Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

12 June 2025 at 21:29

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij e ka përjashtuar një koalicion me PDK-në, ndërsa tregoi se me Fatmir Limajn kanë pasur gatishmëri për bashkëpunim.

Sipas Konjufcës, LDK-ja ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim, ndërsa Limaj është i vetmi opsion që ka treguar hapje për marrëveshje.

“LDK-ja na kundërshtoi dy herë. Ne dy letra ia drejtuam Kryeministri Kurti, kurse nga ana e Vetëvendosjes nuk ekziston vullneti jonë për një koalicion me PDK-në. Me kënd ne jemi të vullnetshëm ta bëjmë qeverinë dhe këtë e kemi hasë edhe prej palës tjetër. Në këtë rast po flas për zotin Limaj, për shembull”, tha Konjufca në ATV.

Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit do të zbulojë nëse Kurti ka numrat për të formuar Qeverinë, në të kundërtën i hapet rruga partive të tjera ose zgjedhjeve.

“Nëse zoti Kurti nuk e ka kapacitetin për me ndërtu numrat për Qeverinë, atëherë i vjen radha Bedri Hamzës apo sido që është në diskrecionin e Presidentes për të dhënë mundësinë e dytë. Pas kësaj ezaurohen të gjitha dhe kemi një rrugë të çarë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Konjufca.

The post Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës appeared first on Telegrafi.

Zogaj: S’ka asnjë dyshim se Përparim Rama e mund Glauk Konjufcën në Prishtinë

4 June 2025 at 22:54

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj,  u shpreh i bindur se LDK-ja do të dalë shumë mirë në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe Prishtinën.

Kur u pyet se nëse LVV-ja e kandidon Glauk Konjufcën, Përparim Rama do ta mundë atë.

“Pa asnjë dyshim, me këto punë që janë bërë në Prishtinë, ne jemi të bindur se mandati i dytë i Ramës në Prishtinë… e tregojnë edhe sondazhet që jemi në pozicion shumë të mirë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Zogaj në RTV21.

Ai foli edhe rreth takimit të sotëm të Presidentes Osmani me liderët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, ka një pajtim që në mes të tetorit të mbahen këto zgjedhje.

“12 apo 19 tetor nuk kemi problem me këto data ne jemi duke u përgatitur”, u shpreh Zogaj.

Sa i përket konstituimit të Kuvendit,  deputeti i zgjedhur i LDK-së tha se po t’i kishin 48 deputetë si Lëvizja Vetëvendosje aktualisht, do të ishin duke qeverisur.

Ai kritikoi Vetëvendosjen për mungesë të urave të bashkëpunimit.

“Kjo situatë është rezultat i rrënimit të bashkëpunimit të Vetëvendosjes me partitë tjera…”, tha Zogaj.

“Do me qeverisë gjithmonë i vetëm me arrogancë, sistemi politik në Kosovë kërkon bashkëqeverisje. Po t’i kishte LDK-ja 48 deputetë sot, do t’i kishim qenë duke realizuar qëllime. Me 48 numra ne do t’i kishim krijuar institucionet në dy javët e para, sepse kemi ura bashkëpunimi”, u shpreh Zogaj.

The post Zogaj: S’ka asnjë dyshim se Përparim Rama e mund Glauk Konjufcën në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

“Hapa drejt daljes nga zhbllokimi”, Limaj: Kemi një marrëveshje “gentelmane” me Lëvizjen Vetëvendosje

29 May 2025 at 14:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se ka një “marrëveshje gentelmane” me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai deklaroi se ka alternativa, por që nuk e di nëse do të shfrytëzohen nga subjekti tjetër politik, i drejtuar nga Albin Kurti.

“Kemi pasur një marrëveshje gentelmen, verbale, atë e kam thënë publike. Dhe mbetet, e rëndësishme është që tash ka alternativa që të paktën të bëhet një hap drejt daljes nga zhbllokimi, edhe në këtë drejtim Nisma është e gatshme, këtë marrëveshje gentelmane ta konkretizojë nëse ka nevojë të shkojmë edhe me marrëveshje me shkrim. Por unë të them të drejtën, marrëveshjen gentelmane edhe marrëveshjen me shkrim nuk bëj dallime, unë personalisht. E rëndësishme është që tanimë janë disa mundësi, a do të shfrytëzohen nuk e di”, ka thënë Limaj.

