Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë

By: user 8
4 June 2025 at 17:54

Holanda do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi qeveria aktuale është rrëzuar pas tërheqjes së mbështetjes nga partia e ekstremit të djathtë, PVV. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri në detyrë, Dick Schoof, i cili njoftoi se një datë për zgjedhjet do të caktohet së shpejti.

Sipas Schoof, në parlament ekziston një mbështetje e gjerë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se qeveria teknike do të vazhdojë funksionimin deri në formimin e një qeverie të re, proces i cili në Holandë zakonisht kërkon muaj të tërë për shkak të fragmentarizimit politik.

Kriza politike u shkaktua nga vendimi i liderit të së djathtës ekstreme, Geert Wilders, për të tërhequr partinë e tij PVV nga koalicioni qeverisës. Wilders akuzoi qeverinë se po vononte zbatimin e një politike të ashpër kundër emigracionit – një premtim kryesor i PVV-së pas fitores në zgjedhjet e vitit 2023.

Tërheqja e PVV-së do të sjellë edhe largimin e ministrave të saj nga qeveria. Ndërkohë, Schoof ka bërë të ditur se do të qëndrojë si kryeministër në detyrë deri në krijimin e një kabineti të ri dhe e ka quajtur vendimin e Wilders “të papërgjegjshëm”.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen jo më herët se tetori i këtij viti.

The post Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë appeared first on Lapsi.al.

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD, Berisha

31 May 2025 at 13:08

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni me të ishte për zgjedhjet e 11 majit.

Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, është pyetur nëse ka një krisje me Ilir Metën pasi ky i fundit po mendon që në zgjedhjet lokale të hyjë me siglën e Partisë së Lirisë.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. Për PD-ASHM ai është një i burgosur politik. Pastaj për zgjedhje të tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjen e vetë. Kjo aleancë ishte për këto zgjedhje”, tha Berisha.

The post Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD, Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Rama tha se nuk ka nevojë për askënd/ Tom Doshi: Pa ne nuk e bën dot mazhorancën!

7 May 2025 at 21:02

Tom Doshi, ka zhvilluar një miting në Vaun e Dejës, ku ka vazhduar akuzat drejt Benet Becit, të cilit i është drejtuar me fjalët se ka qenë ai që e solli në krye të Bashkisë së Shkodrës. Ai e ka konsideruar Benet Becin si një hajdut dhe se i bën presione qytetarëve për të mos […]

The post Rama tha se nuk ka nevojë për askënd/ Tom Doshi: Pa ne nuk e bën dot mazhorancën! appeared first on BoldNews.al.

Deputetja e VV-së: Letra e Kurtit nuk është dorëzim para LDK-së

By: Mirgen
6 May 2025 at 09:51

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka komentuar ftesën e Kurtit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes të cilës i kërkohet koalicion. Kryeziu në një intervistë për RTV21 ka thënë se kjo letër nuk është dorëzim i LVV-së para LDK-së, por tentim për të gjetur një zgjidhje. ‘’Unë nuk besoj se letra e kryeministrit në […]

The post Deputetja e VV-së: Letra e Kurtit nuk është dorëzim para LDK-së appeared first on BoldNews.al.

Muhaxheri: Kurti do ta ketë përgjigjen meritore – nuk e kemi diskutuar ende në kryesi ftesën për koalicion

5 May 2025 at 14:39

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas situatës së krijuar në Kuvend, ka vendosur të bëjë një hap të ri.

Kurti i është drejtuar me një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për ti kërkuar që të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lidhur me këtë nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri u shpreh për Telegrafin se nuk e kanë diskutuar ende në kryesi.

“Nuk e kemi diskutuar ende, jam në pritje të ftesës për takim të kryesisë”, tha Muhaxheri.

I pari i Pejës ndërkaq gjatë ditës për “Radio1” ka thënë se letra nuk është serioze dhe se Kurti do ta ketë përgjigjen e merituar.

“Nuk është e shkruar në mënyrë serioze, shihet… Do të ketë një përgjigje meritore me qetësi. Për letrën janë mbledhur Grupi parlamentar. Mblidhet edhe kryesia e LDK-së, normal dhe si e tillë do ta ketë përgjigjen e merituar”, deklaroi Muhaxheri. /Telegrafi/

The post Muhaxheri: Kurti do ta ketë përgjigjen meritore – nuk e kemi diskutuar ende në kryesi ftesën për koalicion appeared first on Telegrafi.

