Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mos prisni ditën e fundit! Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta

By: gaze tare
7 July 2025 at 09:37

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e-Albania janë hapur sot për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026. Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bën me dije se regjistrimet do të vijojnë deri më 31 gusht për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.

Si bëhet regjistrimi në klasën e parë

Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga Njësia vendore, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Dokumenti i kujdestarisë ligjore (vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore).

Hapat e procedurës

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë”; Klikoni butonin “Përdor”; Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”; Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës; Shkolla regjistron nxënësin kur është kryer procedura dhe është ngarkuar dokumentacioni i nevojshëm sipas kriteve të përcaktuara; Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit; Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Si bëhet regjistrimi në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar

Nxënësit regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar. Zona e gjimnazit dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i IA-së. Pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit.

Shkollat e arsimit të mesëm të orientuar pranojnë nxënës edhe nga Bashkitë e tjera, të cilat nuk kanë shkolla të arsimit të mesëm të orientuar. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës); Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive)).

Hapat e procedurës

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar”; Klikoni butonin “Përdor” dhe plotësoni formularin elektronik; Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla bën procedurën për trajtimin e kërkesës; Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditëve nga momenti i dërgimit të aplikimit; Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit për të dyja rastet

10 ditë

Kostot

Pa pagesë

The post Mos prisni ditën e fundit! Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta appeared first on iconstyle.al.

Italia vendos targa për monopatinat, Shqipëria ende pa një ligj teksa rriten aksidentet

3 July 2025 at 20:49

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Itali, ka nxjerrë një dekret të ri që parashikon vendosjen e targave identifikuese për monopatinat elektrike, sipas përcaktimeve të Kodit të ri Rrugor. Lajmi raportohet nga agjencia Ansa. Targa, e krijuar në formë një stike plastik që nuk hiqet, do të jetë personale dhe nuk do të lidhet me mjetin, […]

The post Italia vendos targa për monopatinat, Shqipëria ende pa një ligj teksa rriten aksidentet appeared first on BoldNews.al.

Rritje e regjistrimeve të mjeteve në Shqipëri për 5-mujorin

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti janë regjistruar gjithsej 38,028 mjete në Shqipëri, nga të cilat 81,2% janë autovetura, duke shënuar një rritje prej 102% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), flota e mjeteve po rinovohet me ritme të shpejta, ku 6,786 mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite të përdorura, janë regjistruar vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, që përbën një rritje prej 64% krahasuar me periudhën janar-maj 2023.

Nga aspekti i origjinës së mjeteve të regjistruara, listën e kryesojnë: Republika e Koresë me 20,4%; Italia me 16,1%; Gjermania me 15.9%; Zvicra me 9.1%;
SHBA me 7.8%; Kina me 7.3%.

Në këtë 5-mujor janë regjistruar gjithashtu 3,137 çregjistrime të përhershme, duke shënuar një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve, si të rinj ashtu edhe të regjistruar, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrollin periodik të mjeteve të tyre dhe përpara importit të automjeteve të reja, të bëjnë verifikimin e kategorisë mjedisore për të garantuar përputhshmërinë me standardet./a.gj/j.p/

1 nga 4

The post Rritje e regjistrimeve të mjeteve në Shqipëri për 5-mujorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më shumë mjete të regjistruara, dominon importi nga Koreja e Jugut

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Gjatë periudhës janar-prill 2025, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 29250 mjete, sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Prej tyre, 81.6% përbëhen nga autovetura, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, regjistrimet janë rritur me plot 104%.

Në raportin zyrtar theksohet se flota shqiptare po rinovohet ndjeshëm, me 4726 mjete të gjeneratës së fundit (0-3 vjet të vjetra) të regjistruara vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, një rritje prej 62% krahasuar me janar-prill 2023.

Sa i përket origjinës së mjeteve të importuara, Republika e Koresë kryeson me 29.3% të totalit, e ndjekur nga Gjermania me 16.5%, Italia me 15.2%, Zvicra me 8%, Kina me 7% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.8%.

Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe janë kryer 2541 çregjistrime të përhershme, duke shënuar një rritje prej 12% në krahasim me vitin 2024, një tregues se shumë automjete të vjetra po nxirren përfundimisht nga qarkullimi.

