janë dhunuar nga nipat e Kapllanajt dhe një punonjës i kompanisë,” theksoi gazetarja.

Lala shtoi se automjeti i përdorur nga BKH kishte targa civile, të miratuara me vendim të veçantë, si pjesë e mënyrave të fshehta të operimit të kësaj strukture, që ndonjëherë nuk është e identifikueshme nga publiku i gjerë për shkak të natyrës së hetimeve.

“Operacioni është ende në vijim dhe përfshin persona me ndikim, ndaj nuk mund të zbardhen të gjitha detajet në këtë fazë,” tha Klodiana Lala.

The post Përplasja e BKH me njerëzit e Kapllanajt në Fier, Lala: Hetuesit ngritën dronin për të ndjekur 2 subjekte appeared first on Sot News | Lajme.

‘Nuk ka lidhje me politikën’, Kapllanaj reagon pas incidentit me BKH në Fier: Nipërit, vetëm një debat me hetuesit

16 April 2025 at 22:14

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka dhënë versionin e tij lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë në Fier, mes personave të kompanisë së vëllait të tij dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në një intervistë televizive, Kapllanaj theksoi se ngjarja nuk ka lidhje me aktivitetin e tij politik dhe se gjithçka nisi si një keqkuptim.

Sipas tij, katër persona civilë, të cilët më pas rezultuan të ishin punonjës policie dhe hetues të BKH-së, ishin me një makinë pa logo zyrtare dhe kishin ngritur një dron për të filmuar në zonën e kompanisë. Ata kishin parkuar në pronën e kompanisë së vëllait të tij, dhe ky fakt kishte shqetësuar punonjësit, të cilët nuk ishin në dijeni të identitetit të tyre.

“Makina ishte parkuar në parkingun e kompanisë. Drejtori i kompanisë, Orjan Isufaj, zbret dhe kërkon sqarime, pasi personat nuk ishin identifikuar si hetues. Ata pretendonin se po interesoheshin për blerjen e një prone aty pranë. Drejtori u kërkoi të largonin makinën dhe të filmonin vetëm pronën që i interesonte, pasi toka ku ndodheshin nuk ishte për shitje”, tha Kapllanaj.

Sipas tij, situata u tensionua në momentin që drejtori fotografoi targën e makinës si masë sigurie. Kjo, sipas Kapllanajt, shkaktoi reagim të ashpër nga personat në fjalë, të cilët e kërcënuan drejtorin që të fshinte foton.

“Njëri prej tyre e kërcënoi dhe e shau drejtorin. Ai më telefonoi i trembur. Kur zbrita poshtë, ata ishin larguar. Më pas shkuam në komisariat për të bërë kallëzim, ku mora vesh se makina ishte e policisë”, tregoi Kapllanaj.

The post ‘Nuk ka lidhje me politikën’, Kapllanaj reagon pas incidentit me BKH në Fier: Nipërit, vetëm një debat me hetuesit appeared first on Sot News | Lajme.

Të afërmit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH

16 April 2025 at 13:36

Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, deklaroi përmes një njoftimi të mërkurën se oficerët e saj ishin sulmuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Fier-Patos, ndërsa ishin duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të deleguar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. “Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin […]

The post Të afërmit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH appeared first on Reporter.al.

BKH sqaroi incidentin/ Kapllanaj: Hetuesit na shanë dhe kërcënuan

16 April 2025 at 14:03

Byroja Kombëtare e Hetimit sqaroi dha detaje sot për incidentin e mbrëmjes së kaluar në zonën e Fierit, ku u përfshinë disa oficerë të saj dhe operacionales me familjarë të ish kreu të bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

BKH deklaroi se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit u sulmuan në qarkun e Fierit.

“Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërsa hetuesit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në policinë e Fierit” njoftoi BKH.

Kapllanaj u justifikua sot duke thënë se njerëzit e shtabit të tij nuk e dinin se ishin hetues.

“Ata kanë kërcënuar dhe mund të përballen me njerëzit e mi pa ditur se ishin persona të policisë.

Gjatë kësaj kohe punonjësit, drejtori i kompanisë dhe një punonjës tjetër dhe dy nipërit e mi që kanë qenë duke folur për këtë çështje janë përballur me mjetin që ishte te kompania.

Kanë shkuar aty, ka qenë aty dhe i kanë kërkuar sqarim personit që ju ishit te kompania jonë. Kush jeni dhe pse shatë e kërcënuat.

Ne po presim të vijë policia dhe t’ju arrestojë se na keni kërcënuar. Në atë kohë del shoferi, që ka sharë, se të tjerët kanë qenë korrekt, nuk kanë sharë e fyer“, tha ai.

The post BKH sqaroi incidentin/ Kapllanaj: Hetuesit na shanë dhe kërcënuan appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi i njerëzve të Agron Kapllanaj ndaj agjentëve të BKH, reagon SPAK

By: fra nc
16 April 2025 at 12:02

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e 15 prillit në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe efektivë të Policisë së Shtetit u sulmuan fizikisht nga disa persona, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron kapllanaj.

