Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

6 July 2025 at 18:59

Nga Artan Fuga Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip, ashtu sikurse përdoren në jetën e përditshme. Nuk është çështja te njerëzit, dhe komunikimet e tyre në rrjetet sociale, por edhe në portalet profesionale. Mbi të gjitha ka një përdorim […]

The post Kriza e sotme e të shprehurit shqip! appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja në Preshevë: Panairi i Librit, sjell gjuhen shqipe kudo ku ka shqiptare

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Preshevë, ku zhvilloi një takim me Kryetaren e Komunës, Ardita Sinani, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip.

Gonxhja tha se “Panairi i Librit është nje organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët”. Ministri solli në vemendje rëndesine per mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhes shqipe. “gjuhen shqipe kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza”, tha Gonxhja.

Ministri beri te ditur se me shumë kënaqësi ju përgjigj ftesës së Kryetares Sinani për spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, për misionaren e madhe Shqiptare.

“Si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e konsideroj një nder dhe përgjegjësi të veçantë të jem i pari ministër përgjegjës për kulturën që viziton Preshevën” , u shpreh Gonxhja, teksa tha se eshte një vend ku ndjenja e përkatësisë kombëtare është e gjallë dhe e palëkundur. “Ne Preshev respekti për gjuhën dhe kulturën shqiptare jetohet me dashuri e përkushtim, çka motivon e frymëzon më shumë mbështetje”, tha Gonxhja.

/a.f/

The post Gonxhja në Preshevë: Panairi i Librit, sjell gjuhen shqipe kudo ku ka shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Sinani: Fillim i një tradite të përvitshme

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoninë e tij solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një hap i madh drejt promovimit të librit dhe gjuhës shqipe në qytet. “Presheva flet – përmes librit!”, shkruan Sinani, duke vënë në dukje se ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd me mbështetjen e ambasadorit Bardhyl Canaj.

“Ky panair, për herë të parë i organizuar nga Komuna e Preshevës, është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, të cilën e falënderojmë për mbështetjen financiare dhe morale”, shkruan ndër të tjera Sinani, duke e cilësuar këtë ngjarje si fryt të një projekti të ideuar që në vitin 2021 me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë botuesit pjesëmarrës dhe ka përshëndetur veçanërisht intelektualët dhe panelistët nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët me diskutimet e tyre do ta kthejnë këtë panair në një arenë të mendimit dhe bashkimit kombëtar.

“Le të jetë kjo ngjarje fillimi i një tradite të përvitshme, një festë e mendjes shqiptare në Preshevë. Presheva flet më fort–përmes librit, përmes dijes dhe përmes dashurisë për gjuhën shqipe.”, thekson më tej kryetarja Sinani, duke e përmbyllur postimin me një mesazh të fuqishëm simbolik: “Presheva flet. Flet shqip. Flet me krenari. Dhe zëri i saj do të dëgjohet gjithmonë.”

Panairi pritet të zhvillohet për disa ditë me aktivitete të ndryshme letrare, diskutime dhe promovime librash, duke sjellë një atmosferë të pasur kulturore në zemër të Luginës.

/a.f/

The post Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Sinani: Fillim i një tradite të përvitshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

By: user 8
20 April 2025 at 11:24

Në Firence është hapur shkolla shqipe “Jeronim de Rada”, ku fëmijët shqiptarë të moshës 5-15 vjeç do të mësojnë gjuhën dhe kulturën e prejardhjes falas. Iniciativa është ndërmarrë nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Adriatiku”, e sapokrijuar në Toskanë.

Në ditën e parë morën pjesë 25 fëmijë dhe përfaqësues të institucioneve italiane, përfshirë Bashkinë e Firences dhe sindikatën CGIL. Mësimi zhvillohet nga shtatë mësuese me përvojë në Shqipëri dhe Itali, ndërsa objektivi është zgjerimi i shkollës në të gjithë qytetin.

Përfaqësuesit italianë garantuan mbështetje për nismën, ndërsa komuniteti shqiptar u angazhua për konsolidimin e saj si qendër gjuhësore dhe kulturore në Firence.

The post Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë appeared first on Lapsi.al.

Së shpejti ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”

By: Kult Plus
28 February 2025 at 23:50

Ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”, është organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik – Prishtinë. Kjo ekspozitë e veçantë do të mbahet më 3 mars, ora 11:30, në hollin e Institutit Albanologjik.

Gjatë ekspozitës do të prezantohen fakte të panjohura më parë mbi persekutimin komunist të hartuesve të alfabetit shqip dhe familjeve të tyre. Do të shfaqen fotografi dhe dokumente të pazbuluara më parë mbi këtë tematikë.

Kjo ekspozitë është prezantuar më parë në disa vende brenda Shqipërisë, si dhe në Manastir me rastin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit. Po ashtu, më 28-30 janar, 2025, është shfaqur në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, do të bëhet edhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Albanologjik-Prishtinë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë./express/KultPlus.com

Momenti viral/ Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare

By: lia rda
22 January 2025 at 17:55

Është bërë viral momenti kur gazetarja e CBS Neës Chicago, i drejtohet këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa në gjuhën shqipe.

Ajo e nisi intervistën me një përshëndetje, duke i thotë: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”,.

Kështu vazhdon edhe më tej, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon?

Dua Lipa: Përshëndetje!

Gazetarja: Si shkon?

Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni?

Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa: Tingëllon bukur.

Gazetarja: Shumë urime!

Dua Lipa: Faleminderit shumë!/abcnews.al

SPAK zemërgjerë ndaj korrupsionit në zgjedhje

27 December 2024 at 18:01

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi të premten më 27 dhjetor dënimin me masën minimale që parashikon ligjit, të kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Memolla akuzohet se ndikoi për të ofruar favor në këmbim të votës, kur kandidonte për funksionin që mban. Akuza që rëndon ndaj […]

The post SPAK zemërgjerë ndaj korrupsionit në zgjedhje appeared first on Reporter.al.

Fuqia e muzikës që bashkon në Kosovë dhe Irlandën Veriore

26 December 2024 at 13:29

Kur tingujt e luftës ndalen, notat pozitive mund të dëgjohen. Në Irlandën Veriore dhe në Kosovë, muzika po u jep zë historive të reja. Tekstshkrues dhe performues flasin për jetët që kanë ndryshuar ose lulëzuar në 25 vitet e paqes relative.

Muzika gjithashtu ka potencial për të riparuar dëmet dhe për të afruar kultura të ndryshme. Ardhje të reja në qytete si Belfasti dhe Prishtina po i sjellin këngët e tyre dhe traditat e tyre. Në rastin më të mirë, tingulli i pas-konfliktit ka të bëjë me lidhjet artistike, empatinë dhe harmoninë.

AD_4nXcKrypKyVSEMsg2-oP4GbRC4fT_dqY9Xzed_Yn7kIKBaJ7jHmMvkXKIa2Id94bvodYwNnf7m_a373ZHB6PHuwBK-5fcRx90JgJ-ma5iad3seSLI5ZLgwsvmUxZWicn_F23dcxsPQ_F8l_xTM-6BuPE?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Amita RAVIKIRAN performon në Qendrën e Muzikës Oh Yeah. Belfast, Irlanda e Veriut. © Stuart BAILIE

Amita Ravikiran erdhi në Belfast, në vitin 2010. Ajo është nga Mundgodi, në Indinë jugperëndimore.