GJERMANI – Kristiandemokratët miratojnë marrëveshjen e koalicionit me SPD-në

28 April 2025 at 18:40

BERLIN, 28 prill /ATSH-DPA/- Unioni Kristiandemokrat i Gjermanisë (CDU) miratoi sot një marrëveshje koalicioni me Socialdemokratët (SPD), duke hapur rrugën drejt formimit të qeverisë së ardhshme.

Shumica e delegatëve votuan në favor të marrëveshjes prej 144 faqesh, të titulluar “Përgjegjësia për Gjermaninë”.

Blloku konservator, i cili përfshin edhe partinë simotër bavareze të CDU-së, Unionin Kristiansocial (CSU), ranë dakord për një marrëveshje për të formuar qeverinë e ardhshme gjermane, në fillim të këtij muaji.

Meqenëse CSU tashmë e ka miratuar marrëveshjen, të gjithë sytë do të jenë te SPD-ja e qendrës së majtë, 358 000 anëtarët e së cilës kanë kohë deri të martën në mbrëmje për të votuar për marrëveshjen.

Nëse marrëveshja miratohet, Merz do të zgjidhet kancelari i ardhshëm gjerman nga parlamenti, më 6 maj.

Katherina Reiche, një politikane e kthyer në menaxhere, pritet të bëhet ministrja e ardhshme gjermane e Ekonomisë, e përballur me detyrën gjigante të ringjalljes së ekonomisë në vështirësi pas dy viteve të njëpasnjëshme recesioni. //a.i/

The post GJERMANI – Kristiandemokratët miratojnë marrëveshjen e koalicionit me SPD-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Berisha forcë regresive në PD”, Meçe: Dëmi që i ka sjellë koalicionit bashkë me Metën, i pallogaritshëm

By: xhir jeta
22 April 2025 at 13:20

Analisti Arben Meçe, komentoi për ‘News Line’, rezultatet e sondazhit të publikuar një ditë më parë, nga ABC News dhe Angie Ricerche.

Mece tha se pritshmëritë e tij janë që PS edhe në këto zgjedhje të drejtojë e vetme Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.

“Rezultatet janë të tilla, që të gjitha sondazhet janë në sinkron me njëra tjetrën. Nëse ky sondazh nxjerr me 50 % PS, vetë formula e zgjedhjeve e zgjedh PS si një parti që e vetme do drejtojë përsëri Shqipërinë. Nuk ka gjëra që janë të diskutueshme. Do shihni në sondazhet e tjera rënie të ndjeshme të PD dhe ngritje të PS.

Kulmin PD e pati në nisje të fushatës, njerëzit kishin pritshmëri kjo është fushata më e vakët e organizuar deri më sot. Aktiviteti i PS është shumë më dinamik. Shumë nga shqetësimet e qytetarëve nuk janë në sinkron me platformën e PD. Janë pritshmëri që po i bëjmë evidente prej mëse një viti, tashmë po lexohen në shifra.

Berisha është me rënie të madhe, pëlqyeshmëria e Berishës është shumë herë më e vogël se e PD. Është kthyer forca regresive në atë parti. Qeveria në terma reale, e con PS në zgjedhje peblishitare, përsëri me 2/3. Dëmi që i kanë sjellë Berisha e Meta koalicionit është i pallogaritshëm.” – u shpreh Meçe./abcnews.al

Diskutimet për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve në Kosovë, Limaj: S’kemi marrëveshje

By: Oldi
14 April 2025 at 16:08

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha partia e tij është e gatshme të punojë për krijimin e institucioneve, megjithëse theksoi se ende nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike. “Ne do të japim kontributin tonë. Ne presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese. Ne do ta luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre […]

The post Diskutimet për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve në Kosovë, Limaj: S’kemi marrëveshje appeared first on BoldNews.al.

Kancelari Merz siguron marrëveshje koalicioni me SPD/ Në fokus, ringjallja e ekonomisë gjermane

9 April 2025 at 18:19

Konservatorët gjermanë të CDU/CSU, nën udhëheqjen e Friedrich Merz, kanë arritur një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), me synimin për të ringjallur ekonominë e Gjermanisë. Ky koalicion ka ardhur pas disa javësh negociatash dhe është konsideruar si një hap i rëndësishëm në përgjigje të sfidave ekonomike dhe mundësisë së një recesioni global.

Në një konferencë për shtyp, Merz theksoi se koalicioni ka një “plan të fortë” dhe do të dërgojë një “sinjal të qartë” se Gjermania ka një “qeveri të fortë dhe efektive.” Ai përmendi investimet, migrimin dhe sigurinë si disa nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme.