Kreu i Nismës theksoi se dy ditë më parë është takuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Unë jam i gatshëm që të takohem kurdo që kam ftesë jam i gatshëm të takohem me të gjithë… Kemi pirë kafe me Glaukun para dy dite dhe mirë shumë. Kemi biseduar, kemi trajtuar… Zotëri Konjufca është po ashtu…dhe është më se normale të bashkëbisedojmë zhvillimet, shqetësimet, për atë që sot Kosova është dhe është gjëja më normale që të bisedojmë dhe të trajtojmë tema se si të dalim nga kjo situate”, u shpreh ai.Para mediave, Limaj pranoj se ka biseduar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe se ditëve në vijim do të takohen për diskutime me te hollësishme.

Nisma e Fatmir Limajt ka siguruar tre deputet nga zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat nëse bashkohen me ulëset e partive pakice shqiptare i japin Kurtit numrat për formimin e qeverise se re.

E konfirmon Përparim Rama: Unë do të jem sërish kandidat për Prishtinën – Glauku është për filozofi

30 April 2025 at 23:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, konfirmoi se do të kandidojë sërish për të parin e Prishtinës.

A do të jeni sërish kandidat për komunën e Prishtinës, e pyeti Ramën autori i Pressing-ut, Leonard Kërquki?

“Po patjetër që unë”, tha Rama ekskluzivisht në Pressing.

E keni definuar me Lumir Abdixhikun, e pyeti Kërquki?

“Po është e definuar. Unë do të jem kandidat i LDK-së për kryetar të kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Kërquki: Përfolet që kandidat për Prishtinën do të jetë Glauk Konjufca

Rama: Glauk Konjufca është djalë i mirë, por ai nuk ka asnjë eksperiencë në aspektin e menaxhimit të proceseve e projekteve. Njeri nëse don me folë gjëra filozofike kënaqesh, histori, mirëpo me kry projekte madhore më vjen keq por nuk ka kapacitet.

Kërquki: Uran Ismaili ka qenë partner i juaji, dalja e PDK-së nga qeverisja e ka zbeh edhe qeverisjen e juaj.

Rama: Nuk mendoj që e ka zbeh qeverisjen dalja e PDK-së, ne kemi pas bashkëpunim të sinqertë për një periudhë kohore…

The post E konfirmon Përparim Rama: Unë do të jem sërish kandidat për Prishtinën – Glauku është për filozofi appeared first on Telegrafi.

Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

29 April 2025 at 23:19

Ish-deputeti Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka telefonuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për t’i kërkuar votën e vajzës së tij, Marigona Geci, për formimin e Qeverisë Kurti.

Këtë deklaratë Geci e bëri në emisionin Debat Plus. Sipas Gecit, telefonata me Konjufcën ka ndodhur më 14 shkurt, një ditë para seancës së parë konstitive të Kuvendit.

Ai tha se Konjufca e kishte pyetur se çfarë kërkonte në këmbim të votës së Marigonës.

“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK”, ka thënë Geci.

Gjatë komunikimit, Geci tregon se i kishte kërkuar Konjufcës që kryeministri në deytrë Albin Kurti të fshinte një postim të mëhershëm dhe të kërkonte falje publike për të.

“Por unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, ka thënë Geci në Debat Plus.

Postimi në fjalë kishte të bënte me përmendjen e Abedin Rexhës – Sandokanit, ku Kurti kishte shkruar për vrasjen e tij në pyjet e Kllodernicës më 8 tetor 1998.

Mesazhi që Geci i kishte dërguar Konjufcës ishte: “Fillimisht me fshi edhe me kërku falje edhe hajde në od flasim me vllazen”.

Konjufca i ishte përgjigjur menjëherë me një mesazh të shkurtër: “Shumë faleminderit Gani!”.

The post Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër appeared first on Telegrafi.