Ajo këndon në disa gjuhë, më së shumti në Kannada, por edhe në Hindi, Marathi, Awadhi, dhe Punjabi. Shumë shpesh, ajo e shoqëron këndimin e saj me një instrument tradicional me një tel që quhet ektara.

Ajo sapo e ka regjistruar këngën e saj të parë në një studio në Belfast, Start Together. Është një këngë tradicionale dasmash indiane për “mençurinë e lashtë dhe lidhjen intime mes motrash”. Në tekstin Kannada, një komunitet lokal e ndihmon nusen për t’u përgatitur për ditën e saj të rëndësishme. Amita e ka titulluar “Përqafimi i traditës me secilën notë”.

Ajo është edhe një akademike, dhe ka përfunduar masterin në Folklor dhe Trashëgimi. Që prej ardhjes në Irlandën Veriore, ajo ka punuar në raportet me komunitetet dhe në sesione arti, madje duke krijuar një kor grash para pandemisë.

Ajo punon me një projekt në Belfast, me emrin Beyond Skin, një organizatë pionere e cila punon që nëpërmjet muzikës të zhvillojë “një shoqëri më paqësore, të barabartë dhe interkultutore, të çliruar nga racizmi dhe sektarizmi”.

“Kur erdha këtu”, thotë Anita, “kisha problem të komunikoja me të tjerët. Kisha njohuri të muzikës brenda vetes, por nuk dija si ta prezantoja. Dhe, Beyond Skin më dha lirinë. Artistët kanë nevojë për liri. Ata ishin shtylla për mua. Ata më lejuan që të këndojë çkado që doja. Për shkak të organizatës, kam takuar kaq shumë artistë”.

AD_4nXeFK-pF5GCQYWI5e3-InqPMn64nhJhj8X9L0Gm9_wasD_OMZL7bdgYnLVn04LTEXPg820dcY3uFC_neYPa0JrQA7skcbORt4XSeXF6fGVx0xCDFaCOikPopk64D3n115v1v_At-EGGCCwnBi0PrDio?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Darren FERGUSON (Beyond Skin. Belfast, Irlanda e Veriut. © Stuart BAILIE

“Unë ende entuziazmohem nga shkathtësistë artistike të Amitas”, thotë Darren Ferguson, që e ka krijuar Beyond Skin para 20 vitesh. “ Ndikimi nuk është zbehur dhe kur ajo shpërthen në këngë gjithmonë më duket sikur po e dëgjoj për herë të parë. Me Beyond Skin, ajo i ka përdorur aftëtistë e saj për të bërë botën një vend më të mirë. Kjo ka formësuar, ndryshuar dhe ka shpëtuar jetë”.

Darren udhëheq një mision me shumë ndikim dhe shumë divers, duke punuar me artistë në ardhje nga shtete si Irani, Somalia, Ukraina dhe Afganistani. Shpesh, këta individë kanë ikur nga zona të luftës, ose nga shoqëri që e kanë ndaluar muzikën sekulare. Darren dhe ekipi i tij u japin këtrye të larguarve mirëseardhje dhe një sens qëllimi.

“Secili ka një lloj rrëfimi tragjik në një mënyrë a tjetrën”, thotë Darren, “por, është rrëfim i rezistencës dhe i përpjekjes për të nisur sërish…Gjithmonë ka të bëjë me njerëzit që kanë kaluar nëpër shumë sfida”.

AD_4nXfe1aZSS7WXK3UCwCXROhGfCsFjdKqHsu7WQReS0bkPtr16BOYDPM1nrBJOiLjYsIRVti3o0R0QnkuSalH7pD4noD5c-vfNM-o7Nk_HfQfRUfoM6qliPjRLIJQrgrjQvNkPx4Tr7e_C36I1J3YGPmA?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Punëtoria Beyond Skin. Belfast, Irlanda e Veriut. © Stuart BAILIE

Një nga talentet e Darrenit është aftësia për t’i bërë bashkë muzikantët e rinj me ata që tashmë janë në Belfast, duke përfshirë edhe pjesëtarët e bendit protestant:

“Kemi bërë projekte kur në skenë keni një bend muzikantësh që kanë qëndrime krejtësisht të ndryshme politike. Por, ata janë në skenë dhe performojnë bashkë dhe festojnë çfarë kanë bërë bashkë”.

Një pasion pa fund për refugjatë

Rita Ora dhe Dua Lipa, këngëtare dhe aktore të njohura botërore, janë me origjinë nga Kosova. Jetët e tyre në fillim janë shënuar nga konflikti dhe zhvendosja. Rita Ora u bë refugjate në Mbretërinë e Bashkuar, kurse Dua Lipa ka lindur në Londër. Pas përfundimit të luftës në Kosovë (1998-99), ajo u zhvendos me familjen e saj në Prishtinë, si një 11 vjeçare.

AD_4nXeP8Pptq4ImWiHxr0b4W8yExkU9r69w-a-h1A95UCmmefIc5w7oqRZoNESe42gdxhmHCK3Xcw1vnqdrGNdgfKlcCPD_ZrDWA8uBww-60iY6hE79wvRTzhZuKp6sGytbcCQGCBxESaPE8_9xyMiJnAQ?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Rita Ora: “Këngëtarja dhe aktorja, iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”. #iamarefugee. Pllakë e kuqe e ngritur në vitin 2016 nga Këshilli i Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve si pjesë e serisë "Unë jam një refugjat" në St Cuthberts me shkollën fillore St Matthias, Warwick Road, Earls Court, Londër. Imazhi nga Spudgun67 i përdorur me licencë.

Rita Ora ka folur shpesh për ndjenjën si një person nga jashtë gjatë fëmijërëisë së saj në Britaninë e Madhe. Ajo u largua nga Prishtina për shkak të persekutimit të shqiptarëve gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Bashkë me familjen e saj, ajo u zhvendos në Angli, në vitin 1991. Rita Ora u rrit në Notting Hill dhe shkoi në Sylvia Young Theatre School.

Në një intervistë për Elle në vitin 2022, Rita Ora foli për jetën e saj si refugjate, dhe se si muzika e ndihmoi të ballafaqohej me sfidat e saj.

“Mendoj se sfida kryesore ishte se ndjehesha si e huaj, sikur nuk kisha një vend përkatësie. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por siç e kam thënë edhe më herët, muzika më ka ndihmuar shumë me ndjenjat e mia”

“Edhe kur dëgjoja muzikë, ose kur aktroja, kjo ishte mënyra ime e lidhjes me botës. Kjo është fuqia e muzikës: na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që në rrethana tjera nuk do ta bënim, na jep një ndjenjë komunitetti dhe ndjenje që nuk jemi vetëm në këtë planet”.

Rita Ora e nënvizon krenarinë me prejardhjen e saj, duke thënë se teksa Londra është shtëpia e saj, Kosova “është shumë afër zemrës sime”.