Ky trend i rritjes së regjistrimeve dhe rinovimit të flotës është një sinjal pozitiv për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes mjedisore në vend. /j.p/

1 nga 5

The post Më shumë mjete të regjistruara, dominon importi nga Koreja e Jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji 20/2020 për pronësinë! Avokati: Ja si duhet vepruar për të regjistruar objektet e vjetra pa tituj pronësie dhe…

25 April 2025 at 08:51

Në një intervistë avokati Erald Aga ka dhënë sqarime të rëndësishme mbi mënyrën se si qytetarët mund të regjistrojnë ndërtimet e tyre të vjetra të ndërtuara para datës 10 gusht 1991, që ende nuk kanë tituj pronësie. Sipas tij, Ligji nr. 20/2020 parashikon që këto ndërtesa të regjistrohen në emër të ndërtuesit, së bashku me truallin përkatës, për sa kohë sipërfaqja është më pak se 300 m² dhe prona nuk ndodhet në zona të ndaluara si repartet ushtarake, plazhet apo institucionet shtetërore.

Avokati theksoi se edhe pse ligji i ngarkon institucionet si ASHK për të përfunduar procesin brenda gjashtë muajsh, kjo nuk ka ndodhur ende. Ai nënvizoi se ndonëse ligji parashikon që qytetarët nuk kanë pse të bëjnë kërkesa, në praktikë ASHK i detyron ata të sjellin dokumente si harta të korrigjuara dhe deklarata nga fqinjët. Për të shmangur vonesat, avokati këshillon qytetarët që të marrin iniciativën vetë dhe të bëjnë kërkesë për pronat që kanë përpara vitit 1991. Për ndërtimet e reja, duhet të ndiqet procesi i legalizimit pasi të përfundojë regjistrimi i pjesës së vjetër. Ky ligj shihet si një hap pozitiv për zgjidhjen e kaosit pronësor, por zbatimi i tij vijon të hasë pengesa në terren.

Avokati Erald Aga: Po flasim për ndërtesat e vjetra, përpara 10 gushtit 1991, janë shtëpitë e vjetra, janë objekte pa titull pronësie. Ky ligj 2020/20 ka parashikuar të regjistrohen. Kjo pronë do të duhet të kalojë në emër të pronarit që e ka ndërtuar, edhe trualli i kalon automatikisht ndërtimit. Trualli kalon në emër të pronarit të banesës, kur janë më pak se 300 metra katrorë. Kur pronari ka ndërtuar edhe diçka tjetër në demokraci, fillimisht legalizohet ndërtimi i vjetër dhe më pas pjesa e re e ndërtuar. Oborri duhet të mos jetë pronë shtetërore, siç janë repartet ushtarake, plazhet, institucione etj. ASHK duhet të mbaronte procesin për 6 muaj, por nuk ka mbaruar punë ende. Nuk ka nevojë të bëjë kërkesë qytetari, por e bën ASHK mbi bazë të hartave ose e bën me kërkesë të qytetarëve. Ky ligj duket i mirë, por e ka ngarkuar ASHK që të bëjë gjendjen faktike dhe juridike të pronave. ASHK ju thotë qytetarëve që duhet të sjellësh ti hartën e korrigjuar, duhet të marrësh ti deklarata nga fqinjët. ASHK ndryshe ka kompetenca në ligj e ndryshe vepron. Kush ka prona përpara vitit 1991, të bëjë kërkesë. Nëse kanë prona shtesë, do veprojnë kështu me pronën e vjetër dhe më pas për ndërtimin e ri, duhet që të ndjekin procesin e legalizimit.

The post Ligji 20/2020 për pronësinë! Avokati: Ja si duhet vepruar për të regjistruar objektet e vjetra pa tituj pronësie dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Mafia e ndërtimeve në Mykonos/ Çfarë fshihet pas vrasjes së Ndocit dhe audio-regjistrimi i zhdukur

30 March 2025 at 17:22

Një investigim i gazetarit grek Vangelis Triantis në median “Datajournalist” ka hedhur dritë mbi mafien e ndërtimeve në ishullin grek Mykonos dhe lidhjen me vrasjen në burgun e Koridhalos të shqiptarit 35-vjeçar Alfons Ndoci, më 26 qershor 2024. Një dokument i “nxehtë” audio në lidhje me të ashtuquajturën mafia e ndërtimit në Mykonos ka 1 […]

The post Mafia e ndërtimeve në Mykonos/ Çfarë fshihet pas vrasjes së Ndocit dhe audio-regjistrimi i zhdukur appeared first on BoldNews.al.

