Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Elton Ilirjani nuk përmbahet: Më joshin burrat shqiptarë, kanë atë shikimin që ‘do të shqyej’…

By: Ela
18 July 2025 at 15:29

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Kraja. Moderatorja i ka bërë disa pyetje ‘pikante’ modelit, i cili si gjithmonë ka qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me përgjigjet e tij. Pjesë nga intervista: Ti ke folur shumë për meshkujt shqiptarë, si të duken këtë verë? […]

The post Elton Ilirjani nuk përmbahet: Më joshin burrat shqiptarë, kanë atë shikimin që ‘do të shqyej’… appeared first on BoldNews.al.

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

By: gaze tare
17 July 2025 at 21:07

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani ka folur me sinqeritet për ndjenjat e tij lidhur me historinë e ndihmës që i dha këngëtares Parashqevi Simaku, duke pranuar se gjithë kjo vëmendje ka ndikuar edhe në perceptimin e publikut për figurën e tij.

Në një intervistë gjatë pushimeve në jug të vendit për emisionin “Pushime on Top”, Ilirjani u shpreh se pavarësisht krenarisë për Parashqevinë, ka ndjerë një lloj “xhelozie”, pasi publiku e lidh tashmë vetëm me këtë rast dhe jo me pjesën tjetër të karrierës së tij.

Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim. Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj. Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.

The post Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën appeared first on iconstyle.al.

Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën!

By: M C
17 July 2025 at 21:55

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani u vlerësua nga publiku për ndihmën që i dha këngëtares Parashqevi Simaku në ditët më të vështira të saj. Shqiptarët ndoqën me interes në fund të vitit të kaluar rastin e këngëtares që vitet e fundit i kishte kaluar në një stacion metroje në New York, ndërkohë që biznesmeni shqiptar ishte ndër ata që e ndihmuar t’i kthehej normalitetit.

Por kjo histori duket se e ka lodhur disi Ilirjanin, pasi sikurse thotë, shqiptarët e pyesin vetëm për Parashqevinë. Në një intervistë për “Pushime on Top”, teksa po pushon në jug në vendit, Ilirjani tha se ‘ndihet pak xheloz’.

“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim.

Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj.

Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.

The post Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën! appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku këndon live për herë të parë pas 20 vitesh (Video)

3 April 2025 at 15:24

Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku tashmë prej disa muajsh e rikthyer nga jeta në rrugë në një apartament komod, nuk harron as të këndojë.

Ajo një javë më parë ka publikuar edhe projetin e saj muzikor ndërsa pak orë më parë Elton Ilirjani ka publikuar disa video ku shihet që Parashqevia këndon këngët shqiptare sikurse dy dekada më parë.

Në një nga InstaStoryt e biznesmenit shqiptar Parashqevia dëgjohet të këndojë këngën “Ky Marak” në ditëlindjen e fotografit të mirënjohur shqiptar në Amerikë, Fadil Berishës.

Eltoni krahas video shkruan për Parashqevinë: Krenare për ty “Mama”, Nëna ime është me e mirë se e jotja.

The post Parashqevi Simaku këndon live për herë të parë pas 20 vitesh (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Parashqevi Simaku sjell videoklipin e këngës “Dashuria” të vitit 2006, nga albumi “Echoes From Iliria”

22 March 2025 at 21:45

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka sjellë për publikun videoklipin e këngës së saj “Dashuria”, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën muzikore.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj “Echoes From Iliria”, i publikuar në vitin 2006, dhe vjen me një mesazh të fuqishëm artistik e emocional.

Teksti i këngës “Dashuria” është i bazuar në poezinë e shkrimtarit të njohur Andon Zako Çajupi, duke i dhënë asaj një dimension të veçantë artistik.

Foto: Screenshot/YouTube

Muzika është krijuar nga një bashkëpunim mes Robert Nolfe, Parashqevi Simaku dhe Dileo, ndërsa producent i projektit ishte ish-bashkëshorti i këngëtares, Robert Nolfe.