“Për gjithë jetën do të ndjej një pasion pa fund për refugjatët, sepse unë jam një e tillë dhe gjithmonë do të jem”.

AD_4nXfdLQTkc2DODKzqgjZufeZQbLR92kWVopkws_5gqPQRMckgbyCCpzCX9L2Fw-EVagTHciX5gzVo420T1X0spAlmDX7cUMQjWvvNN3sPMwH0We67VyWeQ9p42lVGBshDbj2oVyuaNQ2ZEWDqnKcHyak?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Dua LIPA në Sunny Hill Festival 2022. Prishtinë, Kosovë. Foto e përdorur me leje. © PhotoDardha

Ndërkohë, Dua Lipa ka folur për dualitetin në jetën kulturore të saj. Më shumë se negative, ajo vë në pah benefitet e të kaluarit të një pjese të rëndësishme të jetës në dy shtete:

“Gjithmonë e kisha idenë se jam nga dy vende, në të njëjtën kohë.

“E kuptova dualitetin e prejardhjes sime qysh kur isha e vogël. Njerëzit gjithmonë më pyesnin nga vinte emri im.

“Isha shumë krenare me këtë, por kur isha më e re, doja që emri im të ishte Hannah — diçka ‘normale’ ose angleze”.

Kur Dua Lipa u zhvendos në Kosovë, ajo e zbuloi Kështjellën, nga autori shqiptar, Ismail Kadare, e vendosur në një konflikt të shekullit 15.

“ Ajo që kujtoj nga leximi i librit është se ishte shumë e vështirë ta lexoja, është një libër i madh, por ishte një hyrje e kalim në rrënjët e mia shqiptare. Ishte një moment vendimtar në jetën time, që i ndryshoi gjërat për mua”.

Pasi që Kosova ishte një shtet në tranzicion me konfliktin që sapo kishte përfunduar, shumë të rinj nuk e kishin mundësinë të ndiqnin ëndërrat e tyre, por “unë isha shumë e vendosur për këtë”, thotë Dua.

Mirësevini në Sunny Hill

Muzika mund të ndihmojë që të ndryshojë përshtypjet negative për një vend të sapo dalë nga konflikti. Madje, mund të sjellë përfitime ekonomike. Një raport i UK Music report zbuloi se në vitin 2023, 345,000 turistë morën pjesë në ndeja, festivale dhe koncerte në Irlandën Veriore. Këta turistë muzikorë ndihmuan në shpenzim prej 135 milionë funtash, dhe 1.1000 vende pune.

Qyteti i Belfastit provoi të përfitojë nga ky aset kulturor, duke e marrë me sukses statusin e Qytetit të Muzikës nga UNESCO, në vitin 2021.

AD_4nXf-x0q53DycUFb5ka7FR13mvG2LtmmLDnbb1uiPPzzy_slKn-JnH6EEMablW18Ku2WugGWN1WJWVs1i3Culg-nsBmI5-TRjdWleIceMPcAhzKcLi_xDd9OfPqkRSgoy1vkieneciN1TCuKKkhJ8C8c?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Sunny Hill Festival 2019. Prishtinë, Kosovë. Foto e publikuar nga Sunny Hill Festival e përdorur me leje.

Sunny Hill Festival, festivali më i madh muzikor në Kosovë, është emëruar sipas lagjes në të cilën familja e Dua Lipas ka jetuar në Prishtinë, Bregu i Diellit. Ka nisur në vitin 2018, duke e vendosur Prishtinën në hartën e festivaleve muzikore.

Me secilën ngjarje, Sunny Hill Festival është nikoqir i 100,000 adhuruesve të muzikës nga e gjithë bota. Aty kanë performuar artistë të njohur si Dua Lipa, Miley Cyrus, J Balvin, Calvin Harris, Martin Garrix, Afrojack, Hardwell, Stormzy, Skepta, AJ Tracey, Action Bronson dhe Gashi. Verën e kaluar, Sunny Hill Festival njoftoi për dy ngjarje të reja, një në Prishtinë e një në Tiranë.

AD_4nXdm0lORuFpnM1WNX1dy92ZHVff-CKH4hnmyKJkGPjqVdsnHdEom6XRSXMRnPPAFTDIv47EVx_DQz0VbouVi_yut2lR7l-Qqe7hRP5UPoC8gy2ghCkCxZojOKxYGoQAPG2KHFOJdPfiVGE1wl76Prno?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Miley CYRUS në Sunny Hill Festival 2019. Prishtinë, Kosovë. Foto e publikuar nga Sunny Hill Festival e përdorur me leje.

Babai i Dua Lipas, Dukagjin Lipa, e krijoi festivalin me idenë për të promovuar Kosovën dhe për të ndihmuar turizimin në rajon.

Por, në vitin 2018 ishte e vështirë të binden artistë të mëdhenj që të performojnë. Vitin pasuses, ylli i “New Rules” u kërkoi miqve të saj Miley Cyrus dhe Calvin Harris që të ishin emrat kryesorë të festivalit. Këta dy performuan për herë të parë në rajon aty.

Kjo e ndryshoi se si artistët e tjerë dhe ekipet e tyre të menaxhmentit e shikonin festivalin.

“Ne vërtetë shkojmë përtej kufijve kur bëhet fjalë për performuesit”, ka thënë për BBC News, Dukagjin Lipa, duke shtuar: “Kur flas me artistë, i ftoj dhe u them: ‘Më besoni, do ta keni sistemin e zërimit më të mirin që mund të blihet”.

Të dhënat e tij të fundit tregojnë që rreth 40 % e vizitorëve vijnë nga jashtë Kosovës. Shifrat janë të ndikuara nga diaspora, meqë ata me lidhje familjare nga Kosova i sjellin miqtë e tyre.

Pajtimi me rok

Muzika është një mjet për ripajtimin në Mitrovicë, veriun e Kosovës. Popullata serbe jeton kryesisht në veri, teksa pjesa jugore është e banuar me shqiptarë. Një lum i ndanë të dyja pjesët. E ruajtur nga NATO-ja, lumi Ibër simbolizion ndarjet që mbesin në Kosovë. Sidoqoftë, organizata Community Building Mitrovica (CBM) u formua në vitin 2003, me qëllimin që ‘të rikthejë besimin dhe miqësinë që lufta dhe politika i shkatërroi mes qytetarëve në gjithë komunën e Mitrovicës, nëpërmjet kontaktit dhe dialogut”.

AD_4nXeWs2BY3WiVFDMLP2ICyYiIl6DCpC8fB_IzEbHeCp6pjvlKNJau5Ztw9YVkhSgJv_jvXAzdKrvokvtOv9e4UsoL2Fa-a-cY5goJv2mKwZMfZM6XaCgjYlXhkXPa_GbzZPzdWtU9DEAjCCVeKrfoDQ?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Performanca muzikore si pjesë e Mitrovicës Rock School. Mitrovicë, Kosovë. Foto e përdorur me leje.