Në njoftim, SPAK konfirmon se hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë po ushtronin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi aktiv të kësaj strukture, kur u sulmuan pa asnjë shkak të justifikueshëm nga tre persona tashmë të identifikuar dhe të shoqëruar nga Policia e Fierit.

SPAK thekson se të gjitha veprimet e ndërmarra nga Byroja Kombëtare e Hetimit janë kryer në përputhje me ligjin dhe nën mbikëqyrjen direkte të prokurorëve të posaçëm.

“Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.

Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria  Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

Të  gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thueht në njoftimin e BKH të shpërndarë nga SPAK.

Personat e arrestuar janë,  Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të afërm të Agron Kapllanaj. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Sipas të ndaluarve incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për një vend parkimi. Në dëshminë e dhënë në polici ata kanë thënë se nuk i njihnin personat që u përfshinë në konflikt.

Edhe pasi agjentët e BKH-së u janë prezantuar, ata nuk i kanë besuar dhe kanë vazhduar t’i sulmojnë fizikisht.

Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes lidhur me incidentin e ndodhur në Fier. Ai deklaroi se ngjarja ka nisur rreth orës 18:00, kur një mjet i paidentifikuar ka mbërritur në parkimin e kompanisë dhe ka ngritur një dron. Ky veprim, sipas Kapllanajt, ka shkaktuar dyshime tek të afërmit e tij, të cilët janë afruar për të kërkuar shpjegime.

Kapllanaj ka pretenduar se një prej agjentëve të BKH-së i ka thënë rojes se po filmonin për të blerë një pronë, por më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda. Pas kësaj, agjentët janë larguar nga vendi, duke u ndjekur nga persona të afërm të Kapllanajt.

Ai ka shtuar se më vonë, pas ndalimit të agjentëve, ka ndodhur një përplasje fizike, gjatë së cilës personat e tij nuk janë informuar se kishin të bënin me agjentë të BKH-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi i njerëzve të Agron Kapllanaj ndaj agjentëve të BKH, reagon SPAK appeared first on Euronews Albania.

Emrat| Qëlluan agjentët e BKH në Fier, arrestohen tre të afërmit e Agron Kapllanaj

By: fra nc
16 April 2025 at 11:33

Një incident i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku tre persona u arrestuan pas një përplasjeje fizike me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Forcat Operacionale të Policisë. Personat e arrestuar janë,  Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të afërm të Agron Kapllanaj. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Sipas të ndaluarve incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për një vend parkimi. Në dëshminë e dhënë në polici ata kanë thënë se nuk i njihnin personat që u përfshinë në konflikt.

Edhe pasi agjentët e BKH-së u janë prezantuar, ata nuk i kanë besuar dhe kanë vazhduar t’i sulmojnë fizikisht.

Policia e Fierit ka publikuar një version të ngjarjes, ku thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Patos. Sipas njoftimit të policisë, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur nga disa persona gjatë kryerjes së detyrës, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit ka njoftuar gjithashtu se të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale po kryhen nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes lidhur me incidentin e ndodhur në Fier. Ai deklaroi se ngjarja ka nisur rreth orës 18:00, kur një mjet i paidentifikuar ka mbërritur në parkimin e kompanisë dhe ka ngritur një dron. Ky veprim, sipas Kapllanajt, ka shkaktuar dyshime tek të afërmit e tij, të cilët janë afruar për të kërkuar shpjegime.

Kapllanaj ka pretenduar se një prej agjentëve të BKH-së i ka thënë rojes se po filmonin për të blerë një pronë, por më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda. Pas kësaj, agjentët janë larguar nga vendi, duke u ndjekur nga persona të afërm të Kapllanajt.

Ai ka shtuar se më vonë, pas ndalimit të agjentëve, ka ndodhur një përplasje fizike, gjatë së cilës personat e tij nuk janë informuar se kishin të bënin me agjentë të BKH-së. Sipas tij, ata janë kërcënuar me armë dhe vetëm pas këtij momenti është bërë e ditur se ata ishin agjentë të BKH-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emrat| Qëlluan agjentët e BKH në Fier, arrestohen tre të afërmit e Agron Kapllanaj appeared first on Euronews Albania.

U dhunuan nga nipat e Kapllanajt/ Reagon BKH: U sulmuam pa asnjë motiv, po kryenim detyrën

16 April 2025 at 12:05

Byroja Kombëtare e Hetimit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me incidentin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fier, ku disa oficerë të këtij institucioni u dhunuan nga njerëzit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. BKH thotë se hetuesit e saj dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të […]

The post U dhunuan nga nipat e Kapllanajt/ Reagon BKH: U sulmuam pa asnjë motiv, po kryenim detyrën appeared first on BoldNews.al.