Ky videoklip vjen pas një periudhe të vështirë për Parashqevinë, e cila kaloi vështirësi të mëdha financiare dhe u gjend në një situatë të pasigurt si e pastrehë.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, rikthimi i saj është bërë i mundur edhe falë ndihmës së Elton Ilirjanit, i cili e mbështeti atë në momentet e saj më të vështira dhe e ndihmoi të rikthehej në muzikë.

Publiku e ka pritur me shumë emocion këtë rikthim të Parashqevi Simakut, një prej zërave më të veçantë të muzikës shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Dashamirësit e saj kanë komentuar me entuziazëm në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për rikthimin e saj pas një mungese të gjatë.

Megjithatë, ka pasur edhe keqkuptime lidhur me këngën “Dashuria”, pasi disa ndjekës nuk ishin në dijeni se kënga është realizuar fillimisht në vitin 2006 dhe jo një krijim i ri.

Pavarësisht gjithçkaje, ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e këngëtares dhe përbën një dëshmi të forcës dhe pasionit të saj për muzikën. Publiku vazhdon ta mbështesë dhe ta presë me padurim çdo projekt të ri nga ajo. /Telegrafi/

The post Parashqevi Simaku sjell videoklipin e këngës “Dashuria” të vitit 2006, nga albumi “Echoes From Iliria” appeared first on Telegrafi.

Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë dollar – e bënë vetëm për klikime

20 March 2025 at 18:28

Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili i ka qëndruar pranë këngëtares legjendare Parashqevi Simaku në muajt e fundit të rehabilitimit të saj, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Ai zbuloi se shumë biznesmenë të njohur shqiptarë, të cilët fillimisht ofruan ndihmë financiare për artisten, nuk e mbajtën premtimin e tyre.

Ilirjani theksoi se përveç Kadri Morinës dhe atyre që kontribuuan përmes platformës GoFundMe, askush tjetër nuk e ndihmoi vërtet Simakun. Ai shprehu zhgënjimin e tij për ata që, sipas tij, përdorën këtë çështje vetëm për vëmendje mediatike.

“Përveç Z. Kadri Morina, askush tjetër nuk e ka ndihmuar ose atyre që kanë dhënë në GoFundMe. Askush përveç meje dhe Elvirës. Kanë qenë thjesht për të marrë klikime, për të dalë në media si disa biznesmenë të tjerë, asnjë dollar. Madje edhe drejtues organizatash shqiptare në New York, na morën, na përdorën, kënduan, kërcyen, na çuan në restorante dhe nuk na dhanë asnjë dollar”, deklaroi Ilirjani.

Parashqevi Simaku tronditi opinionin publik në dhjetor të vitit të kaluar, kur u bë e ditur se ajo ishte duke jetuar në rrugë, e pastrehë, në SHBA.

Gjendja e saj e rënduar u dokumentua nga një emision amerikan, duke nxitur një valë reagimesh dhe mbështetjeje nga diaspora dhe shqiptarët kudo në botë.

Pavarësisht premtimeve të shumta, duket se ndihma reale për Simakun ka ardhur vetëm nga një grup i vogël njerëzish, të cilët e kanë mbështetur atë pa bujë mediatike. /Telegrafi/

The post Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë dollar – e bënë vetëm për klikime appeared first on Telegrafi.

Sipas Elton Ilirjanit, kjo është arsyeja se përse Parashqevi Simaku dështoi në SHBA

By: gaze tare
19 March 2025 at 23:52

Elton Ilirjani ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ku foli në lidhje me historinë e Parashqevi Simakut. Ikona e muzikës shqiptare shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ëndërr të madhe për Hollivudin, por atje dështoi. Ilirjani tregon arsyen pse.

“Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Hollivud, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollivud”, tha ai.

Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.

“Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

Por jo të gjitha gjërat që Ilirjani di për Simakun thuhen.

“Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”, u shpreh ai./tvklan.al

The post Sipas Elton Ilirjanit, kjo është arsyeja se përse Parashqevi Simaku dështoi në SHBA appeared first on iconstyle.al.