DIVA 2024, Malaj ndan video-udhëzues për subjektet deklaruese

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ i cili ka realizuar të ardhura bruto mbi 1,2 milionë lekë në vitin 2024, nga të gjitha burimet, duhet të plotësojë deklaratën vjetore të të ardhurave personale (DIVA) brenda datës 31 mars të këtij viti.

Ministri i Financave Petrit Malaj, ndau në rrjete sociale video-udhëzuesin mbi mënyrën e  plotësimit të deklaratës vjetore.

“Deklarimi i taksave për herë të parë mund të duket i vështirë. Për të gjithë subjektet deklarues të DIVA-s, Administrata Tatimore vë në dispozicion video-udhëzuesit, që tregojnë hapat si veprohet”, shkroi Malaj.

Subjektet deklarues të DIVA-s, duhet të verifikojnë në kohë reale nëse janë ose jo subjekt deklarimi për DIVA 2024 në linkun: https://shorturl.at/9XLS9

(Për informacion më të detajuar rreth shërbimit Tax Test mund të klikojnë:  https://shorturl.at/IgHza)

Ata që regjistrohen për herë të parë për të plotësuar DIVA 2024 duhet të klikojnë në linkun: https://shorturl.at/Xq6iT

Për të plotësuar DIVA 2024 klikohet në linkun: https://shorturl.at/pylwO


/r.e/ /a.f/

The post DIVA 2024, Malaj ndan video-udhëzues për subjektet deklaruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Çerek milion zgjedhës nga diaspora”, Balla falënderon shqiptarët që u regjistruan

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Pak minuta pas mbylljes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla falënderoi të gjithë shqiptarët që u regjistruan për të votuar me postë.

“Çerek milioni zgjedhës nga diaspora. Mirënjohje të gjithë atyre që u regjistruan të marrin pjesë në këto zgjedhje historike”, shkroi Balla pak minuta pas mesnatës së 4 marsit, kur përfundoi afati për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit si votues nga jashtë.

Pas mbylljes së procesit të regjistrimit vijon përpunimi i kërkesave dhe këtë mëngjes janë mbi 232 mijë zgjedhës të regjistruar.

Nga 11 janari kur u hap procesi online kanë kërkuar të regjistrohen 294 155 zgjedhës.

KQZ njofton se ende janë në shqyrtim 20 mijë kërkesa, nga mbi 42 mijë refuzime.

Interesi i bashkatdhetarëve për këtë proces ka qenë mbresëlënës si nga shifrat ashtu dhe shtrirja gjeografike e vendeve nga erdhën kërkesat prej shqiptarëve anë e mbanë globit.

/a.f/r.e/

The post “Çerek milion zgjedhës nga diaspora”, Balla falënderon shqiptarët që u regjistruan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi sot regjistrimin e subjekteve zgjedhore si koalicione për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet-Adriatik Lapaj” me 3 parti përbërëse: Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB); Partia “Nisma Thurje” (Nisma); Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare” (LDPSH) dhe regjistrimin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” me 2 parti përbërëse: Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar’(LZHK); “Partia Djathtas 1912” (Djathtas 1912).

Gjithashtu Celibashi vendosi regjistrimin e  koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 26 parti përbërëse: “Partia Demokratike” (PD ose PDSH); “Partia e Lirisë” (PL); “Partia Republikane Shqiptare” (PR); “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut” (PBDNJ); “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë” (P.A.A);  “Partia Kombëtare Konservatore Albania” (PKKA);  “Partia Emigracioni Shqiptar” (P.E.SH); Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare” (AAK);        Partia “Aleanca Europiane Ekologjike” (AEE); Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar” (PPAK); “Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim” (P.L.D.N); Partia Lëvizja e Legalitetit” (PLL); “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar” (PBD); “Partia Ora e Shqipërisë” (P.O.SH);  Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare” (L.D.K); “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë” (PKD);  Partia “Fryma e Re Demokratike” (FRD); Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD);  Partia Balli Kombëtar Shqiptar” (P.B.K); Partia “Balli Kombëtar Demokrat” (PBKD); “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” (PBPPSH); “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë” (PEISH);  Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” (P.R.V.SH);    Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” (A.M.I.E);  Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”P.D.I.U).

Tashmë me mbylljen e regjistrimit të koalicioneve, sipas afateve të KQZ, më 12 mars përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve. /k.s/

The post KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vota e diasporës, Gjonaj thirrje për regjistrim: Këtë herë jemi faktor në Shqipëri

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Teksa edhe pak orë kanë mbetur për regjistrimin e shqiptarëve në diasporë për t’u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj bën apelin e tij për regjistrimin e sa më shumë votuesve nga jashtë, pasi tashmë diaspora me të drejtën e votës është një faktor në politikën shqiptare.

