Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I dyshimtë sondazhi gjerman që nxjerr fitues opozitën në 11 maj

7 May 2025 at 15:38

Pretendimi: Sondazhi i fundit nga instituti gjerman “FORSA” parashikon se PD do të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 11 majit dhe Sali Berisha ka një avantazh prej 6 pikësh ndaj Edi Ramës.

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————-

Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 11 majit afrohen, në rrjete sociale po qarkullon pretendimi se një sondazh i institutit gjerman Forsa parashikon se koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike do të marrë 74 mandate në këto zgjedhje, ndërsa Sali Berisha ka një avantazh prej 6 pikësh ndaj Edi Ramës.

Pretendimi i mësipërm me gjasa e ka zanafillën nga një postim i 29 prillit i ish-deputetit Nard Ndoka.

Asnjëri prej postimeve të mësipërm nuk përfshin ndonjë lidhje apo referencë që e drejton lexuesin tek sondazhi në fjalë. Më tej, nuk specifikohet se nga kush është porositur ky sondazh i pretenduar, gjë që do e bënte gjetjen e tij më të lehtë.

faqen zyrtare të institutit Forsa, një nga kompanitë kryesore të studimit të tregut dhe sondazheve të opinionit në Gjermani, nuk gjenden sondazhet e kryera prej tyre, si rregull për llogari të një institucioni tjetër.

Një kërkim me anë të motorit kërkim pamor Google Lens tregon se diagramet e mësipërme nuk figurojnë të botuara në rrjet ndokund veç postimeve të zotit Ndoka.

Njësoj, kërkime me fjalë kyçe nuk nxjerrin asnjë sondazh të tillë të botuar ndokund në rrjet.

Si rrjedhim, pretendimi se instituti Forsa ka kryer një sondazh për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri mbetet i paprovuar.

The post I dyshimtë sondazhi gjerman që nxjerr fitues opozitën në 11 maj appeared first on Faktoje.al.

Sondazhi i tretë nga “McLaughlin and Asociates”/ Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë?

6 May 2025 at 11:50

52.2% e të anketuarve në sondazhin e “McLaughlin & Associates”, mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur. Në këtë sondazh të realizuar në periudhën 26 prill – 3 maj, ka një rritje të lehtë me sondazhin e kaluar, që përfshinte dy javët e fundit të prillit, ku 51.5% e të anketuarve shpreheshin se Shqipëria është në drejtimin e duhur.

Megjithatë, ka një ulje të shifrave sa i takon zgjedhësve që mendojnë se Shqipëria është në ‘drejtim fort të duhur’. 10.7% mendojnë e cilësojnë drejtimin fort të duhur, ndryshe nga sondazhi i pari, ku kështu shpreheshin 12.6% e votuesve. Nga ana tjetër, 23.9% e shohin drejtimin si “fort të gabuar”, dhe 22.3% si “disi të gabuar”.

The post Sondazhi i tretë nga “McLaughlin and Asociates”/ Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë? appeared first on Sot News | Lajme.

Del SONDAZHI/ Parashikimi si do ndahen mes partive 37 mandatet e Tiranës në 11 maj

By: user 6
5 May 2025 at 22:31

Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin dhe matja e katërt për Qarkun e Tiranës ku janë pyetur 1000 qytetarë nga datat 24 Prill – 04 Maj.

Metodologjia e përdorur në të dy rastet është kampion rastësor i shtresëzuar dhe mbledhja e të dhënave është realizuar si në gjithë matjet e mëparshme ballë për ballë.