“Përndiqej nga Sigurimi i Shtetit”/Elton Ilirjani zbulon të fshehtat e Parashqevisë

By: gaze tare
19 March 2025 at 23:42

Elton Ilirjani zbuloi në emisionin “Opinion” të pathënat e historisë së Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet pas shumë vitesh në SHBA. Ai tregoi se ka pasur shumë persona që kanë tentuar ta godasin atë për t’i shkatërruar karrierën.

Po ashtu, ai tha se ka pasur edhe ka pasur pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit që e kanë ndjekur për shkak të fiksimit seksual ndaj saj.

Elton Ilirjani: Kur lançoi albumin “Equos From Illyria” me një label të rëndësishëm amerikan filloi goditja sërish nga këta persona që po e përndiqnin që nga Shqipëria për t’i shkatërruar karrierën. Arsyet janë të shumta. E para njëherë është xhelozia. E dyta sapo kishte filluar në Shqipëri tutorizmi i vajzave të bukura ku ajo nuk zgjodhi që të ishte pjesë. Ku filluan dëshirat për t’i treguar vajzat e bukura për t’i sjellë në një treg të etur seksualisht, ku ajo nuk pranoi. Tjetra ishte dhe fiksimi që mund të kenë pasur njerëz me pushtet të asaj kohe sidomos të Sigurimit ku ajo nuk i njihte fare.

Blendi Fevziu: Kishin fiksim seksual?

Elton Ilirjani: Po

Blendi Fevziu: Ndaj saj?

Elton Ilirjani: Ndaj saj.

Blendi Fevziu: Dhe e kanë përndjekur?

Elton Ilirjani: Dhe e kanë përndjekur. Patjetër kanë pasur disa persona që pas viteve ’90 u rikthyen sërish në pozicionet që kishin dhe ishin përsëri pjesë e Sigurimit të Shtetit të cilët e përndiqnin dhe udhëtonin në SHBA. Ajo nuk i njihte fare./Tvklan

The post “Përndiqej nga Sigurimi i Shtetit”/Elton Ilirjani zbulon të fshehtat e Parashqevisë appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut, surpriza që ka përgatitur për publikun

By: M C
10 March 2025 at 21:41

Biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se artistja Parashqevi Simaku po i rikthehet muzikës. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muziikor, Mar G Rock.

Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt, Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip.

“Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!”, shkruan biznesmeni.

The post FOTO/ Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut, surpriza që ka përgatitur për publikun appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, së shpejti do të nxjerrë videoklipin e saj

10 March 2025 at 20:09

Shërimi dhe rehabilitimi i Parashqevi Simakut po sjellin efekte pozitive edhe në karrierën e saj. Biznesmeni  Elton Ilirjani i cili ka raporte të afërta  me artisten, ka njoftuar se ajo po i rikthehet muzikës. Përmes  disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të  Simakut, e ripërpunuar nga një producent muziikor, Mar G […]

The post Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, së shpejti do të nxjerrë videoklipin e saj appeared first on BoldNews.al.

Pas daljes nga spitali, Elton Ilirjani jep lajmin e mirë për Parashqevi Simakun

By: gaze tare
25 February 2025 at 12:12

Elton Ilirjani ka ndarë një lajm të mirë për artisten Parashqevi Simaku. Përmes një InstaStory, ai ka treguar se Simaku tashmë po menaxhon 100% llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Parashqevi Simaku kontrollon dhe menaxhon 100% Instagramin e saj!”-shkruan ai, duke na treguar se artistja është rikuperuar, e se po ndjek online çdo gjë që thuhet për të.

Rikujtojmë se Parashqevia qëndroi për tre javë në psikiatri, aty ku mori veten pas traumave të shumta që kaloi përgjatë viteve në Amerikë.