Gjonaj shprehet se diaspora është Shqipëria dhe se vota është zëri i shqiptarëve në diasporë.

Ai u kërkon shtetasve shqiptarë që të përdorin zërin për Shqipërinë.

“Thirrja e fundit: 12 orët e fundit për t’u regjistruar

Regjistrohu këtu:

https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/

Diaspora është Shqipëria. Vota juaj është zëri juaj. Përdorni zërin tuaj për Shqipërinë tonë! Mos u ankoni, Por votoni”, është mesazhi i Mark Gjonaj.

Zyrtarisht procesi i regjistrimit të Diasporës përfundon mbrëmjen e 4 marsit, në orën 24:00, teksa aktorët politikë në Tiranë po diskutojnë zgjatjen e afatit me disa ditë për ata të cilët kanë pasur parregullsi në regjistrime dhe u duhet të riaplikojnë.

Në një intervistë televizive Gjonaj tha se, “në 2021 votimi i fundit që ka qenë, ka qenë 1,6 mln votues, po nuk del sa janë nga diaspora. Këtë herë diaspora do të ketë peshën e saj, 15-20 për qind në bazë të votuesve”.

“Diaspora është faktor njëherë e përgjithmonë në politikë e të ardhmen e Shqipërisë. Nuk është dëgjuar zëri më përpara sot ka për tu ndier, jemi baza e votuesve, jemi numër”, tha ai.

Gjonaj thotë se në përpjekjet e tyre për votën e diasporës kërkesa ka qenë për pjesëmarrje dhe se kurrë nuk janë interesuar për anën politike.

“Kërkesa jonë ka qenë gjithmonë e drejta e diasporës të marrë pjesë në votime. Kurrë nuk jemi interesuar as për anën e politikës e as të kandidatëve. Unë nuk jam kandidat, kam luftuar për të drejtën e atyre që ligji ka lejuar, Kushtetuta e ka dhënë me të drejtë për të marrë pjesë në votime. Ne nuk kemi kandidat, as nuk jemi dhënë as ndaj ndonjë partie”, tha ai.

Kreu i KKD sqaroi edhe numrin e saktë të shqiptarëve të SHBA-së dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë proces.

“Matjet janë 1 milion shqiptarë në Amerikë, por duhet ta dini se janë prej gjithë trojeve, shqiptarë prej Shqipërie, prej Kosove, Malit të Zi, Maqedonisë, por shqiptarë janë. Mos të harrojmë se gjithmonë paraqitja ka qenë Shqipëri e vogël. Diaspora gjithnjë ka qenë numëruar tek 30-50 mijë, deri në 100 mijë. Në këtë moment që flasim janë regjistruar mbase 224 mijë prej diaspore që kanë marrë pjesë në votime, prej tyre 22 mijë janë prej Amerike”, vijon ai.

Megjithatë për Gjonajn, ata që nuk janë regjistruar janë siç i quan ai shqiptarë “Made in China”, që nuk e gjejnë përgjegjësinë atdhetare për të votuar.

“Ne mund ti themi shqiptarë “Made in China”, që kanë vetëm emrin por jo me vepër, ata janë që thonë nuk duam të marrim pjesë në votime. Është detyrim atdhetar, por nuk e ndjejnë obligimin sa të ndihemi atdhetar. E ka për detyrë të marrë pjesë me dëshirë, ta njohin këtë të drejtë që e ka. Brenda 24 orëve që kanë mbetur shumë njerëz do të regjistrohen dhe do të shohim rritje të votuesve që të marrin pjesë”, u shpreh Gjonaj.

/r.e//a.f/

The post Vota e diasporës, Gjonaj thirrje për regjistrim: Këtë herë jemi faktor në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi jep detaje për regjistrimin e vendbanimit të shtetasve shqiptarë në diasporë

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bëri sot thirrje shtetasve shqiptarë që duan të regjistrohen për të votuar nga jashtë që nëse banojnë në adresën e një personi që nuk kanë lidhje familjare, përsëri mund të përdorin dokumentin provues të adresës së këtij personi, por në këtë rast duhet të ngarkojnë në PER edhe një deklaratë të këtij personi që konfirmon faktin që banojnë me të.