Prirja e votës matja e katërt për Qarkun Tiranë:

PS – 40.1%

ASHM – 28.9%

PM – 6.8%

Nisma SHB – 6.4%

LB – 3.5%

PSD – 2%

Tjetër 2.3%

Të pavendosur 10%

Projeksioni Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë

PS 44.6% (42.6% minimum – 46.6% maksimum) – Marzhi Gabimit +/- 2%

ASHM 32.1% (30.1% minimum – 34.1% maksimum) – Marzhi Gabimit +/- 2%

PM 7.6% (6.1% minimum – 9.1% maksimum) Marzhi Gabimit +/- 1.5%

Nisma SHB 7.1% (5.6% minimum – 8.6% maksimumi) Marzhi Gabimit +/- 1.5%

LB 3.9% (2.9% minimum – 4.9% maksimum) Marzhi Gabimit +/- 1%

PSD 2.2% (1.2% minimum – 3.2% maksimum) Marzhi Gabimit +/- 1%

Të tjera 2.5% (1.5% minimum – 3.5% maksimum) Marzhi Gabimit +/- 1%

Projeksioni i mandateve për Qarkun Tiranë. Sipas Barometrit 37 mandatet në Qarkun e Tiranës janë si më poshtë:

PS – (17 – 18 -19 mandate)

ASHM – (12-13-14 mandate)

PM – (2-3-4 mandate)

Nisma SHB – (2-3 mandate)

LB – (1-2 mandate)

PSD – (0-1 mandate) 

/Marrë nga Euronews Albania

The post Del SONDAZHI/ Parashikimi si do ndahen mes partive 37 mandatet e Tiranës në 11 maj appeared first on Lapsi.al.

Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? PS kryeson, PD me rënie në krahasim me vitin 2021

By: Rovena
5 May 2025 at 21:13

SHQIPËRI- Për javën e tretë të fushatës, sipas sondazhit të fundit të ABC News dhe Angi Ricerche Partia Socialiste merr 51.5% të votave, një rritje krahasuar me vitin 2021, ku arriti shifrën e 48.7%.

Nga ana tejtër Partia Demokratike ka pësuar një rënie me rreth 3% nga viti 2021. Nëse në vitin 2021 kishte 39.4%, sipas sondazhit nëse zgjedhjet e 11 majit do të mbaheshin sot, Partia Demokratike do të merrte vetëm 36.6%.

Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt sipas sondazhit ka 7.7%, më pas vjen Partia Mundësia e Agron Shehajt me 5.3%. Partia Social Demokrate e Tom Doshit me 2.9%, duke pësuar një rritje krahasuar me shifrat e vitit 2021, ku kishte vetëm 2.3%.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.95% dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 1.5%, kurse paritë e tjera me 1.1%.

Edhe në këtë sondazh të fundit të zhvilluar nga ABC News dhe Angi Ricerche, 6 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, janë kontaktuar përmes mënyrave të ndryshme 10 116 persona nga të cilat 3300 intervista janë konsideruar të vlefshme, me një marzh gabimi prej 2.3 % , gjatë periudhës 30 prill – 4 maj./abcnews.al

Gara për Tiranën dhe mandatet/ PS synon 20 mandate, PD vështirë të kalojë listën e mbyllur

5 May 2025 at 21:01

TIRANË- Partia Socialiste ka pësuar rritje të ndjeshme prej 5 % në qarkun e Tiranës, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Kurse PD në sondazh ka një rënie prej gati 9%, në qarkun më të madhe të Shqipërisë.

Sipas sondazhit të ABC News dhe Angi Richerce, nëse zgjedhjet mbahen sot, Partia Socialiste fiton me 53.2% të votave në Tiranë.

Sipas projeksioneve, të përkthyer në mandate, Partia Socialiste ka 19 mandate të sigurta, ndërsa synon të 20-in në Tiranë.

Kurse Partia Demokratike rrezikon të mos e kalojë as listën e mbyllur, e cila sipas në Tiranë është me 12 mandate.

Viti 2021: 

Matja për vitin 2025:

  • Partia Socialiste- 53.2%
  • Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore- 35.8%
  • Koalicioni  Nisma Shqipëria Bëhet- 6.3%
  • Mundësia 6.2%
  • Lëvizja Bashkë- 3.1%
  • Koalicioni Euroatlantik 1.4%
  • PSD- 1.2%
  • Të tjera 1.3%/abcnews.al

Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale? Ja çfarë mendojnë shqiptarët

5 May 2025 at 20:33

ABC News dhe Angi Ricerche publikOJNë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.

Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale? Kësaj pyetje, shqiptarët i janë përgjigjur si vijon:

  • Partia Socialiste- 35.3%
  • Nisma Shqipëria Bëhet- 21/5%
  • Aleanca për Shqipërinë Madhështore 17.6%
  • Mundësia 8.1%
  • Partia Social Demokrate- 7.0%
  • Lëvizja Bashkë- 6.3%
  • Koalicioni Euroatlantik-4.2%

The post Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale? Ja çfarë mendojnë shqiptarët appeared first on Sot News | Lajme.

Sondazhi i fundit i ABC News/ Kë voton Tirana kandidatin apo partinë?

By: Rovena
5 May 2025 at 20:56

ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.
Ashtu si edhe në dy të parët, në sondazh janë kontaktuar përmes mënyrave të ndryshme 10 116 persona nga të cilat 3300 intervista janë konsideruar të vlefshme, me një marzh gabimi prej 2.3 % , gjatë periudhës 30 prill – 4 maj.

Sipas rezultateve Tirana voton më shumë kandidatin sesa partinë në fletën e votimit të zgjedhjeve të 11 majit. 38.% e qytetarëve të Tiranës do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit për partinë, 44.6% për kandidatin dhe vetëm 17.% njësoj, pra dhe për partinë dhe për kandidatin./abcnews.al

Gara në Shkodër/ Partia Socialiste rritje me 13 pikë krahasuar me 2021, PD me tkurrje të madhe

5 May 2025 at 20:35

TIRANË- ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit, për qarkun Shkodër.

Partia Demokratike ka humbur 11 pikë mbështetjen e saj në Shkodër në krahasim me vitin 2021. Kurse Partia Socialiste është rritur me gati 13 pikë, në krahasim me zgjedhjet e katër viteve më parë.

Me këto shifra, PS fiton mandatin e katërt, ndërsa mandatin e e pestë i PD rrezikon ose nga PS ose nga Partia Social Demokrate e Tom Doshit.

Rezultati në 2021:

Rezultati sipas sondazhit të ABC News dhe Angi Ricerche

PD dhe aleatët 45.5 %, ndërkohë në 2021 bashkë me LSI, kanë qenë 57 %, pra kanë humbi rreth 11 pikë në sondazhin e Angi Ricerche.

Ndërkohë PS është rritur në gati 13 pikë. PSD e Tom Doshit vijon të qëndrojë në pozita të forta. Me shifrat e këtij sondazhi krahasur me 2021, gjithë beteja bëhet për një mandate të vetëm nëse do i qëndrojë PSD apo do i shkojë PD për shkak të formulës./abcnews.al

Votoni më shumë për kandidatin apo partinë? Si zgjedhin shkodranët

5 May 2025 at 20:32

SHKODËR- ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.

Votoni më shumë për kandidatin apo partinë? Ja si përgjigjen shkodranët:

  • Partinë 44.8%
  • Kandidatin 30.2%
  • Njësoj 25%

Sondazhi i ABC News, Berisha më pak i preferuar! Analistët në një mendje: Demokratët të zhgënjyer, LaCivita u kthye si bumerang

By: Rovena
5 May 2025 at 20:32

Nga sondazhi i tretë i ABC News dhe Angi Ricerche rezultoi se figura e Berishës kishte një rënie sa i takon shkallës së pëlyqeshmërisë në vend. Në emisionin Real Story në ABC News, Roland Bejko tha se për të kjo nuk ishte një surprizë pasi historia e Berishës ka marrë fund që në vitin 2013. Ai tha gjithashtu se demokratët janë të zhgënjyer nga LaCivita, i cili erdhi me një optimizëm të madh, por më pas u zhduk dhe u kthyer për demokratët dhe si një bumerang.