“Kurti po sillet si Thaçi”, Gani Geci thotë se Konjufca e telefonoi dhe i kërkoi votën e vajzës së tij, Marigonës

29 April 2025 at 21:52

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për ta bindur që vajza e tij, Marigona Geci, të votojë qeverinë Kurti.

Në Debat Plus, Geci tha se Konjufca e kontaktoi një ditë para seancës, dhe i kërkoi të shprehte se çfarë kërkonte në këmbim të votës së vajzës së tij.

Por, sipas Gecit, ai refuzoi çdo formë marrëveshjeje për votën.

Geci ka treguar se kërkesa e tij ka qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre nga familja Geci dhe të kërkonte falje publike.

“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë. Unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK”.

“Por unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, ka thënë Geci në Debat Plus. /Dukagjini/

The post “Kurti po sillet si Thaçi”, Gani Geci thotë se Konjufca e telefonoi dhe i kërkoi votën e vajzës së tij, Marigonës appeared first on Telegrafi.

Thellohet kriza politike në Kosovë, LVV dështon për zgjedhjen e kryeparlamentarit

By: Besnik
25 April 2025 at 10:35

Ka dështuar edhe seanca e gjashtë e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Edhe këtë të premte, Glauk Konjufca rikonfirmoi propozimin për Albulena Haxhiun si kandidaturën e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentares.

Megjithatë, Haxhiu nuk arriti sërish numrin e kërkuar të votave. Për t’u zgjedhur, i duheshin 61 vota, ndërsa mori 57 pro, 47 kundër dhe 3 abstenime.

Në seancë ishin të pranishëm 118 deputetë, të cilët votuan me ngritje dore. Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhet kryetare e Kuvendit as në këtë seancë të gjashtë, e cila u mbyll pa rezultat. Seanca e radhës do të zhvillohet më 27 prill.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Thellohet kriza politike në Kosovë, LVV dështon për zgjedhjen e kryeparlamentarit appeared first on Euronews Albania.

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

23 April 2025 at 23:40

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se paga vjetore që ai ka marrë gjatë vitit 2024 ishte 35 mijë e 875 euro.

Kursime nga të ardhurat personale ai ka deklaruar 7 mijë e 620 euro, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili është bërë publik.

Konjufca ka deklaruar se në vitin 2018 ka blerë një banesë në vlerë 60 mijë e 793 euro, ndërsa dy banesa të tjera janë në pronësi të prindërve të tij, të cilat së bashku vlejnë 136 mijë euro.

Pjesë e pasurisë se deklaruar nga Konjufca është edhe një shtëpi me hapësirë 130 m2, pronësi e prindërve të tij, vlera e cilës është 45 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë Konjufca ka deklaruar edhe katër parcela të cilat janë në pronësi të prindërve të tij.

Prona e parë e deklaruar është 50 ari tokë në vlerë 10 mijë euro, prona e dytë 12.49 ari e vlerësuar në shumën 24 mijë e 980 euro, prona e tretë sipas renditjes në formularin e APK-së është 27.50 ari në vlerë prej 27 mijë e 500 Euro dhe prona e fundit e deklaruar është 8.53 ari tokë vlera e së cilës është 80 mijë euro.

Konjufca ka deklaruar se në vitin 2019 kishte marrë një kredi në vlerë mbi 61 mijë euro për blerjen e banesës ndërsa tani detyrime për pagesa sipas deklarimit ka edhe 31 mijë e 746 euro.

Ivetmi deklarim në pronësi të bashkëshortes së Konjufcës, sipas deklarimit, është vetura e tipit “Chevrolette” në vlerë 3 mijë euro.

Deputeti Glauk Konjufca ka deklaruar edhe një parking  në vlerë 12 mijë euro dhe një depo në vlerë 500 euro.

Ndërsa nga mëditjet, Konjufca ka deklaruar se ka fituar 501 euro. /Telegrafi/

Ky është linku i deklarimit të pasurisë së Glauk Konjufcës.

The post Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve appeared first on Telegrafi.