“Nëse ju banoni në adresën e një personi që nuk keni lidhje familjare, përsëri mund të përdorni dokumentin provues të adresës së këtij personi me të cilin nuk keni lidhje familjare por ndani adresën me të, por në këtë rast duhet të ngarkoni në PER edhe një deklaratë të këtij personi që konfirmon faktin që ju banoni me të”, u shpreh Celibashi.

Ai ftoi shtesasit shqiptarë që të rezervojnë telefonatë me KQZ-në duke zgjedhur orarin në linkun: www.kqz.gov.al/rezervo2

Të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë mund të aplikojnë dhe riaplikojnë
në PER deri më 4 mars.

/r.e/

The post Celibashi jep detaje për regjistrimin e vendbanimit të shtetasve shqiptarë në diasporë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

28 February 2025 at 22:09

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.

“Mirëmbrëma, sapo u kalua 200.000 zgjedhës bashkatdhetarë nga jashtë të konfirmuar nga KQZ për zgjedhjet e 11 Majit. Mirënjohje të gjithëve dhe vazhdoni regjistrimet edhe në katër ditët e mbetura www.kqz.gov.al”, deklaron Balla në rrjetet sociale.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, kishte deklaruar se priste një pjesëmarrje të tillë nga bashkatdhetarët në një ndërhyrje live nga Ankona, në emisionin “Opinion” në TV Klan më 16 janar të këtij viti.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se sa mendonte PS që do të ishte numri i emigrantëve që do të votonin, Balla iu përgjigj: “Në vlerësimin tim do të shkojë përtej 200 mijë numri i të regjistruarve.”

Në rolin e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Balla udhëton çdo javë mes shqiptarëve nëpër botë duke u shpjeguar si të votojnë e duke u kërkuar votën për Partinë Socialiste, që sipas tij është e vetmja ofertë politike serioze sot në Shqipëri, e ku opozita nuk ka çfarë të ofrojë, ndërsa partitë e reja janë të “skaduara”.

/r.e/

The post Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistrimi në PER, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, asistencë nga punonjësit e KQZ-së

27 February 2025 at 22:40

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi sot zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), se mund të riaplikojnë pa kufizim në numër deri në datën 4 mars.

Përmes një videomesazhi informues, Celibashi këshillon që përpara se të riaplikojnë, të kontaktojnë me KQZ-në për t’i asistuar një punonjës i këtij institucioni gjatë procesit të riaplikimit.

“Për këtë qëllim ata mund të rezervojnë një telefonatë me KQZ-në nëpërmjet këtij linku: www.kqz.gov.al/rezervo2”, bëri të ditur Celibashi.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në datën 4 mars.

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 239 992 shtetas shqiptarë.

/m.m/r.e/

The post Regjistrimi në PER, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, asistencë nga punonjësit e KQZ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, KQZ: 239 992 kërkesa për regjistrim, 195 387 të miratuara

27 February 2025 at 19:54

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 239 992 shtetas shqiptarë.

Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri sot në orën 19:22, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 4 mars.

Sipas të dhënave të KQZ-së janë miratuar 195 387 kërkesa dhe janë refuzuar 99 625 të tilla.

Gjithashtu janë bërë 298 249 kërkesa për regjistrim gjithsej, janë shqyrtuar 295 012 kërkesa dhe 3 186 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga Italia me 119 003, e ndjekur nga Greqia me 84 993, Gjermania me 30 777 si dhe nga SHBA me 19 678 e Britania e Madhe 17 044.

Sa i takon qarqeve, numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga qarku i Tiranës me 59 165, e ndjekur nga Fieri me 39 965 si dhe nga Elbasani me 32 662.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në datën 4 mars.

/m.m/r.e/

The post Votimi nga jashtë, KQZ: 239 992 kërkesa për regjistrim, 195 387 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Afat i kufizuar: 523 mijë shqiptarë jashtë vendit me dokument të skaduar, 5 ditë kohë për regjistrim në KQZ

27 February 2025 at 13:06

Kuvendi miratoi të enjten (76 vota pro, asnjë kundër) në seancë parlamentare aktin normativ të dakordësuar paraprakisht mes partive për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportave dhe kartës së identitetit deri më 31 maj 2025, për shtetasit me vendbanim jashtë vendit me qëllimin e vetëm, atë të votimit në zgjedhjet e afërme parlamentare.

Numri i zgjedhësve me vendbanim jashtë vendit me dokumente të skaduara nuk është i vogël referuar relacionit shoqërues të Aktit normativ.