Sulmi i njerëzve të Agron Kapllanaj ndaj agjentëve të BKH, reagon SPAK

16 April 2025 at 12:53

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e 15 prillit në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe efektivë të Policisë së Shtetit u sulmuan fizikisht nga disa persona, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron kapllanaj.

Në njoftim, SPAK konfirmon se hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë po ushtronin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi aktiv të kësaj strukture, kur u sulmuan pa asnjë shkak të justifikueshëm nga tre persona tashmë të identifikuar dhe të shoqëruar nga Policia e Fierit.

SPAK thekson se të gjitha veprimet e ndërmarra nga Byroja Kombëtare e Hetimit janë kryer në përputhje me ligjin dhe nën mbikëqyrjen direkte të prokurorëve të posaçëm.

“Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.

Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

Të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thueht në njoftimin e BKH të shpërndarë nga SPAK.

Personat e arrestuar janë, Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të afërm të Agron Kapllanaj. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Sipas të ndaluarve incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për një vend parkimi. Në dëshminë e dhënë në polici ata kanë thënë se nuk i njihnin personat që u përfshinë në konflikt.

Edhe pasi agjentët e BKH-së u janë prezantuar, ata nuk i kanë besuar dhe kanë vazhduar t’i sulmojnë fizikisht.

Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes lidhur me incidentin e ndodhur në Fier. Ai deklaroi se ngjarja ka nisur rreth orës 18:00, kur një mjet i paidentifikuar ka mbërritur në parkimin e kompanisë dhe ka ngritur një dron. Ky veprim, sipas Kapllanajt, ka shkaktuar dyshime tek të afërmit e tij, të cilët janë afruar për të kërkuar shpjegime.

Kapllanaj ka pretenduar se një prej agjentëve të BKH-së i ka thënë rojes se po filmonin për të blerë një pronë, por më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda. Pas kësaj, agjentët janë larguar nga vendi, duke u ndjekur nga persona të afërm të Kapllanajt.

Ai ka shtuar se më vonë, pas ndalimit të agjentëve, ka ndodhur një përplasje fizike, gjatë së cilës personat e tij nuk janë informuar se kishin të bënin me agjentë të BKH-së.

The post Sulmi i njerëzve të Agron Kapllanaj ndaj agjentëve të BKH, reagon SPAK appeared first on Telegrafi.

Sherri me agjentët e BKH/ Identifikohen të afërmit e Agron Kapllanajt që u përplasën me zyrtarët gjatë hetimit (EMRAT)

By: V K
16 April 2025 at 09:40

Mbrëmjen e djeshme, një incident i pazakontë është regjistruar në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u përplasën me disa të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Mësohet se 3 personat e arrestuar janë; Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, nipa të Agron Kapllanajt si edhe shtetasi Gerald Kollçaku.

Sipas policisë, BKH dhe operacionalja kanë qenë në Fier për veprime hetimore, kur janë konfliktuar me të afërm të ish-kryebashkiakut.

Natyra e veprimeve dhe rasti konkret mbahet top sekret, por gjatë këtyre veprimeve është ngritur dhe dron nga BKH për vëzhgim të subjekteve.

The post Sherri me agjentët e BKH/ Identifikohen të afërmit e Agron Kapllanajt që u përplasën me zyrtarët gjatë hetimit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Goditën agjentët e BKH/ Arrestohen autorët, nipat e ish kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj

By: Re Nato
16 April 2025 at 10:27

“Situata ka ndodhur për një vendparkim të gabuar. Janë konmflituar me agjentët, pa e ditur se cilët ishin këta persona. Hetimet do të sqarojnë situatën, të irnjtë e arrestuar, kanë deklrarur se nuk kishin dijeni për statusin e personave me të cilët ishin konfliktuar. Agjentët e BKH janë goditur nga të rinjtë. Janë nipërit e zotit Agron Kapllanajt, personi i tretë është nipi i tyre i afërt”, raportoi gazetarja Valbona Davidhi.

Në përditësim…

Goditën agjentët e BKH/ Bien në prangat e policisë autorët, ja cilët janë tre njerëzit e Kapllanajt

16 April 2025 at 10:43

Agjentët e BKH u goditën nga 3 persona, të cilët rezultojnë të jenë nipat e ish kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se tre të rinjtë janë arrestuar. Mësohet se dhuna ndaj agjentëve, erdhi për shkak të një vendparkimi të gabuar.

Situata ka ndodhur për një vendparkim të gabuar. Janë konfliktuar me agjentët, pa e ditur se cilët ishin këta persona. Hetimet do të sqarojnë situatën, të rinjt5 e arrestuar, kanë deklrarur se nuk kishin dijeni për statusin e personave me të cilët ishin konfliktuar. Agjentët e BKH janë goditur nga të rinjtë. Janë nipërit e zotit Agron Kapllanajt, personi i tretë është nipi i tyre i afërt”.

The post Goditën agjentët e BKH/ Bien në prangat e policisë autorët, ja cilët janë tre njerëzit e Kapllanajt appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