Në lidhje me ekonominë, Merz theksoi nevojën për stimulimin e investimeve përmes ndryshimeve në taksat e korporatave dhe sektori i energjisë. Ai gjithashtu premtoi masa për të nxitur rritjen ekonomike. Sa i përket migracionit, ai e fokusoi politikën në krijimin e një “kursi të ri” që do të përfshinte kontrolle më të rrepta kufitare, shtim të rregullave të azilit dhe riatdhesimin e individëve që kanë hyrë ilegalisht në Gjermani.

The post Kancelari Merz siguron marrëveshje koalicioni me SPD/ Në fokus, ringjallja e ekonomisë gjermane appeared first on Sot News | Lajme.

Konjufca: Qeveria nuk mund të krijohet pa koalicion me opozitën

8 April 2025 at 15:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk beson se formimi i qeverisë së re është i mundur pa përfshirjen e partive opozitare në koalicionin qeverisës. Konjufca tha se Vetëvendosje ka pasur synim që në zgjedhjet e 9 shkurtit të fitonte 500 mijë vota, në mënyrë që të drejtojë e vetme qeverinë e ardhshme. Por, sipas tij, rezultati zgjedhor ka treguar se një gjë e tillë nuk është e mundshme.

“E kemi pasur qëllimin [t’i sigurojmë] 500 mijë vota. Nuk i kemi arritur ato. Tash është një skenar tjetër. Është skenari B”, deklaroi Konjufca.

Konjufca tha se aktualisht ekzistojnë dy skenarë: i pari, votimi i një qeverie deri në zgjedhjen e presidentit të ri; dhe i dyti, votimi i një qeverie të re afatgjatë.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit të ardhshëm. I pyetur për ftesën për takim që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, Konjufca tha se kjo ftesë “është rasti më normal” në një shoqëri demokratike. Një ftesë e tillë nuk u është dërguar partive të tjera opozitare.

Këto komente Konjufca i bëri pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike, një javë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të pranonin një ftesë për takim në rast se ajo do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ismaili tha se në këtë fazë i takon fillimisht partisë së parë që të provojë funksionalizimin e institucioneve të reja. Në rast se ajo dështon, atëherë, sipas tij, Bedri Hamza mund t’i sigurojë votat e nevojshme .

“Ne kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë dhe një besim të madh, me një kandidat si [Bedri Hamza] që arrin ta krijojë një shumicë, nëse ka një paaftësi të partisë së parë për ta formuar qeverinë,” deklaroi Ismaili.

Ndërkohë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se me Vetëvendosjen ekziston një hendek i madh, jo vetëm për shkak të dallimeve politike, por edhe për shkak të mënyrës se si Albin Kurti ka qeverisur vendin në katër vitet e fundit.

E pyetur nëse LDK-ja do ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takim me Kurtin, Kica-Xhelili tha se vendimin për këtë e merr vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Në takim, të pranishëm ishin edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga përfaqësuesit e partive të pakicave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.

Deputetët e zgjedhur paraqiten në Kuvend. Seancën konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Deputetët e zgjedhur bëjnë betimin. Partia e parë propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe gjatë seancës zgjidhen edhe nënkryetarët. Seanca përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, sipas Rregullores së Kuvendit.

Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate tetë vende.

Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, deklaroi ditë më parë se synon që qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, ta votojë gjatë seancës konstituive. Megjithatë, deri më tani, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka njoftuar zyrtarisht se ka takuar partitë politike të pakicave.

Këto takime Kurti i zhvilloi në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re. Pas takimeve me përfaqësuesit e pakicave, ai akuzoi Serbinë se po tenton të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja”. Sa u përket partive më të mëdha, deri më tani Kurti ka dërguar ftesë zyrtare për takim vetëm kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./REL

The post Konjufca: Qeveria nuk mund të krijohet pa koalicion me opozitën appeared first on Sot News | Lajme.

“Agron Shehajt i ofrova Bashkinë e Tiranës”/ Berisha: I kam kërkuar të mos largohet

By: user 6
31 March 2025 at 22:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se Agron Shehajt i është bërë kërkesë që të jetë pjesë e koalicionit nën drejtimin e PD dhe ai e ka refuzuar. Berisha zbuloi se Shehajt i ishte ofruar që të kandidonte për bashkinë e Tiranës si dhe të merrte drejtimin politik të Tiranës gjatë fushatës, gjë që ai nuk e ka pranuar duke bërë zgjedhjen e tij.