“Berisha gjykohet në kontekstin e tij. Secili në bazë të përshtypjes së që ka për Berishën ka dhe për votën. Për mua nuk është një surprizë. Rënia e Berishës, vjen si pasojë e rritjes së optimizmit të demokratëve për LaCivita, i cili më shumë nuk është këtu se sa është këtu dhe kjo iu kthye si një bumerang. Shqiptarët e kanë humbur historinë me Berishën që në vitin 2013. Opinioni për Berishën edhe për të shkuarën dhe për të tashmen, nuk i falet demenca. Nuk mund të shihet Berisha si një person që mund të bëjë rotacion”, tha Bejko.

Të njëjtin mendim pati dhe avokatja Brizida Gjikondi e cila tha se fushata e PD është shpërbërë dhe se nuk mund të quhet një fushatë e mirëfilltë.

“Edi Rama gjithmonë e ka pasur merak që ta çtensionojë fushatën dhe kam përshtypjen që ia ka arritur. Qe nga momenti që Tomorr Alizoti është më i egër se Berisha kjo do të thotë se Berisha mban vetëm emrin e dikurshëm dhe nuk është më i njëjti. Ka fikur fushatën dhe më shumë është një fushatë e shpërbërë, që as fushatë nuk është. Kjo parti ka probleme të mëdha me konceptin. E ka dëmtuar shumë dhe ç’bërja e LaCivita. Berisha prej dekadash e ka ngritur fushatën me agresivitete me shumë të vrarë”, tha Gjikondi./abcnews.al

Zgjedhjet/ “Berisha vitet e politikës, po fillon t’i mbajë keq”, Minxhozi: Fushata e Ramës më e rregullt dhe lineare

5 May 2025 at 20:25

ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.

Në studion e “Real Story” në ABC Neës, me një panel analistësh janë komentuar rezultatet e sondazhit. Analisiti Skënder Minxhozi i cili u ndal edhe tek pëlqyeshmëria e liderëve, dhe fushata e zhvilluar deri më tani, tha se e konsideron fushatën e Ramës si më të rregullt

“Pëlqyeshmëria e liderëve lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me nivele që ata kanë sa i përket votave në elektorat sepse është element i rëndësishëm i atij që quhet procesi i atij që të çon drejt votës. Mes dy sondazheve, mendoj se duke parë ecurinë e fushatës ditë pas ditë, në këtë optikë e konsideroj fushatën e Ramës si më lineare dhe më të rregullt dhe atë të Berishës me incidente ato që kanë ndodhur, po zbulohet se shenjat e kohës së gjatë që ka kaluar në kalin e politikës po duken shumë shqetësuese. Rama po përballet me një kundërshtar që vitet e të qenit në politikë, po fillon t’i mbajë keq. Qytetarët të gjykojnë jo për momentin e votës, por për katër vite që do shërbesh si kryeministër, dhe reflektimi i tyre me atë Berishë që shohin sot në fushën e garës mendoj që nuk e nxjerr mirë ish-kryeministrin Berisha, ndërkohë me Ramën ndodh e kundërta”, tha ai.

TABELA/ Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale? Ja çfarë mendojnë shqiptarët

5 May 2025 at 20:23

TIRANË– ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.

Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale? Kësaj pyetje, shqiptarët i janë përgjigjur si vijon:

  • Partia Socialiste- 35.3%
  • Nisma Shqipëria Bëhet- 21/5%
  • Aleanca për Shqipërinë Madhështore 17.6%
  • Mundësia 8.1%
  • Partia Social Demokrate- 7.0%
  • Lëvizja Bashkë- 6.3%
  • Koalicioni Euroatlantik-4.2%

Sondazhi në “ABC News”/ Në çfarë drejtimi po shkon Shqipëria? Ja si janë përgjigjur shqiptarët

5 May 2025 at 20:17

ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit. Ashtu si edhe në dy të parët, në sondazh janë kontaktuar përmes mënyrave të ndryshme 10 116 persona nga të cilat 3300 intervista janë konsideruar të vlefshme, me një marzh gabimi prej 2.3 % , gjatë periudhës 30 prill – 4 maj.