Rreth 523,283 shtetas shqiptarë kanë dokumente të cilat skadojnë para zgjedhjeve. Me miratimin e Aktit normativ, afati i regjistrimit për këta shtetas në platformën e KQZ, që jetojnë jashtë, është gjithashtu në kufijtë e limitit: Deri më 4 mars.  

Kuvendi

Në fillim të seancës, që zgjati disa orë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se afati duhet të shtyhet edhe për zgjedhësit (me dokumente te skaduara) në Shqipëri ndërsa propozoi që të shtyhet me 10 ditë data për regjistrimin e diasporës.   

Ne foto: Sali Berisha ne Kuvend

“Aktet që paraqiten këtu janë gjysmake dhe hipokrite. Sepse në qoftë se bëjmë fjalë se 800 mijë shqiptarë i kanë të skaduar dokumentet dhe miratojmë aktin për t’u mundësuar votimin duke u lënë vetëm 5 ditë afat, ky është akt qesharak që do damkosë këtë mazhorancë me një damkë tjetër të zezë dhe të merituar. Në qoftë se miratojmë këtë akt sot, atëherë të paktën të shtyjmë me 10 ditë, të bëjmë 15 ditë mundësinë e votimit të tyre. Së dyti, ju propozoni këtu një akt që i diskriminon shqiptarët. Në qoftë se e zgjatni afatin për shqiptarët që janë jashtë, duhet të zgjatet edhe për ata që janë edhe brenda. Nuk mund të ketë dy standarde…”, tha Berisha.

Ne foto: Deputeti i PS, Damian Gjiknuri Foto LSA

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, kundërshtoi propozimin e Berishës për shtetasit shqiptar që jetojnë brenda vendit.

“Nuk ka asnjë shtetas shqiptar, që nuk e ka mundësinë që të aplikojë sot dhe të mos e marrë letërnjoftimin për 10 ditë se nuk ka as fluks…”, tha Gjiknuri   

Paraprakisht partitë kryesore politike kishin rënë dakord që të shtohet një dispozitë kalimtare, që zgjat vlefshmërinë e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit me vendbanim jashtë vendit deri më 31 maj 2025, për një qëllim të vetëm: të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit

Të dhënat

Aktualisht janë 435 690 shtetas me të drejtë vote, të cilët disponojnë dokument letërnjoftim elektronik, me vlefshmëri deri në datën 15 maj 2025;

209 931 shtetas me të drejtë vote, të cilët disponojnë letërnjoftim dhe pasaportë biometrike, me vlefshmëri deri në datën 15 maj 2025.

Ky akt normativ është cilësuar nga propozuesit si një masë e përkohshme që ka për qëllim të mundësojë pjesëmarrjen e plotë në votim të shtetasve shqiptarë jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet

Çdo zgjedhës ka të drejtën e vetëm një vote për zgjedhjen e një subjekti zgjedhor

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, 237,510 zgjedhës me vendbanim jashtë kanë bërë kërkesë për regjistrim, 191,932 zgjedhësve u është miratuar kërkesa ndërsa 40 mijë të tjerëve u është refuzuar

The post Afat i kufizuar: 523 mijë shqiptarë jashtë vendit me dokument të skaduar, 5 ditë kohë për regjistrim në KQZ appeared first on Faktoje.al.

Balla: Priten 230 mijë regjistrime nga jashtë deri në mbylljen e afatit, dëshirë e madhe për të votuar

27 February 2025 at 11:33

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot se, janë pothuajse 195 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë të regjistruar në KQZ deri tani dhe pritet që deri ditën e martë të shkohet tek 230 mijë.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj, Balla u shpreh se, “dy aktet normative kanë ardhur si një kërkesë krejtësisht normale e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë territorit.

Ndërsa në 11 janar filloi procesi i aplikimit për t’u regjistruar si votues nga jashtë, disa qindra e më pas mijëra bashkatdhetarë rezultonin që nuk kishin mundësinë për të rinovuar dokumentet e tyre të identifikimit brenda afatit.

Balla theksoi se me një dakordësi të të gjithë palëve, qeveria ka sjellë sot këto dy akte normative, të cilat shtoi ai, “janë akte që u mundësojnë bashkatdhetarëve tanë kudo që janë të vazhdojnë të regjistrohen në shumicë deri në datën 4 mars për të votuar dhe ata”.

Balla i shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që janë regjistruar.