“Agron Shehaj u shkëput në mënyrë të pashpjegueshme, por unë jam i mendimit që e drejta e zgjedhjes është e drejta themelore e njeriut. Shehaj mendoi se do ketë një të ardhme në politikë më të mirë jashtë PD, është e drejta e tij.

Atij ju ofrua oferta për koalicion me të vetmin qëllim që asnjë votë e elektoratit tonë të mos i mungojë PD në betejë me Ramën. Ai refuzoi. Pajtohet, në një farë mënyre kontribuon me këtë të keqe, ai merr vota si të dëmtojë frontin opozitar.

Agron Shehajt i janë bërë të gjitha ofertat. I është ofruar a dëshiron të kandidosh për bashkinë Tiranë? Jo tha, dua më shumë. Iu ofrua drejtimi politik i Tiranës gjatë fushatës. Unë respektoj çdo zgjedhje, por për mua vend më të përshtatshëm se këtu ku je nuk ka.

Ai bëri zgjidhjet e tij. I kam thënë mos u largo se vendi yt është këtu. I kam çuar fjalë pasi është krijuar koalicioni: “Urdhëro në koalicion”, sikundër atyre të tjerëve, “Hajdeni të bashkohemi të heqim këtë, pastaj secili të marrë qëndrimet e tij”.

E ka marrë Bylykbashi. I kam kërkuar të lidhet me të, i kam thënë “hajde urdhëro”. Iku me një ide, por ideja e tij nuk mund të ishte kurrë që të dëmtojë PD se ky kod e dëmton”, – tha Berisha. /Euronews Albania

The post “Agron Shehajt i ofrova Bashkinë e Tiranës”/ Berisha: I kam kërkuar të mos largohet appeared first on Lapsi.al.

A do bëjë koalicion me Ramën për hatër të integrimit në BE? Përgjigjet Sali Berisha

By: user 6
31 March 2025 at 22:00

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit. Berisha tha se edhe nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë.

“Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në” – tha Berisha.

I pyetur në lidhje me premtimet e PS-së, të cilat ai i cilëson si kopje të programit të PD-së, se nëse po krijohen kushte për një qeveri të përbashkët PS-PD, Berisha po ashtu e mohoi kategorikisht një koalicion me PS-në.

“Nuk mund të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën, këtë e them me bindjen absolute”, – u shpreh Berisha.

Sa i përket drejtësisë, ai theksoi se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.

“Për një proces ligjor të drejtë civil, vendimin e gjykatës duhet ta marrësh brenda një kohe të pranueshme. Sot, një proces ligjor civil kërkon deri në 15 vjet. Edhe në diktaturën komuniste ka qenë më mirë se sa sot,” – shtoi ai. 

The post A do bëjë koalicion me Ramën për hatër të integrimit në BE? Përgjigjet Sali Berisha appeared first on Lapsi.al.

A do të bëjë koalicion me Ramën për integrimin në BE? Ja si përgjigjet kreu i PD, Sali Berisha

By: Mirgen
31 March 2025 at 21:22

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, Berisha tha se edhe nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë. “Për integrimin e […]

The post A do të bëjë koalicion me Ramën për integrimin në BE? Ja si përgjigjet kreu i PD, Sali Berisha appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Blushi: Vota e pensionistëve shqiptarë për PD, rritje për mirëqenien e tyre

27 March 2025 at 16:35

Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat tha se pensionistët shqiptarë janë më të varfërit e kontinentit. Blushi u shpreh se sot pensionistët shqiptarët janë më të varfër edhe se në vitin 2013 kur erdhi rilindja në pushtet.

Sipas tij tij qeveria i ka borxh në muaj secilit pensionist në qytet mesatarisht 104 euro në muaj dhe në fshat 42 euro. Blushi nënvizoi se vota e pensionistëve me 1 maj do të jetë ndëshkuese për Edi Ramën dhe pë varfërinë që solli në 12 vite.

“Vota më 11 maj për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është gjithashtu votë për miratimin me ligj të pensionit të 13-të.

Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe nesër në qeverisje, prioriteti ynë madhor do të jetë indeksimi i plotë i masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore. Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese. Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.

Vota e pensionistëve shqiptarë për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për rritjen e mirëqenies së tyre!”, tha Blushi.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Blushi: Vota e pensionistëve shqiptarë për PD, rritje për mirëqenien e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Pse nuk u bashkuat në një koalicion me PD-në? Përgjigjet Adriatik Lapaj

By: Oldi
19 March 2025 at 22:25

Në studion e “Opinion” këtë të mërkurë është Adriatik Lapaj, udhëheqësi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Përballë moderatorit të emisionit Blendi Fevziu, ai argumentoi fillimisht se pse nuk iu bashkua koalicionit opozitar “Për Shqipërinë Madhështore”. “Në fakt me këtë filozofi erdhi Rama në 2013-ën, duke bërë koalicion edhe me krimin, duke bërë aleancën e qelbësirave, […]

The post Pse nuk u bashkuat në një koalicion me PD-në? Përgjigjet Adriatik Lapaj appeared first on BoldNews.al.