Bashkë me organizatën jo-qeveritare Musicians without Borders, CBM menaxhoi me projektin origjinal të Shkollës së Rokut të Mitrovicës, duke ua mësuar të rinjëve të jugut e veriut të Mitrovicës artin e muzikës rok. Më shumë se 1000 të rinj kanë qenë pjesë e Shkollës së Muzikës nga Mitrovica, duke prodhuar kështu disa bende të përziera etnikisht, në Evropën juglindore.

CBM vazhdon të organizojë bashkëpunime të artit, dhe bashkë me Shkollën e Muzikës së Mitrovicës, organizon sesione për të bërë bashkë të rinjtë e Mitrovicës.

Sipas drejtoreshës ekzekutive, Afërdita Sylaj, temat që dalin nga këto sesione janë pozitive, dhe muzikantët e rinj kanë reagime të mira.

“Me këngët, ata janë të kujdesshëm. Tekstet janë më shumë për të ardhmen, dhe jo aq për atë që ka ndodhur”.

Kënga e luleborës

Lyudmila Makey ka ardhur së fundi në Kosovë. Ajo e la vendlindjen e saj, Ukrainën pas invazionit rus, më 24 shkurt 2022. Pasi udhëtoi nëpër 4 shtete, ajo mbërriti në Prishtinë, më 17 prill. Ajo u përkrah nga iniciativa “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”, dhe vazhdon të shkruajë për Ukrainën nga qyteti i ri i banimit.

AD_4nXc45iTnIXUTg2QofJygv_XFPONdqMoIUQGgDCSXEtjylm1H3k78kAdUYKmi3uz6mDMT_wIs-63QUhlYDsYR7xiLqYCBpPMMHs8G7gy64mvXsEdHaAJolmd3Hp3D0OYRbIBzQU6mVp1SX8JGu2lbXms?key=YzpSJWCC7BSj7IEPc6WrYrME

Lyudmila MAKEY. Prishtinë, Kosovë. © Stuart BAILIE

Ajo e përdor artin si mënyrë për t’u shprehur. Ajo e hapi një ekspozitë me piktura të lulediellit, që u mbajtë në Muzeun e Kosovës. Këndimi është një tjetër shprehje e rëndësishme për të.

“Kënga ukrainase është pjesë e kulturës sonë, dhe pjesë e shpirtit tonë. Në Prishtinë, ne kemi një komunitet të vogël të gazetarëve ukrainas. Ndonjëherë, ne takojmë studentë dhe gazetarë, dhe u tregojmë për Ukrainën dhe natyrisht, për kulturën tonë, edhe duke kënduar. Unë këndoj këngën time të preferuar, “Chervona Ruta”. Ka të bëjë me lulëkuqen. Burrat ua japin këtë lule grave, kur dashurohen në to”, thotë ajo.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, Lyudmila këndoi në publik në Festivalin Ndërkombëtar të Vokalit, më 11 tetor 2022. Ajo e ndau skenën me sopranon e famshme botërore, Arta Jashari, Ky ishte një moment i jashtëzakonshëm i performimit të këngës popullore kosovare, “Luleborë”.

https://www.youtube.com/watch?v=8gFgD3xy6zg

Lyudmila thotë:

“Ishte hera e parë që këndoja shqip. Kur erdha në Prishtinë, unë nuk kuptoja shqip aspak. Por, kam mbajtur disa kurse, dhe tani i di disa fjalë. E di, për shembull që ‘Luleborë’ do të thotë një lule nën borë. U inspirova nga lulebora, sepse më kujtonte për jetën time të kaluar, jetën e lumtur”.

“Doja të shpreh ndjenjat e mia për popullin e Kosovës Prandaj, edhe bëra. Dhe u insiprova. Isha shumë e lumtur. Mendova për Ukrainën dhe familjen time, e fëmijët e mia. Muzika është më shumë se vetëm fjalë. Është një shprehje e shpirtit, nga zemra”.

Shumë njerëz në Irlandën Veriore dhe Kosovë do të pajtohen me sentimentin e Lyudmila.

Mund të ketë pengesa në ura e në të ashtuquajturat “mure paqeje” që ndajnë komunitetet, por muzika e ka kapacitetin për të tejkaluar problemet. E ka fuqinë unike, ripërtritëse.

Autor: Stuart BAILIE dhe Gent MEHMETI

--

Ky artikull është pjesë e serisë në bashkëautorësi nga Kosova e Irlanda Veriore të gazetarëve që ishin pjesë e projektit për gazetarinë e paqes, inicuar dhe organizuar nga Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës, në partneritet me Shard Future News, dhe financimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë. Faktet e prezantuara dhe pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe janë të pavarura nga secili donacion.

The post Fuqia e muzikës që bashkon në Kosovë dhe Irlandën Veriore appeared first on Gazeta Express.

A do të ketë krime të reja në Kosovë për Badni Dani serb?

25 December 2024 at 11:41

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Në kohën kur bota e krishterë kremton Krishtlindjen, në kujtesën tonë kolektive nuk mbeti pa u përmendur Buzmi Bujar, festa pagane që lidhet me momentin kur njerëzit mendonin se dielli fillonte t’i afrohej tokës dhe paralajmëronte stinët e “ringjalljes” së natyrës. Mendimet e tilla mbështeteshin në besimin se toka ishte në qendër të universit dhe se gjoja çdo gjë rrotullohej rreth saj. Të vetëdijshëm se dielli sjell begati për njerëzimin, popujt që kremtonin këtë ngjarje kishin përzgjedhur forma të ndryshme për të shprehur lutjet e tyre që viti i ardhshëm të sjell sa më shumë begati. Kështu për shembull “popujt nordik” stolisnin një dru gjethembajtës, zakonisht pishë, me kallinj misri, molla, dardha, kunguj etj., me shpresë që rendimentet të jenë të bollshme.

Shqiptarët që trashëguan këtë rit nga paraardhësit e tyre ilirë, për festën që njihet me emra të ndryshëm (Buzmit Bujar, Nata e Buzmit, Mjedisi i dimrit, Ditëkëndellja, Kshnellat etj., ndiznin një trung të madh druri në vatrat e tyre dhe bënin ceremoni të ndryshme lutjeje dhe gëzimi.

Ky rit në gjuhën serbe quhet Badnji dan (Dita e Dushkut) dhe kremtohet më 6 janar, që  i paraprin festës së Krishtlindjes ortodokse serbe, që kremtohet më 7 janar, për shkak të zbatimit të kalendarit julian. Në bazë të traditës, në vigjilje të kësaj dite shkohet në pyll dhe para agimit pritet një dushk i drejtë, i cili lihet para dyerve të shtëpisë deri në mbrëmje. Në mbrëmje dushku ndizet dhe këndohen këngë dhe lutje, që të kenë begati, aq sa edhe shkëndijat e dushkut.

Ditëve të fundit është aktualizuar rreziku që pikërisht për këto festa, serbët të ndërmarrin aksione dhune kundër Kosovës. Në këtë kontekst po sjell për lexuesit një fragment nga romani im dokumentar “Eskadronët e vdekjes”, që mbështetet mbi dëshmitë serbe, me shpresë që do të rrisë vigjilencën e rrezikut permanent që na kanoset nga mbeturinat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, që janë në krye të institucioneve shtetërore të Serbisë.