A do të zgjidhen sot kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

23 April 2025 at 07:24

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të pestën herë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Në seancën e së shtunës u votua raporti për verifikimin e mandateve dhe u betuan deputetët, ndërkaq propozimi i LVV për Albulena Haxhiu kryetare të Kuvendit nuk i mori votat e mjaftueshme.

E në seancën e së hënës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se kandidati i LVV-së për kryetar të Kuvendit vazhdon të mbetet deputetja Albulena Haxhiu, por shtoi se duke parë qëndrimet e subjekteve të tjera politike, situata aktuale nuk mund të zgjidhet ndryshe përveç se me një marrëveshje politike.

“Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend nuk do të mund të themelohet as vet Kuvendi. E njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët”, theksoi Konjufca.

Në mënyrë që të mos përsëritet situata e njëjtë, ai kërkoi nga kryesuesi i seancës një kohë shtesë.

Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe vazhdimin e saj për sot, më 23 prill, në orën 10:00.

Por, a do të jemi sot me kryeparlamentar dhe nënkryetarë të Kuvendit?

Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla të martën nuk i është përgjigjur kësaj pyetje.

Ai nuk ka treguar nëse do të votohet të mërkurën kryeparlamentari dhe sa i përket zgjidhjes dhe marrëveshjes politike për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë.

Deputeti i Listës “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një qeveri me shumicë shqiptare dhe se nuk duhet lejuar që formimi i institucioneve të mbetet në varësi të komuniteteve jo-shumicë.

“Nuk e kemi luksin me lënë fatin e Kosovës në kapriçot dhe qejfet e disa komuniteteve jo-shumicë, flas për boshnjakë dhe të tjerë,” tha Peci në një intervistë për emisionin RTK Prime.

Ai theksoi se nevojitet një zgjidhje e përbashkët për të dalë nga situata aktuale institucionale.

Peci hodhi fajin për gjendjen e krijuar mbi partitë opozitare dhe Listën Serbe.

“Situatën e komplikoi opozita – LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata u rreshtuan vetëm për të votuar kundër, pa asnjë qëllim tjetër konstruktiv,” u shpreh deputeti i Vetëvendosjes.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kodra-Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç tha ajo “pa i shërbyer drejtësisë’.

Ajo po ashtu u shpreh se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë.

Se a do të arrijë LVV të sigurojë votat e mjaftueshme për Haxhiun pritet të shihet në seancën e së mërkurës, e cila është caktuar të fillojë në ora 10:00. /Telegrafi/

The post A do të zgjidhen sot kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit? appeared first on Telegrafi.

LVV dhe sfida për zgjedhjen e kryeparlamentarit, sa vota kishte marrë Konjufca në vitin 2021?

22 April 2025 at 09:54

Seanca e së hënës (21 prill) shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Procesi po zvarritet, pasi partia më e madhe në vend ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme.

Në të dy raundet e votimit, Haxhiu mori vetëm nga 57 vota,  numër i pamjaftueshëm për t’u zgjedhur në këtë pozitë, transmeton Telegrafi.

Gjatë katër viteve të fundit, Albulena Haxhiu ka qenë ministre e Drejtësisë.

Nga radhët e partive opozitare, LDK dhe PDK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare. Ndërkohë, AAK ka lënë të kuptohet se mund të ndryshojë qëndrim nëse Lëvizja Vetëvendosje propozon ndonjë tjetër emër, si Saranda Bogujevci apo Shqipe Mehmeti Selimi.

Për të kaluar me sukses votimi, LVV-së i nevojiten të paktën 61 vota.

Një situatë e tillë nuk ishte parë në vitin 2021, kur LVV-ja e pati të lehtë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në atë kohë, Glauk Konjufca u propozua për këtë post dhe mori përkrahjen e 67 deputetëve, në një seancë ku ishin të pranishëm 113 deputetë.

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, procesi i konstituimit të Kuvendit mbetet i bllokuar. Subjektet politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për pengesat dhe vonesat në formimin e institucioneve të reja.

Nga Lëvizja Vetëvendosje mbajnë qëndrimin se Albulena Haxhiu do të jetë e propozuara sërish për kryetare të Kuvendit.