Pyetjes; Sipas mendimit tuaj Shqipëria po shkon? Shqiptarët i janë përgjigjur

Në drejtimin e duhur 50.7 %

Në drejtimin e gabuar 38.4 %

As në drejtimin e duhur as në drejtimin e gabuar 10.9 %

“Njerëzit janë të kënaqur, ka ndryshime esenciale”, Fabio Biccari nga Angi Ricerche: Kërkimet dhe rezultatet janë të sakta

5 May 2025 at 20:16

TIRANË- ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin “Real Story” nga Sokol Balla, sondazhin e tretë dhe të fundit parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.

Po ashtu do të publikohen dhe të dhënat e matjes së humorit elektoral për dy qarqet: Tiranës dhe Shkodrës.

Profesor i strategjisë dhe anëtar i presidencës së Angi Ricerche, Fabio Biccari tregoi detaje mbi metodologjinë e përdorur në kryerjen e sondazhit.

Ai theksoi se metodologjia dhe mjetet e përdorura sjellin rezultate të sakta në matjen e prirjes së votës në Shqipëri.

“Kërkimet dhe rezultatet janë të sakta. Do kemi diferenca shumë të mëdha midis rivalëve, por ka dhe rezultate befasuese në Shkodër. Do shohim se ka modifikime interesante në trendin e votës”, shtoi ai.

Ai theksoi se nga të dhënat e sondazhit rezulton se njerëzit janë të kënaqur me qeverinë Rama.

“ Njerëzit janë të kënaqur. Ka patur ndryshme esenciale, pastaj të gjithë duam të jetojmë më mirë. Janë shqetësime që lidhen kryesohet që janë edhe me sfond ndërkombëtar. Rezultati është se përqindja e të pavendosurve ka rënë dhe opinioni është më i ndarë për liderët politikë”, tha ai./abcnews.al

Sondazhi në ABC News/ Vlerësimi i liderëve politikë, kryeson Rama, Berisha i katërti shënon rënie

By: Rovena
5 May 2025 at 20:16

Në 3300 intervista të konsideruara të vlefshme, nga mbi 10 mijë të anketuar në sondazhin e fundit parazgjedhor të ABC News dhe Angi Ricerche. 51.8 % e shqiptarëve kanë shprehur mendim pozitiv për kryesocialistin Edi Rama.
Vendin e dytë, e mban kreu nismës Shqipëria Bëhet me 35. 9 përqind të të anketuarëve, pasuar me një diferencë të ngushtë nga kreu i Partisë Mundësia, të Agroj Shehajt me 33.7 %.

Sali Berisha, zbret në vendin e katërt për të cilët shqiptarët kanë një vlerëzim pozitiv, 33,4 % duke shënuar një rënie me 0.2 pikë nga sondazhi i një jave më parë.

Arlind Qori, i Lëvizjes Bashkë ka shënuar një rritje të lehtë, duke shënuar 23.6 % të përgjigjeve të marra. Ndërsa ndonëse me rritje, Ilir Meta vijon të qëndrojë në vend të fundit, 11.9%, duke një rritje me 0.4 pikë./abcnews.al

Zgjedhjet e 11 majit/ Sonte sondazhi i fundit i ABC News dhe Angi Ricerche

By: xhir jeta
5 May 2025 at 11:47

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga 11 maji, kur shqiptarët do të votojnë se cila nga partitë apo koalicionet do të na qeverisë për 4 vitet e ardhshme. ABC News dhe Angi Ricerche kanë organizuar sondazhe prej dy javësh të cilat kanë matur humorin e shqiptarëve në shkallë kombëtare por edhe emocionet politike të qarkut të Fierit dhe të Elbasanit.

Këtë të hënë sondazhi do të fokusohet në dy qarqe të tjera te qarku i Shkodrës aty ku PD ka ruajtur një dominancë sidomos në zgjedhjet kombëtare, por prej vitit 2023 ka humbur kontrollin në pushtet lokal. A ka ndryshime të humorit të shkodranëve?