“... Në dalje të stacionit policor na u shpërnda kumtesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilën thuhej:

Mbrëmë, më 14 dhjetor 1998, rreth orës 20:15, në kafenenë “Panda” në Pejë, në aksionin që ndërmorën anëtarët e organizatës terroriste të ashtuquajtur Ushtri Çlirimtare e Kosovës, u vranë Ivan Obradoviq (14 vjeç), Vukota Gvozdenoviq (16 vjeç), Svetislav Ristiq (17 vjeç), Zoran Stanojeviq (17 vjeç), Dragan Trifoviq (17 vjeç) dhe Ivan Radeviq (25 vjeç), ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Vrasja e gjashtë të rinjve të përkatësisë etnike serbe dhe malazeze në qytetin rrëzë Bjeshkëve të Nemuna është dëshmi e verbimit të nacionalistëve shqiptarë, të cilët përdorin çdolloj mjeti për realizimin e qëllimeve të tyre armiqësore.

Ata që kanë marrë guximin të na vrasin fëmijët, do të ballafaqohen me zemërimin e popujve tanë. Jemi të vendosur që t’i çrrënjosim një herë e përgjithmonë! Mallkimi do të bjerë mbi ta!

– Mifi, të flasim pa doreza. Pas komunikatës lidhur me vrasjen e doktorit të çetës sonë, çdo kumtesë zyrtare e shihja me dyshim. Kësaj të fundit i vinte era me kilometra larg, por ec e hape gojën: ta mbyllnin një herë e përgjithmonë!

Tragjedia në kafenenë “Panda” tronditi të gjithë pjesëtarët e çetës sonë. Nuk e kuptuam dot, pse na urdhëruan të largoheshim nga fusha e sportit e gjimnazit, që vetëm rruga e ndante me kafenenë “Panda” dhe të zinim pozicion rreth 200 m më larg! Çka fshihej prapa kësaj rokade ushtarësh dhe cili ishte roli i rreth 25 pjesëtarëve të “Beretave të kuqe”, që u vendosën në pozicionet tona të mëparshme? Në kokë bluaja lloj-lloj mendimesh dhe nuk mund t’ia gjeja fillin rrjedhës së ngjarjeve. Edhe më i çuditshëm më dukej urdhri, që të niseshim në drejtim të kundërt të vendit nga u dëgjuan krismat! Nuk mund ta kuptoja si i përpiu dheu dorasit e këtij akti të përbindshëm, kur e dinim se në një perimetër prej 500 m rreth e përqark vendit të krimit kishte mbi 100 policë dhe pjesëtarë të “Beretave të kuqe” dhe një duzinë mjetesh të blinduara. Edhe zogj të kishin qenë, do t’ua kishim shpërndarë pendët në hava... Eh, mor Mifi L., ti nuk e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë... Nuk thotë kot populli: të vrasin natën dhe të qajnë ditën!

Sidoqoftë e vërteta, vrasja në kafenenë “Panda” krijoi një zemërim, deri atëherë të paparë, kundër shqiptarëve. Të gjitha mediet publikuan fotografi nga skena e krimit, ku gjashtë të rinj shiheshin të palosur, si duaj pas të korrurave, në një pellg të madh gjaku. Skenat e tmerrshme që përsëriteshin çdo gjysmë ore në televizionin shtetëror dhe leximi i letrës plot emocione trishtimi, që nënat e viktimave ia kishin drejtuar Sllobodan Millosheviqit, që, së paku, të mos lejonte të përdhoseshin varrezat e djemve, të vëllezërve, të baballarëve dhe të burrave të tyre, të cilët ishin vrarë gjatë aksioneve antiterroriste në mbrojtje të integritetit të vendit, ndikuan që të ndërpritej mësimi në të gjitha nivelet e arsimit dhe të organizoheshin protesta pothuajse në të gjitha qytetet e Serbisë dhe të Malit të Zi. Në të gjitha protestat manifestohej gatishmëria për t’u mobilizuar në luftë kundër terroristëve që vrisnin fëmijë...

Megjithatë, në Kosovë çdo ditë vriteshin fëmijë...

– Shpifje! – ulëriu koloneli. – Shpifje të ndyra!

I përqendruar në atë që shkruaja, piskama e papritur e kolonelit më bëri të brofja nga karrigia. E ktheu letrën pjesërisht nga unë dhe lexoi me zë: “Eh, mor Mifi L., ti nuk e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë... Nuk thotë kot populli: të vrasin natën dhe të qajnë ditën!”

U ngrit nga karrigia dhe filloi të ulërijë sërish:

– Kësaj i thonë të marrësh në mbrojtje terroristët shqiptarë! Si nuk pati turp ajo pjellë lavireje, kur sajoi këto rrëfime, që shpifin se gjoja të rinjtë në kafenenë “Panda” na i paskëshin vrarë “Beretat e kuqe”! Turp të kesh edhe ti, që ke përhapur gënjeshtra të tilla, të sajuara nga armiqtë tanë!

Desha t’i them se ata që më kanë treguar për këto krime nuk janë pjella laviresh, por heshta, ngaqë e pashë se nuk kishte vesh për të dëgjuar gjëra të tilla. Sidoqoftë, u përpoqa ta arsyetoja qëndrimin tim:

– Është e drejta juaj të mendoni kështu! Por unë, duke shprehur haptazi mospajtimet e mia për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke kërkuar të nxirren para drejtësisë ata që kanë kryer krime, kam besuar se do ta shpëtojmë vendin nga turpi. Në të kundërtën, ka rrezik që krimet të na vishen të gjithëve.

– Nuk ke shpëtuar askënd me këto shpifje! I ke ngulur thikën vendit tënd! – tha koloneli me një ton, që nuk e fshihte aspak zemërimin e madh. – Vazhdo! – më urdhëroi me një zë që përcillte urrejtje.

Përqendrimi në shkrim më bënte të harroja ku isha.

Mora stilolapsin që e kisha lënë mbi letër dhe vazhdova të shkruaj aty ku e kisha lënë rrëfimin.

Protestat e serbëve dhe të malazezëve vazhduan për tri javë rresht dhe patën një ndikim shumë të madh te popullsia jonë, që shprehej jo vetëm me numrin e madh të pjesëmarrësve, por edhe me regjistrimin e vullnetarëve për të shkuar në luftën e Kosovës. Madje, në mbrëmjen e Ditës së Dushkut ndezëm një zjarr të madh në oborrin e fabrikës së akumulatorëve dhe shumica e policëve të çetës sonë luteshin që këtë vit të ketë po aq shqiptarë të vrarë, sa shkëndijat e zjarrit që shpërndaheshin gjithandej mbi kokat tona...