“VV, padyshim e ka emrin e njëjtë, Albulena Haxhiu si e propozuar. Ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje kishin paralajmëruar se do të kenë qëndrimin e njëjtë, mendoj se në këtë situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç se me një marrëveshje politike…Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi. E njëjta logjikë është edhe për nënkryetarë… Atëherë ne zoti kryesues kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë që e patëm tri herë radhazi në Kuvend”, tha  Glauk Konjufca.

Se a do të arrijë LVV të sigurojë votat e mjaftueshme për Haxhiun mbetet të shihet në seancën e së mërkurës, e cila pritet të fillojë në ora 10:00. /Telegrafi/

 

 

The post LVV dhe sfida për zgjedhjen e kryeparlamentarit, sa vota kishte marrë Konjufca në vitin 2021? appeared first on Telegrafi.

Haxhiu: Ose e bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje

PRISHTINË, 8 prill /ATSH/ Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se ose do ta bëjë ky subjekt politik qeverinë e re, ose në të kundërtën vendi do të shkoj në zgjedhje.

Ajo këto komente i bëri pasi takimit që patën përfaqësuesit e partive politike me kryetarin në detyrë të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku u bisedua për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk beson që opozita do ta bëjë qeverinë e vetme, por është optimiste që Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë qeverinë.

Para gazetarëve, Haxhiu tha aktualisht dihet vetëm emri i kryeministrit, ndërsa emrat tjerë të bartësve qoftë në Kuvend apo qeveri të Kosovës nuk dihen ende.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani datën 15 prill e ka caktuar si datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit e para u rendit Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe më pas koalicioni  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas takimit me përfaqësues të pakicave, ka ftuar në takim liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

/Kosovapress/

The post Haxhiu: Ose e bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konjufca: Qeveria nuk mund të krijohet pa koalicion me opozitën

By: user7
8 April 2025 at 14:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk beson se formimi i qeverisë së re është i mundur pa përfshirjen e partive opozitare në koalicionin qeverisës. Konjufca tha se Vetëvendosje ka pasur synim që në zgjedhjet e 9 shkurtit të fitonte 500 mijë vota, në mënyrë që të drejtojë e vetme qeverinë e ardhshme. Por, sipas tij, rezultati zgjedhor ka treguar se një gjë e tillë nuk është e mundshme.

“E kemi pasur qëllimin [t’i sigurojmë] 500 mijë vota. Nuk i kemi arritur ato. Tash është një skenar tjetër. Është skenari B”, deklaroi Konjufca.

Konjufca tha se aktualisht ekzistojnë dy skenarë: i pari, votimi i një qeverie deri në zgjedhjen e presidentit të ri; dhe i dyti, votimi i një qeverie të re afatgjatë.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit të ardhshëm. I pyetur për ftesën për takim që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, Konjufca tha se kjo ftesë “është rasti më normal” në një shoqëri demokratike. Një ftesë e tillë nuk u është dërguar partive të tjera opozitare.

Këto komente Konjufca i bëri pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike, një javë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të pranonin një ftesë për takim në rast se ajo do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ismaili tha se në këtë fazë i takon fillimisht partisë së parë që të provojë funksionalizimin e institucioneve të reja. Në rast se ajo dështon, atëherë, sipas tij, Bedri Hamza mund t’i sigurojë votat e nevojshme .

“Ne kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë dhe një besim të madh, me një kandidat si [Bedri Hamza] që arrin ta krijojë një shumicë, nëse ka një paaftësi të partisë së parë për ta formuar qeverinë,” deklaroi Ismaili.

Ndërkohë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se me Vetëvendosjen ekziston një hendek i madh, jo vetëm për shkak të dallimeve politike, por edhe për shkak të mënyrës se si Albin Kurti ka qeverisur vendin në katër vitet e fundit.

E pyetur nëse LDK-ja do ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takim me Kurtin, Kica-Xhelili tha se vendimin për këtë e merr vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Në takim, të pranishëm ishin edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga përfaqësuesit e partive të pakicave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.