Sondazhi do të fokusot edhe te qarku më i rëndësishëm më i madh ku kanë filluar por edhe kanë përfunduar ciklet politike të partive dhe liderëve kryesorë gjatë këtyre dekadave, Tirana.

Aty ku do të ndahen 37 mandate dhe ku beteja është edhe më e madhe jo vetëm kush do të fitojë shumicën por edhe te mandatet e partive të reja. Parti si ajo e Lapajt, e Shehajt apo e Qorit kanë treguar se kanë mundësi të futen në Kuvendin e Shqipërisë.

Pra, për kë do të votojnë tiranasit, për kë do të votojnë shkodranët, për kë do të votojnë shqiptarët? Për këtë ndiqni sondazhin e fundit të Angi Ricerche dhe ABC News, sonte ora 20:00Real Story.

‘Nxehet’ gara elektorale/ Surpriza në Tiranë dhe Shkodër, ja rezultatet e sondazhit në 12 qarqet e vendit

3 May 2025 at 13:26

Gazetari Gjergj Stefa i cili drejton kompaninë e sondazheve “Sonketa” publikoi rezultatet e sondazhit të fundit se kush fiton zgjedhjet e 11 majit.

Në Vlorë PS ka siguruar 8 mandate dhe PD 3 mandate, ndërkohë që po luftojnë për mandatin e 12-të. Në Shkodër ka surprizë, PS ka 4 mandate, PSD 2 mandate, PD ka 4 mandate të sigurta dhe po lufton për mandatin e 5, ndërsa Koalicioni Euroatlantik po lufton për një mandat. Në Kukës PD ka siguruar 2 mandate dhe PS po lufton me PSD-në për një mandat. Në Dibër nuk ndryshon asgjë, ku rezultati është 3 mandate për PD dhe 2 për PS. Në Lezhë PD fiton 4 mandate dhe PS 3.

Në Berat PS fiton mandatin e 5-të, si kontribut i partive të vogla, ndërkohë që PD ka 2 mandate. Në Gjirokastër PS fiton 3 mandate dhe 1 mandat PD. Në Fier PS merr 9 mandate, PD ka siguruar 5 mandate dhe ka duel me partinë Djathtas për Zhvillim për një mandat.

Në Tiranë PS merr 17-18 mandate, PD arrin 13-14 mandate, PSD ka 1 mandat, Nisma Shqipëria Bëhet 1 deri në 2 mandate, Koalicioni Euroatlantik 1 deri në 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat, partia “Mundësia” 1 mandat. Në Korçë PS merr 6 mandate dhe PD 4. Në Durrës PS merr 8 mandate dhe PD 6 mandate. Në Elbasan PS merr 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Totali i mandateve

PS 73-77 mandate

PD 53-57 mandate

PSD 3-4 mandate

Koalicioni Euroatlantik 1-3 mandate

Nishma Shqipëria Bëhet 1-2 mandate

Lëvizja Bashkë 1 mandat

Partia Mundësia 1 mandat

Djathtas për Zhvillim 0-1 mandat

The post ‘Nxehet’ gara elektorale/ Surpriza në Tiranë dhe Shkodër, ja rezultatet e sondazhit në 12 qarqet e vendit appeared first on Sot News | Lajme.

Rënia e PS në sondazh vetëm për klikimet

30 April 2025 at 15:57

Pretendimi: Partia Socialiste ka pësuar një rënie të forte në sondazhin e NotoSondaggi

Verdikti: Mungon konteksti, clickbait

—————————————————–

“Renie e forte e Edi Rames! Del Sondazhi i ri i News24! Ja ke do votojne shqiptaret” titullohet artikulli i botuar më 28 prill në portalin petravu.com.

Megjithatë, lexuesi kureshtar do të zhgënjehet kur të lexojë brendinë e artikullit, ku sqarohet se, sipas një sondazhi të kryer nga Notosondaggi, “PS ka humbur 0.5% të mbështetësve.”