The post Pas daljes nga spitali, Elton Ilirjani jep lajmin e mirë për Parashqevi Simakun appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Parashqevi Simaku del nga spitali psikatrik, këngëtarja shfaqet e transformuar

6 February 2025 at 08:35

Artistja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali psikiatrik në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte e shtruar prej më shumë se 1 muaji. Lajmin e ka bërë me dije biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka shpërndarë disa pamje të këngëtares në rrjetet sociale dhe shkruan “Ia dolëm” dhe […]

The post FOTO/ Parashqevi Simaku del nga spitali psikatrik, këngëtarja shfaqet e transformuar appeared first on BoldNews.al.

Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Parashqevi Simaku do të lërë spitalin!

By: gaze tare
1 February 2025 at 10:35

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit.

Artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re, u shpreh Ilirjani.
“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

Ilirjani kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pasi të mbyllë kurimin në spitalin psikiatrik të New York-ut.
“I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse”.
Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.

Nga gjithë kjo situatë e vështirë, biznesmeni dhe modeli shqiptar pohon se ka nisur konsumin e cigares.

“Për ta çdramatizuar situatën, kërkoj dhe unë ndihmë, të lë cigaren që kam një javë që e kam nisur. E di që të dëmton shëndetin, lëkurën, karrierën time. E kam përjetuar shumë këtë situatë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.

Teksa thotë se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore, Ilirjani shpreson se Simaku do të jetë në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë gjatë Javës së Modës në Neë York.
Top Channel

The post Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Parashqevi Simaku do të lërë spitalin! appeared first on iconstyle.al.

Celibashi i Zi i jep miratimin Elton Ilirjanit të votojë në 11 Maj

29 January 2025 at 16:45

Biznesmeni homoseksual, Elton Ilirjani, i cili qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është regjistruar për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në vendin tonë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Elton Ilirjani përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar emal-in që i ka shkuar nga Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve i drejtuar […]

The post Celibashi i Zi i jep miratimin Elton Ilirjanit të votojë në 11 Maj appeared first on BoldNews.al.

Parashqevia e shtruar në spital, Elton Ilirjani paralajmëron infermieret shqiptare

By: gaze tare
23 January 2025 at 17:22

Elton Ilirjani ka zbuluar detaje mbi gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku. Ai është shprehur se e ka takuar atë në spital dhe gjendja është shumë më mirë.

Por Ilirjani ka treguar se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar atë në spital, me dashamirësi por pa lejen e familjarëve, duke u bërë thirrje që kjo të mos ndodhë më.

“Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë dhe çdo gjë do të jetë më mirë kur të lerë spital, por në krahasim me ditën e parë kur u paraqit në spital ajo është shumë më mirë. Për arsye që janë të kuptueshme, unë nuk kam ndarë me ju vendndodhjen e saj sepse familja ka zgjedhur që kjo është konfidenciale. Ajo më tha se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar… më tha se ishin shumë pozitive dhe kishin dëshirë për ta ndihmuar, por kur fola me familjarët e saj të ngushtë ata nuk i aprovojnë këto vizita, për të ruajtur privatësinë e saj.

U bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët sepse është një shkelje e privatësisë së pacientit. E përsëris që Parashqevia më tha se takimi ishte dashamirës, por familjarët nuk i pranojnë. Nëse doni ta takoni duhet të kërkoni leje nga familjarët, djalit të saj, vëllait, nipit dhe mbesës. Në rast të kundërt do të marrim masa, dhe nuk do doja të kishim përplasje ligjore. Nuk do doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Këto janë çështje me shumë zarar dhe mund t’ju kushtojnë shumë. Ta mbyllim me diçka pozitive, Parashqevia po bëhet mirë dhe kam besim që për pak javë mund t’i kthehet jetës në shtëpi dhe gradualisht të rehabilitohet. Gradualisht aty do më lindë dhe mua puna që bashkë me të të bëjmë një art të jashtëzakonshëm bashkë”, u shpreh Ilirjani.

The post Parashqevia e shtruar në spital, Elton Ilirjani paralajmëron infermieret shqiptare appeared first on iconstyle.al.

Dy infermiere shqiptare takojnë Parashqevi Simakun në psikiatri/ Elton Ilirjani: Mos shkoni më, shkelët privatësinë!