Dhe lutjeve të tyre u erdhi dita... Gjatë operacioneve për shkatërrimin e forcave terroriste shqiptare, në fshatrat Lubeniq, Kralan, Staradran, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq vramë rreth 400 shqiptarë. Në fshatin Qyshk, nënkoloneli Jordan Denkiq, që komandonte operacionet e Brigadës 125, i ndau në tri grupe burrat që duhej të vriteshin. Grupin e parë e futën në shtëpinë e Azem Gashit, grupin e dytë në shtëpinë e Demë Gashit, ndërsa grupin e tretë në oborrin e shtëpisë së Kadri Çekut. Pasi identifikuan Hasan Çekun, të atin e kolonel Agim Çekut, i cili kishte luftuar kundër nesh edhe në Kroaci përkrah ushtrisë kroate dhe tani drejtonte forcat terroriste në Kosovë, eskadronët e vdekjes me emrin “Shakali”, që përbëhej nga vullnetarë, e morën për krahësh atë burrë rreth të shtatëdhjetave, e futën në ahurin e lopëve, ia prenë kokën nga zverku dhe i vunë zjarrin stallës. Pasi u morëm të gjitha gjërat me vlerë, njerëzit që u përzgjodhën për atë botë, i vramë brenda shtëpive, u vumë zjarrin katundeve, ndërkaq gratë dhe fëmijët i vumë si bagëtinë përpara dhe u dhamë urdhër që të shporreshin në Shqipëri... Ishte e rëndë të dëgjoje ulërimën e femrave kur nxirreshin nga rreshtat e kolonave dhe, përskaj rrugës, përdhunoheshin nga ata që pak çaste më parë u kishin vrarë baballarët, vëllezërit, burrat... – lëshoi një ofshamë të madhe Stojko.”

The post A do të ketë krime të reja në Kosovë për Badni Dani serb? appeared first on Gazeta Express.

Mandarinat,pesticidet dhe injoranca e institucioneve tona

21 December 2024 at 18:13

Sa herë që ndodhin afera të mbetjes së pestcideve dhe këto identifikohen nga shtetet evropiane . Krjohet një zhurmë mediale ,hidhet një mjegull informacionesh para qytetarëve tanë .Bëhet lajm tre ditë ,pyeten njerëz injorant që japin këshilla për sigurinë ushqimore.Thirrën në studio pseudekspert që nuk e kanë idenë as qka janë pesticidet dhe si degradohen ato.

Shkruan: Prof.Dr.Sc. Mufail Salihaj

Nuk munda të heshtë para këtij lajmi për Manadarinat e Shqipërisë ,sepse gjatë gjithë karrieres time gati 40 vjeqare në këtë fushë, jam munduar të jap kontributin tim edhe me këshilla në teren,përpos angazhimeve të rregullta në nivelin Universitar+.

Nuk është hera e parë kur në tregun Evropian kapen ushqime që rrezikojnë sigurinë ushqimore ,qofshin ato me prejardhje nga Shqipëria  apo edhe produkte tjera që hyjnë në Kosovë dhe asnjëherë nuk arrijmë ti identifikojm ne, por ateherë kur sankcionohen eksportuesit, ne e kuptojmë që tash kemi konsumuar qindra tonelata të atij produkti. Kjo ka ndodhë me dhjetra herë gjatë këtij 25 vjeqari në Kosovë.

Si ekspert i kësaj fushe ,njeriu qe kam doktoruar në Mbetjen e Pesticideve në Fruta ,e kam vështirë ti përbij ,këshillat e pseudoekspertëve ,portaleve joprofesionale që operojnë në tregun tonë medial, kur na sygjerojnë se: mjafton ti lani frutat me sod bikarbone dhe do largohen pesticidet!

Ju them me përgjegjësi të plotë Akademike si Prof Dr. I lëndëve të Fitofarmacisë,Fitopatolgjisë, Mbrojtjes së bimëve  dhe si person që kam botuar, dhjetra punime shkencore të gjitha në fushën e përdorimit të Pesticideve dhe sigurisë ushqimore,(shiko Google Scolar,Scopus Ebsco e platforma tjera shkencore botrore këto këshilla që japin mediat tona me ‘’Ekspertat’’ e tyre nuk kanë asnjë bazë shkencore.

Pesticidet (Fungicidet,dhe Insekticidet,perjashtu herbicidet) kur përdoren në fruta, te të gjitha bimët ,përmes proceseve fiziologjike të bimës,absorbohen në cdo qelizë të gjethit dhe frutit. Kur fungicidet futen në lengun qelizor,e vetmja forcë e degradimit është procesi i Fotolizes që kryhet nën ndikimin e rrezeve të diellit kur fruti është akoma në degë (nuk eshte vjelë).Pas vjeljes ky process stopon, sikur qe stopon edhe sinteza e sheqernave,vitaminave dhe mineraleve. Andaj edhe nëse  frutin e mbajmë gjithë ditën në ujë, asnjeherë nuk do arrijmë ta nxjerrim pesticidin e akumuluar nga lëngu qelizor, sepse po u larguan pesticidet duke ndenjur në ujë ,atherë do largohen edhe nutrient tjerë që posedon fruti.

Pse ,dhe kur ndodhë që pesticidet teikalojnë vlerat MRL ?

Kur nuk respektohet afati i karencës së pesticidit,kur tejkalohet doza e përdorimit,kur përbërja e pesticidit nuk përkon me dekleracionin,kur pesticidet,vijnë nga tregu Aziatik,Kina,India, etj. Nga shtetet që nuk kanë standarde Evropiane dhe vlera referente te MRL për secilin pesticid.  

Si qëndron Kosova dhe Shqipëria në këtë drejtim ?

Të dyja janë skandal fare, deri sa Shqipëria prodhon edhe për import dhe turpi I del te shtetet eksportuese. Kosova e shkretë prodhon aq pak aq sa nuk merret kush me mbetje pesticideve, sepse fermeri jonë  spërkat sot, e vjelët nesër dhe e hudh direkt në treg, prandaj ne se dijmë kurr sa pesticide konsumojmë.Sepse institucioni që është i autorizuar ti bëjë këto analiza është i pa aftë.Harroni deklarata demagogjike  të AUV- it ku pas shpërthimit të skandalit dalin në media me deklarata boshe. Ky agjencion asnjëherë nuk ka qenë në nivelin e detyrës, të dal para qytetarëve me rezulatete konkrete laboratorike për nivelin e sigurisë ushqimore në R.Kosovës. Ky institucion ka shërbyer për ti rahatuar militantët,për të emruar kryeshefa për hesape politike pa merita .

Nuk merziten politikanët tonë edhe kur hanë bukë me aditiv me norma shumefish të tejkaluar,edhe kur konsumojnë mandarina me mbetje pesticidesh (ata kan para ,shërohen jashtë vendit) e rëndesishme për ta është ti mbushin Institucionet me militant e  servila kush qanë kokën për popullin.

Sot në tregun tonë importohen pesticide nga Kina, ripaketohen ju ndrrohet destinacioni.Gjeni vetëm një vend në botë që e importon si  fungicide nga Kina  dhe e ripaketon dhe e shet si BIOCID, kjo ndodhë vetëm në Kosovë të gjitha në mënyrë legale, sepse zingjiri i tregut të pesticideve nga licencimi, importi, paketimi, ripketimi është i korruptuar deri në palcë.

Gama e pesticideve që importohen sot në Kosovë nuk përputhet me kërkesat dhe patologjitë e bimëve që duhet të trajtohen, aty është një garë matarapazësh importuesish që diktojnë asortimanin e pesticideve.