“Janë pothuajse 195 mijë të konfirmuar deri tani dhe pritet që deri ditën e martë të shkohet tek 230 mijë. Një shifër përtej të gjitha pritshmërivë të skeptikëve por që tregon dëshirën e madhe të bashkatdhetarëve tanë që të bashkohen me ne në vizionin Shqipëria 2030 në një shumicë si asnjëherë tjetër. E për t’i mundësuar këtij Kuvendi e padyshim kësaj mazhorance, që ndërsa të mblidhemi në 9 shtator në fillimin e legjislaturës të re të kemi mundësi që të çojmë përpara reformat të cilat do ta mundësojnë Shqipërinë tonë që brenda vitit 2027 ne të mbyllim negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Balla.

“Ne kemi shumë nevojë të dashur bashkatdhetarë që të kemi një shumicë të cilësuar në Kuvendin e ardhshëm, pa qenë e nevojshme që të rrimë t’i lutemi atyre që kushtëzojnë votën siç kushtëzuan votën e tyre edhe për të rregulluar disa afate”, tha Balla.

Sa i përket rrugës evropiane të Shqipërisë, Balla tha se, “rruga jonë evropiane është tanimë në drejtimin e duhur. PS angazhohet para popullit shqiptar që të mbyllë procesin e negociatave deri në vitin 2027. Gjatë vitit 2028 të përmbyllim ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Dhe brenda këtij mandati të ri që fillojmë në 11 maj ne ta mbyllim përfundimisht procesin e anëtarësimit për ta parë Shqipërinë mes vendeve të tjera anëtare te BE-së”.

Më tej, Balla renditi disa nga arritjet e qeverisë socialiste në transformimin e Shqipërisë me shkolla e spitale të reja.

“Shqipëria përparon. E mbaj mend kur latë pushtetin me 3 milion turistë bashkë me motrat e vëllezërit tanë të Kosovës. Të qëllonin me automatik s’mund të bëje plazh në 2013. Ndërkohë sot Shqipëria është destinacioni më i sigurt jo vetëm në Ballkan por dhe në Europë. Lërini këto. Është një barsoletë. Vazhdoni fërkoni gjoksin se e dini çfarë ju pret.” përfundoi fjalën e tij Balla në parlament. /j.p/

The post Balla: Priten 230 mijë regjistrime nga jashtë deri në mbylljen e afatit, dëshirë e madhe për të votuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e fundit e regjistrimit të diasporës, Balla: Bëhuni pjesë e vizionit tonë evropian

26 February 2025 at 19:07

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i ka bërë thirrje sot votuesve jashtë Shqipërisë që të regjistrohen në ditët e fundit që kanë mbetur nga përmbyllja e procesit.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi të kënaqshme shifrën e shqiptarëve që jetojnë jashtë, të cilët kanë shprehur interes për të votuar.

“Numrat deri më tani janë shumë të mirë, përtej të gjitha pritshmërive, por kemi kohë, janë të paktën përveç ditës së sotme, edhe 6 ditë të tjera që mund të shfrytëzohen prej jush për t’u regjistruar si votues nga jashtë.”

Në mesazhin e tij Balla e vë theksin te disa gabime që bëhen më së shumti gjatë regjistrimit dhe që shkaktojnë refuzimin e kërkesës.

”Këtu kam një kopje të një karte identiteti italiane për të vendosur adresën e qëndrimit në Itali. Aplikimi nuk do të kishte asnjë problem dhe do të miratohej nëse do të vendosnit faqen mbrapa, ku ndodhet adresa e personit dhe natyrshëm edhe emri. Por bashkatdhetarët tanë vendosin faqen e parë, ku në të vërtetë është emri dhe fotografia juaj, por në faqen e parë të kartës së identitetit italiane nuk ndodhet adresa. Prandaj, ju lutem, juve që ju është refuzuar aplikimi, mjafton të rivendosni vetëm faqen e mbrapme të kartës së identitetit italiane. Për të gjithë të tjerët, kryesisht çështja e adresës mbetet një prej arsyeve kryesore të refuzimit. Mos harroni asnjëherë që adresa e dokumentit që vendosni, që mund të jetë një faturë furnizimi me energji elektrike, furnizimi me ujë të pijshëm, furnizimi me internet, gaz apo gjithçka tjetër, duhet të korrespondojë me adresën që vendosni në fund të aplikimit, që është edhe adresa në të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ju dërgojë me postë fletën e votimit”, tha Balla.

Balla u kujtoi edhe një herë votuesve nga jashtë se mund të votojnë me pasaportë ose kartë identiteti që u ka skaduar afati.