23 January 2025 at 09:25

Artistja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku prej rreth dy javësh ndodhet e shtruara në një spital psikiatrik në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjendja e saj duket se u rëndua pas takimit pas shumë vitesh me djalin e saj. Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili i ofroi mbështetje dhe strehim, ka zbuluar së […]

The post Dy infermiere shqiptare takojnë Parashqevi Simakun në psikiatri/ Elton Ilirjani: Mos shkoni më, shkelët privatësinë! appeared first on BoldNews.al.

Kush është ish-missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevi Simakut?

By: V K
20 January 2025 at 09:53

Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Top Story”, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me këngëtaren e njohur Parashqevinë, duke përmendur gjithashtu një ish-miss shqiptar.

Ky detaj ka ngjallur spekulime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, duke bërë që publiku të pyesë se për kë bëhet fjalë.

Sipas Ilirjanit, Parashqevia e ka përmendur këtë miss në një moment vetmie, duke thënë se ndjehej si e kërcënuar.

“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh Ilirjani.

Ish-bashkëshorti i Parashqevisë, Robert Nolfe, i cili gjithashtu ishte pjesë e intervistës, mbështeti deklaratat e Ilirjanit. Ai theksoi se njerëzit që e rrethonin Parashqevinë, shpesh kërkonin të përfitonin prej saj dhe se suksesi i saj kishte ngjallur xhelozi dhe konflikte.

“Ajo ç`ka pashë unë, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptarë, ata prisnim të fitonin diçka, donin t’i prishnin reputacionin. Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj”, tha Roberti.

The post Kush është ish-missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevi Simakut? appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku në psikiatri/ U zhduk kur kolegët tentuan ta shtrojnë për mjekim, biznesmeni zbardh detajet

18 January 2025 at 11:01

Biznesmeni Elton Ilirjani, përmes disa postimeve në Instastory, ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku, ndodhet në spital psikiatrik. Ai ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital, pasi situata filloi të dilte jashtë kontrollit.

Ndër të tjera ai zbulon se Parashqevi Simaku nuk pranon që të marrë mjekim dhe se një seancë gjyqësore nesër, do të jetë vendimtare për fatin e saj. Duket se situata e këngëtares së famshme është rënduar mjaftueshëm në fillim të vitit, çfarë edhe ka sjellë nevojën urgjente që ajo të shtrohet në një spital. Të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se ato ditë, Parashqevia ka folur fjalë pa kuptim, duke nxjerrë në pah frikën e saj. Kriza e saj është bërë e pamundur të menaxhohet nga njerëzit që i qëndronin pranë, duke kërkuar ndërhyrjen e stafit shëndetësor. Ndonëse ajo është e kthjellët, sa për t’i njohur njerëzit, vijon të refuzojë mjekimin.

Nga ana tjetër, është djali i saj, Luke, që ka tentuar ta bindi për të marrë mjekim, por edhe ish-bashkëshorti. Të dy janë përfshirë tashmë në këtë çështje, duke zgjedhur që t’i qëndrojnë pranë, ndonëse këngëtarja ende refuzon. Nga Eltoni dhe një grup personash që i qëndrojnë pranë është siguruar edhe një avokat për ta përfaqësuar në Gjykatë. Vetë këngëtarja ka kërkuar që të largohet nga qendra spitalore ku është. Në fakt, ky është një skenar i riparë për Parashqevinë. Rreth 2 vite më parë, shqiptarë, por edhe kolegë të saj, e kishin gjetur në një nga rrugët e New York dhe i kishin gjetur shtëpi dhe qendër shëndetësore.

Megjithatë, ashtu si artistët kanë folur ‘off record”, Parashqevia ishte larguar të nesërmen, duke refuzuar që të çohet në qendrën shëndetësore. Në bisedën e tyre për “Panorama”, ata shprehen se një pjesë e komunitetit shqiptar në SHBA, kanë menduar që ta marrin gjithsesi dhe ta çojnë në qendrën shëndetësore, që madje edhe ishte paguar prej tyre. Por nuk kanë mundur ta realizojnë një gjë të tillë, pasi një gjë e tillë do të quhej rrëmbim. Një përsëritje të një skenari të tillë e ka paralajmëruar edhe Elton Ilirjani mbrëmjen e së enjtes.