Një rënie prej 0.5% zor se mund të quhet e fortë, sidomos nëse vendoset në kontekst, krahas subjekteve të tjerë zgjedhorë të përfshirë në sondazh.

Siç vërehet në tabelën e mësipërme, dy subjekte kanë rënë me 0.5% ndërsa njëri ka rënë me 1%.

Pretendimi se 0.5% është një rënie e fortë në këtë rast është i pasaktë edhe sepse marzhi i gabimit të sondazhit është 2%.

Qartazi, titulli i artikullit nuk reflekton brendinë e tij dhe keqinformon me qëllim mbledhjen e sa më shumë klikimeve duke provokuar kuriozitetin e lexuesve.

The post Rënia e PS në sondazh vetëm për klikimet appeared first on Faktoje.al.

Top Channel publikon sondazhin e ri/ Rezultatet nëse zgjedhjet do mbaheshin sot

By: user 6
29 April 2025 at 22:46

Top Channel ka publikuar sondazhin e dytë të realizuar nga kompania amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.

Pyetjes: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?

PS – 48.9%

PD – 34.4%

Mundësia – 5%

Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%

PSD – 2.9%

Lëvizja Bashkë – 1.1%

Koalicioni Euroatlantik – 0.9%

Partitë e tjera – 0.4%

Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%

Krahasimi me sondazhin e parë:

LEXO EDHE: Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

The post Top Channel publikon sondazhin e ri/ Rezultatet nëse zgjedhjet do mbaheshin sot appeared first on Lapsi.al.

Sondazhi për Tiranën! Si ndahen mandatet e deputetëve mes socialisteve dhe demokratëve! Shehaj e Lapaj në lojë për 5 ‘karrige’

By: M C
28 April 2025 at 23:12

News24 në bashkëpunim me Notosondaggin sjellin për herë të parë projeksionin e votave në Qarkun e Tiranës dhe si ndahet lufta e mandateve mes forcave politike në 11 maj.


Sipas sondazhit të realizuar me votues të 2021-shit, rezulton se Partia Socialiste kryeson në Tiranë dhe pretendon të fitojë nga 17 deri në 19 mandate. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2021 fitoi në kryeqytet 18 mandate deputetësh.

Duket se PS në këtë sondazhit mund të arrij nga 44% deri në 48 %.

Sakaq, nga ana tjetër Partia Demokratike në zgjedhjet e 2021 fitoi 15 mandate në kryeqytet, dhe duket se në këtë garë mund të këtë deri në 2 mandate rënie.

Notosondaggi zbulon se PD-ja dhe koalicioni i saj në Qarkun e Tiranës mund të arrijnë deri në 33% të votave, me një maksimale që mund të shkojë deri në 35%.

Më këtë rezultat PD është në garë për të fituar nga 13 deri në 14 mandate deputetësh që do të zënë vend në parlamentin e ri.

Një risi në këtë garë duket se do të sjell Mundësia e Agron Shehajt, e cila sipas sondazhit të kompanisë italiane është në garë për të fituar nga 3 deri në 4 mandate në kryeqytet.

Agron Shehaj vlerësohet se mund të arrij deri në 10.5 % të votave në Qarkun e Tiranës.

Edhe Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pretendon nga 1 deri në 2 mandate deputetesh.

Në Qarkun e Tiranës Nisma Shqipëria Bëhet, duket se mund të arrijë deri në 4.5% të votave.

Një tjetër mandat mund t’i shkojë Partisë Socialdemokrate te Tom Doshit. Kjo forcë politike mund të arrijë në Tiranë nga 2% dhe maksimalja në 3% të votave.

Ndërkohë që Euroatlantikët e Lulzim Bashës dhe Djathtas e Enkelejd Alibeajt stopojnë në 0.5% , maksimumi 1% por që nuk përkthehen në asnjë mandat.

The post Sondazhi për Tiranën! Si ndahen mandatet e deputetëve mes socialisteve dhe demokratëve! Shehaj e Lapaj në lojë për 5 ‘karrige’ appeared first on Albeu.com.

❌
❌