Deputetët e zgjedhur paraqiten në Kuvend. Seancën konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Deputetët e zgjedhur bëjnë betimin. Partia e parë propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe gjatë seancës zgjidhen edhe nënkryetarët. Seanca përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, sipas Rregullores së Kuvendit.

Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate tetë vende.

Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, deklaroi ditë më parë se synon që qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, ta votojë gjatë seancës konstituive. Megjithatë, deri më tani, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka njoftuar zyrtarisht se ka takuar partitë politike të pakicave.

Këto takime Kurti i zhvilloi në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re. Pas takimeve me përfaqësuesit e pakicave, ai akuzoi Serbinë se po tenton të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja”. Sa u përket partive më të mëdha, deri më tani Kurti ka dërguar ftesë zyrtare për takim vetëm kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./REL

The post Konjufca: Qeveria nuk mund të krijohet pa koalicion me opozitën appeared first on Lapsi.al.

Konjufca: Qeveria nuk mund të krijohet pa koalicion me opozitën

8 April 2025 at 15:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk beson se formimi i qeverisë së re është i mundur pa përfshirjen e partive opozitare në koalicionin qeverisës. Konjufca tha se Vetëvendosje ka pasur synim që në zgjedhjet e 9 shkurtit të fitonte 500 mijë vota, në mënyrë që të drejtojë e vetme qeverinë e ardhshme. Por, sipas tij, rezultati zgjedhor ka treguar se një gjë e tillë nuk është e mundshme.

“E kemi pasur qëllimin [t’i sigurojmë] 500 mijë vota. Nuk i kemi arritur ato. Tash është një skenar tjetër. Është skenari B”, deklaroi Konjufca.

Konjufca tha se aktualisht ekzistojnë dy skenarë: i pari, votimi i një qeverie deri në zgjedhjen e presidentit të ri; dhe i dyti, votimi i një qeverie të re afatgjatë.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit të ardhshëm. I pyetur për ftesën për takim që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, Konjufca tha se kjo ftesë “është rasti më normal” në një shoqëri demokratike. Një ftesë e tillë nuk u është dërguar partive të tjera opozitare.

Këto komente Konjufca i bëri pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike, një javë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të pranonin një ftesë për takim në rast se ajo do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ismaili tha se në këtë fazë i takon fillimisht partisë së parë që të provojë funksionalizimin e institucioneve të reja. Në rast se ajo dështon, atëherë, sipas tij, Bedri Hamza mund t’i sigurojë votat e nevojshme .

“Ne kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë dhe një besim të madh, me një kandidat si [Bedri Hamza] që arrin ta krijojë një shumicë, nëse ka një paaftësi të partisë së parë për ta formuar qeverinë,” deklaroi Ismaili.

Ndërkohë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se me Vetëvendosjen ekziston një hendek i madh, jo vetëm për shkak të dallimeve politike, por edhe për shkak të mënyrës se si Albin Kurti ka qeverisur vendin në katër vitet e fundit.

E pyetur nëse LDK-ja do ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takim me Kurtin, Kica-Xhelili tha se vendimin për këtë e merr vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Në takim, të pranishëm ishin edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga përfaqësuesit e partive të pakicave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.

Deputetët e zgjedhur paraqiten në Kuvend. Seancën konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Deputetët e zgjedhur bëjnë betimin. Partia e parë propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe gjatë seancës zgjidhen edhe nënkryetarët. Seanca përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, sipas Rregullores së Kuvendit.

Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate tetë vende.

Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, deklaroi ditë më parë se synon që qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, ta votojë gjatë seancës konstituive. Megjithatë, deri më tani, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka njoftuar zyrtarisht se ka takuar partitë politike të pakicave.

Këto takime Kurti i zhvilloi në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re. Pas takimeve me përfaqësuesit e pakicave, ai akuzoi Serbinë se po tenton të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja”. Sa u përket partive më të mëdha, deri më tani Kurti ka dërguar ftesë zyrtare për takim vetëm kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./REL

The post Konjufca: Qeveria nuk mund të krijohet pa koalicion me opozitën appeared first on Sot News | Lajme.