Merrni statistikat dhe shikoni se sa Herbicid Total –Glyphosat shitet në Kosovë ,duke u importuar nga Kina dhe ripaketuar te ne. Ky herbicid cdo kund në Evropë shitet me recetë dhe leje speciale,sepse ndikimi i tij në ndotjen e mjedsit dhe ujrave siperfasore dhe nëntoksore është i tmerrshëm, nuk degradon me dekada.

The post Mandarinat,pesticidet dhe injoranca e institucioneve tona appeared first on Gazeta Express.

Nga Qipro në Kanada: Dy shqiptarë nën hetim për skemë pastrimi parash

20 December 2024 at 10:33

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 20 dhjetor ndalimin e dy personave të akuzuar se nëpërmjet kompanive guaskë jashtë vendit, transferuan gjatë dy viteve rreth 11 milionë euro në drejtim të shoqërive shqiptare, me destinacion përfundimtar Kanadanë. Sipas prokurorisë, 34-vjeçari D.G. nga Tirana dhe bashkëpunëtorja e tij, A.M. 41 vjeçe nga Lezha, kanë organizuar […]

The post Nga Qipro në Kanada: Dy shqiptarë nën hetim për skemë pastrimi parash appeared first on Reporter.al.

“Shqipëria ime ja ku është”/ Parashqevi Simaku këndon shqip nga New York-u, Elton Ilirjani publikon videon e veçantë

16 December 2024 at 09:30

Diva e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku këndon sërish shqip. Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

Ai ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi këndon shqip me zërin e saj të paharrueshëm. Në një nga videot, duket teksa ajo këndon dhe merr dhurata me vlerë.

The post “Shqipëria ime ja ku është”/ Parashqevi Simaku këndon shqip nga New York-u, Elton Ilirjani publikon videon e veçantë appeared first on Sot News | Lajme.

Transformimi i Parashqevi Simakut/ Këngëtarja këndon sërish shqip, biznesmeni shqiptar ndan pamjet nga mbrëmja e veçantë (VIDEO)

By: V K
16 December 2024 at 08:30

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku, një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

Ai ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi Simaku këndon shqip me zërin e saj të paharrueshëm.

Në një nga videot, duket teksa Parashqevia këndon rreshtat e këngës ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’.

@flo_jo_2

Pas 30 vjetësh dëgjojmë përsëri zërin e ëmbël të Parashqevisë. ❤❤ #parashqevisimaku #eltonilirjani #beatiful #sweetvoice #kenga #kengeshqip #voice #rtsh #tvstar #superstar #albaniansinger #shqiptar #shqip #festivali #cupcut #fyp #vip #albania #fy #fypシ #fypage #fypシ゚viral #viraltiktok

♬ original sound – flo-jo

 

 

 

 

 

 

 

The post Transformimi i Parashqevi Simakut/ Këngëtarja këndon sërish shqip, biznesmeni shqiptar ndan pamjet nga mbrëmja e veçantë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Doa, artistja gjermano-iraniane që e flet “ujë” shqipen

By: user7
6 December 2024 at 13:39

Doa është një nga artistet që vjen si stoli në këtë edicion të “Këngës Magjike”. Në një bashkëbisedim me drejtuesin dhe producentin e spektaklit, Ardit Gjebrean, ajo zbulon se emri i saj i vërtetë është Shejda.

Ajo që habit më shumë publikun në sallë por edhe këdo që po ndjek transmetimin përmes platformave të Tv Klan, është fakti që Doa s’është shqiptare por ka 17 vite që jeton këtu. ” Me origjinë jam iraniane-gjermane, por me zemër jam shqiptare”, shpjegon ajo.

Ardit Gjebrea: Ti e ke mësuar kaq mirë shqipen sa askush nuk besoj që ti nuk je shqiptare.

Doa: Çfarë t’i bëjmë?

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëjmë, çfarë të bëjmë! Sa gjuhë di?

Doa: 6… 5 e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Ajo gjysma më intereson.

Doa: Ajo gjysma është gjysmë frëngjisht, gjysmë spanjisht, kështu?

Ardit Gjebrea: Po gjuhët e tjera?

Doa: Gjermanisht, shqip, italisht, persisht…kë harrova?

Ardit Gjebrea: S’ka gjë, është gjuha e këngës, gjuha e zemrës!

The post Doa, artistja gjermano-iraniane që e flet “ujë” shqipen appeared first on Lapsi.al.

“Hej Vogue unë jam Dua Lipa”, artistja nga Kosova flet shqip për revistën prestigjioze

By: D Marku
5 December 2024 at 17:09

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e flet me krenari gjuhën shqipe në intervistat e huaja.

Së fundmi e ka bërë këtë edhe në rubrikën “What’s in my Bag” për revistën prestigjioze, Vogue.

Kjo rubrikë e revistës është tejet e njohur dhe ka pasur të ftuar emra shumë të njohur global të botës së showbizit.

Dua Lipa e cila intervistën e dha në anglisht, gjeti momentin që të hijeshonte prezantimin se “çfarë ka në çantë”, duke folur një fjali edhe në shqip.

“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe qe çka kena në çantë sot”, tha artistja me origjinë nga Kosova.
Nuk është hera e parë që këngëtarja flet shqip në intervista të huaja, ajo ka rastisur t’i tregojë botës për gjuhën tonë edhe në disa emisione tejet të shikuara në Amerikë dhe më gjerë.

The post “Hej Vogue unë jam Dua Lipa”, artistja nga Kosova flet shqip për revistën prestigjioze appeared first on Albeu.com.

Festivali i Librit Shqip, promovohet letërsia shqipe në Toronto të Kanadasë

By: Kult Plus
2 December 2024 at 16:13

Në Toronto të Kanadasë u zhvillua Festivali i Librit Shqip.

Festivali u organizua nga shoqata “Alternativa Shqiptaro-Kanadeze për Zhvillim”. Ky festival libri siç shprehen dhe organizatorët ka si synim promovimin e trashëgimisë dhe kulturës letrare të kombit tonë nëpërmjet librit shqip.

Ky projekt është i pari i këtij lloji në fushën e letrave shqipe që organizohet në Toronto, ku ka gjetur entuziazmin dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar. Në dy ditë intensive të panairit, u prezantuan 750 tituj librash, nga 81 shtëpi botuese dhe 388 autorë, duke e bërë një projekt unikal në llojin e tij, në të gjithë Amerikën e Veriut.

Anxhela Paparizo, drejtore për Artin dhe Kulturën në bordin drejtues të organizatës, tha se ky festival libri është më tepër se një paradë e letrave shqipe në një vend të huaj.

“Ky është një shans për të zhvilluar më tej letërsinë shqipe në komunitetin shqiptar në Amerikën e Veriut dhe për të mbajtur gjallë dashurinë për gjuhën tonë të bukur shqipe”, u shpreh Paparizo.

Ajo falënderoi më tej gazetarin Enkel Demi, fitues i çmimit të Panairit të librit në Tiranë, për këtë vit për praninë dhe përkrahjen e Festivalit të Librit Shqip në Toronto.