“Ka dy rrugë dhe në gjendjen që ajo është nuk është lajm i mirë. Shanset janë të mirë që Parashqevia të marrë mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i Nju Njorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket”,-u shpreh biznesmeni në video.

Deklarata e Ilirjanit: Refuzon mjekimin, mund të përfundojë sërish në rrugë

“Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe. Parashqevia ishte si një meteor.

Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi Simakut nuk zgjidhet me para, sepse, nëse do të ishte ashtu, do e zgjedhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt. Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin.

Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj. Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë. Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira. E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë. Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situata të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën.

Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka. Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. Ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit. Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim. Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim.

The post Parashqevi Simaku në psikiatri/ U zhduk kur kolegët tentuan ta shtrojnë për mjekim, biznesmeni zbardh detajet appeared first on Sot News | Lajme.

Parashqevi Simaku shtrohet në një spital psikiatrie në New York, Elton Ilirjani: Nuk mbahet më në shtëpi, kërkon…

16 January 2025 at 21:53

Biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ndodhet prej dy javësh në një spital psikiatrik në New York.

Ilirjani, i cili i ka qëndruar pranë këngëtares në momentet më të vështira, shprehet se trajtimi është një hap i rëndësishëm për shëndetin e saj mendor, edhe pse është një situatë tepër e trishtë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Ilirjani tha: “Parashqevi Simaku ka dy javë që është shtuar në një pavion psikiatrik në New York. Për mua ka qenë një nga momentet më të vështira, por çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe kurim.”

Ilirjani ka treguar më parë se i ka ofruar këngëtares mbështetje, strehim dhe ndihmë për t’u ribashkuar me djalin dhe ish-bashkëshortin. Ai thekson rëndësinë e trajtimit për të përballuar sfidat e shëndetit mendor dhe shpreson që Simaku të përmirësohet gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto 2 javë? Nesër ajo bën dy javë që është shtuar në një spital psikiatrik në New York. Ka dy javë që është në një pavion psikiatrik të një spitali të New York-ut. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një nga momentet më të vështira por e kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe për kurim. Nuk mbahet më në shtëpi. Flet përçart, kërkon gjëra të cilat nuk ia plotësoj dot“, tha Ilirjani.

The post Parashqevi Simaku shtrohet në një spital psikiatrie në New York, Elton Ilirjani: Nuk mbahet më në shtëpi, kërkon… appeared first on Sot News | Lajme.

“Parashqevia nuk është mirë…”/ Shokon me deklaratën e tij biznesmeni i njohur

7 January 2025 at 10:53

Elton Ilirjani ka shpërndarë më shumë detaje për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke, si dhe për premtimin që ai i bëri nënës së tij pas largimit. Gjatë një interviste Ilirjani tregoi momentin e lamtumirës, ku Parashqevi i kërkoi Luke të merrte përgjegjësinë për menaxhimin e karrierës së saj.

Ai gjithashtu theksoi se ndarja mes Parashqevisë dhe Luke ishte një moment shumë emocional, që ndihmoi të hapeshin plagë të thella nga e kaluara e dhimbshme. Ilirjani vazhdoi duke përshkruar gjendjen emocionale të Parashqevisë, e cila është ende nën ndikimin e një ngarkese emocionale të madhe.

“Nuk mund të them se ajo është e sëmurë, por nuk është mirë emocionalisht… Ajo po përballet me dhimbje dhe ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Ka një skuadër që e mbështet, përfshirë psikologë, dhe ne po mundohemi ta bindim që të marrë një kontroll të mëtejshëm,” tha Ilirjani.

The post “Parashqevia nuk është mirë…”/ Shokon me deklaratën e tij biznesmeni i njohur appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