Ai falënderoi të gjithë ata që janë regjistruar, por bëri thirrje që të vazhdojë regjistrimi në këtë javë që ka mbetur.

“Prandaj, të dashur motra dhe vëllezër, edhe 6 ditët që kanë mbetur, përveç ditës së sotme, duhen përdorur  maksimalisht prej jush për t’u regjistruar si votues nga jashtë. Është një moment historik për Shqipërinë tonë të përbashkët, ndërsa përgatitemi për që mandatin tonë të ri që fillojmë së bashku më 11 maj. Ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian dhe një pjesë e madhe prej jush që ndërkohë  jetoni si anëtarë të Bashkimit Evropian në vendet përkatëse, keni mundësinë e artë që të bëheni pjesë e vizionit tonë për Shqipërinë 2030, duke votuar dhe mbështetur Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Mos harroni, vendosni faqen e duhur të dokumentit dhe kështu do të regjistroheni”, përmbyllet mesazhi i drejtuesit politik të PS për Diasporën, Taulant Balla drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë.

/k.s/r.e/

The post Java e fundit e regjistrimit të diasporës, Balla: Bëhuni pjesë e vizionit tonë evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Sot, afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit

25 February 2025 at 11:48

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se sot është afati i fundit që kanë partitë politike për depozitimin e kërkesave për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Celibashi bëri të ditur se, partitë politike dhe komitetet nismëtare që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit duhet të depozitojnë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, jo më vonë se data 25 shkurt 2025.

Dje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën publike regjistrimin si subjekt zgjedhor të 15 partive politike, ndërsa sot pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e 25 partive të tjera.

Deri tani në zgjedhje janë regjistruar:

  1. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;
  2. Partia “Nisma Thurje”;
  3. Partia Lëvizja Bashkë;
  4. Partia “Mundësia”;
  5. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”;
  6. “Partia Lëvizja e Legalitetit”;
  7. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”;
  8. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
  9. “Partia Demokratike”;
  10. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
  11. Partia “Balli Kombëtar Demokrat”;
  12. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”;
  13. “Partia Balli Kombëtar”;
  14. “Partia e Lirisë”;
  15. “Partia Socialiste e Shqipërisë” /j.p/

The post Celibashi: Sot, afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, KQZ: 224 520 kërkesa për regjistrim, 179 779 të miratuara

24 February 2025 at 21:35

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 224 520 shtetas shqiptarë.

Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 20:54 të 24 shkurtit, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 4 mars.

Sipas të dhënave të KQZ-së janë miratuar 179 779 kërkesa dhe janë refuzuar 39 372 të tilla.

Gjithashtu janë bërë 278 421 kërkesa për regjistrim gjithsej, janë shqyrtuar 273 003 kërkesa, janë refuzuar 93 223 dhe 5 367 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 110 014, e ndjekur nga Greqia me 79 619, Gjermania me 29 138 si dhe nga SHBA me 18 542 e Britania e Madhe 15 995.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 54 834, më pas vijnë qarqet: Fier me 36 731 kërkesa, Elbasan me 30 633, Durrës me 29 837, Korçë me 24 670 etj.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 163 810 kërkesa, ndërsa femrat janë 114 611.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

/r.e/

The post Votimi nga jashtë, KQZ: 224 520 kërkesa për regjistrim, 179 779 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Regjistrohen 26 parti, Basha e Alibeaj ende pa kërkesë

By: Re Nato
23 February 2025 at 11:33

Njëzet e gjashtë parti politike janë regjistruar deri më tani, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Krahas 3 partive kryesore PS, PD dhe PL, janë regjistruar dhe 23 parti të tjera të vogla.

Teksa kanë mbetur dy ditë nga  nga afati i regjistrimit të partive, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj ende nuk kanë paraqitur kërkesë në KQZ.

Numri i partive që kanë depozituar kërkesa për regjistrim deri tani:

  1. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
  2. Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
  3. Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
  4. Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
  5. Mundësia (Mundësia)
  6. Partia Kristian Demokrate (PKD)
  7. Nisma Thurje (Nisma)
  8. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
  9. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
  10. Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
  11. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
  12. Partia e Lirisë (PL)
  13. Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
  14. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
  15. Lëvizja Bashkë (Bashkë)
  16. Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
  17. Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
  18. Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
  19. Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
  20. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
  21. Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
  22. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
  23. Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
  24. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
  25. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
  26. Partia Lëvizja Atdheu (LA)
❌
❌