Takimi me Konjufcën – kryetarët e partive nuk do të marrin pjesë, dërgojnë përfaqësues

8 April 2025 at 09:46

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca sot do të mbaj takim të përbashkët me partitë politike ku do të diskutohet për seancën konstitutive të Kuvendit.

Ky takim do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ishte paraparë që takimi të mbahet me kryetarët e partive, të njëjtit nuk do të jenë prezent.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka i ka thënë Telegrafit se në takim do të marrë pjesë dikush nga partia, pasi që kryetari Albin Kurti ndodhet jashtë vendit.

Manxhuka nuk ka treguar se kush do të jetë në takim në vend të Kurtit.

Edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar se në takim nuk do të jetë kryetari Ramush Haradinaj.

“Në takim do të marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj”, ka thënë Xhemaili për Telegrafin.

Telegrafi ka pyetur edhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se kush do të marrë pjesë në këtë takim, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq sipas burimeve tona në takim përveç Muharrem Nitaj, do të jenë edhe Albulena Haxhiu nga LVV, Doarsa Kica-Xhelili nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti. /Telegrafi/

The post Takimi me Konjufcën – kryetarët e partive nuk do të marrin pjesë, dërgojnë përfaqësues appeared first on Telegrafi.

Konstituimi i Kuvendit, Konjufca sot takon kryetarët e partive politike

8 April 2025 at 07:51

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca sot do të mbaj takim të përbashkët me kryetarët e partive politike.

Ky takim do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen si rezultat i organizimit të seancës konstituive që do të mbahet më 15 prill.

Kjo seancë u caktua nga ana e presidentes Vjosa Osmani, e LVV po atë ditë synon ta zgjedhë edhe qeverinë siç ka deklaruar Kurti ditë më parë.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë).

Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma). /Telegrafi/

The post Konstituimi i Kuvendit, Konjufca sot takon kryetarët e partive politike appeared first on Telegrafi.

Seanca konstituive më 15 prill, Konjufca takon më 8 prill kryetarët e partive politike

PRISHTINË, 3 prill /ATSH/ Në kuadër të përgatitjes së seancës konstituive që do të mbahet me 15 prill, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet javën e ardhshme me kryetarët e partive politike.

Konjufca në cilësinë e kryeparlamentarit do të takohet me 8 prill me liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për të diskutuar për përgatitjet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Një gjë të tillë për KosovaPress e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjfca, i cili tashmë është edhe deputet i zgjedhur në legjislaturën e re.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të mbahet më 15 prill.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind. Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8 si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

/Kosovapress/

The post Seanca konstituive më 15 prill, Konjufca takon më 8 prill kryetarët e partive politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konjufca bën homazhe në Lybeniq: Na mundon fakti që 26 vjet pas, s’ka proces ndërkombëtar të drejtësisë

By: Kult Plus
1 April 2025 at 17:13

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Lybeniq të Pejës, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 800 civilë shqiptarë.

Konjufca tha se këto janë pjesë e shumë masakrave që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë, të cilat sipas tij, e shprehin qëllimin gjeonocidal të Serbisë për shfarosjen e popullit, largimin e tij dhe spastrimin e Kosovës nga shqiptarët.

“Ne nuk do të lodhemi asnjëherë duke bërë thirrje për drejtësi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe për drejtësinë vendore, sepse tash janë të mundshme të gjitha kushtet për hetime më profesionale dhe gjykime në mungesë, për të gjithë kriminelët serbë, për të gjithë ata mijëra ushtarë, oficerë të ushtrisë, policisë e paramilitarë, të cilët kanë marrë pjesë në këtë fushatë gjenocidale kundër popullit të Kosovës në vitet 1998-1999”, tha Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se i mundon fakti që edhe 26 vjet pas masakrës së Lybeniqit, nuk ka asnjë proces të drëndësishëm ndërkombëtar të gjyqësisë e të drejtësisë.

“Na mundon shumë fakti që edhe 26 vjet pas kësaj masakre, shtoi kryetari Konjufca, nuk kishte asnjë proces të rëndësishëm ndërkombëtar të gjyqësisë e të drejtësisë, i cili u nevojitet familjeve dhe gjithë popullit tonë, sepse, siç tha kryetari i Kuvendit, pa drejtësi këto janë gjithmonë plagë të hapura në trupin e popullit tonë”.

Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat

1 April 2025 at 13:48

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur optimist për formimin e Qeverisë së re.

Ai para mediave ka deklaruar se beson që i kanë numrat për formimin e qeverisë, transmeton Telegrafi.

“Krejt çka presim është të themelohet sa më shpejtë qeveria, fillimisht duhet të konstituohet kuvendi, besoj i kemi numrat”, tha ai.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që së shpejti të caktoi datën për mbajtjen e seancës konstituive për formimin e qeverisë së re.

Dekreti për mbajtjen e seancës konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

Ky akt ligjor është një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit.

Publikimi i dekretit pritet të shënojë fillimin e procedurave për krijimin e qeverisë së re.

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani tha se shumë shpejt do të caktohet data për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Afati ligjor për këtë është 30 ditë./Telegrafi/

The post Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat appeared first on Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

14 March 2025 at 12:40

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, vazhdoi konsultimet e tij me autoritetet në mbarë Evropën Juglindore me një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Kapetanovic u takua me zyrtarë kryesorë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani Sadriu, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Sekretari i Përgjithshëm Kapetanovic theksoi përkushtimin e RCC-së për të nxitur bashkëpunimin dhe integrimin rajonal përmes nismave strategjike të tij.

Këto përfshijnë Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), Agjendën e Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor dhe Strategjinë Europa Juglindore 2030 (SEE2030) – një përpjekje e përbashkët e të 13 ekonomive të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP).

“RCC është e përkushtuar të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin rajonal si një katalizator për rritjen ekonomike, stabilitetin dhe prosperitetin në Europën Juglindore. Puna jonë fokusohet që agjendat rajonale për të cilat lehtësojmë zbatimin të sjellin rezultate të prekshme dhe të orientuara drejt qytetarëve. Zbatimi i suksesshëm i CRM-së, Agjendës së Gjelbërt dhe SEE2030 kërkon vendosmëri të përbashkët, partneritete të forta institucionale dhe përkushtim për të kapërcyer sfidat e përbashkëta,” tha Kapetanovic.

Zyrtarët në Prishtinë vlerësuan punën e RCC-së në lehtësimin e agjendave rajonale, veçanërisht përkushtimin e saj ndaj gjithëpërfshirjes, dhe ripohuan mbështetjen e tyre për planet dhe aktivitetet e ardhshme të organizatës.

Diskutimet gjatë vizitës prekën gjithashtu progresin e Prishtinës në integrimin financiar dhe ekonomik, veçanërisht hapat e saj drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

RCC vlerësoi përpjekjet e fundit legjislative të Prishtinës, të cilat janë thelbësore për anëtarësimin në SEPA, si dhe vendimin e saj për të nënshkruar një Letër të Synimit me Bankën e Italisë për të zhvilluar një sistem pagesash të menjëhershme të modeluar sipas sistemit TIPS të BE-së.

RCC shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur këto përpjekje përmes platformave rajonale.

Vizita riafirmoi rëndësinë e SEECP-së si një gur themeli i dialogut, zhvillimit, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Me rritjen e sfidave globale dhe kompleksitetin e tyre, bashkëpunimi i forcuar rajonal mbetet thelbësor për të nxitur qëndrueshmërinë ekonomike dhe integrimin më të thellë në BE.

Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së u takua gjithashtu me Shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, dhe Presidentin e Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (ËB6 CIF), Lulzim Rafuna.

Mbrëmë në Prishtinë, RCC organizoi dhe priti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2024 në Ballkanin Perëndimor”, duke njohur kontributin e jashtëzakonshëm të gjashtë grave të shquara nga rajoni ynë në zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/

The post Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal appeared first on Telegrafi.

Konjufca: Qeverinë synojmë ta formojmë me partitë joserbe

By: Ela
10 March 2025 at 11:52

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe. “Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë, sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin […]

The post Konjufca: Qeverinë synojmë ta formojmë me partitë joserbe appeared first on BoldNews.al.

❌
❌