Alternativa Shqiptaro-Kanadeze ka besim se Festivali i Librit Shqip në Kanada do t’i rezistojë kohës dhe nisma e sotme do të kthehet në traditë duke synuar që ky aktivitet të vazhdojë të mbahet për çdo vit me qëllim që të tërheqë vëmendjen e të gjithë komunitetit shqiptar jo vetëm në Toronto e Kanada por në tërë Amerikën e Veriut e më gjerë./atsh/KultPlus.com

The post Festivali i Librit Shqip, promovohet letërsia shqipe në Toronto të Kanadasë appeared first on KultPlus.

Çmimi “22 Nëntori” këtë vit u nda për profesorët Avzi Mustava dhe Afrim Osmani

22 November 2024 at 16:41

Profesorët Avzi Mustafa dhe Afrim Osmani morën çmimin shtetërorë 22 nëntori për vitin 2024.

Ky çmim ndahet si mirënjohje për njerëzit nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, që kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes pjesëtarëve të shoqërive, kulturave dhe feve të ndryshme në vend.

Çmimi iu nda në Kuvend, ndërsa vendimi u soll nga ana e Bordit për ndarjen e çmimit shtetërorë “22 nëntori”.

The post Çmimi “22 Nëntori” këtë vit u nda për profesorët Avzi Mustava dhe Afrim Osmani appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Të bëjmë përpjekje për të ruajtur gjuhën dhe identitetin tonë kulturor

22 November 2024 at 16:15

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mbajti fjalim në akademinë solemne “Ditët e Alfabetit” të organizuar nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITKSHSH).

Mexhiti tha se “gjuha është përcaktori themelor i tërësisë shqiptare që kalon kufijtë politikë e territorialë dhe që sot homogjenizon kombin shqiptar në tërësi”.

“Që një komb të jetojë ose të mbijetojë, është e nevojshme kodifikimi ose sistemimi i kujtesës kolektive në një formë të organizuar ose, më thjesht, në prova të shkruara që i mbijetojnë kohës. Dhe që këto dëshmi të ruhen, të organizohen në mendime, letërsi, art, koncepte politike e të ngjashme, duhet të ketë një element homogjenizues të organizuar të identitetit kombëtar, e ajo është gjuha. Një gjuhë pa alfabet nuk ka asnjë mënyrë shprehjeje, nuk ka zë, sikur nuk ekziston”, theksoi Mexhiti.

Ai gjithashtu tha se është detyrë e intelektualëve, politikanëve dhe studiuesve të bëjnë përpjekje për të ruajtur gjuhën dhe identitetin kulturor.

“Në këtë kontekst, politikat gjuhësore të institucioneve kanë një rëndësi pothuajse ekzistenciale për mbrojtjen dhe edukimin e identitetit gjuhësor të një grupi etnik, prandaj dua të deklaroj publikisht para jush se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e vendosur të ndërtojë të tilla politika institucionale që do të respektojnë dhe vlerësojnë dallimet gjuhësore dhe do t’i trajtojnë ato si pasuri dhe vlera të shtuara për shoqërinë. Për ta dëshmuar këtë, ne do të mbështesim dhe stimulojmë ngjarje kulturore-artistike, projekte shkencore dhe akademike, të cilat do të ushqejnë diversitetin tonë si një cilësi të çmuar për të cilën jemi të gjithë krenarë”, tha Mexhiti.

Në aktivitetin e sotëm morën pjesë ministra, deputetë, përfaqësues nga ambasadat e SHBA-së, vendeve të BE-së, Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të rajonit.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Alfabetit Shqip, sot në Qeveri është mbajtur akademia zyrtare, ndërsa në Kuvend është ndarë çmimi shtetëror “22 Nëntori”.

The post Mexhiti: Të bëjmë përpjekje për të ruajtur gjuhën dhe identitetin tonë kulturor appeared first on Telegrafi.

Ali Ahmeti uron 22 Nëntorin: Deri dje e avanconim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

22 November 2024 at 14:52

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët për 22 nëntorin, Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe. Ahmeti shkruan se “deri dje është punuar që të avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, ndërsa sot punojnë për ta mbrojtur atë që është arritur”.

“Për mua sot është dita e gjuhës shqipe, jo vetëm e dita e alfabetit të gjuhës sonë të shenjtë dhe e kongresit të Manastirit. Gjuhën tonë të lashtë duhet ta kultivojmë dhe ta promovojmë, të bëhemi bashkë dhe të vihemi në ballë të përpjekjeve për ta mbrojtë nga sulmet e përditshme. Deri dje punonim që ta avansojmë përdorimin e gjuhës tonë, ndërsa sot jemi vënë në pozitë për ta mbrojtur atë që e kemi arrirë”.

“Çështja kombëtare, gjuha, flamuri, bashkimi e integrimi, kërkojnë përkushtim nga burra e gra idealistë e misionarë! Unë sot jam në Zvicër, pranë mërgimtarëve tanë, të shënojmë bashkë festat e nëntorit shqiptar dhe të vihemi edhe një herë bashkë në ballë të proceseve kombëtare, për ta mbrojtë atë që e kemi arrirë bashkë dhe për të ecur përpara. Urime 22 nëntorin, ditën e afabetit të gjuhës shqipe!”, ka shkruar Ali Ahmeti./Telegrafi/

The post Ali Ahmeti uron 22 Nëntorin: Deri dje e avanconim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.

Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor

22 November 2024 at 10:36

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur akademi solemne me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip. Në këtë akademi i pranishëm ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se dituria duhet të jetë valuta më e fuqishme, ndërsa bëri thirrje për punë të përbashkët në të ardhmen.

Ai tha se 22 Nëntori i vitit 1908 kujton ditën kur intelektualët shqiptarë sollën vendim për të ardhmen e gjuhës shqipe.

“Ky vendim nuk ishte vetëm gjuhësor; ishte një akt i krijimit të një të ardhmeje dhe një pikë referimi kulturore. Ne jetojmë në një kohë të diversifikimit të fortë të diversiteteve. Komuniteti shqiptar është pjesë e kësaj tabloje mozaiku. Detyrimi ynë i përbashkët është të vazhdojmë ndërtimin e një shoqërie në të cilën çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike apo gjuhësore, do të ndihet i barabartë dhe do të ketë mundësinë të kontribuojë për të mirën e përbashkët”.

“Në këtë frymë, Dita e Alfabetit Shqip është një kujtim sesi shkrim-leximi dhe edukimi mund të jenë ura lidhëse mes njerëzve. Jo temat që na ndajnë, jo kërkesat politike të individëve që shumë vite më parë fshiheshin pas njerëzve që vidhnin. Një fokus i qartë në prioritetet, në nevojat reale për arsim, ekonomi dhe progres na ndihmon të kapërcejmë dallimet, të ndajmë vlerat tona dhe të ndërtojmë një komunitet më të fortë e më të bashkuar”.

“Do ta përdor sot edhe për të folur për dy vlerat bazë që formësojnë çdo shoqëri – shkrim-leximin dhe arsimimin. Ato janë baza e zhvillimit tonë individual dhe kolektiv, mjetet që na lejojnë të arrijmë qëllimet tona dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, tha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor appeared first on Telegrafi.

❌
❌