“Noka tha firmos aty dhe flasim nesër…”/ Jenisheri largohet nga koalicioni i PD: Më gënjyen!

18 March 2025 at 08:13

Kryetari i partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve”, Selami Jenisheri ka deklaruar se është larguar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha. Gjatë një interviste për emisionin “Të Paekspozuarit” ai deklaroi se e kishte mashtruar Flamur Noka, pasi i kishte thënë “firmos” për t’u bërë pjesë e koalicionit dhe se për kushtet […]

The post “Noka tha firmos aty dhe flasim nesër…”/ Jenisheri largohet nga koalicioni i PD: Më gënjyen! appeared first on BoldNews.al.

A po mashtron? Endri Shabani: Dash Sula nuk e ka emrin në listat tona

14 March 2025 at 19:43

Mesnatës e 12 Marsit, në listat e kandidatëve që u depozituan në KQZ-së, tek ato të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” figuronte dhe emri i deputetit të PD-së Dashnor Sula, si kandidat në listën e hapur në Elbasan. Ky fakt u konfirmua një ditë më pas nga ana e Dashor Sulës, i cili përmes një postimi […]

The post A po mashtron? Endri Shabani: Dash Sula nuk e ka emrin në listat tona appeared first on BoldNews.al.

GJERMANI – Nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re

BERLIN, 14 mars /ATSH-AA/ – Bisedimet për koalicionin mes partive të Unionit Kristian (CDU/CSU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD) për formimin e qeverisë së re në Gjermani kanë nisur zyrtarisht.

Siç raporton ‘Der Spiegel’, delegacionet nga Unioni Kristian Demokrat (CDU), Unioni Kristian Social (CSU) dhe SPD-ja dje u takuan në Berlin.

Grupet e punës, secili prej partive i përbërë nga 16 anëtarë, kanë një afat deri më 24 mars për të hartuar një marrëveshje koalicioni.

Priten negociata të ashpra mes palëve edhe për çështjet e emigracionit, buxhetit, taksave dhe mbrojtjes.

Drejtuesit e CDU/CSU-së dhe SPD-së thuhet se kanë vendosur rregulla të rrepta për anëtarët e grupeve të punës për të parandaluar rrjedhjet e informacionit gjatë negociatave.

Raportet përfundimtare të grupeve të punës do t’u paraqiten kryetarëve të partive.

Nëse hartohet një marrëveshje koalicioni, ajo duhet të miratohet nga komisionet përkatëse të tre partive. SPD-ja gjithashtu dëshiron që anëtarët e saj të miratojnë marrëveshjen.  /os/

The post GJERMANI – Nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agron Shehaj: PD më kontaktoi për t’u futur në koalicion 2 orë para mbylljes së afatit

13 March 2025 at 22:45

Kryetari i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj pranoi në emisionin “Opinion” se ishte kontaktuar nga Partia Demokratike, dy orë para mbylljes së afatit për t’u futur në të njëjtin koalicion, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ai deklaroi se pavarësisht nga koha, nuk do të ndryshonte asgjë në vendimin e tij për të mos u bashkuar. […]

The post Agron Shehaj: PD më kontaktoi për t’u futur në koalicion 2 orë para mbylljes së afatit appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Koalicioni i krijuar është një premtim i madh, asnjë shqiptar s’do ta njohë varfërinë ekstreme

By: V K
5 March 2025 at 13:28

Gjatë një deklaratë për media, kreu demokrat Sali Berisha, është shprehur se “koalicioni i krijuar i PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste”.

Berisha: Koalicioni i krijuar i PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste.

Është premtimi më real, më madhështor që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendoj se Shqipëria madhështore është Shqipëria e largët.

Unë jam sot para jush për të garantuar se Shqipëria madhështore do të jetë më afër se kurrë dhe do të jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.

Shqipëria madhështore ka si kusht të gjitha kushteve, që asnjë shqiptar i vetëm, të mos njohë më varfërinë ekstreme.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Koalicioni i krijuar është një premtim i madh, asnjë shqiptar s’do ta njohë varfërinë ekstreme appeared first on Albeu.com.

❌
❌